kufijte Archives - Albeu.com

“Deti”, Vasili: Në 11 shkurt pazarxhiu Edi Rama do të japë llogari për tradhtinë me kufijtë e Shqipërisë
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook, ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes çështjen detare me Greqinë, dhe mos reagimin e Edi Ramës, për t’iu përgjigjur shqetësimit të opozitës por edhe shqiptarëve se çfarë po ndodh me këtë çështje.

Në postimin e tij Vasili shkruan se edhe pse i ka kërkuar zyrtarisht përgjigje kryeministrit Edi Rama për kufirin detar me greqinë që në 17 janar të këtij viti, ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Vasili thekson se kryeminsitri Rama duke iu referuar nenit 8-të të Kuhtetutës duhet të kishte kthyer përgjigje për këtë çështje kaq sensitive brenda 15 ditëve.

Sipas deputetit të PL-së, në 11 shkurt populli do t’i kërkojë llogari pazarxhiut Edi Rama për këtë tradhti që po i bën vendit.

Postimi i Vasilit:

Pazarxhiu i kufijve Edi Rama nuk guxon ti pergjigjet Kerkeses Zyrtare, me 27 pyetje, per Kufirin Detar!

?  I jam drejtuar, qe ne date 17 janar te ketij viti, Edi Rames me 27 pyetje lidhur me çeshtjen e kufirit detar me Greqine.

?  Edi Rama ka shkelur cdo afat dhe nuk ka kthyer asnje pergjigje duke ju fshehur llogaridhenies dhe duke shkelur çdo afat dhe kane kaluar me shume se tre jave.

?  Ligji percakton qe Edi Rama duhet te ktheje pergjigje brenda 15 ditesh.

L I G J I Nr.8550, datë 18.11.1999 “STATUSI I DEPUTETIT” ne nenin 8 percakton:

Neni 8

“2. Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës”.

Pazarxhiu Edi Rama i kapur ne pazare dhe faje shume te renda, e ka krejt kot qe fshihet vrimave sic ben sa here kapet me presh ne dore.

Pazarxhiu i kufijve Edi Rama po refuzon haptas llogaridhenien ndaj Parlamentit.

Pazarxhiu Edi Rama eshte ligjerisht  i vetshkarkuar sepse Kushtetuta eshte shume qarte dhe prere ne detyrimin per llogaridhenie te kryeministrit dhe mbi Kushtetuten nuk del dot kērkush.

Ne 11 shkurt do te kerkojme populli do te llogari per tradhetine e pazarxhiut  Edi Rama me kufijte e Shqiperise.

P.S. Keni letren zyrtare derguar Edi Rames me 27 pyetjet per kufirin detar.

The post “Deti”, Vasili: Në 11 shkurt pazarxhiu Edi Rama do të japë llogari për tradhtinë me kufijtë e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Kryeministri holandez: Putin nuk mund t’i ndryshojë kufijtë me një rënë të lapsit
Kryeministri holandez Mark Rutte u është bashkuar vendeve të tjera perëndimore dhe të BE-së duke deklaruar se Holanda nuk do t’i njohë kurrë rajonet e aneksuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë. Duke folur në programin e lajmeve RTL Nieuws, Rutte tha se ata kurrë nuk do të pranojnë pushtimin e Donetsk, Luhansk, Kherson apo Zaporizhzhia ashtu si aneksimin e Krimesë.

“Bota nuk do të pranojë që Putini të shtyjë kufijtë e njohur me një goditje të lapsit”, tha ai.

Rutte shtoi se Perëndimi do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Rusinë në çdo mënyrë të mundshme për të ndalur “makinerinë e luftës” të presidentit rus – duke theksuar mbështetjen e tij për paketën e sanksioneve të BE-së për të cilën po punohet aktualisht.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

The post Kryeministri holandez: Putin nuk mund t’i ndryshojë kufijtë me një rënë të lapsit appeared first on Albeu.com.

Ukraina mbyll kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë
Ukraina po mbyll kufijtë e saj ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi sonte kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

Në deklaratën të postuar në Telegram, Shmyhal tha se vetëm qytetarët e Ukrainës do të mund të kalojnë nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.

