KOREA E VERIUT Archives - Albeu.com

Koresë së Veriut i dështon dërgimi i një sateliti spiun në orbitë
Koreja e Veriut ka thënë të hënën se kanë dështuar përpjekjet e saj për ta dërguar një satelit tjetër spiun në orbitë.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se raketa që po bartte satelitin spiun shpërtheu midis ajrit të hënën.

Dështimi i motorit ka mundësi ta ketë shkaktuar shpërthimin, sipas mediave shtetërore verikoreane.

Më herët, Koreja e Jugut dhe Japonia thanë se e kishin vërejtur lëshimin e satelitit spiun nga Koreja e Veriut.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se e vërejti lëshimin e raketës nga qendra kryesore hapësinore e Veriut në verilindje të hënën.

Ai tha në një komunikatë për media se Veriu e lëshoi raketën në drejtin jugor pranë bregdetit perëndimor të Gadishullit Korean. Pak minuta pas lëshimit, sipas shtabit jugkorean, shumë copëza të raketës u panë në ujërat e gadishullit.

Koreja e Veriut e dërgoi satelitin e parë gjurmues ushtarak në orbitë në nëntor të vitit të kaluar, në përpjekje për ta ndërtuar në hapësirë një rrjet vëzhgimi për t’u ballafaquar me, siç thotë, kërcënimet ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja.

Më vonë, lideri verikorean Kim Jong Un kishte thënë gjatë një takimi të partisë në pushtet se vendi do t’i lëshonte tre satelitë shtesë spiunë në vitin 2024.

Por asaj i dështuan dy satelitë spiunë qysh gjatë procesit të lëshimit.

Kombet e Bashkuara ia kanë ndaluar Koresë së Veriut lëshimin e satelitëve, duke e cilësuar atë si maskim të testimit të teknologjisë raketore me rreze të gjata veprimi.

Por Koreja e Veriut ka ngulur këmbë se ka të drejtë të lëshojë satelitë dhe të kryejë teste raketore.

Kimi ka thënë se satelitët spiunë do t’ia mundësojnë ushtrisë së tij t’i vëzhgojë më mirë aktivitetet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut./rel

The post Koresë së Veriut i dështon dërgimi i një sateliti spiun në orbitë appeared first on Albeu.com.

Koreja e Jugut: Koreja e Veriut dërgon mijëra kontejnerë municionesh në Rusi për të mbështetur luftën në Ukrainë
Në korrik, Koreja e Veriut ka dërguar rreth 6,700 kontejnerë që transportonin miliona municione në Rusi për të mbështetur Rusinë në konfliktin e saj me Ukrainën. Lajmi për këtë dërgesë municionesh u raportua nga mediat koreano-jugore, duke cituar ministrin e mbrojtjes.

Në një konferencë të hënën për mediat lokale, ministri Shin Won-sik tha se kontejnerët mund të mbanin më shumë se 3 milionë predha artilerie 152 mm, ose 500,000 fishekë 122 mm.

“Mund të jetë një përzierje e të dyjave, dhe mund të thuash se të paktën disa milionë predha janë dërguar,” tha Shin, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.

Qindra fabrika të municioneve të Koresë së Veriut funksionojnë me rreth 30% të kapacitetit të tyre për shkak të mungesës së lëndëve të para dhe energjisë elektrike, por ato që prodhonin predha artilerie për Rusinë po funksiononin “në lëvizje të plotë”, shtoi ai, pa dhënë detaje mbi burimin e informacion.

Seuli dhe Uashingtoni kanë akuzuar Phenianin dhe Moskën për tregti të armëve dhe kanë dënuar Veriun për furnizimin me armë Rusisë për t’u përdorur kundër Ukrainës. Të dy vendet e kanë mohuar atë edhe pse u zotuan të forcojnë bashkëpunimin ushtarak.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në një fletë të dhënash të publikuar të premten, tha se Koreja e Veriut i ka dorëzuar Rusisë më shumë se 10,000 kontejnerë municionesh ose materialesh të lidhura me to që nga shtatori. Në këmbim, Koreja e Veriut ka marrë rreth 9,000 kontejnerë që përmbajnë kryesisht furnizime ushqimore, të cilat Shin tha se kanë ndihmuar në stabilizimin e çmimeve atje.

