grup kriminal Archives - Albeu.com

SPAK çoi për gjykim grupin kriminal që kultivonte dhe shiste kanabis, GJKKO shpall dënimet për 5 anëtarët (EMRAT)
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dhënë vendimet për 5 anëtarë të një grupi kriminal me akuzën se kanë kultivuar dhe shitur lëndë narkotike në Shkodër, grup i cili u godit në vitin 2023.

Pasi SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim, Gjykata e Posaçme dënoi me 39.8 vite burg në total anëtarët.

Ata u shpallën fajtor për akuzën e “kultivimit të lëndëve narkotike” të kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “shitje e prodhim narkotikësh” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Arben Shpati, u shpall fajtor për tre akuza, kultivim të lëndëve narkotike të kryer si grup i strukturuar kriminal, për të cilën u dënua me 10 vite burg, dhe për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, për të cilën u dënua me 12 vite burg.

Për akuzën e grupit të strukturuar, GJKKO vendosi 3 vite burg. Si përfundim, ai në total u dënua me 13 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu ul në 8 vite e 8 muaj burg.

Pavlin Shpati u shpall fajtor për tre akuza gjithashtu. Me 9 vite burg u dënua për kultivim të lëndëve narkotike, me 10 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, dhe me 3 vjet për grup të strukturuar kriminal.

Në përfundim, GJKKO vendosi 10 vite e 6 muaj burg për të, por nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i ulet në 7 vite burg.

Edhe Aleksandër Rrasa, u dënua për këto tre vepra penale. 8 vite burg për kultivim droge, 12 për prodhim dhe shitje narkotik,sh dhe 3 vjet për grup të strukturuar kriminal. Në total u vendos dënimi për të treja veprat me 12 vite burg. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i ulet në 8 vite burg.

Jeton Kacoli, u dënua 8 vjet për kultivim droge, 12 vite për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike dhe 3 vite për grup të strukturuar kriminal. Për të tre akuzat u dënua me 12 vite në total, të cilit iu ul në 8 vjet përfundimisht.

Kristjan Plepaj, u dënua me 8 vjet burg për kultivim droge, 12 për prodhim dhe shitje droge, dhe 3 për grup të strukturuar kriminal. Duke përffituar nga gjykimi i shkurtuar, ai do të bëjë 8 vjet burg.

NJOFTIMI I PLOTË I GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 161, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Aleksandër Rrasa, Kristian Plepaj, Pavlin Shpati, Jeton Kacoli dhe Arben Shpati”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 23, datë 12.03.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arben Shpati për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formë të pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Arben Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Arben Shpati me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.  Vuajta e dënimit për të pandehurin Arben Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Pavlin Shpati për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Pavlin Shpati dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet dhe 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Pavlin Shpati me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.

Vuajta e dënimit për të pandehurin Pavlin Shpati të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë 3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Aleksandër Rrasa për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes e parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Aleksandër Rrasa dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Aleksandër Rrasa me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet.

Vuajta e dënimit për të pandehurin Aleksandër Rrasa të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal e parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Jeton Kacoli për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.  Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Jeton Kacoli me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

Vuajta e dënimit për të pandehurin Jeton Kacoli të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kristjan Plepaj për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Jeton Kacoli dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Kristjan Plepaj me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

Vuajta e dënimit për të pandehurin Kristjan Plepaj të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

6. Provat materiale të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale të mbahen në ruajtje për llogari të procedimeve të ndara.

7. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit

The post SPAK çoi për gjykim grupin kriminal që kultivonte dhe shiste kanabis, GJKKO shpall dënimet për 5 anëtarët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Në kërkim si pjesëtar e një organizate kriminale/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë
Një 35-vjeçar nga Tirana, është arrestuar nga policia për llogari të autoriteteve italiane, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se gjykata e Preuxhias, kishte caktuar për të riun masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi:

“Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në rrugën “Dritan Hoxha” dhe kanë arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

-A. S., 35-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale e Peruxhias, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftim.

The post Në kërkim si pjesëtar e një organizate kriminale/ Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pritet ekstradimi drejt Italisë appeared first on Albeu.com.

Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari, i riu pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër
Këtë të premte, uniformat blu në Tiranë, kanë vendosur në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap duke qarkulluar me dy armë zjarri në makinë.

Spas informacioneve policore, 28-vjeçari rezulton shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28-vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës”, informuan uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Black market”. Sekuestrohen 2 pistoleta.

Arrestohet në Allias, një 28-vjeçar, banues në Shkodër, që dyshohet se do t’ua shiste armët e zjarrit, shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

I arrestuari, shtetas me precedent penal, si pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër.

Në vijim të kontrolleve dhe punës intensive operative të Policisë së Tiranës, me fokus kapjen e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe për pasojë, janë rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 finalizuan operacionin “Black market”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Shkodër, me precedent për prodhim/shitje narkotikësh, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga kontrolli në automjetin me të cilin ai lëvizte në Allias, u gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat dyshohet se do t’ua shiste shtetasve që kryejnë krime kundër jetës dhe pronës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Do t’u shiste armë shtetasve që kryejnë vrasje, arrestohet 28-vjeçari, i riu pjesëtar i një grupi kriminal në Shkodër appeared first on Albeu.com.

I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan
Dhuna e përhershme e bandave kriminale në Meksikë ka marrë një tjetër jetë tragjike – atë të pesë anëtarëve të grupit muzikor Fugitivo, të cilët dyshohet se u rrëmbyen dhe u vranë nga Karteli i Gjirit, një nga organizatat më të dhunshme të trafikut të drogës në vend.

Lajmin e konfirmuan të enjten autoritetet e shtetit Tamaulipas, pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara. Sipas prokurorit të shtetit, Irving Barrios, trupat e pajetë të muzikantëve u gjetën pas disa ditësh hetimesh, ndërsa në kuadër të çështjes janë arrestuar nëntë persona.

Pesë muzikantët, të moshës 20 deri në 40 vjeç, ishin raportuar të zhdukur pasi kishin shkuar për të performuar në një lokal në qytetin Reynosa të dielën, ku do të luanin muzikë tradicionale norteña. Sipas familjarëve, vendi ku ishin thirrur rezultoi të ishte një tokë e zbrazët.

Një nga motrat e viktimave deklaroi për mediat se ishte kërcënuar me telefonata nga persona të panjohur dhe kishte raportuar gjithashtu vjedhjen e dy automjeteve që i përkisnin grupit. Tronditur nga ngjarja, familjarët dhe muzikantë të tjerë organizuan një protestë para bashkisë së Reynosa-s, madje përkohësisht bllokuan edhe urën që lidh qytetin me Farr, në Teksas.

Karteli i Gjirit, i dyshuar si autor i ngjarjes, është një nga tetë organizatat kriminale latino-amerikane që u përfshinë në shkurt në listën e zezë të “organizatave terroriste të huaja” nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.

Muzikantët janë shpesh shënjestra të bandave kriminale në Meksikë, veçanërisht kur refuzojnë të krijojnë ose interpretojnë të ashtuquajturat narkokorridos – këngë që lavdërojnë figurat e karteleve. Ndërsa disa qytete kanë ndaluar publikimin apo interpretimin e këtyre këngëve, autoritetet përpiqen të promovojnë alternativa.

Presidentja e zgjedhur Claudia Sheinbaum ka theksuar se dëshiron që Meksika të “këndojë për paqen”, dhe përmes Ministrisë së Kulturës ka lançuar një konkurs muzikor që synon të përqendrohet te dashuria, shpresa dhe vlerat kombëtare. Më shumë se 6,000 artistë janë regjistruar për të marrë pjesë.

Ndërkohë, dhuna ndaj muzikantëve mbetet një realitet i rrezikshëm. Edhe artistë të njohur si Los Ángeles Azules, Molotov dhe Café Tacvba janë shënjestruar nga kriminelët, në disa raste për grabitje instrumentesh e pajisjesh.

The post I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan appeared first on Albeu.com.

