pasagjeret Archives - Albeu.com

Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë
Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e transport ajror, tokësor dhe detar ndërkombëtar të pasagjerëve, me një tarifë prej 200 lekë për pasagjer për transmetimin e të dhënave të biletës në sistemin e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU), që do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Duke marrë në konsideratë që, sipas INSTAT në vitin 2024 kanë hyrë dhe kanë dalë nga ajri dhe nga deti 12,3 mln pasagjerë vendas dhe të huaj, llogaritet që vetëm kompanitë ajrore dhe detare të pasagjerëve do të nisin t’i paguajnë shtetit shqiptar rreth 25 mln euro në vit apo gati 2.1 mln euro në muaj tarifë për transmetimin e të dhënave për pasagjerët.

Këtu nuk llogariten hyrjet e daljet në sistemin tokësor përmes linjave të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve.

Mbetet në dorë të kompanive, nëse këtë kosto shtesë prej 200 lekësh për pasagjer do e transferojnë në çmimin e biletave, apo do e mbajnë vetë.

Detyrimi për transmetimin e të dhënave përcaktohet në ligjin “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë” i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë më 26 Qershor 2025.

Ligji është përafruar me direktivën 2004/82 KE të Këshillit të Evropian të datës 29 prill 2004, “Për detyrimin e transmetimit të të dhënave të pasagjerit.

Sipas ligjit të miratuar të gjitha subjektet e licencuara për transport pasagjerësh në tokë, ajër dhe det do të çojnë të detajuar informacionet e pasagjerëve nga rezervimet e biletave në një sistem të unifikuar që quhet Sektori i Inteligjencës së Udhëtarëve (SIU). Sistemi do të menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Ligji përcakton në mënyrë të detajuar se çdo transportues, që nënkupton operatorët e lincesuar për 3 llojet e transportit të udhëtarëve, përfshirë ata ajror, ujor dhe tokësor në SIU do të transmetojnë të paktën 3 herë në ditë të dhënat e udhëtimit të pasagjerëve.

Të dhënat e pasagjerit do të përmbajnë emër- mbiemër, datë rezervimi dhe lëshimi të biletës, adresë elektronike dhe numër telefoni, informacione për bagazhin, mënyrën si është bërë pagesa për biletën, statusin e check in-it, mosparaqitjen për check in-in ku është biletë pa rezervim etj.

Të gjitha këto të dhëna nga kompanitë ajrore, detare dhe ato të transportit rrugor të udhëtarëve do të dërgohen drejt Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimeve 24 deri 48 orë para nisjes së udhëtimit.

Më pas do të dërgohen të dhënat e pasagjerëve 60 dhe 180 minuta para nisjes së mjetit ajror, ndërsa mjetet ujore dhe rrugore do t’i nisin vetëm 60 minuta para nisjes.

Së treti të dhënat e pasagjerëve do të transmetohen, pasi kanë përfunduar procedurat e imbarkimit dhe nuk mund të ndryshojnë dokumentet e udhëtimit të pasagjerëve.

Ligji përcakton se transportuesi ose operatori ekonomik i tij, që dërgon të dhënat në sistemet e përpunimit të të dhënave të SIU-t, paguan një tarifë për këtë qëllim, që përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave me vendimin e miratuar në mbledhjen e fundit, që tashmë ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, ka përcaktuar se kjo tarifë do të jetë 200 lekë për pasagjer.

Pra do të jenë kompanitë private që do të paguajnë tarifë 200 lekë, për çdo pasagjer që kanë transportuar në hyrje dhe dalje të Shqipërisë në muajin paraardhës.

Tarifa për transmetimin e informacionit të udhëtimit, për një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, është në vlerën 200 (dyqind) lekë për pasagjer. Pas vitit të parë, vlera e tarifës rishikohet dhe caktohet në vlerë fikse të rishikueshme çdo 3 (tre) vjet.

Monitor kontaktoi Ministrinë e Brendshme, për të sqaruar se nga kush do të paguhet kjo tarifë dhe arsyet e transmetimit të të dhënave.

Ministria e Brendshme shpjegoi se tarifa do të paguhet nga kompanitë dhe shërben për transmetimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në SIU, një sistem i domosdoshëm për shtetin shqiptar për të parandaluar fenomene kriminale.

