Kazino Archives - Albeu.com

Ndryshon ligji i lojërave të fatit! Shtrëngohen kriteret për dhënien e licencave, vendoset sistem pikëzimi
Ministria e Financave ka përgatitur një draft të ri për ligjin e lojërave të fatit, ku ka prezantuar disa ndryshime përpara Komisionit të Ekonomisë në kuvend.

Janë shtrënguar kriteret për kompanitë që do të përfitojnë licencë, si dhe është prezantuar një sistem pikëzimi për renditjen e kompanive garuese.

Gjithashtu në komisionin e licencave do të shtohen anëtarët që vlerësojnë kërkesat nga subjektet

“Drafti ka pësuar ndryshime. Janë riparë kriteret për kompanitë që duhet të licencohen.  Licencat fillojnë nga një nivel minimal dhe kush ofron me shumë do të ketë avantazh me shumë.  Ulet fasha e atyre që luajnë për bingon televizive nga 21 ne 18 vjeç. Është draft shumë më i kompletuar, garanton ulje informaliteti, kritere me te forta licencimi dhe sistem transparent te pikëzimit dhe në përzgjedhjen e kompanive”, deklaroi Vasilika Vjero, zv.ministre e financave.

Kryetari i Komisionit të ekonomisë propozoi edhe lejimin e kazinove online, gjë e cila nuk është marrë parasysh nga Ministria e Financave. Gjithashtu poshtë është hedhur dhe kërkesa e deputetëve socialistë për taksimin e lojtarëve në lojërat e fatit.

“Ne nuk do t’i taksojmë lojtarët, sepse në këtë mënyrë do t’i dekurajojmë ata që të luajnë në mënyrë formale dhe të rregullt. Me këtë argument ne e hedhim poshtë kërkesën sepse mund të nxisë informalitetin.”

Debate ka pasur edhe për normën e fitimit në bingon televizive kombëtare

“Ne do të lëmë një normë 80% të shumës së luajtur pasi ky është standardi evropian.”

Qeveria ka parashikuar të vjelë 2 miliardë lekë taksa nga lojërat e fatit gjatë këtij viti në Buxhet dhe në këtë mënyrë në seancën plenare të radhës synohet që ligji të kalojë në parlament dhe t’i hapet rruga rikthimit të këtij aktiviteti, por kësaj radhe vetëm online.

The post Ndryshon ligji i lojërave të fatit! Shtrëngohen kriteret për dhënien e licencave, vendoset sistem pikëzimi appeared first on Albeu.com.

Vdekja misterioze e Joy Ayoko, Ministria e Drejtësisë dërgon letërporosi në Kenia
Ministria e Drejtësisë ka dërguar në Kenia një letërporosi në lidhje me vdekjen ende të pazbardhur të Joy Aokos.

Ndërkohë në vendin tonë janë caktuar 3 ekspertë që po merren me zbërthimin e akt-ekpsertizës rreth dinamikës së ngjarjes dhe plagëve në trupin e të resë nga Kenia.

Me mbërritjen e përgjigjes nga shteti afrikan, përfundimet e ekspertëve shqiptarë do të analizohen në mënyrë që të gjendet një version përfundimtar i ngjarjes.

Disa aparate celulare janë gjithashtu duke u verifikuar, mes të cilëve edhe ai i shtetasit Rodi Baçi, ish-shoferi i kazinosë ku punonte e reja dhe i përfolur si ish-i dashuri i viktimës.

Ende nuk është konfirmuar gjetja e ndonjë të dhëne me vlerë dhe që do të përcaktonte hetimet nga kontaktet e viktimës me persona të dyshimtë të përfshirë në ngjarje.

Kujtojmë që disa ditë më parë Rodi Baçi u mor në pyetje, gjithashtu edhe disa shokë të tij, me qëllim për të ndeshur ndonjë element të dyshimtë apo kontradiktor që mund ti çonte hetuesit drejt një piste konkrete për ngjarjen.