Europol “godet” grupin kriminal/ Sekuestrohen 25 mln euro kriptovaluta, arrestohen 9 persona
Europol në bashkëpunim me autoritetet në disa vende të Evropës, si dhe me SPAK e BKH në Shqipëri, ka goditur një një rrejt kriminal në Spanjë, që pastronte paratë e drogës përmes kriptomonedhave.

Operacioni i mbështetur nga agjencitë e 6 vendeve, mes tyre edhe SPAK, ka çuar në pranga 9 persona.

Ky është vijim i operacionit GORGON dhe WHITEWALL, ndërsa EUROPOL njofton se ka sekuestruar 25 milionë euro kriptomonedha, 35,000 euro cash, ar, bizhuteri luksoze, dokumente dhe celularë.

Në njoftimin zyrtar, Europol, thekson se veprime hetimore janë kryer edhe në Shqipëri me mbështetjen e SPAK e BKH, dhe se ky operacion është vazhdim i operacionit “Gorgon”.

Aksioni i koordinuar i Europolit, i mbështetur nga autoritetet në Spanjë, Belgjikë, Bullgari, Holandë dhe SHBA, zbuloi lidhjet ndërkombëtare dhe përdorimin e kriptomonedhave për pastrim parash.

Hetimet filluan pas sekuestrimit të kartëmonedhave të shënuara që i referoheshin rrjetit të pastrimit të parave.

“Europol ka mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit nga gjashtë vende për të rrëzuar bankierët e fshehtë që lëviznin dhe pastronin të ardhurat e trafikut të drogës në shkallë të gjerë dhe krimeve të tjera të rënda. Duke u mbështetur në gjetjet nga dy hetime të mëdha, Operacioni GORGON dhe Operacioni WHITEWALL , ky operacion pasues përfshinte bashkëpunim të ngushtë midis ekspertëve të Europolit në krimin e rëndë dhe të organizuar dhe në hetimet financiare. Ajo çoi në arrestimin e nëntë të dyshuarve dhe sekuestrimin e provave (dokumente, telefona celularë), sende me vlerë (ari, mallra luksi), 35 000 euro cash dhe 25 milionë euro kriptovaluta. Një nga gjetjet kryesore të hetimit, ishte se një anëtar i një rrjeti kriminal me bazë në Shqipëri, i shënjestruar gjatë operacionit GORGON, po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. E përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe objektiva me vlera të larta, kjo është një qasje inovative për pastrimin e parave”, thuhet në njoftim.

Jo rastësisht në hetimet e këtij operacioni, është përfshirë edhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pasi GORGON është operacioni që goditi grupin e Çapjave në Elbasan.

Sipas EUROPOL, grupi kishte një bazë edhe në Shqipëri, ku një shqiptar që ishte pjesë e bandës së Çopjave, ka ndihmuar anëtarët e këtij grupi kriminal që të pastronin paratë përmes kriptomonedhave.

Gjurmë letre në kartëmonedhat euro

Në vitin 2021, para të gatshme u sekuestruan gjatë një kontrolli shtëpie në lidhje me një hetim për trafikun e kokainës. Disa prej kartëmonedhave prej pesë eurosh kishin mbishkrime të shkruara me dorë, të cilat jepnin informacion se kush po koordinonte dhe lehtësonte aspektin financiar të trafikut të drogës.

Guardia Civil spanjoll ia dorëzoi këtë informacion Europolit, i cili e kontrolloi atë me të dhënat e mbledhura në rastet EncroChat dhe Sky ECC. Si rezultat, i dyshuari u identifikua si një koordinator që ofronte shërbime bankare nëntokësore për një rrjet kriminal me bazë në Spanjën jugore, i cili nga ana tjetër ishte nën mbikëqyrjen e një rrjeti që operonte nga Dubai. I dyshuari, shtetas britanik, u arrestua më 12 shtator 2022 .

