Kriza e naftës Archives - Albeu.com

E quajti “të padëshirueshëm”, Biden ndryshon qëndrim! Nis vizitën historike në Arabinë Saudite
Presidenti amerikan Joe Biden konfirmoi të martën se do të vizitojë Arabinë Saudite muajin e ardhshëm për bisedime me udhëheqësit e saj, një ndryshim dramatik në qëndrimin e tij ndaj mbretërisë që ai e kishte quajtur një vend “të padëshirueshëm” kur ishte kandidat për president.

Me vizitën e tij që do të jetë pjesë e një udhëtimi nga 13 më 16 korrik në Lindjen e Mesme, ku do të shkojë edhe në Izrael dhe Bregun Perëndimor, zoti Biden po tërhiqet nga qëndrimi i tij i ashpër ndaj Arabisë Saudite për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut.

Ai po përpiqet të rigjallërojë marrëdhëniet në një kohë kur Shteteve të Bashkuara mund t’u duhet ndihma e vendit të pasur me naftë për ulur çmimet në rritje të karburantit brenda vendit dhe në mbarë botën.

Vizita në Arabinë Saudite do të përfshijë bisedime me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, udhëheqësin de fakto të mbretërisë, sipas Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarëve sauditë. Zyrtarët e zbulimit amerikan kanë thënë se Princi Mohammed ka të ngjarë të ketë urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Në një shkëmbim të shkurtër me gazetarët të martën, zoti Biden reagoi me nervozizëm kur u pyet për vizitën e tij të ardhshme në Jeddah dhe vuri në dukje se ekipi i tij kishte lëshuar një deklaratë për “gjithçka që do të bëj në Lindjen e Mesme”.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe disa aleatë demokratë e paralajmëruan presidentin Biden, duke thënë se një vizitë e tillë pa kërkuar më parë angazhime për të drejtat e njeriut do t’u dërgonte një mesazh udhëheqësve sauditë se nuk ka pasoja për shkelje të jashtëzakonshme të të drejtave. Sauditët janë akuzuar se kanë përdorur arrestime masive, ekzekutime dhe dhunë për të shuar disidencën.

Por në një kohë të rritjes së çmimeve të karburantit, shqetësimeve në rritje për programin bërthamor të Iranit dhe shqetësimit të vazhdueshëm se Kina po zgjeron praninë e saj, zoti Biden dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare kanë arritur në përfundimin se nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara që të izolojë sauditët, veçanërisht princin e kurorës.

Ambasada saudite në Uashington tha se vizita bëhej me ftesë të mbretit të vendit “për të forcuar marrëdhëniet historike dypalëshe dhe partneritetin strategjik midis” dy vendeve.

Shtëpia e Bardhë njoftoi për udhëtimin pasi Arabia Saudite nxiti OPEC-un këtë muaj që të rriste prodhimin e naftës me 648,000 fuçi në ditë në korrik dhe gusht, dhe mbretëria ra dakord të zgjasë një armëpushim të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara me Jemenin. Zoti Biden e quajti vendimin e armëpushimit saudit “të guximshëm”.

Princi Mohammed, i cili zakonisht njihet me inicialet e tij, MBS, luajti një “rol kritik” në ndërmjetësimin e një zgjatjeje të armëpushimit, sipas një zyrtari të lartë të administratës që informoi gazetarët në kushtet e anonimitetit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se Mbreti Salman e ftoi presidentin Biden të vizitojë mbretërinë gjatë një takimi në qytetin port Xhedah të gjashtë vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit – Bahrein, Kuvajt, Oman, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe — si dhe Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë.

Ajo la të kuptohej se zoti Biden do të ngrinte shqetësime për të drejtat e njeriut me zyrtarët sauditë, por nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse presidenti do bisedonet me Princin Mohammed për vrasjen e gazetarit Khashoggi.

“Është e rëndësishme të theksohet se megjithëse ne po i rikalibrojmë marrëdhëniet, ne nuk po përpiqemi t’i prishim ato ,” tha zonja Jean-Pierre. “Por çështjet e të drejtave të njeriut, bisedimet për të drejtat e njeriut (janë) diçka që presidenti ngre me shumë udhëheqës dhe planifikon ta bëjë edhe në këtë rast.”

Ndalesa e parë e zotit Biden gjatë turneut në Lindjen e Mesme do të jetë në Izrael për një takim të planifikuar prej kohësh me kryeministrin izraelit Naftali Bennett në Jerusalem. Më pas ai do të takohet me udhëheqësit e Autoritetit Palestinez, përfshirë Mahmud Abbasin, në Bregun Perëndimor. Biden do ta mbyllë udhëtimin me vizitën në Xhedah.

