Makina Elektrike Archives - Albeu.com

Si pasojë e sulmeve në Detin e Kuq, Tesla ndalon prodhimin në fabrikën gjermane
Tesla ka ndaluar prodhimin e veturave elektrike në fabrikën gjermane, për shkak të vonesave të porosive si rrjedhojë e sulmeve të fundit në Detin e Kuq.

Tensionet në Detin e Kuq kanë ndikuar në ndërprerjen e rrugëve të ndryshme detare, gjë që i ka detyruar kompanitë të përdorin rrugë tjera alternative të cilat kanë dërguar në rënien e tregtisë globale.

Deti i Kuq përbën rreth 12 për qind të trafikut detar global, pasi u jep anijeve qasje në Kanalin e Suezit.

Tensionet u përshkallëzuan së fundmi kur SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulme ajrore dhe raketore në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen. SHBA-ja tha se kishte nisur sulme mbi 60 objektiva në 16 lokacione militante të mbështetura nga Irani, duke përfshirë depot e municionieve, objektet e prodhimit, dhe sistemet e radarëve të mbrojtjes ajrore.

The post Si pasojë e sulmeve në Detin e Kuq, Tesla ndalon prodhimin në fabrikën gjermane appeared first on Albeu.com.

Inxhinieri shqiptar në SHBA: Makinat Elektrike, të rrezikshme për infrastrukturen aktuale të sigurise rrugore
Inxhinieri shqiptar Sofokli Cakalli në një konferencë të mbajtur nga Komiteti i Sigurisë Rrugore në Akademinë Kombëtare të Shkencave, Mjekësisë, dhe Inxhinierisë në SHBA, ka prezantuar dy projektet e tij më të fundit.

Në llogarinë e tij në Facebook ai treguar se ka paraqitur dy projekte në dy sesione të ndryshme për inovacionin në sigurinë rrugore në SHBA duke nënvizuar rrezikun që paraqesin makinat elektrike në të ardhmen e sigurise rrugore.

Reagimi i plotë:

Për herë të parë ketë vit isha i ftuar si prezantues (speaker) nga Komiteti i Sigurise Rrugore në Akademine Kombetare të Shkencave, Mjekesise, dhe Inxhinierise në SHBA (National Academies of Sciences, Engineering, and Medicine). Pata privilegjin dhe përgjegjësinë të prezantoj dy publikimet e mia të fundit në dy sesione të ndryshme për inovacionin në sigurine rrugore përpara shkencetareve të fushes, përfaqesuesve të industrise private, kolegeve dhe sidomos familjes time ?.

Në një sesion të mbyllur të Komitetit Kombetar të Sigurise Rrugore, diskutuam dhe mbajtëm qendrime historike për rrezikun që paraqesin makinat elektrike në të ardhmen e sigurisë rrugore. Në mbledhje, prezantuam studime dhe prova akoma të papublikuara por të drejtperdrejta se si mbipesha dhe gjeometria e makinave elektrike, prania e te cilave po  shtohet me ritme ekspotenciale dita dites, janë të rrezikshme për infrastrukturen  aktuale të sigurise rrugore dhe se koncepti i barrierave të sotme është qartesisht i pamjaftueshem të perballoi perplasjen me makinat elektrike. Takimet dhe diskutimet me kompanitë e makinave elektrike ishin pozitive, me fokus bashkepunimin gjithëpërfshirës për të gjetur një zgjidhje. Patjetër që zhvillimi i teknologjise nuk mund të pengohet ose ndalet, por gjithmonë duhet të ketë kosto të pranueshme nga të gjithë.

The post Inxhinieri shqiptar në SHBA: Makinat Elektrike, të rrezikshme për infrastrukturen aktuale të sigurise rrugore appeared first on Albeu.com.

SHBA, 12 miliardë dollarë për tranzicionin tek makinat elektrike
Administrata e Presidentit Biden po u ofron 12 miliardë dollarë firmave të prodhimit të makinave që të përshtatin fabrikat e tyre për të ndërtuar automjete elektrike dhe makina të tjera të avancuara, tha të enjten Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm. Ndihmat do të jenë në formë grantesh dhe kredishë.

