fatos lubonja Archives - Albeu.com

Gazment Bardhi në protestën e Berishës, Fatos Lubonja ngre hipotezat: Çfarë ndodhi pasi ai u kthye nga Amerika?
Sot për herë të parë, Gazment Bardhi mori pjesë në protestën e Berishës, që fillimisht nisi para Parlamentit dhe më pas u zhvendos te rruga në banesën e ish-kryeministrit.

Por ky aksion dhe ky bashkim i Bardhit me grupin e Berishës ndodhi menjëherë pasi ai u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë, analisti Fatos Lubonja ngriti disa hipoteza, që siç u shpreh ai të gjitha janë për të hapura për t’u diskutuar.

Fatos Lubonja: Këtu tani do ngremë hipoteza sepse nuk mund të themi gjëra që nuk ka prova. Ajo që e ka dalluar Bardhin nga grupi tjetër ka qenë një qasje tjetër ndaj çështjes non grata të Berishës dhe është menduar se bën pjesë në ata që mund të marrë PD, që mund ta duan si opozitë tjetër. Por që duhet të mohojë Berishë. Kështu është perceptuar Bardhi. Tani hipoteza që ngrihet është ca ka ndodhur aty në Amerikë që ky shpejt e shpejt vrapoi tek Berisha, ndërkohë po të vazhdonte me linjën e tij nuk duhet të kishte shkuar tek Berisha. A ka ndodhur gjë vërtetë? A ka marrë ndonjë sinjal që ata ndoshta janë penduar, që kanë shpallur non grata Berishën. Hipoteza janë këto. Apo ndoshta i kanë dhënë ndonjë sinjal që mund të bashkëpunosh, por merre ti.

E dyta që ngremë si hipotezë, pse qenkan kaq të merakosur këta që kjo opozitë e fortë të veprojë me Bardhin në krye, duke përfshirë edhe Berishën se kanë ndonjë hall me Ramën, sepse çështja McGonigal i ka dalë edhe boja cik në Amerike, apo jo? Të gjitha këto janë të hapura  për të komentuar. Unë nuk mund të them është kështu apo ashtu. Duhet të ndjekim ngjarjet se cfarë ndodh prapa. Më shumë se cdo kush duhet ta thotë Bardhi, por kuptohet që këto nuk thuhen nëse ka pasur  biseda.

The post Gazment Bardhi në protestën e Berishës, Fatos Lubonja ngre hipotezat: Çfarë ndodhi pasi ai u kthye nga Amerika? appeared first on Albeu.com.

Deklaratat e Dumanit për dosjet në SPAK, Lubonja: Problem mbetet integriteti i prokurorëve, ka mjaftueshëm prova për “McGonigal”
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e fundit të kryeprokurorit të SPAK Altin Dumani lidhur me hetimet e kësaj strukture.

Lubonja u shpreh se deklaratat e Dumanit ishin evazive dhe se duke i interpretuar ato mund të kuptohet se SPAK ka pavarësi totale me ligj, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve.

Sa i përket komentimit të kryeprokurorit të SPAK për rastin McGonigal, Lubonja tha se ka mjaftueshëm prova që kanë dalë nga gjyqi i ish-agjentit amerikan në SHBA, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme mund të zhvillojë hetimet e veta.

“Ata thonë se me ligj kanë pavarësi totale, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve. Në këtë aspekt ai ka dhënë një përgjigje evazive duke nënkuptuar se aty ka njerëz që nuk janë të pavarur.

Sa i përket Ramës ai tha se nuk ka rëndësi personi, por provat. Për mendimin tim ka shumë prova që kanë dalë nga gjyqi i McGonigal në Amerikë. Që ky duhet pyetur nuk ka nevojë për prova të tjera. Prokuroria kërkon dhe heton për prova, aq më tepër që ka prova në SHBA.

Sot për sot nuk e shoh drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Përgjigjet e tij ishin evazive, padyshim. Nga njëra anë tingëllon pak si propagandë, sikur justifikon punën e strukturës”, u shpreh ai.

The post Deklaratat e Dumanit për dosjet në SPAK, Lubonja: Problem mbetet integriteti i prokurorëve, ka mjaftueshëm prova për “McGonigal” appeared first on Albeu.com.

