erion hasanbelliu Archives - Albeu.com

Bisedat e Kevin Suçit me Kasandër Nogën për vrasjen: S’është objektiv i vështirë. Trak i del në anësore, bërrrr një ashtu dhe iku, mbaroi…
Zbardhen bisedat e Kasandër Nogës dhe Kevin Suçit të zhvilluara gjatë periudhës së vitit 2021 dhe 2022 në aplikacionin “Signal” dhe “Telegram”, ku qëllimi ka qenë vrasja e Erjon Hasanbelliut në Bruksel, në Tiranë dhe ekzekutimi i tre nipave të tij, Igli Metushi, Ani Metushi, Klaudio Metushi alias Ibishi.

Noga shfaqet në këto biseda me nofkën “Fratelo” ndërsa Kevin Suçi me emrin e vet. Ndërsa në telefon i është gjetur dhe një fotografi e Erjon Hasanbelliut, teksa qëndron në këmbë tek kafe Focus Lounge Bar në Tiranë.

Hapja e aparatit telefonik “Iphone 11” që përdorej nga Kasandër Noga në Belgjikë, ka sjellë zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në 4 Janar 2022 në ambientet e kafe “Focus” Tiranë, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj.

Në këtë krim ku objektiv ishte Erjon Hasanbelliu, pjesëmarrës dhe organizatorë kanë qenë Kasandër Noga, Kevin Suçi alias Zeneli, vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, Ilir Feçi dhe Roland Ahmetsulaj.

Ndërsa vijohet të punohet për identifikimin e dy personave nga Fushë-Kruja, të cilët kanë qenë njerëzit që kane kryer vrasjen.

Ora News ka zbardhur komunikimet telefonike që Kasandër Noga dhe Kevin Suçi, flasim me njëri-tjetrin për organizimin dhe vrasjen e Erjon Hasanbelliut në Tiranë, pikërisht në zonën e “Don Boskos”.

Noga, kishte marrë informacion të saktë se kundërshtari i tij qëndronte në Tiranë, dhe se pikërisht kishte konsumuar dy herë kafe tek bar “Focus”.

Por në pamundësi për ta vrarë Hasabelliun për shkak të ngatërrimit të objektivit, rezulton se 6 muaj më pas, në datën 11 qershor 2022, Kasandër Noga në cilësinë e porositësit, Kevin Suçi në cilësinë e gjuajtësit, kanë qëlluar në Bruksel Erjon Hasabelliun, por pa mundur ta vrasin.

Për këtë ngjarje në 31 korrik 2023, gjykata e Brukselit, ka dënuar me 15 vite burgim në mungesë Kevin Suçin dhe 15 vite burgim Kasandër Nogën.

Aparati i telefonit ka shërbyer jo vetëm për zbardhjen e kësaj ngjarje të ndodhur në Bruksel, por edhe për krimin e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Mes shumë bisedave Kasandër Noga, i dërgon një audio-rregjistrim Kevin Suçit, duke i thënë këtij të fundit që ti ngrenë pritë Erjon Hasabelliut, pikërisht në hyrje të shtëpisë së tij në Fier. Por siç flitet problemi qëndron se grupi nuk ka një informator të brendshëm që do njoftonte për mbëritjen e Hasanbelliut në banesë.

“…Byrazer e shikon aty ku është “Tv-Kombi”, sa kalon urrën e Sheqit, po ta hapësh hartën e Fierit në google e shikon aty, e kupton dhe tani jo tek e verdha e dytë, aty e ka shtëpinë ai. Në fund të rrugës janë shinat e trenit e kupton. Mund ti zesh pozicionin dhe nga shinat e trenit atij, i gjuan tek shtëpia atij, sa bën për të hyrë. Po puna është se kush do të japë informacion, që ai po vjen për shpi, e kupton se s’kemi njeri të brendshëm…”.

Ndërkohë në një bisedë tjetër që Kasandër Noga,ia dërgon Kevin Suçit i thotë këtij të fundit se Hasabelliu nuk qëndron në “Astir” por në zonën e “Don Boskos”, tek një bar-kafe “Focus”. Noga i dërgon këtë audio-mesazh Kevin Suçit si më poshtë:

“…Jo vlla jo, srrin te Astiri fare ata…le ça Astiri mund të kenë vajtur tek ndonjë lokal andej, po vëllai i vetë kur ka pas ndenjur?Nuk kanë ndenjur ndonjerë në Tiranë ata vëlla,e kupton. Tani rrin tek një Fokus, ku mbaron rruga e “Don Boskos” që mer për në Laprakë aty, tek ajo kthesa është bërë një lokal i ri. Përballë ka një parkim është super vend, por nuk e dimë kur vete…Aty është super vend o vëlla, po se dimë tani e kupton. Nuk kemi një gjë të sakt akoma, që ta dimë o vëlla e ke fiks këtu dhe kaq…Aty më thanë se e kishin parë dy herë. Sepse djali i tezes, e ka shtëpinë pas tyre, me sa duke tai qëndron në Tiranë, në shtëpinë e tij dhe del për të pirë kafe aty.”.

Pak çaste më vonë sërisht Kasandër Noga i dërgon një audio-regjistrim Kevin Suçit, duke i pohuar se:

“…Nuk është objektiv i vështirë burrazer. E kupton se atë po e pe në rrugë, trak i vetë në anësore, bërrrr një ashtu dhe iku mbaroi. Puna është si do dalim në përballje, e kupton…?”

Biseda vijon me audio-regjistrimin ku Kasandër Noga dhe Kevin Suçi pasi flasin për pamundësinë e gjetjen së Geron Hasanbelliut, ai i dërgon këtë mesazh zanor.

“…Po atë mendoj o vlla, se tani skanë çfarë bëjnë në Gusht në Tiranë. Në Tiranë spo del më ai. Në Fier e kishin pa e kupton, nuk e di vëlla e kupton të shofim…”.

Të dy së bashku mendojnë se Hasabelliu gjatë periudhës së Gushtit ka shkuar në Sarandë për pushimet e verës dhe se duhet ta kapnin aty.

