Lajme te rreme Archives - Albeu.com

Gënjeshtrat e 1 Prillit në epokën e lajmeve të rreme
Dita e 1 prillit është e lidhur pazgjidhshmërisht me shakatë, ngacmimet dhe gënjeshtrat. Megjithatë, në epokën e rrjeteve sociale, këto batuta duken të vjetëruara

Nuk ka një histori të qartë të origjinës së shakasë së 1 prillit. Antropologu Gunter Hirschflender nga Universiteti i Regensburgut përcjell një teori të përhapur: monarku francez Charles IX e zhvendosi ndryshimin e orës nga 1 prilli në 1 janar në 1564. Që atëherë, të gjithë ata që vazhduan të festonin vitin e ri më 1 prill u bënë shënjestër e ngacmimeve, talljeve dhe shakave të ndryshme.

Por kur fillojmë të gënjejmë? Kërkohen kushte të caktuara që kjo të ndodhë, shpjegon Philipp Gerlach, profesor i psikologjisë së përgjithshme dhe sociale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Fresenius në Hamburg.

“Nuk mjafton që kam ndërmend të gënjej. Duhet të di atë që di. Dhe gjithashtu të di se çfarë di kundërshtari im. Kjo quhet “Teoria e mendjes”: Ajo përshkruan aftësinë për të vënë veten në vendin e një personi tjetër dhe për t’i parë gjërat nga këndvështrimi i tyre”, thotë ai.

Procesi i gënjeshtrës është i ndryshëm. Dallimi qëndron në qëllimin.

“Ka gënjeshtra të panumërta. Ato ndahen në gënjeshtra ‘të bardha’ dhe ‘të zeza'”, thotë profesori i antropologjisë Philip Gerlach dhe shpjegon: “Gënjeshtrat e zeza janë gënjeshtra keqdashëse, ato me të cilat ato bëhen në kurriz të një personi tjetër. Në të kundërt, gënjeshtrat e bardha janë në thelb të pavërteta të pranuara përgjithësisht. Për shembull: Pas një dite të vështirë në zyrë gruaja ime shkon në parukeri dhe më pas vjen në shtëpi. Sigurisht që nuk do t’i them asaj se nuk më pëlqen modeli i flokëve. Pra, thuaj një gënjeshtër të vogël për të ndihmuar një person.”

Në internet gënjeshtra jep e merr. Psikologu Tilo Hartmann e vendos festën e 1 prillit në një kontekst kulturor, i cili në mënyrë të jashtëzakonshme justifikon gënjeshtrën e vetëdijshme.

“Nëse nuk gënjejmë vazhdimisht dhe çdo ditë dhe pajtohemi që një ditë të vitit mund të bëjmë shaka dhe të qeshim në kurriz të dikujt pa lënduar.,atëherë ne mendojmë se mund ta pranojmë këtë kusht”, thotë ai.

Shkencëtari gjerman, megjithatë, paralajmëron se: “kushdo që gënjen sistematikisht nuk besohet më. Me fjalë të tjera: Ju e vendosni në dyshim reputacionin dhe besueshmërinë tuaj për të arritur diçka në afat të shkurtër.”

Shakaja e 1 prillit ishte e njohur deri në fillim të shekullit të 21-të. Por në epokën e rrjeteve sociale, këto batuta duken disi të vjetruara. Antropologu Gunter Hirschflender parashikon se “shakatë e Gënjeshtrave të Prillit ose do të ndryshojnë me kalimin e viteve, ose do të shuhen. Megjithatë, e sigurt është se, si çdo gjë tjetër në kulturë, ajo nuk mund të mbetet ashtu siç është”. /albeu.com

The post Gënjeshtrat e 1 Prillit në epokën e lajmeve të rreme appeared first on Albeu.com.

Rrjeti social më “in” i momentit, TikToku i mbushur me lajme të rreme
TikToku mund të jetë platforma e zgjedhur për video tërheqëse, por kushdo që e përdor atë për të mësuar rreth COVID-19, ndryshimet klimatike ose pushtimin e Rusisë në Ukrainë, ka të ngjarë të ndeshet me informacione të rreme, thuhet në një raport kërkimor të botuar të mërkurën.