Megjithatë, pasi janë marrë në pyetje për disa orë, ata nuk kanë kontradita dhe nuk kanë ngritur dyshime se mund të kenë dijeni, arsye për të cilën edhe janë lënë të lirë.

Teksa asnjë version nuk përjashtohet, besohet se Joy ka rënë nga lartësia në vendin ku është gjetur, megjithatë është mjaft e vështirë të përcaktohet nëse është shtyrë, ka qenë incident nga pakujdesia e të resë apo veprim në kushtet e ekstremitetit që viktima ta ketë marrë vetë.

Nuk përjashtohet edhe rasti kur e reja mund të jetë nxitur ta kryente një veprim të tillë.

The post Vdekja misterioze e Joy Ayoko, Ministria e Drejtësisë dërgon letërporosi në Kenia appeared first on Albeu.com.

Skenari i filmit të famshëm, a u vra Joy Ayoko se tentoi “t’ia fuste shtëpisë”?
Nga AlbEu.com

Një prej skenave më të forta të super filmit të Martin Scorsese “Casino” është ajo teksa Robert de Niro në rolin e “Sam” në rolin e një menaxheri kazinoje pret për një takim Nicky Santoron, luajtur nga Joe Pesci. Santoro ishte personazhi që mbaronte punët e pista të pronarëve të kazinove në Las Vegas dhe vetë Sam ishte i trembur nga takimi me të, pasi ky udhëtim në shkretëtirë mund të ishte i fundit për të.

Teksa pret Nicky-n, Sam kujton edhe se si kishin hapur dhjëtëra gropa nëpër shkretërirën përreth kazinove duke futur aty të gjallë apo të vdekur çdo lojtar apo punonjës kazinoje që tentonte “t’ia fuste shtëpisë”. Me shtëpi kuptohet kazinoja dhe pronarët e saj.

Ndërkohë që ky është super skenar i Scorseses, policia shqiptare dyshon se në fakt një skenë e ngjashme është luajtur edhe në verën e vitit të shkuar në Tiranë, ku tashmë aktorë janë po ashtu një pronar apo menaxhëer kazinoje, disa “të fortë” që bëjnë punë të pista dhe një punonjëse që mund të ketë tentuar “t’ia fusë shtëpisë”.

Bëhet fjalë për vrasjen makabre të kenianes Joy Ayoko vitin e shkuar, cila u gjet e rrahur dhe e lënë e vdekur pranë “Floëer Residence” në Tiranë ku jetonte për të ndërruar jetë disa muaj më parë në spital pasi ndejti për kohë të gjatë në koma.

Mediat raportojnë se krahas Rodi Barçit dhe rrahjes së saj për vdekje për çështje banale siç janë raportet intime apo sherri mes Joy-y dhe atij apo ndonjë tjetri të përfshirë në një përballje të tillë, policia po heton edhe si shkak të mundshëm të vrasjes së saj, dhënien informacion ndaj një lojtari kazinoje, i cili dyshohet se ka fituar shuma të mëdha parash.

Nga të dhënat mësohet se policia po verifikon informacionet se gjatë punës së saj si krupiere, Joy ka ndihmuar një lojtar të kazinosë të fitojë shuma të mëdha, gjë që ka bërë pronarët dhe menaxherët që të dyshojnë duke çuar në rrahjen e saj për vdekje.

Policia po kërkon të gjejë këtë lojtar dhe ta marrë atë më pyetje për të zbuluar detaje të tjera. Vërtetimi i një skenar të tillë do ta fuste tregun e kazinove në Shqipëri për hërë të parë në një terren kriminal të ngjashëm me shembujt më të këqinj në botë ku të përfshirë janë trafikantë, ndërtues që pastrojnë para, kriminelë dhe personazhe me lidhje të forta në majat e pushtetit që vrasin pa iu dridhur qerpiku duke mundur ta fshehin ngjarjen për shumë muaj.

