Lufta me Rusine Archives - Albeu.com

Ukraina nënshkruan marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Kanadanë dhe Italinë në ditën e dytë të përvjetorit të pushtimit rus
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi sot, në përvjetorin e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë me Kanadanë dhe Italinë. Kievi kërkon të konsolidojë aleancat e tij perëndimore duke përfunduar marrëveshjet përkatëse të sigurisë me një numër të vendeve, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

“Sot, Ukraina është qartësisht më e fortë se dy vjet më parë. Përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes me Kanadanë që forcon pozitën e popullit tonë dhe veçanërisht të ushtarëve tanë”, shkruan Zelensky në Telegram.

Ai falënderoi kryeministrin kanadez Justin Trudeau për vizitën në Kiev, ndërkohë zyra e kryeministrit kanadez njoftoi se teksti i marrëveshjes përfshin angazhime të rëndësishme dhe afatgjata të Kanadasë për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës.

Në total, Kanadaja do t’i sigurojë Ukrainës rreth 2.2 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe ushtarake në vitin 2024, sipas të njëjtit burim. Më herët, presidenti Zelensky njoftoi nënshkrimin e bashkëpunimit dypalësh të sigurisë me Italinë , kryeministrja e së cilës, Georgia Meloni, gjithashtu vizitoi Ukrainën sot.

“Ky dokument hedh një themel të fortë për një partneritet afatgjatë të sigurisë midis Ukrainës dhe Italisë,” tha presidenti ukrainas, shkruajnë mediat e huaja.

The post Ukraina nënshkruan marrëveshje dypalëshe të sigurisë me Kanadanë dhe Italinë në ditën e dytë të përvjetorit të pushtimit rus appeared first on Albeu.com.

Shefi i NATO-s: Ukraina do t’i bashkohet një ditë aleancës ushtarake të Perëndimit
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën se Ukraina, e cila po lufton tani përballë sulmit të Rusisë, do t’i bashkohet një ditë aleancës ushtarake të Perëndimit, duke sfiduar kështu drejtpërsëdrejti Presidentin rus Vladimir Putin.

“Dera e NATO-s është e hapur”, i tha zoti Stoltenberg ministrave të jashtëm të NATO-s të mbledhur në Bukuresht të Rumanisë, për të rikonfirmuar angazhimin për anëtarësimin e Ukrainës, angazhimi i cili u dha fillimisht në vitin 2008, por nuk përparoi më tej. Ai vuri në dukje se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi iu bashkuan rishtazi aleancës kryesore ushtarake të Perëndimit në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, dhe se Suedia dhe Finlanda do të veprojnë po kështu së shpejti.

Rusia nuk ka të drejtën e vetos ndaj anëtarësimeve, tha zoti Stoltenberg. “I qëndrojmë edhe anëtarësimit për Ukrainën”.

“Presidenti Putin nuk mund t’ua mohojë vendeve sovrane që të marrin vendimet e tyre sovrane, që nuk përbëjnë kërcënim për Rusinë”, tha zoti Stoltenberg, që është njëkohësisht edhe ish-kryeministër i Norvegjisë.”Mendoj se ajo të cilës ai i frikësohet është demokracia dhe liria, dhe kjo është sfida më e madhe për të”.

Por, Ukraina nuk do t’i bashkohet së shpejti NATO-s, zhvillim i cili sipas kartës së aleancës do t’i vendoste forcat e armatosura të 30 vendeve anëtare drejtpërsëdrejti në fushëbetejë përballë forcave ruse. Do të ishte një angazhim shumë më i madh se miliarda dollarët në ndihma ushtarake dhe humanitare që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët i kanë dërguar qeverisë në Kiev për të ndihmuar luftëtarët ukrainas të mbrojnë vendin e tyre.

Në një takim në Bukuresht në vitin 2008, udhëheqësit e NATO-s thanë se Ukraina dhe Gjeorgjia do t’i bashkoheshin një ditë aleancës.

Disa zyrtarë dhe analistë besojnë se kjo lëvizje – e nxitur nga ish-presidenti i SHBA-së George W. Bush – ishte pjesërisht arsyeja për luftën që Rusia filloi në Ukrainë në shkurt. Zoti Stoltenberg tha se zgjerimi i NATO-s nuk do të pengohej.

Shumë nga 30 aleatët e NATO-s besojnë se vëmendja tani duhet të jetë e përqendruar tek mposhtja e Rusisë dhe zoti Stoltenberg theksoi se çdo përpjekje për ndërmarrë hapa drejt anëtarësimit mund të krijojë ndarje mes tyre.

