mars Archives - Albeu.com

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025/ Renditja sipas profesioneve
Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie të lehtë në krahasim me fundin e 2024-s kur arriti rekordin e 83.4 mijë lekëve.

Kjo tendencë rënëse në tremujorin e parë është sezonale, teksa në fund të vitit pagat janë gjithnjë e më të larta si rrjedhojë e shpërblimeve të fundvitit.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat vijojnë rritjen dyshifrore.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve

Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit

o Informacioni dhe komunikacioni

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale: +16,7%

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Industria: +5,2%

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)

Rritja më e madhe e pagës, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%

Rritja më e vogël, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3%

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta./Monitor

The post INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025/ Renditja sipas profesioneve appeared first on Albeu.com.

‘Jeta në tokë do të zhduket’, Elon Musk: Dua të vd*s në Mars
Elon Musk, themeluesi i SpaceX dhe Tesla, ka bërë një tjetër deklaratë të çuditshme, duke shprehur dëshirën e tij të vdesë në Mars.

Ai e bëri këtë koment për herë të parë në vitin 2013 gjatë një eventi në South by Southëest dhe, më shumë se një dekadë më vonë, ai është ende i vendosur për këtë qëllim.

Musk, i njohur për idetë e tij të guximshme dhe vizionin afatgjatë, ka shpalosur më tej mendimet e tij mbi të ardhmen e njerëzimit dhe udhëtimin në hapësirë.

Ai shpjegoi se dielli është duke u zgjeruar dhe se pas disa qindra milionë vjetësh, Toka do të bëhet e pabanuar.

Sipas tij, udhëtimi në hapësirë është një nga mënyrat kryesore për të siguruar mbijetesën e njerëzimit.

“Dielli po zgjerohet gradualisht dhe, pas 500 milionë vjetësh, mundësisht një miliardë, oqeanet do të vlojnë dhe nuk do të ketë jetë të rëndësishmenë Tokë.

Ndoshta disa bakterie që mund të mbijetojnë në temperatura shumë të larta, por asgjë që mund të ndërtojë raketa,” tha Musk.

Sipas tij udhëtimi në hapësirë është zgjidhja që do të shpëtojë njerëzimin.

The post ‘Jeta në tokë do të zhduket’, Elon Musk: Dua të vd*s në Mars appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama zbulon se kur do hapet tuneli i Murrizit
Gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek Rruga e Arbrit, ku pohoi se do të përfundojë në muajin mars.

Ai theksoi se punimet në Tunelin e Murrizit po shkojnë drejt fundit, ndërsa shtoi se gjeologjia e vështirë krijoi vonesa të shumta.

“Ndodh që nganjëherë të marrim më shumë kohë seç është parashikuar, si për shembull Rruga e Arbrit, por jo për shkak se i lëmë gjë mangët punës, por se të papriturat edhe ndodhin.

Gjeologjia e tunelit të Murrizit doli shumë më e ndërlikuar se ishte parashikuar nga studimet dhe jemi në kushtet kur po shkojmë drejt përfundimit pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë pjesëve të tunelit.

Besoj shumë se më në fund në mars do ta heqim edhe këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin, por bashkë me pranverën do dalë dhe shpirti i keq nga tuneli dhe dibranët do shkojnë e vijnë me rrugën e hapur”, tha ai.

The post Kryeministri Rama zbulon se kur do hapet tuneli i Murrizit appeared first on Albeu.com.

Imazhe spektakolare nga Marsi, sipërfaqja e planetit me kanione të thella (VIDEO)
Agjensia Hapësinore Evropiane ka realizuar një video mbi planetin e kuq falë të dhënave të mbledhura nga kamera e sondës “Mars Express” që qëndron në orbitë prej 20 vitesh.

Imazhet tregojnë sipërfaqen e Marsit, e shënuar nga kanione të thella dhe paralele, që duken si gërvishtje. Janë struktura gjeologjike të gjatë qindra kilometra dhe të thella qindra metra, janë krijuar pas përplasjes së një meteoriti të madh që rreth 4 mld vite më parë krijoi kraterin Isidis Planitia, i gjerë 1900 km.

Këto fraktura njihen me emrin Nili Fossae dhe prej kohësh janë nën studim për sasinë e madhe dhe diversitetin e larmishëm të mineraleve, që krijohen në prani të ujit, duke konfirmuar praninë e tij në të kaluarën e planetit Mars.

