enkel demi Archives - Albeu.com

Lamtumirë Saimir Demi! Gazetari përcillet për në banesën e fundit
Gazetari i mirënjohur sportiv, Saimir Demi është përcjellë mesditën e së hënës (24 mars) në banesën e fundit.

Qindra njerëz, vërshuan drejt hollit të Radio Televizionit Shqiptar për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit profesionist, prindit, bashkëshortit të mirë, shokut e mikut që si pakkush gëzonte respektin e të gjithëve.

Emri i mirë dhe puna e ndershme, ishin pasuria më e madhe që do të kujtohet në breza dhe do të shërbejë si një shembull frymëzimi për gazetarët e rinj.

Në një intervistë me gazetarin Dëfrim Methasani, sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, kujtoi raportin e afërt me mikun e tij të ndjerë.

“Nga ana profesionale pa diskutim që ka qenë një nga gazetarët sportivë më të mirë, por do të thoja edhe nga ana njerëzore, familjare, si një shok i mirë, unë kam mbresa të pashlyera me Saimirin,” u shpreh z. Shulku.

“Pavarësisht se dhimbja nuk mund të hiqet, të jep njëfarë ngushëllimi shpirtëror kur shikon se sa shumë njerëz dhe dashuri është mbledhur rreth këtij njeriu, që vërtet e meritonte. Gjithkush ka bërë minimumin e asaj që ka bërë Saimiri gjatë jetës dhe karrierës së tij si një mësues, gazetar me përvojë, me tolerancë e intuitë të rrallë, në një gazetari ku shpesh po humbet kuptimi i fjalës, ai ishte ndër të rrallët që i dinte peshën dhe rëndësinë fjalës dhe dinte ta përdorte atë me kujdes. Ishte një edukator i brezave të tërë të gazetarëve, ku përfshihem edhe unë. Nëse Saimiri gazetar ishte një emblemë, Saimiri njeri ishte e pamundur të gjesh fjalë për t’i përshkruash mirësitë dhe karakteristikat e tij,” tha kryeredaktori i RTSH Sport, Rinald Bregasi, gjatë kryerjes së homazheve në hollin e RTSH-së.

Kryeredaktori i lajmeve në redaksinë e Sportit në Radio Televizionin Shqiptar, ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen, në moshën 57-vjeçare. Demi lë pas një trashëgimi të paçmuar dhe një vend të pazëvendësueshëm në panteonin e gazetarisë së shkruar dhe audiovizive.

The post Lamtumirë Saimir Demi! Gazetari përcillet për në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

Vëllai ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje të rëndë, reagon gazetari Enkel Demi: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti
Ditën e djeshme, ka ndërruar jetë gazetari sportiv dhe vëllai i Enkel Demit, Saimir Demi. Përmes një postimi në “Facebook”, Enkel Demi, shkruan se i vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës.

Demi: Nuk është e lehtë, por duhet bërë ky njoftim. Vëllai im i vetëm, Saimiri iku tek Hyji sot në mesditë. I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti dhe qe i rrethuar nga përkujdesi i mjekëve të Spitalit Infektiv dhe njerëzit e tij të zemrës. Pasdite do jemi tek selia e Alba 2000 tek ish-Ambasada Jugosllave në Rrugën e Durrësit. Varrimi do kryhet neser në orën 14.00.

Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe gazetari i njohur, Defrim Methasani. Ai shkruan se ende nuk e beson ikjen e tij dhe ngushëllon familjarët e tij.

“Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi, do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të.

Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij. U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije…!”, shkruan Methasani.

The post Vëllai ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje të rëndë, reagon gazetari Enkel Demi: I vetmi ngushëllim është që nuk vuajti appeared first on Albeu.com.

Gazetaria sportive në zi/ Ndërron jetë Saimir Demi
Ka ndërruar jetë gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot humbi betejën. Lajm i trishtë është bërë i ditur nga familjarët e tij. Saimir Demi është vëllai i gazetarit dhe moderatorit Enkel Demi.

Për këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe gazetari i njohur, Defrim Methasani. Ai shkruan se ende nuk e beson ikjen e tij dhe ngushëllon familjarët e tij.

“Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi, do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij. U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije…“, shkruan Methasani.

The post Gazetaria sportive në zi/ Ndërron jetë Saimir Demi appeared first on Albeu.com.

