hashash Archives - Albeu.com

Ulet mosha e përdoruesve të drogës, mjekët të shqetësuar: Konsumimi i marijuanës nis që nga fëmijët
Numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri është rritur, dhe lënda narkotike që përdoret më tepër është marijuana.

Mjekja toksikologe Suela Xhufi, thotë se fatkeqësisht është ulur mosha e përdoruesve të kësaj lloj droge. Interesi për cigaren e hashashit nis që në fëmijëri.

“Nëse para 5-vitesh, cigarja e parë, tekja e parë e alkoolit ishte 11-vjeç, sot kemi pacientë që kanë filluar që moshën 9 vjeçare. Në momentin që një fëmijë fillon që në moshën 9 vjeçare cigaren e pare, patjetër që do të kemi një problem shumë të madh në zhvillimin neurologjik, sepse marijuana ka aftësi të ul inteligjencës.

Kemi një ndryshim të fokusit tek fëmija, jep probleme konjitive, bën shfaqje të sëmundjeve psikiatrike të cilat mund të kenë terren gjenetik, sëmundjet e bipolaritetit, skizofrenia dhe këto i shfaqin më herët. Plus që ka një aftësi që mund të jetë droga e parë e cila të shtyn drejt drograve më të rënda. “

Pas marijuanës, droga e dytë që gjendet lehtësisht në Tiranë është kokaina, ku të rinjtë preferojnë ta konsumojnë në organizime me grupe shoqërore. Këta paciente përveç drogës krijojnë dhe varësi nga alkooli, dhe kjo bëhet për të rritur adrenalinën. Varësia ndaj drogës shkakton probleme të mëdha sociale ekonomike, dhe ata që duan të heqin dorë trokasin tepër vonë në dyert e bluzave të bardha.

“Ka arritur afërsisht fundin kur ka një dëmtim të jetës, mund të kenë filluar të rrinë rrugëve, kanë humbur familjen, punën pra kanë humbur sensin e të qenit individ. Kur ne përdorim drogë nuk është vetëm varësia psikoaktive por edhe dëmtimi multiorganor, pra vendosja e metaleve të rënda në trup. “

Për t’ju rikthyer normaliteti larg varësisë, kërkon kohë, mbështetje dhe vullnet të hekurt.

The post Ulet mosha e përdoruesve të drogës, mjekët të shqetësuar: Konsumimi i marijuanës nis që nga fëmijët appeared first on Albeu.com.

Kërkesa e vajzave ‘live’ në emision: Të legalizohet ha*shashi
Intervistat që gazetari Kledisi, i merr qytetarëve në rrugë janë të shumta.

Mbrëmjen e djeshme dy vajza, ndaluan makinën për t’iu përgjigjur pyetjeve.

E ndërsa tema kishte të bënte mbi materializmin, vjazat kishin dhe një kërkesë specifike në fund.

Pjesë nga intervista:

Kledisi: Kam një pyetje direkte për temën, kush mendoni se janë më materialist sot meshkujt apo femrat?

Vajza: Femrat kanë më shumë shpenzime, mendoj unë nga të gjitha anët, më shumë se meshkujt.

Vajza tjetër: Janë bërë dhe meshkujt pak,jo shumë po pak.

Kledisi: Lule spo prisni më ju po presin çunat.

Vjaza: Po duhet ndryshuar, e vërtetë. Kanë filluar veshin funde.

Dajana: Lulet këtu i hanë gomerët.

Kledisi: Lulet i hanë gomerët ne duam ndonjë shtëpi, helikopter.

Vajzat: Dhuratat i pranon dhe mbreti, pse mos të pretendojmë ? Ku ka më mirë ?

Kledisi: Çfarë keni ndonjë kërkesë ?

Vajza: Kërkesë të legalizohet hashashi.

The post Kërkesa e vajzave ‘live’ në emision: Të legalizohet ha*shashi appeared first on Albeu.com.

“3 boçe 5 mijë lekë”, hashashi shitet hapur në Tiranë, policia e di kush e shet por “mbyll sytë”
Fenomeni i përdorimit të hashashit nga të rinjtë por edhe nga moshat 10-12 vjeç është kthyer në shqetësues.

Kjo për faktin se jo vetëm hashashi, por edhe drogat më të forta gjenden ‘sheshit’. Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës se sa thjesht e lehtë mund të blihet hashashi dhe këtë informacion e kanë edhe fëmijë të moshës nga 8 deri në 12 vjeç.

