intervista Archives - Albeu.com

Ahmetaj: Janë 3 orë përgjime, javës tjetër do të bëhen publike dy pasazhe të tjera
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka paralajmëruar se do të bëhen publike pjesë të reja nga një përgjim, për të cilin thotë se disponon rreth 3 orë material.

Gjatë intervistës në “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ai theksoi se deri më tani janë bërë publike vetëm rreth 12 minuta nga regjistrimi dhe se dy pasazhe të tjera pritet të dalin gjatë javës së ardhshme.

“Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë,” deklaroi Ahmetaj.

Gjatë bisedës, Çim Peka vuri në dukje se personat e përfshirë në përgjim kanë pranuar që audio është origjinale, por kanë pohuar se regjistrimi është kryer pa leje. Ai kujtoi gjithashtu se në intervistën e gjashtë që kanë zhvilluar së bashku, Ahmetaj kishte përmendur përgjimin në Monaco dhe e pyeti nëse e disponon atë material.

Ahmetaj u përgjigj se e kishte pritur me qeshje reagimin e asaj kompanie, të cilën tha se nuk e njihte më parë. Ai shtoi se nuk e di në çfarë ambientesh është bërë përgjimi dhe as kush e ka kryer atë. Për t’iu përgjigjur në mënyrën e tij, ai paralajmëroi se javës së ardhshme do të publikojë një ose dy pasazhe të tjera, duke thënë “boll me kërcënime i thuj”.

Ai renditi një sërë kërcënimesh që thotë se i janë bërë, përfshirë ato nga kreu i organizatës, me tru, pa tru, si dhe nga “skifterët”, prokurorët, ish-prokurorët dhe “post rrogozit”. Ahmetaj theksoi se nuk i bën përshtypje që e kërcënon kompania.

Peka e qartësoi para publikut se ajo ditë ishte e hënë dhe se një javë më pas do të dilnin dy pasazhe të tjera. Ahmetaj e ripërsëriti: “Dy pasazhe të tjera nga përgjimi. Se çfarë kemi nxjerrë, 12 minuta. Janë tre orë.”

Kur u pyet nëse “ekziston Monaco”, ai u përgjigj se aty ekziston e gjithë Evropa, jo vetëm Monaco, dhe se Monaco është kthyer në qendër të disa fotografive, përgjimeve dhe “çudirave”. Sipas tij, nuk kanë vepruar vetëm nëpër ishuj, por edhe në Mynih e Monaco, ku përmendi ish-ministra, ish-sekretarë, ish-vëllezër dhe ish-kunetër.

Në pyetjen se përse këto përgjime i vijnë atij, Ahmetaj tha se materialin që i erdhi e nxori menjëherë, me trishtim, dhe nuk e di se kush e dërgoi. Ai shtoi se më parë Berisha ishte “qytetari digjital”, ndërsa tani të tjerët janë kthyer në “prova digjitale”. “Pse tek ju? Tashi, pse tek unë?”, pyeti ai retorikisht. Sipas tij, kur të identifikohet institucioni që ia ka sjellë materialin, mund t’i dërgohet atij institucioni një shkresë me pyetjen pse ia dorëzoi pikërisht Ben Ahmetajt. Ahmetaj nënvizoi se përballë kërcënimeve nuk bën kompromis dhe nuk hyn në lojëra me dosjen e tij, si “shiko se po e nxjerr, s’po e nxjerr” apo “o kreu i organizatës bë këtë, o X, o Y”, duke shtuar “zero, zero”.

Në fund, Peka përmblodhi se deri atëherë janë nxjerrë vetëm 12 minuta nga gjithsej 3 orë dhe se pas një jave priten dy pasazhe të tjera. Ahmetaj u përgjigj se ndoshta këtë mund ta bëjë edhe që nesër a pasnesër, por Peka zgjodhi ta linte për të hënën e ardhshme, duke ironizuar se do ta mbajë pak në ankth, pasi “ka 4, 10 vjet që ua ka nxirë shqiptarëve”.

Ahmetaj iu kundërpërgjigj me thumbim: “Te ty, se si syzgurdulluari, tek Çimi e prapanicës, gjithmonë e, gjithmonë e, gjithmonë te në të ardhmen do shkojë.” Në përmbyllje, Peka e falënderoi dhe njoftoi se ishin në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Zvicra me Arben Ahmetajn, i cili po reagonte për atë që u cilësua si shantazh ndaj tij.

The post Ahmetaj: Janë 3 orë përgjime, javës tjetër do të bëhen publike dy pasazhe të tjera appeared first on Albeu.com.

Milaim Nela dyshon për autorësinë e intervistës së Thaçit: Në vend që ta mbronte, e ka fundosur
<html><head></head><body>

Analisti Milaim Nela ka komentuar intervistën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhënë gazetarit Ermal Panduri, duke vënë në dyshim nëse deklaratat janë hartuar realisht nga vetë Thaçi.

Sipas Nelës, përmbajtja e intervistës lë të kuptohet se pas saj mund të qëndrojë një person tjetër, i cili ka synuar ta mbrojë ish-presidentin përpara vendimit të Gjykatës Speciale. Megjithatë, analisti vlerëson se rezultati ka qenë i kundërt.

“Intervista e Hashim Thaçit tek Ermal Panduri dyshoj fort se nuk është e tij. Duket se është shkruar nga dikush që ka dashur ta mbrojë në prag të vendimit të Gjykatës Speciale, por në fakt e ka fundosur!”, ka shkruar Nela.

Një nga çështjet që ai vë në pikëpyetje lidhet me deklaratën për periudhën kur delegacioni shqiptar u takua me Bob Dole në Shkup. Nela thotë se Thaçi nuk mund të mos e kujtojë se ku ndodhej në atë kohë.

“E para, nuk besoj se Thaçi të mos e mbajë mend që në kohën e takimit të delegacionit shqiptar me Bob Dole në Shkup ka qenë në Tiranë me Paskal Milon e jo në male të Sharrit!”, është shprehur ai.

Analisti ka kundërshtuar edhe mënyrën se si, sipas tij, në intervistë është vlerësuar kryeministri shqiptar Edi Rama.

Nela e konsideron të pakuptueshëm qëndrimin pozitiv ndaj Ramës, duke pasur parasysh rolin që ai i atribuon kryeministrit shqiptar në disa zhvillime politike që kanë ndikuar Kosovën.