Policia dhe prokuroria duhet të zbardhin një ngjarje tillë, e cila duket se hap edhe një front të ri të organizatave kriminale në vend, krahas trafikut të drogës, vrasjeve me pagesë dhe pastrimit të parave! /E.S-albeu.com

The post Skenari i filmit të famshëm, a u vra Joy Ayoko se tentoi “t’ia fuste shtëpisë”? appeared first on Albeu.com.

Japonia miraton planin për të hapur kazinonë e saj të parë
Zyrtarët japonezë kanë miratuar planet e diskutueshme për të ndërtuar resortin e parë të lojërave të fatit në vend.

Kompleksi do të hapet në qytetin perëndimor të Osakës në vitin 2029, shkruan BBC.

Kazinotë kanë qenë prej kohësh të paligjshme në Japoni. Por një ligj u miratua në vitin 2018 që parashikonte përjashtime nga lojërat, të tilla si poker ose baccarat, për të krijuar vende pune dhe për të nxitur turizmin.

Opinioni publik është ndarë, me disa të shqetësuar për rritjen e varësisë nga krimi dhe lojërat e fatit.

Përveç kazinosë, kompleksi prej 49 ha do të përfshijë një hotel, qendër konferencash, qendër tregtare dhe muze.

“Ne shpresojmë që kazinoja të bëhet një bazë turistike që promovon bukuritë e Japonisë në botë,” tha kryeministri Fumio Kishida.

Projekti ka një investim fillestar prej 1.8 trilion jen (13.5 miliardë dollarë, 10.7 miliardë £) me operatorin e kazinove me bazë në SHBA, MGM dhe Orix Group të Japonisë që zotërojnë secili 40% të aksioneve në kompani.

20% e tjerë do të zotërohen nga kompani vendase si West Japan Rail, Kansai Electric Power dhe Panasonic me bazë në Osaka.

Zyrtarët presin që resorti të tërheqë rreth 20 milionë vizitorë në vit dhe të sjellë afërsisht 1 trilion jen përfitime ekonomike vjetore për rajonin, sipas një shërbimi japonez të lajmeve.

Projekti u propozua vite më parë, por ai u vonua për shkak të pandemisë Covid-19 dhe një skandali korrupsioni që përfshin një ligjvënës të partisë në pushtet, i cili u akuzua për pranim ryshfeti ndërsa ishte në krye të politikës së kazinosë.

Japonia shihet si një treg premtues për lojërat e fatit. Është ekonomia e tretë më e madhe në botë me një popullsi prej rreth 126 milionë banorësh.

Ajo gjithashtu ka afërsi me lojtarët e pasur aziatikë, veçanërisht nga Kina. Makau është i vetmi qytet kinez ku kumari i kazinove është i ligjshëm.

Një plan i ngjashëm është paraqitur nga prefektura e Nagasakit për të ndërtuar një kazino në Huis Ten Bosch, një park me temë holandeze./Albeu.com/

The post Japonia miraton planin për të hapur kazinonë e saj të parë appeared first on Albeu.com.

Trondit gazetarja: Biznesmeni i fuqishëm që njihte Xhoin dhe ishte te kazinoja natën që u dhunua deri në vdekje
Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar detaje nga vrasja e vajzës keniane, Xhoi Aoko, e cila punonte në një nga kazinotë e Tiranës.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala tha se autoritetet kanë bërë të gjithë përpjekjet për fshehjen dhe manipulimin e vrasjes së Xhoit, ndërsa shtoi se zyrtarët që duhet të kryenin veprimet hetimore janë të parët që duhet të përballen me ligjin.

“Lajmin e kam mësuar për herë të parë nga një gazetare britanike, Alice Taylor. Kur kam lexuar shkrimin e saj jam përpjekur të gjej dokumentat, për të kuptuar si është e mundur që dhunimi i një vajze që punonte në një kazino, nuk ishte raportuar nga policia. Jam shokuar. Oficerët e policisë gjyqësore dhe strukturat që ishin marrë me hetimin, kishin patur qëllim të mbulonin të vërtetën.

