gabiel escobar Archives - Albeu.com

Lajçak e pret Escobarin në Bruksel: Patëm një diskutim të thelluar mbi dialogun Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka pritur në Bruksel të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajçak tha se me Escobarin kanë pasur një diskutim të thelluar mbi dialogun.

Glad to welcome my colleague and good friend ?? DAS Escobar to Brussels. Together with our teams, we spent yesterday in an in-depth discussion on the Dialogue, state-of-play and way forward, as well as other Western Balkan regional issues. Grateful for an exceptional cooperation. pic.twitter.com/q8DgthhGpz

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 23, 2023

“I lumtur që mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë, Gabriel Escobar në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, gjendjen dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në rrjetin social X, ish-Twitter.

“Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, shtoi Lajçak.

The post Lajçak e pret Escobarin në Bruksel: Patëm një diskutim të thelluar mbi dialogun Kosovë – Serbi appeared first on Albeu.com.

Shaip Kamberi letër emisarit amerikan Escobar, ka një kërkesë urgjente për të
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë ditës së sotme, i ka dërguar një letër të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Eskcbar.

Kamberi përmes letrës së dërguar, ka kërkuar nga Escobar përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës në takimet e radhës të dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, deputeti shqiptar ka njoftuar se një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Në fazën kur ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, duke se dialogut të Kosovës me Serbinë, po i japin një dinamikë të re, në pritje që edhe Lugina e Preshevës të përfshihet, në dialogun të cilin e quan si mundësi e fundit pë të zgjidhur çështjen e shqiptarëve, sot, përmes kësaj letre, iu drejtova të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimorë, z. Gabriel Escobar.

Një letër me përmbajtje të njëjtë, do t’ia përcjell dhe Josep Borell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Kërkesa për përfshirjen e përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës në takimet e radhës të dialogut për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Letra e plotë

I nderuar zoti Gabriel Escobar,

Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’ju falënderuar për përpjekjet e ripërtërira në rolin tuaj si i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

Në vazhdim të takimit tonë të 15 tetorit 2022 në Uashington DC, po shkruaj për të ripërsëritur qëndrimin e përfaqësuesve të zgjedhur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u përfshirë në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse situatën e komunitetit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Ju lutem më lejoni shkurtimisht të paraqes gjendjen e komunitetit shqiptar në Preshevë, e cila mbetet e vështirë përkundër zotimeve të Qeverisë së Serbisë për të punuar drejt një të ardhmeje të begatë dhe garancive të ofruara për komunitetin shqiptar nga bashkësia ndërkombëtare pas konfliktit të armatosur të 2001.

Kur u nënshkrua marrëveshja e paqes, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u bënë të besonin se dialogu dhe reformat e vërteta politike do të përmirësonin ndjeshëm gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve dhe do të angazhoheshin në negociata me autoritetet e Beogradit në mirëbesim.

Vonesat e përsëritura në përmbushjen e këtyre zotimeve çuan në dy marrëveshje shtesë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (2009 dhe 2013), të cilat, për fat të keq, mbeten kryesisht të pazbatuara nga autoritetet e Beogradit.

Ndërsa e shkruaj këtë letër 22 vjet pas konfliktit, komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës mbetet minoriteti më i diskriminuar në Republikën e Serbisë. Nuk është marrë asnjë masë për t’i dhënë fund diskriminimit ekonomik ndaj shqiptarëve, për të adresuar përfaqësimin shumë të ulët të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet e kontrolluara nga qeveria dhe për të zvogëluar praninë e forcave ushtarake në rajon.

Që nga viti 2008, qëndrimi armiqësor i Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës ndikoi negativisht tek shqiptarët në Preshevë pasi Serbia refuzon të njohë diplomat universitare nga universitetet e Kosovës duke skualifikuar kështu 15 breza shqiptarësh me diploma të Kosovës nga punësimi në institucionet shtetërore.

Shqiptarëve në Luginën e Preshevës aktualisht u mohohet e drejta e përdorimit të simboleve dhe flamurit kombëtar, element kyç i identitetit kombëtar shqiptar. Militarizimi përdoret vazhdimisht si një strategji frikësuese ndaj komunitetit vendas shqiptarë.

Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, autoritetet serbe po bëjnë të ashtuquajturin pasivizim të adresave të banimit që u përkasin shqiptarëve, praktikë të cilën Komiteti i Helsinkit i Serbisë e ka quajtur si “një formë e spastrimit etnik përmes mjete administrative.” Krahas këtyre ankesave të kahmotshme, po normalizohet edhe albanofobia në rritje e shprehur përmes deklaratave nxitëse dhe fyese ndaj shqiptarëve, të bëra nga zyrtarët më të lartë shtetërorë të koalicionit qeverisës në Serbi, në diskursin politik dhe mediatik.

Efektet e kombinuara të shtypjes së identitetit kombëtar, diskriminimit, keqtrajtimit dhe frikësimit po i detyrojnë të rinjtë të largohen nga Lugina e Preshevës në kërkim të mundësive më të mira në vendet anëtare të BE-së.

Meqenëse diskriminimi politik dhe institucional i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është shpesh pasojë e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne besojmë se përfshirja e komunitetit shqiptar në Preshevë në dialog do t’i ndihmojë ndërmjetësuesve të BE-së dhe SHBA-së që të punojnë në mënyrë simetrike dhe të balancuar, aranzhimet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicave për komunitetin shqiptar në Serbi dhe komunitetin serb në Kosovë në përputhje me vlerat evropiane dhe aktet ndërkombëtare.

Simetria e trajtimit të pakicave kombëtare përkatëse duhet të jetë një element thelbësor i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, në mënyrë që Serbia dhe Kosova të mund të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane. Kjo do të parandalojë që Lugina e Preshevës të kthehet në një konflikt tjetër dhe të largojë burimin e vazhdueshëm të destabilitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me implikim më të gjerë në Ballkanin Perëndimor.

Në dritën e përpjekjeve të ripërtërira të ndërmjetësuesve të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe angazhimit të shtuar të SHBA-së, në cilësinë time si përfaqësues i zgjedhur i shqiptarëve të Luginës së Preshevës (deputet i Kuvendit të Serbisë), Ju bëj thirrje që në takimet e radhës të dialogut të udhëhequr nga BE-ja të përfshini situatën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si një element thelbësor për arritjen e paqes afatgjatë dhe të qëndrueshme ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Për t’ju informuar më hollësisht për gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, ju bëj ftesën time juve dhe homologëve tuaj evropianë që të bëni një vizitë në komunat shqiptare në Serbi për t’u takuar me përfaqësuesit shqiptarë dhe liderët e komunitetit për të diskutuar shqetësimet e tyre.

Ne mbetemi të gatshëm të punojmë me ju dhe kolegët tuaj në organizimin e një vizite të frytshme eksploruese në Luginën e Preshevës para raundit të ardhshëm të takimeve të dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Në fund, dëshiroj të ritheksoj se përfaqësuesit e zgjedhur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbeten plotësisht të përkushtuar për të mbështetur përpjekjet tuaja për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në respektin dhe reciprocitetin reciprok.

Sinqerisht,

Shaip Kamberi – deputet

/ina/

The post Shaip Kamberi letër emisarit amerikan Escobar, ka një kërkesë urgjente për të appeared first on Albeu.com.

Rreziku për destabilizim, Kurti i kërkon Escobarit kthimin e vëmendjes në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryediplomaten Donika Gërvalla janë takuar me të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi.

Në këtë takim, Kurti foli për rrezikun që mund të sjellë agresioni rus në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë kontekst ka thënë se ka nevojë për kthim të vëmendjes për sigurinë në rajon.

“U bisedua mbi sukseset e Republikës së Kosovës në ekonomi, me ngritjen e paprecedentë ekonomike dhe në drejtësi, me luftimin e korrupsionit dhe grupeve kriminale. Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë. U diskutua për ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryeministri potencoi nevojën për kthimin e vëmendjes për sigurinë në rajon dhe investimeve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Gjithashtu, kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, si dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

Ai theksoi renditjen e Kosovës përkrah botës demokratike në sanksionimin e Rusisë, si edhe për gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të pranuar 5000 refugjatë nga Ukraina.

Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkim Evropian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Escobar konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, sovranitetin e integritetin e saj territorial dhe synimet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.​

The post Rreziku për destabilizim, Kurti i kërkon Escobarit kthimin e vëmendjes në rajon appeared first on Albeu.com.

Escobar paralajmëron sanksione të tjera në Ballkan, shteti që nuk përjashtohet
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari Special për Rajonin Gabriel Escobar, ka folur për Zërin e Amerikës në Serbi, në lidhje me sanksionet e SHBA ndaj vendeve të Ballkanit.

Escobar është shprehur se sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për stabilizimin e Ballkanit dhe sipas tij do të ketë dhe të tjera, dhe nuk përjashtohet as Kosova.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Një nga mjetet e përdorura nga administrata amerikane gjatë vitit të kaluar në luftën kundër korrupsionit janë sanksionet – kundër Milorad Dodik, një anëtar i presidencës së BiH-së dhe dy zyrtarë të tjerë boshnjakë, pastaj kundër Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviç në Kosovë . A do të ketë më shumë zyrtarë, politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre nga rajoni në listën e të sanksionuarve?

Escobar: Nuk dua që njerëzit të mendojnë se Shtetet e Bashkuara po angazhohen në rajon kryesisht përmes sanksioneve. Ne kemi shumë mundësi për të çuar përpara agjendën e partnerëve tanë, për të çuar përpara agjendën e njerëzve që përfaqësojnë me të vërtetë aspiratat e popujve të tyre. Unë do të thoja se është kryesisht aspirata e këtyre njerëzve që të jetojnë në vende që janë pa korrupsion dhe që i afrohen Evropës. Kjo është ajo që njerëzit në rajon dëshirojnë në një masë të madhe.

Sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit të SHBA-së në rajon.

Megjithatë, kjo administratë është shumë e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe një nga mjetet në këtë luftë janë këto sanksione. Dhe mund të them PO, do të ketë më shumë, por ky nuk do të jetë mjeti kryesor i angazhimit tonë. Për më tepër, më duhet të sqaroj gjithashtu se këto sanksione nuk janë në shënjestër të vendeve. Ato nuk synojnë popuj të veçantë. Ata synojnë individë që janë thellësisht të përfshirë në korrupsion.

Zëri i Amerikës: Dhe kur thoni se do të ketë më shumë, a vlen kjo për Serbinë, Malin e Zi, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor?

Escobar: Po, ne po flasim për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por do të thosha gjithashtu se kjo administratë është e angazhuar të përdorë mjete të tjera, përfshirë Ligjin Magnetik global kundër njerëzve në mbarë botën që janë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe korrupsion.

Zëri i Amerikës: Sa efektive mund të jetë një politikë sanksionesh? Dodik vazhdon t’i sfidojë ato, ndërsa aleati i tij në rajon, presidenti serb Aleksandar Vuçiq , thotë se Serbia nuk do t’i zbatojë ato. Atëherë, sa efektive mund të jenë ato në arritjen e asaj që duan Shtetet e Bashkuara?

Escobar: Do të thosha se ata ishin një mjet i rëndësishëm në stabilizimin e rajonit dhe mund t’ju them se kanë një efekt.

Zëri i Amerikës: Dhe çfarë efekti, le të themi në rastin e Dodikut?

Escobar: Nuk mund dhe nuk dua të komentoj detajet. Dhe nuk mund të flas për detajet e angazhimit tonë diplomatik me njerëz të ndryshëm në rajon. Mund t’ju them se sanksionet i pengojnë njerëzit të transferojnë para. Ato parandalojnë dhe çojnë në mbylljen e kompanive offshore përmes të cilave transferohen paratë, veçanërisht fondet publike, përmes proceseve jotransparente që përfitojnë shumë pak njerëz. Pra, këto sanksione realisht i referohen korrupsionit dhe kështu duhet parë. Qëllimi ynë është të ndalojmë financimin e individëve dhe subjekteve të korruptuar./albeu.com

The post Escobar paralajmëron sanksione të tjera në Ballkan, shteti që nuk përjashtohet appeared first on Albeu.com.