nje vit lufte Archives - Albeu.com

Ukraina një vit në luftë, Putin telefonatë me Erdoganin: Zbardhet biseda mes dy liderëve
Ndërsa Ukraina shënoi një vit lufte me Rusinë, Presidenti Vladimir Putin foli me homologun e tij turk, Rexhwp Tajip Erdogan.

Putin dhen Erdogan diskutuan aspektet praktike të rritjes së furnizimeve ruse të energjisë, tha Kremlini në një deklaratë.

Të dy liderët folën gjithashtu për një marrëveshje të vitit 2022 që lejon eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi, shtoi ai.

Raportohet se në rendin e ditës ishte edhe eksporti i plehrave ruse dhe produkteve bujqësore.

Ndërkohë, fuqitë botërore kanë shfrytëzuar përvjetorin e parë të konfliktit për të diskutuar luftën, me mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot në Nju Jork./albeu.com

The post Ukraina një vit në luftë, Putin telefonatë me Erdoganin: Zbardhet biseda mes dy liderëve appeared first on Albeu.com.

Zelensky: Fitorja e Ukrainës është e pashmangshme nëse aleatët tanë bëjnë “detyrat e tyre”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po merr pjesë në një konferencë shtypi në përvjetorin e një viti të luftës në Ukrainë.

Gjatë konferencës, ai tha se “fitorja është e pashmangshme” nëse të gjithë partnerët e Ukrainës “bëjnë detyrat e tyre”.

Zelensky tha gjithashtu se dëshiron që Amerika Latine, Afrika, Kina dhe India të marrin pjesë në formulën e paqes në Ukrainë.

“Këto vende janë gjithashtu shumë të rëndësishme,” tha ai, duke shtuar se do të donte të organizonte një samit me vendet e Amerikës Latine dhe Ukrainën.

Më pas, Zelensky pyetet për krimet e luftës dhe nëse të akuzuarit mund të gjykohen në Ukrainë.

Ai tha se nevojitet një gjykatë dhe mekanizëm special që Rusia të marrë “përgjegjësi” reale për veprimet e saj në Ukrainë.

“Është punë e madhe dhe ne po punojmë për të”, tha Zelensky./albeu.com

The post Zelensky: Fitorja e Ukrainës është e pashmangshme nëse aleatët tanë bëjnë “detyrat e tyre” appeared first on Albeu.com.

Një vit më pas, lufta në Ukrainë po ndikon ende ekonominë botërore
Pas një viti përballje, luftës në Ukrainë nuk po i duket fundi. Miliona civilë nuk mund të kthehen në shtëpi. Shumë ende në vend janë të detyruar të jetojnë pa ushqim, ujë apo energji elektrike.

Kjo nuk është një krizë e izoluar, pasi efektet e valëzuara të luftës ndihen në të gjithë globin. Bllokada e eksporteve të grurit ukrainas, ka përkeqësuar situatën e urisë në disa nga rajonet më të cenueshme të botës.

Një vit pasi Rusia pushtoi Ukrainën, ekonomia mbarëbotërore po i ndjen ende pasojat.

Ka më pak furnizime me grurë, pleh dhe energji. Ka gjithashtu inflacion më të lartë dhe më shumë pasiguri ekonomike.

Por sado i keq të ketë qenë ndikimi i luftës, mund të ishte edhe më keq.

Kompanitë dhe vendet në botën e zhvilluar kanë mundur t’u mbijetojnë vështirësive.

Në ekonomitë në zhvillim, megjithatë, ndikimi ka qenë më i madh.

Si është jeta brenda Ukrainës?

Konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë po shkakton dëme ekstreme civile dhe po lë miliona pa mundësi ushqimi, uji dhe furnizimesh të tjera thelbësore.

Civilët e pafajshëm janë përfshirë mizorisht në konflikt, me pothuajse 19,000 viktima që nga 24 shkurt 2022.

Më shumë se 8,000 njerëz janë vrarë, por numri aktual ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Mbi 5.4 milionë janë zhvendosur brenda vendit.

Ka pasur dëme katastrofike në infrastrukturën civile, duke përfshirë spitalet dhe shkollat.

Në muajt e fundit të dimrit, familjet kanë kërkuar strehim në ndërtesa të dëmtuara që nuk mund t’u bëjnë ballë temperaturave të ulëta ose reshjeve të mëdha të borës.