“…do folur pak me Armandon se andej nga Saranda rri barba, mos e mer vesh barba, ku rri ku do vej. Ai mos vete në Sarandë ndonjë ditë, e kupton edhe i rrjedh informacioni, që ka ardhur filani në filan vend…”

Por sërish Kasandër Noga shfaq skepticizëm tek një person që e thërrasin “Barba”, duke e porositur Kevin Suçin që të ketë kujdes nga Barba. Noga i dërgon këtë audio-mesazh Kevin Suçit duke i thënë se:

“…Burrazer se tani u kujtova, do pas kujdes tashi tek Barba, se mu kujtua që Barba ka muhabet me këta ngaqë është bërë me Burakun dhe me Taton, dhe ky ka ndenjtur me ata…”.

Gjithashtu një tjetër audio-regjistrim që i dërgon Kasandër Noga, Kevin Suçit në aplikacionin “Telegram” është si më poshtë:

“…Fratelo nuk e di tani sa e vërtet është por tani një informacion unë e kam. Unë jam i bind për vete, se ai personi që ma dha është shumë i afërt me Fushë-Krujsit edhe unë ngaqë po kërkoj grupe për vete më tha, i thash o vlla bëjmë ndonjë punë, më tha mua e kam shumë mirë me ata tha por kam frik se po ti them tha për atë tëndin do na e dekonspirojnë, se ai i joti rri me Indritin edhe tha këta çunat kanë bërë këto dy porosit e fundit i kanë bërë për Indritin, atë në “Kodër Kamëz” dhe atë te “Astiri” e paskan bërë këta të Fushë-Krujës vlla e kupton…”.

Ndërkohë pas kryerjes së goditjes me armë në ambientet e “Bar Fokus” në Tiranë, Kasandër Noga rezulton të ketë filmuar veten me telefon duke parë ngjarjen live, teksa raportohej në një televizion informativ shqiptar, në pritje për të mësuar emrat e viktimave.

Ky fakt del nga këqyrja manuale, në kategorinë “Videos” ndër të tjera u gjend një regjistrim video ku shfaqet Kasandër Noga në ambientet e një banese, duke filmuar veten, dhe në sfondin mbrapa tij duket televizori që po jep lajmet, duke raportuar për ngjarjen e ndodhur në një lokal në rrugën “Don Bosko”, Tiranë.

Gjatë videos Kasandër Noga dëgjohet të thotë:

“…Shoku si kalove, ja në shpi jam vlla po shof këtë, ça bën ti mirë je, se kam merak për ty vlla e kupton, edhe po shof ca ngjarje këtu po nuk po jep emra…”.

The post Bisedat e Kevin Suçit me Kasandër Nogën për vrasjen: S’është objektiv i vështirë. Trak i del në anësore, bërrrr një ashtu dhe iku, mbaroi… appeared first on Albeu.com.

Në hasmëri prej 23 vitesh, Gjykata e Brukselit dënon me 15 vite burg Kasandër Nogën, tentoi të ekzekutonte Erion Hasanbelliun
Gjykata e Brukselit ka dënuar me 15 vite burg Kasandër Nogën. Ky i fundit është një emër i njohur në botën e krimit.

Noga është arrestuar pasi akuzohej për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut. Ky i fundit u qëllua me 6 plumba më 11 qershor 2022 në qendër të Brukselit.

Sakaq, Kasandër Noga u arrestua më 17 qershor në Vjenë.

Si nisi saga e hakmarrjeve?

E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliut, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohej nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut?

Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje.

Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastriot Gropa dhe Edison Meminajt./Albeu.com/

The post Në hasmëri prej 23 vitesh, Gjykata e Brukselit dënon me 15 vite burg Kasandër Nogën, tentoi të ekzekutonte Erion Hasanbelliun appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Kontrollonte trafikun e drogës në Itali, arrestohet 30-vjeçari shqiptar
Policia italiane ka arrestuar Erion Hysenbelliun, i cili është një emër i njohur për autoritetet e vendit fqinj pasi kontrollon trafikun më të madh të drogës në zonën e Miranos.

30-vjeçari me origjinë shqiptare, prej disa kohësh ishte nën syrin e karabinierëve të cilët pasi kishin marrë lajmin për një person që merrej me shitjen e kokainës në qytetin e Mirano, rreth godinave në Via Canova, kanë kryer një sërë kontrollesh të planifikuara.

Kur karabinierët patën sigurinë se brenda një prej apartamenteve po bëhej pazar droge, ata hynë në aksion. Prandaj kontrolli u aktivizua në shtëpinë e Hysenbelliut, gjatë të cilit 30-vjeçari, duke besuar se nuk po vëzhgohej nga ushtarakët e angazhuar në kontrollin e dhomave, tentoi të hiqte një pjesë të drogës, duke e hedhur nga dritarja në kopshtin më poshtë. Por karabinierët e vunë re veprimin dhe panë pakon të fluturonte nga dritarja dhe, e sekuestruan.

Kërkimet vazhduan deri në zbulimin e 6 gramë kokainë, gati një kg lëndë për prerje, si dhe peshore precize, material për paketimin e dozave dhe shumën prej 460 euro që mendohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës.

Hysenbelliu më pas u arrestua dhe ndodhet paraburgim për trafik droge./albeu.com

The post EMRI/ Kontrollonte trafikun e drogës në Itali,  arrestohet 30-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Dëshmi dhe fakte, si nisi përplasja midis Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbellit
Belgjika, kjo mbretëri e vogël, në veriperëndim të Evropës, me popullsi prej diçka më shumë se 11 milionë banorë, është kthyer në vitet e fundit në arenën e preferuar të përgjakshme të bandave shqiptare.

Banda që zënë fill në aktivitetin e tyre kriminal në Shqipërinë e viteve ‘90, por që me sofistikimin filluan ta shtrijnë aktivitetin e tyre në vendet e Evropës.

Midis tyre edhe në vendin e vogël, në brigjet e Detit të Veriut, e njohur për afërsinë e saj me disa nga portet më të rëndësishme të hyrjes së drogës në Evropë, siç është porti i Antwerpit (Antuerpit) në territorin belg, apo ai i Roterdamit në Holandë.

