fushata elektorale Archives - Albeu.com

BIRN: Banorët e prekur nga tërmeti, i varin shpresat te fushata elektorale
Për shumë familje të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në qarkun e Durrësit, fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit, është një moment shprese që premtimet e dhëna për vite me radhë të bëhen më në fund realitet.

“Po na sorrollasin, nuk na japin një datë. Shpresa na ka mbetur”, thotë Hava Lleshi në Thumanë, e cila bashkë me familjen e saj mezi pret të marrë në dorëzim fondin e rindërtimit dhe të ndërtojë shtëpinë e vet. Bashkë me dy fëmijët e mitur, ajo jeton mes kontenierit dhe shtëpisë së pabanueshme, ku në ditë-netët e ftohta të dimrit dhe në këtë situatë të ngarkuar virale, mund të ndezë sobën e druve dhe të ngrohen.

Më shumë se pesë vjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit në qarkun e Durrësit mbetet një çështje problematike, duke theksuar mosplotësimin e premtimeve të bëra për rikthimin e familjeve në shtëpitë e tyre. Pavarësisht përpjekjeve dhe fondeve të alokuara, bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë tregojnë ritme dhe rezultate të ndryshme në këtë proces.

Edhe pse autoritetet premtuan përfundimin e procesit në vitin 2022, dy vjet më vonë, qindra familje presin ende të futen në shtëpitë e reja. Për opozitën, paratë e hedhura në këtë proces janë keqpërdorur për fushata elektorale dhe ata presin që e njëjta gjë të ndodhë edhe këtë vit.

“Janë përdorur dhe në zgjedhjet 2021, 2023, duke dhënë dhe dëmshpërblimet për familjet në pallatet e përcaktuara fillimisht DS3 e që më pas kaluan në DS4 për prishje ose riforcim”, thotë këshilltari bashkiak i opozitës në Durrës, Joni Myshketa.

Ai fajëson mungesën e transparencës për përdorimin e fondit prej 1.2 miliardë që u mor në formë grantesh e kredish të buta, ndërsa superministria që u krijua për këtë qëllim përfundoi me ministër në arrati.

“U krijua edhe një superministri e rindërtimit, e drejtuar nga një ministër që sot është në arrati dhe denoncon ish-qeverinë e tij. Ndërkohë, çështja e të prekurve nga tërmeti mbetet ende e pazgjidhur”, tha Mushketa.

Prej vitesh në konteinerë dhe rrënoja

Kontenierët si zgjidhje e përkohshme e deklaruar zyrtarisht nga qeveria vazhdojnë të mbeten ende si streha më e sigurt për shumë familje në qarkun e Durrësit, të cilat tremben se pas çdo lëkundjeje sado të lehtë tërmeti që ndjehet në zonë, banesat e dëmtuara që prej 2019 mund të shemben plotësisht.

Në këtë situatë është edhe Hava Lleshi. Kontenieri ku ajo jeton me familjen është i sigurt, por i akullt dhe me një sipërfaqe të pamjaftueshme për familjen e saj prej 6 anëtarësh. Ajo thotë se shpresat i ka varur këtë vit. Madje në janar, pranë njësisë administrative Thumanë ka dalë lista me emrat e përfituesve dhe fondet që ata marrin për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara.

Lëvrimi i fondit u është thënë se do të bëhet në shkurt, pasi të vlerësohet toka ku do të bëhet shtëpia. Por edhe shkurtit po i vjen fundi dhe tashmë nuk u jepet asnjë afat, ndaj afrimi i zgjedhjeve shihet si mundësi e re nga shumë banorë.

“Na thanë se do të presin përgjigje për analizat sizmike të tokës dhe pastaj do të na japin fondin. Nuk e di nëse do të dalë ai fond për të rindërtuar shtëpinë, por u lumturova kur doli lista pas kaq vitesh. Isha në fillim të shtatzënisë kur ra tërmeti. Tani djali i ka mbushur 4-vjeç dhe ende jemi të pasistemuar dhe të pasigurt. Mezi pres të rindërtohet shtëpia e të fus fëmijët në të”, thotë Lleshi.

Edhe Shpresa Guçe në zonën e plazhit në Durrës qëndron me shpresën se halli i saj do të marrë zgjidhje. Shirat e fundit që shkaktuan përmbytje masive në Durrës e prekën dhe atë. Uji depërtoi në kontenierin që ndodhet nën hijen e shtëpisë së dëmtuar pa kthim nga tërmeti.