Një zyrtar në ministrinë e mbrojtjes të Seulit nuk mundi të konfirmonte numrat, por citonte zëvendësministrin e mbrojtjes.. Shin tha se Rusia ka dërguar gati 30% më shumë kontejnerë nga korriku në Korenë e Veriut krahasuar me sasinë që ka dërguar Veriu. Ai gjithashtu përmendi se Koreja e Veriut ka plane për të lëshuar një satelit të ri në fillim të muajit të ardhshëm, duke shfrytëzuar ndihmën teknike të ofruar nga Rusia dhe duke kërkuar gjithashtu ndihmë me avionët dhe teknologjinë e pajisjeve të lëvizshmërisë tokësore nga Rusia.

“Është e paqartë se sa do të japë Rusia, por sa më shumë e varur Rusia nga predhat e artilerisë së Koresë së Veriut, aq më e madhe do të jetë shkalla e transferimit të teknologjisë ruse”, tha ai, sipas Yonhap.

The post Koreja e Jugut: Koreja e Veriut dërgon mijëra kontejnerë municionesh në Rusi për të mbështetur luftën në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Provokimet e Kim Jong Un ngrenë dyshime se ai po planifikon luftë
Në javët e fundit, Kim Jong Un ka lënë mënjanë politikën e dekadave të vendit të tij ndaj Koresë së Jugut – duke shpallur tani se Koreja e Veriut nuk do të kërkojë më pajtim dhe ribashkim me Jugun dhe duke bërë thirrje që ai të klasifikohet si “armiku i tyre i përhershëm”.

Koreja e Veriut “nuk do luftë, por nuk do ta shmangë atë”, deklaroi Kim në një tubim politik muajin e kaluar, sipas gazetës shtetërore KCNA.

Nëse do të vinte lufta, qëllimi i vendit do të ishte “pushtimi, shtypja dhe rikthimi i Republikës së Koresë dhe nënshtrimi i saj në territorin e republikës”, tha ai, duke iu referuar Koresë së Jugut me emrin e saj zyrtar.

Ndryshimi i politikës në vendin e aftë për armë bërthamore ka ardhur së bashku me një breshëri testesh armësh, granatimet e një zone detare dhe thirrjet nga Kim për Korenë e Veriut që të përshpejtojë përgatitjet e luftës në përgjigje të “lëvizjeve konfrontuese” nga SHBA.

Zhvillimet po tërheqin shqetësimin ndërkombëtar – dhe debatin mes vëzhguesve me përvojë – për qëllimet e liderit në zemër të regjimit të fshehtë të vendit.

“Ne nuk e dimë se kur dhe si planifikon Kim të tërheqë këmbëzën, por rreziku është tashmë shumë përtej paralajmërimeve rutinë në Uashington, Seul dhe Tokio për ‘provokimet’ e Phenianit,” shkruajtën ekspertët e shquar Robert Carlin dhe Siegfred Heckler në Korenë e Veriut.

Shumë vëzhgues të tjerë nuk pajtohen – duke argumentuar se lideri 40-vjeçar e di mirë se çdo lëvizje e madhe ushtarake kundër Koresë së Jugut dhe aleatit të saj, Shteteve të Bashkuara, mund të përshpejtojë rënien e regjimit të tij.

Por edhe këta vëzhgues po përgatiten për një vit agresioni të shtuar – dhe shprehin shqetësimin për rrezikun e armiqësive të përshkallëzuara të Koresë së Veriut që çojnë në një lloj angazhimi ushtarak në Gadishullin Korean, duke rritur rrezikun, sado të largët, të konfliktit bërthamor.

“Situata në Gadishullin Korean ka hyrë në një fazë shumë kritike,” tha Eul-Chul Lim, drejtor i Qendrës Kërkimore të Koresë së Veriut në Institutin e Universitetit Kyungnam për Studimet e Lindjes së Largët në Seul.

“Duke pasur parasysh nivelin e lartë të tensionit të ndërsjellë, ekziston mundësia e konfliktit aksidental për shkak të keqkuptimeve, gjykimeve të gabuara dhe perceptimeve të gabuara”, edhe nëse Kim ka të ngjarë të sheh “pak përfitim politik ose ekonomik” në luftë, shtoi ai.