Ku influenca në trafikun e drogës është shoqëruar ndjeshëm me shumë të vrarë dhe të plagosur midis shqiptarësh. “Viktima” e fundit e breshërive të plumbave në Belgjikë është shqiptari Erion Hasanbelli.

Ai u qëllua pas shpine me 6 plumba, mesditën e 11 qershorit 2022, ndërsa po qëndronte përballë një hoteli në bulevardin “Adolphe Maxlaan” (Adolf Maxlan) që ndodhet në qendër të Brukselit.

Pamje tronditën edhe qytetarët e pranishëm në vendngjarje, të pamësuar me skena të tilla kaq të hapura dhune.

Recepsionisti i hotelit

“Nuk e kemi idenë se kush është viktima. Por kamera e sigurisë së hotelit ka filmuar gjithçka. Kolegu im ishte ai që pa atë që ndodhi dhe është në shok”.

Për fatin e tij të mirë, Erion Hasanbelli ia hodhi paq edhe këtë herë breshërisë së plumbave.

Ai u nënshtrua menjëherë operacionit në një nga spitalet e Brukselit dhe ja doli të mbijetonte pavarësisht se plagët që mori ishin të rënda.

Martin Francois, Zëdhënës i Prokurorisë Bruksel

“Ai u godit nga 6 plumba në shpinë dhe në të pasme. U operua menjëherë por është në rrezik për jetën”.

Sipas dëshmitarëve okularë në vendngjarje, autorët ishin dy persona, ku njëri sipas tyre qëlloi disa herë papritmas ndaj objektivit të tyre, duke zgjedhur më pas të ikë nga një rrugë anësore në krahun e majtë të hotelit.

Sipas përshkrimit të bërë nga një grua dëshmitare gjatë krimit, burri që qëlloi ishte pa flokë dhe trupmadh.

Vetëm tri ditë pas këtij atentati, në orët e para të mëngjesit, policia e Vjenës ndaloi në lagjen Donaustadt (Donastad), shqiptarin Kasandër Noga, i cili po bëhej gati të kthehej në Shqipëri me fluturimin e radhës. Fluturimi u vonua enkas në Aeroportin e Vjenës nga autoritetet vendore policore, për të mos i dhënë asnjë mundësi Nogës për t’u arratisur.

Autoritetet austriake, kishin gati për të një urdhër arresti ndërkombëtar për ekzekutim të lëshuar nga kolegët belgë, të cilët e kishin shpallur në kërkim pikërisht për plagosjen më 11 qershor 2022 të Erion Hasanbellit.

Kasandër Noga, një emër shumë i përfolur në botën e krimit disa vite me parë, nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit, madje shprehu habinë e tij në momentin kur policia vjeneze i mësyu në banesë, pak minuta para se ai ta linte atë për t’iu drejtuar Shqipërisë.

Por cilat ishin përplasjet midis Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbellit, që përfunduan në krisma të shumta plumbash drejt këtij të fundit?

Kush janë këta dy personazhe dhe çfarë sinjifikojnë emrat e tyre në botën e krimit?

Përse Belgjika është kthyer në batare plumbash për ta dhe shumë shqiptarë të tjerë?

Për të mësuar se përse këto dy personazhe iu drejtuan me gjuhën e armëve njëri-tjetrit, është me interes të kthejmë sytë nga e shkuara dhe e tashmja e tyre kriminale.

Sipas dinamikës së ngjarjeve përplasja e tyre e parë e madhe do të datonte në vitin 2000, në atë që njihet si “Masakra e Sanatoriumit”.

Aty, ku në dhomën e një spitali fillon edhe përgjakja e betuar deri në vdekje midis dy rivalëve.

Më 19 gusht të vitit 2000 rreth orës 16.00 Kasandër Noga dhe Julian Çela, u futën me automatik në duar në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë dhe pasi u hoqën serumet nga krahët, vranë mizorisht Aqif Hasanbellin, babain e Erion dhe Geron Hasanbellit dhe Dritan Hajdinin, shokun e Geronit. Si edhe lanë të plagosur, Agron e Gentian Hasanbellin dhe Lavdosh Karaj.

Ngjarje e rëndë e cila vinte dy javë pasi në Patos, Kasandër Noga ishte konfiktuar me Gentianit, vëllain e Erion dhe Geron Hasanbellit, por që do të ishte edhe sipari i një hakmarrje të gjatë dhe të pambarimtë tashmë midis Kasandër Nogës në njërin krah dhe vëllezërve Hasanbelli në krahun tjetër, të cilët tashmë betimin për t’u hakmarrë do ta zhvendosnin nga Tirana në Belgjikë.

Më herët, Kasandër Noga, dyshohet se kishte kryer edhe dy vrasje të tjera.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, ai rezulton që me datë 20 mars 1999, qëlloi për vdekje me pistoletën e tij, tek vendi i quajtur “Gjashtëkëndëshi” në Patos, Edison Meminajn. Këtë të fundit e qëlloi me 3 plumba, pasi iu tha shokëve të tij, se “unë këtë njeri e urrej dhe do ta vras”.

Të nesërmen, pasi kreu krimin, ai kërcënoi miqtë, duke iu thënë që nëse flisnin për ngjarjen, do t’i vriste dhe ata.

Sipas dosjes gjyqësore, rezulton se më herët, më 20 shkurt 1999, ai dyshohet të ketë qëlluar për vdekje Kastriot Gropën, teksa ky i fundit po udhëtonte me mikun e tij, Edmir H., me një makinë tip “BMW” në qytetin e Patosit.

Viktima Kastriot Gropa, ndodhej i ulur në sediljen e pasagjerit dhe në momentin kur automjeti është ndaluar në afërsi të stacionit të autobusëve, aty është afruar një person me xhiboks në kokë dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të viktimës.

Dyshimet ranë mbi Kasandër Nogën, pasi sipas një akti ekspertimi balistik, rezultoi se gëzhojat e gjetura në vendin ku u vra Edison Meminaj, ishte qitur nga e njëjta armë me të cilën ishte qëlluar edhe Kastriot Gropa.

Po, ndërsa kishte këtë sfond të theksuar kriminal mbi supe, Kasandër Noga, vijonte të jetonte i lirë, përderisa në vitin 2000 mori armën dhe shkaktoi masakrën e Sanatoriumit.

