gjyqtar Archives - Albeu.com

Dënoi me burg Saimir Tahirin dhe gjobë Ermonela Felajn, kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën
Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, pas vendimit që mori sot Apeli i Posaçëm i GJKKO-së.

Gjyqtari që vendosi liderin e opozitës në masën detyrim paraqitje, është Engert Pëllumbi, i cili nuk është një emër i njohur për publikun.

Por gjatë karrierës së tij në gjyqësor, ai ka marrë vendime të rëndësishme, ndaj emrave të njohur të politikës.

Kështu, më 5 shkurt të vitit 2022, trupa gjykuese e komanduar nga KLGJ për të shpallur vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri, e kryesuar nga Engert Pëllumbi dhe anëtarë Igerta Hysi dhe Florian Kalaja, dha dënimin me 3 vite e 4 muaj burg dhe për 3 vite të tjera të mos ushtrojë asnjë funksion publik për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, në vitin 2011, Pëllumbi dënoi me gjobë deputeten e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, Ermonela Felaj, e cila mbante njëkohësisht edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.

The post Dënoi me burg Saimir Tahirin dhe gjobë Ermonela Felajn, kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën appeared first on Albeu.com.

Gjyqtari më ‘hileqar’ në futboll përjashtohet përjetësisht: Ai e ndihmoi një ekip të fitojë dhe pastaj festoi me ta
Një gjyqtar futbolli është pezulluar përgjithmonë pasi dyshohet se ka festuar me një klub pasi e kishte ndihmuar të fitonte duke larguar nga loja tre lojtarë nga ana kundërshtare dhe duke i dhënë 15 minuta kohë shtesë, të mjaftueshme për fituesit për të shënuar golin e nevojshëm.

Në fillim të këtij muaji, klubet holandeze të futbollit, St. George dhe SV De Valken, do të luanin për promovim nga kategoria e katërt në kategorinë e tretë.

Mund të mos duket shumë e madhe, por futbollin e kanë shumë seriozisht në Holandë dhe pasionet janë të larta, kështu që kjo ndeshje e veçantë ishte shumë e rëndësishme për të dy klubet.

Duhej të ishte një ndeshje e ngushtë mes dy skuadrave më dominuese në divizionin e tyre, por ndeshja u zhvillua shumë ndryshe nga sa pritej për shkak të të vetmit përgjegjës për lojën e ndershme, gjyqtarit.

Jan Smit akuzohet se jo vetëm ka manipuluar lojën në favor të një skuadre, por edhe ka festuar me anëtarët e saj pas fitores.

Pas një ndeshjeje në të cilën gjyqtari Jan Smit u tregoi tre kartonë të kuq lojtarëve të SV De Valken dhe një të katërt trajnerit të ekipit, ai dha 15 minuta shtesë pas 90 minutave të rregullta.

Zyrtarët e SV De Valken u ankuan për gjykimin e Jan Smit menjëherë pas ndeshjes, por ajo që me të vërtetë ndezi zemërimin e tyre ishte një video e lojtarëve dhe zyrtarëve të St. George që festonin promovimin e tyre përkrah gjyqtarit.

Smit u pa duke qeshur dhe kënduar me fituesit dhe madje duke ngritur trofeun. Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe Shoqata Mbretërore e Futbollit Holandez (KNVB) nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masa.

“Këtë mëngjes e informuam zotin Smit se ai nuk mund të gjykojë më ndeshje. Presim një qëndrim neutral nga një gjyqtar dhe që të dyja skuadrat të trajtohen me respekt. Qëndrimi i tij, natyrisht, nuk ishte tregues i kësaj”, thuhet në një deklaratë të KNVB.

Sa i përket Smit, ai u shpreh i indinjuar nga vendimi i Federatës Holandeze të Futbollit për ta pezulluar atë përgjithmonë, duke pretenduar se ai kishte festuar me klube të tjera në të kaluarën dhe se KNVB e kishte marrë vendimin e saj pa kryer një hetim. Ai këmbënguli se vendimi për ta pezulluar ishte i tepruar.

“Unë nuk po bëja festë me lojtarët! Këndova vetëm një këngë dhe ngrita një herë trofeun, kaq. Mendoj se nuk është shumë”, ka thënë Jan Smit për pezullimin e tij. /Telegrafi/

The post Gjyqtari më ‘hileqar’ në futboll përjashtohet përjetësisht: Ai e ndihmoi një ekip të fitojë dhe pastaj festoi me ta appeared first on Albeu.com.

Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 13413 datë 13.01.2022.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 46 datë 28.10.2022 ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022, si më poshtë:

1.     Z. Genti Ibrahimi                            88.38 pikë

2.     Znj. Arta Vorpsi                           88.22 pikë

3.     Znj. Arta Marku                            82.66 pikë

Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877, datë 7.12.2022, ka vendosur që:

Z. Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

The post Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Komisioni i Rithemelimit, 6 arsyet pse nuk duhej pranuar ankimimi i Alibeajt
Komisioni i Rithemelimit, ka listuar 6 arsyet se përse duhej të pranohej ankimimi i Enkelejd Alibeajt ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri.

Sipas këtij komisioni thuhet ndër të tjera se ankimimi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në mënyrë rigoroze në ligj, si dhe se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë emër për të përfaqësuar Partine Demokratike sepse nuk mban zyrtarisht asnjë funksion në Parti.

Reagimi:

6 ARSYE PËRSE NUK DUHEJ PRANUAR ANKIMI “ALIBEAJ” NDAJ VENDIMIT NR.3 DT. 25.03.2021

Ankimi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në mënyrë rigoroze në ligj. Konkretisht personi që ka paraqitur ankimin nuk është palë në proces në kuptim të ligjit (422/a KPrC) dhe as nuk është përfaqësues legjitim i ndonjë pale në procesin e shqyrtimit të kërkesës.Kontrolli mbi legjitmimin që bën Gjykata në këtë rast nuk është substancial por vetëm formal/procedurial, pra verifikon nëse ankohet një palë që formalisht ka qenë në proces apo jo. (vendime te Gjykatës së Lartë )

Po i njëjti standart është mbajtur edhe nga ana e gjyqtares Blerina Muça, kur në vendimin për caktimin e seancës gjyqësore lidhur me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë për të regjistruar Statutin dhe vendimarrjet e Kuvendit Kombëtar të Korrikut 2021, i është referuar kërkesës së paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit me objekt “pushimin e gjykimit” duke mos e marrë në shqyrtim atë dhe duke mos e referuar në vendimin përfundimtar pikërisht si rrjedhojë e mungesës së cilësisë proceduriale. Për këtë arsye, e njëjta gjykatëa është e detyruar të mbajë të njëjtin standart, në të njëtin rast konkret duke mos e legjitimuar z.Alibeaj në paraqitjen e ankimit.

Gjykata e Tiranës e ka të konsoliduar praktikën për mospranimet e ankimeve nga palë të cilat nuk legjitimohen

Ky standart është tashmë i vendosur nga Gjykata e Tiranës dhe përmendim këtu Vendimin Nr.1041 Regj.Themeltar dt.15/10/2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhënë nga Gjyqtar Ervin Pollozhani i cili ndër të tjera shprehet :

“pra nuk ka një vendim të posaçëm nga kjo gjykatë për pranimin ose jo të kërkesave të futjes ose jo të tyre si palë ndërgjyqëse në këtë proces, në mënyrë që më pas, sipas përcaktimeve proceduriale mbi të drejtën e ankmit të parashikuara nga Neni 194/2, të K.Pr.Civile të mund të ushtrohej e drejta e ankimit..”

Çështja e legjitimimit të palës që ankohet (Alibeajt) lidhur me qënien pjesëmarrës më cfarëdo cilësie proceduriale në procesin qe ka konkluduar me vendimin nr. 3 dt. 25.03.2021 është zgjidhur me vendimin Nr.191 Regj.Temeltar dt. 04.02.2022 të gjyqtar Arben Kostandini, i cili rrëzon kërkesën e po kësaj pale për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi këta të fundit nuk janë palë në proces dhe për pasojë nuk legjitimohen. Ky vendim përjashtimi nuk është ankimuar, për rrjedhojë është i formës së prerë dhe vetë ankuesi e ka pranuar duke mos e ankimuar. (Vendimi bashkëlidhur)

Nënshkruesi i ankimit, Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të përfaqësuar Partine Demokratike sepse nuk mban zyrtarisht asnjë funksion në Parti.