Enkel Demi zgjidhet si shkrimtari më i mirë i vitit 2024
Enkel Demi ka fituar çmimin e shkrimtarit më të mirë shqiptar për vitin 2024 me romanin “I rënë nga qielli”. Shkrimtari dhe gazetari i njohur është shërblyer në këtë mënyrë për punën e tij të paepur, duke servirur për lexuesit një roman me vlera të jashtëzakonshme.

Çmimi është dhënë nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë pikërisht sot, kur dhe Panairi i Librit vijon të jetë i hapur në ditën e katërt. Për këtë vlerësim special, ka reaguar vetë Demi që në krijimtarinë e tij ka vendosur të personifikohet me emrin “Tom Kuka”. “Faleminderit”, shkruan ai duke treguar edhe mirënjohjen për këtë çmim të veçantë.

Ndërkaq në vlerësimin e Shoqatës së Botuesve thuhej: “Tom Kuka fiton çmimin e shkrimtarit shqiptar më të mirë për vitin 2024 me romanin “I rënë nga qielli”.

“Për trajtimin me mjeshtëri stilistikore dhe burimore të një teme të mprehtë për tranzicionin shqiptar, por po aq edhe në rrafsh të përbotshëm, siç është ajo e përpjekjes njerëzore pěr të bërë një jetë të kuptimshme në kushtet e absurdit kolektiv.”

Shumë urime!”

The post Enkel Demi zgjidhet si shkrimtari më i mirë i vitit 2024 appeared first on Albeu.com.

A na vjen e keqja prej atyre që e shohin shqipen nëna e të gjitha gjuhëve?
nga Enkel Demi

Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve, intelektualëve, studentëve që kërkojnë frenimin e daljes në televizion të disa “sharlatanëve” të cilët merren me gjurmimin popullor të etimologjisë duke e shpallur gjuhën shqipe si më të lashtën mbi këtë dhè.

Qysh në krye dua të shpreh admirimin tim më të madh për pjesën dërmuese të asaj liste nënshkruesish, ani se pak do syresh janë shumë më të “vyer” si “sharlatanë” në fushat e tyre të aktivitetit jetësor, por padyshim kjo nuk e dëmton rëndësinë e debatit dhe ftesën shumë serioze për reflektim.

Sporti popullor i kërkimeve etimologjike apo historike për të nxjerrë të lashtë një komb është karakteristikë e rajonit tonë, madje në nivel akademik. Vendet fqinje kanë përdorur teza marroke të manipulimit foshnjërak të gjuhës, historisë, lashtësisë sa shpesh shqiptarët dalin ardhacakë në rastin më të mirë apo me bisht në rastin më të keq. Mjafton të kujtojmë këtu Enciklopedinë famëkeqe të publikuar pak vjet më parë prej Akademisë së Shkencave të Maqedonisë së Veriut.

Sa mirë do të ishte të kishim një reagim po kaq të fortë në at’botë.

Në televizionet shqiptare prej vitesh dalin gazetarë, “studiues” apo “historianë” pa licencë, madje lektorë të universiteteve shqiptare, të cilët pretendojnë se Himara është greke historikisht, qysh në kohët e antikitetit. Në bazë të këtyre tezave autoritetet greke kanë ngritur një pretendim të mirëfilltë territorial duke krijuar një tollovi të pazakontë politike, diplomatike dhe penguese në procesin e integrimit europian. Asnjëherë nga personalitetet e mendimit shqiptar nuk është kërkuar nga AMA të ndalojë këta mashtrues të dalin në televizor apo radio. Në këtë rast kemi të bëjmë me një manipulim me pasoja të rënda të ardhmërisë së Shqipërisë dhe me cënim të integritetit territorial.

Serbët me “mendim akademik” të hartuar ndër shekuj pretendojnë se shqiptarët janë ardhacakë në Dardani për mos dashur me përdor termin sllav Kosovë.

A nuk do të qe mirë ta nisnim qasjen ndaj çështjes kombëtare me ndryshimin e emrit, bashkangjitur me kërkesën për të financuar arkeologjinë, studimet e mirëfillta historike, etnografike e kështu me radhë për t’ju kundërvënë manipulimit të parreshtur që bëjnë të ashtuquajturit historianë, shkrimtarë apo akademikë sllavë?