Në dosjen gjyqësore thuhet se Kasandër Noga dhe Julian Çela se vepruan për hakmarrje.

Sipas të dhënave Erioni emigroi që herët në Itali dhe jetonte e punonte në shtetin fqinj. Në një prej ditëve, ai komunikon me një mikun e tij, Mariglen Hodaj, që jetonte në Itali dhe i jep një shumë parash që t’ia dërgonte babait të tij, Aqifit në Patos.

Por, duket se Marigleni nuk i dorëzoi paratë, ndaj për këtë arsye nisi një konflikt mes tij dhe Erionit.

Më 4 gusht 2000, në qytetin e Patosit vritet Mariglen Hodaj, vrasje që mendohet se ishte kryer nga Erion Hasanbelli, djali i viktimës Aqif Hasanbelli. Në këtë ngjarje, mbeti i plagosur djali tjetër i familjes, Hasanbelli, Geroni.

Ky i fundit pasi mori mjekimet e para ne spitalin e Fierit, për efekt sigurie u transferua në spitalin e Sanatoriumit, ku u regjistrua me një emër të rremë. Këtu hyn në lojë Kasandër Noga.

Bashkë me Julian Çela, ai vendos të hakmerret për vrasjen e shokut të tij dhe vihet në kërkim të vëllezërve Hasanbelli. Duke studiuar lëvizjet e të afërmve të tyre, ata mbërritën në Sanatorium dhe shkaktuan masakrën me dy të vrarë dhe tre të plagosur.

Kasandër Noga tha asokohe ne gjykatë se kishte pasur si qëllim të vriste vetëm Geron Hasanbellin, por kur hyri në dhomën nr.11 të spitalit para tij u shfaqën persona të tjerë, ndaj të cilëve ai dhe miku i tij, Juliani nuk hezituan të qëllonin mbi ta.

Kështu nisi dhe përplasja mes Nogës dhe vëllezërve Hasanbelli, hakmarrja e të cilëve nuk do të vononte.

Më 17 mars 2002, sipas dosjes gjyqësore ata u gjendën përballë lokalit ‘Pre-Historie’ (Pre Histori) në qytetin e Antwerpit (Antuerpit) në Belgjikë aty ku Julian Çela dhe Kasandër Noga po konsumonin një kafe së bashku.

Sipas dëshmive të kohës, në orën 17:15 minuta të kësaj dite, Erion Hasanbelli dhe vëllai i tij Geroni, u futën në brendësi të lokalit dhe qëlluan pa mëshirë mbi tavolinën ku ndodheshin të ulur dy armiqtë e tyre, ku lanë të vrarë Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën.

Elena B., kameriere e lokalit

“Rreth orës 17:00 dy persona kanë hyrë në lokal dhe porositën një kafe dhe një çaj. Pas rreth 20 minuta kanë hyrë në lokal dy persona të tjerë dhe porositën çaj me qumësht dhe u ulën në të njëjtin vend ku ishin ulur dy personat që u kishte shërbyer më parë të cilët ishin ngritur nga tavolina. Papritur dy personat që u kishte shërbyer herën e parë, duke ardhur nga WC-ja u sulën mbi dy personat e ulur pranë dritares.

Ndërsa ishte duke vrapuar, një prej tyre qëlloi mbi këta dy persona rreth 5 herë. Pastaj të dy u larguan ne drejtim të ‘Sint- Gummarusstraat’.

Personi që qëlloi kishte veshur një rrobë të verdhë të modelit ‘Milet’. Ishte rreth 1 metër e 85 cm i gjatë, flokë të zeza, fytyrë të rrumbullakët.

Personi tjetër ishte rreth 1 metër e 75 cm i gjatë, kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë me flokë të zeza me fytyrë të parruar.

Të dy ishin rreth 25 vjeç dhe flisnin një gjuhë të panjohur për mua, them se ishte shqip”.

Dy ditë më vonë, kamerieres së lokalit ku ndodhi krimi tronditës, iu vunë përpara fotot e gjashtë të dyshuarve. Ajo drejtoi gishtin tek numri 4.

Elena B., kameriere e lokalit

“Unë mund të them 100 % e sigurt se numri 4 është ai që qëlloi. Ishte ai që bëri pagesën.

Dy kriminelëve u shërbeu pronari i kafes por personi i fotos 4 erdhi tek unë dhe më bëri pagesën. Dhe unë mendoj se personi i fotos 4 i ngjan atij. Kriminelin e dytë nuk e kam parë mirë, por di se ishte pak ezmer”.

Sipas dosjes belge, Kasandër Noga i pyetur menjëherë pas ngjarjes, njohu në fotografi vetëm shtetasin Erion Hasanbelli, duke thënë se me 99% ai është personi që e ka qëlluar.

Hetuesit e ripyetën në nëntor të 2002, por ai ndryshoi qëndrim dhe mohoi të njihte personin që e kishte qëlluar dhe atë që e shoqëronte.

Disa vite më vonë, në korrik të 2008, Kasandër Noga foli për hetuesit teksa vuante dënimin e përjetshëm për masakrën e Sanatoriumit, dënim që do ta rrëzonte më vonë dhe dha një tjetër version për ngjarjen e ndodhur në lokalin “Pre Historie”, (Pre Histori) në Antwerp.

Kasandër Noga

“Unë dhe Julian Çelaj kishim folur me të pandehurit ne telefon për t’u pajtuar lidhur me hasmërinë që kishim më përpara si pasojë e vrasjes së babait të tyre.

E lamë për t’u takuar me të në bar “Pre Historie”. Porositëm diçka për të pirë dhe pritëm ulur në tavolinë rreth 20 minuta. Kemi parë që jashtë lokalit po vinte për të hyrë brenda në lokal Geron Hasanbelli, me telefon në vesh duke folur.

Kur ky shtetas ka qenë rreth 3 metër pa hyrë në lokal, nga krahu i kundërt i lokalit ka dalë shtetasi Erion Hasanbelli duke qëlluar drejt nesh me armë zjarri. Unë kam marrë një plumb në bark dhe jam palosur me fytyrë nga xhami i lokalit.