Pjesa me e madhe është krijuar 3.5 mld vjet më parë, kur uji në planetin e kuq ishte i bollshëm jo vetëm në sipërfaqe, por edhe në thellësi, duke krijuar flukse idrotermale të nëndheshme dhe me temperaturë të larta, si pasojë e pranisë e vullkaneve antike.

The post Imazhe spektakolare nga Marsi, sipërfaqja e planetit me kanione të thella (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ngadalësohet rritja e të ardhurave buxhetore në mars, efekti nga tatimfitimi
Ritmet e rritjes së të ardhurave buxhetore u ngadalësuan në tremujorin e parë të vitit, si rrjedhojë e ecurisë së dobët të muajit mars. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave bënë të ditur se për 3-mujorin, buxheti arkëtoi gjithsej 163.8 miliardë lekë, me rritje 4.9% me bazë vjetore, nga 7.1% që ishte zgjerimi për 2-mujorin. Në muajin mars, të ardhurat u rritën me vetëm 0.9%, ndërkohë që inflacioni ishte 2.3%. Janari kishte nisur mbarë me një shtim të arkëtimesh prej 8.3%, në krahasim me janarin e një viti më parë, ndërsa në shkurt rritja ishte 6.2% me bazë vjetore.

Ndikimin në mars e ka dhënë ulja e ndihmave, por dhe rënia e të ardhurave nga tatim fitimi. Sipas të dhënave nga financat, të ardhurat nga tatim fitimi ranë me 13.7% për 3-mujorin, ndërkohë që në dy muajt e parë të vitit ky zë kishte qenë me rritje. Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore (+5.5 miliardë lekë), TVSH (+4.6 miliardë lekë), tatimi mbi të ardhurat personale (+2 miliardë lekë) vijojnë të mbajnë peshën kryesore në rritjen e të ardhurave buxhetore. Për 3-mujorin, edhe doganat i janë kthyer tendencës pozitive (+2.2 miliardë lekë), ndryshe nga viti i kaluar kur u ndikuan nga rënia e çmimeve të produkteve të importuara.

Ministria e Financave bëri të ditur se shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 3-mujore të vitit 2024, arritën në rreth 130.4 miliardë lekë, me një realizim në masën 96% të planit të së njëjtës periudhë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 4.1% më të larta, ose 5.1 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit në periudhën 3-mujore të vitit 2024 rezultoi në rreth 33.3 miliardë lekë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për 3-mujorin 2024

Të ardhurat totale, për periudhën 3-mujore arritën në rreth 163.8 miliardë lekë ose 105.1% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën 7.64 miliardë lekë më shumë, ose 4.9% më shumë se tre-mujori i vitit 2023. Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT) arritën në 149.4 miliardë lekë, 12.6 miliardë ose 9.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, si dhe 1.4 miliardë ose 0.9% më shumë se plani 3-mujor për vitin 2024.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) arritën në 50 miliardë lekë, 2.2 miliardë lekë ose 4.7% më shumë se 3 mujori 2023, si dhe 423 milionë lekë ose 0.8% më pak se plani i të ardhurave doganore për 3-mujorin e vitit 2024.

Të ardhurat nga TVSH në import për 3-mujorin rezultojnë 34.3 miliardë lekë, 1.3 miliardë lekë ose 4% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 735 milionë ose 2.1% më pak se plani për 3 mujorin 2024.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 13.1 miliardë lekë, 1 miliardë lekë ose 8.3% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 329 milionë lekë ose 2.6% më shumë se plani i akcizës për 3 mujorin 2024.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 722 milionë lekë, 105 milionë ose 12.7% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 91.7% kundrejt planit për 3-mujorin 2024.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 2 miliardë lekë, 10 milionë lekë ose 0.5% më shumë se 3 mujori 2023, si dhe realizim në masën 102.5% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 3 mujorin 2024 arritën në 99.4 miliardë lekë, 10.4 miliardë ose 11.7% më shumë se 3 mujori i vitit të kaluar, si dhe 1.8 miliardë lekë, ose 1.9% më shumë se plani i 3 mujorit 2024.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 17.5 miliardë lekë, 4.6 miliardë ose 35.3% më shumë se 3 mujori 2023, si dhe 447 milionë ose 2.6% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 3 mujorin 2024. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 18.7 miliardë lekë, 3 miliardë lekë, ose 13.7% më pak se 3 mujori 2023, si dhe 363 milionë lekë ose 2% më shumë se plani i 3 mujorit të vitit 2024.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 15.3 miliardë lekë, 2 miliardë lekë ose 15.5% më shumë se 3 mujori 2023, si dhe 131 milionë ose 0.9% më shumë se plani i 3 mujorit 2024.

