mbrojtja Archives - Albeu.com

Avokati Artan Gjermeni tregon arsyet pse hoqi dorë nga mbrojtja e Erion Veliajt
Ditën e sotme, avokati Artan Gjermeni, ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja për kryebashkiakun Erion Veliaj. Teksa ishte i ftuar në News24, Gjermeni tregoi arsyen e vendimit të tij, që vjen pas rrëzimit të kërkesës së avokatit nga gjykata për t’u njohur Veliaj me aktet ne dosje.

Avokati tha se me çështjen e Veliajt nuk po respektohet procedura, ndërsa shtoi se për një dosje voluminoze me 62 mijë faqe, është e pamundur që të përvetësohet për një kohë kaq të shkurtër sa i ka lënë në dispozicion gjykata.

“U realizua një kërkesë me disa pika, që është parashtruar nga zoti Veliaj. Kërkesat ishin; heqje e menjëhershme të masës për të qëndruar në kafaz, që sipas Gjykatës së të Drejtave të njeriut në Strasburg ishte poshtëruese. Shtyrjen e procedurave, deri sa të njihej me aktet. Praktikat i referohen Gjykatës së Strasburgut. Avokati me të pandehurin ka një pamundësi që të komunikojë përmes kafazit. Kjo e drejtë është konsideruar si cënim nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Kemi kërkuar që të njihemi dhe me dosjen. Janë 61 mijë faqe dhe nuk ka mundësi që të lexosh për kaq pak kohë dosjen dhe t’ia përcjellësh të pandehurit.

A ka ndjenjë besimi ai ndaj avokatit në këtë rast? Kam dhënë dorëheqje nga çështje, por nuk kam hequr dorë nga puna, deri sa avokatja të nisë detyrën e saj. Jam nga jurist që kurrë në jetën time s’do të reflektoj me nota negative ndaj gjykatës. Por ky ishte shkaku që dhashë dorëheqje. Kur një avokat nuk realizon dot veprimet elementare të të pandehurit të tij, nuk ia vlen të vijohet. Ça përfitojmë ne që të shtyjmë gjyqin? Se kështu dhe mund të flitet. Apo që të kalojë ditëlindjen në burg? Apo dhe Krishtlindjet. Na është vënë në dispozicion afati 1 mujor. Ligji është shkruar keq”, u shpreh ai.

The post Avokati Artan Gjermeni tregon arsyet pse hoqi dorë nga mbrojtja e Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Mori në mbrojtje Ballukun, Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Ramën
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

Kjo vjen pas regjistrimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së bërë nga qeveria, për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme që ka urdhëruar pezullimin nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas opozitës, kërkesa e qeverisë për shfuqizimin dhe pezullimin e vendimit të GJKKO-së përbën “ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e drejtësisë” dhe një “akt të paprecedent të mbrojtjes institucionale të një të pandehuri”.

Opozita thekson se, në çdo standard europian, një ministër i marrë i pandehur për abuzime me fonde publike duhej të shkarkohej menjëherë, e jo të mbrohej nga Rama.

“Ai kërkon t’i bëjë presion drejtësisë, me shpresën se do të nxjerrë jashtë binarëve kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese, që ekziston si garanci për kushtetutshmërinë dhe kurrsesi për pandëshkueshmërinë. Është e qartë që kjo lëvizje ka vetëm efekte politike; më saktë është mjet presioni/mesazhi politik dhe nuk synon zgjidhje juridike. Ne, deputetët e opozitës, vlerësojmë se kërkesa e Kryeministrit Edi Rama, që synon vetëm të japë mesazhin për organet e drejtësisë se e pandehura Belinda Balluku nuk është si të gjithë të pandehurit e tjerë, por gëzon mbrojtje të posaçme politike/institucionale nga Kryeministri/Këshilli i Ministrave, meriton vetëm përbuzje, si një akt antidemokratik dhe antikushtetues, veçanërisht nga vetë organet e drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, e cila është përpara sprovës për të mbrojtur të drejtën për hetim të plotë, të pacenueshëm, të gjithanshëm e të papenguar nga organet hetimore”.

The post Mori në mbrojtje Ballukun, Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente me Ramën appeared first on Albeu.com.

Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit
Këtë të hënë, James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nisë dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës – me seli në Hagë të Holandës – do të nis në orën 9:00, ndërkaq për publikun transmetohet me 45 minuta vonesë në faqen zyrtare të gjykatës.

Ky është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit e cila ka parashikuar që në gjykatë të sjell rreth 11 dëshmitarë.

Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Bashkë me Thaçin dhe Krasniqin, në Hagë po gjykohen edhe ish kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi. Avokatët e tyre nuk synojnë të paraqesin dëshmi mbrojtëse. Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.

Në anën tjetër, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Paraqitja e provave të mbrojtjes vjen katër muaj pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar, përfundoi me dëshmitarët e saj dhe e mbylli çështjen.

Prokuroria i pati sjell 125 dëshmitarë në sallë dhe është mbështetur në mbi 130 dëshmi ne shkrim.

Mbrojtja e katërshes së UÇK-së, i mohon akuzat dhe ka argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur strukturë të organizuar komanduese.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ishte bërë publike vjeshtën e vitit 2020. Prej atëherë, ata qëndrojnë në qendrën e paraburgimit në Sheveningen të Hagës. Gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill të vitit 2023.

Gjyqtarët në Speciale presin që mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së të paraqesë shkresat përfundimtare deri më 22 dhjetor të këtij viti, shkruan Kosovapress.

Sakaq, të dielën Shqiptarë nga e gjithë bota u mblodhën në Hagë në protestën e thirrur në orën 14:00 në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Duke reaguar pas protestës së zhvilluar në Hagë, Kryeministri Edi Rama, theksoi se e vetmja kërkesë është drejtësia.

“Drejtësi pra, drejtësi, vetëm drejtësi. Asgjë më shumë e asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj”, u shpreh Rama.

Protesta e 14 shtatorit, e thirrur nga mërgata shqiptare dhe e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), bashkoi shqiptarë nga vende të ndryshme të botës në shenjë solidariteti.

The post Gjykimi në Hagë, sot dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit appeared first on Albeu.com.

Rama: Apartamentet që shiten 2 herë do konfiskohen, ndërtimi do përfundohet nga shteti
Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të paketës ligjore në mbrojtje të pronës dhe territorit, Edi Rama paralajmëroi se do të ketë ndëshkime penale për të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë të ndërtimeve pa leje.