Sulmet në infrastrukturë

Sulmet me raketa kanë dëmtuar 30-50% të rrjetit energjetik të Ukrainës, dhe dëmi i përgjithshëm në infrastrukturën energjetike në Ukrainë, vlerësohet të arrijë në të paktën 113.5 miliardë dollarë.

Shkatërrimi i burimeve të ujit në veçanti, ka lënë rreth 16 milionë njerëz pa mundësi për të siguruar ujë të pijshëm ose pa kanalizime, si dhe të rrezikuar nga sëmundjet të shkaktuara nga uji i ndotur.

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar fluturimin masiv më të shpejtë të detyruar të shekullit në Europë, ku shumica e të zhvendosurve janë gra dhe fëmijë.

Që nga nëntori 2022, janë regjistruar mbi 8 milionë refugjatë nga Ukraina në të gjithë Europën.

Si ndikon lufta në Ukrainë në pjesën tjetër të botës?

Në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të zhvilluara, ka pasur një rritje të çmimeve të konsumit, e shkaktuar pjesërisht nga ndikimi i luftës në çmimet e naftës. Por rritja e çmimit është zbutur.

Kjo ka rritur shpresat se Rezerva Federale e SHBA nuk do të rrisë normat e interesit. Normat më të larta të interesit mund të çojnë në recesion.

Kina gjithashtu hoqi kufizimet e saj të rënda zero-COVID, në fund të vitit të kaluar. Kufizimet kishin ngadalësuar rritjen ekonomike të vendit.

Nga ana tjetër, për fat, një dimër i ngrohtë ka ndihmuar në uljen e çmimeve të gazit natyror dhe kufizimin e dëmeve nga kriza energjetike, pasi Rusia ndërpreu në shkallë të gjerë gazin për Europën.

Në shkallë të ulët apo të gjerë, lufta po shkakton dhimbje.

Në Europë, për shembull, çmimet e gazit natyror janë ende tre herë më të larta se sa ishin përpara se Rusia të fillonte pushtimin.

Çmimet e larta të ushqimeve janë veçanërisht të papërballueshme për shtresat e varfëra të popullsisë.

Lufta ka prekur eksportet e grurit, elbit dhe vajit të gatimit nga Ukraina dhe Rusia.

Të dy vendet janë furnizuesit kryesorë për Afrikën, Lindjen e Mesme dhe një pjesë të Azisë, ku shumë njerëz luftojnë me urinë. Rusia ishte gjithashtu furnizuesi kryesor i plehrave kimikë.

Në Nigeri, një importues kryesor i grurit rus, çmimet mesatare të ushqimeve u rritën 37% vitin e kaluar.

Çmimet e bukës janë dyfishuar në disa vende për shkak të mungesës së grurit.

Të paktën 40% e furrave të bukës në kryeqytetin nigerian Abuja, u mbyllën, pasi çmimi i miellit u rrit me rreth 200%.

Në Spanjë, qeveria po shpenzon 300 milionë euro për të ndihmuar fermerët të blejnë pleh. Çmimi i plehrave është dyfishuar që nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, shumë shitës ushqimesh e dinë se njerëzit nuk mund të paguajnë më shumë para.

Kështu që disa po shesin sasi më të vogla për të njëjtin çmim, një praktikë të njohur si “tkurrje inflacioni” (shrinkflation).

E gjithë kjo nënkupton një ngadalësim të ekonomisë botërore.

Perspektiva e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) uli pritjshmëritë e rritjes ekonomike për vitin 2023.

FMN thotë se vitin e kaluar, çmimet u rritën 7.3% në vendet më të pasura. Kjo shifër tejkaloi parashikimin e janarit 2022, prej 3.9%.

Çmimet u rritën me 9.9% në vendet më të varfra, nga vlera 5.9% e parashikuar para pushtimit.

Cilat vende janë prekur nga lufta në Ukrainë?

Pasojat botërore të luftës kanë pasur ndikime katastrofike në vendet që tashmë përballen me konflikte dhe kriza.

Afrika Lindore po përballet me një krizë urie, pasi rajoni është përballur me një thatësirë të madhe, së bashku me ndërprerjen e furnizimit me ushqime të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Në të gjithë rajonin, 21.7 milionë njerëz nuk kanë mundësi të sigurojnë mjaftueshëm ushqim dhe 1.5 milionë fëmijë janë në rrezik kequshqyerje, e cila përbën kërcënim për jetën.

Somalia po përballet me thatësirën më të madhe në 40 vitet e fundit dhe aktualisht është në mes të sezonit të gjashtë pa të shira.

