lija e majmuneve Archives - Albeu.com

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës, tha se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, apo linë e majmunëve.

I infektuari me këtë virus është një shtetas i Kosovës i moshës 30-vjeçare. IKSHPK tha se ai ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës më 24 dhjetor, pasi ishte kthyer nga Afrika Perëndimore dhe kishte simptoma sikurse temperaturë, ethe, ndryshime në lëkurë, në fytyrë në duar dhe kruarje.

“Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore. IKSHPK i ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit”, u tha në njoftim.

Instituti bëri thirrje për kujdes, teksa shtoi se personat që preken nga lia e majmunëve zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare, të cilat, sipas IKSHPK-së zgjasin dy deri në katër javë.

Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë. Zakonisht përcillet me simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal për njeriun.

Virusi përcillet me simptoma sikurse ato të gripit, si dhe me puçrra të mbushura me qelb nëpër trup.

Në gusht, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e shpalli atë si emergjencë globale për shëndetin publik.

Shpallja e një sëmundjeje si emergjencë globale për shëndetin publik, nënkupton që mund të ndahen më shumë fonde dhe të merren masa në nivel global për të parandaluar përhapjen virusit.

The post Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Lija e majmunëve, OBSH shpall emergjencën ndërkombëtare pas zbulimit të variantit të ri
Përhapja në Afrikë e një varianti të ri dhe në dukje më vdekjeprurës të lisë së majmunit (i riemërtuar mpox) bëri që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shpallte një Urgjencë të Shëndetit Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar (PHEIC), niveli më i lartë i alarmit.

Kjo është hera e dytë që agjencia aktivizon këtë nivel alarmi, të parashikuar në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit, për këtë sëmundje dhe e teta në histori.

OBSH mori masën një ditë pasi Qendrat Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shpallën alarmin në kontinent për herë të parë në histori, pasi kishte regjistruar 15,000 raste dhe 461 vdekje për shkak të këtij virusi deri më tani në 2024. Numrat e infeksioneve të zbuluara janë shumë më të larta (160%) se në këtë kohë të vitit të kaluar dhe ka shumë të ngjarë vetëm një pjesë e vogël e atyre që kanë ndodhur në të vërtetë. Shumica e këtyre rasteve janë të përqendruara në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), megjithëse virusi tashmë po përhapet në vende të tjera si Uganda, Kenia dhe Ruanda.

Ekspertët shprehen se ky variant mund të jetë më vdekjeprurës se ai i mëparshmi. Në Afrikë, rreth 3% e atyre që rezultojnë pozitivë po vdesin, megjithëse duhet të kihet parasysh se nivelet e diagnostikimit në kontinent mungojnë dhe kapacitetet e tij shëndetësore, për sa i përket trajtimit, janë dukshëm më të kufizuara se në vendet e zhvilluara.

Siç ka theksuar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Gebreyesus, “ne nuk po përballemi me një shpërthim të vetëm me një variant të vetëm, por me shumë, me variante të ndryshme, mënyra të ndryshme transmetimi dhe nivele të ndryshme rreziku”.

The post Lija e majmunëve, OBSH shpall emergjencën ndërkombëtare pas zbulimit të variantit të ri appeared first on Albeu.com.

OBSH shpall fundin e emergjencës globale për linë e majmunëve
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli fundin e emergjencës globale shëndetësore të shkaktuar nga lija e majmunëve të enjten.

Në tre muajt e fundit, vendet kanë raportuar gati 90 për qind më pak raste se në tremujorin e kaluar, tha të enjten drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus.

“Dje u mblodh komiteti i urgjencës dhe më rekomandoi që shpërthimi shumëpalësh i lisë nuk është më një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar. E mora atë këshillë. Dhe kam kënaqësinë të them se ‘mpox’ nuk është më një emergjencë shëndetësore globale”, tha kreu i Agjencisë.

OBSH dha deklaratën e emergjencës në korrik mes një rritjeje globale të rasteve. Më shumë se 87,000 raste dhe 140 vdekje ishin raportuar në 111 vende që nga janari 2022, sipas Agjencisë.

The post OBSH shpall fundin e emergjencës globale për linë e majmunëve appeared first on Albeu.com.