Nuk është Kryetar i Komanduar- Duhet të kishte një vendim të Këshillit Kombëtar të PDSH që ta komandonte si të tillë dhe nuk ka, pasi Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kurrë për këtë qëllim.(neni 46 i statutit PDSH)

Nuk është nënkryetar Partie- vetë në ankim ngre pretendimin se vendimi i gjyqtare Blerina Muça, për regjistrimin e Kuvendit të 17 korrikut 2021, i cili zgjodhi Këshillin Kombëtar që zgjodhi Alibejan nënkryetar, nuk ka marrë formë të prerë dhe nuk ka prodhuar ende asnjë pasojë juridike. (neni 46 i statutit PDSH)

Autorizimi Lulzim Bashës i datës 21.09.2021, me anë të së cilit i jep tagra përfaqësimi Enkelejd Alibeajt, në momentin e paraqitjes së ankimit e ka humbur fuqinë e tij ligjore, pasi në atë moment Lulzim Basha, që prej datës 21.03.2022 kur dha dorëheqjen, nuk është më kryetar i PDSH./albeu.com

The post Komisioni i Rithemelimit, 6 arsyet pse nuk duhej pranuar ankimimi i Alibeajt appeared first on Albeu.com.

Gjyqtari u tërhoq nga gjykimi i statutit të Berishës, gjykata kthen i mbrapsht kërkesën
Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e gjyqtarit Agron Zhukri për t’u tërhequr kryesimi i trupës për të gjykuar ndryshimet e bëra në statusin e Partisë Demokratike, dhe të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish lideri i demokratëve Sali Berisha.

Në këto kushte, është vendosur që çështja të gjykohet nga Zhukri.

“Ju informoj lidhur me kerkesen e depozituar ne gjykate nga ana e Partise Demokratike me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar” ju bej me dije se pas hedhjes së shortit, gjyqtar i ceshtjes eshte caktuar gjyqtar Agron Zhukri.

Ky i fundit, pasi ka administruar dosjen gjyqësore ka paraqitur para Zv/Kryetarit të Gjykatës kerkesen per heqje dore nga gjykimi. Bazuar në nenet 72 dhe 73 te K.Pr. Civile, është vendosur “Mospranim i kerkeses”, nga ana e ZV/Kryetarit te Gjykates. Ne keto kushte ceshtja eshte në gjykim tek gjyqtar Agron Zhukri, ne pritje per tju nenshtruar proçedurave te shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statutore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, me qëllim për të legalizuar çdo ndryshim të miratuar në Kuvend.

The post Gjyqtari u tërhoq nga gjykimi i statutit të Berishës, gjykata kthen i mbrapsht kërkesën appeared first on Albeu.com.

Rrahu arbitrin, futbollisti brazilian akuzohet për tentativë vrasjeje (VIDEO)
Futbollisti brazilian William Ribeiro humbi toruan në një ndeshje të kategorisë së dytë braziliane mes Guaranit dhe Sao Paolos, pasi rrahu arbitrin, duke e goditur me shqelm në kokë dhe duke i rrezikuar jetën.

Arbitri u dërgua menjëherë në spital, ndonëse pa ndjenja, por pas disa orësh atje, është rikthyer në gjendje të qëndrueshme dhe nuk duket se ka pasoja të rënda, megjithatë nuk mund të thuhet më e njëjta gjë për futbollistin.

Kjo pasi William Ribeiro është arrestuar dhe tani do të akuzohet për tentativë vrasjeje, pasi e qëlloi arbitrin me shqelm në kokë,edhe kur e kishte shtrirë më parë, ndërsa klubi i tij, i prishi menjëherë kontratën dhe u distancua nga dhuna.

The post Rrahu arbitrin, futbollisti brazilian akuzohet për tentativë vrasjeje (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Çuçi e akuzoi për lirimin e Edison Begajt, shkarkohet nga detyra gjyqtari i Vlorës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Vlorës, Albert Spiro, pas probleme që i janë gjetur në lidhje me pasurinë e tij.

Gjatë seancës dëgjimore e cila u mbajt disa ditë më parë, Spiros iu kërkua llogari dhe në lidhje me disa pika për profesionalizmin e tij, që lidheshin me disa çështje që kishte ndjekur.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

Problemet e apartametit të shitur

Relatorja Çiftja vuri në dukje gjatë relatimit se KPK e cilësonte problem faktin që kontratat e lidhura për shtëpinë në Gjirokastër ishin me çmime të ndryshme. Relatorja tha se çmimi në kontratën e kaparit, që në fakt justifikonte blerjen e një apartamenti me një çmim të ngjashëm në Vlorë në të njëjtën kohë, ishte ulur me gati 2 milionë në kontratën e shit-blerjes.