Duke u ndërtuar mbi këtë sukses

Hapi tjetër në hetim ishte analizimi i të dhënave në më shumë thellësi, për të identifikuar individët në kontakt me të dyshuarin. Kjo përpjekje synonte të hartonte rrjetin kriminal dhe të kuptonte rolet e anëtarëve të tij. Bashkëpunimi i ngushtë midis Europolit, Guardia Civil Spanjoll dhe anëtarëve të Task Forcës Operacionale, të dedikuar të krijuar në Europol lehtësoi shpërndarjen e paketave të shumta të inteligjencës. Bazuar në këto gjetje, një ditë veprimi i koordinuar nga Europol u zhvillua më 4 nëntor 2024 në Malaga, Spanjë, me pjesëmarrjen e autoriteteve të zbatimit të ligjit belge, bullgare, holandeze dhe të Shteteve të Bashkuara.

Rrjedhat e parave ‘offline’ dhe ‘online’

Operacioni WHITEWALL, ishte hetimi i parë penal i asaj që do të bëhej një Task Force Operacionale e Europolit e fokusuar në bankat e nëndheshme. Ai synonte të prishte dhe çmontonte rrjetet financiare që ofronin ‘krimin si shërbim’. Të kontrolluar kryesisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe që veprojnë në të gjithë BE-në dhe më gjerë, këta ofrues të shërbimeve kriminale kujdesen për ata që duhet të fshehin origjinën e sasive të mëdha të të ardhurave të paligjshme.

Një nga gjetjet kryesore të hetimit, ishte se një anëtar i një rrjeti kriminal me bazë në Shqipëri, i shënjestruar gjatë operacionit GORGON, po lehtësonte transferimin e shumave të mëdha parash përmes kriptomonedhave. E përdorur jo vetëm nga bota kriminale shqiptare, por edhe nga organizata të tjera kriminale dhe objektiva me vlera të larta, kjo është një qasje inovative për pastrimin e parave.

Europoli si qendër e ekspertizës

Zhdukja e këtyre sipërmarrjeve të sofistikuara kriminale, u mbështet në ekspertizën e shumëanshme të Europolit në fusha të ndryshme të krimit nën hetim. Operacionet GORGON dhe WHITEWALL, theksuan shumë aspekte të krimit të organizuar, me bankat e fshehta dhe pastrimin e parave jo vetëm që funksionojnë si krime financiare në vetvete, por edhe si shërbime për ata që janë të përfshirë në trafikun e drogës, vrasjet me pagesë dhe trafikimin e armëve, për të përmendur vetëm disa të krimeve në të cilat janë përfshirë rrjetet.

Në vazhdën e këtyre hetimeve afatgjata, disa prej të cilave janë ende në vazhdim, Europol ka shpërndarë raporte të shumta inteligjente dhe analitike për partnerët bashkëpunëtorë, si dhe takime të shumta operacionale të mbajtura në selitë e Agjencisë në Holandë ose në Spanjë dhe Shqipëri.

Gjatë ditëve të aksionit, Europol dërgoi specialistë dhe analistë në bastisje, ku ata ofruan ekspertizë në krimin e organizuar, krimin financiar dhe rikuperimin e aseteve. Ekspertët e kriptomonedhave dhe specialistët kibernetikë, mbështetën veprimet në vend me zyra të lëvizshme, si dhe nga selia e Europolit, duke ofruar aftësitë e tyre mjekoligjore dixhitale dhe aftësitë e hetimit në distancë.

The post Europol “godet” grupin kriminal/ Sekuestrohen 25 mln euro kriptovaluta, arrestohen 9 persona appeared first on Albeu.com.

Pas “Sky ECC” zbërthehet “Ghost”/ Qindra persona përfundojnë në pranga, aplikacioni përdorej nga grupet kriminale
Platforma e kriptuar e komunikimit “Ghost”, është zbërthyer nga autoritetet e zbatimit të ligjit, nën dyshimet se është përdorur për veprimtari kriminale.

Qindra persona mësohet se janë arrestuar në një operacion të shtrirë nga Europë në Australi.

Autoritetet bënë lëvizjen e tyre të martën dhe të mërkurën, duke arrestuar personazhe të krimit Itali, Irlandë, Suedi, Kanada dhe Australi, duke përfshirë “pronarin” 32-vjeçar të aplikacionit.