“Çfarë ka rënë jashtë, ka hyrë brenda. Jam duke u mbytur në shtëpi, nuk po rri dot në kontenier,” tha ajo. “Nuk e di ç’po bëhet nga ky shtet. Po bëhen 6 vjet dhe ngela jashtë rrugëve që po jetoj si qen bashkë me mbesat. Pas shiut të fundit i kam çuar te vajza. Deri kur kështu?!”, thotë ajo.

Gruaja thotë se kanë marrë premtime në çdo fushatë dhe se i është premtuar shtëpi direkt nga kryebashkiakja, por asgjë nuk ka ndodhur.

Transparencë e pjesshme

Sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë së Durrësit për BIRN, janë përdorur mbi 14.3 miliardë lekë nga totali i 15.6 miliardë lekëve të alokuara për periudhën 2020-2024. Këto fonde janë investuar në rikonstruksione banesash, përmirësimin e infrastrukturës së kullimit dhe sistemimin e zonave urbane.

Bashkia tha gjithashtu se 18 319 aplikues kanë përfituar deri tani. Megjithatë, bashkia nuk deklaron numrin e familjeve që ende nuk kanë përfituar nga programi i rindërtimit, një mungesë transparence që ngre pikëpyetje për ecurinë reale të procesit dhe përfituesit.

Në terren, shumë familje jetojnë ende në kushte të papërshtatshme. Apartamentet e reja, ndonëse të ndërtuara, përballen me mungesa të theksuara infrastrukturore, si mungesa e lidhjes së energjisë elektrike dhe kanalizimeve. Këto vonesa janë justifikuar nga bashkia si “probleme të veçanta”.

“Ju bëjmë me dije se, procesi i rindërtimit nuk ka përfunduar ende dhe arsyet e vonesave janë të ndryshme, në varësi të secilit aplikim”, thuhet në përgjigjen me shkrim që bashkia nisi.

Bashkim Gjika, banor i lagjes nr. 5 dhe i sëmurë kronik, i njohur edhe si njeriu i protestave kundër vonesave në Durrës, ndjehet pa shpresë nga mungesa e informacionit se kur do të zhvendoset në apartamentin e ri.

“Pranuam të zhvendosemi te lagjja e re në Spitallë se na u tha që s’bëhet më pallati aty. U bë shorti, po kaq. As çelësa. Asgjë”, ankohet Gjika.

Në Durrës ka ende pallate që nuk kanë marrë një përgjigje nga Instituti i Ndërtimit se çdo të bëhet me to. Mes tyre, sipas burimeve nga Bashkia, dhe ai i kompanisë “Falke shpk” i Fiqiri Farrukut, pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

“Nuk dimë asgjë. Jetojmë brenda tij me frikën për jetën”, shprehet një banore teksa kërkon ndihmë për të kuptuar ç’po ndodh.

“Kemi mijëra familje prej mëse 3 vitesh pa bonus qiraje qe janë detyruar të rifuten në banesat e tyre të paprekura që prej termetit, duke rrezikuar jetët e tyre”, tha këshilltari Mushketa, i cili e akuzon shumicën qeverisëse për papërgjegjshmëri “në dëm të jetës e jo vetëm në keqpërdorim e keqmenaxhim parash publike”.

Ndërkohë në Shijak, procesi i rindërtimit është menaxhuar kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, duke bërë që bashkia të ketë një rol minimal zbatues dhe kryesisht si njësi përfituese. Sipas të dhënave, janë përfunduar të gjitha projektet, duke ndihmuar 874 banesa private të shembura, 339 apartamente për rikonstruksion dhe 521 apartamente të ndërtuara nga e para. Shijaku është e vetmja bashki në qark që deklaron përfundimin e plotë të procesit të rindërtimit, duke mos lënë asnjë prej familjeve të prekura pa zgjidhje.