“E dyta, vlerësimi për Edi Ramën që fluturoi me helikopter nga Tirana për ta bindur të votojë me çdo kusht Gjykatën Speciale, e futi në lojën e ‘Ballkanit të Hapur’, pastaj në skenarin e ndarjes së Kosovës, dhe tani bën sikur e mbron, nuk mund të shpjegohet me racionalitet!”, ka deklaruar Nela.

Në përmbyllje të reagimit, ai ka paraqitur tri hipoteza për këtë qëndrim: Thaçi mund të ketë probleme serioze me logjikën dhe arsyetimin, mund të jetë duke u shantazhuar, ose intervista mund të mos jetë shkruar prej tij.

“Ose Thaçi ka probleme serioze me elementet bazikë të logjikës e arsyetimit, është i shantazhuar ose nuk është vetë ai!”, përfundon reagimi i analistit Milaim Nela.

</body></html>

The post Milaim Nela dyshon për autorësinë e intervistës së Thaçit: Në vend që ta mbronte, e ka fundosur appeared first on Albeu.com.

INTERVISTA/ Sandër Lleshaj mbështet protestuesit dhe i drejtohet Ramës: Dorëheqja nuk është tragjedi, momenti është matur! Për Ballukun: Drejtësia nuk mund të presë vullnetin e dikujt
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e cilëson të drejtën e qytetarëve për të protestuar si një element thelbësor të demokracisë dhe e sheh valën e fundit të protestave si një zhvillim të rëndësishëm për vendin. Në një intervistë, ai kritikon mënyrën e përfaqësimit politik në Shqipëri dhe klasën politike të trashëguar.

Lleshaj shprehet se protestat kanë nxjerrë në pah nevojën për një ndryshim të thellë të sistemit dhe kërkon hartimin e një ligji të ri për partitë politike. Sipas tij, modeli aktual i qeverisjes dhe i funksionimit të demokracisë shqiptare duhet rishikuar nga themeli.

Ish-ministri socialist i përcjell një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se dorëheqja nuk duhet parë si dramë, por si një vendim që mund të merret kur “koha është pjekur”.

Sa i takon çështjes së Belinda Ballukut, Lleshaj thekson se drejtësia nuk mund të funksionojë vetëm nëse dikush vendos të dorëzohet apo të dorëzojë një person tjetër.

Zoti Lleshaj, si e komentoni valën e protestave qytetare që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama? Çfarë mendoni se i ka nxitur shqiptarët të dalin sërish në rrugë?

Protestat kanë sjellë një lëvizje të re dhe të domosdoshme në jetën publike të vendit, pas një periudhe të gjatë plogështie politike dhe shoqërore. Përmasat e tyre dëshmohen edhe nga jehona e gjerë që kanë marrë në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa në vendet demokratike parlamenti është hapësira ku veprojnë partitë politike dhe rruga u përket qytetarëve që nuk ndihen të përfaqësuar, Shqipëria e këtyre viteve ka përjetuar të kundërtën. Partitë parlamentare kanë protestuar në rrugë, ndërsa në Kuvend kanë pasur një rol pothuajse periferik.

Këtë herë duket se po ndodh diçka normale: qytetarët janë në rrugë, ndërsa politikanët që paguhen nga taksat e tyre duket se nuk kanë më vend aty. Për më tepër, nuk është e qartë se ku ndodhen sot këta politikanë.

A mund ta përkeqësojë situatën fakti që kërkesat e protestuesve nuk po marrin përgjigje?

Politika duhet të marrë seriozisht edhe protestën e një qytetari të vetëm. Përballë njerëzve që e financojnë me taksat e tyre, ajo duhet të tregojë respekt. Ky respekt nis me dëgjimin, pa komente dhe pa përpjekje për të relativizuar atë që po kërkohet.

Është e vjetëruar përpjekja për t’i delegjitimuar protestuesit duke kërkuar motive të tjera përtej faktit se janë qytetarë që shprehin pakënaqësinë e tyre. Në fund të fundit, qeveria ka përgjegjësi edhe për garantimin e sigurisë së protestës së qytetarëve të vet.

Ajo duhet ta mbrojë protestën edhe nga ndikimet apo infiltrime të mundshme të huaja, për të cilat janë bërë shumë aludime, por pa prova. Edhe gjatë protestave dhe ngjarjeve tragjike të vitit 1997, qeveria e asaj kohe ia atribuonte me lehtësi përgjegjësinë shërbimeve të huaja, sikur të mos kishte detyrimin të mbronte vendin prej tyre.

Në rrethanat e sotme, rruga është vetëm një: protestat duhet të dëgjohen, të kuptohen dhe të mirëkuptohen.

A duhet, sipas jush, Edi Rama të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje politike?

Po të kisha ende komunikim me kryeministrin dhe po të shfaqte vullnet për të marrë një këshillë, ndoshta do t’ia kisha dhënë. Por koha ka sjellë edhe përfundimin e këtij komunikimi. Për këtë arsye, në kushtet e sotme, më takon vetëm heshtja etike dhe profesionale që lidhet me marrëdhënien e dikurshme politike me kryeministrin.

Megjithatë, bindja ime personale është se dorëheqja nuk përbën ndonjë dramë. Ajo mund të jetë një lloj bekimi që njeriu e përjeton kur momenti është pjekur. Këtë ndjesi e kam provuar vetë në vitin 2020, kur lashë detyrën e ministrit të Brendshëm, pasi njëri prej mijëra punonjësve të policisë kreu një krim në mesnatë, gjatë shërbimit në patrullë.

Çdo ditë që ka kaluar prej asaj kohe vetëm ma ka forcuar bindjen se ai vendim ishte një bekim.

Si ish-ministër i Brendshëm, si e vlerësoni mënyrën se si shteti po administron protestat e mëdha qytetare, veçanërisht në kushtet kur janë shënuar edhe raste dhune ndaj protestuesve?

Dikur, në një intervistë, më pyetën se si do të sillej policia nëse populli do të sulmonte qendrat e votimit gjatë ditës së zgjedhjeve. Përgjigjja ime ishte se policia nuk do të bënte asgjë, sepse nuk e ka mision të pengojë popullin të shprehë vullnetin e tij, cilido qoftë ai.

Kjo është edhe përgjigjja ime sot. Misioni i policisë është të garantojë zhvillimin normal të protestave. Në të njëjtën kohë, ajo duhet të përballet me krimin dhe çdo shkelje të ligjit, gjithmonë duke respektuar parimin e proporcionalitetit dhe të vetëpërmbajtjes.