The post E quajti “të padëshirueshëm”, Biden ndryshon qëndrim! Nis vizitën historike në Arabinë Saudite appeared first on Albeu.com.

Takimi në Durrës, Rama: Frikë nga furnizimi me naftë
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Durrës me përfaqësuesit e biznesit të vogël, ka shpjeguar sërish shkakun e rritjes të menjëhershme të çmimit të naftës, duke e lidhur me luftën në Ukrainë.

Ai u shpreh se në vend ekziston frika e madhe e furnizimit me naft, pasi shtetet po mbyllin eksportin.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Për shkak të atyre që e dinë por bëjnë sikur nuk e dinë, dhe sapo ne dalim dhe themi që brenda javës do ti japim skenarët e adresimit të zgjidhjeve, cohën dhe lajmërojnë protesta dhe thonë po na iku dhe kësaj radhe nuk e kapim më.

Ata që bien viktimë e këtyre njerëzve aq sa i mirëkuptoji ai i them se duhet të jemi të hapur që të dëgjoni faktet. Nuk duhet t’ju flasë emocioni, ja si vjen puna tani. Deri dje e kishim naftën më të lartë, sot ka ndryshuar gjëja. Jo se e vendosi qeveria. Po të shikoni grafikun e rritjes së çmimit është i përputhur.

Ajo që ndodh me vendet e mëdha, ku çmimi ka shkuar edhe më lartë se çmimi ynë është çështja e frikës nga furnizim, që është edhe këtu. Problemi që kanë kompanitë edhe këtu është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin. A do kemi mundësi të sjellim të gjithë sasitë, sepse vendet kanë filluar të bllokojnë eksportet dhe nevoja për karburant nuk është më e vogël”, tha Rama

The post Takimi në Durrës, Rama: Frikë nga furnizimi me naftë appeared first on Albeu.com.

LISTA/ Më pak së 1.5 euro për litër, këto janë vendet evropiane me karburantet më të lirë
Çmimi i naftës dhe i benzinës në Shqipëri i ka kaluar 2 euro për litër, ashtu si në disa vende të evropës, por jo të gjithë. Disa shtete janë duke i rezistuar ende kësaj krize.

Lufta në Ukrainë dhe embargoja ndaj Rusisë kanë shkaktuar një rritje të madhe të çmimit të benzinës dhe naftës në mbarë botën. Deri kohët e fundit, Evropa mund të ketë plotësuar rreth 40% të nevojave të saj duke importuar gaz dhe naftë nga vendi i Vladimir Putinit, por sipas të dhënave të reja do të duhet të kërkojë mënyra të tjera për të mbushur këtë boshllëk.

Në Shqipëri, megjithatë, pasojat e kësaj krize energjetike tashmë janë kuptuar, ku çmimi i benzinës ka kaluar kufirin prej 2 euro për litër disa ditë më parë. Kushdo që guxoi të bënte një udhëtim (të vogël apo të madh) me makinë gjatë fundjavës, e kuptonte fort ndryshimin në xhepin e tij.

Në krye, sipas Globalpetrolprices , është Norvegjia me një kosto mesatare prej 2,48 euro për litër, e ndjekur nga Danimarka (2,21 euro për litër) dhe Suedia (2,11 litra). Nga ana tjetër, benzina më e lirë në Evropë është – siç është e logjikshme – në Rusi me 0,34 euro për litër, e ndjekur (natyrisht) nga Bjellorusia me 0,63 euro për litër.

Përtej kësaj, në Ukrainë benzina është mesatarisht 1.090 euro për litër, në Poloni 1,178 euro për litër dhe në Turqi 1,203 euro për litër. Ndër vendet me benzinën më të lirë në Evropë është sigurisht Hungaria me 1,217 euro për litër, por edhe Moldavia me 1,294 euro për litër.

Bie në sy çmimi i Maltës me 1,340 euro për litër, por edhe i Qipros me 1,427 euro. Bullgaria , e cila është vetëm pak kilometra larg disa qyteteve të Greqisë Veriore, ka benzinë ​​1,428 euro për litër, ndërsa e njëjta gjë është në Bosnje, por edhe në Serbi, ku mund të gjendet me 1,453 euro për litër.

Për rekord, kushdo që pyet se cili është vendi me benzinën më të lirë në botë, ajo është Venezuela me çmimin e një litri benzinë ​​të thjeshtë që kushton vetëm 0,023 euro . Që do të thotë se benzina është më e lirë se uji.

The post LISTA/ Më pak së 1.5 euro për litër, këto janë vendet evropiane me karburantet më të lirë appeared first on Albeu.com.