nazmi cangu Archives - Albeu.com

Akuzohej si “truri” i grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu, gjendet i vdekur pjesëtari i grupit “Hijet e Natës”
Saimir Kuçi, i dyshuar si truri i grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Krujës, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, konfirmojnë burime për Gazetën Panorama.

37-vjeçari është gjetur i varur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar edhe policinë.

“Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informojnë blutë e Tiranës.

Anëtari i grupit “Hijet e Natës” ndodhej nën masën e arrest shtëpie në banesën në Yzberisht, pasi gjykata e Apelit të Tiranës e liroi nga burgu në dhjetor të vitit të kaluar.

“U vendos ndryshimi i vendimit Nr.370, datë 10.11.2021 të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Kruje duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim S.K atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale. Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim S. K në ambientet e banimit në adresën: Rr. “…..”, Tirane. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S.K, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhej në vendimin e Apelit të Tiranës.

Saimir Kuçi u arrestua në nëntor, rreth 2 javë pas grabitjes me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të biznesmenit Çangu.

Sipas grupit të hetimit Saimir Kuçi, u identifikua “nëpërmjet ADN-së së fijeve të flokut të gjetura në kapelën që Policia sekuestroi në vilën trekatëshe, si dhe me anë të provave të tjera të mbledhura aty”.

Në seancat gjyqësore ndaj tij, Kuçi mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura duke deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Ndërsa u raportua se organizatori i dyshuar i grabitjes, ishte Artan Prenga, i cili është shpallur në kërkim.

Nga kamerat e sigurisë në banesën e Nazmi Çangut rezulton se autorët kanë qenë më shumë se 6 persona dhe gjatë kohës që kryen grabitjen flisnin me kufje me njëri-tjetrin. Të njëjtën deklaratë ka bërë edhe vajza e biznesmenit, e cila ka dëshuar se grabitësit i koordinonte dikush nga jashtë.

The post Akuzohej si “truri” i grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu, gjendet i vdekur pjesëtari i grupit “Hijet e Natës” appeared first on Albeu.com.

Grabitja e biznesmenit në Nikël, gjykata vendos burg për një nga autorët
Gjykata e Krujës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për një nga autorët e dyshuar të grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Krujës.

Saimir Kuçi do të qëndrojë në burg pa afat.

Kujtojmë se biznesmeni u grabit më 24 nëntor, orët e para të mëngjesit. Dyshohet se autorët e vjedhjes ishin dy, të cilët hynë nga pjesa e pasme e banesës, duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.

Ata grabitën para dhe sende me vlerë të cilat arrinin vlerën e 120 mijë eurove.

Prokuroria e Krujës lëshoi fillimisht 4 urdhër-ndalimi, mes të cilëve edhe për Saimir Kuçi, lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu.

Kuçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është arrestuar edhe më parë pikërisht për grabitjet dhe vjedhjen e disa kasafortave dhe bizneseve në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit./albeu.com

The post Grabitja e biznesmenit në Nikël, gjykata vendos burg për një nga autorët appeared first on Albeu.com.

DETAJET/ Del emri, kush është “koka” e grabitjes në Nikël që terrorizuan familjen e morën 100 mijë euro
Mëngjesin e sotëm është zhvilluar një operacion në Tiranë, me urdhër nga Prokuroria e Krujës për grabitjen e banesës së Nazmi Çangut, të ndodhur pak ditë më parë.

Burimet jo zyrtare bëjnë me dije se në pranga është vënë një nga gravitësit, i cili dyshohet se kishte lënë gjurmë në vendin e ngjarjes.

Koka e grabitjes në Nikël ku dyshohet ser janë marrë 100 mijë euro si dhe u dhunuan familjarët është shtetasi Saimir Kuçi.

Në kërkim janë 7 persona, mes tyre edhe vëllait, Artan Kuçi dhe Llesh Prenga.

Aksioni përfshiu kontrollin e 7 banesave në Kombinat, Astir dhe Fushë-Mezezë,

Në operacion kanë marrë pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe është shtrirë në Tiranë, Durrës e Krujë. /albeu.com/

The post DETAJET/ Del emri, kush është “koka” e grabitjes në Nikël që terrorizuan familjen e morën 100 mijë euro appeared first on Albeu.com.

