konsumi Archives - Albeu.com

BIRN: Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin
Treguesi i Masës Monetare M3, u rrit me ritëm shumë të shpejtë gjatë pjesës së dytë të vitit 2025 si dhe në dy muajt e parë të këtij viti, duke sinjalizuar rrezikun për inflacion të lartë.

Por inflacioni, së paku sa i përket Indeksit të Çmimeve të Konsumit të matur nga INSTAT, nuk shfaqet ende në nivele shqetësuese.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë mbi treguesit monetarë të vendit si dhe të dhënat e Institutit të Statistikave për ecurinë e çmimeve të mallrave të konsumit, bien në këtë mënyrë në një kontradiktë të pashpjegueshme me teorinë kryesore të ekonomiksit, e cila ka udhëhequr politikat ekonomike anembanë globit që prej pothuajse gjashtë dekadash.

Dyfish kundrejt rritjes ekonomike

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Masa Monetare M3 u rrit në terma vjetorë me 10.2% në dhjetor 2025. Në të njëjtën periudhë, Indeksi i Çmimit të Konsumit u rrit me 2.2% ndërsa Prodhimi i Brendshëm Bruto, në terma nominalë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave u rrit me 4.95%.

Në teorinë monetariste, të hartuar pesë dekada më parë nga Milton Friedman, një rritje e masës monetare në nivelin 10%, kundrejt rritjes ekonomike 5%, do të kishte shkaktuar rritje të inflacionit. Kjo, për aq sa i takon statistikave zyrtare, rezulton një teori e gabuar. Ndërsa paraja në qarkullim rritet me dyfishin e normës së rritjes ekonomike, kjo para shtesë në qarkullim sipas INSTAT, nuk shkakton inflacion.

Inflacion asetesh apo ekonomia e të pasurve

Qytetarët dhe disa politikanë po ankohen këto ditë për çmimin e domateve dhe çmime të tjera të mallrave të domosdoshme. Ankesat e tyre duket se janë të pambështetura, nëse shohim se inflacioni i mallrave të matura nga INSTAT, nuk jep kurrfarë të dhëne për të shkaktuar alarm. Sipas të dhënave të INSTAT, inflacioni mesatar gjatë vitit të kaluar ishte 2.2%. Inflacioni i zarzavateve, për të cilat dëgjohen edhe ankesat më të mëdha, është zyrtarisht 2.5%. Kjo do të thotë që, ose INSTAT e ka matur gabim inflacionin e zarzavateve, ose ankesat janë të pambështetura në arsye reale.

Reputacioni i INSTAT si institucion profesional nuk është i fortë. Si çdo institucion nën qeverisjen aktuale, edhe imazhi i institucionit në fjalë dëmtohet nga praktika e partitizimit tërësor të shtetit dhe përdorimit të punësimeve në shtet për mbledhje votash. Por fakti është që, sido që të mund të hamendësohet, nuk ka një alternativë ndaj INSTAT. Nuk ka një institucion tjetër në gjendje për të bërë një matje alternative të inflacionit.

Anomalia mbetet e pazgjidhur në këtë drejtim. Shqipëria është vendi ku paraja në qarkullim është rritur shumë më shpejt se sa ekonomia dhe kjo nuk ka shkaktuar, siç mund të pritet nga çdo ekonomist, inflacion.

Masa Monetare M3 është treguesi statistikor që përmbledh të gjithë paranë në qarkullim, përfshirë paranë fizike në monedha dhe kartëmonedha që mban në xhep çdo qytetar, paranë në depozita bankare në lekë apo në monedha të tjera, si dhe paranë të mbajtur në tituj borxhi, qofshin këto të qeverisë apo të korporatave private. Sipas të dhënave të BSH, M3 në dhjetor 2025 ishte afërisht 1.97 trilionë lekë ose rreth 20 miliardë euro. Në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, M3 është rritur me 137 miliardë lekë ose 10.2%. Gjatë të njëjtës periudhë, Prodhimi i Brendshëm Bruto, ose sasia e vlerës së shtuar që puna e çdo shqiptari ka krijuar, arriti në 2.64 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej më pak se 5%.

Paraja në ekonominë kombëtare është diçka e ndryshme nga paraja në jetën qytetarëve. Në ekonominë kombëtare është një mjet, i cili prodhohet pothuajse pa kosto nga banka qendrore dhe vihet në dispozicion të ekonomisë. Ndërsa në jetën e qytetarëve paraja është diferenca mes të qenit i pasur dhe të qenit i varfër. Sasia e parasë së prodhuar nga autoriteti që e emeton monedhën varet nga madhësia e ekonomisë. BSH nuk mundet të prodhojë para për t’i bërë të gjithë qytetarët e pasur sepse, në këtë rast, paraja thjeshtë do të bëhej një letër pa vlerë. Rrjedhimisht, kur ekonomia rritet me 5% në terma nominalë, masa monetare, pra paraja që i shërben kësaj ekonomie, mundet të rritet me të njëjtën masë.

Në fakt ka një shpjegim për këtë anomali dhe ky shpjegim është inflacionimi i aseteve dhe ekonomia e të pasurve. Por para se të mbërrijmë këtu duhet të vërejmë një anomali tjetër, gjithashtu shumë të fortë, që ekonomia ka shfaqur gjatë vitit 2025.

Depozitat rriten më shpejt se sa PBB

Gjatë vitit 2025, depozitat e qytetarëve dhe të bizneseve në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri arritën në afërsisht 1.9 trilionë lekë. Rritja në krahasim me vitin 2024 ishte në masën 8.5% ose 148 miliardë lekë. Përveç faktit që rritja e depozitave është më e madhe se sa rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vlerë nominale, pra që do të thotë që një pjesë e konsiderueshme e rritjes së depozitave ka ardhur nga jashtë ekonomisë formale, fakti është që disa banka të mesme janë përfitueset kryesore të rritjes së depozitave. FIBank, ABI Bank dhe Tirana Bank udhëheqin tregun sa i përket rritjes së depozitave. Këto banka kanë njohur rritje të depozitave me 20, 17 dhe 18% në terma vjetorë. Ndërsa bankat tradicionalisht të njohura për shërbime për popullsinë e gjerë, si IntesaSanpalolo, Raiffeisen apo BKT, janë që të gjitha të kufizuara te shtimi i depozitave në ritmin e 4, 5 apo 7 për qind.

Fakti që depozitat e bankave që kanë numër relativisht të kufizuar klientësh janë rritur me ritëm të lartë, ndërsa ato me numër të lartë klientësh, janë rritur me ritëm normal, sugjeron se depozitat shtesë i përkasin një numri të vogël klientësh. Dhe nëse është kështu, (Shqipëria nuk grumbullon dhe analizon të dhëna për të matur probleme të tilla si pabarazia kështu që ne mundemi vetëm të hamendësojmë mbi të dhëna të raportuara për qëllime të tjera), atëherë shtesa e depozitave dhe shtesa e masës monetare M3, nuk ka pse të shkaktojë inflacion te Indeksi i Çmimeve të Konsumit, sepse kjo shtesë nuk i përket popullsisë së gjerë. Kjo mundet të shpjegojë gjithashtu se pse çmimet e aseteve, të cilat nuk maten nga INSTAT, të tilla si pronat e patundshme, janë shtrenjtuar me ritëm shumë më të shpejtë se sa rritja ekonomike tashmë prej shumë vitesh.