“Jemi në mes të një lufte dhe për këtë arsye nuk duhet të bëjmë asgjë që mund të dëmtojë unitetin e aleatëve për të ofruar mbështetje ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën, sepse ne duhet të parandalojmë fitoren e Presidentit Putin”, tha ai.

Ministri i Jashtëm sllovak Rastislav Kacer tha se aleatët duhet të ndihmojnë Ukrainën në mënyrë që “tranzicioni drejt anëtarësimit të plotë të jetë i qetë dhe i lehtë” pasi NATO dhe Kievi të jenë gati për bisedimet e pranimit.

Në një deklaratë, ministrat u zotuan të ndihmojnë Ukrainën të rindërtohet sapo të përfundojë lufta, duke thënë: “ne do të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë me Ukrainën ndërsa ajo ndjek aspiratat e saj euro-atlantike”.

Ukraina, nga ana e saj, bëri thirrje për më shumë furnizime të shpejta me armë për t’u mbrojtur.”Më shpejt, më shpejt dhe më shpejt,” tha Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. “Ne vlerësojmë atë që është bërë, por lufta vazhdon”.

“Me pak fjalë,” tha ai, “Sistemet ‘Patriot’ dhe transformatorët janë ato për të cilat Ukraina ka nevojë më shumë”. Zoti Stoltenberg konfirmoi se dërgesat e sistemeve të tilla të sofistikuara me raketa janë në shqyrtim e sipër.

Disa ministra u zotuan për mbështetje ushtarake për Ukrainën, të tjerë për ndihmë financiare dhe paisje.

Sllovakia tha se po siguronte 30 transportues të blinduar personeli dhe më shumë artileri.

Shtetet e Bashkuara njoftuan 53 milionë dollarë ndihmë për rrjetin elektrik të dëmtuar të Ukrainës.

Që nga fillimi i tetorit Rusia ka vënë në shënjestër infrastrukturën elektrike të Ukrainës, në një fushatë që zyrtarët amerikanë thonë se ka si synim ta përdorë të ftohtin e dimrit si armë kundër vendit.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Reinsalu, u bëri thirrje partnerëve të NATO-s që të angazhohen të japin 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke thënë se kjo do të sillte “një ndryshim strategjik”.

Ministrat e jashtëm të Finlandës dhe Suedisë, kandidate për NATO-n, po marrin pjesë në bisedime. Turqia dhe Hungaria kanë paraqitur pengesa për ratifikimin e aplikimeve të tyre për anëtarësim. 28 vendet e tjera anëtare e kanë bërë tashmë një gjë të tillë./VOA

The post Shefi i NATO-s: Ukraina do t’i bashkohet një ditë aleancës ushtarake të Perëndimit appeared first on Albeu.com.

“Furnizohuni me batanije”, ukrainasit bëhen gati për një dimër të vështirë
Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike deri në mars, tha një ekspert i energjisë, për shkak të asaj që një zyrtar tjetër e përshkroi të martën si dëm “kolosal” të shkaktuar në rrjetin elektrik të Ukrainës nga sulmet ajrore ruse.

Ukrainasve u është kërkuar të furnizohen me rezerva, të evakuojnë zonat më të prekura – apo edhe të mendojnë të largohen krejt nga vendi.

Sergey Kovalenko, drejtor ekzekutiv i ofruesit privat të energjisë DTEK Yasno, tha se kompania ishte udhëzuar nga operatori shtetëror i rrjetit të Ukrainës të rifillojë ndërprerjet emergjente të rrymës në zonat që mbulon, duke përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rajonin lindor Dnjipropetrovsk.

“Edhe pse tani ka më pak ndërprerje, dua që të gjithë ta kuptojnë: Sipas shumë gjasave, ukrainasve do t’iu duhet të jetojnë me ndërprerje deri të paktën në fund të marsit,” paralajmëroi Kovalenko në një postim në Facebook.

“Mendoj se duhet të përgatitemi për opsione të ndryshme, madje edhe më të këqijat. Mblidhni rroba të ngrohta, batanije, mendoni se çfarë do t’ju ndihmonte ta kaloni një ndërprerje të gjatë të rrymës”, tha ai, duke iu drejtuar banorëve ukrainas.