Drejtoresha ekzekutive e Europolit Catherine De Bolle, tha se zbatimi i ligjit nga nëntë vende ishin përfshirë në sulmin ndërkombëtar.

“Sot e kemi bërë të qartë se sado që rrjetet kriminale të fshehura mendojnë se janë, ato nuk mund t’i shmangen përpjekjeve tona kolektive”, tha ajo.

Aplikacioni Ghost, një lloj WhatsApp për kriminelët, u krijua nëntë vite më parë dhe mund të aksesohej vetëm përmes telefonave inteligjentë, të modifikuar që shiteshin për rreth 1,590 dollarë amerikanë.

Policia franceze gjurmoi vendndodhjen e krijuesit në Australi dhe bashkoi forcat me policinë lokale, për të shënjestruar platformën.

“Një konferencë shtypi do të mbahet të mërkurën më 18 shtator 2024 për të shpallur një veprim madhor kundër një platforme komunikimi të koduar që përdoret për aktivitete kriminale, si trafikimi i drogës në shkallë të gjerë, vrasjet dhe pastrimi i parave.

Ky operacion është përpjekja më e fundit e sofistikuar deri më sot për të penguar aktivitetet e organizatave kriminale me rrezik të lartë që veprojnë nga të katër anët e botës”, tha Europol.

Në konferencë për shtyp pritet të ketë përfaqësues nga Europol, Xhandarmëria Kombëtare Franceze, Byroja Federale e Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI), Policia Federale Australiane (AFP), Irish An Garda Síochána, Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP). Vendet dhe organizatat e përfshira në operacin janë Australia, Kanadaja, Franca, Islanda, Irlanda, Italia, Holanda, Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europol dhe Eurojust.

The post Pas “Sky ECC” zbërthehet “Ghost”/ Qindra persona përfundojnë në pranga, aplikacioni përdorej nga grupet kriminale appeared first on Albeu.com.

Çmontohet grupi kriminal në Spanjë, arrestohet “lideri” shqiptar, sekuestrohen 820 kg “miell”
17 persona janë arrestuar nga një operacion policor në Spanjë. Pas goditjes së organizatës kriminale, policia ka sekuestruar 820 kg kokainë, ndërsa hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e lidhjeve që këta persona mund të kenë në Kolumbi.

Mes të arrestuarve, është edhe një shqiptar, i cili njihej edhe si lideri i grupit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur njihet për kontaktet e tij me persona të tjerë në Ekuador dhe Kolumbi, si dhe në Evropë dhe Dubai. Ai drejtonte disa kompani me seli në Spanjë dhe përdorte automjete të nivelit të lartë për aktivitetet e tij.

Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet kriminal do të ketë lidhje me disa nga shqiptarët që u kapën në fund të vitit të kaluar në Kolumbi, mes tyre edhe Besnik Nikolli, i kërkuar për ekstradim nga Franca, i cili u arrestua në Santa Marta në gusht 2023. Nikolli njihet edhe me pseudonimet “Niko” dhe “El Gordo”.

Në 8 kontrolle të kryera gjatë operacionit në Spanjë, ndër të tjera u konfiskuan më shumë se 820 kilogramë kokainë, 226 500 euro cash, tre pajisje zbulimi GPS dhe 13 automjete.

The post Çmontohet grupi kriminal në Spanjë, arrestohet “lideri” shqiptar, sekuestrohen 820 kg “miell” appeared first on Albeu.com.

Shkatërrohet grupi i kokainës në Spanjë dhe Portugali, mafia shqiptare pjesë e bandës
Nëntë persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku droge, janw arrestuar në Spanjë dhe Portugali, ku u sekuestruan dy ton kokainë.

Një pjesë e madhe e drogës së sekuestruar i drejtohej “klanit Farruku”, me origjinë shqiptare, i njohur si një nga organizatat kriminale më aktive në Europë në trafikun e drogës.

Të arrestuarit akuzohen për krimet e dyshuara të trafikut të drogës, anëtarësimit në organizatë kriminale dhe pastrimit të parave.