Gjithsesi, gjasat janë që kanalizimi i parasë shtesë te pronat e patundshme dhe inflacionimi i çmimeve të këtyre aseteve është vetëm një rrugë indirekte para se paratë shtesë të kalojnë te inflacioni i përgjithshëm.

Rritja e masës monetare M3 gjatë vitit të kaluar përkon në një masë të madhe me kalendarin e blerjes së valutës nga Banka e Shqipërisë për të shmangur forcimin e lekut. Banka e Shqipërisë bleu 729 milionë euro në treg “për frenimin e forcimit të lekut” gjatë vitit 2025, por 435 milionë nga këto u blenë në korrik dhe gusht. Rrjedhimisht, ritmi i rritjes së M3, kërciti nga 6-7% që ishte në pjesën e parë të vitit, në mbi 10% në muajt pasues.

Dukshëm, një shumë e madhe parash që hyn në ekonominë shqiptare përmes kanaleve jo të identifikuara konkretisht dhe që nga shumë dyshohet se vijnë nga aktivitetet kriminale të shqiptarëve jashtë vendit, po hyjnë në ekonomi, po hyjnë me forcë dhe po shkaktojnë inflacion. Fillimisht inflacion të aseteve dhe pastaj, inflacion të mallrave të konsumit. Nuk është e vështirë të dallosh një lidhje jo fort të tërthortë mes parave të drogës dhe çmimit të domateve./Reporter.al

The post BIRN: Kontradikta shqiptare me rritjen e parasë në qarkullim dhe inflacionin appeared first on Albeu.com.

Tirana me konsumin më të madh/ 40 për qind e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime
Ushqimet zënë gati 40% të buxhetit të familjeve në 2024 duke ruajtur të njëjtën peshë si në vitin 2023, ndërsa kjo është pesha më e lartë në Europë (mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 13% dhe e rajonit nën 35%).

Sipas të dhënave të INSTAT mbi buxhetin e familjeve familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, një rritje modeste prej 1,5% krahasuar me vitin 2023.

Edhe pse shpenzimet totale janë rritur, struktura e buxhetit të familjeve ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me ushqimin që vijon të zërë peshën më të madhe.

Në vitin 2024, grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike” përbën 39,6% të shpenzimeve mujore, po aq sa një vit më parë, me një shumë mesatare prej 36,879 lekësh.

Sipas INSTAT, ndër grupet me rritje më të madhe të shpenzimeve janë “mobilim dhe mirëmbajtje e banesës” (+5,7%), “transporti” (+5,2%) dhe “veshje e këpucë” (+4,4%).

Megjithatë, pesha e tyre në buxhet ka ndryshuar shumë pak. Për shembull, shpenzimet për mobilim zënë tani 6,8% të totalit, nga 6,6% një vit më parë.

Në të njëjtën linjë, transporti përbën 7,1% të buxhetit (nga 6,8%), ndërsa veshjet dhe këpucët 5,1% (nga 5,0%). Në anën tjetër, shpenzimet për shëndet u tkurrën lehtë nga 4,3% në 3,8%, dhe ato për arsim nga 3,5% në 3,3%.

Familjet shpenzojnë mesatarisht 8.944 lekë në muaj për banesë, ujë, energji elektrike dhe qira, që përbën 9,6% të totalit të buxhetit, me një ndryshim minimal nga viti i kaluar.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet për restorante dhe hotele janë rritur me 4,1%, duke arritur 7,6% të buxhetit, për shkak të rritjes së kërkesës për shërbime akomodimi dhe ngrënie jashtë shtëpisë.

Tirana, me konsumin më të lartë

Sipas të dhënave të “Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2024” të publikuar nga INSTAT, ndarja e shpenzimeve për konsum sipas qarqeve tregon dallime të dukshme në nivelin e mirëqenies dhe kostos së jetesës mes rajoneve të vendit.

Familjet e qarkut Tiranë rezultojnë me shpenzimet mesatare mujore më të larta në vend, me 108.588 lekë, rreth 17% më shumë se mesatarja kombëtare (93.042 lekë).

Kjo diferencë lidhet me çmimet më të larta të banesave, shërbimeve dhe ushqimeve në kryeqytet, si dhe me të ardhurat më të larta të familjeve urbane.

Tirana përmban gjithashtu një pjesë të madhe të popullsisë aktive ekonomike dhe të punësuar në sektorë me paga më të larta, si administrata, financat dhe shërbimet.

Pas kryeqytetit, Korça dhe Durrësi renditen ndër qarqet me konsumin më të lartë, me përkatësisht 91.418 lekë dhe 90.218 lekë në muaj.

Në rastin e Korçës, shpenzimet e larta lidhen me struktura familjare më të vogla, por me të ardhura relativisht të qëndrueshme, si dhe me ndikimin e turizmit dimëror dhe të prodhimit bujqësor vendas që nxit konsum lokal.

Ndërsa Durrësi, përveç ndikimit të turizmit bregdetar, përfiton edhe nga afërsia me Tiranën dhe një nivel më i lartë i punësimit në tregtinë dhe shërbimet portuale.

Në rang mesatar ndodhen qarqe si Fieri (87.171 lekë) dhe Shkodra (85.891 lekë), që kanë ekonomi të bazuar në bujqësi, industri të lehtë dhe shërbime.

Megjithëse të ardhurat janë më të ulëta se në Tiranë apo Durrës, kostot e jetesës janë gjithashtu më të përballueshme, duke mbajtur një ekuilibër të qëndrueshëm në buxhetet familjare.

Në grupin e qarqeve me shpenzime më të ulëta se mesatarja kombëtare përfshihen Elbasani (80.929 lekë), Berati (84.475 lekë), Lezha (84.542 lekë) dhe Gjirokastra (84.420 lekë).

Këto qarqe kanë një strukturë familjare më tradicionale, me më shumë anëtarë për familje dhe me prirje për autokonsum — veçanërisht në zonat rurale.

Në fund të renditjes qëndrojnë Kukësi (75.048 lekë) dhe Dibra (75.883 lekë), me gati 30% më pak shpenzime se Tirana.

Këto dy qarqe shfaqin nivelin më të ulët të konsumit dhe të ardhurave, për shkak të largësisë nga qendrat urbane, mungesës së tregjeve të zhvilluara të punës dhe varësisë nga remitancat.

Pjesa më e madhe e familjeve në këto zona mbështeten ende te bujqësia për vetëkonsum dhe kanë akses më të kufizuar në shërbime arsimore e shëndetësore.

The post Tirana me konsumin më të madh/ 40 për qind e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime appeared first on Albeu.com.

Bie konsumi i produkteve të bulmetit, turistët nuk kompensojnë dot “arratisjen” e shqiptarëve
Pavarësisht se pritshmëritë e prodhuesve të produkteve të bulmetit ishin më të larta në muajt e verës, këtë vit ecuria e konsumit është ndryshe.