Ai nuk tregoi se kur do të hynte në fuqi mbyllja e kufirit./albe.com

The post Ukraina mbyll kufijtë me Rusinë dhe Bjellorusinë appeared first on Albeu.com.

Gjëra të errëta po ndodhin në kufijtë e Europës. A janë këto një shenjë se më e keqja po vjen?
Nga Daniel Trilling – The Guardian

Është shumë keq kur shtetet thyejnë rregullate tyre dhe keqtrajtojnë njerëzit, por është akoma më keq kur ndryshojnë rregullat dhe për këtë vërtet duhet të shqetësohemi. Tre histori të kohëve të fundit, nga tre qoshe të Europës tregojnë se qeveritë po kalojnë një prag të ri të dhunës për sa i përket mënyrës se si i kontrollojnë kufijtë e tyre. Këto zhvillime janë të dëmshme në vetvete, por ato vendosin gjithashtu një precedent shqetësues për mënyrën sesi vendet në pjesët e pasura të botës mund të përballen me zhvendosjet e ardhshme të njerëzve, jo vetëm nga lufta dhe persekutimi, por edhe nga kriza klimatike.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Ministria e Brendshme është përpjekur në heshtje të ndryshojë ligjin e saj drakonian të kombësisë dhe kufijve, aktualisht në fazën e komitetit, duke futur një dispozitë që i jep stafit të Forcave Kufitare imunitet nga ndjekja penale nëse nuk arrijnë të shpëtojnë jetë në det. Priti Patel, sekretarja e Brendshme, pretendon se kjo është një masë në thelb dashamirëse: Nëse varkat në kanal rrotullohen, kjo përfundimisht do të ndalojë njerëzit që të tentojnë udhëtimin e rrezikshëm në radhë të parë. Në fakt, ai minon një parim kyç të së drejtës ndërkombëtare detare që e bën detyrë shpëtimin e njerëzve në fatkeqësi, raporton albeu.com.

Në Poloni, qeveria sapo ka miratuar një ligj emergjence që lejon autoritetet të kthejnë refugjatët që kalojnë në vend “ilegalisht”. Ky është zhvillimi më i fundit në një përplasje diplomatike me Bjellorusinë, e cila në mënyrë cinike ka inkurajuar njerëzit nga Iraku, Irani dhe pjesë të Afrikës të kalojnë në BE, në përgjigje të sanksioneve të vendosura ndaj saj në fillim të këtij viti. Përgjigja e ashpër e Polonisë lë shumë njerëz të bllokuar në tokën e askujt midis dy vendeve. Agjencitë e ndihmës paralajmërojnë për një krizë humanitare të afërt me fillimin e dimrit; të paktën 8 persona kanë vdekur këtë vit deri më tani, kryesisht nga hipotermia.

Në Europën Juglindore, një ekip ndërkombëtar gazetarësh investigativë kanë zbuluar se Kroacia dhe Greqia po përdorin një “ushtri hije”, njësi me rroba civile të veshura me kapuç, të lidhura me forcat e rregullta të sigurisë të atyre vendeve, për t’i detyruar njerëzit të kthehen nga kufijtë e tyre. Në Kroaci, këto njësi janë filmuar duke rrahur njerëz me shkopinj në kufi me Bosnjën. Në Greqi, ata akuzohen për përgjimin e varkave në Egje dhe për nxjerrjen e pasagjerëve në gomonen e shpëtimit në ujërat turke. (Kroacia ka premtuar të hetojë raportet e abuzimit, ndërsa Greqia e mohon praktikën.) Po aq tronditëse sa vetë pretendimet është fakti se zbulimet janë pritur kryesisht me një indiferentizëm nga zyrtarët e BE-së, financimi i të cilëve ndihmon në mbështetjen e mbrojtjes kufitare në të dy vendet. 12 shtete anëtare po kërkojnë madje që BE të rregullojë rregullat e saj në mënyrë që të mund të financojë “masa të mëtejshme parandaluese”, duke përfshirë mure dhe gardhe, në kufijtë e saj të jashtëm.