Ai paralajmëroi se për apartamentet që shitet dy herë, ndërtuesit jo vetëm do të përfshihen në listën e zezë, por do t’u konfiskohet ndërtimi që më pas do të vijojë të zhvillohet nga shteti.

“Fenomen tjetër është ndërtimi i paligjshëm do të ngarkojmë me përgjegjësi të gjithë nga arkitektet deri te supervizorët, pasi kur projekti transformohet të gjithë janë fajtorë përfshirë ndërtuesit, që të gjithë do të përfshihen në listën e zezë.

Shiten apartamente deri 2 herë dhe masa për abuzuesit do të jetë shumë e rëndë, përveç listës së zezë do të jetë imediat edhe konfiskimi. Ndërtimi do të ndërtohet nga shteti.

E rëndësishme është të bllokohet zinxhiri. Ndërtuesit nuk veprojnë të vetëm, por janë edhe arkitektët që pranojnë në heshtje ndryshimet dhe nuk njoftojnë autoritet. Nëse një arkitekt pranon deformimin e projektit dhe nuk bën denoncimin do të jetë vepër penale.

Kjo nuk është vetëm çështje pasoja të menjehershme, por në gjenerata. Nuk mund t’u lemë atyre godina të deformuara nga ata që numërojnë vetëm metrat katror.

Nuk do të lidhje me dritat apo ujin, nëse godina nuk merr certifikatën e përdorimit. Kjo nuk do të tolerohet më. Deri në marrjen e certifikatës nuk do të ketë as drita as ujë”, tha Rama.

The post Rama: Apartamentet që shiten 2 herë do konfiskohen, ndërtimi do përfundohet nga shteti appeared first on Albeu.com.

DOKUMENTI/ “SPAK ka hetuar jetën private të Ahmetajt”, mbrojtja e plotë që i bënë avokatët ish-zv.kryeministrit
Avokatët e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, kanë hedhur pshtë akuzat e SPAK ndaj klientit të tyre.

Dy avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori, kanë argumentuar sot para Kshillit të Mandateve se klienti i tyre ëhstë i pafajshëm, dhe se SPAK ka hetuar jetën e tij private, por asnjë nga faktet nuk qendron.

Mbrojta e plotë e avokatëve të Ahmetajt:

Në datën 10.7.2023, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, u depozitua një kërkesë e Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me anën e së cilës kërkohet dhënia e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, si dhe ushtrimin e kontrollit vetjak dhe të banesës së deputetit Arben Ahmetaj. Kërkesa shoqërohet me një relacion, të cilit i bashkëlidhen provat e administruara gjatë hetimeve paraprake në kuadër të procedimit penal të regjistruar ndaj tij.

Në cilësinë e mbrojtësve të zgjedhur nga deputetit Ahmetaj, në pasditen e datës 10.7.2023, na u vu në dispozicion një kopje e kërkesës dhe relacioni shoqërues, i përbërë nga 320 faqe. Mbi kërkesën tonë, në pasditen e djeshme (11.7.2023), na u vunë në dispozicion provat që bashkëshoqërojnë kërkesën dhe relacionin, në kopje elektronike, të cilat kapin një vëllim prej rreth 50 GB.

Pikërisht, në pasditen e djeshme, në orën 16.00, u çel seanca e debatit para Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në mungesë të deputetit Ahmetaj. Sqaruam para atij Këshilli, se deputeti ishte në pamundësi të paraqitej, pasi për arsye të ngutshme familjare dhe pa pasur asnjë dijeni se Prokuroria do të paraqiste një kërkesë të tillë, ndodhej jashtë shtetit.

Pasi dëgjuam përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme, që lexuan para Këshillit kërkesën e formuluar prej tyre dhe pyetjet e të nderuarve deputetë, për shkak të pamundësisë objektive që brenda një kohe disaorëshe të studionim kërkesën dhe aktet bashkëlidhur saj, kërkuam që Këshilli të garantonte të drejtën e mbrojtjes efektive, pjesë përbërëse e rëndësishme e procesit të rregullt ligjor, duke na dhënë një kohë të arsyshme për të përgatitur mbrojtjen e deputetit Ahmetaj. Këshilli na dha vetëm disa orë kohë, duke e caktuar seancën e radhës në orën 16.00 të datës pasardhëse, një afat gjithsesi i pamjaftueshëm, edhe po të mbajmë parasysh faktin e pohuar në seancë se prokurorisë i janë dashur 2-3 javë për të redaktuar materialin e paraqitur. Gjykojmë se në këndvështrimin e konceptit të “kohës së mjaftueshme për t’u mbrojtur”, barazia e armëve u cenua. Gjithsesi, mbrojtja nuk pati zgjedhje tjetër, ndaj sot jemi para Jush, të nderuar deputetë, për të dhënë argumentet tona, lidhur me bazueshmërinë në fakt dhe në të drejtën të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme.

Për faktet penale që i atribuohen deputetit Ahmetaj. – Deputeti Arben Ahmetaj ka fituar statusin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, në kuadër të procedimit penal nr. 277/1 – viti 2022, pjesë e procedimit mëmë nr.277/2020, nga i cili është veçuar. Ai hetohet për tre vepra penale:

Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, sipas nenit 260 të KP (të konsumuar 6 herë);

Pastrim i produkteve të veprës penale të korrupsionit, të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, sipas neneve 287/II e 25 të KP;

Deklarim i rremë dhe fshehje e pasurisë dhe interesave private nga persona të zgjedhur, të kryer vetëm dhe në bashkëpunim, sipas neneve 257/a/II e 25 të KP.

Kuptohet që fakti penal kryesor që i kontestohet deputetit Ahmetaj është fakti i korrupsionit, sipas akuzës i konsumuar 6 herë. Pastrimi i produkteve, kuptohet që është fakt penal i derivuar prej tij. Faktet që lidhen me deklarimin e rremë apo fshehjen e pasurisë, përsëri lidhen me faktin penal kryesor, me një pasaktësi në konceptin e konkurrimit të krimeve, që do ta cekim pak më poshtë.