“Tarifa për transmetimin e informacionit të pasagjerit, e parashikuar në ligjin 38/2025 “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, paguhet nga transportuesit (kompanitë e transportit ajror, detar, tokësor) për çdo pasagjer, dhe i shërben mbulimit të kostove teknike për procesin e transmetimit të të dhënave, i cili është i domosdoshëm për shtetin shqiptar, pasi ndihmon në: Identifikimin e rreziqeve apo kërcënimeve ndaj sigurisë, të panjohura më parë; zbulimin apo ndjekjen e rrjeteve apo veprimtarive kriminale ndërkombëtare; rreziqe të tjera ndaj sigurisë kufitare; si dhe identifikimin dhe ndalimin e kriminelëve ndërkombëtarë dhe kërcënime të tjera, gjatë kalimeve kufitare”.

BE e mbulon vetë, Në Shqipëri a do të transferohet kjo kosto në çmimin e biletës

Të dhënat sipas përcaktimeve në ligj, do të ruhen deri në 5 vjet në sistemin SIU që menaxhohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe shërben për çështje sigurie, por meqë kjo tarifë do të paguhet nga transportuesi, a do të këtë kosto shtesë te bileta e udhëtarëve?

Nëpërmjet këtij ligji qeveria synon të mbledhë në një server inteligjent të dhënat e biletave të udhëtareve në hyrje dhe dalje të Shqipërisë, në një sistem që kostoja e transmetimit do të mbulohet nga tarifa që do të paguajnë kompanitë për çdo pasagjer që kanë transportuar në dalje dhe hyrje të Shqipërisë.

Në Bashkimin Europian kompanitë e pasagjerëve kanë detyrimin e transmetimit të të dhënave, por transmetimi i të dhënave është detyrim pa tarifë, dhe kostot mbulohen nga shteti ose fondet e BE-së.

Përvoja ka treguar që çdo kosto shtesë që i vendoset kompanive normalisht këta të fundit e kalojnë në tarifa për pasagjerët./ Monitor

The post Tarifa e re për pasagjerët, kompanitë do paguajnë mbi 25 mln euro në vit për sistemin e Policisë appeared first on Albeu.com.

“Air Albania” s’ka paguar taksat në aeroportin e Malpensës/ Dëshmitë e Pasagjerëve: Deri në 18 tetor nuk ka fluturime, kompania na gënjeu, thanë ka turbulenca
Mbrëmjen e djeshme, kompania shqiptare e fluturimeve ajrore “Air Albania”, ka braktisur në aeroportin e Milanos, dhjetëra pasagjerë shqiptarë me destinacion Tiranën.

Pasagjerë të këtij fluturimi, kanë telefonuar në redaksinë e News24, ku kanë rrëfyer se si “Air Albania” i braktisi në aeroport dhe punonjësit e kompanisë, kanë injoruar thirrjet e tyre për ndihmë.

Mbi 60 pasagjerë vazhdojnë të përjetojnë orë paniku, të braktisur në aeroport, ndërsa në mesin e tyre ka fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë.

Pasagjerët treguan sagën e orëve të tëra pritje, për t’u nisur nga Malpensa në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”, prej orës 14.00 të së premtes.

Pasi fluturimi është shtyrë pafund, në orën 19.00 pasagjerët janë njoftuar se në 20.30 do të fluturonin nga Malpensa me një avion të “Turkish Airlines”, me avionët e të cilës operon edhe “Air Albania”.

Por avioni i kompanisë turke, nuk është lejuar nga kulla e kontrollit të ngrihej për fluturim.

Pasi kanë qëndruar të izoluar në bordin e avionit për 2 orë me radhë, pasagjerët janë detyruar nga policia italiane të zbresin, pa asnjë shpjegim.

Pasagjeri Sefedin Matraçi, tregon për BalkanWeb se asnjë avion i kompanisë shqiptare nuk mbërriti në pistën e Malpensës, pasi siç ka bërë të ditur personeli i aeroportit, “Air Albania” nuk ka paguar taksat aeroportuale.

Sipas Matraçit, asnjë avion i “Air Albania” nuk do të ulet në aeroportin Malpensa deri në datën 18 tetor.