“Rama e ka marrë pushtetin me një pallat një votë”, Lubonja për aksionin te Prestige Resort: Qeveria kërkon të heqë të vërtetat duke “prerë koka”
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur mbi ndërhyrjen e paprecedentë të IKMT-së në ambientet e Prestige Resort ditën e sotme.

Ai tha se kryeministri Rama kërkon të heqë të vërtetat e qeverisjes së tij “duke prerë koka”, dhe nuk arrin të kuptojë që sado që përpiqet diskreton veten, ndërsa tani ka nxjerrë një teori se është viktimë e oligarkëve.

Lubonja shtoi më tej se rama e ka marrë pushtetin duke dhënë një pallat për votë, ndërsa tani thotë që mediat po mbulojnë realitetin e tij “të bukur” në Shqipëri.

“Rama kërkon që të heqë të vërtetat me dhunë duke prerë koka, dhe nuk e kupton se sado që përpiqet diskreton veten. Tani nxjerr një teori se ky është viktime e oligarkëve, ky që e mori pushtetin me një pallat një votë. Tani thotë që këtë e sulmojnë për interesa dhe mbulojnë realitetin e bukur të këtij. Kur ka qenë para ca kohësh të Çani dhe e pyeti ça janë këta kazanët. I tha ky po këta pronarët, këta i tha ky nuk kanë faj, kanë faj vetëm që i marrin këta analistët”, tha Lubonja./BW

The post “Rama e ka marrë pushtetin me një pallat një votë”, Lubonja për aksionin te Prestige Resort: Qeveria kërkon të heqë të vërtetat duke “prerë koka” appeared first on Albeu.com.

Rama vizitë zyrtare në Holandë, Lubonja nxin median e vendit: Shqipëria është shtet mafioz
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Holandë ku është takuar ditën e sotme me kryeministrin e Holandës, Rutte.

Misioni i kësaj vizite është padyshim bindja për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE si një shtet liberal – demokratik.

Shkrimtari shqiptar Fatos Lubonja, i burgosur për 17 vite në regjimin komunist të Enver Hoxhës, paralajmëron Rutten që të mos besojë te Rama. “Nuk ka fare progres, – thotë ai në këtë intervistë. – Vendi po shkon drejt greminës me shpejtësi. Shqipëria është në kontrollin e mafies dhe Rama e lehtëson këtë”, – sipas Lubonjës.

Lubonja, një nga laureatët e çmimit holandez “Princi Claus” në vitin 2015, e ilustron rënien e vendit të tij nga standardet evropiane me dy shembuj. Për herë të parë ai i referohet një fjalimi të Ramës gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Kryeministri foli nga Shkodra me sipërmarrësit që ankoheshin për mungesën e punëtorëve.

Kjo mungesë është shkaktuar pjesërisht nga fakti se gjysmë milioni shqiptarë (nga gjithsej më pak se 3 milionë banorë) kanë kërkuar strehim jashtë vendit gjatë viteve të fundit. Rama i këshilloi sipërmarrësit të marrin staf nga Bangladeshi. Sipas tij, ata janë punëtorë të zellshëm që nuk dinë asgjë për Shqipërinë dhe nëse bëjnë fjalë shumë, kryeministri i këshilloi punëdhënësit t’i pushojnë e t’i zëvendësojnë me të tjerë.

“A mund ta toleroni një deklaratë të tillë të një kryeministri? – pyet Lubonja. – Ky është përdorimi i njerëzve si mjet për të maksimizuar fitimin. Në një shoqëri të qytetëruar, sipas parimit kantian, një lider politik duhet t’i trajtojë njerëzit dhe mirëqenien e tyre si qëllim. Në sytë e tij, Rama është një promotor vulgar i formës më të hapur të shfrytëzimit kapitalist, një karikaturë e asaj që shohim në një vend mesatar perëndimor.

Partia Socialiste që ai drejton nuk është e denjë për emrin e saj. Kjo u tregua edhe në raste të tjera, kur Rama ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri mbi të gjitha sepse nuk do të shqetësohen nga sindikatat në këtë vend; sepse ato thjesht nuk ekzistojnë”.