Në këtë kontekst akuzator, që në kontaktin e parë me organin e akuzës, më 22.6.2023, kur z. Ahmetaj u thirr për t’u marrë në pyetje, parashtruam një kërkesë më se të ligjshme, të mbështetur në nenin 34 të KPP: kërkuam që të na shpjegohej thjesht, qartë dhe sak, cilat janë faktet penale të korrupsionit që i atribuohen z.Ahmetaj. E dimë që prokurorët i lidhin këto fakte me hetimin e procedurave për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, por nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të na i parashtrojnë. Nuk arritëm t’i kuptojmë as nga kërkesa e lexuar dje para Jush; urojmë që të keni arritur t’i kuptoni Ju, zonja e zotërinj deputetë, ndonëse jemi shumë skeptikë, megjithë vlerësimin për njohuritë dhe përvojën tuaj.

Arrijmë të kuptojmë që me procedurat e inceneratorëve, në raport me z. Ahmetaj, sipas këndvështrimit të prokurorëve, ka diçka që nuk shkon, por nuk thuhet konkretisht, qartë dhe me saktësi: cili është veprimi apo mosveprimi kriminal i z.Ahmetaj në cilësinë e ministrit përkatës, cila është pasoja kriminale e ardhur, në ç’masë e kanë determinuar këtë pasojë veprimet e ish-ministrit, çfarë pushteti vendimmarrës i lejonte atij ligji për këto procedura, cilat janë këto 6 raste korruptive, janë të veçuara nga njëra-tjetra apo pjesë e një krimi permanent (mendim unik kriminal), sa para ka përfituar ai për secilin episod korruptiv, etj., etj.

Këto pyetje, të mbetura pa përgjigje, na bindin se në veprimet/mosveprimet e ish-ministrit Ahmetaj lidhurt me çështjen e inceneratorëve nuk ka ndonjë fakt të dënueshëm penalisht. Por, ish-ministri ka një problem: fakti, që ai nuk e ka mohuar kurrë, se ka pasur njohje të afërt, të paktën prej vitit 2011 me Mirel Mërtirin, një personazh kyç në këtë çështje. Atëhere, në mendjet e hetuesve zënë vend pyetjet: si ka mundësi që Mirel Mërtiri dhe bashkëjetuesja e tij, e lidhur në biznes me një personazh tjetër – Klodian Zoton, të kenë fituar këto konçensione dhe “miku” i tij Ahmetaj, ministër i rëndësishëm, të mos ketë përfituar asgjë?

Dhe nga ky moment, të favorizuar edhe nga pozita e tij politike vulnerabël, hetuesit i rikthehen nje metode të vjetër hetimi: nuk synohen faktet penale, po fillojnë dhe hetojnë personin! Provat që shoqërojnë kërkesën, demonstrojnë qartë se hetuesit kanë kaluar në sitë të gjithë jetën private dhe financiare të ish-ministrit. Historia e inceneratorëve ka filluar aty nga viti 2014. Ç’punë kanë hetuesit me kompanitë e tij “Hermes” dhe “H-Communications”, me biznesin e tij të filluar 15 vjet më parë, kur ai nuk kishte asnjë funksion shtetëror, ç’punë kanë hetuesit me deklarimin e pasurisë së tij pas zgjedhjes deputet, të ciulat nuk kanë asnjë lidhje me faktin penal që ata pretendojnë se ka ndodhur? Do bëjmë hetime të gjithanshme! – mund të thonë hetuesit.

Ky është problemi, të nderuar deputetë, kjo është çështja. Sistemet që mbështeten tek shteti i së drejtës hetojnë faktet penale, e drejta penale demokratike është “e drejtë e faktit penal”, ndaj në një proces synohet të hetohen ato që ligjvënësi i përcakton, në nenet 149 e vijues të KPP, si “faktet objekt prove”. Hetimet e gjithashme që puntojnë personin na sjellin ndërmend disa remineshenca të së kaluarës, jo dhe aq të largët. E drejta penale demokratike e refuzon teorinë famëkeqe të “së drejtës penale të autorit”, një atavizëm i regjimeve autoritare, që orienton se në mungesë të faktit penal mund të shtrihemi në hetimin e autorit dhe, natyrisht, diçka e paligjshme do të gjendet në jetën e tij. Dhe nuk është aspak çudi që Arben Ahmetaj, në jetën e tij, të ketë lënë ndonjë taksë pa paguar, të ketë bërë ndonjë ndërhyrje që sot quhet ushtrim i ndikimit të paligjshëm, etj. dhe, në fund të kësaj historie, sido që të shkojë hetimi i faktit kryesor,një akuzë mbi shpinë do t’i mbetet, gjithsesi.

Por, le t’u kthehemi edhe njëherë fakteve që, në origjinën e tyre kanë ngjizur këtë hetim të Prokurorisë së Posaçme:

Prokuroria pretendon se (fq.5, par.6 i kërkesës), në cilësinë e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, z.Ahmetaj nëpërmjet vartësit të tij, të ndjerit Zamir Stefani, ka kontribuar në dhënien e konçesionit për inceneratorin e Elbasanit, duke ndjekur procedurën e negociimit pa shpallje paraprake, si dhe duke mos u zbatuar detyrimet e tjera të ngarkuara nga kuadri ligjor në fushën e konçensioneve…

Si qëndron kjo çështje? I ndjeri Zamir Stefani u caktua anëtar i Komisionit për dhënien e konçensionit PPP për inceneratorin e Elbasanit, pas një kërkese me shkrim drejtuar ministrit Ahmetaj nga Ministri i Mjedisit, që ishte autoriteti kontraktor (shkresa 9555 prot., datë 22.9.2014). Ai ishte anëtar i një Komisioni prej 7 vetësh, ku bënin pjesë veç anëtarëve të caktuar nga ish-ministri Koka, edhe një përfaqësuese nga Ministria e Industrisë dhe Energjitikës, si dhe dy përfaqësues nga Bashkia Elbasanit. Cila ishte rruga që duhet të ndiqte ish-ministri Ahmetaj? Të mos caktonte anëtar në këtë Komision? Më tej: si ka kontribuar ai në dhënien e konçensionit? Zamir Stefani një votë kishte në atë Komision? Ka ndonjë provë që ai vepronte nën diktatit e ministrit Ahmetaj?

Sipas prokurorisë, Ministria e Mjedisit me shkresën nr.7975/1, datë 14.11.2014, i ka dërguar ministrit Ahmetaj projekt-vendimin e qeverisë që caktonte si autoritet kontraktues në këtë procedurë Ministrinë e Mjedisit dhe ministri është shprehur parimisht dakord. Kjo shprehje dakordësie, sipas akuzës, përbën fakt penal, sepse procedura me negociim nuk ishte e mbështetur në ligj. I kontestohet, gjithashtu, fakti se “në asnjë moment nuk ka ngritur shqetësimin se cila ishte shoqëria propozuese, paaftësia e saj teknike për kryerjen e një vepre të tillë.” Po pse, akuza penale janë këto të nderuar deputetë?