Unë e kam përmbledhur këtë qasje në atë që e quaj parimi 110. Ai nënkupton se policia duhet të reagojë një hap në kohë më vonë ndaj veprimeve të dhunshme, një nivel force më poshtë se ai me të cilin përballet dhe se bilanci i ndërhyrjes policore duhet të jetë zero viktima.

Kjo është e gjithë strategjia: 110. Policia është e qytetarëve përpara se të jetë e shtetit. Më vjen keq që nuk pata mundësi të çoja deri në fund një nismë që kisha menduar dikur për ndryshimin e emrit të saj, nga “Policia e Shtetit” në “Policia Shqiptare”. Një polici që historikisht ka qenë vetëm e shtetit duhet të shndërrohet gjithnjë e më shumë në një polici të qytetarëve.

Protestuesit kërkojnë transformimin e sistemit, largimin e klasës së vjetër politike dhe ndërtimin e një Shqipërie të re, që duhet të drejtohet nga të rinjtë. Si e shihni këtë kërkesë?

Protestat kanë nxjerrë në pah problemin më themelor të Shqipërisë: konsumimin e plotë të klasës politike të trashëguar nga Partia e Punës së Shqipërisë, në formën e partive bija që ajo krijoi në fundin e ekzistencës së saj.

Ky është në të vërtetë problemi i parë dhe i fundit me të cilin duhet të merret vendi. Por, në vend që të përqendrohej te kjo çështje, protesta është shtrirë në një numër kaq të madh temash dhe propozimesh, saqë ka arritur në nivelin e kakofonisë.

Para ligjeve për investimet strategjike, zonat e mbrojtura, zgjedhjet dhe çështje të tjera të ngjashme, Shqipëria duhet të ndryshojë sistemin politik që ka prodhuar anomalitë e këtyre dekadave.

Protesta duket se po ndjek shumë objektiva njëkohësisht dhe dihet se çfarë rezultati sjell përpjekja për të goditur dy objektiva me një gur. Në bazë të legjislacionit të ndërtuar gjatë tri dekadave, Shqipëria është, de jure dhe de facto, peng i partive politike, ose më keq akoma, peng i kryetarëve të tyre.

Këta kryetarë kanë të drejtë ligjore të përcaktojnë vetë listat e kandidatëve për të cilët qytetarët shqiptarë duhet të votojnë. Si pasojë, Kuvendi është mbushur me persona të emëruar nga drejtuesit e partive parlamentare.

Kjo situatë është më shumë se alarmante. Nëse parlamenti nuk mbrohet si tempulli i demokracisë, nuk mund të mbrohet asgjë tjetër: as lagunat si “tempull” i flamingove, as pasuritë natyrore dhe as pronat publike.

Nëse protesta do të arrinte të sillte një përfitim real për shoqërinë, ai do të ishte imponimi i një ligji të ri për partitë politike. Ky ligj duhet t’u heqë atyre ekskluzivitetin e përfaqësimit dhe të vendosë standarde ligjore për zgjedhjen demokratike të kryetarëve, forumeve dhe, mbi të gjitha, të kandidatëve që partitë paraqesin në zgjedhje, ashtu siç ndodh në Europën që synojmë.

Për sa kohë qytetarët shqiptarë nuk mund ta ushtrojnë të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur pa qenë të varur nga vullneti i kryetarëve të partive politike, demokracia në Shqipëri do të mbetet vetëm një shprehje propagandistike.

Sa i përket idesë së “pushtetit të të rinjve”, do të thosha se kemi të bëjmë me një klishe që, edhe pse tingëllon bukur, mund të jetë e rrezikshme. Është e ngjashme me klisheen se gratë janë të pakorruptueshme.

Të rinjtë kanë padyshim të drejtë dhe detyrë të marrin pjesë në ndërtimin e së ardhmes së vendit, e cila është edhe e ardhmja e tyre. Por kjo nuk justifikon asnjë lloj diskriminimi mbi bazën e moshës.

Çështja nuk shtrohet si një zgjedhje mes largimit të të vjetërve dhe ardhjes së të rinjve. Në administratën shtetërore dhe në sektorin privat, njerëzit duhet të angazhohen në përputhje me aftësitë dhe kapacitetet e tyre.

Dituria dhe përvoja e “të vjetërve” nuk mund të përjashtohen vetëm për t’i hapur rrugë energjisë së “të rinjve”. Të dyja këto cilësi duhet të ndërthuren për të arritur rezultatin më të mirë.

Pas sloganeve për promovimin e të “rinjve” dhe të “grave” fshihet shpesh rreziku i keqpërdorimit të tyre. Në raste të caktuara, pikërisht mungesa e kualifikimit dhe e përvojës bëhet pika e dobët ku nisin dështimi dhe korrupsioni.

A nuk e kemi kuptuar ende se eksperimentet në këtë drejtim na kanë turpëruar në tryezat ndërkombëtare? Në jo pak raste, zyrtarë të rinj, të kuruar në pamje, por pa dije dhe përvojë të mjaftueshme, kanë lënë përshtypje shumë të keqe përballë zyrtarëve ndërkombëtarë me eksperiencë në çështjet e shtetit.

A nuk kemi kuptuar se në dështimet e shumta të këtyre dekadave ka edhe gjurmën e shumë të rinjve të promovuar vetëm për shkak të moshës, të cilët dështuan pikërisht për këtë arsye? Shqipëria ka në parlament dhe në të gjitha zyrat e shtetit një numër jashtëzakonisht të madh të rinjsh, krahasuar me vendet e tjera, por kjo nuk e ka ndihmuar vendin.

Të rinjtë duhet të kenë çdo hapësirë dhe mundësi për të treguar talentin e energjinë e tyre. Por vendosja e tyre me shpejtësi në poste që normalisht kërkojnë përvojë është e dëmshme për të gjithë.

Ndoshta do të ishte e dobishme të kuptonim domethënien e fjalës “senior” në anglisht, e cila përdoret për të përcaktuar shumë poste të larta në ekonomi, administratë dhe politikë.

Një nga kërkesat e protestuesve është edhe krijimi i një qeverie teknike me mandat njëvjeçar. Çfarë mendoni për këtë propozim?

Ky është një tjetër element që e shton kakofoninë e protestës. Një qeveri teknike do të ishte thjesht humbje kohe dhe mënyra më e mirë për ta mbyllur pa rezultat vetë protestën.