“Vëre kapuçin more bud*lla”, vajza e biznesmenit që u grabit: Njëri ishte pa maskë, dyshoj laçjan
Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Nikël, ku u grabit me armë banesa e biznesmenit Nazmi Çangu.

ABC News ka siguruar dosjen e plotë me dëshmitë dhe provat pas dhunimit dhe grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu nga Nikla e Krujës. Vajza e biznesmenit ka deklaruar para grupit hetimor se njëri prej autorëve ishte pa maskë. Ajo ka mundur ta shquaj atë.

“Rreth orës 02:00 dëgjova babin të bërtiste dhe rënkonte, por mendova se ishte sëmurë. Hapa derën dhe aty pashë një person të gjatë, të armatosur, që më tha “pusho”. Ai u fut në dhomë ku ndodhesha me shoqen time e vëllain e mitur. Na mori telefonat dhe i mbante në dorë.

Ai thirri një tjetër person që ndodhej në katin e dytë. Ai që erdhi ishte i pamaskuar, i veshur me rroba të zeza, trup i shkurtër, i mbushur në fytyrë e me pak bark, me flokë ngjyrë kafe, afërsisht rreth 40 vjeç. Në këtë moment, personi tjetër i maskuar i tha “Vendose kapuçin more budalla”. Njëri prej tyre kishte kufje në vesh dhe komunikonte me personat e tjerë” shprehet Xhelona Çangu.

Xhelona ka treguar në polici se nëse e sheh atë person, mund ta njohë. Sipas saj, nga bisedat që autorët bënin me njëri-tjetrin me kufje, kuptoi se ishin nga Laçit.

“Nga komunikimi dukej sikur ishte nga zona e Laçit. Njëri prej tyre mori vëllain dhe e çoi në dhomën tjetër dhe e pyeste për çelësin e kasafortës. Dukej që ata e njihnin mirë familjen time. Ata na thanë “Do marrim borxhin që na ka babai juaj Nazmiu”. Nëse e shoh personin që ishte pa maskë e njoh, madje mund ta kem parë edhe herë tjetër, por nuk mbaj mend se ku” tha Xhelona Çangu.

Policia dhe prokuroria i ka kërkuar kompanive celulare që të zbardhë thirrjet telefonike përreth banesës së familjes Çangu ditën që ndodhi ngjarja, çka mund të ndihmojë deri në zbulimin e grabitësve. ABC mësoi se ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysëm në banesën e biznesmenit. Ata kyçën në dhoma të ndryshme dy bashkëshortët dhe fëmijët, madje aty ka qenë dhe një nga shoqet e Xhelonës.

Nazmi Çangu para grupit hetimor tha se nuk mbante mend gjithçka cfarë kishte ndodhur, pasi kishte humbur ndjenjat për shkak të dhunës të ushtruar ndaj tij.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së dielës. Autorët, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme. Në pamjet filmike, një prej autorëve vërehet se fillimisht i afrohet dy makinave të parkuara në oborr dhe pasi e sheh që janë në mbyllura, ngjitet në vilën e familjes Çangu.

Biznesmeni ka pohuar se autorët kanë mundur t’i marrin një armë gjahu shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove.

Policia ka sekuestruar 4 prova kyçe që mund të çojnë deri në identifikimin e autorëve, një armë gjahu çifte, fasheta plastike me ngjyrë të zeza pa pjesën mbyllëse; një fishek brave i këputur përgjysmë dhe kapaku i jashtëm, si dhe një kapele me ngjyrë të zeza me strehë. Ato janë çuar në laborator për ekzaminim nëse ka ose jo shenja gishtash./ Abcnews.al/

The post “Vëre kapuçin more bud*lla”, vajza e biznesmenit që u grabit: Njëri ishte pa maskë, dyshoj laçjan appeared first on Albeu.com.

Momenti i grabitjes të banesës së Nazmi Çangut në Nikël, autori i veshur sportiv për 5 minuta zbërthen bravat (VIDEO)
Këto janë pamjet që Fax News ka siguruar nga grabitja e dhunshme në Nikël të Fushë-Krujës. Imazhet iu përkasin kamerave të sigurisë së një banese që ndodhet ngjitur me atë të Nazmi Çangut, ndërsa grabitësit, dyshohet se duke njohur mirë strukturën e vilës së këtij të fundit, kanë shmangur edhe kamerat e sigurisë.