Taksat nacionale për periudhën 3 mujore 2024 arritën në 10.3 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 13.2% më shumë se 3 mujori 2023, si dhe 11 milionë lekë ose 0.1% më shumë se plani për 3 mujorin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 37.6 miliardë lekë, 5.5 miliardë lekë ose 17.2% më shumë se 3 mujori 2023, si dhe realizim 102.4% të planit për 3 mujorin 2024.

Shpenzimet e përgjithshme publike për periudhën 3 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 130.4 miliardë lekë me një realizim në masën 96 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 4.1 për qind më i lartë ose rreth 5.1 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 3 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 17.7 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 17.5 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).

Shpenzimet korente për periudhën 3 mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 125.5 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 11.6 për qind më i lartë ose rreth 13 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit në periudhën 3 mujore të vitit 2024 rezultoi në rreth 33.4 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i suficitit ka rezultuar 8.1 për qind më i lartë ose rreth 2.5 miliardë lekë më shumë./ Monitor

The post Ngadalësohet rritja e të ardhurave buxhetore në mars, efekti nga tatimfitimi appeared first on Albeu.com.

Tre serialet e reja për fuqinë femërore që do të publikohen në Mars
Tre sugjerime që meritojnë vëmendje të veçantë, si falë premisave të çdo produksioni, ashtu edhe falë protagonistëve dinamikë dhe roleve të tyre mjaft interesante.

“The Regime”

Kemi dëgjuar shumë për këtë prodhim dhe presim të shohim edhe më shumë. Seriali me gjashtë episode ndjek jetën e kancelares Elena Vernham, e cila drejton një vend evropian që në fakt nuk ekziston, por duket se kombinon elementë nga lloje të ndryshme regjimesh totalitare. Sigurisht që populli vuan nga mënyra se si qeverisin kancelarja dhe ministrat e saj, ndërsa gjërat do të përkeqësohen kur një ushtar jashtëzakonisht i dhunshëm të hyjë në jetën e kancelares. Kate Winslet ka marrë rolin kryesor. Episodi i parë i serialit vjen më 3 mars.

“The Girls on The Bus”

Katër gazetarë mbulojnë një fushatë presidenciale: Secili ka një mënyrë jetese, dëshira dhe synime të ndryshme, por ata janë bërë një ekip falë përvojave dhe situatave të përbashkëta që jetojnë çdo ditë në kontekstin e fushatës. Seriali me protagonistë Melissa Benoist, Carla Gugino, Natasha Behnam dhe Christina Elmore bazohet në librin  Chasing Hilary i cili u botua në vitin 2018.  Seriali me 10 episode, i cili është gjithashtu në kohë për shkak të zgjedhjeve presidenciale amerikane, do të shfaqet premierë më 14 mars.

“Palm Royale”

Kristen Wiig luan në komedinë e re të Apple TV , e cila do të shfaqet premierë më 20 mars dhe është pikërisht ajo që na nevojitet për të nisur një pranverë të bukur televizive. Maxine është një grua dinamike që nuk dëshiron më të jetojë në varfëri dhe errësirë. Kështu, ajo ia del mbanë dhe i bashkohet një grupi zonjash të pasura që pushojnë në Palm Royal Club në fund të viteve 1960. Së shpejti Maxine do të kuptojë se pas pasurisë, veshjeve të bukura dhe festave qëndron një grup grash të vendosura që t’ia bëjnë jetën të vështirë. A do t’ia dalin? Në serial luajnë  Laura Dern, Allison Janney, Ricky Martin dhe Carol Burnet.

The post Tre serialet e reja për fuqinë femërore që do të publikohen në Mars appeared first on Albeu.com.