Rusia ka goditur rrjetin elektrik të Ukrainës dhe pjesë tjera infrastrukturore përmes sulmeve ajrore që disa javë rresht, ndërkohë që lufta po i afrohet muajit të nëntë që nga fillimi i pushtimit rus.

Ky sulm ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike dhe ka privuar miliona ukrainas nga energjia elektrike, ngrohja dhe uji.

“Ky dimër do të kërcënojë jetët e miliona njerëzve në Ukrainë,” tha Hans Henri P. Kluge, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, duke iu referuar mungesës së energjisë dhe dëmtimit të objekteve shëndetësore të Ukrainës.

Temperaturat zakonisht qëndrojnë nën zero në Ukrainë gjatë dimrit dhe bora tashmë ka rënë në shumë zona, përfshirë Kievin. Autoritetet ukrainase kanë nisur evakuimin e civilëve nga pjesët e çliruara së fundmi të rajoneve jugore Herson dhe Mikollaiv nga frika se dimri do të jetë shumë i vështirë për të mbijetuar.

Kovalenko tha se, edhe nëse nuk ndodhin më sulme ajrore ruse, do të duhet të planifikohen ndërprerje në të gjithë Ukrainën për të siguruar që energjia të shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë rrjetin energjetik të vendit, që është dëmtuar.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se sulmet me raketa ruse kanë dëmtuar më shumë se 50 për qind të infrastrukturës energjetike të vendit.

“Shkalla e shkatërrimit është kolosale” në rrjetin elektrik, shkaku i sulmeve ruse të javës së kaluar, tha të martën Volodymyr Kudrytskyi, drejtor ekzekutiv i Ukrenergo, operatorit shtetëror të rrjetit të energjisë elektrike.

Ai tha se Ukraina nuk ka “praktikisht asnjë termocentral (ose) hidrocentral të padëmtuar” pas sulmeve të Moskës, të kryera më 15 nëntor.

Prej kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, lufta ka lënë të vrarë të paktën 16.784 civilë dhe ka plagosur 10.189 të tjerë, vlerëson Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Por gjenerali i ushtrisë amerikane Mark Milley, vlerësoi në fillim të këtij muaji se rreth 40.000 civilë ukrainas janë vrarë ose plagosur./REL

The post “Furnizohuni me batanije”, ukrainasit bëhen gati për një dimër të vështirë appeared first on Albeu.com.

Dy fuqitë e Lindjes së Mesme përfshihen në luftë, cilat do të jenë pasojat?
Rusia ka sulmuar edhe sot Kievin me dronë kamikazë të marrë nga Irani duke ngjallur reagime të forta në komunitetin ndërkombëtar. Një numër dronësh kamikazë iranianë të quajtur “Shahed” goditën qendra të banuara në Kiev gjatë mëngjesit të sotëm teksa banorët po bëheshin gati të nisnin javën duke shkuar në punë apo në shkollë.

Nuk dihet ende numri i viktimave, ndërkohë që Rusia ka nisur të përdorë gjerësisht dronët iranianë kundër Ukrainës. Madje, sëfundmi iranianët kanë njoftuar se do të furnizojnë Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtër, gjë që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Izraelit.

הבוקר נמסר כי איראן מעבירה טילים בליסטיים לרוסיה. נסתיימו הספיקות איפה ישראל צריכה לעמוד בסכסוך הדמים הזה. אין מקום לצדקנות עוד. הגיעה העת שנגיש לאוקראינה סיוע צבאי כפי שעושות ארה״ב ומדינות נאט״ו.

— נחמן שי- Nachman Shai (@DrNachmanShai) October 16, 2022

Ministri i Izraelit për Diasporën Nachman Shai, tha menjëherë se tashmë kishte ardhur koha që Ukraina të merrte ndihma ushtarake edhe nga Izraeli krahas NATO-s dhe SHBA-ve, shkruan abcnews.al.

Është e paqartë se me çfarë armësh do ta ndihmojë Izraeli-Ukrainën, por duket se tashmë vendi është kthyer në një fushëbetejë të përplasjes mes blloqeve me Rusinë që ka Bjellorusinë dhe Iranin në krah dhe Ukrainën që kanë të gjithë Perëndimin dhe Izraelin në mbështetje.

Këta të fundit njihen për teknologjinë e tyre të avancuar ushtarake, sidomos në sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat iu duhen shumë ukrainasve tashmë që po sulmohen me dronë dhe raketa. /abcnews.al

The post Dy fuqitë e Lindjes së Mesme përfshihen në luftë, cilat do të jenë pasojat? appeared first on Albeu.com.

