kryeministri bullgar Archives - Albeu.com

Qeveria e tij u rrëzua, kryeministri bullgar i hedh fajin Rusisë dhe mafias
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ia hodhi fajin Rusisë dhe mafies së fuqishme të vendit, për rrëzimin e qeverisë së tij, e cila nuk mundi të siguronte votat e mjaftueshme për të sigurur votëbesimin në parlament.

Petkov, i cili erdhi në pushtet vetëm gjashtë muaj më parë, u votua për një premtim për të luftuar korrupsionin e shfrenuar në vend dhe e ka shtyrë Sofjen të marrë një linjë jashtëzakonisht të fortë kundër Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës.

Në votën e mosbesimit, rreth 123 ligjvënës nga 239 në parlament votuan kundër kabinetit të tij.

“Ky votim është një hap i vogël përgjatë rrugës shumë të gjatë përpara nesh. Unë premtoj se do të vazhdojmë betejën për të rifituar vendin dhe, një ditë, do të kemi një Bullgari pa mjeshtra kukullash, pa mafia – një vend normal evropian, “tha ai në një fjalim lavdërues para asamblesë kombëtare.

Duke dhënë një listë të njerëzve që kishin atur rol kyç për rrëzimin e administratës së tij, Petkov drejtoi gishtin nga ambasadori rus në Sofje dhe akuzoi Rusinë për ushtrimin e ndikimit të saj për largimin e tij nëpërmjet ligjvënësve nga partia e ekstremit të djathtë “Rilindja”.

Rrëzimi i qeverisë së kryeministrit Petkov erdhi pas prishjes së koalicionit me partinë e “Ka një popull të tillë” të ish-prezantuesit Slavi Trifonov.

Trifonov deklaroi se patën mosmarrëveshje për buxhetin dhe akuzoi kryeministrin Petkov se po mbante një qëndrim shumë të butë për lejimin e Maqedonisë së Veriut për të filluar bisedimet e pranimit në BE.

Në ditët e kaluara, pjesa më e madhe e debatit politik u përqendrua në atë nëse Trifonov po dilte prizën nga qeveria për arsye që lidhen me mafien e fuqishme oligarkike të Bullgarisë , e cila do të humbiste në goditjen e premtuar të Petkov kundër korrupsionit.

Ky interpretim u nxit nga një grusht ligjvënësish nga partia e Trifonovit, të cilët dezertuan te Petkov pikërisht sepse thanë se partia e tyre ishte në anën e mafies. Trifonov u përgjigj se akuzat e mafias ishin absurde.

Partia e Petkovit, e ndjekur nga opozita, tani do të ketë mundësinë të përpiqet të mbledhë mbështetje për një shumicë të realizueshme. Nëse kjo dështon, vendi do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.

The post Qeveria e tij u rrëzua, kryeministri bullgar i hedh fajin Rusisë dhe mafias appeared first on Albeu.com.

Datë në qershor, por për veto? Petkov: S’ka negociata pa futjen e bullgarëve në Kushtetutë
Maqedonia duhet të obligohet ta ndryshojë Kushtetutën e saj sa më shpejt që është e mundur me qëllim që t’i fusë bullgarët në Preambulë, e pastaj të miratojë edhe një plan veprimi për mbrojtjen e të drejtave të tyre, për t’i nisur bisedimet aderuese me BE, thuhet në propozimin francez që mbërriti në Sofje. Kryeministri bullgar, Kiril Petkov, nuk e ka lexuar propozimin, por menjëherë e dërgoi në Kuvendin Popullor.

“Ata duan vazhdimisht të përsërisin teza të caktuara për tradhti kombëtare, teza për lojëra prapa skenave gjatë zgjidhjes së çështjes. Jo. Atë që do ta shihni në ditët në vijim do të jetë përgjigja përfundimtare për këtë çështje. Unë si kryeministër nuk do të marr asnjë zgjidhje, përveç nëse ajo nuk sillet në Parlamentin bullgar dhe unë do ta plotësoj vullnetin e Parlamentit të Bullgarisë. Nëse nuk ka kohë për zgjidhje, atëherë unë do të pres që ajo të sillet”, pohoi Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Ai dje për televizionin kombëtar bullgar tha se javën e ardhshme do të udhëtojë në Bruksel dhe në qoftë se nuk arrihet zgjidhje, këtë do t’ua përcjellë liderëve të BE-së, pa e ndryshuar pozicionin bullgar. Sot Petkovi tha se propozimi i Francës është i mirë, duke pasur parasysh se të dyja palët kanë garanci.

“Hapi i parë për çelje negociatash të Maqedonisë së Veriut me BE, quhet – Konferenca e parë Ndërqeveritare, e cila duhet të fillojë pasi ta ndryshojnë Kushtetutën dhe pasi të ndryshojnë Kushtetutën, Bullgaria të mos mund ta pengojë rrugën e tyre. Kurse atyre u garantohet se ne nuk do të dalim me kusht të ri çdo gjashtë muaj”, theksoi pohoi Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Profesori dhe ish-ambasadori Nano Ruzhin, supozon se në propozimin francez Bullgaria ka luftuar për çështjet të cilat tashmë dihet shumë mirë dhe të cilat i ka kërkuar që në fillim.

“Këtu përballemi me një dilemë. Nëse ai propozim pranohet, Maqedonia e Veriut do të marrë datë për nisje të negociatave, por nëse ai propozim shkon si propozim i BE-së, në kuptimin e përmbushjes së obligimeve, parashtrohet pyetja a do të shantazhohemi dhe pengohemi në çdo cep nga ana e Bullgarisë? Ndoshta, si propozim i BE-së, vetë format dhe përmbajtja do të relativizohen me eurokratët, pasi e dimë se atë që e propozon Sofja është diçka irracionale”, tha Nano ruzhin, ish-ambasador.