Shqipëria ka nevojë për ndryshimin rrënjësor politik që përmenda më parë: për një ligj të ri për partitë politike. Nëse kjo nuk ndodh, një qeveri teknike vetëm do t’u krijonte mundësinë kryetarëve të partive të katapultojnë në parlamentin e ardhshëm të njëjtët kamikazë politikë dhe të ndërtojnë një kopje të parlamentit aktual.

Vendi nuk ka nevojë për një cikël tjetër politik me aktorë të rinj, por për ndryshimin themelor të sistemit që prodhon parlamentin shqiptar.

Protestuesit kërkojnë edhe heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe arrestimin e saj. Përse, sipas jush, Drejtësia nuk po vepron ndaj ish-zv.kryeministres? A është bindës argumenti se PS-ja nuk po e dorëzon?

Drejtësia nuk duhet të varet nga vullneti i dikujt për të dorëzuar një person apo për t’iu dorëzuar një procesi. Nëse dorëzimi ose vetëdorëzimi janë kushte paraprake për funksionimin e drejtësisë, atëherë duket se drejtësia mungon.

A mendoni se SPAK po përdor të njëjtin standard ndaj të gjithë zyrtarëve të lartë? Çfarë do të përcillte hetimi i çdo zyrtari për të cilin ekzistojnë prova ose indicie të mjaftueshme?

Mendoj se pritshmëritë e publikut ndaj SPAK-ut janë shndërruar në një formë naiviteti dhe iluzioni të madh. SPAK-u ka detyrimin të çojë përpara drejtësisë personat që shkelin ligjin, por nuk mund të presim prej tij zgjidhjen e problemeve themelore që lidhen me mungesën e legjitimitetit demokratik të institucioneve më të larta se vetë SPAK-u.

SPAK-u nuk mund t’i japë legjitimitet apo kredibilitet një parlamenti të diskredituar. Nga ky parlament, në rastin më të mirë, dalin anekdota dhe histori qesharake për vendin, ndërsa në rastin më të keq miratohen ligje që dëmtojnë interesin publik.

Pa një parlament dinjitoz, i cili zgjidhet nga shqiptarët dhe jo nga kryetarët e partive, nuk do të mjaftonte as SPAK-u dhe as krijimi i njëmijë strukturave të tjera. Gjërat do të vazhdonin të ndiqnin të njëjtën rrjedhë.

Vijon nesër…

The post INTERVISTA/ Sandër Lleshaj mbështet protestuesit dhe i drejtohet Ramës: Dorëheqja nuk është tragjedi, momenti është matur! Për Ballukun: Drejtësia nuk mund të presë vullnetin e dikujt appeared first on Albeu.com.

Ardian Ismajli zbulon planet e Torinos me Abaten: Do t’i rikthejmë tifozët në stadium duke fituar, kërkoj besim te kjo skuadër
<html><head></head><body>

Torino e nis sezonin e ri të Serie A me një drejtues teknik të freskët dhe objektiva të qartë për ta mbyllur më mirë se një vit më parë. Ignazio Abate, i cili sapo është vendosur në krye të pankinës, ka nisur pa humbur kohë fazën përgatitore, duke sjellë menjëherë idetë e tij në stërvitje.

Së fundmi, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, tashmë një figurë udhëheqëse te granatat, ka folur për të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, duke hedhur dritë mbi ambientimin me trajnerin e ri dhe synimet e skuadrës.

Gjatë bisedës, Ismajli pranoi se përgatitjet kanë nisur me një ngarkesë të ndjeshme. “Jemi duke u stërvitur fort, si në planin fizik ashtu edhe në atë teknik. Në javën e parë hasëm disa vështirësi, këmbët i ndiejmë ende të rënda, por kjo është krejt normale,” shpjegoi ai. Gjithashtu, lojtari shtoi se grupi tashmë është duke u njohur me filozofinë e lojës që kërkon Abate dhe po mundohet ta aplikojë sa më shpejt atë në fushë.

I pyetur rreth ndryshimeve që ka sjellë trajneri i ri dhe mënyrës së lojës, Ismajli u shpreh: “Nuk është e thjeshtë, por duhet t’i afrohemi kësaj mënyre të ndërtimit të aksioneve që nisin nga prapavija; hap pas hapi do t’ia dalim. Ajo që më ka lënë mbresë është mënyra si ai ndërvepron me ne. Është pozitiv, të motivon të kapërcesh limitet, të jep energji të jashtëzakonshme edhe kur gabon. Edhe pse i ri, tashmë ka eksperiencën e duhur. Më sjell në mendje Vincenzo Italianon — trajnerë që të mbushin me forcë.”

Sa i përket gjendjes së përgjithshme të ekipit, ai vlerësoi frymën e grupit. “Kemi një ambient të shëndetshëm. Ka entuziasëm dhe një përzierje lojtarësh me eksperiencë dhe të rinj. Gjithçka lidhet me qasjen mendore. Torino do të jetë një skuadër e fortë vetëm nëse do të jetë e fortë mendërisht.”

Pasi la pas dëmtimet që e shqetësuan, Ismajli foli edhe për objektivat e tij personale në sezonin që vjen: “Jam i bindur se këtë vit do ta rrisim nivelin. Dëshiroj të jem vazhdimisht në dispozicion, pa probleme muskulare. Ky është synimi im i parë, t’i them lamtumirë telasheve të një viti më parë. Shpresoj të shfaqem edhe më mirë se sezonin e kaluar.”

Kur u diskutua për modulet taktike që po testohen, ai sqaroi: “Kemi elementë për t’u përshtatur si në vijën me tre, ashtu edhe me katër mbrojtës. Aktualisht po provojmë 3-4-2-1 dhe 3-4-3. Do të shohim më vonë se cili sistem do të mbizotërojë gjatë sezonit.”

Në fund, Ismajli u ndal edhe te raporti me tifozët. “Duhet t’i rikthejmë në stadium duke ofruar lojë të bukur dhe fitore. Do të bëjmë çmos që t’ia dalim. Kur shoh ‘Curva del Toro’ plot, ajo na jep një motivim të jashtëzakonshëm. Tifozëve u them t’i besojnë kësaj Torinoje,” përfundoi ai.

</body></html>

The post Ardian Ismajli zbulon planet e Torinos me Abaten: Do t’i rikthejmë tifozët në stadium duke fituar, kërkoj besim te kjo skuadër appeared first on Albeu.com.