Ndryshe nga Shijaku dhe Durrësi, Bashkia Krujë, kur ka kaluar mbi një muaj e gjysmë, nuk ka kthyer ende një përgjigje zyrtare për pyetjet e bëra nga BIRN, pavarësisht se afatet ligjore kanë kaluar. Kjo heshtje tregon mungesën e transparencës përballë një procesi kaq jetik për qytetarët. Ndërkaq në terren, realiteti flet për familje që vazhdojnë të jetojnë në kushte të vështira, duke shpresuar që premtimet e bëra në periudhën pas tërmetit të përmbushen, të paktën para zgjedhjeve. Në të kundërt, i pret edhe një vit tjetër i vështirë./ BIRN

The post BIRN: Banorët e prekur nga tërmeti, i varin shpresat te fushata elektorale appeared first on Albeu.com.

“I jemi larguar demokracisë”, Idrizi: Problemet janë të përditshme, qytetari dëgjohet një herë në katër vjet
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet zhvilloi ditën e sotme një takim elektoral me mbështetësit e saj në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ndalesa këtë të enjte ishte në Tiranë ku bashkë me kështilltarët në listën e bashkisë së kryeqytetit, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi bëri thirrje që poltikës t’i shtohet jo vetëm vendimmarrja e të rinjve, por edhe përgjegjësia për llogaridhënie.

“Kryetarët e bashkive dhe këshilltarët duhet t’u jenë mirënjohës atyre që i votojnë. Edhe atyre që nuk i votojnë, i detyrohen. Ne kemi vendosur të bëjmë një kontratë morale që të na përfaqësojnë denjësisht për atë që përfaqëson PDIU-ja por dhe të jenë në mbështetje të qytetarit. Ne kemi furnizuar edhe partitë e mëdha me këshilltarë, por në fund fare e kemi parë se i përdorin për numra, jo si PDIU. Ky nuk është rasti ynë, për ne ju nuk jeni numra, jeni histori personale e familjare. Prandaj të gjithë ne përbëjmë atë që quhet ADN-ja e PDIU-së.  Sot shohim shumë debate që akoma nuk na tregojnë kush është ai kandidat që ka një vizion për qytetin. Njëri thotë që trafiku është i rënduar, tjetri thotë bëjmë tunel. Ne kemi nevojë për ata që kanë një koncept për qytetin dhe zhvillimin”, u shpreh Idrizi.

Kreu i PDIU-së bëri thirrje edhe për referendumet duke e theksuar se shoqëria shqiptare është larguar nga demokracia direkte.

“Rasti i prishjes së teatrit mund të ishte një rast që mund të zgjdhej me referendum, të pyesim qytetarët e Tiranës a duan ta prishin apo jo?! Problemet janë të përditshme. Ne kemi problem shumë të madh me demokracinë. I jemi larguar demokracisë direkte. Sepse votojmë vetëm një herë në katër vjet, por ndërkohë që problemet janë të përditshme. Dhe kemi nevojë të dëgjojmë zërin e qytetarëve më shpesh se çdo katër vjet”.

Ndërsa sekretarja e përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda vuri theksin në gjuhën e ashpër politike që po përdoret në këtë fushatë elektorale.

“Të flasësh për çështje të mëdha si atdheu, çështja kombëtare, rritja e të rinjve në politkë duken si gjëra shumë larg asaj që ndodh sot në skenën politike. Shikojmë që ka një gjuhë tejet joetike. Debati është i fokusuar në gjëra shumë sipërfaqësore. E megjithatë atë vazhdoj të mendoj, se ne duhet këmbëngulim të ruajmë një standard që e kemi krijuar tashmë. Dhe më shkon mendja vetëm te shprehja e Michel Obama-s që thoshte: Sa më poshtë të shkojnë ata, aq më lart ngjitemi ne!”.

Kryetari i degës së Tiranës për PDIU-në Galip Taho në fjalën e tij shumë i emocionuar i ftoi të gjithë të votojnë numrin 12, për të gjithë ata patriotë që punojnë me misionin “Veç një atdhe”./Albeu.com/

The post “I jemi larguar demokracisë”, Idrizi: Problemet janë të përditshme, qytetari dëgjohet një herë në katër vjet appeared first on Albeu.com.

“Non grata në SHBA”, Vangjush Dako vijon të marrë pjesë në fushatën elektorale të PS-së në Durrës
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duket se do të jetë pjesë aktive e fushatës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në qytetin e Durrësit.

Teksa ditën e djeshme është çelur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit, kandidatja e Partisë Socialiste në bashkinë e Durrësit, Emirjana Sako, duket se ka gjetur mbështetjen nga ish-kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako.