Disa nga kompanitë përpunuese të qumështit në vend pohojnë se konsumi për mallrat e bulmetit në muajt në muajin korrik ishte me rënie krahasuar me vjet, për shkak të mungesës së turistëve.

Ndërsa ka filluar të ndihet ndryshimi në muajin gusht.

Taulant Pupa, drejtuesi teknik i fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita 2001”, tha se kërkesa për produkte të bulmetit ka rënie të lartë krahasuar me vitin e kaluar, veçanërisht në strukturat e hotelerisë për shkak të fluksit jo të lartë të turistëve.

“Konsumi është jashtë çdo parashikimi. Rënia krahasuar me vjet është e lartë”, pohoi ai.

Nga shtimi i lartë i turistëve vitin e kaluar, shitjet e kompanisë përgjatë sezonit turistik sipas drejtuesit të saj, u shtuan rreth 30% krahasuar me vitin paraardhës.

Ndërsa Luis Ndreka, nga kompania ADG (ish “Lufra”), tha se trendi i kërkesës për konsum sivjet ka ndjekur të njëjtën ecuri të fluksit të turistëve.

“Ecuria e konsumit deri në muajin qershor ka qenë pozitive. Ka pasur rritje të kërkesës. Teksa ecuria e kërkesës për muajin korrik ka qenë e ngadaltë, pothuajse në nivelet e vitit të kaluar. Nuk ndihej rritje kërkese. Ndërsa në muajin gusht ka filluar të ndihet ndryshimi i konsumit, që është me rritje krahasuar me vjet”, pohoi Ndreka.

Deri në muajin qershor, numri i turistëve arriti në 4,5 milionë sipas të dhënave të INSTAT apo 23% më shumë se vjet.

Për 7 mujorin numri i turistëve arriti në 6,3 milionë. Numri i tyre për muajin korrik që arriti në 1,75 milionë ra 1% krahasuar me korrik 2023.

Po a arrin ardhja e turistëve të kompensojë rënien e konsumit që shkaktohet nga ndryshimet demografike?

Duke marrë në konsideratë edhe të dhënat e Censusit 2023, për pakësim të numrit të popullsisë me 420 mijë banorë krahasuar nga rezultatet e Censusit 2011, për drejtuesit e fabrikave përpunuese të qumështit, largimet e popullatës vijojnë të përkeqësojnë konsumin.

“Me një perceptim mund të them që nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë konsumin e banorit që qëndron këtu gjithë vitin, me atë të një turisti që qëndron mesatarisht 3 ditë. Duhen 100 turistë për 1 banor me një llogari të thjeshtë. Dhe për 420 mijë banorë më pak do të duheshin 42 mln turistë për ta kompensuar”, tha z. Ndreka.

Kujtojmë se për periudhën nga marsi i vitit 2022, deri në shtatorin e vitit 2023 çmimet e produkteve të bulmetit shënuan rritje të fortë deri në 40% për shkak të shtrenjtimit të qumështit si lëndë e parë, ç`ka ndikoi te rënia e konsumit.

Aktualisht, çmimet e mallrave të bulmetit janë më lirë. Tendenca rënëse e çmimeve nisi nga shtatori i vitit të kaluar.

Rënia e fundit e çmimeve ka ndodhur në fillim të muajit maj, ku disa operatorë në treg ulën çmimet e produkteve të kosit, djathit të bardhë dhe djathit kaçkavall nga 8 deri 10%.

Në vitin 2023 sipas të dhënave të INSTAT, sasia e qumështit të grumbulluar në vend arriti 101 mijë tonë.

Krahasuar me vitin 2022, sasia e qumështit të grumbulluar ra 8%.

Ekspertët e blegtorisë parashikojnë se rënia e çmimit të qumështit që nisi që në muajin prill këtë vit, veçanërisht të imtave do të sjellë rënia të tufave të bagëtive dhe shtimin e vështirësive për blegtorët./ MONITOR

The post Bie konsumi i produkteve të bulmetit, turistët nuk kompensojnë dot “arratisjen” e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Turistët rrisin konsumin e karburantit, në 7 muaj ‘thyhet’ importi i 2023-shit! Pritshmëritë? 700 mijë tonë deri në fundvit
Inspektimin e parë në terren si Ministër i Financave Petrit Malaj e bëri në zonën e lirë doganore në Porto Romano, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Genti Gazheli.

Ministri kërkoi të mbahet në monitorim i gjithë zinxhiri furnizues i karburanteve, në kushtet kur kërkesa për konsum është shtuar edhe prej sezonit turistik.

“Do të kërkoja një vëmendje maksimale dhe angazhim maksimal nga të gjitha strukturat, pra Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në zbatim të Planit të Masave që ne kemi ndërmarrë. Është shumë e rëndësishme ndërveprimi dhe sinergjia që krijoni midis të gjitha strukturave për të garantuar mbarëvajtjen e të gjithë procesit që jemi duke implementuar. Do të doja që të më mundësonit një raport ditor, të paktën në fazën e parë gjatë së cilës ne po implementojmë këto masa”, – u shpreh Ministri Malaj.

Importi dhe konsumi i karburanteve ka regjistruar shifra të larta këtë vit, pasi vetëm në 7 muaj janë konsumuar 381,083 tonë me rritje rreth 20 mijë tonë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Trendi pozitiv i rritjes së konsumit të karburanteve po vijon edhe në muajin gusht, pasi edhe 7 mujor u mbyll me rezultate shumë të mira, por gushti bën specifikën e veçantë për shkak edhe të rritjes eksponenciale të turizmit në këtë periudhë shumë të nxehte vere. Besoj që ne do ta mbyllim vitin me një sasi rekord prej 700 mijë tonësh konsumi të karburanti për vitin 2024”, u shpreh Gazheli.

Aktualisht Drejtoria e Doganave, e Tatimeve dhe Policia e Shtetit po monitorojnë zinxhirin furnizues të karburanteve, që nga importi, depozitat në zonën e lirë doganore, shitjes me shumicë dhe shitjen në pikat e furnizimit me pakicë. Po ashtu po punohet me kryqëzimin e të dhënave mes sistemeve doganore dhe atyre tatimore, në mënyrë që të shmanget evazioni fiskal.

The post Turistët rrisin konsumin e karburantit, në 7 muaj ‘thyhet’ importi i 2023-shit! Pritshmëritë? 700 mijë tonë deri në fundvit appeared first on Albeu.com.

A është vërtet e mirë për shëndetin tonë kafeina? Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni doza të larta
Kafeina, një stimulues natyral që gjendet në kokrrat e kafesë, ka marrë lavdërime dhe kritika. Por, çfarë lidhje ka me performancën, dietën dhe dehidratimin? A është e mirë apo e keqe për shëndetin tonë?

Kafeina dhe lidhja e saj me performancën fizike

Kafeina shpesh merret nga atletët profesionistë dhe amatorë në një përpjekje për të lehtësuar performancën e përmirësuar gjatë një game të gjerë aktivitetesh. Sipas një analize të fundit, kafeina ofron një përmirësim të vogël por të dukshëm në qëndrueshmëri kur merret në doza të moderuara para stërvitjes (një dozë prej tre deri në gjashtë mg për kg peshë trupore rreth një orë para stërvitjes).