“Fiksi” e gjeti këtë informacion në vendin më të çuditshëm, në varrezat e Tufinës. Fëmijët e mitur të komunitetit rom që lypin në varreza fare mirë e dinë se ku shitet, kush e shet, sa shitet dhe sa sasi ka brenda qesja e hashashit.

Gazetarët e Fiksit hasën në një grup fëmijët të moshës nga 8 deri në 12 vjeç në varrezat e Tufinës , që njihnin të gjithë shpërndarësit e hashashit në zonë. Ata iu tregojnë gazetarëve të Fiksit pikat ku qëndrojnë këta shpërndarës dhe çmimin e qeses, që kushton 5 mijë lekë. Madje ajo që të bie në sy është edhe informacioni që ata japin që qesja brenda ka 2 deri në 3 boçe hashashi.

Fiksi u kërkon që t’u tregojë këto vende, por fëmijët kanë edhe frikë. Kjo pasi njëri prej tyre është dhunuar nga një shpërndarës i cili ka dashur të testojë hashashin tek një 10 vjeçar. Por në zonë njihen dy vende që shitet hashashi rregullisht një në një lokal dhe një në një market. Fiksi iu drejtua lokalit për të parë nëse do të mund të blinin apo jo hashash. Ashtu siç fëmijët e orientuan gazetarja iu drejtua kamerierit që në këtë rast luante rolin e ndërmjetëm midis blerësit dhe shitësit. Ai merr lekët për të sjellë hashashin , por që shitësi dyshoi dhe më kërkesë të tij kamerieri i sjell gazetares lekët mbrapsht. Por në asnjë moment nuk u habit apo mohojë që nuk shitej hashash aty.

Fiksi i drejtohet edhe marketi që fëmijët i treguan si një tjetër bazë shitjeje hashashi. Fiksi sapo interesohet në emrin që fëmijët i thanë në market i thonë që prej një muaji nuk ndodhet më aty, por është larguar jashtë vendit.

Pra në të dyja rastet fëmijët e mitur kishin informacion të detajuar mbi pikat dhe personat që shesin hashash në zonën e Tufinës.

Biseda e Fiksit me të miturit të moshës nga 8 deri në 12 vjeç

Fiksi – Ku mund të blej unë pak hashash? E di vendin se ku shitet?

Fëmija 1- Te posta.

Fiksi – Te kush postë pra se unë nuk e di ku është posta.

Fëmija 1– Zbret këtu poshtë, kështu te kthesa. Zbret drejtë kështu poshtë, drejt fare kështu. Shkon te ai që shet se vjen era Kallo ( hashash)

Fiksi – Po unë nuk e di vendin, sa e shet qesen ai?

Fëmija 1 – 5 mijë lekë ( të vjetra)

Fiksi – A është me boçe apo me kështu?

Fëmija 1 – Me boçe.

Fiksi – A ma blen ti?

Fëmija 1 – Jo, unë kam frikë. Një ditë më rrahu ai mua.Unë shkova një ditë aty, që të lypja lekë. Ai më tha hajde këtu hajde se do të jap hashash me zor.

Fiksi – Sa vjeç ishe ti që më the?

Fëmija 1 – 10 vjeç

Fiksi – Po vëllai jot sa vjeç është?

Fëmija 1 –8 vjeç

Fiksi –Kush do ma tregoj vendin?

Fëmija 4 – A do ta çojmë te posta?

Fëmija 3 –Hajde

Fiksi – Kush e di vendin?

Fëmija 4 – Te posta mër burrë te posta në katin e dytë.Te ai që shpërndan pakot. Ai që shet hashash, ëëëëë. Po nuk duhet t’i hysh në shtëpi atij se është spiun me letra.

Fiksi – Kush e ruan atë?

Fëmija 4 – E ruajnë atë.

Fiksi – Po si mund të hyj unë ta marrë aty?

Fëmija 1 – Hajde shkojmë 3 veta.

Fëmija 4 – Vetëm po të çojmë këtu te lagja jonë, që të shesi ai Xhevi.

Fiksi- Pse ka edhe këtu afër që shesin?

Fëmija 4 – Xhevi? Vjen direkt ai shoku i vet ja sjell me pako dhe me kavanoz sidomos.

Fiksi – Sa lekë e ka ky qesen?

Fëmija 4 – 5 mijë lekë.

Fiksi – E sa boçe ka brenda?

Fëmija 4 – 2

Fiksi – Kaq pak?

Fëmija 5 – Ke dhe atje te fresku.

Fiksi – Ku?