Studiuesit në NewsGuard kërkuan përmbajtje rreth temave të spikatura të lajmeve në TikTok dhe thonë se zbuluan se gati 1 në 5 nga videot e sugjeruara automatikisht nga platforma përmbanin dezinformata.

Kërkimet për informacion rreth “vaksinës mRNA”, për shembull, dhanë pesë video (nga 10 të parat) që përmbanin dezinformata, duke përfshirë pretendime të pabaza se vaksina COVID-19 shkakton “dëmtime të përhershme në organet kritike të fëmijëve”.

Studiuesit që kërkonin informacione për abortin, zgjedhjet e vitit 2020, kryengritjen e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së, ndryshimin e klimës ose pushtimin rus të Ukrainës, në TikTok gjetën video të ngjashme mashtruese të shpërndara mes videove më të sakta.

Sasia e dezinformatave dhe lehtësia me të cilën mund të gjenden është veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh popullaritetin e TikTokut tek të rinjtë, sipas Steven Brill, themelues i NewsGuard, një firmë që monitoron dezinformatat.

TikToku është domeni i dytë më i popullarizuar në botë, sipas kompanisë së performancës dhe sigurisë në internet Cloudflare, i tejkaluar vetëm nga Google.

Brill vuri në pikëpyetje nëse ByteDance, kompania kineze që zotëron TikTokun, po bën mjaftueshëm për të ndaluar dezinformimin ose nëse qëllimisht lejon që keqinformimi të përhapet si një mënyrë për të mbjellë konfuzion në SHBA dhe demokracitë e tjera perëndimore.

“Është ose paaftësi ose është diçka më e keqe”, tha Brill për Associated Press.

TikToku lëshoi ​​një deklaratë në përgjigje të raportit të NewsGuard, duke vënë në dukje se udhëzimet e tij të komunitetit ndalojnë dezinformatat e dëmshme dhe se punon për të promovuar përmbajtje autoritative për tema të rëndësishme si COVID-19.

“Ne nuk lejojmë dezinformata të dëmshme, përfshirë dezinformatat mjekësore dhe ne do ta heqim atë nga platforma”, tha kompania.

TikToku ka ndërmarrë hapa të tjerë që thotë se synojnë t’i drejtojnë përdoruesit drejt burimeve të besueshme. Këtë vit, për shembull, kompania krijoi një qendër zgjedhore për të ndihmuar votuesit amerikanë të gjejnë vende votimi ose informacione rreth kandidatëve.

Platforma hoqi më shumë se 102 milionë video që shkelnin rregullat e saj në tremujorin e parë të vitit 2022. Megjithatë, vetëm një përqindje e vogël e tyre kundërshtuan rregullat e TikTokut kundër keqinformimit.

Studiuesit zbuluan se mjeti i kërkimit të vetë TikTokut duket i krijuar për t’i drejtuar përdoruesit drejt pretendimeve të rreme në disa raste. Kur studiuesit shtypën fjalët “vaksina COVID” në mjetin e kërkimit, për shembull, mjeti sugjeroi kërkime në fjalë kyç, duke përfshirë “vaksina e ekspozuar ndaj COVID” dhe “lëndim nga vaksina COVID”.

Kur i njëjti kërkim u krye në Google, megjithatë, ai motor kërkimi sugjeroi kërkime në lidhje me informacione më të sakta në lidhje me klinikat e vaksinave, llojet e ndryshme të vaksinave dhe vaksinat përforcuese.

Rritja e popullaritetit të TikTokut ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve shtetërorë dhe ligjvënësve federalë, disa prej të cilëve kanë shprehur shqetësime për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave të tij.

Komisioni i Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Çështjet Qeveritare do të mbajë një seancë dëgjimore të mërkurën mbi ndikimin e mediave sociale në sigurinë e vendit. Shefja operative e TikTokut, Vanessa Pappas, do të dëshmojë së bashku me përfaqësuesit nga YouTube, Twitter dhe Meta, që zotëron Instagramin dhe Facebookun.

