fatbardh kadilli Archives - Albeu.com

“Po iku Berisha, iki edhe unë”, Shehaj-Kadillit: Do na bëje nder të madh
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj dhe anëtari i PD-së Fatbardh Kadilli janë përfshirë në një debat mes tyre mbi çështjen e kryetarit të ri të kësaj force politike.

Debatet mes tyre janë zhvilluar në emisionin Opinion, teksa Kadilli është shprehur se do të largohet nga PD nëse largohet edhe Berisha.

Sipas Kadillit, gjëja më me vlerë është çlirimi i Partisë Demokratike.

Në këmbim Kadilli tha se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Sali Berisha, edhe pse mori 70% të votave të demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit.

Nga ana tjetër, Shehaj i është drejtuar se me këtë akt, nuk po i bën PD ndonjë nder të madh duke nxitur më pas reagimin e ashpër të Kadillit. Shehaj tha se Berishës nuk mund ti kërkohet që të largohet nga gara, në një kohë që ka pjesën dërrmuese të demokratëve. Kushdo që aspiron postin e kryetarit sipas tij, do të duhet që ti nënshtrohet një gare të brendshme.

Agron Shehaj: Mentaliteti është ky që duhet të iki ai që të na bëjë vendin, të fitojmë ne.

Fatbardh Kadilli: Jo të fitojmë o zotëri, nuk thashë të fitojmë.

Agron Shehaj: Si mund t’i thuash ti, ai ka marrë 70 për qind të votave të demokratëve, ti thua: Ik tani, të bëhem unë.

Fatbardh Kadilli: Jo unë, ti po deshe kërkoje ashtu. Dhe njëherë mos deformo fjalët të lutem! Jam i gatshëm të tërhiqem nga çdolloj gare në parti, madje dhe nga çdo funksion, mjafton që të çlirohet partia.

Agron Shehaj: Nuk po na bën ndonjë nder të madh. Nuk është se ike ti dhe tani u çliruam, ka vend për të tjerët.

Fatbardh Kadilli: Nder të kemi bërë ty. Të lutem më me kujdes kur flet me mua! Po deklaroj se nuk e kam personale, ashtu siç po tenton ta përdorësh ti, por e kam për partinë sepse më dhimbset kjo parti më shumë.

The post “Po iku Berisha, iki edhe unë”, Shehaj-Kadillit: Do na bëje nder të madh appeared first on Albeu.com.

“Të ikte si Nano”, Kadilli: Nuk mund të bëhet garë me mbretin se bëhesh gaztor
Fatbardh Kadilli ka marrë pjesë në Kuvendet që janë mbajtur brenda këtij nga Partia Demokratike dhe nuk ka ngurruar që të shprehë mendimin e tij ndryshe apo kritika që mund të ketë pasur për organizatorët. I ftuar në ABC Live me Sibora Bitrin, ish-kandidati për kreun e PD-së, thotë se sa herë që ka mundësinë, do ta shfrytëzojë për të komunikuar me demokratët.

“Shfrytëzova mundësinë për të folur. Guxoj dhe u kërkoj besimin që t’i udhëheq. Sa herë që kam mundësi për të komunikuar me demokratët, do të jem atje për të komunikuar të vërtetat që demokratët që unë besoj që duhet t’i dëgjojnë. Kjo më bën që të shkoj në çdo kuvend, me të njëjtën ndershmëri intelektuale. PD sot ka nevojë më tepër se kurrë të kuvendojë.”

Megjithatë, sipas tij, asnjë nga Kuvendet e mbajtura deri më tani nuk u ka dhënë përgjigje demokratëve.

“Duhet t’u propozojmë shqiptarëve alternativë konkurruese. Ne jemi të ndarë.”

Ndërsa analizonte Kuvendin e mbajtur më 30 prill në Pallatin e Kongreseve, Kadilli tha se mungonte reflektimi dhe se shumë pak fjalime mbanin peshë. Këto të fundit sipas tij, nuk tregonin synimin për bashkim, por të kundërtën.

“A mund t’i lexojmë ato fjalime? Ishin kundër një pale të PD-së, apo të dëgjojmë fjalimet e Berishës, më kujton atë të 2005, 2009…Kush solli një ofertë si të bashkohemi? Ata të tjerët të bëjnë partinë e tyre. Pse ky është qëllimi? Kuvendi u distancua nga bojkoti i zgjedhjeve e djegia e mandateve, autori që e formuloi i pari, ishte Berisha.”