Në pamje duket vetëm njëri nga grabitësit që shfaqet rreth orës 01:00 të mëngjesit të të dielës duke hyrë përmes murit anësor rrethues të vilës. Ai ndalon për pak kohë tek njëri automjet i parkuar, e provon nëse hapet apo jo, më pas të njëtën gjë bën dhe tek automjeti tjetër. Automjetet nuk i hapen ndërsa ka dyshime se ka kërkuar çelsa shtëpie por pa sukses. Grabitësi me kapuç në kokë, veshur sportiv, i drejtohet derës kryesore të vilës. Aty qëndron për rreth 5 minuta derisa zbërthen bravat. Ai më pas vrapon nëpër oborr, ngjitet në mur dhe tejkalon në anën tjetër.

Hetuesit kanë dyshime se ky person ka qenë caktuar në rolin e atij që hap rrugën për të tjerët. Këta të fundit pas sinjalizimit nga personi që shihet në pamje se rruga është e lirë, kanë hyrë njëri pas tjetrit në vilë, por këtë radhë kamerat nuk kanë kapur asgjë, pasi kanë përdorur një tjetër rrugëhyrje.

Fax News hyri këtë të martë brenda banesës së Nazmi Çangut. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë, ndërsa familjarët na theksuan se nuk ka pasur ndonjë komplikim të situatës së tij shëndetësore më tepër nga sa e kanë denoncuar në fillim. Nazmiu vetë nuk preferon të prononcohet, ndërsa për rastin na foli i vëllai.

“Nazmiu është mirë. S’ka patur asnjë përkeqësim të shëndetit të tij nga sa e ka deklaruar ai në fillim. Çështja është në duart e hetuesve, dhe ne duam vetëm zbardhjen e ngjarjes. Nuk kemi dyshim për askënd sepse askujt nuk i kemi asnjë borxh dhe asnjë konflikt. Jetojmë në këtë lagje bashkë me vëllezërit dhe kurrë s’kemi patur probleme”.

Ai na tregon edhe për dinamikën e ngjarjes.

“Lëre ç’thuhet! Të paktën 6 veta kanë qenë brenda banesës. 3 qëndronin tek dhomat e fëmijëve, (me këtë rast dua të konfirmoj se nuk kanë pasur asnjë dhunim prej grabitësve), 2 qëndronin në dhomën e Nazmiut, një tjetër herë ngjitej lart dhe herë zbriste poshtë, me sa duket mbante komunikimin me njëri-tjetrin. Kanë qëndruar më shumë se 2 orë brenda. I kanë kërkuar çelsin e kasafortës. Nazmiu nuk ka pranuar. Iu ka thënë “Çelsin e kam në bankë, kur më duhen para shkoj dhe i marr”. Sa i përket lajmeve se në kasafortë apo banesë janë marrë letra me vlerë, është mashtrim. Aty janë marrë diçka më shumë se 100 mijë euro dhe disa bizhuteri, asgjë tjetër. A mund të më thotë dikush vetëm diçka?! Çfarë letrash me vlerë mund të jenë marrë?”

Burime i thanë Fax News nga grupi i hetimit se ngjarja është komplekse, por është bërë një punë e mirë për identifikimin e autorëve për të cilët janë ngritur edhe pista konkrete. Nga ana tjetër këtë të hënë në Fushë-Krujë mbërrijnë përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në lidhje me hetimet për këtë ngjarje./Fax News/

The post Momenti i grabitjes të banesës së Nazmi Çangut në Nikël, autori i veshur sportiv për 5 minuta zbërthen bravat (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nazmi Çangu kafshoi grabitësin, Lala: prokuroria ka gjakun e tij në duar
Biznesmeni Nazmi Çangu e ka kafshuar një nga grabitësit që iu fut në banesë dhe i mori më shumë se 100 mijë euro.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Open”, tha se nga kafshimi, Çangu e ka gjakosur grabitësin e për pasojë, gjaku i tij ka mbetur në shtëpi.

Rrjedhimisht, mund të sekuestrohet nga prokuroria dhe me anë të tij mund të zbulohet identiteti i të paktën një prej grabitësve.