A nuk duhet t’i qasemi kështu me të njëjtën energji e pathos manipulimit historik që i bëhet Çamërisë duke nisur madje nga historia moderne, ku shqiptarët cilësohen kolaboracionistë të nazizmit, ndërsa merret ende i mirëqenë gjyqi i Janinës, i cili shpalli fëmijët kolaboracionistë, siç është rasti i të ndjerit Nexhat Mërgjushi në moshën 7 vjeç.

Por, le të kthehemi tek “sharlatanët” tanë që dalin në media. Ky sport popullor është shumë i njohur fjala vjen në Greqi. Kujtoni komedinë e mrekullueshme “My big fat greek wedding” që në shqip e njohim me “Martesa ime greke”. Ndoshta ky fenomen duhet marrë me këtë shpirt humori.

Disa prej gjurmuesëve tanë popullorë janë dhënë e shtyrë në këto “hulumtime” se do kenë lexuar gjë kafshë nga vepra e Petro Zhejit, e cila e gjen shpjegimin në gjuhën shqipe të disa fjalëve të sanskritishtes.

Nuk besoj se do shkojë puna që të hedhim në kosh veprën e Petro Zhejit, megjithëse ajo mund ta verë në diskutim qëndrimin zyrtar akademik.

Një tjetër shtysë janë esetë e shkrimtarit tonë Ismail Kadare. Në ndonjërën prej tyre Kadare synon ta shpjegojë emrin e Zeusit nëpërmjet fjalës shqipe “zë”. Flasim për një shkrimtar, i cili artin e tij e ka frymëzues për miliona lexues në mbarë botën, por që nuk është studiues i mirëfilltë. Në këtë kuadër mos duhet të kërkojmë që Ismail Kadare të mos studiohet në shkolla si për shembull eseja “Autobiografia e popullit tim në vargje” apo “Eskili, ky humbës i madh”?

Avokat Ngjela së fundmi në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në Dritare u shpreh se gjuha shqipe është ajo që shpjegon greqishten dhe jo anasjelltas. Sakaq, ai shton se përkthyesi i “Iliadës”, Gjon Shllaku i ka treguar atij se “Iliada” është përkthyer nga shqipja në shqip, por kjo e vërtetë është mbajtur e fshehtë. Avokati dëshmon se Gjon Shllaku ka pas pretenduar që greqishtja e vjetër është një formë me gjasë arkaike e gegnishtes. Si do bëjmë në këtë rast kë do fusim në përcaktimin “sharlatan” avokatin apo Gjon Shllakun?

Si gazetar prej 30 vjetësh, drejtues mediash dhe njohës i medias si referues universitar, mendoj se ky peticion e bën debatin mbi median të shëndetshëm, nëse nuk është kategorik, censurues. Dhe në fakt, pikat e tij nuk i gjej ndaluese apo frenuese, por etikisht paralajmëruese për Autoritetin Audiovizual dhe vetë mediat.

Sipas meje, ka vetëm dy rrugë për të intervistuar këta njerëz: ose të bëjmë oponencën e të ftuarit, kur e marrim atë seriozisht, ose ta trajtojmë si në filmin “Martesa ime greke”.

Asnjëherë nuk duhet lejuar në këto biseda denigrimi i albanologëve apo shkenctarëve të gjuhës shqipe si është rasti i Eqerem Çabejt.

Megjithatë, këta njerëz burimorë sipas meje nuk shkaktojnë dëm, përkundrazi krijojnë një ndërgjegje kombëtare “catchy” të ngjashme me rritmet tallava që askush nga mendimtarët tanë nuk e ka luftuar me shumë zell.

Dëmin më të madh që bëjnë këta studiues është fjala vjen që një emigranti shqiptar, të cilit i del bretku duke i rënë lopatës të jetë i bindur se është më i lashtë dhe fisnik se “afendikoi” që i jep mëditjen apo t’i shkaktojë Ballist Morinës dëshirën që të vendosë në stadium patrullën: “Zoti është shqiptar”.

Sipas meje ka gjëra të tjera shumë më shqetësuese dhe të rrezikshme për jetën e njeriut që nuk shkakton çuditërisht kurrfarë reagimi prej shtresës së lartë të mendimit në Shqipëri.