Relatorja po ashtu ngriti dyshime edhe mbi mënyrën se si ishte përfituar apartamenti në Gjirokastër në vitin 1998 dhe burimet e ligjshme për ndërtimin e tij në shumën 26 mijë dollarë.

Duke iu referuar si çmim atij në kontratën e shitjes, Çiftja vuri në dukje se kjo e nxirrte gjyqtarin me diferencë negative prej gati 1.9 milionë lekësh në blerjen e një apartamenti në Vlorë për 6.5 milionë lekë në vitin 2008.

Gjyqtari pranoi ekzistencën e dy kontratave, por mohoi se ato ishin përdorur për të shmangur tatimet. Ai tha se në kontratën e shitjes ishte përdorur çmimi i referencës, sipas këshillës së noteres, ndërsa vuri në dukje se apartamenti ishte shitur me mobiljet që nuk mund të tatoheshin. Ai tha se kishte paguar detyrimet dhe bazuar në ligjin dhe normat e kohës i rezultonte se kishte paguar tatime sikur apartamenti të ishte shitur në shumën 5.7 milionë lekë. Sipas tij, pjesa që nuk mbulohej ishte minimale dhe se KPK duhej të mbante në konsideratë se në çmim përfshiheshin edhe mobiljet, shitja e të cilave nuk tatohej.

I pyetur për dyshimet e ngritura nga KPK mbi mospagimin në kohë të kësteve dhe mosdeklarimin e disa transaksioneve, Spiro tha se mungesa e korrektesës në këtë rast kishte qenë e dykahshme. “Edhe ne, edhe kompania nuk kemi qenë korrektë”, tha ai.

Ai këmbënguli se kishte pasur shumën 26 mijë dollarë të fituara në Greqi si emigrant me vizë turistike. Ai vuri në dukje se nuk kishte pasur dokumente pune dhe në atë kohë nuk kishte pasur as interes për të bërë të tilla në Greqi. Ai tha se dëshmitë e transfertave dhe vendosjes së parave në banka ishin humbur dhe se ishte në pamundësi objektive.

Huaja 50 mijë euro

Nga relatimi doli se veç apartamentit në Vlorë, Spiro kishte blerë një apartament në Tiranë, që siç tha ai, ishte përdorur nga fëmijët gjatë kohës së studimeve. Çiftja tha se si burim për apartamentin e blerë në kryeqytet ishte një hua nga një i afërm, kumbara e vajzës, në shumën 50 mijë euro.

KPK vuri në dukje se nga hetimi rezultonte që huadhënësi kishte pasur të ardhura të mjaftueshme, por se në momentin e dhënies së huasë në llogaritë bankare të huadhënësit nuk kishte asnjë gjurmë transaksioni dhe arka e kompanisë së tij mbante vetëm sasi të vogla cash. Po ashtu sipas KPK-së nuk kishte gjurmë dokumentare të dhënies së huasë dhe as të kthimit të saj. Hetimi administrativ po ashtu tha se huadhënësi kishte bërë investime në të njëjtën kohë në vlera të mëdha, që ngrinin dyshime për mundësitë e dhënies së huasë në atë moment.

Spiro këmbënguli në fjalën e tij se burimi i huasë ishte i ligjshëm, duke referuar të ardhurat e huadhënësit. Por në pyetje, trupa i bëri me dije se në rastin konkret vihej në dyshim mjaftueshmëria dhe lëvizja e parave në atë kohë kur ishte dhënë huaja dhe jo burimi i tyre.

Gjyqtari këmbënguli në marrëdhënien e posaçme dhe citoi nevojën që kishte pasur në atë kohë. Ai tha se huadhënësi mund të kishte përdorur burime të tjera, por ai nuk qe në gjendje të thoshte cilat ishin ato. Ai tha se shtëpia në Tiranë kishte qenë në kushte minimaliste dhe këmbënguli se mobilimi i saj, që e nxirrte me minus financiar në disa vite ishte i shpërndarë ndryshe nga sa ishte llogaritur në KPK.

Spiro kërkoi nga KPK me këmbëngulje të rishiheshin shpenzimet jetike, duke iu referuar faktit se ishte në një rajon të ndryshëm nga Tirana dhe se atje shpenzimet ishin më të vogla. Ironisë së Çiftjes se në fakt shpenzimet që llogariteshin ishin minimumi i mbijetesës, Spiro iu përgjigj se kërkonte që të përdorej minimumi për zonën e Vlorës dhe jo atë të Tiranës.