Së bashku, këto histori sugjerojnë se “zbythja”, largimi me forcë i njerëzve migrues nga territori i një vendi, edhe nëse i vë në rrezik ose anulon të drejtën e tyre për azil, po bëhet një praktikë e rrënjosur. Dikur diçka që do të ndodhte kryesisht në hije, po bëhet gjithnjë e më hapur, me disa qeveri që përpiqen të gjejnë mënyra për ta bërë këtë praktikë të ligjshme. Propozimi i Mbretërisë së Bashkuar është kritikuar ashpër nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, përfaqësuesi i së cilës tha se ai “në mënyrë të pashmangshme” do të rrezikonte jetët, raporton albeu.com.

Ky nuk është vetëm një problem për sot, është një provë e fundit për mënyrën sesi qeveritë tona do të përballen me efektet e krizës klimatike në vitet në vijim. Parashikimet për migrimin e lidhur me klimën janë jashtëzakonisht të paqarta dhe të prirura për hiperbola, por një raport i ri i Bankës Botërore projekton se 216 milionë njerëz mund të zhvendosen brenda vendeve të tyre nga mungesa e ujit, dështimi i të korrave dhe rritja e nivelit të detit deri në vitin 2050. Disa njerëz mund të përfundojnë duke ecur më tej nëse përballen me perspektiva të dobëta ekonomike ose konflikte dhe paqëndrueshmëri në vend. Në prill, nënpresidentja e SHBA, Kamala Harris, tha se thatësira dhe “dëmtimi i madh nga stuhitë për shkak të klimës ekstreme” ishin pjesërisht pas rritjes së migrimit nga Amerika Qendrore.

Fatkeqësisht, shumë prej politikanëve tanë janë të prirur ta shohin zhvendosjen para së gjithash si një kërcënim civilizimi. Kjo ishte logjika e komenteve të Boris Johnson përpara nisjes së COP26 në Glasgoë, kur ai pretendoi, gabimisht, se “imigrimi i pakontrolluar” ishte përgjegjës për rënien e perandorisë romake dhe se një fat i ngjashëm e pret botën sot. Në këtë histori, një fatkeqësi mjedisore që na prek të gjithëve, shndërrohet në një pyetje se si të pasurit dhe të fuqishmit mund të ruajnë privilegjet e tyre.

Pjesët më të pasura të botës tashmë kanë filluar të militarizojnë kufijtë e tyre, një proces që është përshpejtuar në përgjigje të lëvizjeve të refugjatëve të dekadës së fundit. Në këtë, ato mbështeten nga një industri në rritje e sigurisë kufitare. Një raport i fundit nga Instituti Transnacional paralajmëron për atë që ai e quan “kompleksi kufitar-industrial”, një industri në rritje shumë miliarda dollarëshe që varion nga infrastruktura e sigurisë deri te biometria dhe inteligjenca artificiale. Vetëm tregu global i gardheve, mureve dhe mbikëqyrjes parashikohet të jetë 65-68 miliardë dollarë deri në vitin 2025.

Megjithatë, kjo është një lloj sigurie false. Kontrolli kufitar kufizues dhe i dhunshëm thjesht i bën shoqëritë që e përdorin atë më autoritare, dhe gjithashtu nuk i ndalon njerëzit të lëvizin tërësisht. Ajo që bën është t’i detyrojë njerëzit të bëjnë udhëtime më të rrezikshme, duke u bërë objektiva edhe më të mëdhenj të reagimit ksenofobik. Vendet ose rajonet që shihen si të dëshpëruar për t’i mbajtur njerëzit jashtë bëhen objektiva për fqinjët e paskrupullt që duan ta përdorin këtë çështje për të ushtruar presion politik. Rezultati përfundimtar, siç po vazhdojmë të shohim në kufijtë e Europës, është një shpërfillje e pashpirt për jetën, raporton albeu.com.

