Matthew Palmer Archives - Albeu.com

Kurti takon përfaqësuesit e lartë të SHBA-së, diskutojnë për dialogun
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, krahas pjesëmarrjes në diskutim në panelin e “Forumi i Prespës për Dialog”, ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të rajonit, dhe përfaqësues të lartë nga Evropa dhe SHBA-të.

Gjatë ditës, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Kryeministri Kurti u takua me Ndihmëssekretarin e shtetit të ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer.

Kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla janë takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me të cilin kanë diskutuar për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe nisjen e procesit të ri të dialogut.

Po ashtu, kryeministri Kurti pati takim të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi.

Takime të ndara, pati edhe me eurodeputeten sllovene, Tanja Fajon, ish-eurodeputetin gjerman nga Partia Socialdemokrate, Knut Feckeinstein si dhe profesorin e Universitetit “John Hopkins”, Eduard Joseph.

The post Kurti takon përfaqësuesit e lartë të SHBA-së, diskutojnë për dialogun appeared first on Albeu.com.

Palmer: Kurti dhe Vuçiç mund të nënshkruajnë marrëveshje këtë vit
Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer mendon se është absolutisht e mundur që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti të nënshkruajnë një marrëveshje midis Prishtinës e Beogradit këtë vit.

“Mendojë se është absolutisht e mundur. Por kjo me të vërtetë varet nga ata dhe ajo që ne dëshirojmë është t’i inkurajojmë ata që të përfshihen. Si Vuçiç ashtu edhe Kurti kanë mbështetje të fortë politike, janë në pozicion që seriozisht të përfshihen në gjithë procesin, të identifikojnë çështje për të cilat mund të arrihet marrëveshje dhe të ndihmojnë që i gjithë procesi të shkojë përpara” është shprehur Palmer.

Zv.ndihmës Sekretari i Shtetit gjithashu tha se ai mendon se Prishtina nuk është e gatshme të negociojë për kufijtë dhe territoret, por se sipas tij ka çështje shumë më produktive për bisedime në këtë moment.

“Këtu janë për shembull personat e zhdukur, është një çështje rreth së cilës palët mund të arrijnë një marrëveshje” tha Palmer./albeu.com

The post Palmer: Kurti dhe Vuçiç mund të nënshkruajnë marrëveshje këtë vit appeared first on Albeu.com.

Pas Prishtinës, Palmer dhe Lajçak me mision në Beograd: Njihen me kërkesat e Serbisë
Qeveria e Serbisë e ka në fokus dialogun me Kosovën, por kërkon zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur më parë. Kështu thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Qeveria e Serbisë, pas takimit të kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe Zëvendësndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer.

Të dërguarit e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mirosllav Lajçak dhe Matthew Palmer, do të takohen me krerët më të lartë shtetërorë të Serbisë më 3 qershor në Beograd.

Në fokus të takimeve të tyre në Beograd, por edhe në Prishtinë, kanë qenë përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në muajin qershor në Bruksel, ku pritet të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas njoftimeve, Lajçak dhe Palmer nuk do t’iu drejtohen mediave në ditën e parë të vizitës së tyre në Beograd, por informacionet dhe njoftimet u përcollën nga institucionet serbe.

Një deklaratën e Qeverisë serbe është thënë se kryeministrja Bërnabiq ka deklaruar gjatë bisedës se është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, para së gjithash ajo për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Beogradi ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij dhe ne presim ta shohim atë nga pala tjetër, në mënyrë që dialogu të ketë kuptim. Njëra prej tyre është çështja e gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar në zgjidhjen e plotë të kësaj çështjeje”, ka thënë Bërnabiq.

Sipas deklaratës, Palmer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rolin e të dërguarit special Mirosllav Lajçak në këtë proces, si dhe ka vlerësuar “fokusin e Beogradit dhe presidentit Aleksandar Vuçiç në bisedimet me Prishtinën”.

Zyrtarin e lartë amerikan e ka pritur edhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme ka thënë se “dialogu është rruga e vetme për të arritur një marrëveshje mes dy palëve”.

Sipas deklaratës, Selakoviq gjithashtu ka vënë në dukje se Marrëveshja e Uashingtonit shërben si plotësuese e veprimtarive të BE-së dhe se është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike është nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në shtator të vitit 2020 në Uashington, me ndërmjetësimin e presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

“Selakoviq ka shprehur shqetësim edhe në lidhje me sulmet e shpeshta fizike ndaj objekteve të Kishës Ortodokse Serbe në periudhën e kaluar si dhe ka rikujtuar se manastiri i Deçanit është përfshirë në listën e shtatë monumenteve kulturore më të rrezikuara në Evropë nga organizata Europa Nostra”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Kurti ka thënë të mërkurën në Prishtinë se takimi në Bruksel “nuk është takim i vazhdimit te dialogut, por është takimi i parë që pritet ta kem me presidentin e Serbisë, me të cilin nuk jam takuar asnjëherë në jetë”, pos në tryeza e konferenca.