Kim është i njohur për provokimet e tij dhe ka sinjalizuar vitet e fundit një ndryshim të ardhshëm të politikës në Korenë e Jugut.

Por ekspertët thonë se ndryshimet tani ka të ngjarë të nxiten nga shqetësimet në rritje të Kim pasi Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara rritin stërvitjet dhe koordinimin ushtarak – dhe besimin e tij të sapogjetur në një klimë gjeopolitike në ndryshim që e ka afruar Phenianin me një partner kyç, Rusinë.

Ndryshimet përkojnë gjithashtu me një vit zgjedhor në SHBA, ku Presidenti Joe Biden kërkon një mandat të dytë duke menaxhuar kriza të shumta globale. Kim mund të dëshirojë ta shoh atë të zëvendësohet nga paraardhësi dhe kandidati Donald Trump.

The post Provokimet e Kim Jong Un ngrenë dyshime se ai po planifikon luftë appeared first on Albeu.com.

Rriten tensionet, Koreja e Veriut lëshon sërish raketa në brigjet lindore
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa në brigjet e saj lindore, tha ushtria e Koresë së Jugut. Gjatë muajve të fundit, Koreja ka testuar raketa në mënyrë të vazhdueshme, duke rritur tensionin rajonal.

Duke raportuar nisjen e re, e cila u zhvillua në orën 08:00 me orën lokale të shtunën, Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) thanë se “ushtria jonë është koordinuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara për të monitoruar shenjat shtesë të provokimeve të Koresë së Veriut”.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka qenë gjithnjë e më agresiv në drejtimin e politikave dhe retorikën e tij muajt e fundit, duke i dhënë fund disa marrëveshjeve që synojnë ruajtjen e paqes dhe rritjen e veprimeve ushtarake.

Pheniani ka pretenduar që nga fillimi i janarit për një provë të një rakete të re me lëndë djegëse të ngurtë dhe dronëve të saj sulmues nënujor, të cilët supozohet se mund të mbajnë një armë bërthamore.

Ato pasojnë dy vjet lëshime pothuajse mujore të raketave dhe zhvillimin e armëve në kundërshtim flagrant me sanksionet e OKB-së.

The post Rriten tensionet, Koreja e Veriut lëshon sërish raketa në brigjet lindore appeared first on Albeu.com.

Shikonin filma të huaj, Koreja e Veriut ndëshkon dy adoleshentë
Shfaqjet e Koresë së Jugut, përfshirë televizionin, janë të ndaluara në Korenë e Veriut.

Pavarësisht kësaj, disa janë të gatshëm të rrezikojnë me dënime të rënda për t’u qasur në filmat jug-koreanë, të cilët kanë një audiencë të madhe globale.

Pamjet e tilla janë shumë të rralla sepse Koreja e Veriut ndalon fotografitë, videot apo provat e tjera të jetës në vend që të bëhen publike.

The post Shikonin filma të huaj, Koreja e Veriut ndëshkon dy adoleshentë appeared first on Albeu.com.

Kimi verikorean braktis planet për bashkim mes dy Koreve
Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se bashkimi me Korenë e Jugut nuk është më i mundshëm, dhe që duhet ndryshuar Kushtetutën për ta shpallur atë “armik kryesor”.

Kim ka thënë se tri organizatat që merren me çështje të bashkimit duhet të mbyllen, sipas medias shtetërore KCNA.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka thënë se do të përgjigjet “disa herë më ashpër”, nëse do të ketë provokime prej Koresë së Veriut.

Dy Koretë janë ndarë prej Luftës Koreane, që ka përfunduar më 1953.

Ato nuk kanë nënshkruar traktat të paqes, prandaj teknikisht janë në luftë qysh atëherë.

Në një fjalim të mbajtur para Asamblesë Supreme Popullore – parlamentin verikorean – Kim ka thënë se Kushtetuta duhet të ndërrohet për t’i edukuar verikoreanët që Koreja e Jugut është “armik kryesor”.

Ai ka thënë që nëse shpërthen lufta në Gadishullin Korean, Kushtetuta e shtetit duhet të reflektojë çështjen e “pushtimit”, dhe “inkorporimit” të Koresë së Jugut në territorin e vet.

Kim – i cili e ka zëvendësuar babanë e tij, Kim Jong-il, si lider verikorean më 2011 – ka thënë se Koreja e Veriut “nuk dëshiron luftë, mirëpo nuk synon ta shmangë atë”, sipas medias shtetërore.