Dako vijon të udhëheqë fushatën e Emirjana Sakos, ku ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së në Durrës.

Pavarësisht se është shpallur “non-grata” nga SHBA dhe akuzave të shumta nga opozita, ai vijon të zhvillojë takime me përfaqësuesit e socialistëve në Durrës.

Edhe disa ditë më parë, Vangjush Dako drejtonte një takim tjetër elektoral në njësinë administrative nr. 6 në Durrës.

Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.

Kryemininistri Rama e justifikoi moskandidimin e Dakos si një zgjedhje personale të ish-kryebashkiakut.

Kujtojmë që përpos Dakos, “non grata” janë shpallur edhe Sali Berisha dhe Tom Doshi, ndërsa SHBA ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Uashingtonit./albeu.com/

The post “Non grata në SHBA”, Vangjush Dako vijon të marrë pjesë në fushatën elektorale të PS-së në Durrës appeared first on Albeu.com.

Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Kush shet votën, ka shitur dinjitetin e tij dhe të familjes!
Ambasadori Yuri Kim ka rishpërndarë mesazhin e Ipeshkve katolikë në lidhje me zgjedhjet e 25 Prill, ku theksohet shqetësues fenomeni i shit blerjes së votës.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se kush shet votën shet dinjetitin e vet dhe të familjes.

“Mesazh i fuqishëm i Ipeshkve Katolikë: “Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe të familjes. Kush e blen votën duke përdorur varfërinë e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon”, shkruan Yuri Kim. /albeu.com/

The post Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Kush shet votën, ka shitur dinjitetin e tij dhe të familjes! appeared first on Albeu.com.

Pa vetulla të zeza e buzë të kuqe! Fushata ndryshon rrënjësisht Najada Çomo (FOTO LAJM)
Politika duket se ka ndryshuar rrënjësisht kandidaten për deputete të Partisë Socialiste Najada Çomo.

Ndryshe nga se jemi mësuar më parë, ku Çomo lyente flokët me ngjyra të ndezura, së fundmi është shfaqur në ekran me flokë të lyera me ngjyrë kafe.

Ajo ishte e ftuar në TvKlan mbrëmjen e sotme, ku është shfaqur ndryshe përpara fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.

Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?

Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…

Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.

Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…

Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.

The post Pa vetulla të zeza e buzë të kuqe! Fushata ndryshon rrënjësisht Najada Çomo (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Pas gishtit të mesit në Shkodër, Rama shthur gojën në Kavajë: Do merrni “Noc Rrokun”!
Kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar fushatën e tij politike, sulmit të opozitës. Ndërkohë që Basha po zhvillon një fushatë bazuar në premtime elektorale, kryeministri Rama ka nisur me akuza e deri në ofendime të rënda.

Ditën e sotme gjatë një takimi në Kavajë, Rama ka sulmuar opozitën, duke u shprehur se pas zgjedhjeve të 25 prillit, kundërshtarët e tij do të marrin “Noc Rrokun”.

“Këta nuk do marrin pushtetin, do marrin Noc Rrokun. Do e marrin nga shqiptarët, nga veriu në jug. Kush i bvën për budallenj, e paguan shumë të kripur faturën. Flasin për program. Ai nuk është program, është menu që kush ta hajë, ta hajë,”-tha Rama.

Sipas Edmond Tupes, në një analizë të publikuar pak kohë më parë, me togfjalëshin “Noc Rroku” kryeministri Edi Rama i referohet organit gjenital mashkullor.

The post Pas gishtit të mesit në Shkodër, Rama shthur gojën në Kavajë: Do merrni “Noc Rrokun”! appeared first on Albeu.com.

Pas Spiropalit, Veliaj i thur elozhe Ramës: I dhembshur, punëtor, i fortë dhe pa i palëkundur!
Kryebashkiaku Erion Veliaj është një ndër njerëzit më të afërt me kryeministrin Rama.

Gjatë një takimi elektoral, Veliaj i ka thurur elozhe kryeministrit Rama duke e quajtur atë : “të fortë, të dhembshur, punëtor dhe i palëkundur.”

Veliaj: Edi Rama është njeri që i dhimbset një njeri i sëmurë. Ishim tek shtëpia e Arjan Salës, Klodian Rashës që humbi jetën aksidentalisht…gjatë atij konfrontimi.