Vlerësojmë të sqarojmë me dy fjalë sa më sipër: së pari, shprehja “parimisht dakord”, është një qëndrim politik i ministrit Ahmetaj: pra, në kuadrin e politikave qeverisëse të MZHETS, ministri nuk mund të shprehej kundër një projekti që synonte të menaxhonte mbetjet urbane dhe të prodhonte prej tyre energji në qytetin e Elbasanit. Së dyti, ministria që ai drejtonte nuk kishte asnjë detyrim për ndjekjen e procedurave, verifikimin e shoqërisë konçesionare apo aftësive të saj teknike. Së treti, kjo dakordësi në parim nuk prodhoi asnjë pasojë juridike, sepse për shkak të vërejtjeve të disa ministrive dhe enteve që ligji i ngarkonte të jepnin mendim, ky projekt nuk u kthye në vendim të Këshillit të Ministrave.

Këtu gjejmë rastin të ritheksojmë rolin dhe funksionet e MZHETS: ajo u krijua dhe mbeti një ministri pa funksione ekzekutive, ishte thjesht përfaqësuese e pronarit-shtet, por nuk menaxhonte pronat e shtetit, fokusi i saj ishte ndërtimi i politikave ekonomike, në funksion të përmbushjes së programit ekonomik të Qeverisë. Asnjë vendimmarrje për inceneratorët nuk kalonte përmes ministrit Ahmetaj, për sa kohë drejtoi atë ministri, i cili nuk kishte fuqi ekzekutive, as të miratonte dhe as të pengonte.

Në shkurt të vitit 2016, z.Ahmetaj u emërua ministër i Financave, funksion që e ka kryer deri në maj 2017. Mandej, ai është emëruar sërish ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Financave në shtator 2015 (pas shkrirjes së dy ministrive në një të vetme), detyrë që vazhdoi deri në janar 2016, kur u emërua ministër shteti për Rindërtimin.

Duhet të mbajmë parasysh faktin se Ministria e Financave dhe ministri Ahmetaj në këtë detyrë përgjigjej vetëm për monitorimin e konçensioneve në aspektin fiskal, për të ruajtur tavanin e buxhetit për financimin e tyre nën një tavan buxhetor prej 5% të shumës së të ardhurave tatimore të vitit pararendës, pasi financimi i konçensioneve, alokimi dhe rialokimi i fondeve ndikojnë në vlerën e GDP-së. Edhe gjykimin e fizibilitetit të konçensionit e sheh vetëm në aspektin fiskal: ka fuqi apo jo buxheti i shtetit ta përballojë atë. Ndaj, duhet të jetë e qartë, se edhe në këtë detyrë, ministri nuk kishte asnjëlloj vendimmarrjeje nëse do të kishte garë apo, cila do të ishte forma e konçensionit që do të aplikohej dhe cila kompani do të zgjidhej. Ndaj nuk ka asnjë sens juridik që çeljet e investimeve, alokimet apo rialokimet, në bazë të ligjit “Për buxhetin…” të paraqiten si favorizim i shoqërive fituese. Për çeljen e investimit, detyra e ministrit është ta bëjë atë sa më shpejt, pasi është parashikuar në buxhet, kurse alokimet dhe rialokimet e fondeve, ministri i Financave i bën me kërkesë të ministrive të linjës.

Ndaj është absurd pretendimi i prokurorëve, se z.Ahmetaj ka propozuar ndryshime në ligje apo në VKM, për të akumuluar sa më shumë pushtet, në mënyrë që të favorizonte shoqëritë e interesuara për konçensionet! Sikundër parashtruam, në aspektin vendimmarrës për konçensionet të dyja ministritë ku ai ka punuar nuk kanë pasur asnjë pushtet. Ndaj, është absurde dhe shndërrohet në  një aktakuzë en block ndaj Qeverisë, pretendimi se ndryshimet për propozime në ligje e akte nënligjore, një veprimtari mirëfilli e politikave qeverisëse, të paraqitet si shkelje me natyrë penale.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë,

Kjo kërkesë e paraqitur para jush dhe mënyra se si artikulohen dhe përligjen akuza serioze penale, materializon një prirje që duket se fshin kufijtë mes institucioneve, përkatësisht mes juridiksionit penal dhe politikës, sidomos në këtë hetim që pretendon të zbardhë korrupsionin politiko-administrativ, për të cilin akuzohet deputeti Ahmetaj. Por, teoria demokratike na mëson se proceset, përfshi edhe procesin ndaj zotit Ahmetaj shërbejnë për të gjykuar fakte të veçanta, proceset nuk mund të gjykojnë dukuri apo sisteme në kompleksitetin e tyre, nuk mund të gjykojnë vendimmarrjen politike të Qeverisë: kjo detyrë i takon politikës, nuk i takon prokurorisë. Në emër të parimeve të shtetit të së drejtës, Ju kërkojmë me shumë përgjegjësi t’i mbani parasysh këto fakte përpara se të ngrini kartonin për të votuar.

Na lejoni t’iu kthehemi fare shkurt dhe qartë, edhe atyre fondeve që akuza pretendon se përbëjnë drejtpërdrejt ose tërthorazi përfitim të parregullt nga deputeti Ahmetaj (faqe 4 e kërkesës). Për të mos Ju ngarkuar me analiza të panevojshme, po qëndrojmë tek ato më kyesoret, për të argumentuar se si hamendjet i shiten këtij Këshilli si prova të përfitimeve korruptive:

Pretendohet se Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, në vitet 2016, 2017 dhe 2018, kanë bërë shitje fiktive të disa apartamenteve, të ndodhura në Selitë të Vogël, në kompleksin e ndërtuar nga shoqëria “Sheron SHPK”, duke përfituar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë, shumën prej 440.480 eurosh. Nga përmbajtja e kërkesës nuk kuptohet asgjë, por po të lexosh relacionin arrin të kuptosh se, më 16.11.2015, pas marrjes së lejes së ndërtimit nga KRRT Tiranë, Flamur Shena, Mimoza Shehu dhe Albina Mançka kanë rënë në ujdi të investojnë në ndërtimin e një kompleksi, duke financuar secili përkatësisht 50%, 30% dhe 20% të kostos së ndërtimit. Kanë rënë në ujdi edhe që fitimi në 70% të sipërfaqes së godinave të kompleksit do të ndahet mes investitorëve sipas kontributit investues të secilit. Shkurt, nga ky investim Albina Mançka, ish-bashkëshorte e deputetit Ahmetaj, ka përfituar 860 metra katrore. Prokuroria nuk e konteston këtë fakt evident.