Visar Bekaj lë të hapur rikthimin te Prishtina: Dua ta mbyll karrierën atje
<html><head></head><body>

Karriera e Visar Bekajt ka qenë e lidhur fort me ngjyrat bardheblu. Gardiani, që aktualisht është pjesë e Tiranës, ka kthyer sytë pas në kohë në një intervistë të dhënë për “Telegrafin”, duke folur për periudhën kur ruante katërkëndëshin e Prishtinës në Superligën e Kosovës.

Bekaj u ndal te një nga zhgënjimet më të mëdha të asaj kohe, titulli i humbur, ndonëse skuadra kishte qenë shumë pranë trofeut. Po ashtu, ai pranoi se në një të ardhme të afërt mund të rikthehet te Prishtina për ta mbyllur aty karrierën si profesionist, një deklaratë që mund të interpretohet edhe si sinjal largimi nga bardheblutë e kryeqytetit në Superiore.

“Jam ndjerë shumë keq domethënë. E humbëm titullin me Feronikelin, në ndeshjen e fundit. Edhe pastaj me Gjilanin e kishim dy deri në tre xhiro para para fundit. Që ta jep ai të kuqin. Dal e largoj topin me kokë, përplaset Progni tek mua dhe unë e marr kartonin e kuq. Mendoj se është një gabim shumë i madh i arbitrit.

Pas atij viti e fituam Kupën dhe shkova në Tiranë. Shkova në Tiranë, Prishtina kampion. Thashë çfarë po bëhet, menjëherë kampion. Po shyqyr Zotit, vitin tjetër me Tiranën u bëra kampion.

Të ka mbetur peng që s’e ke fituar titullin me Prishtinën?

Si jo. Shumë qejf kam të bëhem njëherë me Prishtinën dhe shpresoj që në një të ardhme të bëhet. Pse jo. Kam qejf ta mbyll karrierën në Prishtinë”, u shpreh Bekaj.

</body></html>

The post Visar Bekaj lë të hapur rikthimin te Prishtina: Dua ta mbyll karrierën atje appeared first on Albeu.com.

KPK vendos publikimin e intervistave të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) vendosi që intervistat e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit të transmetohen.

Pas përfundimit të intervistimeve po atë ditë, Paneli Vlerësues bëri publike rezultatet, ku sipas poentimit kandidatët u renditën kështu: Zejnullah Gashi me 91.6 pikë, Atdhe Dema me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu me 86.5 pikë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Anëtari Milot Krasniqi deklaroi se, për ta bërë procesin më transparent, është vendosur që video-intervistat të publikohen në platformat e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, kryesuesi Arian Gashi u shpreh se nga procesi i kaluar është krijuar një standard që intervistat të publikohen në kohë reale dhe se ky standard është dashur të respektohet.

“Për informacionin tuaj, nuk janë transmetuar menjëherë por pas disa ditëve nga procesi i kaluar”, tha Gashi.

Më pas, propozimi që video-intervistat të publikohen sot mori miratimin me gjashtë vota për dhe një kundër.

The post KPK vendos publikimin e intervistave të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit appeared first on Albeu.com.

Nëse do kisha rrënjë greke, do të isha shumë i lumtur dhe krenar/ Rama: S’kam studiuar në Harvard me burse nga Greqia
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku ka folur për disa çështje, mes tyre edhe për raportet mes dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë.

Gjatë intervistës së tij, Rama deklaroi se; “nëse do të kisha rrënjë greke do të isha shumë i lumtur”, por theksoi se “është krenar që i ka rrënjët shqiptare”.

Ai foli edhe për disa informacione, se ka marrë një burse greke për të studiuar në Harvard, por këto pretendimi i hodhi poshtë, duke u shprehur se; “Harvardin e ka vizituar falë një mikeshe të tij greko amerikane”.

“Vuno është një fshat i Himarës, ka njerëz greqishtfolës në fshatra të tjera, por në Vuno askush nuk fliste greqisht. Nuk e di arsyen, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nëse do të kisha rrënjë greke do të isha shumë i lumtur dhe krenar, por nuk kam. Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare.

Së dyti, nuk kam marrë kurrë bursë për Harvardin dhe nuk kam studiuar kurrë në Harvard. E kam vizituar, falë një mikeje shumë të ngushtë dhe të dashur për mua, që është si motër për mua dhe është greko-amerikane. Megjithatë, nuk kam studiuar kurrë atje. Qarkullon shumë dezinformim dhe nuk e kuptoj pse”, deklaroi Rama për median e njohur greke.

I ndalur në çështjen aktual të arenës ndërkombëtare, konfliktet në Lindjen e Mesme, kreu i qeverisë thotë se Shqipëria nuk ka frikë, ndërsa për ish liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, tashmë i vrarë thotë se; “shpreson që ai të kalbet në ferr”.

“Nuk kam informacion për parajsën dhe ferrin, dhe nuk e di me siguri nëse ekzistojnë, por nëse ekzistojnë shpresoj të kalbet në ferr (Khamenei). E them këtë për hir të qindra mijëra vajzave dhe grave iraniane që kanë vuajtur nën pushtetin e tij. E them gjithashtu për hir të shumë njerëzve që janë burgosur, janë masakruar, ose kanë parë jetët e tyre të shkatërrohen nën këtë regjim. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Nuk kemi frikë prej tyre. Kemi strehuar një grup iranianësh që kundërshtojnë regjimin. Është deklaruar qartë në marrëveshjen tonë se strehohen për arsye humanitare, për të shpëtuar jetët e tyre dhe jo për të përdorur Shqipërinë si platformë për të vepruar kundër regjimit”, deklaroi Rama.

Intervista:

Gjatë mandatit tuaj Shqipëria hapi dyert për investimet e huaja, norma vjetore e rritjes luhatet rreth 4%, ndërsa vendi është kthyer në një pol tërheqjeje për turistët. Cila është Shqipëria sot?

Rama: Kemi sjellë një ndryshim shumë të rëndësishëm në shumë aspekte. Siç thatë, sot Shqipëria është bërë një destinacion turistik dhe më e rëndësishmja është se arritëm të kapërcejmë stigmën dhe shumë paragjykime që na mbanin në distancë nga vendet e tjera për shumë vite. Tani duhet të vazhdojmë, të bëjmë më të mirën e mundshme për të përmirësuar atë që ka nevojë për përmirësim dhe të shmangim përsëritjen e gabimeve që ndonjëherë duken të pashmangshme.