Në një raport të publikuar javën e kaluar për North 38 – organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara, me fokus në Korenë e Veriut – ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Robert Carlin, dhe shkencëtari bërthamor Siegfried S Hecker, kanë thënë se situata në Gadishullin Korean është “më e rrezikshme se kurrë më parë”.

The post Kimi verikorean braktis planet për bashkim mes dy Koreve appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh në Kore? Veriu sërish predha afër Koresë së Jugut
Ushtria e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 60 predha të artilerisë afër ishullit Jeonpeong më 6 janar, tha ushtria në Seul. Ky njoftim vjen një ditë pasi dy Koretë kryen stërvitje ushtarake në zonën e njëjtë afër kufirit detar mes dy shteteve.

“Forcat e Koresë së Veriut ka gjuajtur mbi 600 predha nga veriperëndimi i ishullit Jeonpeong”, tha ushtria e Koresë së Jugut përmes një njoftimi.

Të premten, Koreja e Veriut gjuajti mbi 200 predha të artilerisë afër Jeonpeongut dhe Baengnjeongut, dy ishull me popullsi të vogël që gjenden në jug të kufirit detar de facto që ndan dy shtetet.

Banorët e dy ishujve u urdhëruan që të evakuoheshin pas një prej përshkallëzimeve më serioze ushtarake në gadishull që kur Koreja e Veriut gjuajti predha në një prej këtyre dy ishujve në vitin 2010.

Predhat e gjuajtura nga Koreja e Veriut dje dhe sot kanë rënë në zonën e ndalimit të krijuar në bazë të një marrëveshjeje për uljen e tensioneve të arritur më 2018, por ky pakt u prish në nëntorin e vitit të kaluar, pasi Veriu lansoi një satelit spiunazhi.

Ushtria e Seulit tha të shtunën se “zjarri i përsëritur i artilerisë nga Koreja e Veriut paraqet kërcënim për paqe në Gadishullin Korean dhe përshkallëzon tensionet”.

Koreja e Jugut ka lëshuar një “paralajmërim të fuqishëm” dhe i ka bërë thirrje Veriut që menjëherë të ndalë këto veprime. Jugu tha se ushtria do të ndërmarrë masat e nevojshme “për të mbrojtur shtetin tonë”.

Raportet midis dy Koreve janë në pikën më të ulët në dekada pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, inkorporoi në Kushtetutën e vendit statusin e shtetit si fuqi bërthamore dhe vazhdoi me testimin e disa raketave të avancuara balistike ndërkontinentale.

Të dy shtetet teknikisht janë në luftë për shkak se konflikti i viteve 1950-53 përfundoi pa një armëpushim e pa traktat dhe shumica e kufirit që i ndan shtetet është jashtëzakonisht i fortifikuar, ndërkaq kufiri detar asnjëherë nuk është përcaktuar zyrtarisht.

The post Çfarë po ndodh në Kore? Veriu sërish predha afër Koresë së Jugut appeared first on Albeu.com.

Korea e Veriut paralajmëron sulm bërthamor nëse provokohet me armë bërthamore
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se Pheniani nuk do të hezitojë të ndërmarrë një sulm bërthamor nëse një armik e provokon atë me armë bërthamore, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve.

Udhëheqësi koreanoverior i bëri komentet gjatë një takimi me ushtarët që shërbejnë nën ombrellën ushtarake të divizionit të raketave lidhur me stërvitjen e fundit ushtarake dhe provën me një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM), tha agjencia e lajmeve KCNA.

“Ai tha se aktiviteti ushtarak i kohëve të fundit ishte një shpjegim i qartë i mënyrës së kundërsulmit edhe përparimeve të strategjisë dhe doktrinës bërthamore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë për të mos hezituar me një sulm bërthamor kur armiku e provokon atë me armë bërthamore”, tha agjencia e lajmeve KCNA.

Koreja e Veriut tha të martën se kishte testuar raketën e saj balistike ndërkontinentale më të fundit për të vlerësuar gatishmërinë luftarake të forcës së saj bërthamore kundër armiqësive amerikane në rritje. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj e kanë dënuar provën e fundit të Koresë së Veriut me raketë balistike.