Këto pasuri u janë shitur shtetasve Andi Boni (transaksioni final është mbyllur nga Helidon Begaj), Besmir Prifti dhe Sonila Goxhaj. Ndonëse pasuria e znj.Mançka është krejtësisht e ligjshme, hetuesit fillojnë dhe hetojnë se kush janë personat që kanë blerë. Duke qenë se Andi Boni dhe Helidon Begaj janë ortakë në shoqëri, të cilat kanë pasur marrëdhënie kontraktore dhe kanë kryer ndonjë punë me shoqërinë Integrated Energy, atëhere dilet në përfundimin se blerjet i ka financuar Klodian Zoto!

E njëjta logjikë ndiqet edhe në rastin e pronës së blerë nga Besmir Prifti, i cili del se ka marrë hua nga shoqëria Integrated Tecnology Services (ITS) SHPK dhe përfitimi quhet i marrë, edhe pse kjo kontratë më pas është prishur dhe palët janë kthyer në gjendjen e mëparshme. Për akuzën, shuma quhet e marrë, edhe pse është kthyer mbrapsht!

Në rastin e tretë, në rolin e blerëses është Sonila Goxhaj, e cila ka “fatin e keq” të jetë nëna e fëmijëve të z.Sokol Meqemeja. Ky i fundit ka marrë pjesë në garën për inceneratorin e Fierit, ka fituar bonusin prej 10 pikësh, por në fund fare nuk e ka fituar këtë garë. Në “logjikën” e akuzës, edhe pse garat i trukonte Arben Ahmetaj, edhe pse ai e ka humbur garën dhe duhej të ishte qejfmbetur, përsëri i ka lerë në zemër t’i bëjë një dhuratë 140.000 euro z. Ahmetaj!

Në fund të kësaj resume-je: apartamentet në fjalë kanë qenë apo nuk kanë qenë pronë e znj. Mançka. Katërcipërisht e provuar që po. Atëhere, të nderuar zotërinj deputetë, ku është fakti korruptiv, në rastin kur njeriu përfiton të holla nga shitja e një prone që e zotëron ligjërisht? Po a mundet që me këto pseudoakuza të jepet miratim për arrestimin e një deputeti të Kuvendit?

Pretendohet nga akuza se Erjola Hoxha, bashkëjetuese nga viti 2022 e deputetit Ahmetaj, ka përfituar nga Klodian Zoto një vilë në Hamallaj. Është e vërtetë se Klodian Zoto e ka porositur këtë vilë, por nuk ka paguar asnjë grosh për t’u bërë pronar i saj. Në kushtet kur ai është tërhequr, kjo vilë është përfituar mbi bazën e një kontrate të rregullt nga z.Gerian Kuka. Ky i fundit, fillimisht ia ka dhënë me qira dhe më pas ia ka shitur Erjola Hoxhës, me fonde plotësisht të ligjshme dhe të justifikuara dhe të transferuara tek shitësi në rrugë bankare. Nëse del emri Klodian Zoto, hetuesve “prifti u duket si korofillak”. Po Klodian Zoto nuk e ka zotëruar kurrë këtë pasuri, ka pasur një ide që ta kishte, por nuk ka financuar; atëhere, si mund të pretendohet që ai ka falur një pasuri që nuk e ka zotëruar ndonjëherë.

Një situatë e ngjashme është edhe ajo e vilës në kompleksin “Green Coast” në Palasë. Shoqëria “Inerte” SHPK ia ka shitur një zonje me shtetësi zviceriane, të quajtur Elda Dinaj, e cila ka marrëdhënie të ngushta që nga koha e viteve të rinisë me znj. Mançka. Blrësja ka paguar këstin e parë, me transaksion të rregullt bankar nga Zvicra. Punon në një kompani prestigjoze dhe zotëron fonde për ta mbuluar jo vetëm këtë investim, por dhe investime të tjera të bëra në Shqipëri. Nisur vetëm nga fakti se për mobilimin e kësaj vile dhe mirëmbajtjen e saj interesohej Albina Mançka, atëhere kjo quhet një pasuri e vënë në rruga korruptive.

Në fund, dy fjalë për krimin e parashikuar nga nenet 157/a e 25 të KP. E cekëm shkarazi edhe në seancën e djeshme se krimi i fshehjes së të ardhurave apo i deklarimit të tyre të rremë nga nëpunësit e lartë shtetërorë, nuk mund të konkurrojë me krimin e korrupsionit aktiv, për një arsye shumë të thjeshtë: nuk mundet që ligji t’i kërkojë nëpunësit të korruptuar që të deklarojë në ILDPKPI fondet e siguruara në rrugë korruptive. Është njëlloj sikur të kërkosh që vjedhësi të përgjigjet edhe për moskallëzimin e krimit të vjedhjes! Në kontekstin e akuzave ndaj z.Ahmetaj, ky element teknik nuk ka ndonjë rëndësi të madhe në planin e sanksionit penal. Por ka rëndësi për të kuptuar metodën se si ka lëvizur Prokuroria e Posaçme: niset nga asgjëja, vë nën hetim personin dhe ngre në këmbë një çështje. Mbase mbani mend që çështja fillimisht ishte e regjistruar për shpërdorim të detyrës, sipas nenit 248 të KP. Që në çdo rast, edhe po të mos gjendej asgjë, një shkelje e ligjit e lidhur me një pasojë tekefundit do të mbetej dhe personi i piketuar për t’u hetuar nuk do të mbetej fare pa akuzë.

Për ligjshmërinë dhe procedurën e kërkesës për arrestim. – Pas kërkesës së prokurorisë të paraqitur në seancën e djeshme, nga deputetët e nderuar të dy krahëve politikë, u bë një pyetje e thjeshtë dhe logjike: cilat janë arsyet që ndaj deputetit Ahmetaj të aplikohet një masë e tillë kaq e ashpër? Pse e doni atë patjetër në burg dhe pse pikërisht tani dhe jo më herët?