Fati i Ukrainës është në duart e botës
Nga Tara D.Sonenshine, The Hill

Duke pasur parasysh kthesën vdekjeprurëse në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, me një përshkallëzim të ashpër në bombardimet e civilëve në Kiev dhe qytetet përreth, komuniteti global duhet të qëndrojë i fortë përballë presidentit rus Vladimir Putin.

Organizata e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që dënon aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës. OKB u bëri thirrje vendeve anëtare të mos e njohin vendimin e Rusisë dhe ripohoi sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Ironikisht, një nga ngjarjet katalitike të ditëve të fundit ishte shkatërrimi i urës së Kerçit që lidh Rusinë dhe Krimenë – një nga linjat kryesore të furnizimit për forcat e Putinit dhe një simbol i aftësisë ruse, raporton abcnews.al.

E ndërtuar midis Detit të Zi dhe Detit Azov në maj 2018, ura përfaqësonte inkursionin e Rusisë në Ukrainë. Në inagurimin e urës Putin tha: “Në epoka të ndryshme historike, madje edhe nën priftërinjtë car, njerëzit ëndërronin ta ndërtonin këtë urë”.

Tani, me urën e shkatërruar, Putini e ka etiketuar sulmin “një akt terrorizmi” dhe është zotuar për hakmarrje.

Por a do të qëndrojë i vendosur komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar sulmin në shkallë të plotë që mund të vijë, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore kundër Ukrainës?

Për të treguar unitet dhe forcë, SHBA-ja shpreson që 100 vende të mbështesin rezolutën e OKB-së, aq sa votuan për të mbështetur një rezolutë të ngjashme në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë.

Presidenti Biden është takuar me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa në Shtëpinë e Bardhë për ta bindur atë të bashkohet me koalicionin dhe t’i rezistojë agresionit të Putinit, raporton abcnews.al.

Ndërsa vendet  shpesh mbajnë pozicione neutrale, duke mbrojtur diplomacinë dhe dialogun, vendet me ndikim si Afrika e Jugut dhe India duhet të mbështesin koalicionin kundër Moskës.

Kryeministri indian Narendra Modi përdori një takim me Putinin për të paralajmëruar publikisht se “kjo nuk është epoka e luftës”. Nafta është arsyeja që vende si India janë neutrale në konfliktin Rusi-Ukrainë. India dhe Kina së bashku përbëjnë mbi gjysmën e të gjithë eksporteve të naftës të Rusisë.

Për vendet në zhvillim në Afrikë, Azinë Juglindore dhe Amerikën e Jugut, rritja e çmimit të karburantit është një sfidë më vete. Edhe europianët, të cilët kryesisht mbështesin Ukrainën, janë të shqetësuar për ardhjen e dimrit dhe rritjen e çmimeve të gazit.

Lufta ka një mënyrë për të shkatërruar gjithçka, nga ushqimi te furnizimet. Por ky nuk është një moment që asnjë komb të qëndrojë duarkryq si dëshmitarë të një lufte që mund të zvarritet për shumë muaj të tjerë, duke vrarë civilë të pafajshëm, duke destabilizuar më tej Europën dhe duke e tërhequr botën në një konflikt të mundshëm bërthamor.

Ukraina po kërkon më shumë armë dhe ka të ngjarë t’i marrë ato.

Por lodhja nga lufta është e vërtetë. Qytetarët janë lodhur duke shpenzuar para jashtë shtetit dhe çdo lider botëror po vëzhgon nga afër sondazhet. Amerikanët vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, sipas sondazheve të fundit të Gallup, me një shumicë të qartë që beson se ne duhet të vazhdojmë të mbështesim qëllimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Por 24 për qind në sondazhin e Gallup thonë se SHBA-ja aktualisht e ka ndihmuar mjaftueshëm Ukrainën. Një tjetër sondazh nga Instituti Quincy me prirje të majtë sugjeron shumica janë të lodhur lufta.

Ky sondazh zbuloi se 49 përqind e amerikanëve besojnë se Kongresi  dhe administrata Biden duhet të përpiqen më shumë nga ana diplomatike për t’i dhënë fund luftës. Në fund, palët në konflikt mund të ndalojnë së luftuari ose të vazhdojnë të luftojnë në fushën e betejës për të arritur objektivat e tyre individuale.