Shembulli i dytë që ilustron rënien e Shqipërisë nën regjimin e Ramës, sipas Fatos Lubonjës, ka të bëjë me tregtinë e drogës. Në intervistë, ai citon një raport për krimin e drogës, numrin e personave të arrestuar në Evropë për trafik kokaine. Midis viteve 2018 dhe 2020, ky numër ishte 266 shqiptarë.

Shqipëria kryeson listën e kriminelëve, më lart se Brazili dhe Kolumbia. Si është e mundur që një vend kaq i vogël prodhon kaq shumë krim? Ja përgjigja e Fatos Lubonjës: “Shqipëria është bërë shtet mafioz. Këtë e ka konfirmuar edhe një prokuror Italian, që ka ndjekur penalisht Ndranghetën dhe ka thënë se Shqipëria është bërë Kalabria e viteve 60-të”.

Sipas Lubonjës, pyetja më e rëndësishme në negociatat e anëtarësimit është: kush do të përfitojë nga anëtarësimi i Shqipërisë në BE? Ai pret që duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet vendi i tij, fitimet më të mëdha do t’iu shkojnë njerëzve të gabuar: mafias së plotfuqishme dhe politikanëve të korruptuar që blejnë vota, siç ndodhi në zgjedhjet e fundit: “Kjo mund t’i japë BE-së një avantazh gjeostrategjik, por populli shqiptar është prapa”.

Sipas Lubonjës, zhvillimet politike në Shqipëri janë shembull i asaj që po ndodh gjetkë: “Shikoni Putinin, shikoni Erdoganin, mikun e madh të Ramës. Nuk ka më një ekuilibër fuqie. Në periudhën para se Putini të vinte në pushtet, në Rusi kishte ende njëfarë lufte dhe konkurrence midis grupeve të ndryshme të oligarkëve.

Putini e ka marrë të gjithë pushtetin për vete. E njëjta gjë vlen edhe për Erdoganin në Turqi. Rënia e demokracisë atje i ngjan asaj që ka ndodhur në Shqipëri vitet e fundit. Edi Rama ka eliminuar të gjitha grupet konkurruese. Një demokraci jeton me shanset e ndryshimit të pushtetit.

Politikanët autoritarë si Rama e çaktivizojnë atë mekanizëm dhe e prezantojnë veten drejtpërdrejt para publikut si lideri i vetëm i popullit. Madje prej disa vitesh ai ka edhe televizionin e tij për të tërhequr popullatën. Shembulli është Berlusconi. Shumë propagandë, shumë spektakël”.

Lubonja e sheh të dhimbshëm qëndrimin jokritik që mbajnë shumica e gazetarëve ndaj Shqipërisë: “Ka informacione të mjaftueshme për gjendjen e punëve në Shqipëri, por Rama di ta paketojë mirë audiencën e tij. Ai merr shumë mbështetje nga jashtë, një nga këshilltarët kryesorë të tij është ish-kryeministri britanik Tony Blair.

Është gjithashtu e dhimbshme që në Shqipëri mungon mendimi i pavarur, kursi i tij për vendin. Në të kaluarën, shqiptarët ishin gjithmonë të varur nga kombet e tjera: Turqia, Italia, Jugosllavia e Titos, Bashkimi Sovjetik i Stalinit, Kina e Maos dhe tani Perëndimi. Rama prezantohet para fuqive të mëdha: Unë jam këtu për interesat tuaja”. Një perspektivë e zymtë për një vend që meriton më mirë.

Marrë nga “sargasso.nl”

The post Rama vizitë zyrtare në Holandë, Lubonja nxin median e vendit: Shqipëria është shtet mafioz appeared first on Albeu.com.

Lubonja flet hapur: Sime bije i kam thënë ke kohë të provosh, të takosh burra të ndryshëm e të bësh dashuri para se të martohesh
Analisti Fatos Lubonja është shprehur se e ka porositur vajzën e tij që para se të martohet të bëjë dashuri e të njohë burra të ndryshëm, që më pas të jetë gati të vendosë.

Komentet Lubonja i bëri teksa ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Librazhd, ku nusja u kap “mat” me të dashurin në dhomën e gjumit.