Përfaqësuesit e akuzës u përgjigjën se këto nuk janë çështje që i takojnë këtij Këshilli, i cili nuk është gjykatë e juridiksionit penal. Në këndvështrimin tonë dhe të së drejtës kushtetuese dhe të procedurës penale, kjo është një përgjigje e dobët, e kushtëzuar nga mungesa e argumentit. Me të drejtë deputeti z.Alibeaj e sqaroi mjaft mirë këtë aspekt të procedurës: ky Këshill dhe Kuvendi nuk janë noterë që vulosin kërkesat e prokurorisë. Nuk janë gjykatë, por në këtë procedurë ato sillen si quasi-gjykatë dhe, natyrisht, në mbështetje të nenit 73 të Kushtetutës dhe 288 të KPP, vigjëlojnë mbi liritë, të drejtat dhe sigurimin e garancive ndaj arrestimit arbitrar të deputetëve.

Për fat të keq, po jetojmë në kohën e një “populizmi gjyqësor” në ngjitje, më i rrezikshëm se populizmi politik, ngaqë i mungon legjitimiteti demokratik: gjithandej flitet për pranga dhe arrestime, askush nuk do t’ia dijë për të drejtat dhe garancitë e individit. Tek ne, për arsye që i dimë mirë, nuk ka një traditë të respektimit të të drejtave dhe lirive në procesin penal. Për fat të keq, kulturat dhe nënkulturat antigarantiste, për shkak të kësaj klime që përmendëm, po zënë vend edhe në një pjesë të së majtës, që ndër dhjetëvjeçarë ka qenë paladine e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të individit. Demonstrohet një siguri absolute mbi rezultatet e arritura nga hetimet, edhe në kërkesën që Ju po shqyrtoni, ndërkohë që në plan të parë duhet të dilte vetëpërmbajtja dhe maturia e gjykimit, e mishëruar aq bukur në fjalën latine “juris-prudentia” – masë dhe vetëpërmbajtje si në vlerësimin e fakteve të procesit, ashtu edhe në zbatimin e ligjit, ngaqë gabimi gjyqësor është gjithmonë një rrezik eminent në hetimet penale. Ndaj merr rëndësi të jashtëzakonshme që pushteti gjyqësor të përmbahet nga garancitë, që guri i qoshes së procesit penal – prezumimi i pafajësisë – të mos mbetet një fjalë boshe, por t’i jepet kuptimi që meriton dhe kjo sot është në dorën tuaj, të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë.

Kështu që ju sot nuk keni zgjidhje tjetër veçse të silleni si një gjykatë e, ndoshta pa dashjen tuaj, por për shkak të detyrës së lartë që kryeni, të bëheni përkohësisht pjesë e “pushtetit të tmerrshëm” gjyqësor, sikundër e quante Montesquieu-ja, pjesë e atij pushteti që vendos mbi fatin e njeriut, të cilit i ka rënë halli të përballet me drejtësinë.

Në kërkesën që keni para Jush, nuk paraqitet asnjë shkak i ligjshëm, që ta bëjë të domosdoshëm, në një shoqëri demokratike si e jona, arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj. Hetimet kanë mëse 3 vjet që kanë filluar, një pjesë e mirë e zyrtarëve të hetuar për të njëjtën çështje ndodhen në përfundim të procesit gjyqësor, provat tanimë janë mbledhur dhe nuk ka dhe as u demonstrua ndonjë fakt që të vejë në rrezik marrjen ose të cenojë vërtetësinë e tyre. Zoti Ahmetaj priste me padurim përballjen me drejtësinë, u paraqit para prokurorëve me thirrjen e parë dhe pranoi të jepte shpjegime të hollësishme për të gjitha akuzat e tyre. Deklarimet e tij po i bashkëlidhim, si pjesë integrale e këtij parashtrimi, edhe për faktin se për arsye shumë serioze familjare, ai nuk pati mundësi të ishte i pranishëm dhe të mbrohej vetë. Deputeti Ahmetaj është i shkarkuar nga të gjitha funksionet ekzekutive, ndaj përmbushen edhe kërkesat e parandalimit të posaçëm – ai nuk ka asnjë mundësi të kryejë krime që lidhen me detyrën. Për këto arsye, mungojnë kushtet dhe kriteret që parasheh ligji për të zbatuar ndaj tij, si një extrema ratio, masën e arrestit në burg.

Kërkesa që Ju po shqyrtoni nuk duhet të miratohet edhe për shkak të një precedenti të vendosur nga Kuvendi në të ashtuquajturën “çështja Tahiri”. Ai hetohej për fakte penale shumë të të rënda se ato që i kontestohen deputetit Ahmetaj  – trafikim i narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal – e, megjithatë, ai nuk u vendos në kushtet e arrestit në paraburgim. Të gjithë jeni dëshmitarë të rënies së akuzave, të ngritura me aq bujë ndaj tij. I mbeti vetëm akuza “e pashmangshme” e shpërdorimit të detyrës, barka e shpëtimit ku hovin të gjitha prokurorët për të shpëtuar nderin, në rastin e akuzave të pamatura ndaj funksionarëve publikë.

Kërkesa për arrestim pasohet nga kërkesa për të lejuar kontrollin personal dhe të banesës së deputetit Ahmetaj. Kjo kërkesë na duket pa asnjë sens juridik: aktet e kërkuara janë akte surprizë, ato nuk e realizojnë dot qëllimin për të cilin kërkohen, në rast se kryhen pasi personi që kontrollohet është vënë në dijeni të këtij qëllimi.

Me këtë kërkesë Prokuroria e Posaçme duhet të vinte para Jush në fillim të muajit mars 2023, kur pa autorizim nga Kuvendi, hetuesit e BKH-së u urdhëruan të kontrollonin banesën e znj. Erjola Hoxha, e cila ishte banesa bashkëshortore, ku ajo jetonte bashkërisht me deputetin Ahmetaj. Si prokuroria, ashtu edhe Gjykata e Posaçme që autorizoi kontrollin, kanë qenë të ndërgjegjshme për lidhjen e tyre në bashkëjetesë; pra, duke vendosur të kontrollonin banesën e znj. Hoxha, ato ishin të ndërgjegjshme që po kontrollonin banesën e deputetit Ahmetaj pa mandat kontrolli, në cenim të Kushtetutës dhe të ligjit procedural.