The post Rrjeti social më “in” i momentit, TikToku i mbushur me lajme të rreme appeared first on Albeu.com.

Është shumë e thjeshtë, ja si mund t’i dalloni lajmet e rreme në rrjetet tuaja sociale
Si mund të shmangim mashtrimin nga lajmet e rreme? Rrjetet tona sociale janë të bombarduara nga informacionet, dhe është gati e pamundur të dalloni se çfarë është njëinformacion i vërtetë dhe çfarë jo. Problemi nuk është dhe aq për shkak të përmbajtjes së tij të rreme, por sepse aktorët keqdashës përpiqen ta përdorin psikologjinë kundër nesh.

Kjo shpjegon edhe arsyen se përse keqinformimet përhapen 6 herë më shpejt në rrjetet sociale sesa informacioni i besueshëm. Si të mos mjaftonte kjo, keqinformimi krijohet në sasi më të madhe (problemi i volumit), në shumë tipologji (problemi i shumëllojshëmrisë) dhe më shpejt (problemi i shpejtësisë) sesa aftësia jonë për të kundërshtuar përmbajtjen e tij.

Pavarësisht kësaj, ka disa të dhëna që mund të na tregojnë nëse autori i një artikulli popërpiqet të na mashtrojë duke përfituar nga psikologjia jonë. Duke analizuar teoritë e njohjes njerëzore dhe shkencat sjelljes, ne mund të llogarisim masën sasiore dhe të zbatojmë teknika të përpunimit të gjuhës, që mund të na ndihmojmë të dallojmë lajmet e rreme.

Për shembull, modeli i kapacitetit të kufizuar të përpunimit të mesazheve të motivuara e të ndërmjetësuara, propozon se tipare të ndryshme strukturore dhe funksionale të një teksti,kërkojnë përpjekje të ndryshme njohëse për t’u përpunuar nga truri ynë. Kjo do të thotë, se jo të gjitha tekstet janë njëlloj komplekse.

Për shembull, një libër për fëmijë të vegjël, ka një strukturë më të thjeshtë se sa një artikull shkencor. Problemi është se tek rrjetet sociale, njerëzit priren të minimizojnë përpjekjet që bëjmë për përpunimin e informacionit. Kjo shpjegon arsyen pse përmbajtja më e thjeshtë,është njëkohësisht më virale.

Megjithatë psikologjia jonë, është e ndjeshme dhe ndikohet nga emocionet. Studimet tregojnë se përmbajtja me një nivel të lartë emocional është më virale, gjë që shpjegon arsyen pse rrjetet sociale konsiderohen si burime të “infektivitetit emocional në shkallë të gjerë”.

Kur ekspozohemi ndaj informacioneve me përmbajtje të lartë emocionale, psikologjia jonë bëhet më pak racionale, dhe kjo zvogëlon aftësinë tonë për të dalluar atë që është e vërtetë nga ajo që është e rreme. Duke e ditur këtë gjë, krijuesit e përmbajtjeve të rreme përpiqen t’ishfrytëzojnë emocionet kundër nesh.

Në një studim të fundit, ne u përpoqëm të zbulonim strategjitë e ndjekura nga lloje të ndryshme njerëzish që merren me përhapjen e keqinformimeve, pra ato që ne i quajmë “gjurmët e gishtave të keqinformimit”.

Për këtë arsye, përdorëm më shumë se 92.000 pjesë të përmbajtjes së lajmeve të rreme të ndara në 7 kategori:lajme të rreme me synim klikimet, teori konspirative, lajme mashtruese, ato me një gjuhë urrejtjeje, lajme shkencore të rreme, burime të besueshme dhe thashethemet. Më pas i krahasuam këto me lajmet reale, për sa i përket provokimit të emocioneve dhe përpjekjeve njohëse.

