mbledhja e dy qeverive Archives - Albeu.com

Mbledhja e radhës mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, zbulohet data dhe vendi
Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovë do të zhvillojnë takimin e radhës. Mësohet se takimi do të zhvillohet në qytetin e Gjakovës, më 14 qershor.

Është zgjedhur kjo datë sepse 14 qershori kremtohet nga gjakovarët si dita e çlirimit të qytetit historik dhe përkujtohet në kalendarin e kësaj treve për të nderuar kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën në luftën për çlirimin e Kosovës.

Në 14 qershor dy qeveritë do të ulen sërish përballë në takimin e tyre të nëntë në Gjakovë në përpjekje për të përparuar me bashkëpunimin mes dy shteteve të të njëjtës kombësi.

Që prej 11 Janarit 2014 kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim janë firmosur dhjetëra marrëveshje.

Arritjet më të rëndësishme janë ato të lirisë së lëvizjes në të dy anët e kufirit, në fushën e shkëmbimeve ekonomike, në fushën e energjisë elektrike, në mësimin e abetares së përbashkët, puna e përbashkët për Fjalorin Enciklopedik Shqiptar dhe për Historinë e Shqiptarëve, ndërsa në horizont mbetet sfida më e madhe ende e parealizuar, porti i ri detar i përbashkët që është planifikuar të ndërtohet në Porto Romano, një port për krejt hapësirën shqiptare në Ballkan dhe transporti hekurudhor mes Tiranës dhe Prishtinës.

The post Mbledhja e radhës mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, zbulohet data dhe vendi appeared first on Albeu.com.

Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe ministrat mbërrijnë në Mal të Zi, priten me ceremoni (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama dhe ministRAT  e kabinetit të qeverisë shqiptare kanë mbërritur në Mal të Zi, në kuadër të mbledhjes se dy qeverive që do të zhvillohet sot.

Ata janë pritur me ceremoni zyrtare nga krYeministri Dritan Avazoviç.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë sot mbledhjen e dytë të përbashkët të kabineteve qeveritare.

Mbledhja këtë herë do të zhvillohet në Podgoricë, ndërsa  e para është mbajtur në Shkodër, në korrik të vitit 2018.

Mbledhja në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Podgoricë pritet të zgjasë më shumë se dy orë dhe do të fokusohet te projektet që kanë rëndësi për të dyja vendet.

Në fund do të nënshkruhet deklarata e përbashkët, dhe ajo e marrëveshjes dypalëshe për ndërtimin e urës në lumin Buna./albeu.com/

The post Mbledhja e dy qeverive, Rama dhe ministrat mbërrijnë në Mal të Zi, priten me ceremoni (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kryeministri mori fjalën në Kuvend, Berisha flet njëkohësisht për mediat jashtë: Rama i ka futur thika pas shpinë Kosovës
Ndërsa në Kuvend po mbahet mbledhja e përbashkët midis Shqipërisë dhe Kosovës, Berisha ka dhënë një prononcim për mediat duke iu uruar shqiptarëve festat e Nëntorit. Lideri demokrat nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit teksa tha Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme.

“Ju uroj shqiptarëve sot, gëzuar përvjetorin e pavarësisë, shpreh dhe përulem me nderimin më të madh përpara Ismail Qemalit, Ibrahim Rugovës dhe burrave të mëdhenj të botës që bënë të pamundurën që Shqipëria dhe Kosovës të jenë dy vende të pavarura.

Një nderim i veçantë u përket atyre që derdhën gjak që sakrifikuan për lirinë dhe jetën që të jemi të pavarur. Asnjë komb nuk ka sakrifikuar për liri më shumë se shqiptarët. Nën udhëheqjen e komandantit Adem Jashari, shqiptarët kryen luftën e fundit në Europë dhe Kosova falë ndërhyrjes së NATO-s u bë e lirë.=

Por, sot nuk mund të mos ndalem të theksoj se aktualisht, në platformën e këtij parlamenti, po flet njëri nga dy armiqtë kryesorë të qenies së shqiptarëve që nga themelimi deri më sot, një nga armiqtë më kryesorë të Kosovës, njeriu i njohur botërisht si avokati më i shpifur i padronit të tij, Alekandër Vuçiç, njeriu që në vend që të bëjë avokatinë e Kosovës, të mbrojë interesat legjitime të saj, kalon nga samiti në samit duke lobuar për Vuçiçin dhe Rusinë e vogël në zemër të Ballkanit, Serbinë.