“Ndërsa kalojmë tek makinat elektrike (EV), duam të sigurohemi që punonjësit të trajnohen në këtë fushë, që të mos mbetet pas asnjë punonjës apo komunitet”, tha zonja Granholm, e cila ka shërbyer më parë në postin e guvernatores së Miçiganit, qendrës së prodhimit të automobilëve.

Përshpejtimi i ndarjes së granteve dhe subvencioneve të tjera për financimin e konvertimit të fabrikave egzistuese për të ndërtuar makina elektrike mund të zbusë kritikat e ashpëra nga prodhuesit e makinave dhe sidikatat e punonjësve kundër propozimeve të Shtëpisë së Bardhë për rregulla mjedisore që synojnë të nxisin kalimin në epokën e makinave elektrike.

Sindikatat kanë paralajmëruar se një ndryshim i shpejtë mund të vërë në rrezik mijëra vende pune në shtete si Miçigani, Ohajo, Illinoi dhe Indiana.

Javën e shkuar, pjestarët e sindikatave të autoindustrisë votuan me shumicë dërrmuese në favor të autorizimit të një greve që përfshin linjat e prodhimit të tre gjigandëve amerikanë, General Motors, Ford dhe Chrysler.

Sindikatat thonë se do të hidhen në grevë nëse nuk arrihet një marrëveshje lidhur me pagat dhe planet e pensioneve përpara skadimit të kontratës aktuale katërvjeçare më 14 shtator.

Presidenti i sindikatave e vlerësoi njoftimin të enjten duke thënë se, “kjo e bën të qartë për punëdhënësit se kalimi tek makinat elektrike duhet të përfshijë partneritete të forta me sindikatat, e shoqëruar me paga dhe standarde të larta sigurie për të cilat kanë luftuar dhe fituar gjeneratat e sindikalistëve”.

Presidenti Joe Biden tha në një deklaratë se, “ndërtimi i një ekonomie të bazuar tek energjia e pastër mund dhe duhet të ofrojë një mundësi të favorshme për kompanitë e automobilave dhe sindikalistët që kanë kontribuuar në ekonominë amerikane për dekada”.

Qeveria amerikane do të ofrojë gjithashtu 3.5 miliardë dollarë financim për prodhuesit vendas të baterive, tha zonja Granholm.

The post SHBA, 12 miliardë dollarë për tranzicionin tek makinat elektrike appeared first on Albeu.com.

A do të jetë Evropa humbësja më e madhe në botë?
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”

Përktheu Alket Goce – AlbEu

Epoka e stabilitetit global pas vitit 1945 ka mbaruar njëherë e mirë. Nga bota bipolare e Luftës së Ftohtë tek bota unipolare e dominuar nga amerikanët që e zëvendësoi atë, ne kemi përfituar prej kohësh nga një ndjenjë e rendit strategjik.

Megjithëse pati shumë luftëra më të vogla (dhe madje disa më të mëdha), nga Koreja dhe Vietnami deri në Lindjen e Mesme dhe Afganistan, sistemi ndërkombëtar mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm dhe i paprekur. Megjithatë, që nga fillimi i mijëvjeçarit të ri, ky stabilitet ia ka lënë gjithnjë e më shumë vendin një rivaliteti të përtërirë midis fuqive të mëdha, ndër to Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Për më tepër, ka qenë prej kohësh e qartë se India, Brazili, Indonezia, Afrika e Jugut, Arabia Saudite, Irani, dhe ndikimi politik dhe strategjik i ekonomive të tjera në zhvillim, do të rritet. Po ashtu edhe roli i tyre brenda sistemit global.

Në kontekstin e një konflikti të thelluar midis Kinës dhe SHBA-së, këto fuqi në rritje do të kenë shumë mundësi për të vënë kundër njëra tjetrës dy superfuqitë e shekullit XXI. Në fakt, shumë nga këto mundësi duken shumë të mira për t’u shpërdoruar.

Ndërkaq në Rusi, elitat politike i kanë konsumuar energjitë e tyre me fantazitë mbi rikthimit të shtrirjes territoriale dhe të peshës gjeopolitike të Bashkimit Sovjetik, por edhe

të Perandorisë Ruse para këtij të fundit. Nën presidentin Vladimir Putin, politika ruse ka synuar gjithnjë e më shumë të përmbysë trashëgiminë e epokës së menjëhershme të pas Luftës së Ftohtë.