Në këtë moment kam parë dhe dëgjuar Geron Hasanbellin që erdhi tek dera e lokalit dhe kapi Erionin nga krahu i majtë duke i thënë ‘Hajde ikim se i vramë’, dhe i kam parë nga xhami duke u larguar”.

Gjatë këtij episodi të përgjakshëm, Kasandër Noga, thuhet se u përplas me armë edhe me policinë belge, gjë e cila vërtetohet edhe në dosjen shqiptare të tij të gjykimit, pas ekstradimit në Shqipëri.

Dosje nga ku del edhe një vrasje e kryer më 25 gusht 2001, po në qytetin Antwerp (Antuerp) të Belgjikës, ku i dyshuar ishte sërish Kasandër Noga, ku thuhet se tashmë shqiptari problematik që ishte zhvendosur në Belgjikë pas vrasjes së kryer në Tiranë, qëlloi për vdekje këtë herë ndaj shqiptarit, Astrit Shpërdheja.

Sipas mediave belge të kohës, 37-vjeçari shqiptar, u qëllua në mes të ditës në Saint Jansplein (Sënt Zhasplin) në Antwerp (Antuerp), nga një person që ngiste një biçikletë tip “BMX”.

Dëshmitarët okularë të kësaj ngjarje thuhet se ishin dy 12-vjeçarë që po qëndronin në derën e një godine.

Dosja gjyqësore

“I dënuari Kasandër Noga alias Kosuta Michal është arrestuar në Antwerp të Belgjikës më datë 17 mars 2002, pas një shkëmbimi me armë zjarri me policinë ku mbeti i vrarë një shtetas tjetër shqiptar dhe u plagos rëndë vetë Kasandër Noga”.

Por në vitin 2005, gjykata belge e pabindur nga provat, e shpalli të pafajshëm Kasandër Nogën.

Dosja gjyqësore

“I dënuari ishte nën hetim në shtetin belg për vrasjen e shtetasit shqiptar Astrit Shpërdheja, e kryer po në shtetin belg më datë 25 gusht 2001.

Mbi këtë bazë më datë 25 Mars 2002 është vendosur arrestimi i tij për shkak të falsifikimit të dokumenteve, me të cilat ky shtetas qëndronte në Belgjikë, ndërsa më datë 28 mars 2002 është vendosur arrestimi i tij në funksion të hetimeve për vrasjen e kryer në shtetin belg më datë 25 gusht 2001 të Astrit Shpërdhejas dhe të shkëmbimit të zjarrit me policinë belge më datë 17 mars 2002.

Nga data 17 mars 2002, deri më datë 25 mars 2002 i dënuari ka qëndruar në spital për shkak të plagosjes së tij nga forcat e policisë.

Në datë 11 qershor 2002, Kasandër Noga është deklaruar fajtor për falsifikimin e dokumenteve dhe është dënuar me 6 muaj burgim, ku gjysma e dënimit prej 3 muajsh u pezullua.

Nga data 17 mars 2005 deri më datë 16 maj 2005, Kasandër Noga, është mbajtur i arrestuar për shkak të kërkesës për ekstradimin e tij në Shqipëri që është realizuar më datë 16 maj 2005”.

Por kur dukej se mëria ishte bjerrë dhe armiqtë e vjetër kishin rënë në qetësi, në fakt hakmarrja e tyre flinte si prushi në mangall dhe do të zgjohej shumë vite më vonë edhe më e dhunshme.

Pasi Kasandër Noga u ekstradua në Shqipëri në vitin 2005, Erion Hasanbelli vazhdonte të bënte jetën e tij në Belgjikë.

Por ndërkohë që Erion Hasanbelli vazhdonte të ishte i lirë në Belgjikë dhe nuk ishte sjellë ende me pranga në Shqipëri, Kasandër Noga që tashmë ishte ekstraduar kishte nisur betejën e tij për t’i shpëtuar dënimit maksimal që ishte dhënë në mungesë për të, për vrasjen e dyfishtë që kishte kryer në Sanatorium ndaj babait dhe mikut të Erion Hasanbellit, synim të cilin ai e arriti shpejt.

Menjëherë pas ekstradimit në Shqipëri në vitin 2005 ai fillimisht ia doli t’i shpëtonte burgimit të përjetshëm që drejtësia shqiptare i kishte dhënë në mungesë për vrasjen e kryer ne Sanatorium të Aqif Hysenbellit dhe Dritan Hajdinit, dhe të pranonte një gjykim të shkurtuar që e dënonte me 25 vite burgim.

Por sigurisht që Kasandër Noga nuk kishte pranuar të ekstradohej në Shqipëri për të vuajtur një dënim të tillë.

Me qetësi, vendim pas vendimi, teksa lirimi pritej të ishte çështje kohe për të, Kasandër Noga duket se i kishte akoma të freskëta plagët e hakmarrjes.

Ai duket se po bluante nga hekurat e qelisë hakmarrjen e radhës ndaj Hasanbellit.

Ndërsa nga ana tjetër, planifikonte me detaje lirimin nga qelia, që nuk do të vononte shumë, pasi ndonëse kishte mbi supe dy dënime të rënda me nga 25 vite secili, ai arriti ta shihte veten në lirë.

Por hakmarrja e tij vonoi dhe duket se u shty në kohë pasi më 21 tetor 2013, Erion Hasanbelli u ekstradua nga Belgjika në Shqipëri.

Ndërkohë që vëllai i tij Geroni ishte vënë në pranga, vetëm disa muaj më parë, më 14 qershor 2013, pranë rrugës së Barrikadave në Tiranë.

Ekstradimi i Erion Hasanbellit erdhi pasi Gjykata e Fierit e kishte dënuar më 7 shtator 2009, me 25 vite heqje lirie me akuzat për “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje, e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”.

Ndërsa vëllai i tij, Geroni u shpall i pafajshëm, pasi nuk u provua se i pandehuri e kishte kryer veprën penale.

Saga e përballjes së tyre me drejtësinë, do të ishte e gjatë, çka duket se i dha mjaftueshëm kohë Kasandër Nogës të planifikonte goditjen e radhës.