Sefedin Matraçi, pasagjer: “Avioni duhej të nisej në orën 16.50. Kur kemi mbërritur në aeroport nuk ishte hapur check-ini dhe askush nuk na përgjigjej. Pasi kemi qëndruar për orë të tëra në pritje, na thonë se do nisemi në orën 20.30. Por do niseshim jo me avionin e Air Albania, por me Turkish Airlines. Pasi kemi kalur në check-in, jemi futur në avion dhe na kanë lënë në pritje për më shumë se 2 orë. Piloti dhe stafi i avionit na thonin se nuk kishin leje nga kulla e kontrollit për t’u nisur. Kemi telefonuar sërish kompaninë dhe tha thanë që avioni nga Tirana nuk ka mbërritur pasi kishte turbulenca.

Por na gënjyen sepse punonjësit e aeroportit na njoftuan se kompania Air Albania nuk kishte paguar taksat aeroportuale. Dhe deri në datën 18 tetor nuk do të ketë fluturime në aeroport.

Kam 21 vjet që udhëtoj dhe s’më ka ndodhur asnjëherë. Këtu ka fëmijë, ka të moshuar. Jemi 50-60 pasagjerë. Sollën policinë aty. Kanë ngelur të gjithë njerëzit jashtë. Ky është skandali më i madh që ka parë ndonjëherë kjo kompani, këta po heqin dorë nga njerëzit. S’kam parë kurrë braktisje kështu dhe askush nuk jep përgjigje, luajnë pingpong kush e kush të hedhë topin te tjetri”.

Pasagjeri Romeo Gjergji: “Kemi që në orën 2 që presim këtu. Jam i sëmurë, me diabet, me zemër. Askush nuk merr asgjë përsipër. Ne po qëndrojmë në aeroport. Nuk na sqaron njeri. Na sollën policinë në avion sikur të ishim kriminelë. A ka pronar “Air Albania”? Të na presin hotelin, kemi fëmijë, gra, të moshuar. Ne këtu po presim, po rrimë në stola. Nuk kam fjalë, nuk di ç’të them. Asnjë përgjigje nuk na kthejnë, ma kanë fikur telefonin”.

Pasagjerja: Ju lutem na bëni dërman, ka fëmijë që janë nga 8 muajsh këtu. Ka njerëz që kanë vaki nëpër shtëpi dhe duhet të ikin. Kemi ngelur jashtë, na jepni zgjidhje ju lutem, jemi shumë të lodhur.

Pasagjeri: “Jam 85-vjeç, kam këtu që në orën 14.00. Po më bien të fikët, jam i sëmurë me diabet dhe zemër. Kam 12 orë që rri këtu në aeroport. Nuk marrin asgjë përsipër. Unë kam ardhur nga larg, ku të shkoj unë? Kam edhe plakën, 80 vjeçe. Ku të shkojmë ne? Të vdesim përjashta? Këtu mund të jemi 200 pasagjerë, janë me fëmijë të vegjël, me pleq. Erdha të shoh fëmijët këtu në Itali, do kthehem në shtëpinë time, në Tiranë”.

Pasagjeri: “Kemi bërë check-in dhe kemi hyrë në avion. Na lanë aty 2 orë dhe më pas na zbritën. Askush nuk na përgjigjet në telefon. Turp të kenë, me lënë shqiptarët në 4 rrugët e Italisë. Turp”!

Në pamjet që sjell BalkanWeb duken se në mesin e pasagjerëve ka edhe fëmijë. Gjithashtu, një nga pasagjerët telefonon edhe kompaninë “Air Albania”, por punonjësja i sorollat ata me lojë fjalësh dhe më pas mbyll telefonin.

Kompania ajrore “Air Albania”, është në pronësi të qeverisë shqiptare dhe me aksioner shumicë biznesmenin, Sinan Idrizi./BW

The post “Air Albania” s’ka paguar taksat në aeroportin e Malpensës/ Dëshmitë e Pasagjerëve: Deri në 18 tetor nuk ka fluturime, kompania na gënjeu, thanë ka turbulenca appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ 32-vjeçarja sulmon pasagjerët në një autobus, 5 të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur me th*kë në një autobus në Siegen të Gjermanisë.