Fëmija 5- Atje ku janë Smartet ( makinat) e parkuara, që shiten. Kur hyn për këtej te varrezat a pe një dyqan si punë supermarketi?

Fiksi – Hë

Fëmija 3 – Është te dykatëshi te Mandi atje shkonin çunat.Është dyqani i Mandit supermarketi. Thuaj ti punëtorëve dua çikë Mandin, do të thonë ato për ça e do. Thuaj ti dua nja dy qese edhe t’i sjellin ato qeset, i jep lekët edhe kaq.

Fiksi – Sa i kanë ato qeset? Dhjetëshe i kanë apo pesëçe?

Fëmija 3 – Pesëçe ka qenë qesja, se dhjetëshe është e madhe.

Fiksi – Po ju a keni blerë ndonjë herë? Mos më gënjeni.

Fëmija 4 – Jo jo po ca çuna të lagjes tonë shkojnë dhe blejnë atje.

Fiksi i drejtohet marketit

Fiksi – Desha içik Mandin

Shitësja –Mandi s’është këtu.

Fiksi – Si t’ja bëj, ku ta gjej se më duhen nja dy qese.

Shitësja – Mandi nuk është këtu.

Fiksi – Po ku mund ti gjej nja dy?

Shitësja – Nuk e di .

Fiksi – Më thanë ata kalamajtë atje te varrezat shko kërkoi te Mandi.

Shitësja – Nuk është Mandi, ka ikur jashtë. Mandi ka një muaj që nuk është këtu.

Fiksi i drejtohet bar picerisë për të blerë hashash

Fiksi – Më çuan këta kalamajtë lart te varrezat. Më duhen nja dy qese ( hashash) .

Kamarieri – Ja ta marrë këtë çunin në telefon.

Fiksi – Shkova dhe aty te Mandi, po nuk ishte aty.

Kamerieri – Jo jo ka kohë ai, që s’ka. Flet në telefon ( Ku je? A vjen 2 minuta këtu te piceria?) Sa të vij se këtu e ka shtëpinë. Se i thashë unë.

Fiksi – Ta pres këtu?

Kamerieri – Po prite.

Fiksi – E mirë. A është i mirë ( hashashi ) se mos është llosh?

Kamerieri –Jo jo jo se dje e ka marrë ai, dje e ka marrë.

Fiksi – Se mos është llosh ore?

Kamerieri – Jo jo e pati marrë te një vend tjetër, në fillim ja pati dhënë të mirë. Mori një tjetër dhe ja dha të keq. Tani ka gjetur një çun tjetër, ça do bënte më ai, e kishte kshu shok mbas shoku edhe nuk ja ktheu më. Kurse këtë tani që e ka marrë e ka gjetur në vend tjetër. Të gjitha ja kanë pëlqyer. Unë nuk është se marrë vesh se unë nuk e pij fare, por këta çunat që e marrin vesh që e pijnë e kanë pëlqyer të gjithë.

Fiksi – Ta dimë të paktën ku të marrim. Pyete çikë sa ka qesja, kështu boçe. A e ka me boçe?

Kamerieri – Vallahi me të rrejt kot. Ja se erdhi.

Kamarieri takon shitësin

Fiksi – Ça të tha?

Kamerieri – Ai thotë s’kam. Ku di gjë unë. Merri këto lekët.

Fiksi – Ej, çne ky që thotë s’kam?

Kamarieri – Ku di gjë unë?

Fiksi – Ça ka frikë ky?

Kamerieri – Po me të rrejt s’e di, unë nuk merrem me atë punë.

Fiksi – Thashë se e gjeta. Rrofsh./ Top Channel

The post “3 boçe 5 mijë lekë”, hashashi shitet hapur në Tiranë, policia e di kush e shet por “mbyll sytë” appeared first on Albeu.com.

Hashashi mes pemëve me fruta, arrestohet 52-vjeçari në Fier, u kap duke u kujdesur për lëndën narkotike
Një 52-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi kultivonte lëndë narkotike.

Bimët ishin kultivuar në mes të disa pemëve frutore, në tokën në pronësi të tij, në fshatin ku banonte.

Ai është kapur në flagrancë duke u kujdesur për bimët, të cilat tashmë janë asgjësuar.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor anticannabis i koduar “Kafaraj”.

Kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në mes të tokës së mbjellë me pemë frutore, kapet në flagrancë teksa kujdesej për bimët, dhe arrestohet 52-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në fshatra dhe në terrene malore të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kafaraj”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi G. T., 52 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, Fier.