Edi Rama ka futur thika pas shpine ndaj Kosovës në mënyrë të vazhdueshme. Ai u përpoq të zhbëjë arritjet e saj, përfshirë këtu edhe skenarët për ndarjen e saj me Aleksandër Vuçiç. Për të justifikuar vasalitetin ndaj Vuçiçit, ai kërcënon me luftën e Vuçiçit.

Në të gjithë këto qëndrime, ai rezulton të jetë një antishqiptar i rrezikshëm për kombin shqiptar.”, tha Berisha.

The post Kryeministri mori fjalën në Kuvend, Berisha flet njëkohësisht për mediat jashtë: Rama i ka futur thika pas shpinë Kosovës appeared first on Albeu.com.

110 vjetori i Pavarësisë/ Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD braktisin seancën
Deputetët e PD, mbështetës të Berishës kanë braktisur sallën e parlamentit ku po mbahej mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve, kur kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën.

Ata kanë lënë sallën e parlamentit, teksa Berisha ka folur për mediat në të njëjtën kohë me Ramën jashtë sallës.

The post 110 vjetori i Pavarësisë/ Rama merr fjalën në Kuvend, deputetët e PD braktisin seancën appeared first on Albeu.com.

“Sot është mbledhur Kombi”, Alibeaj: Kemi mbështetur mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka marrë fjalën e tij në  mbledhjen mes dy kuvendeve Shqipëri – Kosovë, në kuadër të 110 vjetorin e Pavarësisë.

Alibeaj theksoi se PD ka mbështetur mbledhjet mes dy qeverive dhe nismave që ato kanë ndërmarrë.

Sa i përket Serbisë, ai tha se PD do ta shohë Serbinë vetëm më syrin e Kosovës, ndërsa shtoi se ata janë për paqe mes dy popujve dhe kanë mbështetjen për t’u zgjidhur me dialog.

Fjala e Alibeajt:

Kjo mbledhje është e veçantë, unike. Që nga Lidhja e Prizrenit, nuk ka patur përgjatë më shumë se një shekulli, një takim të tillë të përfaqësuesve të popullit shqiptar. Sot në këtë sallë është mbledhur kombi, nga Mitrovica deri në Konispol.

Sot ne jemi mbledhur në përkujtim te 28 nëntorit, ditës kur Ismail Qemali ngriti për herë të parë në Vlorë flamurin kuqezi dhe shpalli mëvetesinë e Shqipërisë, e asaj Shqipërie që mbeti nga orekset shoviniste të fqinjeve që coptuan gjysmën e territoreve etnike që coptuan kombin. Edhe kjo copë e Shqipërisë e shpëtuar nuk do të kishte ekzistuar nëse Kosova nuk do të ishte larë në gjak nga kryengritjet e lufta me armë e shqiptarëve në mbrojtje të kësaj lirie e mëvetësie.

Lufta e kryengritjet e Kosovës bënë të mundur të mbijetonte shteti i parë shqiptar në gjysmën e territoreve etnike. E kane festuar shqiptarët përgjatë gjithë historisë këtë ditë, dikush si ditë flamuri, dikush si ditë pavaresie. Por unë mendoj që cilësimin e plotë si ditë pavarësie 28 nentorit tonë, ia ka dhënë një ditë tjetër po aq madhore ne historinë tonë kombëtare, ai është 17 shkurti dita e pavarësisë së Kosovës. Përsa kohë Kosova ishte e shtypur, as Shqipëria nuk mund të ishte e lirë. E derisa Kosova nuk ishte e pavarur as Shqipëria nuk do të ishte e pavarur.