Fatbardh Kadilli thotë se në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, debati rrotullohej rreth bravave dhe temave që lidheshin me “agjendën e atij që udhëheq.”

“Debati është brava, po blindazhi, bravat në kokën politike si do zbërthehen?”

Ndërsa, duke u ndalur te gara që pritet të zhvillohet më 22 maj për liderin e ri të partisë, ish-kandidati për kryetar nuk i kurseu kritikat për Sali Berishën. Sipas tij, s’mund të flasim për garë kur zgjedhjet “organizohen nga mbreti”.

“Ajo që u kurorëzua me kuvendin e pardjeshëm është rruga e foltores së Berishës. Që në ditën e parë e deri të Kuvendi pardje, thjesht shtohen numra. Pse i fton njerëzit për garë në këtë shumicë personale. Nuk bëhet garë me mbretin. Se bëhesh thjesht gaztori i këtij mbreti. Prisja të ishte nënvetëdijen politike. Nano pati vetëdijen e plotë të ikte, edhe pse ishte 53 vjeç. Ai ishte pegesë për partinë e tij. Dhe prandaj partia e tij s’i humbet votat. Ka ende komunikim me elektoratin.”

Rithemelimi, për Fatbardh Kadillin është thjesht rirreshtim njerëzish. /abcnews.al/

The post “Të ikte si Nano”, Kadilli: Nuk mund të bëhet garë me mbretin se bëhesh gaztor appeared first on Albeu.com.

I tha Berishës në sy hap krahun, Kadilli zbulon çfarë ndodhi më pas
Mbrëmjen e sotme emisioni “LOG.” u fokusua te zhvillimet brenda partisë Demokratike, që është mes dy kuvendeve dhe valës së shkarkimeve pas 11 Dhjetorit. Situata sot u tensionua dhe shkoi deri në përplasje pasi grupi i Sali Berishës, i quajtur Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkoi në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e parë, teksa brenda ishte edhe Lulzim Basha.

Por si i komentojnë këto zhvillime analistët?

Për Mentor Nazarkon, Berisha ka të drejtë të shkojë te selia e partisë së tij. “Mori tone dramatike, por u paratha. Berisha kishte një thirrje pardje, mblidhuni bashkë te shtëpia e mendimit. Por duhet të ishte një zhvillim normal. Ai ka të drejtë të shkojë te partia e tij. Partia nuk duhet t’i ketë dyert e mbyllura për ata që janë në front me kryetarin. Nuk e di kush e dha shkëndijën që të kishte tone dramatike. Rikthimi i raportit me të vërtetën duhet të kishte ndodhur më përpara për ta futur Bashën në hullinë e një lideri të vërtetë” tha ai.

Artur Zheji u shpreh se Sali Berisha i bëri një të mirë dhe të keqe vetes. “Doktorit i duhej një event masiv për të thënë se “unë jam ai që lëviz ujërat” prandaj nuk bëhen hesapet me mua si një pensionist. Ka dalë në profilin e tij “3D” me mbështetje, influencë. Por i ka bërë edhe një dëm vetes, sepse ka treguar fuqinë e tij të vërtetë, që ka qenë e nëndheshme kur ishte Basha kryetar. I ka bërë një të mirë vetes që “shiko kush jam unë, negocioni ndryshe”, nga ana tjetër ka treguar fuqinë e tij të vërtetë”.

Botuesi Fahri Balliu e cilësoi Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës diamant. “Në jetën politike shqiptare që mund të përshkruhet si kënetë mashtrimi dhe korrupsioni dhe një bashkëpunimi nga peng-kryetari Basha, vetë Kongresi, kuvendi është një diamant që do të ndihet shumë shpejt në ditët dhe muajt e ardhshëm. Ai ishte drejtuar kundër Ramës dhe në punë e sipër zgjidh edhe problemet brenda PD-së. Sot ishte një procedim normal që u paralajmërua me shumë kulturë dhe edukatë nga Berisha dhe gjithçka që ndodhi aty me grupin e rithemelimit. Përsa i përket bravave dhe zyrave të shqyera në stilin e një mendësie guerrilase dhe staliniste janë pjesë shumë e largët. Ka rrezik ti kenë marrë nja 200 e ca euro dhe hajt ti gjesh ato” tha ai për Belind Këlliçin, i cili denoncoi vjedhjen e disa materialeve dhe sendeve në zyrë.