Por kombet e tjera kanë rëndësi si diplomatikisht ashtu edhe ushtarakisht. Në këtë moment, ajo që thotë dhe bën një organ ndërkombëtar si Organizata e Kombeve të Bashkuara mund të ndikojë në rezultatet.

Le të shpresojmë se do të ketë një reagim të fortë që paralajmëron Rusinë të tërhiqet dhe se Putini do të dëgjojë thirrjen.

Nëse jo, na presim periudha të rrezikshme përpara.

The post Fati i Ukrainës është në duart e botës appeared first on Albeu.com.

Çfarë armësh janë dërguar deri tani në Ukrainë?
Britania e Madhe është vendi, i cili pas SHBA-së ka dërguar më së shumti armë në Ukrainë. Por Gjermania po shton numrin e armëve të dërguara.

SHBA

Paketa e fundit e ndihmave e Uashingtonit për forcat e armatosura të Ukrainës kap vlerën e 675 milionë dollarëve. Në paketën e 20-të të ndihmave amerikane gjenden 100 transporterë Humvee, për mbrojtjen e ushtarët ukrainas në front. Lartë në listën e armëve që dërgohen është edhe municioni për artileri HIMARS (High Mobility Artillery Missile Systems). Këto të dhëna i ka publikuar Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin, në takimin e pestë të të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit të Ukrainës në fillim të shtatorit në bazën ajrore Ramstein në Gjermani. Është e paqartë nëse Uashingtoni po shqyrton edhe dërgimin e raketave me rreze të shkurtër ATACMS, të cilat mund të shkrepen nga sistemet HIMARS dhe kanë një rreze veprimi prej 300 kilometrash.

Dërgesat e planifikuara plotësojnë kapacitetet e dërguara muajve të fundit, për shembull me 36.000 copë municion për 24 pajisjet artilerike Howitzer. Ushtria ukrainase ka mundur ta përdorë këtë artileri prej korrikut për t’u përgatitur për rimarrjen e pjesëve të pushtuara nga Rusia në veri-lindje dhe pjesërisht në jug të Ukrainës. Me këto armë mund të goditen në mënyrë efikase kanalet ruse të furnizimit dhe depot e municionit.

“Paketa dimërore” e planifikuar tani përfshin pajisje shtesë për shikim natën, pajisje dimërore për ushtarët dhe 50 autoambulanca të blinduara. Në total, SHBA-ja ka dërguar deri tani 14.5 miliardë dollarë ndihmë për forcat ukrainase të sigurisë prej fillimit të pushtimit rus me 24 shkurt. “Fytyra e luftës” në Ukrainë po ndryshon, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, para përfaqësuesve të më shumë se 40 aleatëve që mbështesin Ukrainën me pajisje ushtarake, gjatë vizitës së tij të fundit në Ramstein. Shumë ushtarë ukrainas janë ende duke u vrarë përgjatë vijës së frontit, për shkak të mungesës së automjeteve të blinduara. Kjo rrit presionin në veçanti ndaj Gjermanisë. Ukraina ka kërkuar automjete të blinduara nga Berlini që nga marsi, si për shembull tanke “Marder”.

Britania e Madhe

Ndryshe nga SHBA-ja, Ministria Britanike e Mbrojtjes ka publikuar shumë pak të dhëna për armët e dërguara në Ukrainë. Ngjashëm sikur HAIMRAS të SHBA-së, mendohet se edhe sistemet e artilerisë si M270 MLRS (Multiple Launch Rocket System) mund ta kenë ndihmuar Ukrainën në sukseset e fundit për rimarrjen e kontrollit në shumë zona të pushtuara nga Rusia.

Në fillim të qershorit, Londra njoftoi se kishte nisur një program të gjerë për të trajnuar ushtarët ukrainas për këto armë. Është e paqartë saktësisht se sa forca të armatosura ukrainase kanë kaluar ndërkohë programin e trajnimit britanik. Sipas qeverisë, duhet të kenë qenë “disa qindra” të cilët janë trajnuar kryesisht në sistemet e artilerisë – përveç MLRS, kjo vlen edhe për artileritë më të lehta Howitzer.

Analistët ushtarakë supozojnë se ky trajnim solli avantazhin vendimtar për forcat ukaainase, veçanërisht gjatë aksioneve të fundit në Ukrainën verilindore. Në fund të qershorit, në margjinat e samitit të NATO-s në Madrid, Londra njoftoi se po financonte blerjen e sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore, dronëve dhe municioneve artilerike me vlerë prej 1 miliard £ (1.15 miliardë euro) për Ukrainën. Kjo e çon mbështetjen financiare të Londrës për Ukrainën në 3.8 miliardë £ (4.4 miliardë euro) këtë vit.