Kështu, në vitin 2012, Gjykata e Apelit Vlorë, e la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erion Hasanbellin.

Ndërsa vëllain e tij, Geronin e dënoi me 21 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai do të vuante 14 të tilla.

Tri vite me vonë, Gjykata e Lartë vendosi ta kthente çështjen për rigjykim në gjykatën e Apelit të Vlorës, për shkak se gjeti shkelje procedurale.

Pas rigjykimit, Apeli me vendimin nr.6 të vitit 2017 e shpalli të pafajshëm Geron Hasanbelli, ndërsa për të pandehurin Erion Hasanbelli vendosi pushimin e çështjes penale.

Ky vendim i nxori përfundimisht në liri vëllezërit dhe i hapi rrugën rikthimit të Erion Hasanbellit në Belgjikë, aty ku e priste Kasandër Noga, që kishte thurur planin kriminal të radhës, i cili më 11 qershor 2022 thuhet se e qëlloi pas shpine, por pa ia dalë ta vriste.

Plumba që u lëshuan pikërisht 4 muaj pasi Gjykata e Lartë vendosi më 17 mars 2022 ta kthente për të dytën herë për rigjykim dosjen penale ndaj vëllezërve Erion e Geron Hasanbelli për krimin tronditës që dyshohet se kishin kryer në Belgjikë plot 20 vite më parë./bw

The post Dëshmi dhe fakte, si nisi përplasja midis Kasandër Nogës dhe Erion Hasanbellit appeared first on Albeu.com.

Alarmohen autoritet belge! Rriten përplasjet me armë mes bandave, si mafia shqiptare po i bën “zbor” policisë
Në muajt e fundit, Brukseli ka parë një rritje të përplasjeve me armë zjarri mes bandave të trafikut të drogës, kryesisht ato shqiptare.

Sipas raportit të policisë, që nga fillimi i vitit kanë ndodhur 22 përplasje me armë, nga të cilat njëra ka rezultuar fatale.

Raporti u bë i ditur gjatë një konference për shtyp nga zyra e prokurorit publik të Brukselit, së bashku me policinë federale dhe zona të ndryshme të policisë lokale.

Ndërkohë, 14 incidente të tjera kanë sjellë plagosjen e një personi, ndërsa në një rast tjetër janë plagosur 2 persona.

Gjashtë raste të të shtënave me armë nuk patën fare të lënduar.

Më të prekura ishin territoret e zonave të policisë lokale të Brukselit Perëndimor.

Autoritetet hetuese shpjeguan se hetimet për incidentet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e tyre të sakta, por rrethanat e ndryshme shpesh e bëjnë këtë proces sfidues.

Disa raste përfshijnë bandat e rrugës dhe të tjerat janë rezultat i incidenteve lokale.

“Nuk janë në të njëjtin kontekst, nuk bëhet fjalë për një organizatë kriminale pas të gjitha incidenteve. Bëhet fjalë për fakte dhe grupime të ndryshme individuale. Motivet dhe rrethanat janë të ndryshme”, tha Tim De Wolf, prokurori publik i Brukselit.

Megjithatë, sipas autoriteteve, shumica e të shtënave mund të lidhen me trafikun e drogës.

Në disa raste, të shtënat mund të lidhen edhe me mafien shqiptare, siç ishte rasti pranë Place de Brouckère, ku Kasandër Noga qëlloi me 6 plumba Erion Hasanbelliu i cili mbeti i plagosur rëndë.

Konflikti mes dy shqiptarëve kishte një histori 20-vjeçare përplasjeje dhe tentativa për hakmarrje ndaj njëri-tjetrit.

Wolf vuri në dukje se viktimat shpesh hezitojnë të bashkëpunojnë edhe pse i dinë detajet, dhe se mbledhja e dëshmive në qarqet e drogës është një proces i ngadaltë, i cili e ndërlikon më tej hetimin.”

“Në çdo rast, këto dosje konsiderohen si prioritet si nga prokuroria publike ashtu edhe nga zonat e policisë në fjalë.”

Mungesa e stafit dhe burimeve

Një prani e shtuar e policisë tashmë po zbatohet në lagje të caktuara për të siguruar popullatën, tha De Wolf.

Megjithatë, në muajt e fundit, raportet theksuan se Policia Gjyqësore Federale po përballet me mungesë të stafit, veçanërisht detektivë.

Muajin e kaluar, policia i kërkoi Komisionit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të Parlamentit Federal për investime shtesë, si dhe 1000 anëtarë shtesë të stafit për të ndihmuar forcat të organizohen më mirë, veçanërisht në një botë digjitale./Abcnews.al

The post Alarmohen autoritet belge! Rriten përplasjet me armë mes bandave, si mafia shqiptare po i bën “zbor” policisë appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj Erion Hasanbelliut në Bruksel, belgët thirrje qytetarëve: Na ndihmoni për pamje nga vendngjarja
Autoritetet hetuese të Brukselit janë në kërkim të pamjeve të atentatit ndaj Erion Hasanbellit, më 11 qershor në Bulevardin Adolphe Max në Bruksel, pranë hotelit NH. 43-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash dhe në të pasme, e aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndërsa i dyshuari kryesor u arrestua në Vjenë disa ditë më pas.

Mediat belge raportojnë se hetuesit kanë gjetur ‘prova’ nga imazhet për ngjarjen.

“Megjithatë, hetuesit duan të marrin të gjitha fotot dhe videot e bëra në vendin e ngjarjes ose ofër, të cilat mund të jenë publikuar edhe në rrjetet sociale Kushdo që ka imazhe ose informacion mbi faktet mund të kontaktojë hetuesit nëpërmjet formularit të raportit në faqen e internetit të policisë federale, ose përmes numrit falas 0800/30300. Diskrecioni është i garantuar.”

Pas atentatit gjyqtari i çështjes në Bruksel lëshoi një urdhër arresti evropian dhe ndërkombëtar ndaj 45-vjeçarit Kasandër Noga. Të hënën, më 13 qershor, policia austriake arrestoi Nogën në një pallat në lagjen Donaustadt të Vjenës. E gjithë saga e konflikteve mes këtyre dy personave nisi kur Noga bëri krimin në spitalin e Sanatoriumit, ku vrau bashkë me Julian Çelën, Aqif Hasanbelliun (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit).