“Prokuroria ka informacione që kanë hyrë 5 persona, por ka një detaj të rëndësishëm  që Nazmi Çangui njërin prej tyre e ka kafshuar. Se gjurmët e gjakut të tij ka mbetur në bluzën e Nazmi Çangun. Unë s’do ta quaj biznesmen Çangun, se ai merret me fajde,”- tha Lala. /tch

The post Nazmi Çangu kafshoi grabitësin, Lala: prokuroria ka gjakun e tij në duar appeared first on Albeu.com.

Çfarë po fshehin familjarët? Terror e vjedhje 100 mijë eurosh, detaje të reja nga grabitja e armatosur në Nikël
Mbajtja peng e biznesmenit Nazmi Çangu dhe familjes së tij për më shumë se 3 orë, dhe grabitja e qindra mijëra euro shkaktoi jo pak zhurmë për opinionin publik.

Mbrëmjen e sotme, dy gazetaret e kronikës, Anila Hoxha dhe Klodiana Lala kanë sjellë detaje të reja për sa i përket ngjarjes së rëndë.

Anila Hoxha deklaroi se një makine e dyshimtë me persona të maskuar ka qarkulluar pranë shtëpisë së Nazmi Çangut 4 ditë para ngjarjes, makinë kjo e vjedhur në një rezort në Tiranë.

Ajo tha se një kapuç është gjetur në ullishten pranë shtëpisë, gjë e cila mund të çojë drejt identifikimit të autorëve.

“Katër ditë më parë është parë një automjet i vjedhur në Tiranë ka monitoruar lëvizjet e biznesmenit. Dyshohet se kanë hyrë nga pjesa e pasme. Në këtë video shihet një person  i paidentifikuar i cili vjen vërdallë në automjetin e biznesmenit. Vajza e pronarit të shtëpisë ka të dhëna kontraditore me Nazmi Çangun. Ajo thotë në një moment se njëri nga autorët nuk kishte maskë.

Megjithatë nuk ka mundur të japë tipare. Ajo që kanë veçuar hetuersit, fillimisht grabitësit kanë kërkuar dokumenta në kasafortë. Ka mundësi të jetë një grabitje për shkak të konflikte për fajdet. Ky shtetas është përmendur në një prces tjetër, të çështjes Shullazi. Ai është pyetur dhe për këtë të fundit, dhe ai ka këmbëngulur se nuk ka konflikt me Shullazin.

Gjithcka bazohet në dëshminë e nazmi Çangut. Policia shpreson shumë që një kapele e gjetur në ullishte mund të çojë në identifikimin e autorëve. Shpresa më e madhe lidhet me identifikimin e automjetit që ka survejuar lëvizjet e familjes Çangu. Makina u vjedh në një rezort në Tiranë. Nazmi Çangu megjithëse ka dhënë rrëfim të detajuar, ai gjithsesi ka theksuar faktin se grabitësit kanë kërkuar dokumentat dhe më pas i ka çuar te kasaforta ku ai thotë se i ka nga të ardhurat e biznesit të tij“, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, Klodiana Lala u shpreh se një nga autorët kanë qenë i pamaskuar, duke thënë gjithashtu se ka diçka që familjarët nuk e tregojnë.

“Bëhet fjalë të paktën për 5 persona. Një automjet vetëm 4 ditë më parë janë konstatuar të maskuar, por duke qenë se bëhet fjalë për Niklën, nuk guxon kush të flasë. Sipas të dhenave paraprake, rezulton që kanë hyrë nga pjesa e pasme, kanë mbyllur në një dhomë vajzën, bashkëshortën dhe një të njohur. Sipas dëshmisë së vajzës njëri nga personat ka qenë i pamaskuar.

Biznesmeni nuk tregon çfarë dokumentash kanë kërkuar. Duke qenë se Nazmi Çangu jepte para me fajde, dhe në momentin që ka rezistuar ai është dhunuar. Prokuroia ka informacione për 5 persona, njëri i pamaskuar. Ka një detaj të rëndësishëm. Njërin nga personat Nazmi Çangu e ka kafshuar. Gjurmët e gjaklut janë provë shuëm e rëndësishme për hetim. Në këndvështrimin ka diçka që familjarët nuk e tregojnë“, deklaroi Lala.