Komisioni vlerëson se një pjesë e madhe e ekonomisë suaj varet nga ekonomia informale, rreth 30% e PBB-së, dhe ka shprehur shqetësime për shtetin e së drejtës. Çfarë masash keni marrë për të trajtuar këto çështje?

Rama: Ekonomia informale është pjesë e fazës historike të ndryshimeve transformuese në Shqipëri. Kanë kaluar 35 vjet, por kjo nuk mjafton për të lënë pas shumë nga sfidat që lindën nga mungesa e përvojës, institucioneve shtetërore, traditës demokratike dhe shtetit të së drejtës. Ndërtojmë dhe ndryshojmë çdo ditë.

Kemi përmirësuar ndjeshëm ekuilibrin midis ekonomisë formale dhe asaj informale dhe kjo reflektohet qartë në të ardhurat shtetërore, të cilat vazhdojnë të rriten pa rritjen përkatëse të taksave. Kjo do të thotë se një pjesë më e madhe e ekonomisë del në dritë dhe mbledhja e taksave bëhet më e qëndrueshme. Përdorim gjithashtu teknologjinë, përfshirë inteligjencën artificiale, dhe kjo do të vazhdojë të përmirësohet.

Nuk kemi frikë nga Irani. Mësojmë nga Greqia

Ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, e kishte përshkruar Shqipërinë si “një vend shumë të vogël por shumë djallëzor europian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe hartojnë plane kundër Republikës Islamike”. Shqipëria ka qenë kohët e fundit objekt i sulmeve hibride. A shqetësoheni se Teherani mund të përpiqet t’i zgjerojë ato?

Rama: Nuk kam informacion për parajsën dhe ferrin, dhe nuk e di me siguri nëse ekzistojnë, por nëse ekzistojnë shpresoj të kalbet në ferr (Khamenei). E them këtë për hir të qindra mijëra vajzave dhe grave iraniane që kanë vuajtur nën pushtetin e tij. E them gjithashtu për hir të shumë njerëzve që janë burgosur, janë masakruar, ose kanë parë jetët e tyre të shkatërrohen nën këtë regjim.

Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar. Nuk kemi frikë prej tyre. Kemi strehuar një grup iranianësh që kundërshtojnë regjimin. Është deklaruar qartë në marrëveshjen tonë se strehohen për arsye humanitare, për të shpëtuar jetët e tyre dhe jo për të përdorur Shqipërinë si platformë për të vepruar kundër regjimit.

Që nga intervista juaj e fundit në vitin 2023 në “Kathimerini”, keni mësuar fjalë ose shprehje greke?

Rama: I dija tashmë dy fjalët më të bukura greke: “agapi mou” dhe “efharisto”. Për pjesën tjetër, anglishtja funksionon shumë mirë. Nuk jam më mjaftueshëm i ri për të mësuar greqisht. Vëllai im, që nuk është shumë më i ri se unë, mësoi kur shkuam në Korfuz dhe vazhdoi të ushtrohet, kështu që flet mirë. Ai mund të përballojë lehtësisht situata, si të flasë me një taksist në Athinë, ndërsa unë jam plotësisht në mëshirën e shoferit dhe nuk më shqetëson kjo.

Duhet të pyes, a keni vizituar shumë destinacione në Greqi?

Rama: Do të doja të mund të vizitoja Greqinë më shpesh dhe të zbuloja më shumë vende. Megjithatë, për shkak të punës sime dhe faktit që jam i njohur në Greqi, për arsye të mira dhe jo aq të mira, nuk është e lehtë. Gjithashtu, kam vendosur një rregull për veten time dhe për të tjerët në qeveri, që nuk bëjmë pushime jashtë Shqipërisë. Arsyeja është e thjeshtë: nuk do të kishte kuptim të promovonim Shqipërinë si destinacion turistik, ndërsa kalojmë pushimet tona në vende si Greqia ose Turqia.

E kuptoj që Kyriakos (Mitsotakis) mund ta bëjë këtë, sepse Greqia është tashmë një destinacion turistik i vendosur dhe i konsoliduar. Ne, megjithatë, jemi ende në procesin e ndërtimit të tonit.

Nga ana tjetër, jam shumë i impresionuar nga ajo që po ndodh në Greqi vitet e fundit, sidomos pas krizës ekonomike dhe nën qeverinë e Kyriakos. Zhvillimet e reja, veçanërisht hotelet dhe resortet e cilësisë së lartë, janë shumë mbresëlënëse. Ndoshta tani po korr frytet e bazave që u vendosën më herët, siç ndodh shpesh. Në çdo rast, është shumë mbresëlënëse dhe kemi shumë për të mësuar nga Greqia.

Deklarata juaj në samitin në Abu Dhabi për grekët – “mendoni se jeni pasardhës të Platonit dhe Aristotelit, por nuk jeni” – shkaktoi reagime të forta në shoqërinë greke. A pendoheni për komentin tuaj?

Rama: Pendohem që komente që synoheshin të ishin “provokuese”, më shumë për hir të diskutimit dhe me pak humor, mund të shndërrohen në çështje serioze dhe të ushqejnë reagime disproporcionale. Kjo më habiti. Mendoj se duhet t’i trajtojmë komente të tilla me më shumë lehtësi. Nuk synojnë të fyejnë, por më tepër të inkurajojnë vetëironi, diçka që është gjithmonë e shëndetshme.

Nëse njerëzit në Greqi që u shqetësuan do të kishin dëgjuar edhe komentet e mia për mënyrën se si ne në Shqipëri duhet ta marrim veten më pak seriozisht dhe të mos mbështetemi te e kaluara për t’u ndier më mirë apo më të rëndësishëm, ndoshta do ta kishin kuptuar kuptimin tim. Në çdo rast, kam sqaruar se sa i përket Greqisë, historisë, gjuhës, letërsisë dhe kulturës së saj, ndjenjat e mia janë absolutisht pozitive. E admiroj shumë, dhe kushdo që më njeh e kupton këtë.

Megjithatë, prirjet nacionaliste mund ndonjëherë të dalin shpejt në sipërfaqe, duke reflektuar shpesh mungesë pjekurie dhe ndërgjegjësimi. Duhet të përpiqemi të gjithë të buzëqeshim më shumë dhe ta marrim veten, dhe të tjerët, pak më pak seriozisht.