Gjermania

Edhe Berlini heziton të publikojë shifra të sakta për dërgesat e sistemeve më moderne të armëve. Thuhet se Ukraina ka marrë një numër të panjohur të sistemeve të radarëve të zbulimit të artilerisë “Cobra” nga industria gjermane, si dhe sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. Pak më e saktë Ministria e Mbrojtjes është kur flet për dërgimin e 20 tankeve kundërajrore GEPARD, për të cilat Berlini në fakt merr shumë inkurajim nga SHBA dhe Ukraina.

Ekuipazhet ukrainase të këtij tanku kundërajror u trajnuan në Gjermani gjatë verës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, dorëzimi i dhjetë GEPARD të tjerë është në proces. Së bashku me Holandën, Gjermania dorëzoi dhjetë “Panzerhaubitz 2000” dhe mësoi ushtarët ukrainas në Gjermani se si t’i përdorin ato. Gjermania aktualisht po punon me një listë të furnizimeve ushtarake me 28 artikuj. 22 prej tyre i atribuohen industrisë gjermane, pra nuk janë pjesë e pajisjeve të Bundeswehr-it. Ndër to janë edhe 12 tanke malore, 16 shtresa të blinduara për ura BIBER, por edhe 200 kamionë, 12 pajisje të rënda për transport M1070 Oshkosh dhe 14 kamionë të tjerë me rimorkio.

Deri më sot, nuk ka pasur asnjë shenjë se Berlini do ta furnizojë Ukrainën me tanke luftarake nga rezervat e Bundeswehr-it, si për shembull tanku për luftë Leopard II. Kancelaria dhe Ministria e Mbrojtjes e kanë refuzuar deri tani edhe dërgimin e automjetit Marder, të cilin Kievi e ka kërkuar që herët nga Gjermania. Rreth 100 Marder gjenden aktualisht të parkuar në Flensburg, në një oborr industrial. Rezerva ka edhe tanke Leopard I, të cilat i ka kërkuar Kievi në pranverë. Sipas qeverisë federale, nga Gjermania janë dërguar pajisje të ndryshme në vlerë prej më shumë se 733 milionë euro, nga 1 janari deri më 5 shtator. Ndërsa në korrik kancelari Scholz ka premtuar edhe pajisje të tjera në vlerë prej më shumë se 500 milionë euro.

Vendet e tjera

Shikuar nga përformanca e tyre ekonomike, shtetet e Bashkimit Evropian, Estonia, Letonia, Polonia dhe Lituania kanë dërguar deri tani në Ukrainë më së shumti ndihma – si ushtarake ashtu edhe civile. Sidomos menjëherë pas fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt. Polonia i ka dorëzuar Kievit më shumë se 200 tanke të prodhimit sovjetik. Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht foli së fundi për marrëveshjet për të ashtuquajturin zëvendësim me Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Greqinë. Këto vende do të marrin armë si zëvendësime nga Gjermania për armët që dërgojnë në Ukrainë./DW

The post Çfarë armësh janë dërguar deri tani në Ukrainë? appeared first on Albeu.com.

Pavarësia e Ukrainës/ Anulohen festimet nga frika për sulme të reja
Ambasada amerikane në Kiev u bëri thirrje shtetasve amerikanë të largohen nga Ukraina, për shkak të informacioneve të besueshme, se Rusia po përgatitej të godiste infrastrukturën civile dhe qeveritare të këtij vendi.

Paralajmërimi vjen një ditë para 6 mujorit të sulmit rus kundër Ukrainës, ditë që përkon dhe me 31 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish Bashkimi Sovjetik.

Mes frikës për sulme nga Rusia, qeveria ukrainase mori vendim të ndalë festimet të mërkurën në kryeqytetin e vendit.

“Departamenti i Shtetit ka informacione se Rusia po rrit përpjekjet për të nisur sulme kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare ukrainase në ditët në vijim”, thuhej në një deklaratë të ambasadës amerikane. “Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina menjëherë, me mjetet e tyre, nëse kjo do të ishte një gjë e sigurt për t’u ndërmarrë”, vijonte më tej deklarata.