Kjo, e kombinuar me ndikimin e dekadave të konfliktit, e ka bërë vendin në mënyrë të rrezikshme të varur nga drithërat e importuara, veçanërisht nga Ukraina dhe Rusia.

Nga mesi i vitit 2023, mbi 8 milionë njerëz, gati gjysma e popullsisë, do të përjetojnë një krizë pasigurie ushqimore, pasi së shpejti vendi do të përballet me uri të theksuar.

Në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë ka shkaktuar rritje spirale të çmimeve të grurit dhe karburantit.

Refugjatët sirianë janë ndër më të prekurit, pasi shumë prej tyre nuk kanë të ardhura për të përballuar koston e jetesës, që është rritur në mënyrë dramatike.

Kohët e fundit, vendi është shkatërruar edhe nga një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë.

Në Amerikën Qendrore, çmimet për ushqimet kryesore si misri, janë shumë mbi mesataren pesëvjeçare.

Së bashku me ndryshimet klimatike dhe pasigurinë e vazhdueshme, gati 13 milionë njerëz në të gjithë rajonin po përballen gjithnjë e më shume me urinë./ Burimi: VOA, International Rescue Committee./monitor

The post Një vit më pas, lufta në Ukrainë po ndikon ende ekonominë botërore appeared first on Albeu.com.

Një vit luftë, mesazhet e liderëve perëndimorë: Putin ka dështuar, jemi krah Ukrainës
Një gjë po bëhet shumë e qartë sot: Perëndimi ende qëndron në solidaritet me Ukrainën.

Ndërsa lufta hyn në vitin e saj të dytë, liderët në mbarë botën kanë dërguar mesazhe mbështetjeje.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ndau një video ku shfaqeshin ukrainasit që kishin gjetur strehim në Mbretërinë e Bashkuar.

Stand together.

Stand united. #StandWithUkraine pic.twitter.com/iOdH303RYd

— Rishi Sunak (@RishiSunak) February 24, 2023

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE do të jetë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet.

One year of brutal Russian aggression.

One year of heroic Ukrainian resistance.

One year of European solidarity.

Ahead of us is a future of unity.

⁰You are fighting for freedom, for democracy, and for your place in the European Union.

We are with you, for as long as it takes. pic.twitter.com/nw01k1MFQE

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 24, 2023

Presidenti i SHBA Joe Biden theksoi se si Vladimir Putin kishte dështuar të ndante NATO-n, duke thënë se ajo është më e fortë se më parë.

President Putin thought NATO would fracture and divide.

Instead NATO is stronger and more unified than ever before.

— President Biden (@POTUS) February 23, 2023

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se Putin nuk do t’i arrijë qëllimet e tij në Ukrainë, një vit pasi trupat e Moskës pushtuan vendin.

“Sa më herët të kuptojë presidenti rus se nuk do ta arrijë qëllimin e tij imperialist, aq më e madhe është mundësia që lufta të përfundojë së shpejti. Putin e ka në dorë. Ai mund t’i japë fund kësaj lufte”, tha Scholz. /albeu.com

The post Një vit luftë, mesazhet e liderëve perëndimorë: Putin ka dështuar, jemi krah Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Një vit luftë, VOA: A ka vepruar Evropa ngadalë në armatosjen e Ukrainës?
Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë pritet që tanket e para të prodhimit gjerman, të mbërrijnë së shpejti në vijën e frontit për të mbështetur trupat ushtarake të Kievit. Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, Gjermania dhe vendet e tjera evropiane janë përpjekur të reagojnë për të mos lejuar përhapjen e konfliktit më të madh në kontinent, që nga Lufta e Dytë Botërore. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Berlini, kritikët thonë se ata nuk kanë vepruar aq shpejt sa duhet.

Trupat ukrainase filluan të stërviten me tanket ‘Leopard 2’, të prodhimit gjerman, në fillim të këtij muaji në Poloni. Berlini ra dakord të dërgonte 14 prej këtyre tankeve, të avancuar, në janar, pas disa muajsh trysnie nga aleatët. Britania dhe Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu me dhjetëra tanke të rëndësishëm për fushën e betejës. Por kjo kërkon kohë. Asnjë nuk ka arritur ende në vijën e frontit dhe Ukraina thotë se do të ketë nevojë për qindra tanke të tjerë. Gjermania i ka hedhur poshtë akuzat se ka vepruar shumë ngadalë në armatosjen e Ukrainës.