“Gjurmët e gishtërinjve” të keqinformimit

Duke përdorur përpunimin e gjuhës natyrore, ne llogaritëm se deri në çfarë mase ndryshojnë kategoritë e ndryshme të keqinformimit nga lajmet reale, sa i përket evokimit ndaj emocioneve (analiza e ndjenjave dhe apelimi ndaj vlerave morale) dhe përpjekjes njohëse të nevojshme për përpunimin e përmbajtjes (kompleksiteti gramatikor dhe diversiteti leksikor). Rezultatet tregojnë se ekzistojnë dallime të mëdha midis përmbajtjes së rreme dhe asaj reale. Gati të gjitha llojet e keqinformimeve kanë një strukturë gramatikore më të thjeshtë sesa lajmet e besueshme. Kjo i bën ato më të lehta për t;u përpunuar, pasi kërkojnë më pak përpjekje njohëse nga përdoruesi. Po ashtu, ato janë të gjitha 15 për qind më pak të ndryshme në aspektin leksikor, duke e reduktuar më tej përpjekjen njohëse të nevojshme për t’i përpunuar ato.

Nëse shohim evokimin e emocioneve, rezultatet tregojnë se keqinformimi është shumë më emocional sesa lajmi real. Në fakt, lajmet e rreme janë 10 herë më negative sa i përket ndjenjës që provokojnë. Përveç kësaj, dhe kjo është e rëndësishme, ata i bëjnë thirrje 37 për qind më shumë moralit të lexuesit. Pra përpiqen të ndikojnë psikologjikisht tek përdoruesi përmes ideve që përcjellin një sulm ndaj identitetit social individual (gjini, fe, kombësi, etj.) të lexuesit.

Jini dyshues ndaj përmbajtjeve që kanë strukturë të dobët gramatikore dhe leksikore

Krijuesit e keqinformimeve e dinë se kur shfletoni rrjetet sociale, nuk do t’i kushtoni gjithë mundin që do të bënit në situata të tjera. Tek e fundit ju i hapni ato për t’u informuar ose për t’u argëtuar, dhe jo për të punuar. Prandaj, ata përpiqen të shmangin vështirësitë nëpërpunimin e përmbajtjes. Kjo e bën atë më tërheqës për trurin tuaj, dhe ka më shumë gjasa që ta besoni atë raportim, dhe ta ndani me anëtarët e tjerë në rrjet.

Mos u besoni lajmeve që përpiqen të gjenerojnë disa emocione apo t’u referohen vlerave tuaja morale

Të gjitha kërkimet në shkencat e sjelljes, tregojnë se njerëzit nuk janë aq racionalë sa mendojmë. Emocionet tona ndikojnë fuqishëm në proceset tona mendore dhe në vendimmarrjen tonë. Kjo është arsyeja pse krijuesit e përmbajtjeve të rreme, përpiqen t’i shfrytëzojnë ato në mënyrë që ne të mos jemi në gjendje të dallojmë në mënyrë racionale nëse përmbajtja që po lexojmë është e vërtetë apo jo.

Ata u bëjnë thirrje emocioneve tona duke u përpjekur të gjenerojnë zemërim, frikë ose pikëllim për ta errësuar racionalitetin tonë. Po ashtu përdorin strategji që na bëjnë të ndiejmë se identiteti ynë social – kombësia jonë, gjinia jonë, opinionet tona – janë në rrezik, duke krijuar ndjesinë e armiqve jashtë grupit tonë që kërcënojnë vetë ekzistencën tonë.

Dhe kjo ndjenjë e të qenit të sulmuar, aktivizon mekanizma në psikologjinë tonë që na bëjnë të sillemi më pak racionalë dhe e zvogëlojnë aftësinë tonë për të dalluar atë që është e vërtetë dhe ajo që është e rreme. Pra, rezultatet e studimit tregojnë se është e rëndësishme të jemi vigjilentë kur lundrojmë në internet, veçanërisht në rrjetet sociale, dhe të jemi në gjendje të zbulojmë kur dikush po përpiqet të përfitojë nga psikologjia jonë kundër nesh.