Kafeina dhe performanca njohëse

Konsumimi i kafeinës mund të përmirësojë gjithashtu performancën njohëse, veçanërisht te ata që janë të privuar nga gjumi. Për shembull, në sporte të tilla si tenisi dhe golfi, gëlltitja është treguar se rrit shpejtësinë dhe saktësinë e goditjes, si dhe suksesin e përgjithshëm të lojës, ndoshta për shkak të përmirësimit të kohës së reagimit dhe vigjilencës mendore.

Dozat ditore prej 300 mg duket të jenë të sigurta për shumicën e të rriturve të shëndetshëm. Kjo është rreth 3 filxhanë kafe në ditë.

Kur bëhet fjalë për performancën, marrja e më shumë se 300 mg në ditë mund ta dëmtojë atë në vend që ta ndihmojë.

Doza më të larta të kafeinës (mbi 5 filxhanë në ditë) nuk duket se rrisin përfitimin e performancës dhe kanë më shumë gjasa të rrisin rrezikun e efekteve anësore negative si nauze, ankth, pagjumësi dhe shqetësim.

Kafeina dhe lidhja e saj me djegien e yndyrës

Studimet në fund të viteve 1970 raportuan se gëlltitja e kafeinës mund të rrisë mobilizimin e acideve yndyrore, të cilat kur lirohen nga indi dhjamor, transportohen në muskuj dhe ndoshta përdoren si lëndë djegëse.

Marrëdhënia midis kafeinës dhe humbjes së yndyrës është ende duke u studiuar sot, dhe një studim i fundit arriti në përfundimin se marrja e moderuar e kafeinës para stërvitjes mund të rrisë ndjeshëm djegien e yndyrës.

Në përgjithësi, kafeja mund të stimulojë metabolizmin dhe të ndihmojë në humbjen e peshës nëse nuk e pini me shumë qumësht, kremra dhe sheqer, sepse atëherë nuk po flasim me kalori për pije, por për vakte!

The post A është vërtet e mirë për shëndetin tonë kafeina? Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni doza të larta appeared first on Albeu.com.

Sa vezë duhet të konsumojmë në ditë dhe çfarë ndodh nëse e teprojmë
Zorrët janë nën sulm, dhe kjo ndikon edhe në bukurinë – cila është masa?

Sa vezë lejohet të hamë në ditë dhe çfarë ndodh nëse hamë tepër?

Vezët janë ushqimi i preferuar i shumë njerëzve, veçanërisht për mëngjes. Shumë të pasura me lëndë ushqyese dhe proteina, ato ofrojnë energji të mjaftueshme për të nisur ditën.

Së bashku me qumështin, vezët përmbajnë vlerën më të lartë biologjike ose standardin e artë të proteinave, thotë dietologia Kathleen M. Zelman, transmeton Telegrafi.

Vezët janë vërtet një superushqim, por a mund të hamë shumë prej tyre dhe a do të dëmtojnë trupin tonë?

Një konsum më i lartë i vezëve mund të çojë në rritjen e kolesterinës madje kolesterinës së keqe.

Edhe pse “Medical Neës Today” thekson se nuk ka kufi për numrin e vezëve që një person mund të hajë, tri deri në pesë vezë në ditë konsiderohen plotësisht të sigurta, këshillon Zelman.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron gjithsej 300 miligramë kolesterol në ditë, ndërsa një vezë e madhe përmban rreth 185 miligramë. Gratë këshillohen të hanë dy vezë në ditë, ndërsa burrat rekomandohen tre vezë, megjithëse në përgjithësi hanë shumë më tepër.

Ja se si konsumimi i tepërt i vezëve mund të ndikojë në trupin tuaj:

Kapsllëku

Vezët kanë shumë proteina, por jo fibra që ndihmojnë tretjen. Mungesa e fibrave çon në kapsllëk, ndaj rekomandohet të hani vezë me ushqime të pasura me fibra, si spinaqi dhe domatet.

Aknet dhe puçrrat

Aknet shkaktohen nga nivelet e larta të hormonit progesteron, i cili është i pranishëm në vezë. Pra, nëse vëreni papritur akne në lëkurën tuaj, mund të dëshironi të kontrolloni se sa shpesh konsumoni vezë.

Fryrja e barkut

Për disa njerëz vezët janë një mëngjes ideal, por jo për ata që janë të ndjeshëm ndaj tyre. Ndjeshmëria e vezëve manifestohet me fryrje dhe gazra.

Intoleranca e vezës do të thotë që ju nuk mund të tretni siç duhet një element të caktuar në vezë, ose që mund të mos keni një enzimë të caktuar në trupin tuaj që mund ta shpërbëjë atë. Kjo jo vetëm që ju bën të fryrë, por mund të shfaqen dhimbje stomaku, dhimbje koke dhe tension.

The post Sa vezë duhet të konsumojmë në ditë dhe çfarë ndodh nëse e teprojmë appeared first on Albeu.com.

Kujdes! Konsumimi i tepërt i kripës shkakton këto sëmundje
Jeni të kujdesshëm për konsumin e kripës?

Nuk mjafton vetëm të reduktojmë sasinë e kripës që konsumojmë, është gjithashtu e rëndësishme të ndërgjegjësojmë për këtë çështje edhe ata që na rrethojnë, sepse konsumimi i kripës ka shumë efekte në shëndet.

Në javët e fundit, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) u ka bërë thirrje restoranteve zinxhir dhe prodhuesve të ushqimit që të reduktojnë vullnetarisht përmbajtjen e kripës në produktet e tyre në një përpjekje për të kufizuar marrjen e natriumit.

Qëllimi është të reduktohet marrja ditore e natriumit nga 3,400 miligramë (mg) në 3,000 miligramë.

Me një llogaritje të thjeshtë, kjo korrespondon me 7.5 gram kripë në ditë.

Kështu që mund ta mendoni si një ulje prej 12 për qind në marrjen e natriumit.

Vlen të kujtohet se një lugë çaji kripë gjelle përmban 2300 mg natrium.

Pra, nga mendoni se vjen natriumi në dietën tuaj?

Sa duhet të konsumoni?

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon konsumimin e më pak se 5 gram kripë në ditë për të mbrojtur kundër obezitetit, diabetit dhe disa sëmundjeve, veçanërisht hipertensionit dhe sëmundjeve të zemrës.

E di që kur mendoni për kripën, shumica prej jush zakonisht mendojnë për natriumin; sepse 40 për qind e kripës përbëhet nga natriumi, por është e rëndësishme të theksohet se kripa dhe natriumi nuk nënkuptojnë të njëjtën gjë.

Ndërsa rritni marrjen e natriumit, rritet edhe presioni i gjakut në vena. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje sasisë së natriumit që konsumoni gjatë ditës.

Një studim thotë se reduktimi i marrjes së kripës nga 10 gram në 5 gram mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru me 23 për qind dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 17 për qind.

The post Kujdes! Konsumimi i tepërt i kripës shkakton këto sëmundje appeared first on Albeu.com.

Pse duhet të konsumoni sa më shumë ullinj
Ullinjtë janë pjesa kryesore e dietës mesdhetare dhe fatmirësisht në vendin tonë kemi fatin të prodhojmë shumë.