52-vjeçari u kap në flagrancë, teksa kujdesej për bimët narkotike cannabis sativa, që i kishte kultivuar në mes të disa pemëve frutore, në tokën në pronësi të tij, në fshatin ku banonte.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 90 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Hashashi mes pemëve me fruta, arrestohet 52-vjeçari në Fier, u kap duke u kujdesur për lëndën narkotike appeared first on Albeu.com.

“Shes 4 qese, të pestën e pi vetë”, 20-vjeçari tregon sa përfiton nga shitja e hashashit
Për emisionin “Vetting” 20-vjecari tregon se një bashkëmoshatar e ka joshur në fillim për të tymosur një cigare hashash kur ishte në moshën 14 vjeç. Më pas ia ka sugjeruar një tjetër bashkëmoshatari dhe kështu krijohet rrjeti i frikshëm i konsumatorëve të lëndëve narkotike ndër minoren. Është një kambanë alarmi që mesa duket askush nuk po e dëgjon.

I riu thotë se ka nisur të jetë konsumator dhe shpërndarës i hashashit që në moshën 14-vjeçare, në fillim e ka nisur me doza të vogla dhe më pas ka nisur ta rrisë sasinë e konsumit.

“Unë kam lindur në vitin 2002 dhe jam 20 vjeç. Të gjitha kanë ardhur avash-avash, ka 5-6 vite besoj ose më shumë, i bie nga mosha 14-15 vjeç. Si fillim pinim nga 2 cigare në fillim pastaj duke u shtuar më shumë, nga 4-5. Sot me një qese që shitet 6 mijë lekë, 5 mijë lekë unë ja dorëzoj atij dhe 1 mijë lekë i mbaj për vete, varet pastaj në katër qese e pesta është për mua, si pjesë e përfitimit. Për pjesën e sugjerimit shkon si zinxhir mua ma ka sugjeruar njëri unë ja sugjeroj dikujt tjetër edhe për ta shitur a kupton jo vetëm për ta pirë për qejf. Me çunat që rri dhe gjithë shoqërisë time ja kam sugjeruar edhe të gjithë e kanë pëlqyer s’ka dal dikush për të thënë që jo unë nuk e pi. Kështu bëjnë në fillim por pastaj i bën për vete”.

The post “Shes 4 qese, të pestën e pi vetë”, 20-vjeçari tregon sa përfiton nga shitja e hashashit appeared first on Albeu.com.

“Bar” me foton e yllit të PSG-së, në pranga shqiptari dhe marokeni në Milano
Karabinierët kanë sekuestruar  30 kilogramë hashash të ndarë në blloqe me figurën e lojtarit të PSG-së, Achraf Hakimi dhe arrestuan një 31-vjeçar maroken në rrugën Taccioli, në zonën Comasina, në periferinë veriore të Milanos. Policët vunë re një makinë të dyshimtë të parkuar me një burrë që priste.

Menjëherë pas kësaj, mbërriti një makinë e dytë dhe hetuesit vunë re se dy burrat shkëmbyen një pako.  Rezultoi se shoferi i njërës prej makinave, një shqiptar, kishte një kile hashash të sapo blerë. Kur u ndalua edhe marokeni, policët gjetën në një çantë mbi 11.500 euro para cash.

Kontrolli i shtëpisë së tij në zonën Isola të Milanos bëri të mundur gjetjen e mbi 30 kilogramëve hashash me imazhin e futbollistit. Burri, i dënuar për drogë, u arrestua dhe tani ndodhet në burgun e San Vittore. 43-vjeçari shqiptar u hetua për veprën penale të trafikimit të drogës.

The post “Bar” me foton e yllit të PSG-së, në pranga shqiptari dhe marokeni në Milano appeared first on Albeu.com.

“Lulëzimi i hashashit në Fier”, Policia pas akuzave futet brenda parcelave të misrit (VIDEO)
Policia e Fierit i ka kthyer përgjigje akuzave se në qytetin e Fierit, kanabisi lulëzon në parcelat e misrit.

Policia njoftoi mbrëmjen e sotme, se në sajë të denoncimit të një qytetari në rrjete sociale, ata kanë shkuar në vendin ku pretendon se ka kanabis por kjo gjë nuk është e vërtetë.

Policia madje ka publikuar dhe një video të efektivëve që ecin brenda parcelës së misrit. Ditën e sotme në media qarkulloi një video me dron, e cila pretendonte se në Fier ishte mbjellë kanabis.