Kur shoqja e Xhoi Aoko ka bërë denoncimin për humbjen e kontakteve me të, ka shkuar aty dhe personi që pëkthente ishte ish shoferi i kazinosë që kishte patur lidhje intime me vajzën që u gjet e dhunuar. Pyetja e oficerit të policisë gjyqësore ishte, a ka patur raste kur Xhoi Aoko është larguar herë të tjera nga dhoma? Përgjigja ishte, nuk jam kërcënuar asnjëherë tjetër. Pyetja dhe përgjigja nuk kishin lidhje logjike.

Gjëja e dytë që më bëri përshtypje, ishte fakti që nuk ishin pyetur pronarët apo administratorët e kazinosë, nuk ishte pyetur administratori i kompanisë që e kishte rekrutuar vajzën, e kishte sjellë nga Kenia në Shqipëri. Nuk ishte marrë asnjë provë materiale.

Vajza është gjetur në një pozicion, që vetëm ata njerëz që kanë informacion mund të dinë se si mund të futet në atë rrugicë qorre pa dalje. Si është e mundur që brenda atij Hostel ka patur shumë persona të huaj dhe nuk kanë dëgjuar asnjë të bërtitur? Pra ata njerëz ose janë manipuluar, ose policia nuk ka marrë asnjë veprim.

Mjeku që ka marrë vajzën e dhunuar, që kishte legenin e thyer, shkoi deri aty sa thoshte, kemi arritur që barrelën me trupin ta ngremë mbi një derë hekuri, sepse nuk hapnin dot një zgavër hekuri, duke i shkaktuar dëmtime. Nuk është bërë testi nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Nuk është bërë testi i dy shisheve. Mjekët nuk kanë pranuar të bëjnë ekspertizën nëse është përdhunuar ose jo.

Shoferi që bënte transportin, nga dëshmia e parë te e fundit, është kontradiktor, një herë thotë nuk e njihja vajzën, pastaj vajza kur e ka kthyer në shtëpi, kanë qenë tre persona në furgon, është e pamundur të mos e fiksojë.

Të gjithë këto mosveprime, neglizhenca, më çojnë në përfundimin që kanë tentuar të fshehin të vërtetën sepse dikush i fuqishëm është i përfshirë.

Është çështje e biznesit të kazinosë? Ata mund të rrezikonin humbjen e liçensës, dëmtimin e imazhit. Atë natë në kazino ka qenë një biznesmen shumë i fuqishëm i Kosovës që ka luajtur aty dhe që vajza kishte një njohje me të. Këtu ka aq shumë të pathëna dhe gjithë struktura shtetërorë kanë qenë të painteresuar që kjo ngjarje të zbardhet.

Përpara se të shkojë në burg autori i ngjarjes, duhet të shkojnë oficerët e policisë gjyqësore dhe zyrtarët që e kanë devijuar këtë histori, pastaj çdo gjë tjetër mund të marrë rrjedhën normale”, deklaroi Lala. /tpz

The post Trondit gazetarja: Biznesmeni i fuqishëm që njihte Xhoin dhe ishte te kazinoja natën që u dhunua deri në vdekje appeared first on Albeu.com.

Dhunimi brutal i 22-vjeçares nga Kenia, aktivistja: Mund të ketë njerëz dhe institucione që duan ta fshehin ngjarjen
Aktivistja për të drejtat e njeriut, Elsa Ballauri, ka folur për dhunimin e vajzës së re nga Kenia që punonte në një kazino në vendin tonë.

Ajo është shprehur se shteti shqiptar ka përgjegjësi për ngjarjen dhe shtoi se  nga mënyra sesi po shkojnë hetimet, ku prej kaq shumë muajsh ende nuk ka autorë të dhunës ndaj saj, tregon se ka njerëz apo institucione që kërkojnë ta zbehin ose ta fshehin ngjarjen.

“Është ngjarje e dyshimtë dhe shteti ka përgjegjësi të madhe. Ka një sërë gjërash që këto institucione kanë dashur të fshehin edhe ngjarje të tjera. Duke ndjekur realitetin shqiptar dhe si funksionon drejtësia, gjëja e parë që të shkon në mend është që ka njerëz që mund të kenë interes për ta zbehur ngjarjen”, tha ajo për News 24.