Katër shenjat e horoskopit që do ta nisin muajin Mars me këmbë të mbarë
Astrologët thonë se Dashi, Shigjetari, Akrepi dhe Peshqit do të jenë me fat në mars. Ata do të jenë në gjendje të realizojnë qëllimet më të rëndësishme dhe t’i afrohen realizimit të ëndrrave të tyre të përjetshme.

Dashi

Fillimi i marsit do të sjellë një përparim në karrierë. Do të ketë negociata të suksesshme, takime të rëndësishme dhe oferta premtuese. Megjithatë, keqbërësit dhe njerëzit ziliqarë mund të fillojnë të vendosin shkopinj në rrotat tuaja. Mundohuni të shmangni ndikimet negative. Qëndroni larg situatave konfliktuale në punë.

Ju merrni mesazhe të rëndësishme nga universi përmes intuitës suaj, ndaj besoni. Është intuita ajo që do t’ju çojë në rrugën e gëzimit dhe do t’ju ndihmojë të shmangni vështirësitë dhe pengesat. Do të vijnë realizime fatale që do të kenë një ndikim të madh në të ardhmen tuaj të afërt.

Shigjetari

Do të keni një burim të fortë dhe të qëndrueshëm energjie. Astrologët ju këshillojnë të filloni të planifikoni, të shikoni jetën tuaj në mënyrë holistike dhe të mbani një ditar ku përshkruani të gjitha aspektet dhe lidhjet në detaje.

Kjo është një kohë e mirë për të vizualizuar ëndrrat tuaja. Në fillim të marsit, intuita juaj do të rritet – zbulime interesante ju presin.

Akrepi

Mos e humbni besimin në aftësitë tuaja. Dikush do të përpiqet t’ju çojë në rrugë të gabuar. Mos u ndikoni nga njerëzit që dyshojnë tek ju, mos u dorëzoni. Jini të guximshëm dhe shkoni drejt qëllimit tuaj.

Është koha që kreativiteti të shprehet. Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe mos e humbisni mundësinë për të marrë gëzim dhe kënaqësi nga jeta.

Peshqit

A e kuptoni vlerën e vërtetë të asaj që keni në jetë? Disa gjëra janë vërtet të bekuara dhe të paçmueshme. Ndjenja e mirënjohjes do të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj javën e ardhshme.

Shpesh as që e kuptoni se keni aftësi të forta intuitive. Nëpërmjet praktikës së vizualizimit, do të bëheni më të vetëdijshëm për këto dhunti dhe do të mësoni t’i përdorni ato me mençuri. Mund të arrini një qëllim të rëndësishëm nëse ndiqni thirrjen e zemrës suaj.

The post Katër shenjat e horoskopit që do ta nisin muajin Mars me këmbë të mbarë appeared first on Albeu.com.

NASA kërkon katër vullnetarë për t’i dërguar në Mars
Nasa po kërkon të rekrutojë katër astronautë, thënë më mirë katër vullnetarë që ëndërrojnë të bëhen të tillë. Ata do të mund të marrin pjesë në një projekt simulimi, një vjeçar, për një jetesë të mundshme në planetin Mars.

Vullnetarët do të jetojnë brenda “Mars Dune Alpha”, një strukturë prej 158 metra katrorë të ndërtuar në 3D pranë qendrës hapësinore Johnson në Houston, Texas. Gjatë kësaj periudhe ‘marsianët’ do të bëjnë shëtitje hapësinore të simuluara dhe do i nënshtrohen testimeve fizike dhe emotive.

Eksperimenti quhet ‘shëndeti i ekipit dhe eksplorimi i performancës analoge’ dhe do të nisë vitin e ardhshëm pas 13 muajsh seleksionimi. Secili prej pjesëmarrësve do të përfitojë 60 mijë dollarë.

Kriteret që kërkohen për këtë seleksionim janë shumë të ashpra: kandidatët duhet të jenë qytetarë amerikanë të moshës nga 30 deri në 55 vjeç; të kenë një gjendje shëndetësore të shkëlqyer; të mos jenë duhanpirës dhe pa precdentë penalë.

Gjithashtu duhet të kenë të paktën një master në lëndë si: shkencë, teknologji, inxhinieri apo matematikë. Të kenë kryer ndër të tjera dhe të paktën një mijë orë fluturim si pilotë ose të kenë kryer shërbimin ushtarak.

