partia Komuniste Archives - Albeu.com

Kandidat për Bashkinë e Tiranës, kryetari i Partisë Komuniste tregon se si e mori firmën e Flamur Nokës
Kandidimi i Marko Dajtit, si përfaqësues i Partisë Fronti i Majtë, për Bashkinë e Tiranës ka qenë i papritur. Në arenën politike dhe mediatike është komentuar me habi fakti se kandidatura e tij është mbështetur me firmë nga deputeti i PD, Flamur Noka.

Ky i fundit ka firmosur një dokument ku vetëdeklarohet si deputet i Partisë Fronti i Majtë që kandidon për bashkinë e kryeqytetit Dajtin, pasi firma e Nokës ishte e nevojshme për shkak se partia e kandidatit që ende nuk është regjistruar zyrtarisht në KQZ, nuk është parti parlamentare dhe duhet të mbështetet nga një deputet që ka mandat për më shumë se 6 muaj.

Nisur nga ky fakt ka pasur aludime se Dajti ka një “marrëveshje të fshehtë” me koalicionin “Bashkë Fitojnë” pjesë e të cilit është dhe Berisha në këto zgjedhje. Për të gjitha këto pikëpyetje të ngritura në media sociale, Dajti ka dhënë një sqarim për gazetaren e Gazetës Express Beklie Koltraka.

Prononcimi i zotit Dajti për Gazetën Express

Pyetje: Kandidimi juaj në zgjedhjet e 14 majit ishte një surprizë. Cilat janë arsyet që ju shtynë që t’i bashkoheni garës për bashkinë e Tiranës?

Dajti: Arsyet janë më se të ditura për të gjithë popullin shqiptar, kryesorja mënyra si po qeverisin rilindasit, fatkeqësisht nga krahu i majtë i imi, por që më shumë janë pushtues të së majtës sepse s’kanë asnjë lidhje me të majtën. Disa prej tyre vijnë nga G99, nga LGBT, agjentë të shërbimeve sekrete të huaja etj. S’i kanë dhënë asgjë Shqipërisë gjatë këtyre viteve. Modeli i tyre i qeverisjes është vetëm me mashtrime dhe projektet 3D. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha t’i rikthejmë Shqipërisë njerëzit e saj; t’ua kthejmë qeverinë qytetarëve.

Pyetje: A e konsideroni këtë një sfidë të fortë duke pasur përballë kandidatë si Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi? Si e shikoni kandidimin tuaj përballë tyre? Mendoni se mund të dilni fitimtar?

Dajti: Unë nuk është se kam hyrë për të fituar. Unë futem për të zgjuar popullin nga gjumi që t’i vënë gishtin kokës dhe të dinë kë të votojnë, të mos besojnë mashtrimet.

Pyetje: Kjo do të thotë se ju futeni në garë për të sfiduar Erion Veliajn?

Dajti: Unë futem në garë për të sfiduar Erion Veliajn dhe të gjithë kandidatët në garë. Unë futem në garë me të gjithë. Nuk jam me asnjërin. Është populli i Tiranës që do të vendosë se kë do të votojë.

Pyetje: Ne media është komentuar me habi fakti se deputeti i PD, Flamur Noka ka mbështetur me firmë kandidaturën tuaj per kryetar të bashkisë Tiranë? A keni një përgjigje për këtë? Çfarë ju lidhi?

Dajti: Për këtë do të përgjigjem edhe të hënën në një deklaratë për shtyp. Jam krenar që më mbështeti miku im Flamur Noka sepse kemi dhe një lidhje miqësore. Është i vetmi deputet që nuk është përmendur kurrë për korrupsion, për padrejtësi. Është i vetmi deputetet që kurrë nuk është përmendur për lidhje me krimin dhe për mashtrime. Për këtë jam krenar.

Pyetje: A ja propozuat ju Nokës qe të hidhte firmën për t’ju mbështetur apo ishte një propozim i bërë nga ana e tij?

Dajti: Ja kam kërkuar unë miqësisht Nokës, sepse siç e thashë kam një lidhje miqësore me të.

Pyetje: Pra ju i hidhni poshtë zërat për një marrëveshje të fshehte tuajën me grupin e Berishës, pra me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, siç pretendohet, për të dëmtuar Erion Velajn?

Dajti: S’ka asnjë marrëveshje me koalicionin. Unë hyj në garë për të sfiduar të gjithë kandidatët dhe sidomos kandidatin e të majtës që nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, që e konsideron Tiranën si një parcelë me fiq dhe hajde të vjedhim fiq.

Pyetje: Nëse zgjidheni kryetar bashkie cilat janë ndryshimet kryesore që do të ndërmerrni?