Për këtë ka punë individuale por edhe punë si shoqëri. Para së gjithash, kompanitë e mediavesociale duhet të jenë të vetëdijshme se platformat e tyre krijojnë akses në informacione të pa parë më parë në historinë njerëzore – gjë që është tepër e dobishme. Por gjithashtu se platformat e tyre po përdoren nga aktorë keqdashës, që shfrytëzojnë psikologjinë e përdoruesve për qëllime ekonomike apo qëllime politike.

Nga ana tjetër, rezultatet janë një apel për vendimmarrësit publikë, që të jenë më të shqetësuar për nivelet alarmante të ulëta të arsimimit mediatik tek popullata. Shpejtësia me

të cilën po përparon teknologjia është shumë më e madhe se psikologjia jonë, sistemet tona arsimore apo politikë–bërja. Dhe kjo do të krijojë probleme për shoqëritë tona, nëse nuk punojmë më shumë për të zgjidhur sfidat që kemi tashmë dhe ato që janë përpara.

The post Është shumë e thjeshtë, ja si mund t’i dalloni lajmet e rreme në rrjetet tuaja sociale appeared first on Albeu.com.

Negociatat me Bullgarinë, LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në për lajme të rreme
LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se po prish pozicionet e Maqedonisë në procesin e negociatave me Bullgarinë. Thonë se periudhën kur po zgjidhej procesi euro integrues i vendit, VMRO-DPMNE ka shpërndarë lajme të rrejshme që t’i frikësojë qytetarët për asimilim dhe bullgarizim të shtetit.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE e frikësuan opinionin me gjoja me shitjen e gjuhës maqedonase, identitetit maqedonas dhe historinë. Gënjyen për asimilim dhe bullgarizimin të shtetit. Kjo është e turpshme, e papërgjegjshme dhe sjellje antishtetërore e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE. Pas gjithë kësaj e pakta që mund të bëjnë është të kërkojnë falje qytetarëve për gënjeshtrat e rënda që i plasuan.”- deklaroi Darko Kaevski, Zëdhënës I LSDM-së

Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia po përjeton “knock-out” dhe shkatërrim të pozicioneve negociuese me Bullgarinë dhe për këtë, sipas tyre fajtor janë kryeministri Kovaçevski, ministrat Osmani dhe Mariçiq. Akuzat e tilla të LSDM-së, VMRO-DPMNE i quan defokusim të opinionit nga dështimi me negociatat me Bullgarinë.

“A po e defokuson qeveria e Kovaçevskit opinionin nga përgjegjësia për shitjen e interesave shtetërore. Kjo qeveri në vazhdimësi e zbaton principin se të gjithë të tjerët janë fajtorë, vetëm ata jo. Dimitar Kovaçevskit për mossuksesin në negociata dhe në suksesin e shitjes së interesave shtetërore i janë fajtor ekspertët dhe qytetarët. Për Bujar Osmanin dhe Bojan Mariçiqin fajtor janë sulmet hibride mbi shtetin”- deklaroi Marija Miteva, Zëdhënëse E VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë përgjegjësi dhe dorëheqjen e gjithë Qeverisë, ndërsa si zgjidhje i shohin zgjedhjet e parakohshme parlamentare./alsat

The post Negociatat me Bullgarinë,  LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në për lajme të rreme appeared first on Albeu.com.

Putin nënshkruan ligjin: 15 vjet burg për çdo person që përhap informacione “të rreme” për forcat e armatosura të Rusisë
Vladimir Putin i Rusisë ka nënshkruar zyrtarisht një dekret që mund t’i burgoste njerëzit deri në 15 vjet nëse përhapnin informacione “të rreme” për forcat e armatosura të Rusisë.

Versioni rus i ngjarjeve është se konflikti nuk është një “pushtim” ose një “luftë”, por një “operacion special”.

Ligji i ri u hartua më herët sot nga dhoma e lartë e parlamentit rus.

Një ligj tjetër i nënshkruar sot nga zoti Putin do të thotë se ata që kërkuan sanksione kundër Rusisë do të mbahen penalisht përgjegjës.

The post Putin nënshkruan ligjin: 15 vjet burg për çdo person që përhap informacione “të rreme”  për forcat e armatosura të Rusisë appeared first on Albeu.com.