Në të kundërt, Perëndimi – pra SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, pas zgjerimit të tij që nga viti 2004 – ka pranuar rendin bazë të pas Luftës së Ftohtë në Evropë. Për këtë qëllim, ajo ka mbetur e përkushtuar në mbrojtjen e vlerave bazë si e drejta e vendeve për vetëvendosje dhe paprekshmëria e kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

Këto vlera dhe angazhime të ndryshme, e bënë të pashmangshëm një konflikt mbi ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, siç e pamë në Gjeorgji në vitin 2008. Në Ukrainë, hapi i

parë erdhi kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014. Por pika e kthesës nuk ndodhi deri në shkurtin e vitit të kaluar, kur Kremlini nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë të vendit dhe i dha fund epokës së paqes në Evropë.

Kontinenti u nda edhe njëherë në dy kampe. Përpjekja e Putin për të rishkruar historinë

me forcë, nuk është vetëm një tragjedi për popullin ukrainas si dhe një sfidë për sigurinë evropiane. Ajo është gjithashtu një kritikë e fortë për të gjithë sistemin ndërkombëtar të shteteve kombëtare.

Tek e fundit, shumë nga fuqitë e reja globale dhe ato në zhvillim, kanë refuzuar të anojnë në mënyrë të paqartë me Ukrainën, dhe disa duke ndjekur drejtimin e Kinës, kanë qëndruar hapur në krah të Rusisë ose kanë mbetur “neutrale” në interes të përfitimit të disa avantazheve taktike.

Pasoja është se këto vende, janë të gatshme të anashkalojnë një shkelje flagrante të parimeve thelbësore mbi të cilat bazohet sot stabiliteti global. Por rreziku më i gjerë për sistemin ndërkombëtar nuk buron nga lufta në Ukrainë (Rusia është shumë e dobët për të paraqitur një kërcënim të vërtetë global), por nga përkeqësimi i marrëdhënieve SHBA-Kinë.

Është e vërtetë, që pavarësisht retorikës luftarake të Kinës mbi Tajvanin, dhe stërvitjeve të saj ushtarake në ujërat përreth ishullit, konfrontimi i deritanishëm është më pak ushtarak sesa ekonomik, teknologjik dhe politik. Por kjo është një rehati naive, sepse kemi të bëjmë me një konflikt që intensifikohet dhe ku nuk ka një fitues.

Disa nga humbësit më të mëdhenj në këtë përballje, ka të ngjarë të jenë Japonia dhe

Evropa. Kompanitë kineze kanë ndërtuar kapacitete të mëdha prodhimi në industrinë e automobilave – sidomos me makinat elektrike (EV) – dhe tani janë gati t’ua kalojnë prodhuesve evropianë dhe japonezë të makinave, që kanë qenë prej kohësh dominues në tregun global.

Si për t’i përkeqësuar më tej bërë gjërat, kundërpërgjigja e vetë Amerikës ndaj konkurrencës kineze është të ndjekë një politikë industriale, e cila do të jetë në kurriz të prodhuesve evropianë dhe atyre japonezë.

Ligji i miratuar së fundmi, Akti i Reduktimit të Inflacionit, ofron subvencione të mëdha për makinat e prodhuara në SHBA. Nga këndvështrimi i SHBA-së, politika të tilla vrasin me një gur dy zogj: mbrojnë prodhuesit e mëdhenj vendas dhe u ofrojnë atyre stimuj për të vazhduar me zhvillimin e mëtejshëm të industrisë së makinave elektrike.

Rezultati përfundimtar do të jetë një riorganizim i plotë i industrisë globale të makinave, me Japoninë dhe Evropën (kryesisht Gjermaninë) që do të jenë më pak konkurrente duke humbur një pjesë të tregut. Dhe le të mos harrojmë, që ky zhvillim i madh ekonomik përfaqëson vetëm fillimin e një përplasjeje shumë më të madhe globale dhe të një riorganizimi strategjik.