The post NASA kërkon katër vullnetarë për t’i dërguar në Mars appeared first on Albeu.com.

NASA hap konkurs, në kërkim të shkencëtarëve që do të “jetojnë në Mars” për një vit
NASA ka hapur një konkurs për katër pjesëmarrës në kërkimin shkencor të jetës dhe punës së simuluar në kushte të vështira natyrore në sipërfaqen e Marsit për një vit.

Në këtë konkurs mund të aplikojnë jo duhanpirësit e moshës 30 deri në 55 vjeç, me njohje të mirë të gjuhës angleze dhe një arsim minimal të një Master Shkencor dhe është i hapur deri më 2 prill

Kjo përpjekje shkencore, e dyta në rend nga gjithsej tre të planifikuara, do të realizohet në Qendrën Hapësinore të NASA Johnson në Hjuston në pranverën e vitit 2025.

Projekti do të vendoset në një sipërfaqe prej rreth 150 metra katrorë në të cilën do të simulohen kushtet klimatike në Planetin e Kuq, ku temperatura mesatare është minus 62 gradë Celsius, me një atmosferë në të cilën ka shumë pak oksigjen dhe ku nuk ka shtresë ozoni, kështu që sipërfaqja e këtij planeti bombardohet vazhdimisht nga rrezatimi hapësinor.

Është një botë e shkretëtirës me pluhur, ku erërat fryjnë herë pas here, ka re dhe gjithçka është e mbuluar me pluhur të kuq.

The post NASA hap konkurs, në kërkim të shkencëtarëve që do të “jetojnë në Mars” për një vit appeared first on Albeu.com.

Duket njësoj si Marsi, ky është vendi në Tokë ku jeton vetëm një gjitar
Me temperatura të ngrira deri në minus 40 gradë Celsius dhe bimësi qindra e ndonjëherë mijëra metra nën majat e maleve, lartësia e Andeve ruan një mjedis jashtëzakonisht të ashpër. Por, si e bëri një lloj miu me veshë të mëdhenj këtë tokë djerrë shtëpinë e tyre?- pyet CNN.

Kjo është pyetja që një ekip shkencëtarësh nga Argjentina, Kili, Bolivia dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë t’i përgjigjen pasi zbuluan 13 minj të mumifikuar në lartësi mbi 6000 metra në Rrafshnaltën Atacama të Kilit dhe Argjentinës. Zbulimi i tyre vërteton më tej se specia është gjitari që jeton në lartësinë më të madhe në botë, sipas studimit të botuar së fundmi në Current Biology.

Minjtë, të quajtur Phyllotis vaccarum, zakonisht jetojnë në malet e Andeve në lartësi më të ulëta. Në vitin 2020, një mi i gjallë u regjistrua në majën e Llullaillaco, një vullkan me një lartësi prej 6,739 metrash në kufirin e Kilit. Aktualisht, ky mi mban rekordin botëror për gjitarin e gjallë në lartësi të tilla, tha Jay Storz, bashkautor i studimit. Zbulimi i miut të gjallë e nxiti Storzin të kryente ekspedita në 21 vullkane të ndryshme. 13 minjtë e mumifikuar u gjetën në vullkanet Salín, Púlar dhe Copiapό.

“Sa herë që kemi gjetur ndonjë gjë në ato lartësi super ekstreme, ne jemi krejtësisht të mahnitur,” tha Storz, profesor i biologjisë në Universitetin e Nebraska-Lincoln. “Është vërtet e vështirë të mbivlerësohet se sa jomikpritës janë këto mjedise”, shtoi ai.

Në majën e këtyre vullkaneve, çdo frymëmarrje ajri përmban vetëm rreth 40% të oksigjenit që është i disponueshëm në nivelin e detit, tha Storz. Temperaturat gjithashtu rrallë ngrihen mbi zero dhe forcat e erës janë jashtëzakonisht të forta, të regjistruara dikur me mbi 186 km në orë nga një stacion meteorologjik i National Geographic në 6,505 metra.

Për më tepër, mjedisi është përshkruar të jetë i ngjashëm me Marsin. Në vitin 2021, studiuesit e NASA-s studiuar mjedisin në përpjekje për të “kuptuar se si blloqet ndërtuese të jetës mund t’i përgjigjen kushteve marsiane me kalimin e kohës”.