The post Çfarë po fshehin familjarët? Terror e vjedhje 100 mijë eurosh, detaje të reja nga grabitja e armatosur në Nikël appeared first on Albeu.com.

Grabitja me dhunë e biznesmenit në Nikël, inskenim? Ku janë përqendruar hetimet
Në lidhje me grabitjen me dhunë të 100 mijë eurove të Nazmi Cangut në Nikël të Krujës janë shoqëruar në komisariat si të dyshuar mbi 15 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, të cilat me pas janë lënë sërish të lirë.

Në vendin e ngjarjes nuk kanë mundur të gjejnë prova mareriale, si shenja gishtash apo ndonjë fije floku, ndërsa po analizohen me kujdes kamerat e sigurisë për të parë gjatësinë apo përmasat e trupit për t’i krahasuar me ato të të dyshuarve.

Autorët, sipas policisë, kanë pasur dijeni për gjendjen ekonomike të bizesmenit dhe kanë studiuar të gjithë goditjen.

Vetë bizesmeni ka thënë se nuk ka ndonjë dyshim dhe s’ka mundur të identifikojë ndonjë nga autorët, as nga zëri dhe as nga përmasat trupore.

Me këtë rast policia po heton edhe pasurinë e bizesmenit që nga polic në milioner. Po heton edhe inskenimin. Pasi bizesmeni mund të ketë rënë pre e shantazhit nga grupet kriminale dhe për të evituar këtë të fundit ka inskenuar grabitjen.

Deri më tani, policia ka disa persona të dyshuar por ende nuk ka prova konkrete për t’i akuzuar./albeu.com

The post Grabitja me dhunë e biznesmenit në Nikël, inskenim? Ku janë përqendruar hetimet appeared first on Albeu.com.

I rrethuan shtëpinë e i morën 100 mijë euro, biznesmeni i Niklës pjesë e dosjes Shullazi si fajdexhi
Nazmi Çangu, personi që mbeti i dëmtuar në banesën e tij, nga sulmi me armë i disa grabitësve ende të paidentifikuar, rezulton të jetë individ që merret me dhënien e fajdeve në zonën e Fushë-Krujës.

Komuniteti i zonës e njeh si “Nazmi Fajdexhiu” për shkak të dhënies së shumave të parave dhe eurove me fajde, tek persona të ndryshëm.

Nazmi Çangu, njihet për këtë aktivitet të paligjshëm, dhe se emri i tij ka dalë dhe tek dosja e “Shullazit”.

Kjo pasi bashkëpunwtori i prokurorisë në procesin gjyqësor kundër Shullazit dhe 4 personave të tjerë, Ylvi Beqja, ka pasur një marëdhënie fajdeje me Nazim Çangun, ku Beqja i ka marë Çangut një shumë financiare borxh.

Për këtë fakt, Nazmi Çangu, është paraqitur në gjykatë si dëshmitar i të pandehurve, duke pretenduar se Ylvi Beqja i kishte marë sasinë e eurove dhe nuk ja kishte kther më.

Por Nazmi Çangu, është proceduar në vitin 2011 për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”, vepër penale që më pas është pushuar nga gjykata.

Nazmi Çangu

Aktiviteti i tij në dhënien e fajdeve dyshohet të jetë bërë shkak që personat e armatosur të sulmojnë banesën e tij, mesnatën e djeshme.

Nazmi Çangu së bashku me familjen ka qenë në gjumë, kur personat i ka parë brenda në shtëpinë e tij.

Sipas dëshmisë së Çangut, personat fillimisht u kanë thënë se kërkonin dokumentat si kontratat e huave dhe çertifikatat e pronave që Nazmi Çangu u mban peng personave të ndryshëm që u jep para me fajde.

Autorët kanë marrë dokumentat dhe një sasi parash që dyshohet diku tek 100 mijë euro dhe më pas janë larguar, duke lënë të përgjakur në dhomën e gjumit, Nazmi Çangun.

Ai është dhunuar fizikisht nga tre persona, të cilët e kanë qëlluar me qytën e armës, çarë me kaçavida dhe i kanë prerë me gërshërë njërin nga gishtat e dorës.

E gjithë skena është përjetuar nga bashkëshortja dhe dy fëmijët e Çangut, të cilët grabitësit i kanë mbyllur në një dhomë tjetër të shtëpisë.