Përveç shijes së tyre të shijshme , ullinjtë fshehin edhe një sërë përfitimesh shëndetësore. Dietologu i Klinikës Cleveland, Devon Peart zbulon se sa të shëndetshëm janë ullinjtë, si dhe shtatë arsye kryesore pse ata duhet të bëhen pjesë integrale e dietës sonë.

Ullinjtë janë një burim i vlefshëm ushqyes. Edhe pse ato përmbajnë kryesisht yndyrna, këto janë yndyrna të pangopura, të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore.

Përveç kësaj, ullinjtë janë të pasur me lëndë ushqyese të vlefshme, si antioksidantë dhe vitaminë E, të njohura për aftësinë e tyre për të mbrojtur qelizat nga dëmtimi.

Prandaj, nëse konsumoni rregullisht ullinj, do të përfitoni shtatëfish

1.Mbrojnë shëndetin e zemrës

Shumica e rekomandimeve ushqyese rekomandojnë vajin e ullirit si vajin e preferuar të gatimit. Vaji i ullirit përmban acid oleik, i cili rrit kolesterolin e mirë (HDL), ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe mbron shëndetin kardiovaskular.

2.Të pasura me yndyrna të shëndetshme

Kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, lloji i yndyrës që hani është më i rëndësishëm se sasia. Prandaj, preferoni ullinjtë, të cilët janë të pasur me yndyrna të shëndetshme. “Disa vite më parë, kishte një tendencë drejt dietave me pak yndyrë. Megjithatë, u zbulua se, si rregull, njerëzit që reduktonin marrjen e yndyrës në mënyrë të pandërgjegjshme rrisnin konsumin e sheqerit, duke kontribuar kështu në rritjen e obezitetit”, shpjegon Dr. Peart.

3.Të pasur me fibra

Ullinjtë janë një burim i mirë i lëndëve ushqyese dhe veçanërisht i fibrave të vlefshme bimore, të cilat kanë efekte të shumta të dobishme në organizëm. Për shembull, një gjysmë filxhani ullinj përmban 1.5 gram fibra, sipas ekspertit. Ndër të tjera, fibrat ndihmojnë në tretje të qetë, reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kontribuojnë në ndjenjën e ngopjes.

4.Përmbajnë vitaminë E antioksiduese

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, që mbron qelizat nga dëmtimi që rrit rrezikun e sëmundjeve të tilla si kanceri dhe sëmundja e Parkinsonit. Në të njëjtën kohë, zvogëlon inflamacionin dhe parandalon aterosklerozën. Marrja e suplementeve të vitaminës E, megjithatë, mund të shkaktojë efekte anësore serioze, sipas Dr. Peart. Prandaj është më mirë të merrni të gjitha sasitë e nevojshme përmes burimeve natyrore, si ullinjtë”.

5.Sigurojnë ngopje

Falë përmbajtjes së lartë të yndyrës, ullinjtë përbëjnë një rostiçeri të kënaqshme. Kjo është për shkak se yndyra merr më shumë kohë për t’u tretur, kështu që ju ndihmon të ndiheni më të ngopur për më gjatë.

“Ullinjtë janë një rostiçeri ideale, pasi kombinojnë ruajtjen e shëndetit të mirë me ndjenjën e ngopjes”, komenton Dr. Peart.

6.Ndihmojnë në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak

Njerëzit që hanë dieta të pasura me yndyrna të pangopura, si ato që gjenden tek ullinjtë, kanë kontroll më të mirë të sheqerit në gjak, thotë Dr.Peart. Një studim krahasoi efektet e acidit oleik kundrejt palmitatit, një yndyrë e ngopur që gjendet në vajin dhe gjalpin e palmës.Palmitati ishte më i lidhur me rezistencën ndaj insulinës, e cila lidhet me nivelet më të larta të sheqerit në gjak, duke rritur rrezikun e zhvillimit të diabetit.

7.Kanë efekt antikancerogjen

Ullinjtë përmbajnë fitonutrientë, duke përfshirë antioksidantë. Hulumtimet shkencore të disponueshme tregojnë se këta antioksidantë reduktojnë inflamacionin, i cili mund të dëmtojë qelizat e shëndetshme, duke çuar në kancer.

Ullinjtë janë një rostiçeri e shëndetshme për sa kohë që konsumoni sasi të kufizuara. Dhjetë ullinj kanë rreth 50 kalori. Sigurohuni që të konsumoni një grusht në ditë. Kjo shumë do t’ju japë të gjitha përfitimet që ju nevojiten, përfundon Dr. Peart.

The post Pse duhet të konsumoni sa më shumë ullinj appeared first on Albeu.com.

Si po e tkurr konsumin rritja e çmimeve dhe emigracioni
Çmimet e larta kanë ulur përdorimin e bulmetit, mishit dhe vajit të lulediellit, ndërsa zbrazja e rretheve ka reduktuar shitjen e bukës. Sipas shoqatave të biznesit, shtrenjtimi i lartë i produkteve ushqimore ka ulur konsumin deri në 25% më pak se vjet. Edhe në bare dhe restorante vazhdohet të konsumohet më pak, ndërsa është shtuar kërkesa për mobiliet vendase. Prodhuesit kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për uljen e TVSH-së së ushqimeve, pasi rrezikohet mbyllja e fabrikave

Shtrenjtimi i çmimeve te produktet e shportës ushqimore dhe emigracioni i popullsisë vijojnë të ulin konsumin. Sipas kompanive ambalazhuese, në janar 2023, konsumi i vajit të lulediellit është në rënie, i ndikuar nga çmimi ende i lartë dhe mbiprodhimi i vajit të ullirit. Edhe për mishin dhe nënproduktet e tij vazhdon rënia e shitjeve.

Kompanitë përpunuese të mishit shtojnë se reduktimi i fuqisë blerëse ka ardhur nga çmimet e larta për shkak të kostove dhe emigracionit. Në tërësi, çmimet e nënprodukteve të mishit në vitin e kaluar, sipas kompanive, u rritën 15% krahasuar me vitin 2021.

Rritja e çmimeve ka ulur konsumin e djathit deri në 25% dhe për produktet e qumështit, ndërsa kërkesa për kos dhe qumësht është reduktuar 15%, sipas Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit. Industria vuan edhe shtimin e produkteve të bulmetit nga rajoni me çmim më të lirë.

Baret dhe restorantet është sektori tjetër që vazhdon të goditet nga rënia e konsumit. Shoqata e Bareve dhe Restoranteve përsërit shqetësimin se rënia e fuqisë konsumatore vjen nga shtrenjtimi i mallrave të shportës ushqimore dhe largimet në emigracion.

Në Shqipëri, çmimet e ushqimeve afrohen me mesataren e Europës.

Eurostat përllogariti se çmimet e artikujve ushqimorë në Shqipëri ishin sa 83,4% e mesatares së BE-së dhe gjithashtu, niveli më i lartë në rajon.

Ushqimet rëndojnë më shumë në Shqipëri se kudo tjetër për shkak të peshës së lartë që ato zënë në buxhetin e një familjeje.