Ajo që kërkohet, në vend të kësaj, përtej veprimeve për të reduktuar emetimet, është një plan për të ndihmuar njerëzit të përshtaten me rrethanat në ndryshim të jetesës dhe të reduktojnë pabarazinë globale, së bashku me politikat e migracionit që njohin realitetin e situatave të njerëzve. Vitin e kaluar, komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut vendosi që qeveritë nuk duhet t’i kthejnë njerëzit në vendet ku siguria e tyre do të kërcënohej drejtpërdrejt nga urgjenca klimatike. Megjithatë, nuk ka një kornizë të duhur ligjore për mbrojtjen e njerëzve të zhvendosur për arsye mjedisore. Një studim i ri i madh amerikan, i porositur nga administrata Biden, rekomandon ligje të reja për të mbrojtur migrantët klimatikë, por është jashtëzakonisht i lehtë në detaje.

Vitet e ardhshme ka të ngjarë të shënojnë një pikë kthese në mënyrën se si qeveritë tona reagojnë ndaj zhvendosjes. Ose ata punojnë së bashku për të ndërtuar një sistem që mbron jetën dhe dinjitetin e njerëzve dhe që mund të përshtatet me realitetet në ndryshim të shekullit të 21-të, ose kufijtë e tyre do të vazhdojnë të forcohen, me kosto të konsiderueshme njerëzore. Nëse duam të shmangim këtë të fundit, dhe tani është koha për të sfiduar logjikën e dhunshme të shtytjes, përpara se ajo të shkruhet në ligjet tona./Përshtati nga The Guardian, Enkeleda Bodini-albeu.com

The post Gjëra të errëta po ndodhin në kufijtë e Europës. A janë këto një shenjë se më e keqja po vjen? appeared first on Albeu.com.

Pas 20 muajsh, SHBA hap kufijtë për udhëtarët e vaksinuar
SHBA po rihapë kufijtë e saj të hënën për vizitorët e huaj që janë vaksinuar me të dy dozat, duke i dhënë fund një bllokumi 20-mujor të hyrjes.

Ndalimi u vendos nga ish-presidenti Donald Trump për shkak të Covid-19. Nga ky vendim, jo-amerikanët nga mbi 30 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe shtetet e BE-së, u ndaluan të hynin në SHBA.

Sipas rregullave të reja, udhëtarët e huaj do të duhet të tregojnë prova të vaksinimit përpara se të fluturojnë, të kenë një rezultat negativ të testit Covid-19 brenda tre ditëve nga udhëtimi dhe të dorëzojnë informacionin e tyre të kontaktit. Ata nuk do të duhet të karantinohen./albeu.com

The post Pas 20 muajsh, SHBA hap kufijtë për udhëtarët e vaksinuar appeared first on Albeu.com.

Nga nesër, Italia mbyll kufirin me Shqipërinë
Italia ka shtuar masat anti-Covid për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Situata e pandemisë së COVID ka bërë që Italia të marra masa shtesë, të cilat prekin edhe Shqipërinë.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga nesër kufijtë me Shqipërinë të mbyllen. Kjo do të thotë që askush nuk mund të udhëtojë më për turizëm apo për arsye që nuk janë të domosdoshme.

Gjithçka vjen pas një urdhri të lëshuar në gusht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila e liston Shqipërinë bashkë me disa shtete të tjera si të “lira” për të udhëtuar deri më datë 25 tetor sipas kushteve të vendosura më herët. Momentalisht nuk ka një njoftim nëse shqiptarët do të mund të udhëtojnë për në Itali sipas kushteve të lehtësuara të vendosura në gusht, rrjedhimisht situata kthehet në regjimin e mëparshëm.

The post Nga nesër, Italia mbyll kufirin me Shqipërinë appeared first on Albeu.com.

Pas mbi 14 muajve mbyllje, Italia me 15 maj hap kufijtë
Pas mbi 14 muaj mbyllje të kufijve, Italia informon se më datë 15 maj do të hap sezonin turistik për çdo turist nga çdo vend i botës që dëshiron të vizitoj këtë vend. Do të mjaftoj një leje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri italian Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë në presidencën italiane.”Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen e ju mikpresim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian.”Ka ardhur momenti , tha ai që të prenotoni pushimet tuaja në Itali!