Lija e majmunëve, Alimehmeti tregon sa rrezikojmë
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për rrezikun nga Lija e majmunëve në vendin tonë.

Alimehmeti thotë se rreziku nga kjo lloj sëmundje nuk është shqetësues.

Duke folur për Euronews Albania, ai deklaroi se sëmundja ka transmetueshmëri shumë të ulët dhe për ndalimin e saj ekziston vaksina prej disa vitesh.

“Është një sëmundje me transmetueshmëri shumë të ulët, kërkon një kontakt shumë të ngushtë për ta transmetuar dhe fatmirësisht numri i atyre që kanë kërkuar trajtim spitalor është 163 në të gjithë Europën.

Transmetueshmëria është me kontakt shumë të ngushtë personal nga njeriu tek njeriu ose nëpërmjet sipërfaqeve që një njëri i prekur i ka prekur dhe i prek dikush tjetër, por duhet të ketë çarje në lëkurë që të transmetohet.

Sidomos tani që jemi në verë, që jemi në kontakt me mikrobet mund të kemi skuqje të lëkurës, por nuk duhet ngatërruar me linë e majmunit, lija e majmunit është një gjë shumë e rrallë”, tha epidemioologu./albeu.com/

The post Lija e majmunëve, Alimehmeti tregon sa rrezikojmë appeared first on Albeu.com.

Rriten rastet me lijën e majmunit në Serbi, deri më tani 31 perona të infektuar
Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i parë në Serbi, deri më 17 gusht 2022, janë konfirmuar 31 raste me linë së majmunëve.

Të gjithë personat e infektuar janë meshkuj, të moshës 21 deri në 44 vjeç, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik në Serbi, më 18 gusht.

Në Beograd janë regjistruar 27 nga 31 rastet me linë e majmunëve.

Tre persona kanë pasur nevojë për trajtim spitalor, ndërsa pjesa tjetër janë trajtuar në shtëpi.

Në përgjithësi lia e majmunëve shkakton simptoma të lehta, përfshirë: ethe, dhimbje dhe puçrra në lëkurë të mbushura me qelb. Sipas OBSH-së, njerëzit kryesisht shërohen në një periudhë prej dy deri në katër javë.

Që nga 7 gushti 2022, sipas buletinit të fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në 89 vende të botës janë konfirmuar 27.814 raste dhe 11 vdekje nga lia e majmunëve”.

Rreziku i lisë së majmunëve globalisht është i moderuar, me përjashtim të Evropës, ku OBSH-ja e ka vlerësuar atë si të lartë.

Më së shumti raste me linë e majmunëve u raportuan në Spanjë (5179), Gjermani (3142), Francë (2673) dhe Holandë (1029).

Përhapja e lisë së majmunëve është shpallur një emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 23 korrik. REL

The post Rriten rastet me lijën e majmunit në Serbi, deri më tani 31 perona të infektuar appeared first on Albeu.com.

Lija e Majmunit në Maqedoni? Ministria e Shëndetësisë: Dyshohet për një rast në Kërçovë
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në Klinikën e Infektologjisë nuk ka asnjë pacient të dyshuar për linë e majmunëve.

Por nga ana tjetër ata thonë se kanë marrë informacion nga Spitali i Kërçovës, se ka një person i cili dyshohet se është i infektuar dhe të cilit i është dhënë rekomandim për testim.

“Aktualisht është duke u organizuar një ekip epidemiologjik për të kryer një anketë epidemiologjike. Deri më tani, në Institutin e Shëndetit Publik nuk është dorëzuar asnjë material testues dhe nuk ka asnjë rast të konfirmuar të lisë së majmunëve në vend”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./albeu.com/

The post Lija e Majmunit në Maqedoni? Ministria e Shëndetësisë: Dyshohet për një rast në Kërçovë appeared first on Albeu.com.

Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Linë e Majmunit, Manastirliu: Shqipëria me risk të ulët
Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin e Lisë së Majmunit është mbledhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për plain e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, pas shpalljes së lisë së majmunit si emergjencë shëndetësore globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh: Kemi ngritur një komitet të ekspertëve për parandalimin dhe kontrollin e lisë së majmunit, duke vendosur prioritet hartimin e një plani të përgjigjes dhe gatishmërisë për të gjitha strukturat, në funksion të parandalimit dhe kontrollit të kësaj sëmundje infektive. Ndaj ky komitet do të punojë për të monitoruar dhe për të ndjekur planin e masave që po hartohet nga ISHP. Tashmë drafti i parë i planit të masave ka përfunduar. Pavarësisht se Shqipëria është një vend që hyn në vendet e nivelit të parë, pra konsiderohet me një risk të ulët, masat tona dhe përgatitja jonë do të jetë e plotë në mënyrë që të fuqizojmë kapacitetet tona.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se janë marrë masa për fuqizimin e kapaciteteve, duke nisur nga testet laboratorike specifike që tashmë kryhen në ISHP.

“Ajo çfarë ne kemi bërë në parapritje edhe të këtij vendimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që kemi fuqizuar kapacitetet tona në laboratorin e virologjisë në Insitutin e Shërndetit Publik. Aktualisht kanë mbërritur në Institut përgjatë kësaj periudhe 3250 teste për identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve. Nga ana tjetër, përveç rritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve tona të laboratorit, kemi marrë masa për fuqizimin e të gjithë rrjetit të survejancës sentinel. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masat së bashku me Operatorin e Kujdesit Shëndetësor, me strukturën e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për trajnimin e mjekëve, një element shumë i rëndësishëm në funksion të kontrollit dhe parandalimit të kësaj sëmundje”, tha Manastirliu.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infetive në ISHP, prof. Silva Bino u shpreh: Çfarë kemi bërë ne deri tani në ISHP është përgatitja laboratorike. Pra ne kemi kapacitetet për të identifikuar virusin. Kemi kryer edhe trajnime dhe do të kryejmë edhe trajnime të mëtejshme në lidhje me marrjen dhe transportin e mostrës, pasi edhe rekomandimet kanë ndryshuar sidomos edhe kohët e fundit në lidhje me marrjen e disa mostrave, për të qenë sa më efikasë në diagnostikim.

Më datë 23 Korrik, OBSH ka aktivizuar në nivelin e saj të lartë alarmin në lidhje me shpërthimin e lisë së majmunëve, duke shpallur këtë virus një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.

The post Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Linë e Majmunit, Manastirliu: Shqipëria me risk të ulët appeared first on Albeu.com.

Emergjencë globale, BE miraton përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunëve
Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale, tha prodhuesi i ilaçeve nga Danimarka.

“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve”, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së, tha kompania Bavarian Nordic.

“Miratimi vlen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji”, tha kompania.

Të shtunën, më 23 shkurt, OBSH-ja e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale. Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16.000 persona në 72 shtete të botës.

Në BE që prej vitit 2013 vaksina Imvanex ka miratim për përdorim kundër lisë.

Edhe më herët ishte shqyrtuar përdorimi i vaksinës kundër lisë për shkak të ngjashmërisë së virusëve që shkaktojnë linë dhe linë e majmunëve.

Lia e majmunëve është më pak e rrezikshme dhe më pak e infektuese sesa lia, e cila u zhduk më 1980.

Simptomat e lisë së majmunëve janë temperatura, kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe shpinës. Simptomat zgjasin për pesë ditë.

Po ashtu, personat e prekur kanë skuqje në fytyrë duar dhe këmbë si dhe puçrra.

Shpërthimi i ri me linë e majmunëve u raportua në fillim të majit në shtetet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku kjo sëmundje për një kohë të gjatë ka qenë epidemi./REL

The post Emergjencë globale, BE miraton përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunëve appeared first on Albeu.com.

OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një “emergjencë globale”
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vendosë të enjten, nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale, duke nxitur kritika nga shkencëtarët afrikanë që shprehen se kjo sëmundje përbën prej vitesh një krizë shëndetësore në kontinentin e tyre.

Diskutimet dhe shqyrtimi i përgjigjes së OBSH-së ndaj shpërthimit të sëmundjes pasojnë shqetësimet se si agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe qeveritë në mbarë botën trajtuan COVID-19 në fillim të vitit 2020.

Një “emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” është niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së. Agjencia nuk deklaroi pandemi, por filloi të përdorë termin për të përshkruar COVID-19 në Mars të 2020-s.

Për shumë qeveri në mbarë botën, ky moment ishte çasti kur ata filluan të ndërmerrnin masa për të përmbajtur sëmundjen, çka rezultoi të ishte tepër vonë për të bërë ndryshim.