“Berisha ishte i qetë dhe shumë i moderuar. Basha në përgjithësi është i qetë, por tani momenti, retorika është në funksion të diçkaje politike. Ai po konfiguron përkrahësit, se po të bënte luftën brenda PD do të shkonte në Kuvend. Një lider që mendon që nuk duhet të jetë atje ku pjesa e militantëve është, është mangësi për atë” tha Agim Nesho.

Pjesë e kuvendit të 11 Dhjetorit ishte edhe Fatbardh Kadilli, ish-kandidat për kryetar të PD-së, i cili i kërkoi Sali Berishës në sy që të hapte krahun për brezin e ri. Por cfarë ndodhi më pas? “Pati një moment kur atakova Berishën dhe modelin e tij dhe ftesën që të mos rikthehet në krye të PD-së. Në stadium kishte delegatë por edhe tifozë të Berishës. Ishte më i ashpër reagimi në Këshillin Kombëtar kur sfidova Bashën sesa kur fola në stadium për Berishën. Unë nuk vajta për Berishën, shkova për t’u folur demokratëve dhe në 18 nëse do të ketë Kuvend unë do të shkojë për t’u folur demokratëve”.

Nuk ju shau kush? “Jo, jo! Më jepnin dorën. Kjo e sotmja ishte një teatër, fajësoj Bashën që nuk lëshoi karrigen kur humbi zgjedhjet për herë të pestë radhazi” theksoi Kadilli.

I pyetur nëse do të votoni në referendumin që ka iniciuar Sali Berisha në 18 Dhjetor për shkarkimin e Bashës, Kadilli tha se “Largimin e Bashës e kam kërkuar me zë, përpjekje dhe garë. Jam i gatshëm për aktet politike që shkarkojnë Bashën. Berishën nuk e dua të rikthehet, por është Basha që e futi partinë në këtë ngërç”. /Abcnews.al

The post I tha Berishës në sy hap krahun, Kadilli zbulon çfarë ndodhi më pas appeared first on Albeu.com.

Shkarkimi i Nokës, Kadilli: Këto përplasje tregojnë degradim të PD-së
Ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar në lidhje me vendimin e liderit demokrat Lulzim Basha, për të shkakruar si nënkryetar të Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokës.

Kadilli, përmes një postimi në Facebook, shkruan se shkarkimi i Nokës është një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve.

Më tej ai shprehet se, kjo klimë përplasjesh e shkarkimesh tregom degradim të PD-së.

Postimi i Kadillit:

Reagim nga Iniciativa Demokratike – iDE

Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve.  Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi. Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi.

Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari.

Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese./albeu.com

The post Shkarkimi i Nokës, Kadilli: Këto përplasje tregojnë degradim të PD-së appeared first on Albeu.com.

Kadilli: Po të ishte partia më “e madhe” se kryetari nuk do ndodhnin këto që po dëgjojmë
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli këtë të premte në një intervistë të dhënë për ABC Live me gazetaren Juli Xhokaxhi ka komentuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Sali Berishës.

Kadilli në fjalën e tij ka theksuar se një situatë e tillë nuk është në shërbim të partisë, pasi është thjesht luftë për pushtet mes liderëve.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se shumë shpejt do të lindë nevoja për një lidership të ri në krye të partisë dhe pse ai kishte menduar se një hap i tillë mund të ndërmerrej pas dy vitesh gjatë zgjedhjeve lokale.

“Lidershipi i sotëm nuk ka më as legjitimitet dhe forcë po ashtu dhe ai i vjetër ka vetëm grindje dhe kjo nuk është për demokratët.

Berisha ka filluar që mbrëmë aksionin e tij, por nuk e shikoj shpresë dhënës është thjesht përpjekje për të marrë pushtetin. Përplasja mes tyre nuk është shpresë dhënës por është debat për lidershipin, që përfshin platformën, bashkëjetesën që nuk mund të jetë nën tutelën e Berishës më.