Mumie miu të thara në ngrirje

Ndërsa kushtet nuk janë ideale për krijesat e gjalla, ato krijojnë kushte perfekte për ruajtje, pasi minjtë në thelb thahen në ngrirje, tha Storz. Në rrethana normale, minjtë e mumifikuar janë të vështirë për t’u gjetur pasi shumica e vdekjeve shkaktohen nga grabitqarët. Por lart në male, minjtë nuk kanë grabitqarë. Studiuesit kryen vëzhgimin me radiokarbon, një metodë që përdor sasinë e karbonit nga materiali i organizmit për të vlerësuar moshën e tij – që tregoi se mumiet nuk ishin më të vjetra se 350 vjeç, ndërsa disa mund të kishin ngordhur së fundmi, sipas studimit. Storz vuri në dukje raportet e mëparshme të brejtësit, ku arkeologët kishin menduar se minjtë do të përdoreshin si pjesë e ritualeve inkase. Meqenëse mostrat nuk janë aq të vjetra sa qytetërimi Inkas (mbi 500 vjet), kjo teori është përjashtuar.

“Është ende një mister se pse ata janë atje – pse ata do të ngjiteshin në këto lartësi ekstreme – por është gjithashtu e qartë se ata arritën atje vetë,” tha Storz, i cili gjithashtu vuri në dukje se ekipi gjeti prova të strofullave aktive në lartësitë e larta. Ekipi i studiuesve aktualisht po kryen kërkime te mbi 31 minj të kapur të gjallë, duke përfshirë miun mbajtës rekord, për të provuar të kuptojnë se si speciet mund të mbijetojnë në kushte ekstreme, tha Storz. Hulumtimi do të përfshijë gjithashtu analiza të përmbajtjes së tyre të zorrëve për të gjetur se çfarë kanë ngrënë ata.

Një teori është se minjtë hanë likene, një kombinim midis një kërpudhe dhe një alge, tha Storz, që është gjithashtu një pjesë e zakonshme e disa dietave të gjitarëve të Arktikut, një shembull tjetër i një mjedisi të ashpër dhe shterpë. Likenet si dhe myshqet e tjera dhe artropodët e vegjël zhvillohen nga rrjedhja e avullit të ujit dhe gazeve të nxehta nga korja e tokës së vullkanit, tha për CNN Emmanuel Fabián Ruperto, ekolog në Institutin Argjentinas për Kërkimet e Tokës së Thatë në Mendoza, Argjentinë. Një teori e dytë është se fragmentet e bimëve, insektet e vogla dhe burimet e tjera ushqimore barten në majat e maleve nga era, tha Fabián-Ruperto.

“Jeta në lartësi kaq të larta besohej të ishte e pamundur për gjitarët,” tha Fabián-Ruperto, i cili nuk ishte i përfshirë në studim. “Këto vëzhgime tejkalojnë rekordet e mëparshme në Himalajet dhe vargmalet e tjera malore, duke sfiduar atë që menduam se dinim për aftësitë e mbijetesës së specieve”, shtoi ai.

Jeta gjen një rrugë në mjedise ekstreme

Miu me veshë gjethe peshon mesatarisht 55 gram. Me kërkime të mëtejshme, shkencëtarët shpresojnë të mësojnë se si miu i vogël mund të mbajë një temperaturë të qëndrueshme të trupit në lartësi kaq të larta, kur shkalla e humbjes së nxehtësisë mund ta nënshtrojë miun ndaj hipotermisë dhe vdekjes brenda pak minutash, tha Fabián-Ruperto. Një arsye kryesore për suksesin e specieve mund të jetë përshtatshmëria e tij në lartësi më të larta, ku minjtë janë vërejtur të jenë aktivë gjatë ditës, në vend të natës si homologët e tij në lartësi më të ulëta, tha Storz.

“Jeta duket se gjen gjithmonë një mënyrë, pavarësisht se sa armiqësor mund të jetë mjedisi,” tha Storz. Ai shpreson që ky zbulim të ndriçojë se si evolucioni mund t’i pajisë kafshët për të jetuar në mjedise që fillimisht mendohej se ishin të pabanueshme.

The post Duket njësoj si Marsi, ky është vendi në Tokë ku jeton vetëm një gjitar appeared first on Albeu.com.