Autorët kanë vijuar me dhunën fizike derisa njëri prej tyre ka gjetur çelësin e kasafortës, duke marrë prej andej sasinë e parave dhe të gjithë dokumentacionin.

Shumë pranë me shtëpinë e Çangut, ndodhen dhe banesat e dy vëllezërve të tjerë të tij, por asnjëri prej tyre nuk ka ndjerë diçka të dyshimtë, në mënyrë që ti shkonte në ndihmë të vëllait./oranews

The post I rrethuan shtëpinë e i morën 100 mijë euro, biznesmeni i Niklës pjesë e dosjes Shullazi si fajdexhi appeared first on Albeu.com.

Flet vajza e biznesmenit që grabitën dhe torturuan në Nikël: Më dolën para me armë (VIDEO)
Një rrëfim prekës është ai i vajzës së biznesmenit të dhunuar barbarisht nga grabitësit që i hynë në banesë në Nikël të Krujës, ku pasi e rrahën i vodhën sende me vlerë dhe mbi 100 mijë euro.

Xhelona, vajza e Nazmi Çangut tha për “News24” se ishte zgjuar nga ulërimat e babait të saj, ndërsa kishte rendur në dhomën e tij për të parë nëse ishte sëmur.

Ajo tregoi se ishte përballur me burra të armatosur, të cilët i kishin kërkuar çelësat e kasafortës. Mes të tjerash, me zërin që i dridhej, e bija e biznesmenit tregon se grabitësit i zënë be edhe për familjen se nuk do i prekte prindërit, ndërkohë që shtoi se kishte menduar se babai i saj kishte vdekur kur e pa në dhomë të mbuluar me gjak. Ajo tha se babai i saj nuk i ka hyrë në hak askujt, ndërsa i bëri thirrje shtetit që të zbardhë ngjarjen.

“Ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, që babi im nuk e meritonte fare. Familja jonë se meritonte. Një njeri që nuk i ka hyrë kurrë në hak, shumë i drejtë. Na ka rritur me djersë, na ka shkolluar. S’ka njeri që t’i thotë një fjalë të keqe. Kemi parë një traumë, pasi në dhomën tonë ishin 3 policë. Ishin me kostume sportiv dhe me kapele. Unë e dija se babi ishte sëmurë, se po bërtiste. Kur në atë moment më del një i gjatë me pistoletë. I them; ‘mos prek fëmijët.

Mos më prek motrën dhe vëllain, a është mami dhe babai mirë?!”. Më thotë janë mirë, dhe kërkoi çelësin e kasafortës. Nuk e di. Mund të kenë ardhur në orën 01:30 dhe kanë ikur në 03:50. Ishin me pistoleta. Se dija nëse e kisha mamin dhe babin gjallë, dëgjoja që vetëm ulërinin. Ata më pas ikën. Zbritëm poshtë. Pas 10 minutash ka ardhur xhaxhi, shembi dyrttë. Ne ishin në dhomën tonë në kat të tretë.

Ishim të mbyllur me çelës, na kishin marrë dhe telefonat. Më pas vjen xhaxhi. Kur shkojmë në dorë, hapim derën dhe shohim babin. Unë kam marr të fejuarin në telefon dhe i them; më kanë vrarë babin. Babi im ishte pa ndjenja, në gjendje si mos më keq. Ishte i lidhur nga të katërta anët, gjak gjithë vendi. Nuk hyje dot në dhomë.

Se di se si mund të kenë atë masakër 10 veta kundër një personi. Se di se ça donin të gjenin ata persona në këtë shtëpi. Kanë zgjatur aq shumë. Ata betoheshin për familje. Por ata s’kanë familje. Shteti nuk ed i se çfarë duhet të bëjë, por të lëviz. Që mos të ketë rehati njeriu në shtëpinë e vetë. Kemi parë pistoleta rreth e rreth shtëpisë. Si do rrimë ne në këtë shtëpi?! E kanë ngritur me djersë dhe mund këtë shtëpi babi im. Si do rrijë ai në këtë shtëpi?!”, tha ajo.

The post Flet vajza e biznesmenit që grabitën dhe torturuan në Nikël: Më dolën para me armë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.