Fjala vjen “mjekët popullorë” që me yshtje, energji paranormale, nuska, vargje librash të shenjtë apo ilaçe të shpikura nga ide të çartura dalin në televizor dhe shkëpusin plot të paditur nga kurat mjekësore të mirëfillta dhe vrasin njerëz. Në këtë krim marrin pjesë pa dyshim gazetarët që i ftojnë. Po merren në qafë njerëz, të cilët kanë vdekur, pasi kanë besuar se kanceri shërohet duke pirë vajgur.

Prej vitesh jam i vetmi ose më mirë ndër të paktët që flas për modelin edukativ të eskortës që po u japim të rinjve nëpërmjet disa emisioneve shumë të ndjekura në televizion. Është bërë e udhës që vajzat e vogla ta shohin si të vetmen mundësi të suksesit në jetë të shitjes së trupit dhe kjo quhet moderne, e bukur, e pranueshme ditës për diell. Askush nuk ndalon këngët me tekste që vënë në dukje se sa “cool” është me pas armë apo me thith kokainë. Videot e tyre janë të shoqëruara me skena të dhunshme, por pak e vënë ujin në zjarr. Në këto raste duhet ndërhyrje energjike, e cila nuk ndodh për shkak të fuqisë disproporcionale që ka media si biznes ndaj autoriteteve kontrolluese dhe zbatuese të ligjit. Dhe këtu e kam fjalën më së shumti për organet e drejtësisë.

Uroj që mos të kem lënduar kënd nga nënshkruesit e peticionit, përveç atyre pak që përmenda më lart në krye të këtij reflektimi.

Di vetëm që në këtë rast ndalimi i këtyre njerëzve që besojnë se gjithë rruzulli flet shqip do të sillte efektin bumerang. Tezat e tyre, shpesh foshnjërake deri në komike, nëse ndalohen do merren shumë më seriozisht. Librat e tyre shpesh të hallakatur do të konsiderohen të ndaluar e në këtë rast kam frikë që do lexohen më shumë prej kufizimeve.

Unë them se shpirti i humorit i filmit grek është bari më i mirë i këtij “derti” kombëtar.

The post A na vjen e keqja prej atyre që e shohin shqipen nëna e të gjitha gjuhëve? appeared first on Albeu.com.

Sa e bukur është Prishtina me Festival
Nga Enkel Demi

Mbrëmja e së enjtes ishte e bukur në Prishtinë, e bukur në Tiranë, e bukur dhe shumë e rëndësishme për shqiptarët kudo që ndodheshin.

Radio Televizioni i Kosovës çeli natën e parë të festivalit të parë të këngës. Kjo është një ngjarje e gëzueshme përsa i përket në radhë të parë muzikës sonë, por me një peshë të dorës së parë në lidhje me zhvillimet politike që çon ujë drejt konsolidimit të shtetit të Dardanisë. Arti, muzika mund të bëjnë atë që nuk e çojnë dot një gisht më tej samitet, bisedimet, diplomacia. Prespektiva që shumë shpejt në Festivalin Evropian të kemi dy këngë shqipe është një realitet i mrekullueshëm, i cili me gjasë ka me ndodh shumë shpejt. Adi Krasta, drejtori i këtij Festivali nuk pati drojë ta përcillte një kumt të tillë prej Pallatit të Rinisë, ku është ngritur skena madhështore, shumë e bukur e festivalit.

E enjtja mbrëma na bëri me dije që Shqipëria ka disa pole arti, të cilat dinë të zhvillohen me gjithë energjinë dhe diversitetin e tyre, pavarësisht Tiranës, e cila në këtë rast, falë zgjedhjes së guximshme e të mençur të Radio Televizionit Publik Shqiptar ka gjetur mënyrën më të bukur të sjelljes në raport me Festivalin e Prishtinës. Kjo sinergji, jep një mesazh përbashkues, ku secili mund të ndjehet rehat e në shtëpinë e tij, kudo në kryeqytetet e Kombit, mjafton të zërë qoshen e tumtarit që i takon.