Vetë fakti që një takim i tillë i të gjithë përfaqësuesve të popullit shqiptar u bë i mundur vetëm pas më shumë se një shekulli është prova e qartë se sa e vështirë se me sa kundërshti, mund e sakrifice njerëzore ka qenë udhëtimi i shqiptarëve në mbrojtje të identitetit kombëtar.

Sot është dita për të përkujtuar e përulur me nderim të gjithë atyre që ia dedikuan mendjen, punën edhe jetën, lirisë e pavarësisë tonë.

Unë në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike ju uroj mirëseardhjen në Tiranë të gjithëve ju vëllezërve e motrave nga Kosova.

Partia Demokrarike që në ditën e parë të themelimit përgjatë gjithë jetës së saj, në situata ngritje apo rënie, në kushte mazhorance apo opozite e ka patur çështjen e Kosovës e të gjitha sfidat e saj, në qendër të vëmendjes dhe prioritet të angazhimit të saj.

Nuk ka asnjë sekret të pohojmë se qëndrimet tona në çështje të raporteve strategjike në politike të jashtme, percaktohen nga dy elemente që mbeten të palëvizshëm në çdo rrethanë, miqësia strategjike e pacenueshme me SHBA dhe interesi i Kosoves. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë akt, qëndrim e sjellje të PD, pa këto dy kolona të panegociueshme në politikën e jashtme.

Për historikun e këtij qëndrimi në raport me interesin e Kosovës do të duheshin orë të tëra ta përshkruanim, por më lejoni të sjell në vëmendje aktivitetin e angazhimin tonë ne kohëve të fundit.

Në çdo takim me partnerët tanë ndërkombëtarë në nivel institucional dhe ndërpartiak, Kosova, interesi i saj, konsolidimi e moscënimi i sovranitetit dhe integritetit të saj, ka qenë e mbetet kryefjala jonë.

Edhe pse në një mosdakordësi të plotë me qeverinë aktuale në Tiranë, PD ka votuar e mbështetur pa asnjë dilemë, çdo nisme që shkon në mbështetje apo me pjesmarrjen e Kosovës. Kemi mbështetur mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dhe kemi kërkuar që marrëveshjet të implementohen në terren në mënyrë aktive e të mos mbeten në letër.

E se fundmi përshëndetëm e mbështetëm me votë realizimin e një projekti madhor “Enciklopedia Shqiptare”, si bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë. Njëjtë kemi mbështetur e do të mbështesim çdo nisme që vjen në përafrimin dhe unifikimin e hapësirave ekonomike, kulturore dhe raportet mes dy vendeve tona.

Qëndrimi ynë i palekundur ka qenë e mbetet se çfarë është mirë për Kosovën, është mirë për Shqipërinë e nuk ka asgjë që bëhet mirë për Shqipërinë, nëse ajo po ashtu nuk i bën mirë Kosovës.

Partia Demokratike është e percakt3uar në qëndrimin se dhe një ndër çështjet më delikate në rajon, siç është ai i i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka të gjithë mbështetjen tonë për t’u zgjidhur ne dialog, por në ç’do rast ne, Partia Demokratike, do ta shohim Serbinë vetëm përmes syve të Kosovës. Ne jemi për paqen midis popullit serb e atij shqiptar, por të palekundur mendojmë se të drejtën e shpalljes së kësaj paqeje e ka Kosova e populli i saj.

Në mbështetje e në shërbim të të vërtetës historike të shqiptarëve në Kosovë, ne si PD, kemi depozituar në parlamentin e Shqipërisë, dhe jemi ende në pritje të shqyrtimit në seancë të Projekt-Rezolutes për të dënuar Genocidin Serb në Kosovë.

Kundërshtitë tona energjike ndaj një projekti si ish-minishengen apo Open Ballkan, i cili së fundmi edhe nga parlamenti evropian në dokumentin e strategjisë se zgjerimit u vlerësua me rezerva kundërshtuese, si i papërputhshëm me normat evropiane dhe që nuk garanton gjithëpërfshirje.

Kundërshtitë tona për këtë projekt kanë qenë mbi të gjitha, se Kosova kurrë nuk e pranoi, se ky ishte e mbetet një projekt që e fut çështjen e Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan në një rrugë të dyshimtë e të paqartë.