“Bëjmë mirë të peshojmë me kujdes të gjitha pasojat e veprimeve tona dhe të këshillohemi nga afër për të gjitha hapat e rëndësishëm mes aleatëve, sepse kjo është një luftë afër nesh, në Evropë, një luftë e rrezikshme”, ka thënë Kancelari gjerman Olaf Scholz.

Në dymbëdhjetë muaj, Berlini ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Moskës. Një vit më parë, Rusia plotësonte 60 për qind të nevoja të Gjermanisë për gaz. Tashmë Berlini e ka ndalur tërësisht importin. Disa ditë pas sulmit, Berlini njoftoi një rritje prej 107 miliardë dollarësh të shpenzimeve për mbrojtjen. Por analistja Sarah Pagung, thotë se vihet re një ngurrim publik dhe politik, për t’u përfshirë më thellë në Ukrainë.

“Të paktën në zyrën e kancelarit, ekziston frika se ky konflikt mund të dalë jashtë kontrollit dhe se ai mund të kthehet në një konflikt NATO-Rusi. Një pasqyrë më negative e asaj që po ndodh, mund të ishte se Gjermanisë në fakt, i mungon një strategji dhe se ajo po bën vetëm atë që duhet bërë, në mënyrë që Ukraina të mbijetojë, por jo që të fitojë luftën”, thotë Sarah Pagung, përfaqësuese e Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kritikët thonë se Perëndimi ka qenë shumë i kujdesshëm në përballjen me Presidentin rus Vladimir Putin, por tani duhet t’i bëjë gjërat më mirë.

“Ne gjithmonë mendojmë lidhur me provokimet që mund t’i bëhen Vladimir Putinin, mbi kapërcimin e vijave të kuqe që ai vendos. Por çfarë ndodh me tonat?! Ne thamë pas Luftës së Dytë Botërore se kurrë më, kurrë më, kurrë më…nuk do të lejojmë që ai lloj masakrimi i miliona njerëzve që ndodhi në atë kohë, të ndodhë në një konflikt në Evropë”, thotë Fiona Hill, eksperte e Politikës së Jashtme në Institutin ‘Brookings’.

Kthimi i konfliktit në Evropë ka nxjerrë në pah ndarjet perëndimore. Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se Rusia duhet të mposhtet, por jo të shkatërrohet. Shtetet baltike duan një fitore të plotë të Ukrainës. Britania po kërkon që Kievi të marrë sa më shpejt furnizimet në armë. Por në përgjithësi, mbështetja evropiane për Ukrainën, ka rezultuar çuditërisht e qëndrueshme, thotë zonja Pagung.

“Nëse shohim se lufta do të zvarritet për dy, tre, katër apo pesë vjet, kjo është ndoshta një histori tjetër. Mbështetja e SHBA-ve është realisht çelësi për ruajtjen e konsensusit perëndimor në tërësi. Nëse shqyrtojmë shifrat, do të shohim se në thelb, Uashingtoni, po jep gjysmën e ndihmës për Ukrainën”, thotë ajo.

Kievi thotë se ka nevojë urgjente për avionë luftarakë perëndimorë, vija tjetër e kuqe me të cilën NATO dhe aleatët e saj duhet të përballen. Në Berlin dhe disa kryeqytete të tjera evropiane, ka shqetësime për pasojat e turpërimit të Rusisë, duke ndihmuar Ukrainën që të arrijë një fitore të plotë. Por kritikët e një qasjeje të tillë thonë se rreziku më i madh qëndron në një fitore ruse, ose tek një konflikt i gjatë i zvarritur, me kosto më të madhe njerëzore dhe financiare. Ndërsa lufta po hyn në vitin e dytë të saj, ky debat po vë në provë unitetin perëndimor. /VOA

The post Një vit luftë, VOA: A ka vepruar Evropa ngadalë në armatosjen e Ukrainës? appeared first on Albeu.com.

Një vit luftë, të enjten Kulla Eifel ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas
Kulla Eifel do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas, me rastin e njëvjetorit të fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, të enjten më 24 shkurt, njoftoi një përfaqësues i autoritetit komunal të Parisit.

Qëllimi është të konfirmohet “mbështetja e palëkundur e kryeqytetit francez për popullin ukrainas dhe gatishmëria e tij për të kontribuar në rindërtimin e vendit”, tha i njëjti zyrtar.

Monumenti ikonë i Parisit do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Ukrainës nga mbrëma e së enjtes deri të dielën.

Franca është një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës, me një furnizim të vazhdueshëm të sistemeve të armëve dhe materialeve të tjera.

The post Një vit luftë, të enjten Kulla Eifel ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas appeared first on Albeu.com.