“Pra ky është takim i parë, dhe aty do të shohim se çfarë mund të jetë kapitulli i ardhshëm i dialogut. Është takim për dialogun e ardhshëm, por nuk është vazhdim i dialogut të mëhershëm”.

I pyetur nga gazetarët më 1 qershor për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë asociacion një-etnik në Kosovë.

“Se çfarë do të ndodhë me Asociacionin e ka thënë edhe peticioni i qytetarëve, edhe veprimet e atëhershme opozitare, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik. Pra, është e domosdoshme t’i integrojmë të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”, ka deklaruar ai.

Deklarimet rreth Asociacionit

Vuçiç ka thënë edhe se nuk pret që në takimin me kryeministrin e Kosovës, Kurti – i cili do të duhej të mbahej në qershor në Bruksel – t’i kërkohet ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Nëse ai (Kurti) thotë se nuk dëshiron të flasë për Asociacionin e komunave serbe, por që ne ta njohim Kosovën, atëherë ai nuk ka pse të vijë. Dhe nëse ata presin që unë ta bëj atë, atëherë ata as nuk kanë nevojë që të më ftojnë”, ka deklaruar presidenti serb.

Vuçiç ka thënë se ai nuk e ka problem të diskutojë rreth të gjitha çështjeve tjera të rëndësishme, siç është problemi i të zhdukurve ose bashkëpunimi në fusha të tjera.

Kur u arrit marrëveshja për Asociacionin?

Në prill të vitit 2013, Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, patën arritur Marrëveshjen e parë të Brukselit, ku në bazë të kësaj marrëveshjeje parashihej edhe krijimi i një Asociacioni/Bashkësie të komunave me shumicë serbe.

Asociacioni serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë, të cilat janë Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Siç parashikohet me marrëveshjet përkatëse, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të atyre komunave, në veçanti në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë./ REL

The post Pas Prishtinës, Palmer dhe Lajçak me mision në Beograd: Njihen me kërkesat e Serbisë appeared first on Albeu.com.

Palmer: Dialogu Kosovë-Serbi çështje urgjente, marrëveshja të arrihet sa më shpejt
Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer është shprehur se SHBA dhe BE e konsiderojnë urgjente finalizimin e një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për mediat kosovare, Palmer deklaroi se synohet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

“Synimi ynë është që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që garanton njohjen reciproke mes dy vendeve. Ju takon dy palëve që të caktojnë temat për të cilat duhet të flasin në këtë takim. Gjatë këtij muaji pritet takimi mes Kurtit e Vuçiçit, shpresojmë që të dy anët të punojnë me përfaqësuesin e BE-së, se si duhet t’i qasen çështjeve që duan t’i arrijnë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera në intervistën e tij Palmer, ka theksuar nevojën e arritjes së marrëveshjes në një periudhë sa më të afërt.

“Ne dhe Bashkimi Evropian ndjejmë një lloj urgjence për këtë proces dhe do të dëshironim që palët të ecin përpara shpejt. Palët të pranojnë që koha është e çmuar, të arrihet një marrëveshje sa më shpejt që është e mundur”, është shprehur ndër të tjera Palmer.

Gjithashtu vlen të theksohet se Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga e hëna kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, ku janë takuar me krerët e shtetit dhe krerët e partive opozitare.

Nga Kosova, Palmer e Lajçak pritet që të udhëtojnë për në Serbi, ku të enjten do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

The post Palmer: Dialogu Kosovë-Serbi çështje urgjente, marrëveshja të arrihet sa më shpejt appeared first on Albeu.com.

“S’jemi palë, por partner!” Palmer: SHBA mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi
Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mattheë Palmer, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë tha se SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se në dialog, SHBA nuk është palë, por partner që ka synim avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

“ShBA- ja e mbështetë fuqishëm dialogun. Ne nuk jemi palë më dialog po partnerë duke punuar edhe me Beogradin edhe me Prishtinën. Bashkë do të mbështesim dhe avancojmë qëllimin e avancimit të tyre. Pres të punoj me Miron dhe ekipin e tij për të çuar para procesin dhe për të arritur procesin për progresin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Plamer./albeu.com

The post “S’jemi palë, por partner!” Palmer: SHBA mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi appeared first on Albeu.com.

Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak shkojnë bashkë te Vjosa Osmani (FOTO LAJM)
I dërgfuari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë shkuar së bashku në Presidencë, ku janë pritur nga presidentja Vjosa Osmani.

Palmer dhe Lajçak paraprakisht janë takuar me krerët e opozitës.

Ata do të qëndrojnë për dy ditë në Kosovë, ndërsa nesër do ta mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

The post Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak shkojnë bashkë te Vjosa Osmani (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Berisha pas deklaratës së Palmer: Të paraqesë provën më të vogël
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e DASH për ta shpallur  person non grata nga SHBA.

Berisha tha se vendimi i DASH ka qenë i papritur, teksa thotë se para dy vitesh është folur se do të futej në listën e zezë për shkak se kundërshtonte ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Berisha sfidoi dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer, duke thënë se ai duhet të faktoj me prova akuzat ndaj tij, para se të bëjë deklarata.

A ishte i papritur për ju ky vendim?

“Po, unë e mora vesh, ma dërgoi dikush twitterin e tij. Para dy vitesh ka qenë se këtë do e shpallim në listën e zezë, non grata se unë kundërshtoja ndryshimin e kufijve të Kosovës. Nuk e kam nga burimet amerikane por nga burimet më të larta shqiptare. Për kundërshtimit tim haptaz për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Njerëzisht do i kërkoja Palmer që të paraqes provën më të vogël. Në qoftë se mendon se me deklarata mund të argumentosh atë që mendon është e pamundur.

The post Berisha pas deklaratës së Palmer: Të paraqesë provën më të vogël appeared first on Albeu.com.

“I vunë vizën” Berishës, Palmer: Berisha abuzoi, pasuroi veten dhe aleatët
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se përcaktimi i figurave të huaja publikisht nga Sekretari i Shtetit për përfshirje në korrupsion është një prej mjeteve që përdorin Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsonin. I pyetur në lidhje me kohën e daljes së njoftimit për ish Presidentin Sali Berisha, zoti Palmer tha se koha nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë.

“Nuk do t’i kushtoja rëndësi momentit kohor, por ajo që ka rëndësi është serioziteti me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara çështjen e korrupsionit publik. Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumenta që kemi të disponueshme, përfshirë sanksione sipas nevojës, me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit publik dhe për t’u siguruar se ka llogaridhënie për ata që abuzojnë me besimin e publikut“, tha zoti Palmer.

“Zoti Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit. Shtetet e Bashkuara e marrin çështjen e korrupsionit publik shumë seriozisht”, shtoi zoti Palmer.

“Ky është një ndër instrumentat që ne kemi për të luftuar korrupsionin publik. Ne i qëndrojmë në krah popullit shqiptar kundër korrupsionit publik dhe përcaktimi i zotit Berisha, që e bën atë të pakualifikuar për një vizë për në Shtetet e Bashkuara, i bën anëtarët e afërm të familjes së tij të pakualifikuar për viza drejt Shteteve të Bashkuara, është një dëshmi e këtij angazhimi”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit./ VOA/

The post “I vunë vizën” Berishës, Palmer: Berisha abuzoi, pasuroi veten dhe aleatët appeared first on Albeu.com.

Habit zyrtari i lartë amerikan: Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Metën!
Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve parlamentare, zyrtari i lartë i SHBA foli edhe për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta.

Palmer habiti kur deklaroi se me presidentin Meta ka një marrëdhënie të shkëlqyer duke deklaruar se asnjëri nuk mban anë politike.

“Me Ilir Metën kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale. Flasim hapur. SHBA është në të njëjtën anë, është me Shqipërinë. Ne nuk mbajmë anë të asnjë pale politike” tha ai.

Rikujtojmë se Presidenti Meta nuk i ka kursyer sulmet ndaj ndërkombëtarëve në Shqipëri. /albeu.com/

The post Habit zyrtari i lartë amerikan: Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Metën! appeared first on Albeu.com.

19 ditë larg zgjedhjeve Palmer bën bashkë Metën, Ramën dhe Bashën
Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer, do të zhvillojë këtë të martë një takim virtual me aktorët politikë në Shqipëri

Sipas njoftimit nga vetë ambasada në fokus të bisedës  do të jenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, si dhe Reforma në Drejtësi.

Gjatë kësaj vizite, Palmer do të takohet me zyrtarët më të lartë të politikës shqiptare, si kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha, si dhe me ata që ambasada i cilëson “kampionët e reformës në drejtësi”.

“Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shkruan Ambasada.

Ky takim ven në kuadër të reformës zgjedhore, pikërisht 19 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

The post 19 ditë larg zgjedhjeve Palmer bën bashkë Metën, Ramën dhe Bashën appeared first on Albeu.com.