Ndryshe, propozimi i Francës parasheh që Maqedonia vetë të pranojë ta ndryshojë Kushtetutën, me çka bullgarët do të futen në Preambulë, derisa të ndodhë fillimi efektiv i negociatave me BE për ta hequr veton për konferencën e parë ndërqeveritare. Kjo do të thotë se edhe po të hiqet vetoja, do të ketë vetëm hapje simbolike të negociatave, por nuk do të ketë hapje kapitujsh.

Në propozimin e Presidencës franceze për kornizën negociuese, praktikisht pranohen në gjitha kërkesat e Bullgarisë, përveç kërkesës për mosekzistimin e gjuhës maqedonase. Çështjet që kanë të bëjnë me arsimin dhe historinë barazohen me çështjet që kanë rëndësi thelbësore për BE-në, gjegjësisht kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës./TV 21/

The post Datë në qershor, por për veto? Petkov: S’ka negociata pa futjen e bullgarëve në Kushtetutë appeared first on Albeu.com.

Ish-kryeministri bullgar Borisov lirohet pas arrestimit për korrupsion
Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, u lirua një ditë pas arrestimit të tij që ndodhi më 18 mars, nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian.

Borisov, 62 vjeç, i cili aktualisht është kryetar i partisë opozitare të qendrës së djathtë ‘GERB’ dhe disa anëtarë të tjerë të partisë së tij u arrestuan më 17 mars në lidhje me hetimet për keqpërdorimin e fondeve të ndihmës së Bashkimit Evropian.

“Ata erdhën në shtëpinë time ndërsa ne ishim duke darkuar”, tha Borisov pas lirimit.

Borisov tha për mediat se gjatë kontrollit të shtëpisë, autoritetet “nuk gjetën asgjë dhe kur mendova se po largoheshin, më thanë: “Duhet të të arrestojmë,” shtoi ai.

“Ishte brutale dhe e neveritshme. Jemi kthyer në kohën e komunizmit”, u shpreh ai.

Borisov tha se nuk ishte i akuzuar. Prokurorët nuk kanë komentuar ende për rezultatin e ndalimit të tij.

Qindra mbështetës të ish-kryeministrit Borisov protestuan në qendër të Sofjes kundër arrestimit mëngjesin e 17 marsit.

“Askush nuk është mbi ligjin!”, shkroi në Facebook, kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov më 17 mars.

Partia Kundër Korrupsionit e sapoformuar e kryeministrit Petkov fitoi zgjedhjet e përgjithshme në Bullgari vitin e kaluar me një platformë “zero tolerancë për korrupsionin”.

Arrestimet erdhën pas një vizite në Sofje më 16-17 mars nga ana e kryeprokurores evropiane Laura Koevesi.

Ajo vlerësoi “vendosmërinë, udhëheqjen dhe vizionin bindës të Petkov për luftën kundër korrupsionit”.

“Tani është koha që autoritetet përkatëse bullgare të bashkohen me ne, duke përfshirë rastet veçanërisht të ndjeshme”, tha Koevesi.

“Kjo është arsyeja pse ne ekzistojmë, kjo është arsyeja pse jemi këtu,” tha Koevesi, duke shtuar se prokurorët evropianë kanë hapur 120 hetime për mashtrime që përfshijnë paratë e BE-së në lidhje me tenderët publikë, subvencionet bujqësore, ndërtimet dhe fondet e rimëkëmbjes së pandemisë së koronavirusit.

Borisov është akuzuar për korrupsion disa herë në të kaluarën, por ka mohuar çdo keqpërdorim./REL

The post Ish-kryeministri bullgar Borisov lirohet pas arrestimit për korrupsion appeared first on Albeu.com.

Kryeministri bullgar: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE
Kryeministri i Bullgarisë Stefan Yanev gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, tha se mbështesin integrimin e vendit tonë në BE. Ndërsa, për Maqedoninë e Veriut tha se duhet të gjejnë një rrugë dialogu.

“Kam nderin t’ju informoj për bisedimet që zhvilluam me Ramën, diskutuam marrëdhëneiet dupalëshe mes dy vendeve. Marrëdhëniet po zhvillohen në një mënyrë mjaft të mirë. Mund të shërbejë sik shembull si mundt ë zhvillohen marrëdhëniet. Skemi ccështje të hapura që nevojiten diskutim serioz apo zgjidhje.

Po punojmë zgjidhjet njanë të qëndrueshme. Marrëdhëniet tona janë në interes të popujve të 2 vendeve. Rama tërhoqi vëmendje mbi pakicën bullgare në Shqipëri që gëzon prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejë si ura më e mirë mes 2 popujve. Të demonstrojmë mundësinë për marrëdhënie më të mira mes 2 vendeve. Konstatuam ndjeshmëri në temë edhe për prespektivën europiane të Shqipërisë.

Të mos mendojmë se bullgaria po bën diccka që po e pengon. Rruga evropiane si për Maqedoninë dhe Shqipërisnë ne e mbështesim por pozita e parlamentit bullgar sa i përket maqedonisë së veriut është pikërisht kjo pozitë që bullgaria e mbron. Kjo vërteton se ccështjet tona të dyanshme mund të zgjidhen vetëm mes nesh. Ndërhyrja e jashtme nuk është e mirë. Si bullgaria dhe maqedonia duhet të gjejnë rrugënn e dialogut”, tha ai./albeu.com

The post Kryeministri bullgar: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE appeared first on Albeu.com.