Lubonja ka zbuluar se cili do të ishte reagimi i tij në rast se do të ishte babai i djalit, duke u shprehur se nuk do të guxonte kurrë të hynte në dhomën e nuses pavarësisht gjithçkaje, dhe nëse do të ishte baba i vajzës ka shtuar se do ta merrte menjëherë në mbrojtje.

Lubonja sqaroi se nëse do të ishte ai në vend të babait të vajzës as nuk do të kishte një situatë re tillë pasi as nuk e mendon dot që një vajzë të martohet në një moshë aq të re. Ai ka ndarë me dëgjuesit edhe një detaj nga marrëdhënia e tij me të bijën, të cilës para shumë vitesh i ka thënë se duhet të mendojë të martohet pasi të mbushë 30 vjeç.

“Babai duke respektuar kodin e duke u shtirur, duke pasur parasysh një shoqëri të dukjes, duhet të bëjë këto veprime.

Një gjë është kodi, dhe më tej është raporti natyror, dashuria që duhet të ketë për vajzën. Marrim rastin e Antigonës së Sofokliut, është pikërisht ky rast që varrosi vëllain pavarësisht ligjit, për shkak të ndjenjës që kishte për të. Babai është i tjetërsuar, duhet ta mbronte me çdo kusht vajzën e tij.

Në këtë shoqëri shihet si mall dhe kur e jep me shkuesi pa e pyetur vajzën, nis drama e vajzës dhe shoqërisë tonë. Më shqetëson se nuk dimë cili kod dominon në shoqërinë tonë. Normalisht, nëse do të isha babai i djalit që u tradhtua, nuk mund të hyja kurrë në dhomë, do i thoja djalit është puna jote duhet ta zgjidhësh ti, mund ta kesh ti ose ajo fajin, mund edhe të faleshin.

Po të isha babai vajzës do ta kisha marrë në mbrojtje, nuk do e lejoja kurrë të arrinte puna këtu sepse nuk do kisha menduar kurrë në atë moshë të martohej. Vajzës time i kam thënë shumë vite më parë që 30 vjeç mendo të martohesh, jo më tani. Tani ke kohën të bësh dashuri të provosh, të takosh burra të ndryshëm të cilët mund të të pëlqejnë që më pas të martohesh.

Ky është kodi im por dua ta kuptoj edhe atë tjetrin, ndoshta ai e jeton si dramë atë, vërtetë e ndjen, sepse jemi produkt i kulturës sonë. Nderi është më i rëndësishëm sepse në atë kod, nëse ai do të merrte në mbrojtje vajzën do të quhej i degjeneruar”, është shprehur Lubonja, transmeton emisioni “Open” në Facebook.

The post Lubonja flet hapur: Sime bije i kam thënë ke kohë të provosh, të takosh burra të ndryshëm e të bësh dashuri para se të martohesh appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare nëna e Fatos Lubonjës
Analisti Fatos Lubonja sot ka humbur nënën e tij, Liri Lubonja.

Liri Lubonja është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Liri Lubonja veprimtare e luftës, gazetare dhe historiane kishte shkruar dhe dy libra me kujtimet e saj.

Ajo dhe familja e saj kishin vuajtur shume vite internimin ne kohen e komunizmit. /albeu.com/

The post Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare nëna e Fatos Lubonjës appeared first on Albeu.com.

Fatos Lubonja: Përjashtimi i Berishës poshtërim i opozitës, Basha të japë dorëheqjen
“Përjashtimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike poshtëron opozitën dhe fuqizon Ramën”. Kështu deklaroi analisti Fatos Lubonja lidhur me vendimin e Lulzim Bashës, duke thënë se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen. Në një intervistë për Neës24, shprehet se vendimi i Bashës fuqizon pushtetin e Edi Ramës.

Sipas Lubonja vendimi që mori lideri demokrat nuk përfaqëson vullnetin e opozitarëve që kërkojnë ndryshimin e PD. “Ajo që bëri Basha me Berishën është nëpërkëmbje e partisë”, u shpreh Lubonja.

“Besoj se është një ndjesi e keqe, një lloj poshtërimi i opozitës më është dukur ky akt. Nuk është një gjë që bëhet nga vullneti i opozitarëve të rinj që kërkojnë të ndryshojnë, por është një veprim që merret sepse e kërkojnë amerikanët.