“Mund të jetë dhe një lloj neglizhence për këtë çështje. Ky është një rast që edhe drejtësia të tregojë se merret me të gjitha çështjet, sepse nuk është thjeshtë një vajzë e huaj që jetonte në Shqipëri, por është femra në vetëvete”, u shpreh Ballauri. /albeu.com

The post Dhunimi brutal i  22-vjeçares nga Kenia, aktivistja: Mund të ketë njerëz dhe institucione që duan ta fshehin ngjarjen appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një kazino në Kamboxhia, 19 të vdekur, 30 të zhdukur
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu në mesnatë një kazino brenda një hoteli, në një qytet kamboxhian në kufi me Tajlandën.

Zyrtarët thanë të enjten se në momentin kur shpërtheu zjarri në kazino dhe hotelin ‘Grand Diamond City’ në qytetin e Poipet, ndodheshin rreth 400 punonjës e klientë.

“Numri i viktimave mund të shkojë më shumë se 20“, thanë autoritetet e provicës Banteay Meanchey.

Po sipas tyre gjashtëdhjetë persona ishin plagosur. Pamje filmike nga vendngjarja tregonin se situata tashmë ishte nën kontroll. VOA

The post Zjarr në një kazino në Kamboxhia, 19 të vdekur, 30 të zhdukur appeared first on Albeu.com.

Frekuentimi i kazinove, udhëtimi në “business class” dhe përdorimi i makinave zyrtare nga familja, ja kur mund të shkarkohet një ministër
Frekuentimi i kazinove apo përdorimi i makinave zyrtare për familjarët, tani mund t’u kushtojë vendin e punës ministrave të kabinetit qeveritar.

Qeveria ka mituar në ditët e fundit të prillit disa ndryshime në Kodin Etik Ministror, ku saktësohen aktivitetet që ministrat nuk duhet të bëjnë për aq kohë sa mbajnë këtë pozicion.

Konkretisht, atyre u ndalohet të shkojnë në ambiente ku zhvillohen lojëra fati, t’u lënë makinat e punës familjarëve apo të organizojnë festa për personelin me buxhetin e shtetit.

Në të njëjtën kohë ministrat duhet të bëjnë kujdes edhe kur takojnë përfaqësues të biznesit. Ata duhet të jenë gjithmonë të shoqëruar nga dy funksioonarë të tjerë, të cilët regjistrojnë emrat e pesonave në takim si dhe mbajnë shënim temat për të cilat po flitet.

Për të gjitha rastet kur shkelet Kodi Etik, është shtuar një pikë ku i jepet e drejta Komisionit të Etikës të detyrojë ministrin të kërkojë ndjesë ose të lërë mandatin në varësi të shkeljes.

Rregulla strikte janë përcaktuar edhe për punonjësit e administratës, ku ndër të tjera theksi vihet te përdorimi i telefonit privat gjatë orarit të punës.

Sipas këtij akti të qeverisë, një nëpunës i administatës mund ta përdorë telefonin vetëm nëse nuk pengon në mbarëvajtjen e aktivitetit në zyrë.

Për ministrat

Zyrat e ministrave duhet të jetë të arreduara në mënyrë modeste dhe pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku.”

Ministrave u ndalohet:

h) të udhëtojnë në first class apo business class në Evropë ai dhe personeli që e shoqëron në udhëtime të ndryshme;

i) të pranojë bileta udhëtimi të paguara nga një person/kompani private për veten apo për familjarët e vet;

j) të përdorë sallën VIP të aeroportit për familjarët e vet, në rast se nuk udhëton ai vetë;

k) të përdorë automjetin zyrtar për familjarët e vet dhe nga familjarët e vet, kur nuk është vetë i pranishëm në automjet;

l) të frekuentojë ambiente, në të cilat zhvillohen aktivitete të lojërave të fatit;

ll) të organizojë evente (festa) me personelin apo persona të tjerë, me fonde të buxhetit të shtetit.”.