Mësohet se autore e dyshuar e krimit është një grua. Autobusi ishte duke qarkulluar në drejtim të një festë në këtë qytet, kur një grua nxori th”kën dhe filloi të sulmonte udhëtarët.

Të pesë personat e plagosur janë transportuar në spital, ku mjekët po luftojnë për jetën e të paktën tre prej tyre.

Agresorja, 32-vjeçare është arrestuar nga policia, ndërsa deri më tani nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për ndonjë sulm terrorist, ndërsa ende nuk dihet shkaku i sulmit.

Policia pohon se sulmuesja ka qenë nën ndikim të alkoolit, por shpjegime të tjera për motivet nuk ka. Ky është sulmi i katërt me thika në landin e Renanisë Verirore-Vestfalisë (NRW), brenda shtatë ditësh.

Kujtojmë se sulmi i mbrëmshëm, ndodhi pas masave që ka marrë qeveria e Gjermanisë për parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe vendimin për dëbimin e personave të cilëve iu është refuzuar azili.

The post E rëndë/ 32-vjeçarja sulmon pasagjerët në një autobus, 5 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Turbulencat e forta goditën avionin, pasagjerët rrëfejnë tmerrin që përjetuan: U duk sikur i gjithë ferri shpërtheu në bord…
Pasagjerët e një fluturimi të “Singapore Airlines” qe u goditën nga turbulenca të forta, përshkruan makthin që përjetuan në kohën kur ndodheshin në ajër të martën e 21 Majit.

Ata thanë se i gjithë ferri shpërtheu në bordin e aeroplanit Boeing që mbante 229 pasagjerë dhe ekuipazh.

Shumë pasagjerë ishin duke ngrënë mëngjes në momentin e ngjarjes.

Më pas, rreth 10 orë pas fluturimit nisën edhe turbulencat e forta.

“Avioni thjesht u ndje sikur ra. Ndoshta zgjati vetëm disa sekonda, por më kujtohet qartë se pashë këpucë, iPad dhe iPhone, jastëkë, e pjata që fluturonin në ajër dhe përplaseshin në tavan”, thanë pasagjerët.

Nga turbulencat në avionin e linjës Londër-Singapor, një burrë humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

The post Turbulencat e forta goditën avionin, pasagjerët rrëfejnë tmerrin që përjetuan: U duk sikur i gjithë ferri shpërtheu në bord… appeared first on Albeu.com.

Avioni merr flakë sapo ngrihet nga aeroporti, një nga pasagjerët filmon momentet e “frikshme” (VIDEO)
Një video e publikuar në mediat sociale tregon momentin e frikshëm që motori i një aeroplani, IndiGo mori flakë teksa po përpiqej të ngrihej nga aeroporti i New Delhi të Indisë.

Aeroplani me pasagjerë – i cili që atëherë ka aterruar në tokë – ishte duke ecur me shpejtësi përgjatë pistës kur flakët dhe shkëndija portokalli shpërthyen.

Sipas AFP, pasagjerët dëgjuan gjithashtu një zhurmë të fortë, shkruan nypost.

Një nga pasagjerët që udhëtonte për në Bengaluru, Priyanka Kumar, publikoi një video të incidentit në Twitter, ku tregohej se zjarri fiket brenda pak çastesh.

“Indigo 6E 2131 Eksperiencë e frikshme në pistën e Delhi!” ka postuar ajo në Twitter. Kjo duhej të ishte një video ngritjeje, por kjo ndodhi”, shkruan ai.

Në përgjigje të postimit në Twitter, linja ajrore tha se i vjen keq për shqetësimin e shkaktuar pasagjerëve.

Policia indiane tha se të gjithë 184 personat në aeroplanin Airbus A-320 janë të sigurt. AFP raportoi se do të kryhej një hetim i detajuar

The post Avioni merr flakë sapo ngrihet nga aeroporti, një nga pasagjerët filmon momentet e “frikshme” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Kenia, autobusi bie nga ura, ndërrojnë jetë 30 pasagjerë
Një aksident tragjik ka ndodhur në Kenia ku si pasojë janë shënuar 30 viktima në Kenia.