Evropa duhet të bëjë jo vetëm më shumë përpjekje për të ruajtur modelin e saj ekonomik gjatë këtij riorganizimi të ekonomisë globale. Por ajo duhet gjithashtu të menaxhojë kostot e larta të energjisë, hendekun në rritje të teknologjisë dixhitale përballë dy superfuqive, si dhe nevojën urgjente për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për t’iu kundërvënë kërcënimit të ri nga Rusia.

Të gjitha këto prioritete do të bëhen edhe më urgjente me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA, duke pasur parasysh mundësinë reale që Donald Trump të rikthehet për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Kësisoj, Evropa e gjen veten në një situatë dukshëm të pafavorshme për të.

Ajo është e pozicionuar në një rajon gjithnjë e më të rrezikshëm. Megjithatë mbetet një konfederatë e shteteve-kombe sovrane, të cilat nuk kanë grumbulluar kurrë vullnetin për

të arritur integrimin e vërtetë. Edhe pas dy luftërave botërore dhe Luftës së Ftohtë prej dekadash.

Në një botë të dominuar nga shtete të mëdha dhe me buxhete ushtarake në rritje, Evropa nuk është ende një fuqi e vërtetë. Nëse do të mbetet kështu, kjo do të varet nga evropianët. Bota nuk do të presë që Evropa të rritet në lartësinë e sfidave me të cilat përballet. Në rast se Evropa do të përballet me reformimin që po i ndodh aktualisht rendit global, do të ishte më mirë që të fillonte së shpejti të përgatitej ose mundësisht ta kishte bërë që dje.

Shënim:Joschka Fischer, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendëskancelar në vitet 1998-2005./albeu.com

The post A do të jetë Evropa humbësja më e madhe në botë? appeared first on Albeu.com.

Sllovakia rekord botëror në prodhimin e automjeteve për frymë popullsie
Në asnjë vend tjetër të botës nuk prodhohen kaq shumë automjete për frymë popullsie. Por përdorimit të motorëve me karburant po i vjen fundi, gjë që vë në rrezik vendet e punës.Si po e menaxhon Sllovakia këtë ndryshim?

Numri i tyre është duke u rritur gjithnjë e më shumë, numri i targave ngjyrë gurë kali, që jepet për makinat elektrike. Makina elektrike nuk kanë të gjithë në kryeqytetin sllovak Bratislavë, megjithatë ato shihen gjithnjë e më shpesh në rrugë. Për çdo makinë të re krejt elektrike, qeveria jep 8 mijë euro, dhe krijimi i infrastrukturës për mbushjen e makinës ndihmohet me investime disa milionëshe. Megjithatë Sllovakia është ende në fillimet e kalimit tek makinat e elektrike dhe kjo vlen të thuhet edhe për industrinë e makinave në vend.

Në vitin 2021, në Sllovaki u prodhuan rreth një milionë makina të reja, një shifër rekord në të gjithë botën, matur me numrin e popullsisë prej 5,4 milionë banorësh. Industria e makinave prodhon 13 përqind të prodhimit të brendshëm bruto në vend, pra tri herë më shumë se në Gjermaninë e njohur si “vend i makinave”. Makinat e prodhuara janë kryesisht për tregun e brendshëm europian: Makinat përbëjnë 33 përqind të eksporteve sllovake të mallrave. Industria e makinave është motori i ekonomisë sllovake, dhe ky motor është vënë deri tani në lëvizje nga karburante me bazë fosile, të cilat janë të dëmshme për mjedisin.

Investime të mëdha për elektromobilitetin në Sllovaki

Makinat elektrike janë duke ardhur- por a e kanë marrë edhe ekonominë me vete?

Pas vitit 2035, në Bashkimi Europian do të lejohen vetëm makinat e reja që nuk çlirojnë dioksid karboni. Deri sa të vijë ajo ditë, prodhuesit që duan të vazhdojnë të shesin makina në BE, duhet të ndryshojnë prodhimin, që do të thotë se duhet të prodhojnë makina me bateri elektrike.

Makina e parë krejt elektrike në Sllovaki, që kaloi në prodhim seri në vitin 2013, ishte makina e vogël e-up! e prodhuar nga Volkswageni. Një zëdhënëse e uzinës në Bratislavë i tha Deutsche Welles se në vitin 2021 janë shitur 41500 makina, nga gjithsej gati 309 000 makina të prodhuara. Të dhënat për 2022 nuk janë bërë të ditura. “Përveç kësaj ne kaluam vitin e kaluar në hibridizimin e paleteve të modelit SUV”, shkruan zëdhënësja, që le të kuptohet se gjithë modelet e tjera janë prodhuar me motorë që djegin karburante.