Lija e majmunëve nuk përhapet aq shpejt sa COVID dhe për këtë sëmundje ekzistojnë tashmë vaksina dhe medikamente për trajtimin e saj, por sërish ka rritur alarmin në mbarë botën.

Numri i të prekurve jashtë kontinentit afrikan ka arritur në 3000 raste në më shumë se 40 vende, sipas agjencisë reuters, dhe më së shumti midis meshkujve që kryejnë marrëdhënie me meshkuj. Ende nuk ka raportime për raste vdekjeje.

Sëmundja virale, e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe acarim të lëkurës, është përkufizuar si endemi në disa pjesë të Afrikës. Kontinenti ka regjistruar rreth 1500 raste të dyshuara që nga fillimi i vitit 2022, nga të cilat 66 prej tyre kanë rezultuar me pasojë vdekjen, sipas të dhënave zyrtare.

“Kur nj sëmundje prek vendet e pazhvilluara nuk është një emergjencë. Aj shndërrohet në të tillë vetëm kur preken vendet e zhvilluara”, deklaroi profesor Emmanuel Nakoune, drejtor i insutitit “Pasteur” në Bangui, në Republikën Qendrore Afrikane, i cili po zhvillon testime mbi mjekimin e lisë së majmunëve.

Megjithatë, Nakoune tha se nëse OBSH-ja do të shpallë gjendje emergjence, ky do të ishte një hap i rëndësishëm.

Komiteti i emergjencave globale mblidhet të enjten për të diskutuar në Gjenevë mbi hapat që do ndërmerren për të kufizuar përhapjen e mëtejshme t kësaj sëmundjeje. Në panel bëjnë pjesë ekspertë nga rajonet më të prekura, të cilët janë konsultuar edhe me shkencëtarë, përfshi Nakoune.

Ata do t’i dërgojnë një rekomandim Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili merr vendimin përfundimtar nëse do të shpall gjendjen e emergjencës.

Vendimi, nëse merret shpall alarmin dhe mund të nxisë hapa të mëtejshëm nga OBSH-ja, sikurse dhe vëmendje të shtuar nga shtet anëtare.

OBSH-ja ka dhënë tashmë udhëzime të detajuara për sëmundjen dhe tha se po punon për një mekanizëm për shpërndarjen e trajtimeve dhe vaksinave.

Shumica e ekspertëve pajtohen se lija e majmunëve i plotëson teknikisht kriteret për përkufizimin nga OBSH-ja si “emergjencë botërore”. Është një ngjarje e papritur dhe e pazakontë që po përhapet ndërkombëtarisht dhe kërkon bashkëpunim mes vendeve./REL

The post OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një “emergjencë globale” appeared first on Albeu.com.

Simptoma të ngjashme me linë e majmunëve, vjen përgjigja nga Holanda për pacientin në Kosovë
Më 3 qershor u identifikua një rast I dyshimtë me linë e majmunëve në Kosovë.

Mostra u dërgua në laboratorin referent të OBSH në Holandë dhe rezultatet kanë rezultuar negative.

Lajmi konfirmohet nga ministria e Shëndetësisë në faqen zyrtare të Facebook-ut.

“Komunikatë për media

Prishtinë, 15 qershor 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftojnë se mostra e pacientit kosovar të dyshuar në Linë e majmunëve, e dërguar për testim në Laboratorët e Holandës ka rezultuar negative.

Siç dihet nga njoftimet paraprake të MSh-së, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, IKShPK ka pranuar nga Klinika Infektive-QKUK një raportim për një rast të dyshimtë me Linë e majmunëve (Monkeypox), për një pacient mashkull (1953) nga komuna e Dragashit, i hospitalizuar në këtë klinikë, dhe të cilit i ishte marrë mostra nga ndryshimi lëkuror për t’u dërguar për analiza laboratorike në Holandë.

IKShPK është njoftuar sot nga laboratorët respektiv të këtij shteti, që kjo mostër ka rezultuar negative dhe rasti në fjalë nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga Lia e majmunëve

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

The post Simptoma të ngjashme me linë e majmunëve, vjen përgjigja nga Holanda për pacientin në Kosovë appeared first on Albeu.com.