Italia ka vendosur të mos pres aprovimin e patentës së gjelbër europiane, që pritet të jetë gati në gjysmën e dytë të muajit qershor, por të ofroj rregulla të qarta e të thjeshta për turistët e të garantoj një siguri maksimale në shëndetit publik.

Çdo turist që do dëshiroj të vizitoj Italinë nga çdo vend i botës, pas datës 15 maj është i lirë ta bëj me kushtin e zbatimit të disa rregullave; prezantimin në pikën kufitare të një dokumenti që vërteton se ka kryer të dy dozat e vaksinës anti-Covid e autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave, të certifikoj shërimin nga Covid në rast se ka qenë i infektuar dhe një tampon me rezultat negativ brenda 48 orëve para udhëtimit.

Turizmi vazhdon të mbetet një ndër sektorët më të goditur nga pandemia me një rënie në 73% në nivel global e humbjen e 62 milionë vendeve të punës.”Rinisja e udhëtimeve dhe e turizmit është thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë globale”, theksohet në dokumentin e dalë nga samiti i vendeve G20 në Romë.

The post Pas mbi 14 muajve mbyllje, Italia me 15 maj hap kufijtë appeared first on Albeu.com.

Dokumenti slloven për kufijtë, eksperti amerikan ka një paralajmërim (FOTO LAJM)
Një dokument non-paper i cili fillimisht u përfol në mediat e Bosnje e Hercegovinës, e që më pas u publikua nga një medium slloven (necenzurirano.si), i cili flet për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, ka ngjallë shumë reagime në rajon, por edhe më tej.

Në dokumentin në fjalë parashihen ndryshime të kufijve të të gjitha shteteve të rajonit, madje edhe të Kroacisë, ku theksohet se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen, ndërsa pjesa veriore e Kosovës do të fitojë statusin e Tirolit Jugor. Pastaj, një pjesë e Republika Srpskas në BeH do të bashkohet me Serbinë; disa kantone me shumicë kroate të BeH-së do të bashkohen me Kroacinë, ose do të fitojnë status special sikurse të Tirolit Jugor. Ky dokument u tha se është ideuar nga kryeministri slloven, Janez Jansha, i cili thuhet po ashtu se të njëjtin ua ka dërguar disa zyrtarëve të BE-së, në mesin e të cilëve edhe Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel. Por, vetë Jansha, disa ditë pas publikimit të tij, e mohoi vërtetësinë e tij. Megjithatë, politikanë tjerë të rajonit thanë ta kenë parë edhe më herët të njëjtin. Se dokumenti është pranuar nga Micheli, e kishin konfirmuar fillimisht edhe nga zyra e tij. Kryeredaktori i gazetës sllovene “Necenzurirano”, Primoz Cirman që publikoi ‘non-paperin’ për ndryshim kufijsh, ka thënë se Brukseli e konfirmoi se e kanë marrë dokumentin e kryeministrit slloven, Janez Jansha. “Kur lajmi shpërtheu të hënën, kolegu ynë nga gazeta “Dela” korrespondent i Brukselit, pyeti zyrën Michael dhe zyra së pari konfirmoi se e kishte marrë dokumentin që flet për shpërbërjen e Bosnjë dhe Hercegovinës, por gjysmë orë më vonë e njëjta zyrë thirri e gazetarin e Dela dhe thanë se nuk mund ta mohojnë, por as ta konfirmojnë se e kanë marrë letrën”, tha Primoz Cirman, kryeredaktor në këtë gazetë. Ndërkaq, ekzistencën e këtij dokumenti e konfirmoi edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, duke thënë se e ka parë atë, por se nuk dëshiron ta komentojë. Edhe Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se një delegacion slloven ka qëndruar në zyrën e kryeministrit të atëhershëm për 5 minuta, duke e prezantuar këtë plan, por se, sipas tij, ai ishte refuzuar nga Haradinaj.