Unë kam hedhur propozimin tim me 5 sfida që e kthjenë opozitën në pozitë. Opozita nuk është vetëm parlamenti, nuk ja njoh ekskluzivitetin as kreut të partisë, as kryesisë dhe as grupit parlamentar.

Jam dakord që lidershipi do të duhet që të ndryshojë, por duket se është hap më shpejt ngase mendoja unë se unë prisja që të hapej pas dy vjetësh me zgjedhjet lokale”, është shprehur ndër të tjera ai.

Ndër të tjera në intervistën e tij ai ka bërë me dije se ka qenë i pari që i ka kërkuar Berishës që të merrte përgjegjësin mbi vete gjë që së bëri dhe e çoi situatën në këtë gjendje duke bërë që kreu i PD-së të merrte një vendim individual.

Ai ka theksuar se e mbështet rezultatin e një vendimi të tillë, por jo mënyrën sesi u mor ai, pasi nuk duhej të ishte infividual por i konsultuar.

“Unë kam kërkuar i pari që Berisha të merrte përgjegjësinë mbi vete dhe të ishte i kujdesshëm që të shmangte presionin e PD-së dhe nuk e beri duke bërë që kryetari i PD të merrte një vendim idnividual, unë e mbështes rezultatin por jo rrugën si e mori. Berisha është model i modelit dhe i njeriut që krijoi vetë. Nëse Berisha do të kishte elegancën të tërhiqej në 2013 nuk do të ishim në këtë gjendje. Sot për turp të zotit na e kërkojnë amerikanët dhe ne e përjashtojmë. Nuk ka prova politike një vendim i tillë.

Opozita është shumë më tepër se grupi parlamentar, dhe unë nuk dua dhe nuk mund ti shikoj të shkëputur nga mundësia për të qenë mbështetës të kësaj ideje para finalizimit një vendim duhet që të diskutohet, ta bëjë fakt si do e bëjmë sistemin zgjedhor pa bërë një debat të brendshëm. Nuk duhet të ketë një proces politik mes dy kryetarëve, duhet të ketë parti më të madhe se kryetari”, ka thënë Kadilli./albeu.com

The post Kadilli: Po të ishte partia më “e madhe” se kryetari nuk do ndodhnin këto që po dëgjojmë appeared first on Albeu.com.

Kadilli i kthehet Berishës: Je viktimë e një skuthi
Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka thënë se Sali Berisha është viktimë e një skuthi që e krijoi vetë si model për 30 vite me radhë.

Kadilli kritikoi qëndrimin e Berishës pas fitores së dytë radhazi të Partisë Socialiste.

“Jeni viktimë e një skuthi. Sovraniteti i partisë nuk është vetë kur nënshtrohesh para ndërkombëtarëve. Kjo parti është nënshkruar për vite me radhë e kryetarokracisë. Jeni sot viktima e modelit që keni krijuar për 30 vite. Jeni viktima e tij siç jemi të gjithë bashkë.

Nuk reaguat kështu kur dy palë zgjedhje rresht prodhuan të njëjtin kryeministër. Ka një monopolizim në politikë. Forca e zotit Berisha, premtimi ka qenë që do të fliste kur të shihte humbjen e dytë radhazi për të shpëtuar opozitarizmin”, tha Kadilli./ albeu.com

The post Kadilli i kthehet Berishës: Je viktimë e një skuthi appeared first on Albeu.com.

Plas brenda demokratëve, Kadilli sulmon Sali Berishën: Si gjyle tek këmbët e PD!
“Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Kemi edhe ish kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partise…”

Ish-kandidati për kryetar të PD-së ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në selinë blu, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Teksa analizon situatat që ka kaluar Partia Demokratike që nga viti 1991, Kadilli shkruan se “Jemi më keq se çdo herë tjeter”.

STATUSI NGA FATBARDH KADILLI

Më keq se çdo herë

Jemi në situatën më të keqe ndonjëherë.

Humbëm në ‘91. U frustruam. Na “iku petlla” siç thonë. Por, kishim bindje se jemi më të mirët, jemi e ardhmja. Kishim frymë. Ishim qeniet më të lira të kohës.

U rrëzuam në ‘97. Por kishim bindjen se na u bë padrejtësi. Na rrëzuan me fajde dhe me armë ata që kishin shkretuar vendin për 50 vjet. Kishim bindje se ishim naivë, por më të mirët, më të ndershmit. Mbi këtë bazë ndërtuam me mund frymen. U ringritëm.