Sipas Eurostat, 42% e shpenzimeve të përgjithshme mujore të shportës së mallrave shkojnë për blerjen e ushqimeve, niveli më i lartë në rajon (në shtetet e tjera arrin maksimumi në 35% në Kosovë) dhe BE (ku vetëm 13% e shpenzimeve totale shkojnë për ushqime). Gjithashtu, Shqipëria është më e shtrenjta në rajon edhe për veshjet, ku çmimet e tyre i afrohen mesatares së BE-së.

Çmimi i bukës nuk ka ndryshuar, por zbrazja e rretheve nga emigracioni apo edhe migrimi drejt kryeqytetit ka ndikuar së tepërmi te tkurrja e konsumit.

Për produktet joushqimore siç janë mobiliet, çmimet e larta të orendive të importit kanë shtuar kërkesën për prodhimin vendas. Mobilieritë kryesore në vend pohuan se shumë blerës kanë hequr dorë nga mobilimet italiane, për shkak të çmimeve të larta. Kërkesa për mobilie vazhdon të nxitet nga ndërtimet e reja.

Prodhuesit vendas të mallrave të konsumit rekomandojnë që shteti të ndërhyjë në reduktimin e TVSH-së për produktet e shportës dhe të nisë procedurat për certifikimin e produkteve shtazore, me qëllim gjetjen e tregjeve të reja për eksport, pasi rënia e fuqisë blerëse rrezikon falimentimin e fabrikave.

Shqipëria gjithashtu po vuan mungesën e lartë të fuqisë punëtore të kualifikuar, për shkak të emigracionit. Ata që kanë mbetur, janë të pakualifikuar.

Marrja e punonjësve nga Bangladeshi ka dështuar, pasi të huajt largohen drejt Europës pas disa muajve. Shumë sipërmarrës, në vështirësi për gjetjen e burimeve njerëzore, po eksperimentojnë me punonjës nga Egjipti.

Të tjera kompani, në pamundësi për të gjetur punëtorë, kanë reduktuar prodhimin. Shoqatat e biznesit bëjnë thirrje për zgjidhjen e problematikës së mprehtë me fuqinë punëtore, nëpërmjet hartimit të një plani kombëtar nga qeveria.

Ulet konsumi i bukës në rrethe nga emigracioni

Importet për grupin e drithërave ranë 25% në vitin 2022 krahasuar me një vit më parë. Pesha neto e drithërave në vitin 2022 është më e ulëta e shënuar në 14 vitet e fundit (nga viti 2008).

Prodhuesit e bukës pohojnë se ecuria e konsumit në Tiranë është në normalitet, ndërsa në rrethe, me rënie. Largimi i popullsisë në emigracion ka ndikuar te konsumi i bukës në rrethe. “Largimi i popullatës po ndihet nga furrat e bukës në rrethe te niveli i xhiros, që shfaqet me rënie.

Në Tiranë, konsumi nuk ka pësuar ndryshime, pasi fluksi i të larguarve dhe të ardhurve ndryshon në raport me rrethet. Në stinën e verës, largimi i banorëve të kryeqytetit drejt zonave bregdetare, kompensohet me të ardhurit nga emigracioni”, pohoi kryetari i Shoqatës së Bukës,

Pastiçerisë dhe Brumërave, z. Gëzim Peshkopia. Çmimi i bukës ka mbetur i pandryshuar nga muaji shtator 2021. Në këtë periudhë, çmimi i bukës masive u rrit 10 lekë, duke arritur në 100 lekë nga rritja e çmimit të miellit në tregun vendas.

Sipas rishikimit vjetor të numrit të popullsisë nga INSTAT, nga viti 2011-2022 janë larguar në emigracion 7,5% e popullsisë, ose 213,748 persona. I vetmi qytet që shënon rritje demografike, është Tirana.

Disa qytete të tjera që kanë ruajtur një nivel stabël të popullatës, siç është Durrësi dhe pastaj janë ato qytetet që kanë pasur shpopullim masiv, siç është Kukësi.

Burimi: INSTAT

Çmimi i lartë dhe mbiprodhimi i ullirit, ul kërkesën për vajin e lulediellit

Edhe importuesit e vajit të lulediellit janë në vështirësi nga rënia e konsumit. Importet e grupit “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale” në vitin 2022 ranë 6,5% krahasuar me 2021, sipas INSTAT.

Përfaqësues të kompanisë “Erbiron”, që importojnë vajin e ambalazhuar hungarez “Floriol”, thonë se arsyeja kryesore e rënies së konsumit është ende çmimi i lartë i produktit.

Prej muajit korrik të 2022, çmimi i vajit të lulediellit nga importi është me rënie, për shkak të marrëveshjes Rusi-Ukrainë të nënshkruar në Turqi, për hapjen e eksporteve të drithërave dhe vajit të lulediellit të bllokuar në portet e Ukrainës pranë Detit të Zi.

Importuesit shqiptarë vijojnë të furnizohen nga Bullgaria, Ukraina dhe Hungaria me vaj luledielli, që ambalazhohet më pas në fabrikat vendase.

Çmimi i vajit të lulediellit në dyqanet ushqimore po tregtohet me çmim minimal nga 250 lekë deri në 300 lekë për litër që arrin çmimi maksimal.

Çmimi aktual është 20 deri në 34% më pak se çmimi pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, periudhë kur shënoi rritje të fortë.

Pas fillimit të luftës, në tregun e shitjes me pakicë, vaji i lulediellit shënoi rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars, çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër në muajin shkurt (32,5% rritje).

Pas kësaj periudhe, çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill, çmimi i vajit arriti pikun. Nga dyqanet e pakicës dhe supermarketet, vaji u tregtua 400 lekë për litër.

Ylli Aliaj, nga kompania e ambalazhimit të vajit “Bomira”, pohon se në muajin janar 2023, konsumi i vajit të lulediellit ishte në rënie, i ndikuar nga shtimi i konsumit të vajit të ullirit për shkak të mbiprodhimit”.

Kompania nuk parashikon rritje të konsumit të vajit të lulediellit, për shkak të emigracionit në rritje. “Parashikojmë ndryshime të kërkesës nga muaji prill, kur fillon ardhja e turistëve, por pavarësisht kësaj, edhe për 2023 konsumi vjetor pritet të jetë me rënie krahasuar me 2022, për shkak të vazhdimit të emigracionit”, nënvizon Aliaj.

Në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, peshën kryesore për grupin e mallrave “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale” e zinin ato nga Rusia me 17%, e ndjekur nga importet e Hungarisë, me 15% dhe Ukrainës, me 13% të totalit të importeve. Pjesa tjetër e vajit importohej nga Italia dhe Maqedonia e Veriut.

Burimi: INSTAT

Pse ka rënë konsumi për mishin dhe sallamin?

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022, importet për grupin “Mish dhe të brendshmet e ngrënshme të mishit” ranë 4,5% në raport me 2021.

Operatorët e përpunimit të mishit ngrenë shqetësim për rënie të konsumit të produktit të mishit dhe nënprodukteve, si: sallam, proshutë apo salsiçe.

Nikolla Tona, administratori i fabrikës së përpunimit të mishit “Tona”, pohoi për “Monitor” se faktorët kryesorë që kanë ndikuar te rënia e konsumit janë shtrenjtimi i çmimeve dhe emigrimi, kryesisht i të rinjve. “Rënia e fuqisë blerëse ka nisur nga fillimi i vitit të kaluar.