Motorët elektrikë janë më të thjeshtë për t’u prodhuar se motorët e tjerë. Atyre u duhen më pak elementë, më pak procese pune dhe më pak personel. Prandaj në Sllovaki është duke u afruar një rrezik ekonomik: “Në rastin më të keq, prodhimi i brendshëm bruto do të jetë dhjetë përqind më i ulët se në rastin më të mirë,” thuhet në një studim të bërë në vitin 2020 nga instituti Globsec, në të cilin analizohet transformimi i sektorit të prodhimit të makinave në këtë vend të Europës Qendrore, deri në vitin 2040. Rasti më i mirë do të sillte tetë mijë vende të reja pune, e rëndësishme është që në këtë vend të prodhohen edhe komponentët bazë të makinave siç janë bateritë për makinat elektrike.

Një uzinë e re në Sllovakinë Lindore

“Çdo vend ose çdo fabrikë do ishte e gëzuar të prodhonte makinat më moderne të flotës,” thotë Radovan Durana nga Instituti i Studimeve Ekonomike dhe Sociale në Bratislavë. “Por, nëse për shembull Volkswagen vendos që t’i prodhojë makinat elektrike në Gjermani, atëherë ne në Sllovaki nuk kemi çfarë të bëjmë”. Kështu, modelet elektrike të Volkswagenit,

ID.3 dhe ID.4 prodhohen në Zvickau të Saksonisë dhe për modelin e-up! bateritë prodhohen në Braunshvajg ndërsa motorët prodhohen në Kasel.

Në konkurencën e lokacioneve intra- europiane, Durana mendon se nuk ia vlen t’i joshësh investitorët me favorizime të mëdha: “Ata do vijnë sidoqë të jetë, nëse janë të mendimit se ia vlen ekonomikisht që të përqëndrosh aktivitetin në këtë rajon.” Në bisedë me Deutsche Wellen, Durana thotë se ekziston rreziku që perspektiva të shihet ngushtë lidhur vetëm me Sllovakinë. Këtu bëhet fjalë për një rajon të tërë që përfshin edhe Çekinë, Hungarinë dhe pjesë të Polonisë. Këtu kanë vendin edhe shumë furnizues dhe këtu gjendet edhe fuqia punëtore e kualifikuar.

E ardhmja e “Danube Tech Valley”, sikurse shprehet analisti Radovan Durana, sipas tij: InoBat duhet ta tregojë veten një herë “se mbështetet në ekonomi solide dhe se mund të zgjerohet.

Shpresa të mëdha zgjoi në verë një njoftim i Volvos: Prodhuesi suedez i makinave kërkon të ngrejë në lindje të Sllovakisë një uzinë speciale për makinat elektrike, duke marrë kështu në dorë 1,2 miliardë euro, 20 përqind e të cilave vijnë nga subvencionet publike. Mbas vitit 2026 do prodhohen këtu 250 mijë makina në vit. Uzina e Volvos mund të kontribuojë në sheshimin e diferencave ekonomike midis perëndimit dhe lindjes më pak të industrializuar të vendit.

Një shpresëdhënës me një sallë të madhe dhe vizione edhe më të mëdha

Një shpresëdhënës tjetër do duhet ta tregojë veten fillimisht në treg: Firma start-up nga Sllovakia, InoBat, do të prodhojë bateri për kërkesa speciale, si për autobusë, makina sportive, avionë. Kush do që të shkojë tek fabrika e ardhshme, i duhen koordinatat e sallës që ndodhet në një zonë industriale të Voderady-t, një orë larg me makinë në verilindje të Bratislavës, por fabrika nuk është përfshirë ende në asnjë hartë. Në pjesën e brendshme të një salle të madhe fabrike, një rrugë ndan dy sektorët për dy polet e kundërta të baterive: majtas do të prodhohet anoda për çdo bateri, djathtas, katoda. Punëtorët janë duke derdhur një shtresë speciale mbi gurët e dyshemesë, për të penguar ngarkesat elektrostatike. Më vonë këtu do të punohet në kushte steriliteti, por para se të ndodhë kjo duhet të vijnë makinat e prodhimit nga Kina.