Operacioni, i cili u koordinua nga Europoli dhe u krye në bashkëpunim me DEA, agjencinë amerikane të zbatimit të drogës, u krye të hënën në disa qytete në Galicia (në veriperëndim të Spanjës), si dhe në Monsau (Portugali veriore, kufiri i dy vendeve iberike, raportojnë mediat spanjolle.

Ky mjet bashkëpunimi ndërkombëtar, ka qenë thelbësor për punën hetimore të të dy vendeve, duke bërë të mundur marrjen dhe shkëmbimin e drejtpërdrejtë të informacionit dhe provave.

Ky “klan” ka qenë gjithmonë i lidhur drejtpërdrejt me shpërndarësit kryesorë kolumbianë të kokainës, me aftësinë për të transportuar sasi të mëdha të kësaj droge nga deti.

“Kjo çoi në arrestimin e nëntë spanjollëve, të dyshuar se ishin anëtarë të bandës Pituros, e cila ka qenë e lidhur me trafikun e drogës në Galicia që nga vitet 1980”, tha policia spanjolle në një deklaratë.

Sipas të njëjtit burim, operacioni, i cili filloi në shkurt, rezultoi në sekuestrimin e “dy tonë kokainë” të fshehur në anije ose prona në brigjet portugeze.

Hetimi filloi në shkurt, kur agjentët ishin në gjendje të verifikonin se si klani Arousano po mblidhte në ujërat e Atlantikut, një ngarkesë kokaine që ata ruanin në Peniche (Portugali).

Për këtë qëllim, klani kreu një dislokim të konsiderueshëm si të personelit, ashtu edhe të burimeve detare dhe tokësore në Portugali, për të mbledhur drogën në det të hapur dhe për transportimin e tyre të mëvonshëm në Galicia.

Për këtë arsye, agjentët vazhduan të kapnin një pjesë të madhe të ngarkesës në bregdetin portugez dhe një varkë të shpejtë të bllokuar atje kur klani galician synonte të largonte mallin nga plazhi.

Më pas, agjentët gjetën një pjesë tjetër të drogës në disa prona në rajonin Salnés në Pontevedra, ku u kapën 220 kilogramë kokainë në prill.

Të gjitha këto veprime, i lejuan agjentët e policisë të mblidhnin provat e nevojshme për të demonstruar përgjegjësinë e klanit Galician për këtë ruajtje dhe transportimin e mëvonshëm të drogës në Galicia.

Pasi u mblodhën të gjitha informacionet, Garda Civile së bashku me Policinë Gjyqësore zhvilluan një operacion të gjerë policor për të kryer aksione në të dy vendet, duke lejuar arrestimin e anëtarëve të organizatës dhe kryerjen e hyrjes dhe kontrollit të 12 banesave dhe vendndodhjet ku “Los Piturros” fshihnin instrumente të ndryshme të veprimtarisë së tyre kriminale, të shpërndara në provincat e Pontevedra, Ourense, A Coruña dhe në qytetin portugez të Moncaos.

The post Shkatërrohet grupi i kokainës në Spanjë dhe Portugali, mafia shqiptare pjesë e bandës appeared first on Albeu.com.

Vrasja në piceri zbuloi rrjetin shqiptar të kokainës, dënohen 11 anëtarë të grupit kriminale
Gjykata penale në Bruksel ka dënuar njëmbëdhjetë anëtarë të një grupi të trafikut të kokainës me burgim nga një deri në dhjetë vjet. Grupi kriminal u zbulua pas të shtënave në një piceri në Strombeek në prill 2020.

Menaxheri u qëllua për vdekje në mes të ditës. Viktima ishte kreu i dyshuar i bandës, ndërsa autori një shtetas shqiptar. Grupi kriminal vepronte nga Grimbergen. Sipas prokurorisë publike Halle-Vilvoorde, banda importoi të paktën 84 kilogramë kokainë nga Kolumbia dhe Holanda, e presoi në Belgjikë dhe më pas e transportoi në Itali me makina me ndarje të modifikuara.