Deklarata e Bashës ishte kontradiktore, pasi rendiste arritjet në fund thoshte që do ta largoj se ma kërkojnë amerikanët.

Është një poshtërim i opozitës që forcon Ramën, autoritetin dhe fuqinë e Ramës dhe një poshtërim i shqiptarëve në përgjithësi. Ne kemi nevojë për një opozitë që ta ndërtojmë vetë.  Është një gjë koti, por ka edhe një të mirë. Turbullo dhe kthjello.

Lulzim Basha ka pasur një presion dhe sipas asaj që kam lexuar sot është një liste që i kanë thënë Bashës, nëse nuk e heq Berishën do të futesh edhe ti në listë. Nëse kjo është e vërtetë, kjo është skandal. Nuk ka më turp.

Si mund te merret një vendim kaq i rëndësishëm. A sulmon Edi Ramën për autoritarizëm?! Si e merr ti ketë vendim pa u konsultuar? Kjo është nëpërkëmbje e gjithë partisë. Të gjitha ata që e kanë akuzuar për vendimmarrje të njëanshme kanë të drejtë. Nuk merret një vendim i tillë, vendime të tilla merren me kolegjialitet, ku ka pro dhe kundër, pyetet partia.

Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, si mund të nëpërkëmbësh ti partinë kështu”, tha ndër të tjera Lubonja./albeu.com

The post Fatos Lubonja: Përjashtimi i Berishës poshtërim i opozitës, Basha të japë dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

Lubonja rrëfen historinë me Merdanin: E gjeta të zhveshur duke hapur vrima në galeri
Analisti Fatos Lubonja rrëfeu historinë e njohjes më Sherif Merdanin, gjatë kohëve që kishin qenë në burg.

Ai tha se atëherë ishte hapur fjala se Merdani kishte vrarë veten në Burg, por pasi Lubonja përfundoi vetë pas hekurave, aty e takoi Sherif Merdamin, i cili nuk kishte vdekur.

Historinë Lubonja e tregoi në një rubrikë televizive në News 24, ku shtoi se Merdani ishte njeri që e donte jetën, dhe një artist i madh.

Deklarata e plotë e Lubonjës:

E kam njohur dhe kam një histori me të, që ndoshta po e sjell për herë të parë publikisht. Ky u dënua para se të dënohesha unë dhe u dënua mesa më kujtohet me 11 apo 12 vjet. Në atë kohë, bisedoja me një shokun tim dhe ai më tha që është dënuar. U përhap një fjalë atëherë që Sherif Merdani ka vrarë veten në burg. Dhe mua më kujtohet se thashë “mirë ja ka bërë, ku rrihet 12 vite në burg”, kur pas një viti përfundova vetë.

Kur një ditë, më prezantohet një njeri, e më thotë ‘jam Sherif Merdani a s’po më njeh’. I tregova çfarë kisha thënë kur ishte futur në burg. Ai ishte një njeri që e donte jetën, i qeshur, i gëzuar. Madje ka qenë minatori i parë i imi, sepse kur shkoje në burg, të fusnin në minierë në Spaç, të bëje një stazh 3-4 ditë. Mua më çuan në stazh si ndihmës te grupi i Sherifit, që të mësoja. Ishte djalë i fortë, i fuqishëm dhe me dashuri për jetën.

Nuk kemi qëndruar bashkë shumë në Spaç, sepse nuk kaloi ndoshta një vit dhe e ridënuan, e arrestuan dhe e çuan në Burrel. Pastaj kemi qenë dhe në Burrel bashkë, por në zona të ndryshme dhe nuk jemi takuar.

Akuzat ndaj tij ishin agjitacion, propagandë, që ishte nga 3 deri në 10. Dhe herën e dytë u ridënua po për agjitacion. Jemi takuar vitet e fundit, por rrallë. Më vjen keq që ka vdekur, unë ruaj kujtimin e atij Sherifit që njoha në periudhën e parë, atë djalin e ri e të fuqishëm, i zhveshur, duke hapur vrima në galeri. Ky është kujtimi më i bukur që kam nga Sherifi./albeu.com

The post Lubonja rrëfen historinë me Merdanin: E gjeta të zhveshur duke hapur vrima në galeri appeared first on Albeu.com.