Nuk kemi ndalur e nuk do te ndalim duke punuar për pranimin e integrimin e Kosovës dhe në organizma rajonale si COSAP etj.

Partia Demokratike ka votuar pa asnjë dyshim e rezervë dhe projekt- rezoluten per te dënuar akuzat e raportit të Dick Marty kundër UÇK dhe luftës së Kosovës për liri. Ne do të japim çdo mbështetje që kjo betejë për pastërtinë e luftës së UÇK të bëhet deri në fund dhe me sukses.

Të dashur vëllezër e motra!

Ne e dimë se Kosova sot është përpara një sfide të vështirë dhe delikate në perpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe në konsolidimin e sovranitetit dhe të shtetësisë së saj.

Partia Demokratike mbështet pa rezervë institucionet e Kosovës, Presidenten, Kryeministrin, Parlamentin, të gjithë aktorët politikë të Kosoves, në këtë sfidë aspak të lehtë.

Ne ftojmë për unitet në këto çaste sfiduese. Unitet brenda Kosoves dhe unitet mbarëkombëtar në këtë betejë të fundit dhe përcaktuese për pavarësi e liri. Jetike për fatet e kësaj beteje është gjithashtu mbështetja e partneriteti i palëkundur me partnerët tanë strategjikë SHBA dhe BE.

Une e di të dashur vëllezër se në shpatullat tuaja qëndron në këtë betejë një peshë e rëndë, por dua nga kjo foltore tu them se ju nuk jeni vetëm e nuk do të jeni kurrë vetëm në betejën finale të kombit për liri e dinjitet.

Çfarë do të ndodhë e sido të jetë, unë dua t’ju jap fjalën e besën se Partia Demokratike do të jetë përherë në krah e në mbështetje pa kushte të vullnetit të popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj.

The post “Sot është mbledhur Kombi”, Alibeaj: Kemi mbështetur mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive appeared first on Albeu.com.

I bëri bashkë 28 Nëntori, Konjufca: Të jemi të bashkuar, Serbia po e lufton Kosovën nga brenda dhe nga jashtë
Kryetari i Parlamentit të Kosovës,  Glauk Konjufca u shpreh se 28 Nëntori i bëri tok dy vendet në Tiranë.

Konjufca shtoi se aq sa duhet të festojmë, nevojitet edhe reflektim për shkak të trazirave që po ndodhin nëpër botë, duke shtuar se Serbia nuk e fsheh qëllimin destabilizues.

Konjufca: Të dashur deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, i nderuar kryeministër Edi Rama e Albin Kurti, mysafir të nderuar zonja e zotërinj. Na ka bërë tok në Tiranë 28 nëntori, le t’i përshëndesim ngrohtësisht të gjithë shqiptarët nga këtu në të gjitha trevat, çdokund ku ata jetojnë.

Jemi këtu, jemi me ju, ju kemi në zemër, urime dita e flamurit. 28 nëntori mban aspiratat e përbashkëta dhe dashurinë e madhe për kombin tonë. Kjo ditë e ka krejt simbolikën e nevojshme për të mbajtur gjallë emocionet më të thella, gatishmërinë më të vendosur dhe kujtimet tona më të çmuara.

28 nëntori është i gjithë shqiptarëve. Historia jonë kombëtare është një substancë. Kur ecnim në tehun e hollë të ekzistencës na mbajti gjallë dashuria jonë për gjuhën shqipe dhe lidhja jonë e fortë. Dy ngjarje të rëndësishme e kanë hapur kapitullin e mundësive, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesit serbë. Orientimi gjeo-strategjik kombëtar është drejt BE-së, brenda NATO-s dhe me mbështetjen e Amerikës.