U rrëzuam edhe në ‘13. Por, kishim bindjen se shqiptarët na vlerësonin se bëmë plot të mira. Mbi këto të mira dhe duke ndrequr gabimet tona do ndaheshim nga zullumi ynë dhe do riktheheshim. Duhej vetëm rinovim i ekipeve dhe një ofertë e re. Mundi shkoi dëm.

Hengrem një grusht tip “knock out” në ‘17. Por, krijuam bindjen se janë gabimet e herës së parë të kryetarit të ri. Vetë kryetari tha se nuk do i bënte me ato gabime. Patëm besim se era do fryjë në drejtimin tonë. Patëm besim te magjia e mandatit të dytë që gëlltit çdo qeveri. U munduam. U radikalizuam. Nuk krijuam frymë. Përkundrazi. Rrëzohemi pa u ngritur.

Po sot më ’21, ç’po bëjmë? Po ushqejmë bindjen se na e blenë pushtetin, por edhe frikën se do na i blejnë sa herë të duan. Siç thamë po njësoj edhe në 2015, në 2017.

Sot, po ushqejmë shpresën e turpshme se do bashkëqeverisim. Po ushqejmë oportunizmin e atyre që presin të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Harrojmë që partia nuk mbahet duke xhongluar ambiciet e disa drejtuesve qendror dhe lokal. Partia ka demoralizimin më të madh në historianë e saj. Kriza e Korçës bie në sy se është më e zëshme. Por nuk eshte e vetme.

Nuk kemi asnjë projekt të ri. Kemi po atë kryetar që dështoi 8 vjet dhe që nuk garanton se nuk dështon më. Që nuk ka në mend të lëshojë monopolin dhe po humbi prapë pas katër vjetësh. Që hesht kur demokratët kanë nevojë të dëgjojnë vendimet e tij, dhe flet kur ka ai nevojë.

Kemi edhe ish kryetar që ka mbetur si gjyle në këmbët e partisë. Jo thjeshtë për raportet me SHBA. Por, sepse nuk jep më asgjë të re dhe vazhdon të gravitojë gjërat rreth vetes. Na mban larg mundësisë që të formulojmë një PD të re, një opozitë të re.

Jemi më keq se çdo herë tjeter. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe më keq. Kohët e vështira janë edhe mundësi të mëdha. Që të mund të ndalojmë rënien dhe të nisim ringritjen duhet të punojmë me ide të reja. Manifesti Politik këtë synon. Të punojmë me sytë nga e ardhmja.

Çdo përpjekje e secilit prej nesh do të shkojë në çlirimin e energjive të demokratëve. Çdo përpjekje do të shkojë në zgjerimin e hapësirës së lirisë dhe në garancitë demokratike në PD. Ne do të ringrihemi vetëm duke riformuluar misionin tonë. /albeu.com/

The post Plas brenda demokratëve, Kadilli sulmon Sali Berishën: Si gjyle tek këmbët e PD! appeared first on Albeu.com.

Goditja e fundit ndaj Berishës! Kadilli reagon ashpër pas kërkesës së Yuri Kim për Bashën
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, mesditën e sotme zhvilloi një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha në selinë blu.

Gjatë këtij takimi, Yuri Kim ka vlerësuar rolin e PD në krijimin e raportëve të Shqipërisë me Amerikën por ka duke “i dhënë sulmin e fundit” ish-kryeminitrit Sali Berisha.

Kim i kërkoi Bashës të distancohet nga Berisha, ndaj të cilit është  vendosur “non grata” nga SHBA për korrupsion.

Ambasadorja e SHBA kërkoi që Berisha të mos ishte në Kuvendin e ri në Shtator pas mandatit të fituar.

Pas këtij takimi, ka reaguar Fatbardh Kadilli, ish-kandidati për kryetari I PD-së, njëherësh anëtar i Kryesisë së selisë blu.

Sipas Kadillit, është e turpshme që kryetari I PD-së, të vihet me shpatulla pas murit nga ambasadorja e SHBA-ve, për një çështje që sipas tij Basha po e zvarrit prej kohësh.

Fatbardh Kadilli shkruan se PD duhet të ndahet nga trashëgimia e të shkuarës dhe të shohë përpara.