Udhëheqësi koreanoverior tha se prova e së hënës demonstroi aftësitë e larta të ushtrisë dhe të sulmit të shpejtë, ndërsa bëri thirrje për shtimin e përpjekjeve për të forcuar edhe më tej efikasitetin e saj luftarak, raportoi KCNA.

Në një deklaratë të veçantë, motra e udhëheqësit koreanoverior, Kim Yo Jong e dënoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbajtjen e një takimi lidhur me provat e Phenianit, duke thënë se vendi i saj ushtroi të drejtën e provave për vetëmbrojtje.

“Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet t’i mbajnë përgjegjëse Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për veprimet dhe aktet e papërgjegjshme të cilat kanë përkeqësuar tensionin në gadishullin Korean përmes provokimeve të ndryshme ushtarake gjatë gjithë vitit”, tha ajo.

The post Korea e Veriut paralajmëron sulm bërthamor nëse provokohet me armë bërthamore appeared first on Albeu.com.

Motra misterioze e Kim Jong Un kërcënon publikisht SHBA-në
Motra e Kim Jong Un, Kim Yo Jong kërcënoi të martën Shtetet e Bashkuara kundër intervenimit të çdo testi raketor të Koresë së Veriut mbi Oqeanin Paqësor, duke e quajtur çdo ndërhyrje një “shpallje lufte”.

Është një paralajmërim i rrallë publik nga Kim Yo Jong dhe një shenjë se ajo mund të fitojë më shumë ndikim në qeverinë e vëllait të saj.

Sipas një njoftimi për shtyp në Agjencinë Qendrore të Lajmeve Koreane, Kim tha se Paqësori “nuk i përket dominimit të SHBA-së apo Japonisë” dhe ripohoi të drejtën e Koresë së Veriut për të testuar armët në zonë.

Kim iu referua në mënyrë specifike planeve të vendit për të testuar raketat balistike ndërkontinentale.

“Do të konsiderohet si një deklaratë e qartë e luftës kundër DPRK-së, në rast se një përgjigje e tillë ushtarake si përgjimi do të ndodhë kundër testeve tona të armëve strategjike,” tha Kim./Albeu.com/

The post Motra misterioze e Kim Jong Un kërcënon publikisht SHBA-në appeared first on Albeu.com.

Korea e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, alarm në Japoni
Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) e projektuar për të goditur objektivat në anën tjetër të botës, kanë thënë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Lëshimi i ICBM është i shtati i Phenianit këtë vit dhe vjen mes shqetësimeve se së shpejti do të testojë një armë bërthamore.

Kjo vjen një ditë pasi të dyja Koretë lëshuan raketa në një përshkallëzim të tensioneve. Ai shkëmbim pa numrin më të madh të raketave të lëshuara nga Veriu në një ditë të vetme.

Lëshimet e shumta të raketave të Koresë së Veriut vijnë pasi SHBA dhe Koreja e Jugut po organizojnë stërvitjet e tyre më të mëdha ajrore të përbashkëta ndonjëherë, të cilat Pheniani i ka kritikuar ashpër si agresive dhe provokuese.

Të enjten, Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë me rreze të gjatë rreth orës 07:40 me orën lokale, sipas një deklarate nga Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut. Një burim konfirmoi për BBC se ishte një ICBM.

Ajo fluturoi për rreth 760 km dhe arriti një lartësi prej rreth 1,920 km. Por duket se ka dështuar në mes të fluturimit, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap. Pheniani gjuajti gjithashtu dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Raketat e shtynë qeverinë japoneze të lëshojë një alarm të rrallë emergjence të enjten në mëngjes për banorët në disa nga rajonet e saj veriore, duke u thënë atyre të qëndrojnë brenda.

Tokio fillimisht tha se raketa kishte fluturuar mbi Japoni, por ministri i Mbrojtjes Yasukazu Hamada tha më vonë se nuk kapërceu arkipelagun japonez, por u zhduk mbi Detin e Japonisë.

SHBA tha se lëshimi demonstroi kërcënimin që programi raketor i Koresë së Veriut paraqet për fqinjët dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Angazhimet tona për mbrojtjen e Republikës së Koresë dhe Japonisë mbeten të hekurta”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

The post Korea e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, alarm në Japoni appeared first on Albeu.com.