DVP Fier

Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale ku një qytetar pretendon se në fshatin Suk, Roskovec, janë mbjellë bimë narkotike cannabis sativa, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin permanent të territorit në të gjithë qarkun Fier me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, falë edhe mbështetjes dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët.

Shërbimet e Policisë kanë kryer jo njëherë por disa herë kontrolle në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka të shfaqura në video, janë të kultivuara prodhime bujqësore.

Duke vlerësuar vidion e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Policisë kanë bërë përsëri kontrollin e territorit në këtë zonë dhe rezulton se në këto toka janë të kultivuara prodhime bujqësore.

Për sa i përket pretendimit të qytetarit se e ka denonuar dy herë këtë rast në Komisariatin Dixhital, sqarojmë se pasi janë bërë verifikimet nga shërbimet e Policisë për informacionin e dhënë, qytetarit i është kthyer përgjigje nga Komisariati Dixhital.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

The post “Lulëzimi i hashashit në Fier”, Policia pas akuzave futet brenda parcelave të misrit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ U kapën me 20 kg kanabis në bagazh, dy të arrestuar në Mirditë
Policia ka vënë në pranga dy shtetas në Mirditë, pasi gjatë një kontrolli në makinë u janë gjetur 20 kg kanabis.

Të arrestuarit janë  Odison Jaku dhe Roland Papa.

Njoftimi i policisë:

Mirditë, Lezhë

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “ Rrenja e Zezë ”, i zhvilluar nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Mirditë.

Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 1 automjet dhe  3 aparate celularë.

Vihen në pranga 2 shtetasit që posedonin lëndën narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se 2 shtetas që po qarkullonin me automjet dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe në fshatin Rrenja e Zezë, Mirditë, kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz” me drejtues shtetasin O. J. dhe pasagjer shtetasin R. P., në bagazh janë gjetur dhe sekuestruar 20 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve O. J., 22 vjeç banues në Mirditë dhe R. P., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim./albeu.com

The post EMRAT/ U kapën me 20 kg kanabis në bagazh, dy të arrestuar në Mirditë appeared first on Albeu.com.

U kapën në shtëpitë e barit në Angli, çfarë i tradhtoi tre të rinjtë shqiptarë?
Ledion Subashi, 27 vjeç, Aurel Koltraka, 30 vjeç dhe 22-vjeçari Kreshnik Batusha, janë tre shqiptarët të cilët janë dënuar për kultivim të bimëve narkotike, pasi kanë rënë në pranga në janar të këtij viti në Britaninë e Madhe.

Ishte era e fortë e kanabisit ajo që tradhtoi shqiptarët!

Ata janë arrestuar më 14 janar, në kuadër të një aksioni nga policia, të cilët gjatë kontrollit kanë gjetur 1,382 bimë në 13 dhoma të ndryshme, të shpërndara.

Polica zbuloi se ambienti ishte i monitoruar me sistem kamerash, të lidhura me telefonin e njërit prej të arrestuarve,

Sipas hetimeve të kryera, u zbulua se shqiptarët prisnin një prodhim prej 41.5 kg dhe 124 kg, e vlerësuar mes 400,000 dhe 1.25 milionë paund.

Sipas avokatëve mbrojtës të të arrestuarve, tre shqiptarët kultivonin bimë narkotike për shkak të gjendjes së mjerueshme financiare.

Ata janë dënuar me nga 14 muaj burg secili, prej te cilëve 7 do t’i vuajnë në Britani përpara se të depërtohen.

The post U kapën në shtëpitë e barit në Angli, çfarë i tradhtoi tre të rinjtë shqiptarë? appeared first on Albeu.com.

Momenti kur policia nis shkarkimi i hashashit nga gomonia në Karaburun (VIDEO)
Një gomone e mbushur me rreth 500 kg hashash është kapur pasditen e sotme në gadishullin e Karaburunit.

Menjëherë pas pikasjes së saj forcat e policisë Delta Force i janë vënë pas dhe kanë bërë shoqërimin e saj në Repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë, ndërkohë që operacion është përfshirë edhe Guardia Di Financa italiane.

Ndërkohë në pamje mund të shihni momentin kur policia bën shoqërimin e gomones në repart si dhe momenti kur nisin të shkarkojnë sasinë e kapur të lëndës narkotike, e cila dyshohet se është kanabis.

Ndërkaq, në orët në vjim Policia e Shtetit pritet të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin.

The post Momenti kur policia nis shkarkimi i hashashit nga gomonia në Karaburun (VIDEO) appeared first on Albeu.com.