Aq sa duhet të festojmë, na nevojitet reflektim sepse bota sot po përballet me trazira. Serbia nuk e fsheh aspak qëllimin e saj destabilizues, na lufton nga brenda e jashtë prej diplomacisë e deri te krimet brenda vendit tonë. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria me Kosovën! Përkatësia më e fuqishme thoshte Sami Frashëri është kombëria, kjo na mban të sigurt! Rrnoftë Dita e Flamurit! Rrnoftë Shqypnia!/albeu.com

The post I bëri bashkë 28 Nëntori, Konjufca: Të jemi të bashkuar, Serbia po e lufton Kosovën nga brenda dhe nga jashtë appeared first on Albeu.com.

Rama mesazh kritikëve: Nuk kam interes të përfshihem në jetën politike të Kosovës
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp i është përgjigjur kritikeve duke thënë se me qeverinë Kurti ka pasur bashkëpunim në shkallë më të gjerë dhe zbatim më të madh të marrëveshjeve. Më tej tha se është fakt dhe jo spekulim. Më pas tha se nuk është i interesuar të përfshihet në jetën politike të Kosovës.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1941491359378077

“Kam dhe një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur të pinës mes dy qeverive. Me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të marrëveshjeve. Ky është fakt, jo spekulim politik. Nuk jam i interesuar të përfshihen në jetën politike të Kosovës. Kemi ekspozuar një projekt, më ambiciozin, që është porti i ri i Durrësit dhe Porti i thatë i Prishtinës. Një projekt i cili jo vetëm që transformon të gjithë infrastrukturën e marrëdhënieve tregtarë mes dy vendeve dhe nxit ekonominë, por na vendos në qendër të një graviteti rajonal dhe e kthen  Durrësin një nga portat më strategjike dhe ekonomike të Mesdheut. Nuk kemi thjesht ekspozuar një video, por kemi firmosur bashkërisht financimin e studimit te fizibilitetit”, tha Rama./albeu.com

The post Rama mesazh kritikëve: Nuk kam interes të përfshihem në jetën politike të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Rama i bën një propozim, Kurti e injoron: Jemi gjysmë ore me vonesë, duhet të nxitojmë
Ka përfunduar mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, teksa tashmë ministrat pritet që të firmosin marrëveshjet.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri shqiptar, Edi Rama, kërkoi që të botohet një revistë e përvitshme, ku të jepen të gjitha informacionet mbi arritjet e përbashkëta.

Por këtë propozim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka injoruar duke u shprehur se janë gjysmë ore me vonesë dhe se duhet të nxitojnë për firmosjen e marrëveshjeve dhe për drekën.

Rama: Të gjithë ata që duan të marrin informacion të detajuar, që ne nuk mund ta japim dot, ta kenë një pikë referimi dhe kështu ne krijojmë edhe një revistë të përbashkët, të përvitshme, me gjithë ecurinë e marrëveshjeve dhe me gjithë ecurinë e bashkëpunimit mes dy qeverive, dhe gjithë volumin e angazhimit mes dy vendeve. Në këtë mënyrë, e kemi revistën si fletore zyrtare të punëve të përbashkëta të dy qeverive. Nëse Albini e aprovon, ne mund ta bëjmë dhe mund të kemi një botim dinjitoz, ku ta ndajmë me publikun e gjerë dhe ata që analizojnë e komentojnë punët tona, se cilët janë faktet e bashkëpunimit.

Albin Kurti: I dashur Edi, unë ju falënderoj të gjithëve nga zemra për punën e deritanishme dhe prezantimet që bëtë sot. Më 10 qershor të këtij viti, kur ishim në Prizren, e diskutuam mbledhjen e përbashkët në Vlorë, dhe e di që kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, është dakord, dhe tani më duhet të pyes dhe kryetarin e Kuvendit tim, dhe besoj që do të jemi të gjithë bashkë më 28 nëntor. Përveçse një shekull, jemi gjysmë ore me vonesë, ndaj duhet të nxitojmë për te nënshkrimi i marrëveshjeve e më pas për te dreka./albeu.com

The post Rama i bën një propozim, Kurti e injoron: Jemi gjysmë ore me vonesë, duhet të nxitojmë appeared first on Albeu.com.