Rama është njeri që e njeh dhimbjen se e ka përjetuar në familjen e vetë. Kur dikush flet që ka humbur nënën dhe babain prej kësaj sëmundjeje e di, sepse ka humbur nënën dhe babain e tij.

Është njeri që e kupton dhimbjen, por nuk e lë dhimbjen ta gjunjëzojë. Duke e njohur Edin sesi ka përballur, e si është ngritur në këmbë nga dhimbjet personale, kanë parë një njeri që mund të ngrejë në këmbë një komb të tërë. Nuk i ka shkaktuar dhimbje askujt. /albeu.com/

The post Pas Spiropalit, Veliaj i thur elozhe Ramës: I dhembshur, punëtor, i fortë dhe pa i palëkundur! appeared first on Albeu.com.

Fushata me turma në kohë pandemie, deklarata e fortë e Bushatit: Nuk do p*rdhja fare!
Nisja e fushatës dhe vazhdimi i saj me turma të mëdha njerëzish nga ana e PD është kritikuar shumë nga ekspertët e shëndetësisë.

Analisti Andi Bushati nuk është përballur në përballje me Alfred Prezën lidhur me fushatën që po zhvillohet në kohë pandemie.

I ftuar në emisionin “Open”, Bushati tha se i kuptonte qytetarët që dilnin në takimet me Bashën, duke mos e kurser as fjalorin.

“Nëse unë do të isha familjar i Ardit Gjoklajt dhe i minatorëve do të isha atje dhe nuk do pirdhja fare për virus,”-tha Bushati në fjalën e tij.

The post Fushata me turma në kohë pandemie, deklarata e fortë e Bushatit: Nuk do p*rdhja fare! appeared first on Albeu.com.

“Luftë” brenda llojit! Basha u “tërheq veshin” demokratëve: Hiqini menjëherë!
Pas kryeministrit Rama, edhe kryedemokrati Basha ka kritika dhe vërejtje për kandidatët e tij në zgjedhjet e 25 Prillit. Në media po qarkullon një mesazh I cili pretendohet se është dhënë nga Basha për kandidatët demokratë.

Basha dhe kryesia e PD u ka kërkuar të zgjedhurve që gjatë fushatës elektorale të përdorur dhe të reklamojnë vetëm numrin 9, atë që u përkon në fletën e votimit dhe jo atë personal.

I gjithë qëllimi është që numrat e ndryshëm që reklamohen në rrjete sociale dhe jo vetëm të mos krijojnë konfuzion tek qytetarët.

MESAZHI I PLOTË:

Te nderuar kandidat/e, Sikurse iu eshte dhene si porosi, kerkohet nga ju qe, Posterat duhet ti publikoni apo printoni sic ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnje ndryshim nga ana juaj. Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot).

Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN.

Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9.

Vendimi i kryesise se PDSH dhe Shtabit Qendror te fushates eshte imazhi i standartizuar. Bashkelidhur po ju ridergoj imazhin e vetem per postera dhe cover foto ne rrjetet tuaja sociale.

Faleminderit per mirkuptimin. /albeu.com/

The post  “Luftë” brenda llojit! Basha u “tërheq veshin” demokratëve: Hiqini menjëherë! appeared first on Albeu.com.

Qytetarja në Fier takon Bashën: Jam një socialiste e zhgënjyer (VIDEO)
Pas anulimit të planit elektoral ditën e djeshme, kryedemokrati Lulzim Basha sot ka vizituar nga afër qytetarët e qytetit të Fierit.

Teksa po takon qytetarët, Bashaiu ka kaërkuar qytetarëve të mbajnë maskat dhe respektojnë distancën.

Ndërkohë në rrugë i ka dalë përpara dhe një vajzë e re, e cila tha se ishte një socialiste e zhgënjyer nga PS dhe kryeministri Edi Rama.

“Jam një ish-socialiste e zhgënjyer. Nga këta manipulatorë. Nga një kryeministër që ka 8 vite dhe thotë kjo ishte gjysma e rrugës sonë. Jam Kamela Troka”, tha gruaja. Sakaq gjatë takimit lideri demokrat i premtoi se do të punojë për të gjithë, edhe për socialistët.

The post Qytetarja në Fier takon Bashën: Jam një socialiste e zhgënjyer (VIDEO) appeared first on Albeu.com.