Dhënia e 10,500 eurove për një makinë, që më pas ishte deklaruar e blerë në shumën 4500 euro bashkë me shpenzime udhëtimi nga Gjermania, u cilësua po ashtu e dyshimtë nga KPK. Komisioni tha se deklarimet e subjektit se makina kishte pasur defekte bënin të dyshimtë udhëtimin e saj nga Gjermania në Shqipëri.

Spiro këmbënguli se kjo ishte ajo që kishte ndodhur.

Disa pyetje mbi profesionalizmin, të cilat KPK i relatoi vetëm përciptazi po ashtu morën përgjigje të shkurtra nga Spiro, që këmbënguli se kishte zbatuar ligjin siç duhej. Po ashtu ai tha se nuk gjykonte që kishte qenë në kushte të konfliktit të interesit në marrëdhëniet me një avokat, edhe pse pranoi se qëndrimi ndaj këtyre situatave kishte ndryshuar dhe si drejtues i Gjykatës së Vlorës së fundmi, ai i pranonte kërkesat për dorëheqje për të mos komplikuar situatën.

Ai tha se vite më herët këto kërkesa rrëzoheshin. Ndërkohë, i pyetur nga trupa ai tha se kishte përfunduar studimet me korrespondencë. Gjyqtari u vlerësua pozitivisht në kriterin e figurës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

The post Çuçi e akuzoi për lirimin e Edison Begajt, shkarkohet nga detyra gjyqtari i Vlorës appeared first on Albeu.com.

Drejtoi dy finale të mëdha, ndahet nga jeta legjenda e gjykimit
Bota e arbitrimit sot ka humbur një nga figurat legjendare të saj. Ish-gjyqtari ndërkombëtar hungarez, Sandor Puhl, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, me konfirmimin që ka ardhur nga Federata Hungareze e Futbollit.

Puhl ka qenë një nga figurat më të njohura të arbitrimit ndërkombëtar në vitet ’90, duke drejtuar disa nga sfidat më në zë dhe dy finale historike në evenimentet më të mëdha. Në vitin 1994, ai ishte përgjegjës për të mbajtur drejtësinë në finalen e Botërorit në SHBA, mes Brazilit dhe Italisë që u zgjidh me ato penallti dramatike që nuk do të harrohen kurrë pas 120 minutave pa gola.

Dy vite më vonë, ai drejtoi një tjetër ndeshje epike, gjysmëfinalen e Kampionatit Europian në Londër mes Gjermanisë dhe Anglisë që u mbyll po përsëri me penallti.

Ndërsa një tjetër ndeshje që do të kujtohet është edhe finalja e Ligës së Kampioneve në vitin 1997, mes Juventusit dhe Borusia Dortmund, e fituar nga kjo e fundit me shifrat 3-1, duke dhuruar një nga surprizat më të mëdha të futbollit evropian në ato vite

The post Drejtoi dy finale të mëdha, ndahet nga jeta legjenda e gjykimit appeared first on Albeu.com.

Një shkarkohet e tjetri konfirmohet në detyrë, kush është gjyqtari i “djegur” nga KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin e gjyqtarit të shkallës së parë të Gjykatës së Elbasanit Ramazan Avdiu, ndërsa ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës Albert Murçaj.

Albert Murçaj i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të mërkurën më 5 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan gjetjet e hetimit administrativ për të tri kriteret e rivlerësimit, në të cilat nuk u gjetën shkelje, apo mungesë të ardhurash.

Murçaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Prokurorinë e Durrësit, u emërua në Prokurorinë e Tropojës. Ai ka punuar gjithashtu si drejtues i Prokurorisë së Pukës, zv.drejtues dhe drejtues i Prokurorisë së Shkodrës dhe është i emëruar në Prokurorinë e Tiranës.

The post Një shkarkohet e tjetri konfirmohet në detyrë, kush është gjyqtari i “djegur” nga KPK appeared first on Albeu.com.

Pandemia i merr jetën gjyqtarit të njohur, miku i tij: E pabesueshme
Gjyqtari i njohur Durim Kadiu ka humbur betejën me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Kastriot Dervishi i cili shkruan se nuk mund ta besojë vdekjen e mikut të tij, teksa shpreh ngushëllimet për familjarët.

Postimi i Kastriot Dervishit:

Për njeriun e mirë Durim Kadiu

E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën. Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor. Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar. Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim!

The post Pandemia i merr jetën gjyqtarit të njohur, miku i tij: E pabesueshme appeared first on Albeu.com.