Rrjeti i drogës, i përbërë kryesisht nga shqiptarë e bullgarë, u ekspozua pasi pronari i një picerie në Strombeek-Bever u qëllua në mes të ditës në prill 2020. Burri mbeti i plagosur rëndë në vendngjarje, por më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra në spital. Makina e arratisjes së autorit është gjetur e djegur në Meise.

Arma e vrasjes ishte në makinë. I dyshuari, ndoshta një vrasës me pagesë, u arrestua pak më vonë në Merchtem. 37-vjeçari shqiptar ndodhet ende në paraburgim në pritje të gjykimit. Pas vrasjes së pronarit të picerisë, vëllai i tij mësohet se ka marrë drejtimin e rrjetit të drogës.

Burri, së bashku me njëmbëdhjetë të dyshuar të tjerë, u ndoqën penalisht nga zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde. Njëmbëdhjetë prej tyre morën dënime me burg nga një deri në dhjetë vjet. E veja e pronarit të picerisë u shpall e pafajshme.

The post Vrasja në piceri zbuloi rrjetin shqiptar të kokainës, dënohen 11 anëtarë të grupit kriminale appeared first on Albeu.com.

DEA dhe Europol shkatërrojnë grupin kriminal në Selanik, arrestohet një shqiptar, sekuestrohet drogë sintetike
Një grup kriminal më seli në Selanik, i cili prodhonte sasi të mëdha kanabisi sintetik në një laborator të paligjshëm, me seli në Selanik, është shkatërruar pas një operacioni madhor që kulmoi me arrestimin e pesë anëtarëve të dyshuar të tij.

Lënda narkotike duket se është dërguar me postë dhe nëpërmjet kompanive korriere në tregjet në Europë dhe Amerikë, pas porosive përkatëse të marra nga grupi kriminal nga blerësit potencialë në një platformë të posaçme për shkëmbimin e mesazheve të koduara, ndërkohë që transaksionet financiare zgjidheshin me anë të portofolëve elektronikë – kriptovalutave.

Si anëtarë të këtij grupi u arrestuan pesë burra, katër grekë dhe një shqiptar (përkatësisht 29, 35, 58, 39 dhe 28 vjeç). Dy të parët, sipas një njoftimi të policisë greke, akuzohen si drejtues të grupit. I pari pranoi porositë dhe i dyti e përgatiti drogën në laboratorin e vendosur në qendër të Selanikut.

Siç u bë e ditur, sekuestrimi dy muaj më parë në Lituani i tetë pakove postare të ardhura nga Selaniku me lëndë narkotike sintetike, mobilizoi edhe autoritetet ligjzbatuese europiane. Në hetimet për zbulimin e rrjetit morën pjesë oficerë nga Prokuroria e Selanikut, ndërsa kolegët e tyre lituanezë, EUROPOL si dhe Shërbimi Amerikan i Narkotikëve (D.E.A. i Athinës) dhe punonjës të Departamentit të Kimisë së Shtetit morën pjesë në hetime.

Në laboratorin e improvizuar dhe të mirëorganizuar, si dhe në një magazinë në zonën e Triandrisë dhe në vende të tjera të hetuara, u sekuestruan 43 kilogramë e 254 gramë kanabis sintetik në formë të ngurtë, mbi 6 litra kanabis sintetik në formë të lëngshme, rreth 2 kilogramë kanabis të trajtuar në formë çokollate, 92,2 gram kanabis të papërpunuar dhe 17 tableta narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar 3 pistoleta, gëzhoja, tre kuleta elektronike kriptovalutash, 11 celularë, sende dhe pajisje të laboratorit të prodhimit të drogës sintetike dhe një shumë prej 126.220 euro.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së paligjshme të organizatës kriminale dhe çdo lidhje me rrjete të tjera të ngjashme, ndërsa të arrestuarit janë referuar për ndjekje penale në prokurorinë kompetente.

The post DEA dhe Europol shkatërrojnë grupin kriminal në Selanik, arrestohet një shqiptar, sekuestrohet drogë sintetike appeared first on Albeu.com.