Dajti: Do e shpalos platformën time këtë të hënë. Por të jeni të sigurtë që nëse do ndodhë që populli do të më besojë mua dhe jo mashtruesve, meqenëse rilindasit këto 8 vite ligjet e shtetit dhe kushtetutën i kanë bërë letër higjenike unë kam vendosur që të qeveris me kanun. Kurrë nuk do t’i hyj në hak njeriu, kurrë s’do ti prish shtëpinë një njeriu, çdo qytetar i Tiranës do të marrë shërbimin që i takon.

The post Kandidat për Bashkinë e Tiranës, kryetari i Partisë Komuniste tregon se si e mori firmën e Flamur Nokës appeared first on Albeu.com.

Xi Jinping fiton mandatin e tretë në krye të Kinës
Partia Komuniste kineze mbështeti Xi Jinping për udhëheqjen e vendit, duke i dhënë atij mandatin e tretë në pushtet.

Gjatë kongresit partiak, që nisi punimet para një jave, shumë zyrtarë kryesorë  përfshirë kryeministrin Li Keqiang, u tërhoqën nga pozitat udhëheqëse, lëvizje që i jep Xi-së mundësinë që të emërojë aleat të rinj.

Kongresi i partisë kineze mbahet çdo pesë vjet.

Delegatët miratuan një deklaratë që u bën thirrje të gjithë anëtarëve të partisë të “mbajë Xi Jinpingun në pozicionin kyç të Komitetit Qendror të partisë dhe në krye të Partisë Komuniste si tërësi”.

Xi pritet që më 23 tetor të riemërohet si sekretar i përgjithshëm, pasi të takohet me anëtarët e rinj të komitetit partiak.

Kjo do t’i lejojë atij që të fitojë mandatin e tretë si president i Kinës.

Më 2018, Xi kishte zhbërë kufizimin që një person të mbajë vetëm dy mandate në postin e presidentit, duke i mundësuar vetes që të mbesë në këtë pozitë. Në kongres u tha se Xi është lideri më i fuqishëm i Kinës që nga Mao Zedong.

Komiteti i ri Qendror njoftoi se katër nga shtatë anëtarët e mëhershëm, do të pensionohen. Në mesin e tyre është edhe kryeministri aktual Li Keqiang.

Delegatët po ashtu përfshin kundërshtimin e pavarësisë së Tajvanit në kushtetutën e Partisë Komuniste./REL

The post Xi Jinping fiton mandatin e tretë në krye të Kinës appeared first on Albeu.com.

Ndodh vetëm në Kinë, në kongresin e Partisë Komuniste edhe çaji shërbehet me disiplinë ushtarake (VIDEO)
Edhe çaji në kongresin e Partisë Komuniste Kineze nuk mund të shërbehet pa rregull dhe protokoll. Video që bën xhiron e botës, tregon sesi kamarieret kryejnë lëvizje të koordinuara për të servirur çajin. Presidenti kinez Xi Jinping pritet të sigurojë një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm i partisë në pushtet në kongresin e Partisë Komuniste Kineze që nisi sot në Pekin.

At China’s Party Congress, even the serving of tea is a choreographed spectacle pic.twitter.com/KGVpwwryo1

— Ananth Krishnan (@ananthkrishnan) October 16, 2022

Siç njoftoi Sun Geli, konferenca në fjalë do të zgjasë deri më 22 tetor. Kongresi i CCP, i cili mbahet çdo pesë vjet, pritet këtë vit të rinovojë ekipin udhëheqës të Kinës duke i siguruar Xi Jinping një mandat të ri.

The post Ndodh vetëm në Kinë, në kongresin e Partisë Komuniste edhe çaji shërbehet me disiplinë ushtarake (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

4 shtator 1943, dita që i hapi rrugë sundimit të një partie të vetme
Në Konferencën e Partisë Komuniste në Labinot, 4-8 shtator 1943, u dënua zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes dhe u vendos t’i shpallej luftë e armatosur Ballit Kombëtar, me të cilin pak kohë më kishin qenë partnerë, si edhe çdo rryme apo tendence tjetër politike. Për këtë arsye, Konferenca e Labinotit u quajt “momenti vendimtar drejt marrjes së pushtetit” dhe i nisjes së luftës civile në Shqipëri.

Nga ky moment, lufta e armatosur ndaj kundërshtarëve politikë do të ishte prioriteti i politikës së PKSH dhe E.Hoxhës. Vendimi i marrë në Konferencën e Labinotit që pushteti i Këshillit NÇ të ishte pushteti i vetëm, hapte rrugën e një sistemi njëpartiak dhe të një pushteti totalitar në Shqipëri. Thelbi i të cilit qëndronte në sundimin e një partie të vetme, Partisë Komuniste./albeu.com

The post 4 shtator 1943, dita që i hapi rrugë sundimit të një partie të vetme appeared first on Albeu.com.