Në këtë shkrim me dasht mund të bëhesh cingun e të nisësh të rreshtosh vërejtje, cingërima që në kësi rastesh nuk kanë për t’u kursyer prej shtypit rozë, gazetarëve të kulturës apo kritikës së fushës. Kësaj mund t’i shërbejë sjellja në skenë tejet modeste e prezantuesëve. Jo, pa gjasë Adi i mençur drejtoi një grup autoritar prezantuesish, të cilët patën çdo gjë, përveç sjelljes së divit. As Adi, as Besimi apo Edona nuk harruan në asnjë çast të ishin me këmbë në tokë. Autoironia në kufinjtë e cinizmit i bëri ata të na tregojnë një natë vjeshte prishtinase duke mos na hyrë në shtëpi me imponimin autoritar të atyre që zotërojnë skenën, por me modestinë e mysafirit që i bie derës, ani se ajo mund të jetë e hapur.

Dialogu mes Adi Krastës dhe Besim Dinës është një farë shkolle si mund të përcillet një ngjarje e madhe mediatike me duar në xhepa. Dueti i tyre me pyetje retorike në pamjen e parë absurde kam përshtypjen se do të mbetet në historinë e televizionit shqiptar si një dorracak si thuhen gjërat, kur nuk do me i thënë, ose kur nuk të lejojnë t’i thuash.

Kënga shqiptare u shfaq me gjithë të mirat e të këqijat e veta. Shfaqja live ka të vetat, por sipas meje nuk ka asgjë për t’u qarë. Unë për vete ndonjë vërejtje teknike ia vura sinjalit satelitor të RTK-së. Kështu e justifikova Emanuelen e zërit apo ndonjë rrjedhje ngjyrash. Punë për mua, tek e fundit nuk jam profesionist i asnjë nga fushave që përmenda. Florent Boshnjaku rrëfeu se është i zoti, madje shumë i zoti.

Në fund sërish Adi Krasta, i cili është në gjendje të bëjë spektakël edhe kur rrufit kafen, se ia ka fal Zoti këtë aftësi.

Mbrëmja e së enjtes ishte e bukur në Prishtinë, e bukur në Tiranë, e bukur dhe kudo.

*Fotoja ilustruese është marrë nga faqja e Arbër Zaimit

The post Sa e bukur është Prishtina me Festival appeared first on Albeu.com.

Qymyri i birit të Judës
Nga Tom Kuka

Jakov Avrami zbathi këpucët dhe i ra xhamisë mes për mes. Ndaloi para mihrabit, ra në gjunjë dhe u shkreh në lot. Koka i varej mbi gjoks, ndërsa lotët i rridhnin në pëqi. Ishte kokëzbathur pa kippa në krye. Nuk thoshte një gjysëm fjale, teksa merrej me gjithë mend me ngashërimin e tij që nuk kishte të rreshtur. Duhej ende nja një orë e gjysëm të thirrej namazi i drekës. Në xhami gjendej veç Nazmiu që po thante ujët që kishte rënë në shesh prej abdesit të mëngjesit. Më herët ai kishte njomur lule vjollcat e sapoçelura dhe i qe gëzuar rrezeve të diellit që derdheshin mbi gurët e bardhë borë të lyer me gëlqere. Këmbë njeriu nuk kishte tjetër. Kur vuri re këtë qyqar që po shkrehej në vaj një ligështi e madhe ia përfshiu zemrën.

Nazmiu qe plak njeri, por dhe njeri pa njeri. Qe futur të shërbente në Xhaminë e Beqarëve pa ia kërkuar kush dhe tani pas kaq e kaq moteve këmbët nuk qenë aq të shkathëta, kurse duart i dridheshin, tek përpiqej të priste ndonjë degë të hallakatur trëndafili. I vinte rrotull xhamisë, por here duhet të mbështeste dorën në mur, herë të gjente një kërçep të ulej që t’i jepte kohë frymës mos t’i mblidhej lëmsh në grykë. Nazmiu i dinte të tëra suret në arabisht, por një fjalë nuk e shkrepte në atë gjuhë. Sa herë thirrej namazi përdëllohej me zërin e gërvishtur të hoxhës dhe ia kishte ënda ta dëgjonte këmbëkryq pjesën, kur imami u tregonte ç’duhet bërë dhe ç’nuk duhet bërë. Nuk i kishte numëruar kurrë motet që shkuan në këtë xhami, por flokët dikur qenë mërzitur me të dhe kishin shkuar duke e lënë vetëm me kokën e shogët. Mjekra e tij e rrallë lëshonte vetëm ca fije të bardha që kur zgjateshin shumë ai i priste me gërshërën që rrallonte vetullat.