Së pari kjo është ndikuar nga rritja e çmimeve. Për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, çmimet e industrisë për nënproduktet e mishit janë rritur mesatarisht 15% në vitin 2022 në krahasim me vitin paraardhës.

Së dyti, faktor që po ndikon te rënia e konsumit është largimi i të rinjve në emigracion. Brezi i ri është konsumatori më i lartë i këtyre produkteve, nuk janë të moshuarit”.

Për shkak të kësaj situate, Nikolla Tona përsërit kërkesat ndaj shtetit shqiptar, si ulja e TVSH tek ushqimet e shportës ushqimore, heqja e taksës doganore të importit të mishit dhe ngritja e një sistemi nga shteti për certifikimin e produkteve shtazore, me qëllim eksportin e tyre drejt Europës, pasi tkurrja e konsumit në tregun e brendshëm mund të rrezikojë falimentimin e fabrikave.

“Është e nevojshme që institucionet të ndërhyjnë me masa fiskale, si heqjen e TVSH-së te produktet e shportës, apo reduktimin e saj deri në nivelin 8 apo 9%.

Duhet të zgjidhet problematika me taksën doganore tek importi i mishit. Është absurde që produktet e përpunuara të mishit të importohen me zero taksë doganore, ndërsa mishi nga jashtë të ngarkohet me taksë doganore 10% plus 20% TVSH.

Automatikisht, taksa doganore ngarkon kostot e përpunuesve, që më pas shtojnë çmimet. Edhe në këtë drejtim është e domosdoshme të ndërhyhet.

Masë tjetër lehtësuese ndaj bizneseve do të ishte ngritja e sistemit të produkteve të certifikuara shtazore. Për shkak të kësaj pengese, kompanitë nuk eksportojnë në Europë, vetëm në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kompanitë, nga ana e tyre, kanë përfunduar investimet për certifikimin e produkteve dhe shteti duhet të ngrejë sistemin e certifikimit për njohjen për eksport në vendet europiane.

Eksportet drejt disa shteteve të rajonit janë në sasi të ulëta, pasi edhe pas zbatimit të nismës “Open Balkan”, nuk arrijmë të konkurrojmë fqinjët nga kostot e larta prodhuese”, nënvizon ai.

Burimi: INSTAT

Çmimet e larta të bulmetit ulin fuqinë blerëse deri në 25%, nxitet importi

Çmimet e larta të bulmetit nga shtrenjtimi i lëndës së parë, qumështit të freskët, më tepër se rajoni dhe Europa, prania më e madhe e mallrave të importit me çmim më të lirë, pasi ka më shumë subvencione dhe politika mbështetëse ndaj fermerëve, çmimi më i mirë i energjisë elektrike, gazit, naftës, si dhe emigracioni po japin efekte te konsumi.

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit tha për “Monitor” se për këto arsye, konsumi i djathit shfaqet me rënie 25%, ndërsa për produktet qumësht dhe kos, kërkesa është reduktuar 15%.

Fabrikat e përpunimit të qumështit thonë se faktorët kryesorë të uljes së konsumit mbeten çmimet e larta dhe rënia e fuqisë blerëse nga emigracioni.

Rritja e kostove prodhuese, veçanërisht shtrenjtimi i lartë i çmimit të qumështit nga blegtorët ndikoi te rritja e çmimeve deri në 40% vitin e kaluar.

Por a pritet të ketë rritje të çmimeve të produkteve të bulmetit në fillim të sezonit të ri në muajin mars, ku do të përfshihet qumështi i prodhuar nga të imëtat?

“Rënia e konsumit pritej për shkak të çmimeve të larta. Rënia rrezikon të thellohet, pasi pa nisur sezoni i ri ka rritje galopante me 50% të çmimit për qumështin e dhisë dhe deles.

Çmimet e ndryshuara të produkteve të qumështit të dhisë dhe deles kanë pasur si rritje vetëm kostot administrative, lënda e parë nuk është pasqyruar”, pohoi një nga fabrikat përpunuese të qumështit.

Taulant Pupa, administrator i fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita 2001”, në fshatin Nizhavec të Pogradecit, pohoi se faktori kryesor që ka ndikuar te rënia e konsumit është reduktimi i fuqisë blerëse nga largimi i të rinjve në emigracion.

Z. Pupa shton se qumështi i lopës po shitet nga fermerët mbi 80 lekë për litër deri në 140-160 lekë për litër që ka arritur qumështi i deles. “Nuk dihet ende nëse blegtorët do të dalin me çmime të reja në sezonin e ri, por çmimet e larta të shitjes së qumështit po nxisin fermerët të shtojnë prodhimin”.

Ai shton se konsumatori nuk do ta përballonte dot një ndryshim tjetër të çmimeve dhe do të rrezikonte mbijetesën e kompanive të vogla të përpunimit të qumështit.

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit tha më herët për “Monitor” se deri tani, barrën më të lartë të rritjes së kostos e kanë mbajtur kompanitë, por nuk dihet edhe sa do të zgjasë kjo situatë.

“Kostot e sektorit janë shumë të larta dhe për disa operatorë edhe të papërballueshme. Deri në këto momente, është bërë një sakrificë e madhe nga sektori i përpunimit të qumështit për të pasur çmime sa më të përballueshme për konsumatorin shqiptar.

Pra kompanitë kanë mbajtur barrën më të madhe të rritjes së kostove operative dhe çmimit të qumështit nga fermerët, por nuk dihet sa kohë mund të vazhdohet të bëhet një gjë e tillë.

Nëse nuk do të luftohet informaliteti, nuk do të rritet subvencionimi ndaj blegtorëve, nëse nuk do të ketë ulje të kostove operative (energji elektrike, naftë, gaz, materiale paketuese), nëse nuk do të ketë lehtësi fiskale (TVSH 6% në shitje), nuk do të ketë masa dhe politika që mbrojnë prodhimin dhe produktin vendas, atëherë secila kompani do të bëjë analizat e thelluara dhe llogaritjet e veta, për të parë nëse mbijeton dot në këtë sektor apo jo, nëse i duhet të operojë me çmime të reja, apo jo, nëse mund të gjejë zgjidhje të tjera apo jo”.

Burimi: INSTAT

Sapunët, detergjentët vijon rënia e importit

Te grupi “Sapuni, preparatet parëse, lubrifikues, qirinjtë” tendenca rënëse e importeve vijoi gjatë vitit 2022. Importet për këtë grup ranë 9,5% në raport me vitin paraardhës.

Më herët për “Monitor”, prodhuesit e detergjentëve pohuan se në 2022, kërkesa për pluhura larës ishte 20% më pak se në vitin 2021.

“Edhe pse çmimet e produkteve larëse janë rritur 10 deri në 20% më shumë nga shtrenjtimi i kostove, efekti te kërkesa nuk është dhënë prej tyre, pasi në treg shiten produkte me larmi çmimesh nga ato më të shtrenjtat deri te më të lirat.