Policia ka njoftuar se autobusi me pasagjerë ka qenë duke udhëtuar në momentin kur ka dalë nga ura duke rënë kështu në lumë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur përgjatë autostradës që lidh Meru-në me Nairobi-n dhe sipas njoftimit të policisë shkak i aksidentit “duhet të jetë një dekfet në frena sepse autobusi ishte me shpejtësi të madhe kur ndodhi aksidenti”.

Zyrtari i lartë i policisë Rono Bunei, ka bërë me dije se numri i viktimave këtë mëngjes arriti në 30 nga 24 që ishte gjatë natës, ndërsa pasagjerët e tjerë janë shtruar në spital si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra.

Ky është një ndër aksidentet më tragjikë të ndodhur kohët e fundit, jo vetëm në Kenia, por në të gjithë rajonin e Afrikës Lindore, ku përpos rrugëve të ngushta shkak për aksidente bëhet edhe shpejtësia e lartë, me të cilën drejtohen mjetet.

Në fillim të muajit korrik, të paktën 20 pasagjerë u vranë në një aksident përgjatë autostradës që të çon nga Nairobi drejt qytetit bregdetar të Mombasa./albeu.com

The post Aksident tragjik në Kenia, autobusi bie nga ura, ndërrojnë jetë 30 pasagjerë appeared first on Albeu.com.

Të drejtat e pasagjerëve në transportin ajror, raporti: AAC ka vepruar në mënyrë të vakët
Respektimi i të drejtave të pasagjerëve që udhëtojnë me linja ajrore ka qenë në fokus të një auditimi të fundit të Kontollit të Lartë të Shtetit, i cili ka dalë në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil(AAC) ka reaguar në mënyrë të vakët për mbështetjen dhe informimin.

Referuar auditimit që u shtri gjatë periudhës 2018-2020 KLSH vlerëson se janë një sërë aspektesh ku janë vënë re mangësi dhe ku duhet të merren masa për përmirësim.

Kështu së pari sipas KLSH veprimtari e AAC-së në garantimin e të drejtave të pasagjerëve, edhe pse objektiv prioritar, nuk është përmbushur me efektivitet.

“AAC nuk ka luajtur një rol proaktiv në mbikëqyrjen e kompanive ajrore dhe në informimin e qytetarëve. Gjatë shqyrtimit të Raporteve Vjetore të AAC-së për vitet 2018-2020, trajtimi i garantimit të të drejtave të pasagjerëve dhe asistenca e tyre në rast cenimi të këtyre të drejtave paraqitet e vakët. Nga 225 qytetarë që ju përgjigjën pyetësorit të shpërndarë në fazën e terrenit për temën nën auditim 65 % e tyre nuk kishin informacion që gëzonin të drejta gjatë udhëtimit me transport ajror dhe 58 % nuk kishin informacion se AAC është institucioni shtetëror kompetent që garanton mbrojtjen e këtyre të drejtave” thuhet në raportin e auditimit të KLSH.

Autoriteti rezulton pa një strategji dhe “as ka përcaktuar objektiva konkrete dhe plane veprimi, duke treguar në këtë lloj forme de facto mungesë fokusi ndaj garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pasagjerëve që përdorin transportin ajror, ndërkohë që de jure, bazuar në interpretimin ligjor të dispozitave të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore, kjo veprimtari institucionale duhej të trajtohej si një veprimtari e rëndësisë së veçantë dhe efektiviteti në menaxhimin e saj, duhet të konsiderohej objektiv kryesor i AAC-së, duke e reflektuar këtë gjatë ushtrimit të veprimtarisë institucionale.

KLSH ka nënvizuar se Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka marrë masat e nevojshme me qëllim implementimin e dëmshpërblimeve për pasagjerët, pavarësisht se mandati i AAC-së në implementimin e sanksioneve për operatorët ajror të huaj që operojnë në Republikën e Shqipërisë është i kufizuar, ky institucion duhet të kishte ndërvepruar në mënyrë efektive me institucionet homologe, me qëllim garantimin e të drejtave të pasagjerëve.

Duke pasur parasysh këtë tablo Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar marrjen e disa masave për rritjen e efektivitetit si dhe garantimin e të drejtave të pasagjerëve./monitor

The post Të drejtat e pasagjerëve në transportin ajror, raporti: AAC ka vepruar në mënyrë të vakët appeared first on Albeu.com.