David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve dhe e ndryshimit të kufijve është temë e kahmotshme, e nisur nga ish-presidenti Hashim Thaçi. Por, thotë ai, ishte populli i Kosovës ai që i detyroi përkrahësit e kësaj ideje që ta braktisnin atë. Madje Phillips e inkriminon edhe kryeministrin Rama në këtë “mesele”.

“Hashim Thaçi ka provuar të negociojë një shkëmbim territoresh me Aleksandar Vuçiqin; Federica Mogherini ka marrë pjesë në diskutime. Ideja u braktis sepse populli i Kosovës me shumicë dërrmuese refuzon ndarjen. Cili ishte roli i Edi Ramës? Ai mund të ketë qenë autor kontribuues i dokumentit. Minimalisht, ai e përqafoi ndarjen”, thotë Phillips. Ai thekson se ndarja e Kosovës “do të ishte një tradhti e madhe ndaj kombit shqiptar që do t’i shërbente vetëm interesave të Serbisë dhe Rusisë – jo në interes të shqiptarëve”. Vetë dokumentin slloven, profesori amerikan e quan “të pamatur” pasi, sipas tij, ai rekomandon hapa që mund të çojnë në një rifillim të konfliktit të dhunshëm me bazë etnike. “Ndarja duhet të debatohet hapur në një proces transparent. Mbajtja e bisedimeve ‘sekrete’ nxiti spekulimet për një marrëveshje tradhtare. U zbulua se ithtarët e ndarjes ishin të gatshëm t’i dorëzonin minierat Trepçës dhe liqenin e Ujmanit Serbisë. Dhënia e tokave historike shqiptare shkaktoi një trazirë në Kosovë dhe midis shqiptarëve në të gjithë rajonin”, u shpreh ai.

Phillips u ndal te çështja e krijimit të dy shteteve të mëdha në Ballkan, “Shqipërinë e madhe” dhe “Serbinë e madhe”. Ndarjen e kombit shqiptar në disa shtete nga fuqitë e mëdha në fillim të shekullit të kaluar, ai e quan “padrejtësi historike”.

“Shqiptarët vuajtën një padrejtësi historike kur Fuqitë e Mëdha ndanë kombin shqiptar në vende të ndryshme Universiteti Columbia organizoi Projektin e Fqinjësisë Shqiptare për të identifikuar afinitetet midis shqiptarëve në vende të ndryshme dhe për të promovuar bashkëpunimin ndërkufitar në sektorë të tillë si ekonomia, arsimi, kultura dhe mjedisi. Lulzim Basha ishte nikoqir i konferencës kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Një Shqipëri normale mundëson bashkëpunimin midis shqiptarëve pa marrë parasysh vendin e tyre të banimit. Shqiptarët ndajnë të njëjtën kulturë, gjuhë, histori dhe traditë. Ata madje ndajnë të njëjtët emra (p.sh. Berat, Vlora, Alban)”, thekson ai. Ndërsa, për sa i përket projektit të një “Serbie të madhe”, Phillips thotë se koncepti i shteteve etnikisht të pastra është përhapur nga ish-lideri i ish-Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq, e që është ringjallur nga kryepropaganduesi i Milosheviqit, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Ngritja e nacionalizmit në Ballkan dhe shkatërrimi përfundimtar i Jugosllavisë ishte një përgjigje ndaj planit të Milosheviqit për të krijuar Serbinë e madhe. Koncepti i shteteve etnikisht të pastra, i përhapur nga Milosheviqi dhe Vojislav Shesheli u diskreditua në vitet 1990. Sidoqoftë, ajo është ringjallur nga Aleksandar Vuçiqi, i cili ishte kryepropaganduesi i Milosheviqit. Virusi i nacionalizmit etik në Ballkan, të cilin e liroi Milosheviqi, është ende i fortë dhe potencialisht destabilizues, veçanërisht midis serbëve që refuzojnë pavarësinë e Kosovës. Kosova u humb për shkak të veprimeve të Milosheviqit. Tani është një shtet i lirë dhe i pavarur, i njohur nga 112 vende, i cili kurrë nuk do të kthehet në kontrollin e Serbisë”, u shpreh profesori amerikan.