“të zhvillojë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministrisë përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve, regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse”.

Komisioni i Etikës, pasi del në përfundimin se kemi të bëjmë me një thyerje të Kodit Etik Ministror, ia bën atë me dije Kryeministrit nëpërmjet një akti me shkrim. Në këtë rast, masat disiplinore që mund të japë Kryeministri janë:

…kërkimi i ndjesës publike ose lënia e detyrës, në varësi të shkeljes.

Për administratën

ë) Nëpunësi i administratës publike mund të përdorë telefonin celular privat kur nuk pengon kryerjen e detyrave. Përdorimi i tyre gjatë takimeve dhe mbledhjeve të punës është i ndaluar.

f) Telefoni celular zyrtar duhet të përdoret nga nëpunësi i administratës publike vetëm për arsye pune. Ai është i detyruar ta mbajë hapur atë brenda orarit zyrtar dhe gjatë ushtrimit të detyrave, me qëllim mbajtjen e komunikimit të pandërprerë.

Nëpunësi i administratës publike nuk duhet të kërkojë apo të pranojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, për veten, familjen, të afërmit, personat fizikë apo juridikë me të cilët ka marrëdhënie:

a) dhurata, favore, pritje apo çdo përfitim tjetër, si dhe premtime për to, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, me efekt përfitimi të çfarëdoshëm për dhuruesin ose persona të tretë, që ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në paanshmërinë e kryerjes së detyrës, a janë ose duket sikur janë shpërblim për mënyrën e kryerjes së detyrës;

b) ftesa për pritje të ndryshme, premtime, ofrime falas apo ulje të çmimeve për kryerjen e shërbimeve, të argëtimeve, pushimeve, transporteve, udhëtimeve;

c) përfitime të bursave të studimit dhe/apo të sigurimeve./stop

The post Frekuentimi i kazinove, udhëtimi në “business class” dhe përdorimi i makinave zyrtare nga familja, ja kur mund të shkarkohet një ministër appeared first on Albeu.com.

Bllokimi i kazinosë në Durrës, ja kush janë tre menaxherët e “Royal Eagle Casino” dhe zyrtarja e Këshillit në “Grand Casino”
Tre anëtarë të një prej kazinove më të njohura në Tiranë, “Royal Eagle Casino”, janë arrestuar nga policia e Durrësit, për shkak të ndërtimit të një super-kazinoje në zonën e Plazhit, me 93 kompjutera kumari, 4 tavolina letre dhe 4 ruleta.

Ambjentet ku ishte ndërtuar kazinojë i përkasin resortit turistik Adriatik në Durrës, ndërsa biznesi nga burimet policore mësohet se i përkiste një bashkim kazinosh të njohura në Tiranë si “Royal Eagle Casino”, “Grand Casino” në të cilën është aksionere “APEX Holding GmbH”.

Mësohet se kazinoja tashmë e bllokuar nga policia e Durrësit, nuk ka pasur liçensën e nevojshme, ndërsa në këtë aksion kanë marë pjesë dhe inspektorët e Agjensisë së Monitorimit të Lojrave të Fatit në Tiranë.

Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë së Durrësit, në pranga për këtë biznes të paligjshëm kanë rënë, Muhittin Cenk Omeroglu, i cili sipas burimeve rezulton të jetë menager në kazinonë e Tiranës, “Royal Eagle Casino”, e cila ndodhet shumë pranë stadiumit “Air Albania” dhe Universitetit Publik të Tiranës.

Së bashku me Omeroglu, në pranga ka rënë dhe Robert Cristian Nicolof, i cili prej dhjetorit 2021 ishte i punësuar si menaxher kazinojë pranë “Royal Eagle Casino”, por në fakt shërbente pikërisht në kazinonë e re të hapur në ambjentet e hotel “Adriatik” në Durrës, raporton Ora News.

Ndërkohë që nga shtatori 2021 deri në fund të nëntorit 2021, Robert Cristian, rezulton të ketë punuar si menaxhet salle, dhe në kazinonë “Grand Casino”.