Sot, kjo kërkesë rituale për kontrollin e banesës nuk e korrigjon dot pakushtetutshmërinë e aktit të kryer disa muaj më parë, duke dhunuar vullnetin e sovranit. Kjo është një arsye më tepër, që organi ligjvënës të mos e pranojë këtë kërkesë të Prokurorië së Posaçme.

Të nderuara zonja e zotërinj deputetë,

E di shumë mirë që krahasimet çalojnë, por teksa po shkruanim këtë parashtrim mbrojtës, më erdhi në mendje një ndodhi në Francën e fundshekullit XVIII, kur në Konventë po vendosej fati i Luigjit 16-të. Natyrisht deputeti Ahmetaj nuk është mbreti i Francës,  mbrojtjes së të cilit iu dha katër ditë kohë. Mua dhe kolegut Visha na u dhanë vetëm disa orë. Në fund, avokati De Sèze tha: “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë: ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e Revolucionit.” Sot, në këtë sallë, nuk besojmë se jemi në situatën kur liria e deputetit Ahmetaj, duhet të njëjtësohet me fundin e “revolucionit gjyqësor” të Prokurorisë së Posaçme. Ajo është ende në moshë të hershme, në kuptimin më të mirë të fjalës, dhe ka shumë kohë ende përpara për të kontribuar për zbatimin e ligjshmërisë në këtë vend, natyrisht, pa harruar se po aq e rëndësishme është që drejtësia të bëhet duke garantuar të drejtat dhe liritë e personit, i pafajshëm apo fajtor qoftë ai.

Të shtrënguar nga koha e kufizuar, u përpoqëm të përmbledhim në pak faqe një fjalë mbrojtjeje kaq të rëndësishme. Mbase është rasti t’i kërkojmë ndjesë deputetit Ahmetaj për këtë punë të nxituar: bëmë aq sa mundëm, nuk bëmë dot aq sa janë fuqitë tona. Gjejmë rastin t’Ju kërkojmë përunjësisht, të nderuar deputetë, që të votoni me mendje, por edhe me zemër. Ne nuk besojmë se prangat mund ta bëjnë këtë vend më të mirë. Në dorën tuaj nuk është vetëm fati personal i deputetit Ahmetaj: është rasti të tregoni se për organin që mishëron sovranitetin e popullit, janë shumë të rëndësishme liria dhe të drejtat e njeriut.

Ju faleminderit.

Av. Ardian VISHA                                                                                                            Av. Henrik LIGORI

The post DOKUMENTI/ “SPAK ka hetuar jetën private të Ahmetajt”, mbrojtja e plotë që i bënë avokatët ish-zv.kryeministrit appeared first on Albeu.com.

“Do rrisim shpenzimet e mbrojtjes”, Rama zbulon objektivat: Shqipëria e gatshme të angazhojë trupa shtesë për NATO-n
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Tëitter në lidhje me samitin e radhës të NATO-s, që do të mbahet në Vilnius.

Në një status në Twitter, ai thotë se Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes në dekadën e fundit, teksa shton se objektivi është të arrihet në 2% deri në vitin 2024.

Rama shton se, nëse është e nevojshme, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s.

Statusi:

Ne mezi presim samitin vendimtar të NATO-s në Vilnius. Në Vilnius, ne do të rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve tanë në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor.

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 1.35% në 1.76% të PBB-së sonë. Megjithatë, në momente si kjo, nevojitet më shumë. Prandaj, kam ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes që të arrijë objektivin prej 2% deri në vitin 2024. Edhe pse nuk jemi ndër anëtarët e pasur të NATO-s, ne besojmë se objektivi prej 2% është dyshemeja dhe jo tavani i angazhimit tonë. Në Vilnius, Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t’u angazhuar më tej. Ne gjithashtu do të njoftojmë se, nëse është e nevojshme, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s.

Së bashku jemi më të fortë dhe vetëm së bashku mund të mbizotërojmë në këtë moment shumë përcaktues për atë që besojmë; për hir të brezave të ardhshëm

We are looking forward to the crucial Vilnius NATO summit. In Vilnius, we will reconfirm Albania’s unwavering dedication to NATO, the security of our eastern flank allies, the just fight of the Ukrainian people, and the very need for stability and focus in the Western Balkans.… pic.twitter.com/5oUWzuLUCr

— Edi Rama (@ediramaal) July 8, 2023

The post “Do rrisim shpenzimet e mbrojtjes”, Rama zbulon objektivat: Shqipëria e gatshme të angazhojë trupa shtesë për NATO-n appeared first on Albeu.com.

Në një vit lufte, vetëm 7 vende të NATO-s shpenzuan të paktën 2% të PBB-së për mbrojtjen
2022 do të hyjë në histori si viti i luftës në Ukrainë, dhe lufta në Ukrainë veçohet si konflikti më i madh ushtarak që ka ndodhur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Arsyeja e një lufte që ka vepruar si një kryqëzim në rrjedhën e Historisë, duke sjellë ndryshime të thella politike ndërkombëtare.

Megjithatë, edhe në një vit të tillë lufte dhe përkundër shpalljeve madhështore, disa gjëra në Evropë nuk ndryshuan. Nga gjithsej 30 vende anëtare të NATO-s, vetëm shtatë shpenzuan të paktën 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen në vitin 2022.

Këto vende ishin Greqia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Polonia dhe vendet baltike (Estonia, Letonia, Lituania). Në krahasim, vendet që kishin arritur objektivin prej 2% në 2021 ishin tetë, që do të thotë se vitin e kaluar, në mes të luftës, në vend që të rriteshin, ato u ulën.

Kryeministrja estoneze Kaja Kalas, vendi i së cilës shpenzoi 2.12% të PBB-së së Estonisë për mbrojtjen vitin e kaluar, ka thënë se është tronditur që shumë vende të tjera të NATO-s gjatë kohës së luftës nuk arritën 2% të PBB-së që NATO ka vendosur si objektiv për shpenzimet e mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, vihet re se aleatët e NATO-s me të vërtetë kanë rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes vitet e fundit.

“Aleatët evropianë dhe Kanadaja rritën shpenzimet e tyre të mbrojtjes për të tetin vit radhazi”, vëren NATO në raportin e saj vjetor për vitin 2022 (“Raporti Vjetor i Sekretarit të Përgjithshëm 2022”) të publikuar sot.