I pyetur nëse ky dokumenti slloven është njëfarë presioni mbi Kosovën dhe Serbinë që përfundimisht ta nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare gjithëpërfshirëse, Phillips tha se ai edhe mund t’i shërbejë këtij qëllimi. “Po, mund t’i shërbejë këtij qëllimi. Sidoqoftë, le të mos u japim shumë kredi politikanëve. Vendet në Ballkanin Perëndimor duan integrimin në Evropë, në vend të një ‘mini-Schengeni’, një tjetër ide e keqe që mbështeti Rama. Vlerat evropiane kanë të bëjnë me diversitetin kulturor dhe pranimin e dallimeve. Përveç ‘acquis communautaire’, vlerat janë baza për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet e BE-së”, potencon ai. Tutje, profesori Phillips, në këtë bisedë, kërkon që në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës e Serbisë, të përfshihet me një rol më të fuqishëm edhe SHBA-ja. “Dialogu i lehtësuar nga BE-ja duhet të vazhdojë me një rol më të fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara. Formati i Vjenës, i cili çoi në pavarësinë e Kosovës, është një model i mirë për negociatat në të ardhmen”, deklaroi ai. Përfundimisht, ai thotë se shkëmbimi territorial është ide e keqe. Ndërsa i pyetur nëse do të ketë presion nga bashkësia ndërkombëtare nëse ndonjë nga vendet e rajonit do ta përqafonte këtë plan, dhe ndonjë tjetër do ta refuzonte, Phillips thotë se nuk pret një gjë tillë, pasi sipas tij, as Gjermania e as SHBA-ja nuk do ta përkrahnin këtë ide.

“Shkëmbimi territorial është një ide e keqe; pasardhësi i Merkelit nuk do ta mbështesë atë. As Shtetet e Bashkuara nuk do të bëjnë. Administrata e Bidenit është skeptike në lidhje me shkëmbimin territorial, të cilin presidenti Biden e di nga përvoja e tij në Ballkan që është potencialisht destabilizues dhe mund të çojë në konflikt”, theksoi në fund David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York./BS

The post Dokumenti slloven për kufijtë, eksperti amerikan ka një paralajmërim (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Debati për kufijtë, Kosova kundër: Nuk pranojmë asnjë lloj dialogu
Bekim Kupina, këshilltari për Media i Presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndrimi i Presidentes është i njohur rreth idesë së lëvizjes së kufijve dhe se Vjosa Osmani si shefe e shtetit nuk do të marrë pjesë në kurrfarë negociatash ku temë e diskutimit do të jetë territori i Republikës. Këtë deklaratë Kupina e ka dhënë për Gazetën Express i pyetur rreth “letrës sllovene”, në të cilën flitet për vendosje të re të kufijve të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Qëndrimi i Presidentes Osmani është i njohur. Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”, ka thënë ai.

Më tej ai thotë se s’mund t’i komentojnë artikujt e mediave, derisa thotë se ekzistencën e një letre të tillë e kanë mohuar edhe autoritetet sllovene.

“Ne nuk mund t`i komentojmë artikujt e mediave. Sido që të jetë, pas komunikimit me ta, përfaqësuesit e shtetit slloven kanë bërë të ditur se artikulli të cilit i referoheni ju është një lajm i rremë (fake news), ndaj ekzistenca e tij  është mohuar nga autoritetet sllovene. Po ashtu, një gjë të tillë e kemi konfirmuar edhe pas bisedave që kemi pasur me Brukselin”, ka përfunduar Kupina.

Ndërkohë se është kundër ndryshimit të kufijve e ka thënë edhe vetë kreu i shtetit Slloven, Borut Pahor.

Kundër një lëvizje të tillë të kufijve ka dalë edhe ministri për Evropë i Qeverisë Gjermane, Michael Roth, i cili thotë se rivizatimi i kufijve është një rrugë e rrezikshme./GazetaExpress./

The post Debati për kufijtë, Kosova kundër: Nuk pranojmë asnjë lloj dialogu appeared first on Albeu.com.