Kjo deklaratë juaj nxiti edhe pretendime për lidhjen tuaj me minoritetin grek në Shqipëri, përmes nënës suaj nga fshati Vuno, si dhe për një “bursë greke” që thuhej se kishit marrë si kryetar i bashkisë së Tiranës për të studiuar në Harvard. Çfarë është e vërtetë nga këto?

Rama: Vuno është një fshat i Himarës, ka njerëz greqishtfolës në fshatra të tjera, por në Vuno askush nuk fliste greqisht. Nuk e di arsyen, por kjo nuk do të thotë asgjë. Nëse do të kisha rrënjë greke do të isha shumë i lumtur dhe krenar, por nuk kam. Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare.

Së dyti, nuk kam marrë kurrë bursë për Harvardin dhe nuk kam studiuar kurrë në Harvard. E kam vizituar, falë një mikeje shumë të ngushtë dhe të dashur për mua, që është si motër për mua dhe është greko-amerikane. Megjithatë, nuk kam studiuar kurrë atje. Qarkullon shumë dezinformim dhe nuk e kuptoj pse.

Një tjetër çështje midis dy palëve ka të bëjë me pronat e minoritetit grek, e cila nuk është zgjidhur plotësisht. Cili është zhvillimi i fundit në këtë çështje?

Rama: Nuk bëhet fjalë për një çështje të veçantë. Të drejtat e pronësisë mbeten një çështje më e gjerë në të gjithë vendin, nuk është diçka që lidhet ekskluzivisht me minoritetin grek. Grekët dhe shqiptarët që jetojnë në të njëjtin fshat përballen me të njëjtat sfida. Kjo situatë buron nga një trashëgimi historike shumë e vështirë. Ka pasur një periudhë 50-vjeçare të shpronësimit të plotë, që na ka prekur të gjithëve. Pasoi një fazë e trazuar tranzicioni, gjatë së cilës shumë gjëra shkuan keq, titujt e pronësisë dhe dokumentet u shkatërruan, dhe në disa raste iu dhanë personave të gabuar.

Ajo që bëjmë tani është një proces pastrimi dhe unifikimi i kadastrës. Po bëjmë progres dhe së fundmi kemi lëshuar shumë tituj pronësie për njerëzit në jug, në Himarë. Pavarësisht nëse janë me prejardhje greke apo shqiptare, njerëzit marrin tituj për shtëpitë e tyre të vjetra, për të cilat më parë nuk kishin asnjë. Ky proces është i ndërlikuar, sepse përfshin unifikimin e hartave, dhe nuk është aq i thjeshtë sa mund të duket. Ka ende dhjetëra mijëra shtëpi të vjetra në vend që janë në proces të pajisjes me tituj pronësie.

Duket se Himara përfshihet në planin e zhvillimit turistik. Diskutoni me homologun tuaj grek mënyra për forcimin e marrëdhënieve turistike?

Rama: Himara ka qenë gjithmonë pjesë e planit tonë turistik, nuk është diçka e re. Ashtu si pjesa tjetër e vendit, ka shënuar zhvillim të rëndësishëm vitet e fundit. Bashkia e Himarës është një nga më të pasurat në vend, falë të ardhurave tatimore nga zhvillimi.

Në kundërshtim me shumë nga informacionet “e shtrembëruara” që qarkullojnë në mediat greke, banorët e Himarës përfitojnë ndjeshëm nga ky zhvillim. Kur lidhin kontrata zhvillimi, shpesh të mbështetura nga rregullime fleksibile që njohin përdorimin afatgjatë të tokës, mund të marrin kompensim të konsiderueshëm nga ndërtuesit.

Himara po ecën shumë mirë dhe kryetari i bashkisë ka performancë të shkëlqyer. Ai përfaqëson atë që besoj, domethënë se është një model: ka një prind grek dhe një prind shqiptar dhe është plotësisht i përkushtuar ndaj të dy komuniteteve. Mbështet banorët greqishtfolës, dhe kjo reflektohet në materialin promovues të turizmit, i cili është i disponueshëm në shqip, greqisht dhe anglisht. Ajo që ndodhi në të kaluarën me personin (dmth.: Fredi Beleri) që përfundoi në burg në vend që të shërbente si kryetar bashkie ishte fatkeqe.

The post Nëse do kisha rrënjë greke, do të isha shumë i lumtur dhe krenar/ Rama: S’kam studiuar në Harvard me burse nga Greqia appeared first on Albeu.com.

Armando Broja flet për momentin më të bukur në Kombëtare (VIDEO)
Në një botë ku talenti shpesh mbytet nga presioni dhe pritshmëritë, Armando Broja, po tregon se me punë, përkushtim dhe mentalitet pozitiv, ëndrrat bëhen realitet.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka arritur tashmë të lërë gjurmë në Europë, duke kombinuar aftësinë e tij në fushë me një personalitet të hapur dhe të qetë jashtë saj, por ende nuk e ka treguar aresnalin e tij të vërtetë, për sa i përket cilësive.

Nga debuti i paharrueshëm në Europian kundër Italisë, tek ushqimi i preferuar dhe idhulli në futboll, Broja tregon nëpërmjet një interviste speciale për “FSHF”, se talenti i tij nuk është vetëm rezultat i natyrës, por edhe fryt i disiplinës, pasionit dhe ëndrrave të mëdha që nisën shumë herët.

Cili është ushqimi jot i preferuar?

Gjella me patate. (Qesh)

Nëse nuk do të ishe futbollist, çfarë profesioni do të kishe?

Basketbollist ose lojtar i NFL.

Cili është idhulli jot në futboll?

Kristiano Ronaldo.

Çfarë ore zgjohesh në mëngjes?

Kur jam me Kombëtaren pak më vonë, kurse në Angli zgjohem në 10 e 15.

Cili është moment jot më i bukur me Kombëtaren?

Ndeshja e parë në Europian, kundër Italisë.

Cili është kundërshtari më i vështirë me të cilin je përballur?

Kundër Spanjës.

A bën ndonjë ritual para ndeshjes?

Jo, nuk jam supersticioz.

Kur e ke kuptuar që mund të jesh një futbollist i mirë?

Në moshë 16-17 vjeç, atëherë kam qenë duke u stërvitur me ekipin e parë të Çelsit.

Çfarë muzike dëgjon?

Kam qejf të dëgjoj Drake.

Filmi jot i preferuar?

Hacksaw ridge!