Në Berat kalonin të tërë, ashtu si kishte kaluar dhe Nazmiu i gjorë. Asnjeri nuk e dinte kush e kishte lënë në këmbë të Urës së Goricës vocërrak, të pangrënë, me do zhele në trup. Sillej dhe përtypte diku një kothere, diku ullinj të zinj që herë vinin të hidhur, herë të ëmbël. Netët e dimrit fshihej në mes shtëpive të gurta që vinin cip mbi cip, në mënyrë që mos ta zinte era. Por, në verë qe më mirë, se zdërhallej buzë Osumit, ku frynte puhiza e ëmbël që e nanuriste me këngën e ujrave që rridhnin. Kurrë nuk qe ankuar, se nuk e dinte ç’ishte të qahej, por për çdo ditë të re që e gjente shëndoshë e mirë i falej të madhit Zot. Qe ai vetë që një ditëz e çoi në Xhaminë e Beqarëve dhe e la atje përjetë. Imam Sabriu para se t’i bëhej shpirti dritë në xhenet i tha:

– Nazmi, ty kështu të erdhi thirrja, prandaj askush nuk ta mbylli derën.

Ai e dëgjonte, pasi nuk dinte si të gjegjej, ulte kokën mos gjente ndonjë bishtfultere, e cila i kalonte tinëz, që të mërziste njerëzinë, kur falej.

E pra, motet shkonin, ushtri patën kaluar, luftra qenë bërë, gjak qe derdhur, zija e bukës kishte rënë, nëna me kërthi në gji kishte parë që merrnin për nga lumi, por kurrë nuk i kishin zënë sytë një burrë që të ngashërehej kështu para mihranit, sak aty ku kibla të tregonte se ku ndodhej Meka. Ju afrua duke bërë pak mund të ngutej, sepse këmbët nuk i bindeshin. E preku burrin në supe, por ai nuk dëgjonte nga ai vesh. Ja vuri dorën në supe dhe e tundi disi. Më në fund Jakov Avrami ktheu kryet. Nazmiu, zhelani që i kishte ardhur thirrja buzë lumit dhe qe ndryrë në Xhaminë e Beqarëve nuk po u zinte besë syve. I fërkoi me shpinën e duarve dhe i la të lirë. Priti sa t’i davariteshin njollat vjollcë për të kundruar më mirë, por ai qe dora vetë, Jakovi që shitoren e floririt e kishte sa merrje udhën për në kala. Qe i njëjti që jetonte në Mëhallën e Çifutëve mbi Xhaminë e Telelkave. Ai qe i tëri dhe i bëri që po i ngashërrehej mihranit pa feste në kokë.

– Çdo këtu o njeri?,- pyeti Nazmiu i gjorë me një fije zë.

Tjetri ktheu kokën për ta lëshuar mbi gji dhe vazhdonte në të tijën. Nazmiu mbeti një copë herë si hu gardhi. Nuk dinte ç’të bënte. Ta linte? Po a duhej lënë në xhami një çifut? Mos ta linte? Po a kishte fuqi ta nxirrte jashtë gjithë atë bina? Jakovi qe shpatullgjerë, i lartë dy kokë më shumë se Nazmiu. Flokët e zinj pis të përdredhur i vareshin mbi supe. Ai nuk i lidhte gërshet dhe nuk e shkonte kohën me Toran nëpër duar. Më shumë i pëlqente libri i madh i llogarive që mbante në shitore. Me ç’dukej fletët e tij kurrë nuk do të sosnin, përderisa i jati e kishte prej gjyshit, gjyshi prej stërgjyshit dhe kështu me radhë dhe prapë gjysma qe e zbrazur, e bardhë, e pashkruar. Atje shënonte ç’hynte dhe ç’dilte nga dyqani. Pasi i vinte punët në vijë dilte në gurin e qoshes, këndellej në diell, tek qëmtonte njerëzinë që herë ngjitej, herë zbriste. Gjerbte kafe që ia sillte Miço shegerti dhe këmbente fjalë me fqinjët:

– Hë mo Sali si ka shkuar sot? Ka blerë njeri ndonjë palë këpucë?