Rritja e çmimeve nuk ka ndikuar te përdorimi apo mospërdorimi i tyre. Arsyeja kryesore e rënies së kërkesës është largimi masiv i popullsisë”, pohoi më herët për “Monitor” një nga prodhuesit vendas të detergjentëve.

Shumë pluhur larës të markave të ndryshme prodhohen në vend, ndërsa nga jashtë importohet lënda e parë. Për shkak të rënies së kërkesës, kompanitë prodhuese vendase kanë ulur importet e lëndëve të para për detergjentët.

Ndërsa sapunët larës vijnë nga importi. Kërkesa për sapun, siç shpjeguan operatorët vendas, nuk ndikohet nga çmimi apo largimet e popullsisë, por vetëm nga tendenca e produktit të lëngshëm dhe atë të ngurtë.

Baret dhe restorantet vazhdojnë me konsum të reduktuar

Konsumi vijon të jetë me rënie te baret dhe restorantet, për shkak të pasigurisë së çmimeve për produktet e shportës ushqimore dhe vijimit të luftës Rusi-Ukrainë pohojnë përfaqësues së Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2022, në sasi, importet e grupit të mallrave “Kafe, çaj dhe erëza” u ulën 13% krahasuar me 2021.

Bizneset e bareve dhe restoranteve shprehen pesimistë për ecurinë e konsumit për shkak të rënies së fuqisë blerëse nga çmimet e larta.

“Pritet të ketë përmirësim të vogël të konsumit, gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, por rritja do të jetë e papërfillshme, krahasuar me numrin e lartë të të rinjve që janë larguar në emigracion.

Fuqia tjetër blerëse do të vazhdojë të ndihet e pasigurt për të rritur shpenzimet, për shkak të luftës Rusi – Ukrainë që nuk po bën të mundur ndjekjen e logjikës së tregut për çmimet.

Importuesit kanë paralajmëruar se çmimet e importit për kafe apo produkte të tjera do shtrenjtohen 7 deri 8% nga muaji mars, të cilat do të ndikojnë te konsumi, pasi baret dhe restorantet do të jenë të detyruar të rrisin çmimet”, pohojnë drejtues së shoqatës.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i përhapur në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Burimi: INSTAT

Rritet kërkesa për mobilie vendase

Rënia e importit të mobilieve ka shtuar kërkesën për prodhimin vendas. Grupi “Mobilieritë, krevat, dyshekët, llambat dhe pajisjet e ndriçimit etj.” janë ulur 5% krahasuar me vitin 2021 sipas të dhënave të INSTAT.

Prodhuesit vendas të mobilieve thonë se është shtuar kërkesa për prodhimin vendas, për shkak të çmimeve më të larta që kanë mobiliet e importit.

“Është rritur kërkesa nga klientë që më parë blinin mobilie italiane. Për shkak të çmimit të lartë të tyre e shohin më të leverdishme të porosisin prodhim vendas.

Kërkesa për mobilie është e nxitur më tepër nga ndërtimi, pra për mobilim të apartamenteve të reja”, nënvizon drejtuesi i “Trin Mobilieri”, Dritan Cacaj.

Edhe Ilir Linza, administratori i kompanisë prodhuese “FPM Tutto Mobili” që tregton mobilie me logon “BestSeller”, pohon se është rritur kërkesa për prodhimin vendas krahasuar me mobiliet e importit.

Sipas tij, në tërësi rritja e çmimeve të mobilieve për shkak të shtrenjtimit të materialeve, si për prodhimin vendas dhe ato të importit ka ndikuar tek ulja e kërkesës.

“Nëse më parë, një blerës me buxhet 500 apo 1,000 euro blinte më shumë orendi, sot për shkak të çmimeve të rritura, blen më pak”./monitor/

The post Si po e tkurr konsumin rritja e çmimeve dhe emigracioni appeared first on Albeu.com.

“Modeli Korça” i suksesshëm, konsumi i familjeve me rritjen më të shpejtë nga 2014-2021
Në vitin 2014 qarku i Korçës renditej i treti, pas Elbasanit dhe Vlorës me konsumin më të ulët mujor për familje.

Si një vend malor, me dimër të ashpër, në periferi qendrës së vendit dhe i palidhur me infrastrukturën strategjike, qytetarët e Korçës e kishin shumë më të vështirë të përmirësonin standardin ekonomik në krahasim me atë të Durrësit, Tiranës, Vlorës etj.

Por nga viti 2014 deri në vitin 2021, standardi ekonomik i rajonit është rritur me shpejtësi duke e renditur atë qarkun me nivelin më të lartë ekonomik pas Tiranës. Të dhënat e INSTAT që burojnë nga Anketa e Buxhetit të Familjes tregojnë se, një familje në Korçë shpenzoi mesatarisht 84,548 lekë në muaj në vitin 2021, duke u renditur direkt pas Tiranës me 99,416 lekë shpenzime mujore për familje.

Familjet në Korçë kishin rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore në raport me 11 qarqet e tjetra, me 45 për qind nga viti 2014-2021. Faktor themelor mësohet se ka qenë turizmi dhe bujqësia. Ndoshta Korça është i vetmi Rajon në vend ku politikat vendore i kanë sjellë një zhvillim të vrullshëm qarkut.

Politikat lokale që nisën dy dekada më parë për të promovuar turizmin në Korçë ishin të suksesshme edhe për faktin se rajoni ka një traditë të pasur në kulinari, kulturë, natyrë etj, e ndihmuar edhe nga arkitektura e padëmtuar e qytetit. Korça është nga të vetmet qarqe në vend që ka turizëm gjithë vjetor dhe renditet nga qarqet e para për turizmin e brendshëm.

Vite më parë, Bashkia e Korçës vendosi t’i japë përparësi sektorit të turizmit, duke përmirësuar fillimisht infrastrukturën dhe më pas, duke marketuar zonën si një destinacion turistik. Sot, Korça ka rritjen më të qëndrueshme ekonomike dhe normën e papunësisë më të ulët në raport me qarqet e tjera.

Për të nxitur zhvillimin turizmin autoritetet vendore, pas investimeve në infrastrukturë krijuan një paketë eventesh dhe festash të mëdha, të cilat jo vetëm nxitën, traditat e spikatura të Korçës dhe produktet lokale, por edhe i reklamuan ato.

Festat bënë magneti i parë për vizitorët që mbushën hotelet jo vetëm të Korçës, por edhe të fshatrave e qyteteve fqinje në ditët e Festës së Birrës, Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve apo Panairit të Fund vitit. Korça ka paketën më të pasur të eventeve me karakter kulturor në vend.

Në ditë festash si Krishtlindjet dhe Viti i Ri, Festa e Birrës në gusht apo panairet e vjeshtës, është e vështirë të bësh një rezervim në Korçë. Hotelet janë të rezervuara që një vit më parë. Si Korça, edhe qytete të tjera me traditë në kulinari, kulturë dhe histori si Shkodra, Berati apo Gjirokastra, kanë potenciale për zhvillimin e turizmit, por nuk kenë arritur të kenë shkëlqimin e qytetit juglindor./Monitor/

The post “Modeli Korça” i suksesshëm, konsumi i familjeve me rritjen më të shpejtë nga 2014-2021 appeared first on Albeu.com.