Grupe të përbashkëta pune Shqipëri-Kosovë për bashkim doganor, Ibrahimaj: Tejkalojmë sfidat
Në mbledhjen e tetë të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë u propozua ngritja e grupeve të përbashkëta të punës për studimin, vlerësimin dhe hartimin e projekt marrëveshjes për bashkimin doganor. Ky është qëllimi i dy qeverive. Me një marrëveshje që firmoset sot ngrihet një grup pune që do të bëjë gati planin.

Ministri i Financave së Kosovës, Hekuran Murati, u shpreh se memorandumi për ngritjen e një grupi pune është hapi i parë konkret në drejtim të një bashkimi doganor.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/862143871842961

Murati: Ky memorandum definon qartë grupet punuse nga të dyja anët të cilat do  të punojnë ngushtë, si rrjedhojë e bashkimit doganor dalin disa përfitime  siç është shfrytëzimi i kohës në mënyrë efektive dhe zvogëlimi i kohës së pritjes për maune, studimi do të prezantohet në nëntor dhe do të ofrojë një pasqyrë të qartë  për hapat për realizimin e kësaj objektive.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se takimi mes dy qeverise ka mundësuar bashkëpunimin më të ngushtë.

Ibrahimaj: Kemi shumë sfida të përbashkëta të cilat jam e bindur se do arrijmë t’i tejkalojmë. Ne do të nënshkruajmë sot bashkëpunimin që do t’i hapë rrugën bashkimit doganor. Është një fjalë e bukur, por do shumë punë. Do ngremë dy grupe teknike të cilat do punojnë intensivisht dhe shpresojmë se para mbledhjes së ardhshme të na japin një dokument që do realizojë bashkimin doganor, i shumëpritur ndërmjet dy vendeve tona. Nga ana tjetër qeveria jonë ka marrë përsipër angazhimin që të zerojë tarifat doganore. Shpreh keqardhjen qe sot nuk arritëm në nënshkruanim marrëveshjen për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar.”/albeu.com

The post Grupe të përbashkëta pune Shqipëri-Kosovë për bashkim doganor, Ibrahimaj: Tejkalojmë sfidat appeared first on Albeu.com.

“Se kjo fjalia më fut ankthin… “ Rama ironi me ministrin e Kosovës: A mund t’ia kurseni qytetarit “mirëseardhjen” në kufi?
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e dy qeverive në Prishtinë ka folur më shumë me batuta e ironi. Këtë e bëri dhe me ministrin e Brendshëm të Kosovës, i cili ndërsa tha se do të ketë lehtësim procedurash në kufi. Rama i kërkoi të sqarohej se çfarë nënkupton me lehtësim procedurash se kjo fjali i fuste të dridhurat.

Ministri i Kosovës: Policia e Kosovës dhe Shqipërisë gëzojnë bashkëpunim të mirë. Në kuadër të kësaj sot do nënshkruajmë marrëveshjen që do lehtësojë kalimin kufitar.

Rama: A mund të bëj një pyetje unë, se kjo fjalia “do kemi disa lehtësira” më fut ankthin, se imagjinoj veten duke pritur në makinë lehtësirat… mund ta dimë si do kalohet në kufi në Korrik dhe Gusht? Ca janë këto disa lehtësira? Së bëhet fjalë që kur shkon njeriu për plazh mos ketë pengesa, ca do me thënë kjo tani?

Ministri: Nëse mundem, kur isha para disa ditësh në Shqipëri, polici kufitar në Vërrmicë më uroi rrugë të mbarë…

Rama: A mund t’ia kurseni dhe këtë urim udhëtarëve?! Ata kur kalojnë mos kenë fare polic aty, por të ketë ndalime të rastësishme? Mund të ndodhë kjo? Apo duhet patjetër një polic që t’i thonë mirëserdhët?

Ministri: Atë e mundëson vetëm protokolli.

Rama: Shpresojmë të jetë i fundit ky protokoll, dhe në korrik qytetarët të futen pa ua uruar polici mirëseardhjen…

The post “Se kjo fjalia më fut ankthin… “ Rama ironi me ministrin e Kosovës: A mund t’ia kurseni qytetarit “mirëseardhjen” në kufi? appeared first on Albeu.com.