Personi tjetër i huaj, i arrestuar nga policia për këtë biznes lojrash fati të paligjshëm, është 38-vjeçari Sergo Solstev. Të tre këta persona, qëndronin në Durrës, duke shërbyer si menaxherë të kazinosë në fjalë, e cila është hapur si derivat i dy kazinove të mëdhaja të kryeqytetit, “Royal Eagle Casino” dhe “Grand Casino”.

Por në këtë biznes të paligjshëm, që krijon mjaft të ardhura rezulton dhe një shtetase me emrin, Rovena Zahiri. Kjo e fundit konfirmohet të jetë Anëtare e Këshillit Mbikqyrës në kompaninë e kazinosë “Adria Entertainment”, ku me 32 për qind të aksioneve është dhe kompania “APEX Holding GmbH”.

Zahiri ende nuk është kapur nga policia e Durrësit, ndërsa emri i saj është lançuar në kërkim policor me afat 1 mujor. Sipas policisë së Durrësit, anëtarja e Këshillit Mbikqyrës së kompanisë në fjalë, rezulton të jetë njeriu që ka lidhur një kontratë qëraje me hotel “Adriatik” në plazhin e Durrësit, me qëllim ngritjen e një kazinoje në ambjentet e një kati të këtij hoteli.

Kazinoja është hapur në kohë rekord duke u vënë dhe në punë, ndhërsa i gjithë stafi menaxherial, i përket “Royal Eagle Casino” dhe “Grand Casino” që drejtohet nga kompania “Adria Entertainment”.

Pas gjithë kësaj veprimtari, policia dhe prokuroria dyshojnë se qëndron Bledar Sinani, ose siç njihet ndryshe sij “Dari i Apex”.

Ndërkohë ndaj tre personave të huaj të arrestuar Robert Cristian Nicolof, Muhittin Cenk Omeroglu dhe 38-vjeçarit Sergo Solstev, është ngritur akuza e “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Të njëjtat akuza janë ngritur edhe për, Rovena Zahirin, tashmë të shpallur në kërkim.

Pritet që në ditët në vijim, të arrestuarit të dalin para gjykatës së Durrësit, ku do të njihen me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

Ky nuk është rasti i parë që policia bllokon ambjente ku ushtrohet aktivitet bixhozi. Por pavarësisht goditjes së disa pikave dhe nismës së qeverisë për të patur një kontroll të imtësishëm të këtij biznesi në Shqipëri, sërisht mjaft ambjente janë shndëruar në sallone me lojra fati dhe baste sportive./Ora News/

The post Bllokimi i kazinosë në Durrës, ja kush janë tre menaxherët e “Royal Eagle Casino” dhe zyrtarja e Këshillit në “Grand Casino” appeared first on Albeu.com.

“Santiago Bernabeu” i ri me kazino, Reali shpreson të fitojë 120 milion euro në vit (VIDEO)
Real Madrid po shikon mënyra për të rritur të ardhurat e tyre për të kompensuar humbjet e shkaktuara si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Rimodelimi i stadiumit Santiago Bernabeu do të ketë një rol kryesor në kthimin e të ardhurave atje ku ishin para krizës Covid-19. Madrilenët kanë konsideruar ndërtimin e një kazinoje brenda stadiumit .

Kjo është sipas raporteve nga Insider Sport dhe Palco23 , të cilët shpjegojnë se dhoma e lojërave ku publiku mund të vendosë baste, mund të gjenerojë një shtesë prej 120 milion euro për Real Madrid çdo sezon.

Do të ishte një numër karakteristikash të reja në stadiumin e ridizenjuar, i cili pritet të përfundojë deri në maj 2022.

Madrid shpreson që stadiumi  i tyre i ri me të gjitha lehtësitë e tij të reja do të ndihmojë në rritjen e të ardhurave me 150 milion euro në sezon.

The post “Santiago Bernabeu” i ri me kazino, Reali shpreson të fitojë 120 milion euro në vit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.