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në spitalin e Sanatoriumit, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi pak muaj më parë doli nga burgu i Peqinit./albeu.com

The post Atentati ndaj Erion Hasanbelliut në Bruksel, belgët thirrje qytetarëve: Na ndihmoni për pamje nga vendngjarja appeared first on Albeu.com.

Nga tritoli ndaj Sadikajt e atentati ndaj Erion Hasanbelliut, te Nuredin Dumani e vrasja në Shkodër, ngjarjet që tronditën vendin këtë javë
Tashmë duket se është bërë e zakonshme për syrin e lexuesit një titull lajmi që nis me “Atentat në Shkodër” apo “Vrasje në Tiranë”, sepse ngjarje të tilla janë bërë aq të shpeshta, sa ndodhin disa herë brenda një jave.

Albeu.com më poshtë ju sjell disa nga ngjarjet më të bujshme që tregojnë se krimi po lulëzon dhe siguria ndaj qytetarëve është më e brishtë se kurrë.

E nisim nga kryeqyteti, Tiranë. Të shtunën, më datë 11 qershor 2022, në afërsi të TEG-ut, shpërtheu një makinë. Në fillim u dyshua se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një defekti në mjet, por pak minuta më vonë policia sqaroi se ishte si pasojë e një sasie eksplozivi që i ishte vënë mjetit. Nga ngjarja, drejtuesi i mjetit Adriatik Sadikaj, 27 vjeç, humbi jetën. Motivi i kësaj ngjarjeje mbetet ende mister, ndërsa nga hetimet rezulton se Sadikaj ishte proceduar më parë për tentativë vrasje.

Një ditë më vonë, e diel 12 qershor 2022, në Belgjikë, iu bë atentat me armë zjarri Erion Hasanbelliut, i njohur dhe si Mikel Rakipllari, i cili është një emër i njohur për drejtësinë. Hakmarrja mund të jetë arsyeja kryesore e atentatit ndaj Erion Hasanbelliut. Mediat belge shkruajnë se ndër të dyshuarit kryesorë është Kasandër Noga, i cili është arrestuar. 44-vjeçari është një emër i njohur i botës së krimit. Sipas mediave belge, e gjithë saga e krimit ka nisur në vitin 2000 kur Kasandër Noga hyri në Sanatorium, ku pasi u hoqën serumet nga krahu vranë me automatik Aqif Hasanbelliun, babain e Erionit dhe Dritan Hajdinin, shok i vëllait të tij Geronit, të cilët ndodheshin të shtruar atje. Hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën në 2002, në Antverp të Belgjikës. Mediat belge shkruajnë po ashtu se Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje në këtë vend, por edhe për vrasje të kryera në Shqipëri. 43-vjeçari Erion Hasanbelliu ndodhet në spital në Bruksel në gjendje të rëndë, pas 6 plumbave që qëlloi ndaj tij Noga, 3 prej të cilave pas shpine dhe 3 në këmbë.

Java nisi e qetë. E hëna kaloi pa ngjarje kriminale në vend. Por, të martën në mbrëmje, lajme të reja nga Velipoja. Një 48-vjeçari, i identifikuar si Pjerin Brushtulli, iu bë atentat me armë zjarri. Ai u qëllua me disa plumba në bark. Plagosja ndodhi në fillim të zonës bregdetare të Velipojës, dhe siç shpesh ndodh në vendin tonë, ngjarja mbetet pa autorë. Megjithatë, mësohet se  Brushtulli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai ka qenë i dënuar për një vrasje të kryer në vitin 2002. Brushtulli u arrestua në 2008-të pasi ishte dënuar me 15 vite burg në mungesë për vrasjen e bashkëfshatarit të tij shtetasit Kolec Hila. Hakmarrja mund të jetë motivi i plagosjes, ndërsa hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë.

Pa u bërë ende 24 orë nga ngjarja e lart përmendur, të mërkurën në darkë, 15 qershor 2022, Shkodra u trondit nga një ngjarje e rëndë. Në një lokal, u vra me breshëri plumbash kallashi, 76-vjeçari Lulash Qepuri. Në momentin që autori ka qëlluar, i është përgjigjur djali i 76-vjeçarit, me shotgun. Në vendngjarje janë gjetur 26 gëzhojë. Viktima rezulton i arrestuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe drogë, ndërsa djali i tij ka rrëfyer se nuk kanë probleme me ndonjë person. Autori i kësaj ngjarje mbetet ende i paidentifikuar dhe në arrati.

E enjtja kaloi qetë sa u takon ngjarjeve kriminale, por në vëmendje ishte SPAK dhe “telenovela” Nuredin Dumani. Prej javësh, killeri serial Nuredin Dumani është në qendër të mediave, pasi u bë publike dosja e tij hetimore me rrëfimet që ka bërë ai. Dumani është i penduar i drejtësisë dhe së bashku me të arrestuarin tjetër, Henrik Hoxhajn, kanë rrëfyer krimet më të bujshme në vend dhe pagesat që kanë marrë, të cilat arrinin dhe vlerën e 2 milionë eurove për një ekzekutim. Rrjedhja e informacionit ka shqetësuar Prokurorinë e Posaçme. Në media qarkulloi lajmi se SPAK do të dënonte me 5 vite burg gazetarët që nxirrnin dëshmitë e Dumanit, por disa orë pasi lajmi mori dhenë, sqaroi se ishte vetëm për një gazetar.

Sot, në Elbasan u bë atentat me armë zjarri. Një parakalim i gabuar i para 3 javëve, çoi në përdorimin e armës nga E.M, 38 vjeç, i cili ka qëlluar 7 herë me armë zjarri në drejtim të 30-vjeçarit Arben Bekteshi.

Shqetësues është fakti që atentatet me armë zjarri dhe forma të tjera, janë bërë shumë normale dhe duhet patjetër një forcim i strukturave të policisë së shtetit që qytetarët e thjeshtë të mos e pësojë nga njerëz të krimit që po hanë kokat e njëri-tjetrit./albeu.com

The post Nga tritoli ndaj Sadikajt e atentati ndaj Erion Hasanbelliut, te Nuredin Dumani e vrasja në Shkodër, ngjarjet që tronditën vendin këtë javë appeared first on Albeu.com.