Themeluesi i firmës dhe drejtori ekzekutiv, Marian Bocek është ulur në një tavolinë me kafe dhe biskota, rreth tij janë mbledhur punonjësit drejtues. “Për mua bateritë janë siç ka qenë internet në vitet 90-të,” thotë Bocek. “Ato janë pionerë të vërtetë, pa to nuk funksionon tranzicioni i energjisë. Bateritë janë baza e ndryshimit industrial.”

InoBat do që të ofrojë në Voderady të gjitha proceset në një hapësirë sa më të vogël: Direkt krah sallës së prodhimit është ngritur një laborator provash, ku inxhinierët do të merren me studimin e përbërjes optimale të baterive për sektorët e ndryshëm të përdorimit. Planet përfshijnë po ashtu krijimin e një impianti riciklimi, që mbas tremujorit të dytë të vitit 2024, do të shpërbëjë në pjesë të vlefshme përbërëse, bateritë e prodhuara me gabime dhe prototipet. Ky është vendi i vetëm në Europë, ku gjithçka ndodhet në një rreze prej 200 metrash, thotë Bocek.

Bateritë e para do të prodhohen në tremujorin e dytë të 2023, por Bocek mendon për më shumë se 500 milionë eurot, që InoBat, siç thotë vetë ka ende në librat e porosive: Direkt pranë Voderady-t do të krijohet një fabrikë shumë e madhe, në Europën Lindore dhe Qendrore janë duke u zhvilluar bisedimet për fabrika të tjera, dhe në SHBA do të ngrihet po ashtu një fabrikë, që do të ndihmohet nga programi gjigand i subvencioneve ekonomike të planifikuar nga qeveria e Bidenit.

E ardhmja e “Danube Tech Valley”

Bocek, i lindur në Sllovaki ka qenë për një kohë të gjatë bankier investimesh në SHBA, dhe megjithëse ka kohë që ai mendon për më shumë se sa për vendin e vogël të lindjes, ai mendon se është logjik vendimi që ta hedhë këtu hapin e parë: “Kjo është si Shenzhen-i i Europës, me shumë prodhues makinash në një hapësirë të vogël.”

Dhjetë minuta larg Voderady-t, ndodhet Jaguar/Landrover dhe Stellantis, nëntë prodhues makinash ndodhen në një rreze prej 250 miljesh. Bocek flet për këtë rajon të Danubit, duke e quajtur edhe “Danube Tech Valley”.

A është duke ecur Sllovakia kështu drejt një të ardhmeje të ndritur falë elektromobilitetit? Analisti Radovan Durana kujton se InoBat duhet ta tregojë veten një herë “se mbështetet në ekonomi solide dhe se mund të zgjerohet. Ne do të shohim, a do të kenë sukses apo jo.” Dhe pavarësisht nga kjo, Sllovakia duhet të shohë nëse në të ardhmen do të mbështetet ekonomikisht kaq shumë në industrinë e makinave./DW.

The post Sllovakia rekord botëror në prodhimin e automjeteve për frymë popullsie appeared first on Albeu.com.

Çfarë do të ndodhë nëse të gjithë kalojmë te makinat elektrike?
Një nga pyetjet kryesore është nëse jemi gati në nivel energjie të furnizohemi me energji elektrike? Bloomberg bëri një analizë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje.

Sipas të dhënave, aktualisht ka rreth 27 milionë makina plug-in, hibride dhe plotësisht elektrike në botë.

Konsumi i tyre vjetor i energjisë është rreth 60 tWh, ndërsa kërkesa globale për energji elektrike është 28,000 tWh, që është vetëm 0.2 për qind.

Ka kuptim që numri është i ulët sepse ka rajone të mëdha të botës pa elektrifikim, kështu që ata synuan edhe një vend si Norvegjia, ku 20 për qind e flotës së atij vendi është tashmë elektrike. Sa përqind e kërkesës për energji ka? 1.4 për qind, që është një shifër më e lartë, por jo shumë e lartë.