Edhe presidenti i Ukrainës tha se në 31 vjetorin e pavarësisë Rusia mund të ndërmarrë sulme të dhunshme

Emocionet e ukrainasve janë të përziera në këtë përvjetor. teksa i drejtohen sheshit të pavarësisë në Kiev ku janë ekspozuar armatime ruse të shkatërruara ata hedhin sytë pas nga jeta e tyre që ndryshoi për 6 muaj,

“Unë mendoj se putin nuk do të ndalet me Ukrainën. zoti mos e dhëntë por nëse na pushton ai do të shkojë më tutje. është terrorist dhe vrasës”.

“Kur flas me të njohurit në rusi ata ngrenë supet dhe thonë çfarë mund të bëjmë ne?! Jemi shumë të vegjël dhe ne ukrainasit jemi të vegjël por u bëmë të mëdhenj. Nuk do përkulemi kurrë.”- shprehen ukrainasit.

Në rrugët e Moskës ka shenja që mbështetësin pushtimin, por në qendër ku njerëzit janë më pak konservativë se pjesa tjetër e vendit njerëzit të intervistuar nga Afp kritikojnë konfliktin.

“Nuk duhet të luftojmë me njëri-tjetrin, është gabim. Le të përplasen ata politikanet jo njerëzit që vuajnë, të gjithë po vuajnë”- shprehet një rus.

The post Pavarësia e Ukrainës/ Anulohen festimet nga frika për sulme të reja appeared first on Albeu.com.

Zelensky u kërkon zyrtarëve që të mos flasin publikisht për taktikat ushtarake
Presidenti ukrainas u ka bërë thirrje zyrtarëve që të mos flasim më me gazetarët për taktikat ushtarake kundër Rusisë, teksa një zyrtare e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes tha se është hapur një hetim lidhur me rrjedhjen e informacioneve.

Deklaratat e Volodymyr Zelenskyt vijnë teksa spekulimet po vazhdojnë lidhur me shkakun e një serie shpërthimesh më herët gjatë kësaj jave në bazën ajrore ruse në Krimenë e okupuar.

Shpërthimet kanë shkatërruar të paktën tetë avionë luftarakë rusë që ishin në bazën ajrore në Krime.

Imazhet satelitore kanë shfaqur shkatërrim të madh në bazën ajrore Saki që gjendet në perëndim të qytetit Novofedorivka të Krimesë.

Rusia ka sugjeruar se shpërthimet kanë ndodhur për shkak të pakujdesisë. Megjithatë, zyrtarë të paidentifikuar ukrainas i kanë thënë mediave amerikane se forcat ukrainase janë përgjegjëse për shpërthimet.

“Lufta definitivisht nuk është koha për gjëra të kota dhe për deklarata të zëshme”, tha Zelensky, gjatë një video-adresimi në orët e vona të 11 gushtit.

“Sa më pak detaje të zbuloni për planet tona të mbrojtjes, aq më mirë do të jetë për zbatimin e atyre planeve”, shtoi ai.

Zelensky tha se publikimi i taktikave ushtarake është veprim i papërgjegjshëm.

“Nëse dëshironi që Ukraina të fitojë duhet të jeni të vetëdijshëm se jeni përgjegjës për çdo fjalë që thoni për planet e Qeverisë sonë për mbrojtje apo kundërsulme”, tha ai.

Përmes një postimi në Facebook, zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, tha se shërbimet e sigurisë po hetojnë se kush ka folur për mediat lidhur me shpërthimet.

“Rrjedhje të tilla të informacionit pengojnë planet e ushtrisë ukrainase, pasi që armiku mund të ndryshojë veprimet e tij dhe të përdor këtë informacion kundër nesh”, shkroi ajo.

Turqia, ndërkaq, tha se edhe dy anije me drithëra janë larguar nga portet ukrainase në Detin e Zi më 11 gusht, duke bërë që totali i anijeve që janë larguar nga Ukraina të arrijë në 14.

Ukraina ka arritur marrëveshje me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara më 22 korrik për të zhbllokuar eksportin e 22 milionë tonë mistri dhe drithërave të tjera që kishin mbetur në porte dhe depo, qëkur Rusia nisi pushtimin e shtetit më 24 shkurt.

Ukraina është një eksportuese e madhe e grurit, misrit dhe drithërave të tjera dhe pamundësia për të eksportuar këto produkte ka kontribuar në rritjen e çmimeve të ushqimit në mbarë botën. Rritjet e çmimeve kanë rritur frikën se disa shtete mund të preken nga uria ose mund të shkaktohet jostabilitet politik./REL/

The post Zelensky u kërkon zyrtarëve që të mos flasin publikisht për taktikat ushtarake appeared first on Albeu.com.