Bënte ligjin në qytetin studenti! Jeta e errët e Kasandër Nogës, atentatorit të Hasanbelliut në Bruksel
Kanë dalë të tjera detaje nga jeta e errët e Kasandër Nogës, autorit të atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Bruksel.

44-vjeçari u arrestua në Vjenë, ndonëse tentoi të arratisej nga vendi i ngjarjes.

Por kush është Kasandër Noga që nga brezi i tij njihej si personi që bënte ligjin në Qytet Studenti?!

Sipas burimeve bëhet me dije se Noga ka qenë student i Akademisë së Policisë, por është përjashtuar para se të diplomohej.

Gjithashtu bëhet me dije se Noga akuzohet për 5 vrasje (për një vrasje fitoi pafajësi) dhe disa plagosje, është përjashtuar nga Akademia në vitin e dytë të studimeve pasi pas një sherri në ambientet e shkollës plagosi me thikë një student nga Lushnja, me të cilën rezultoi se kishte dhe lidhje gjaku.

Por pavarësisht këtij krimi, 44-vjeçari pas dy vitesh bëri krimin në spitalin e Sanatoriumit, ku vrau bashkë me Julian Çelën, Aqif Hasanbelliun (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit).

Thuhet se shumë prej krimeve që rëndojnë ndaj Nogës janë kryer gjatë kohës që ai ishte student i Akademisë ku përshkruhej nga të gjithë si njeri problematik, gjakftohtë, por shumë inteligjent. Po ashtu Noga akuzohet se në vitin 1999 ka bërë dy vrasje, të cilat u zbuluan në vitin 2003.

Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë në spitalin e Sanatoriumit, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastritot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi pak muaj më parë doli nga burgu i Peqinit./BW

The post Bënte ligjin në qytetin studenti! Jeta e errët e Kasandër Nogës, atentatorit të Hasanbelliut në Bruksel appeared first on Albeu.com.

I bëri atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, prangoset Kasandër Noga
Ka rënë në prangat e policisë Kasandër Noga.

Lajmin e bën të ditur agjencia austriake e lajmeve APA, e cila njofton se një shqiptar, i cili kërkohej për tentativën e vrasjes të shtunën në Bruksel, është arrestuar në Vjenë.

Megjithëse agjencia nuk jep emër të personit të arrestuar, mendohet se bëhet fjalë për Kasandro Nogën, i cili plagosi me gjashtë plumba shqiptarin Erion Hasanbelliu.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi për shkak të një serie hakmarrje të hershme mes tyre.

Agjencia shkruan se krimi ndodh në mes të një rrugë, ndërsa për 45-vjeçarin shqiptar u lëshua një urdhër-arresti evropian.

Pas informacioneve se Noga ndodhej në Vjenë, hetuesit arritën ta prangosin rreth orsës 9:15 të mëngjesit të sotëm.

Agjencia shkruan se operacioni ndodhi në lagjen Donaustadt të Vjenës. 45-vjeçari mbeti i habitur, por nuk bëri rezistencë ndaj forcave policore.

Gjithashtu bëhet me dije hetuesit kanë penguar fluturimin e tij drejt Shqipërisë. Ky fluturim pritej të realizohej së shpejti.

The post I bëri atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, prangoset Kasandër Noga appeared first on Albeu.com.

Atentati në Belgjikë, “Hasanbelliu në gjendje kritike” Karamuço: 2 autorët e pamaskuar janë filmuar nga kamerat
Ervin Karamuço, eksperti i kriminologjisë nga Belgjika ka folur për abcnews.al në lidhje me atentatin e bërë ndaj Erion Hasanbelliut i cili u qëllua me 6 plumba pas shpine përballë një hoteli në Bruksel mbrëmjen e 11 qershorit.

Mediat belge e kanë cilësuar si plagosje për gjakmarrje dhe jo hakmarrje.

“Gjatë kësaj kohe jam njohur këtu përmes mediave belge. Mediat belge kanë gazetarë kronike që merren vetëm me ngjarjet e shqiptarëve. Kam lexuar sagën e shumë e shumë vrasjeve. Ata e kanë cilësuar plagosje për shkak të gjakmarrjes. Nuk e lidhin me hakmarrjen, por gjakmarrjen. Ka një histori prej 2 vitesh. Nga ajo që kam vënë re këto 2 ditë është se fajësojnë drejtësinë shqiptare. I hyjnë pastaj  të gjatë për gjakmarrjen dhe kanunin. Kur vjen puna te shqiptarët shikohen si shumë të ashpër gjakatarë, dhe bëjmë akte në rrugë pa pasur parasysh pasojat”.

Duke iu referuar mediave belge, Karamuço tha se autorët kanë qenë dy. Në momentin që kanë qëlluar Hasanbelliun kanë qenë të pa maskuar, ndaj janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

“Autorët kanë qenë 2, të pamaskuar. Sipas mediave belge ka të dhëna që i konfirmojnë autorët dhe identitetin e tyre”.

I qëlluar me 6 plumba, Hasanbelliu ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

“Është në gjendje kritike i ka mbijetuar për shkak të mbërritjes së shpejtë të ambulancës. Është gjendje shumë e rrezikshme për jetën”.

Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare  pasi në vitin 2013-të ai është ekstraduar nga Brukseli drejt Shqipërisë pasi bashkë me të vëllanë akuzohen se, në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Nogan. Autori dhe viktima janë përfshirë në një konflikt prej njëzet vitesh. Kasandër Noga është i njohur për ‘vrasjen në repartin e rikuperimit’ ku u eliminua babai i Hasanbelliu. Një vit më vonë, familja Hasanbelliu qëlloi dhe vrau një mik të Kasander Nogës në një kafene në Antwerp. Vetë Kasander Noga i mbijetoi atij sulmi.

The post Atentati në Belgjikë, “Hasanbelliu në gjendje kritike” Karamuço: 2 autorët e pamaskuar janë filmuar nga kamerat appeared first on Albeu.com.