“Është e turpshme që kryetari i Partisë Demokratike vihet me shpatulla pas muri nga Ambasadorja e USA për një çështje që zvarritet prej kohe, për një çështje që bën sikur nuk është.

Është e pafalshme që vendimet e nesërme të jenë në kundërshtim me standardin dhe kërkesat e SHBA, vendit që ka një peshë të madhe në krijimin dhe mbështetjen e Partisë Demokratike.

Është e papranueshme që Kryetari, pas këtij takimi, të kryejë veprime dhe të marrë vendime të detyruara vetëm e vetëm për të ruajtur karrierën apo karrigen, por aspak pse ai beson me sinqeritet tek aleanca strategjike me SHBA.

Mbërritja në këtë situatë nuk e rrit besimin tek lidershipi i tij, por e zvogëlon atë edhe më shumë në raport me shqipërinë, SHBA dhe demokracinë.

Në Kuvendin Kombëtar u bëra thirrje demokratëve “për t’u ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione të na lidhin me atë. Demokratë të shohim nga e ardhmja”- thekson Kadilli.

Fjala e Kim pas takimit me Bashën:

“Patëm një diskutim shumë të mirë me Bashën sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë. Folën për forcën e marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA, për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA dhe rëndësinë që vendi të qëndrojë në shtegun drejt BE.

Është e padyshimtë fakti që roli që PD ka luajtur është i domosdoshëm dhe po aq mirë që PD do kthehet në shtator. Kuptojmë që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet, por që janë shqyryar në raportin e OSBE. Do të jetë tejet e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënevse dhe ne do të mbështesim përpjekjet për demokracinë.

PD do të rikthehet në Kuvend e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake, përgjegjësia që liderët e partive politike kanë të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. PD të mendoj për këtë çështje. PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Ironike që një parti të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, tha Kim./albeu.com/

The post Goditja e fundit ndaj Berishës! Kadilli reagon ashpër pas kërkesës së Yuri Kim për Bashën appeared first on Albeu.com.

Marku: Duhet të ketë protesta! Kadilli: Të dhunshme nëse është nevoja
Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun e Lezhës nga procesi i 25 Prillit Mark Marku kërkon protesta kundër qeverisë Rama.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në “ABC” ai ishte i qartë kur tha se “Absolutisht në momentin që shkelet një proces i rëndësishëm si zgjedhjet, do të duhet që të kishte protesta. PD nuk organizoi protesta, por si nuk dolën qytetarë që të protestonin që u është vjedhur vota? Nuk është mirë me shuar shpirtin e protestës” tha ai.

E ndërsa theksoi se PD-ja është e kompleksuar nga reagimi i SHBA-BE, shtoi se tubime dhe protesta bëhen në cdo vend duke risjellë edhe shembullin e pushtimit të Kongresit në Amerikë.

“PD nuk e ka pasur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar jo se kanë qenë protesta të dhunshme, por braktisjen e parlamentit dhe mos marrjen pjesë ne zgjedhje. Protesta 100 herë më të dhunshme bëhen, në SHBA pushtuan Kongresin. Qëndrimi kritik apo i ashpër ndaj PD nuk ka lidhje me protestat”.

Ish-kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ishte edhe më i ashpër duke shkuar më tej “Po qe nevoja edhe dhunshëm në protestë” ndërsa “pjesën e atyre që shitën votën unë i quaj dezertorë”./Abcnews.al

The post Marku: Duhet të ketë protesta! Kadilli: Të dhunshme nëse është nevoja appeared first on Albeu.com.

Kadilli pak para mbledhjes së Kryesisë: Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastër
Sot Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë. Pak para nisjes së mbledhjes, ka reaguar Fatbardh Kadilli i cili ishte kandidat në zgjedhjet për kryetar.

Kadilli shprehet se në takim do të kërkojë që Manifesti Politik për ringritjen e PD-së të konsiderohet si dokument politik për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Sipas tij, manifesti politik propozon një shndërrim rrënjësor për këtë parti politike që synon zgjerimin e demokracisë së brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje.

“Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD.

Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike. Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastër, të hapur, të bashkuar dhe fituese”, u shpreh Kadilli./albeu.com

The post Kadilli pak para mbledhjes së Kryesisë: Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastër appeared first on Albeu.com.