SHBA, 1 miliard dollarë ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën 1 miliard dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke thënë se kjo do të jetë dërgesa më e madhe deri më tani e raketave, municioneve dhe armëve të tjera që do të dërgohet direkt nga depot e Departamentit të Mbrojtjes tek forcat ukrainase.

Premtimi i Shteteve të Bashkuara për një dërgesë të re masive të armëve vjen pasi analistët paralajmëruan se Rusia po lëvizte trupat dhe pajisjet në drejtim të qyteteve që ndodhen në portet jugore për të shmangur një kundërofensivë të forcave ukrainase.

Ndihma përfshin raketa shtesë për Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë, “HIMARS”, si dhe mijëra municione të tjera artilerie, sisteme mortajash, raketahedhës “Javelins” dhe pajisje të tjera. Komandantët ushtarakë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë thonë se “HIMARS” dhe sistemet e tjera të artilerisë kanë qenë vendimtare në luftën e vazhdueshme të Ukrainës për të ndalur përparimin e Rusisë.

Njoftimi i fundit e çon ndihmën totale ushtarake të administratës së Presidentit Biden për Ukrainën në rreth 9 miliardë dollarë që kur trupat ruse filluan sulmin në fund të shkurtit.

“Në çdo fazë të këtij konflikti, ne kemi qenë të përqëndruar në përmbushjen e nevojave të forcave ukrainase, në varësi të kushteve në fushën e betejës”, tha Colin Kahl, nënsekretar i mbrojtjes për politikat, në njoftimin e ndihmës së re ushtarake për Ukrainën.

Deri më tani, ndihma më e madhe ushtarake për Kievin ishte njoftuar më 15 qershor dhe përfshinte rreth 1 miliard dollarë. Por kjo ndihmë përfshinte 350 milionë dollarë të autorizuar nga presidenti dhe 650 milionë dollarë të tjera që ishin në kuadër të Iniciativës së Ndihmës në fushën e Sigurisë për Ukrainën.

Ndërkohë, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 4.5 miliardë dollarë shtesë për të mbështetur nevojat buxhetore të qeverisë së Ukrainës.

Financimi, i koordinuar me Departamentin amerikan të Thesarit përmes Bankës Botërore, do t’i shkojë qeverisë së Ukrainës në këste, duke filluar me një shumë prej 3 miliardë dollarësh që do të ndahet në gusht, tha Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Në katër muajt e fundit të luftës, Rusia është përqendruar në pushtimin e rajonit Donbasit në Ukrainën lindore, ku separatistët prorusë kanë kontrolluar dy zona, republika të vetëshpallura, në tetë vitet e fundit. Forcat ruse kanë bërë përparime graduale në këtë rajon ndërsa kanë vazhduar sulmet me raketa për të kufizuar lëvizjet e luftëtarëve ukrainas në zona të tjera të vendit./VOA

The post SHBA, 1 miliard dollarë ndihma të tjera ushtarake për Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Ukraina merr tre sistemet e para kundërajrore gjermane
Ushtria ukrainase ka marrë tre sistemet e saj të para vetëlëvizëse kundërajrore gjermane Gepard, tha sot komanda ushtarake jugore.

Sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat operohen nga ekuipazhe me tre persona, do të përdoren për të mbrojtur objekte të rëndësishme të infrastrukturës.

Ato janë një nga pjesët e ndryshme të pajisjes ushtarake perëndimore që i furnizohen Ukrainës për ta ndihmuar atë të shmangë forcat ruse në mes të luftës.

Muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se armët e furnizuara nga Perëndimi kishin filluar të kishin një ndikim në luftën në Ukrainë dhe luftëtarët po bënin “sulme të prekshme” në objektivat logjistike ruse.

Ai tha: “Artileria perëndimore, armët që morëm nga partnerët tanë,  filloi të funksiononte shumë fuqishëm.

Saktësia e tij është pikërisht sipas nevojës. Mbrojtësit tanë bëjnë goditje shumë të dukshme në depo dhe pika të tjera të rëndësishme për logjistikën e pushtuesve dhe kjo redukton ndjeshëm potencialin sulmues të ushtrisë ruse.

Humbjet e pushtuesve do të rriten vetëm çdo javë, si dhe vështirësia e furnizimit të tyre.“

The post Ukraina merr tre sistemet e para kundërajrore gjermane appeared first on Albeu.com.