“Nuk ka dyshim se ne duhet të bëjmë më shumë dhe se duhet ta bëjmë më shpejt. Shkalla me të cilën po rrisim shpenzimet e mbrojtjes nuk është mjaft e lartë. Në një botë më të rrezikshme, ne duhet të investojmë më shumë në mbrojtje”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, nga Brukseli, në një konferencë për media. /albeu.com

The post Në një vit lufte, vetëm 7 vende të NATO-s shpenzuan të paktën 2% të PBB-së për mbrojtjen appeared first on Albeu.com.

“Kemi mbetur pas objektivit të NATO-s”, ministri gjerman i Mbrojtjes kërkon shpenzime më të mëdha të ushtarake
Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius mbështet kërkesat e partnerëve të NATO-s për të forcuar objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të Aleancës. Ai mbështet mendimin se shpenzimet e dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duhet të jenë kufiri më i ulët në të ardhmen, tha Pistorius në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

“Dëshira për t’iu afruar objektivit dy për qind nuk do të mjaftojë,” theksoi ai. Kjo duhet të jetë baza për gjithçka tjetër. Pistorius këtu aludoi për objektivin aktual të NATO-s. Kjo parashikon që të gjitha vendet e Aleancës i afrohen deri në vitin 2024 shifrës prej të paktën dy për qind të PBB të tyre për mbrojtjen.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kreu i Partisë Social Demokratike (SPD) Lars Klingbeil mbështesin si ai një objektiv shumë më të lartë të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes. “Ky është pozicioni im dhe i kancelarit dhe kryetarit të partisë,” tha Pistorius në kuadër të një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. Negociatat për këtë temë duhet të zhvillohen brenda koalicionit qeveritar në ditët dhe javët në vijim.

Marrëveshja pritet më e vona deri në korrik

Diskutimet po zhvillohen brenda NATO-s për objektivin e ardhshëm. Një marrëveshje duhet të arrihet më e vonta i në samitin e ardhshëm të rregullt. Ai do të organizohet në datat 11 dhe 12 korrik në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.

Një forcim i objektivit prej dy përqind do të kërkonte, aktualisht, një rritje të shpenzimeve gjermane të mbrojtjes me një shumë dyshifrore miliardash. Deri tani, Gjermania ka shpenzuar dukshëm më pak se dy përqind të PBB-së së saj për mbrojtje. Sipas shifrave publike, kohët e fundit pritej një shifër prej vetëm 1.44 përqind për vitin 2022 – bazuar në shpenzimet e mbrojtjes sipas standardeve të NATO-s prej 55.6 miliardë dollarësh.

I pyetur nëse deklaratat e tij korrespondojnë me qëndrimin gjerman për negociatat e NATO-s, Pistorius tha: “Ne jemi duke u konsultuar për këtë brenda qeverisë federale dhe sigurisht që do t’i përfundojmë konsultimet së shpejti”.

Bashkëpunim për mbrojtjen e krahut lindor

Në kuadër të takimit u mësua gjithashtu se Gjermania, Britania dhe Kanadaja synojnë një bashkëpunim më të ngushtë për të mbrojtur tre partnerët baltikë të NATO-s, Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë. Sipas Pistorius-it, për shembull, manovrat duhet të koordinohen më mirë me njëra-tjetrën. Koordinimi më i mirë ka edhe një efekt më të madh parandalues, shpjegoi politikani gjerman.

Sipas Pistorius-it, gjashtë vende ranë dakord të martën në mbrëmje për një dokument mbi këtë temë. Bëhet fjalë për mënyrën se si të mbrohen në mënyrë efektive shtetet baltike, një pjesë veçanërisht e ekspozuar e aleancës, tha ai.

Gjermania është, së bashku me Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, një nga vendet kryesore të NATO-s në krahun lindor. Bundeswehr-i është kryesisht i pranishëm në Lituani, ku gjithashtu udhëheq një grup luftimi shumëkombësh. /DW

The post “Kemi mbetur pas objektivit të NATO-s”, ministri gjerman i Mbrojtjes kërkon shpenzime më të mëdha të ushtarake appeared first on Albeu.com.

Askush më keq se Inter në Serie A, 16 gola të pësuar si mysafir në 7 ndeshje
Më keq se Spezia, Monza, Bologna apo Cremonese.

Një statistikë shqetësuese për zikaltërit ku skuadra e Simone Inzaghit rrjedh nga të gjitha anët. Golat e pësuar jashtë janë 16-të, të shpërndara në shtatë ndeshje.

Deri më sot, janë të dhënat më të këqija të kampionatit të Serie A, edhe me të njëjtin numër ndeshjesh, Spezia në shtatë ndeshje ka pësuar 15 gola dhe Cremonese 13 gola të pësuar në 7 ndeshje. Dhe ta mendosh se këto dy klube luftojnë për mbijetesë.

Inzaghi duhet të veprojë sa më shpejtë, për të mos parë një Inter të rrëzohet më keq se kaq./ h.ll/albeu.com

The post Askush më keq se Inter në Serie A, 16 gola të pësuar si mysafir në 7 ndeshje appeared first on Albeu.com.

Dështon mbrojtja kundërajrore e Rusisë, raketat godasin aeroportin e qytetit Belgorod
Mbrojtja kundërajrore ruse ka dështuar keq gjatë sulmeve në aeroportin e qytetit rus Belgorod. Pak çaste para se të goditej nga raketa, sistemi i mbrojtjes kundërajrore të Rusisë aktivizohet, por nuk arrin të ndalë raketën që e godet aeroportin.

Mjaftoi që kjo video të shpërndahet dhe më pas filloi satira në llogari të rusëve, ku sistemi i mbrojtjes kundërajrore nuk vërejti fare raketat që goditën objektivat.

Në anën tjetër është bërë e ditur se numri i ushtarëve rusë të vrarë në këtë sulm ka shkuar në 24, kurse gjatë mbrëmjes së kaluar ishte raportuar vetëm për 11.

Kjo nuk është hera e parë që armët ruse dështojnë, e në veçanti që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku ushtarëve rusë u janë parë pushkët automatike të ndryshkura, helmetat e vjetra dhe me vrima si dhe jelekët antiplumb të mbushur me gjak dhe që lehtë përshkohen nga plumbat.

Shumë ushtarë rusë janë ankuar për kushte të vështira dhe mungesë të pajisjeve, madje shumë prej tyre kanë publikuar video nga fushëbeteja për t’i mbështetur këto pretendime.

The post Dështon mbrojtja kundërajrore e Rusisë, raketat godasin aeroportin e qytetit Belgorod appeared first on Albeu.com.