Bloomberg pret një evolucion mjaft të shpejtë të sektorit gjatë dy dekadave të ardhshme dhe konsideron dy mundësi kryesore, një në të cilën adoptimi është më progresiv në të cilin deri në vitin 2040 elektrikët do të përbëjnë 75 për qind të makinave, dhe një tjetër më të shpejtë në të cilën EV-të do të mbulojnë pothuajse plotësisht në treg deri në fillimin e viteve 2030 ato.

Në skenarin e parë, deri në vitin 2040 do të kishte 730 milionë makina elektrike, që do të nënkuptonte një rritje të kërkesës për energji me 7 për qind. Në të dytin, shifra do të shkonte në një miliard dhe kërkesa deri në 9 për qind. Megjithatë, duke qenë se jo të gjitha automjetet janë makina, duke shtuar kamionët, autobusët, motoçikletat, etj., përqindjet do të ishin (në të dyja rastet) midis 11 dhe 15 për qind.

The post Çfarë do të ndodhë nëse të gjithë kalojmë te makinat elektrike? appeared first on Albeu.com.

Pse makinat elektrike do ta pushtojnë botën më shpejt seç e çoni nëpër mend?
Teknologjia ka shkaktuar një revolucion të frikshëm thuajse në çdo fushë të jetës dhe pritet që ndryshimet të vazhdojnë dhe në fushën e automobilistikës.

Ndoshta kurrë nuk e keni provuar që të ngisni një makinë elektrike, e lëre më të mendoni për të blerë një të tillë, por parashikimet kanë treguar se tregu po shkon drejt kësaj risie përcjell albeu.com.

Shumë vëzhgues të industrisë besojnë se tashmë jemi drejt një të ardhmeje ku rrugët do të mbushen me makina elektrike duke mposhtur makinat me benzinë ​​dhe naftë.

Jaguar planifikon të shesë vetëm vetura elektrike nga 2025, Volvo nga 2030 dhe javën e kaluar kompania britanike e sporteve Lotus tha se do të ndiqte të njëjtin shembull, duke shitur vetëm modele elektrike nga 2028.

Dhe nuk janë vetëm markat premium.

General Motors thotë se do të bëjë vetëm automjete elektrike deri në vitin 2035, Ford thotë se të gjitha automjetet e shitura në Evropë do të jenë elektrike deri në vitin 2030 dhe VW thotë se 70% e shitjeve të saj do të jenë elektrike deri në vitin 2030.

Kjo nuk është vetëm një modë.

Por, fakti që shumë qeveri në të gjithë botën po vendosin objektiva për të ndaluar shitjen e automjeteve me benzinë ​​dhe naftë i jep shtysë serioze procesit.

A po shkon bota drejt makinave elektrike? Duket se po. /albeu.com/

The post Pse makinat elektrike do ta pushtojnë botën më shpejt seç e çoni nëpër mend? appeared first on Albeu.com.

​Top 10 makinat elektrike më të kërkuara
Pjesa e tregut e automjeteve elektrike në BE do të vazhdojë të rritet në vitin 2021.

Në vitin 2019, makinat me bateri përbënin 3.4 për qind të të gjitha automjeteve të pasagjerëve të regjistruar rishtas në Bashkimin Evropian.

Tashmë në vitin 2020, pjesa e tyre e tregut u rrit në 9.7 për qind dhe në mars 2021, ajo u rrit në 16 për qind të shitjeve totale në BE.

Një nga arsyet për këtë rritje duhet të gjendet në ofertën më të lartë të veturave elektrike krahasuar me vitet e mëparshme, dhe sigurisht që është domethënëse që Volkswagen Group ka lëshuar në treg disa vetura të reja elektrike, nga të cilat më e volitshme është VW ID.3.

Sidoqoftë, makina elektrike më e shitur në BE në mars 2021 (pa llogaritur tri vendet baltike dhe Luksemburgun) ishte Modeli 3 Tesla, ku 23.616 nga këto automjete u janë dorëzuar klientëve atë muaj.

Pasohet nga Hyundai Kona EV (5.650 njësi) dhe Renault Zoe (5.373). Pesë të parat gjithashtu përfshinin dy Volkswagen elektrikë – ID.3 dhe ID.4.

The post ​Top 10 makinat elektrike më të kërkuara appeared first on Albeu.com.