Çfarë do t’i thoje Brojës së vogël në këtë moshë që je?

Do i thoja që jeta është shumë e vështirë, por duhet të jemi të foksuar, të përqëndruar në çdo moment. Ditët e vështira kalojnë, duhet të jesh me mentalitet pozitiv.

View this post on Instagram

A post shared by Qendra Sportive Kuq e Zi (@qskzalbania)

The post Armando Broja flet për momentin më të bukur në Kombëtare (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama intervistë për DW: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë, Kosova të përmbushë kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë
DW: Zoti Kryeministër, Ju përmendët një synim shumë ambicioz që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030. Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian?

Edi Rama: Sfida është që të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t’u thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat. Dhe pastaj kemi parashikuar një tjetër dyvjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të jetë më shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030-ën si datë. Nuk është një afat imagjinar ose një afat i vendosur thjesht nga dëshira, por është një afat i vendosur bazuar mbi këtë që thashë.

DW: Shqipëria ka qenë në fakt në fund të kësaj liste dhe ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj. Mendoni se është e mundur që Shqipëria të anëtarësohet në BE e vetme si shtet i rajonit, apo duhet të shkojnë në bllok me vendet e tjera? Sepse ka sfida të tjera edhe në Kosovë, në Serbi.

Edi Rama: Kjo nuk është në dorën tonë apo në dëshirën tonë. Ne, është e vërtetë, e kemi nisur nga shumë prapa këtë garë ose këtë vrap dhe tani jemi si të thuash në pararojë, siç i quajnë ata vendet që janë në një pozicion më të përparuar, vende pararojë, së bashku me Malin e Zi dhe gjasat janë që së bashku me Malin e Zi ne të jemi në këtë proces. Ndërkohë që, përsa u përket vendeve të tjera, ato kanë disa probleme të një natyre tjetër që duhen zgjidhur me patjetër. Pra, asnjëri nga ato vende nuk e ka veten në dorë si të thuash, sepse Maqedoninë e Veriut e mban lidhur kërkesa e Bullgarisë për të zgjidhur njëherë një problematikë mes tyre. Kosovën dhe Serbinë i mban lidhur fakti që i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe pastaj Bosnja është një rast i komplikuar i një natyre tjetër. Kështu që…

DW: Mbetemi tek raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse në Kosovë, në veçanti, juve ju kanë interpretuar në forma shumë të ndryshme, si vëllai i Vuçiçit e deri tek akuza të rënda për bashkëpunim me Serbinë. Si mund të zgjidhen raportet mes Kosovës dhe Serbisë?

Edi Rama: Unë, t’ju them të drejtën, i mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe nga shtyrje, shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe shumë të vrazhda të një kohe tejet, tejet dramatike, tragjike për popullin e Kosovës. Kështu që nuk i marr për të keq. Aq më tepër pastaj që unë jam mësuar me këto dhe nuk kam asnjë shqetësim nga asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit të cilët më besojnë. Nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të gjithë të pëlqejnë ato që bëj unë apo të gjithë të më besojnë mua. Se kjo nuk ndodh edhe sikur ta kërkosh. Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë dhe as nuk kam asnjë pishman për asgjë që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi i Shqipërisë. Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Europës, duke u thënë të gjitha vendeve të Europës, duke u thënë dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma, që ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrini firmën Serbisë. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë.

DW: Zoti Kryeministër, nga perspektiva e një qytetari të Kosovës, ju nuk keni raporte aq të ngushta sa të bashkëveproni në të gjitha fushat, me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti. Pse kjo rënie e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë, për faktin se unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime që janë të pashmangshme në këndvështrime dhe këto dallime në këndvështrime i ndajmë në mënyrë shumë të hapur dhe shumë të drejtpërdrejtë, qoftë kur na ka rënë rasti të flasim ballë për ballë, qoftë edhe kur mbajmë qëndrime publike. Ndërkohë që në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, flas në bashkëpunimin ndërshtetëror, ne kemi bërë goxha përparim dhe jemi duke punuar bashkarisht edhe për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë.

DW: Një prej sfidave kryesore të Shqipërisë, është edhe lufta e korrupsionit dhe reformat juridike. Si i komentoni rastet e fundit, lidhur me zonjën Balluku?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse, siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.

DW: Pyetja e fundit natyrisht është për Gjermaninë. Si i vlerësoni ju raportet me Gjermaninë? Sepse Gjermania është një prej shtyllave të Bashkimit Europian, dhe me siguri që edhe mbështetja e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë është me rëndësi.

Edi Rama: Ne kemi një bashkëpunim shumë pozitiv. Gjermania është vend i madh, ne jemi vend i vogël, natyrisht, por Gjermania është qartësisht mbështetëse e rrugës sonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

The post Rama intervistë për DW: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë, Kosova të përmbushë kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë appeared first on Albeu.com.

Princi William: 2023-2024 ka qenë viti më i vështirë i jetës sime
Princi William ka folur hapur për sfidat e mëdha që ka përjetuar familja mbretërore gjatë viteve të fundit, duke e quajtur periudhën 2023–2024 “më të vështirën e jetës sime”.

Deklarata u bë gjatë një episodi special të emisionit “The Reluctant Traveler” në Apple TV+, ku aktori Eugene Levy viziton Mbretërinë e Bashkuar dhe takon princin në Kështjellën Windsor. Në një moment të sinqertë, William u shpreh:

“Jeta na teston. Aftësia për të kapërcyer këto sfida na formon si njerëz.”

William ndau se, përveç detyrave të tij mbretërore, pjesa më e rëndësishme në kohën e lirë për të është gjumi, duke theksuar lodhjen që vjen nga prindërimi i tre fëmijëve të vegjël, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

Gjatë bisedës, ai foli për vështirësitë që kanë përfshirë familjen: në mars 2024, bashkëshortja e tij, Kate Middleton, zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer. Pas disa muajsh trajtimi, në janar 2025 ajo njoftoi se ishte në remisje dhe prej atëherë është rikthyer në shumë angazhime publike. Edhe babai i William, Mbreti Charles, është diagnostikuar me kancer gjatë kësaj periudhe.

“Ka qenë brutale, por jam shumë krenar për babain dhe bashkëshorten time për mënyrën si e kanë përballuar këtë periudhë.”

The post Princi William: 2023-2024 ka qenë viti më i vështirë i jetës sime appeared first on Albeu.com.