– Joooo, është ende herët, se dasmat duan dhe ca të vijnë, por opingat mirë, i dhashë nja tre palë.

– Mua nuk më ka hyrë njeri brenda gjithë ditën,- bënte si i mërzitur Jakovi.

– Po hyri tek ty e mbush qesen plot,- ia priste Faiku i gjymave.

– Mos u qaj, se ata të Tomoricës, kur u vjen koha i duan të mëdha, të vogla, të kallaisura si duhet, se do pjekin raki…

– Po, po, mirë nuk qahem, por e mira s’ka fund.

Pastaj vinte ndonjë burrë që nuk i qeshte buza dhe zgjidhte ndonjë varëse për foshnjen e porsalerë a për vajzën që do të ndërronte nishanet.

Ishte e premte, sa ishte falur namazi. Njerëzia sillej nëpër rrugët e kalasë. Dielli zbardhte rrasat e gurëve. Nuk bënte nxehtë. Maji sapo kishte hyrë. Shitoret u mbushën me kureshtarë që shkonin sa në një kënd në tjetrin. Ata që shisnin sheqerka, ëmbëlsira i mbushën ding duart e fëmijëve dhe çupave të reja. Jakov Avrami qëndronte në gurin e qoshes. Nuk ia ndante sytë gjindjes. Qe e xhuma. Në këtë ditë blihej një shenjë për vashën, gruan, njeriun që të vlon në zemër. Dikush kërkonte tespihe fildishi që t’ia jepte babës apo vendoste në gisht ndonjë unazë të zezë me gërma të verdha arabie, së cilës kurkush nuk ia dinte kuptimin. Prandaj, Jakov Avrami rrinte si në gjemba që të hidhej përpjetë sa ta shihte në sy dikënd që çoç do qëmtonte në bankat e tij, të cilat mbanin përsipër mbulesën e qelqtë për t’i bërë argjenduritë të afërta, por jo të cekshme. Ndërsa dielli i binte mbi sy kishte vënë dorën si strehë që mos ta verbonte drita. Fëmijët rendnin dhe etërit i linin të lirë të dhënë pas bisedave të tyre me xhaketat e varura, teksa mëngët koloviteshin si këmbë pehlivani. Po bëhej zallamahi, por askush nuk po avitej drejt tij. U çua të çmpihej. Gjatovinë si ishte ktheu kryet në të mëngjër të shihte kreun e sokakut. Ndoshta i bënin sytë, por një vashë po merrte përpjetë, kurse njerëzia ndali frymën, po e kundronte gjithë përdëllim. Mbante një robë me lule plot që i vinte gjer në bel, këmishë të bardhë, një jelek të vogël pis të zi qëndisur me fije ari që dukeshin si gjarpërinj që hidhnin valle. Erdhi shpejt afër tij, aq sa vuri re se shamia që mbante mbi krye, e palidhur në grykë qe mbushur me karakafte të verdha dhe blu. Coha e hollë nuk ia fshihte flokët si gështenjë mali që derdheshin mbi supe. Mjekra e vogël me një brimëz në mes mbante gazplot dy buzë të kuqe si qershi, mbi të cilat qe vendosur një hundë sa gishti i vogël i foshnjes. Sytë e saj të gjelbër si gur safiri rrinin nën ballin e lëmuar si alabastër.

Jakov Avrami ndjeu që këmbët iu dobësuan, nisën t’i dridheshin si purteka, por nuk zinte dot vend në gurin e qoshes, pasi nuk donte ta humbte atë vajzë që shpërndante nga cipa e bardhë borë aromën e mimozës.

Ajo ndali para tij. Nga pas i vinte një grua e ngjallur që e zuri prej dore.

– Më lër të hyj të shoh?,- u lut goca me një grimë zë.

– Jo!,- thë prerë gruaja me një zë që e qiti jashtë pa çelur gojë.

– Vetëm një çast…,- u lut e reja.

– Nuk hyn kush pa një burrë me vete!

Vajza u fik në sy. Jakov Avrami fshiu ballin me një shami të bardhë nga djersët që i patën mbirë.

– Lëre çupën të shohë zonjë,- i doli atij një zë i mekur.

Gruaja e pa me mëri.

– Lëre të hyjë, se unë rri këtu. Le të shohë sa të dojë. Mos ia prish qejfin.

Gruaja e pa me dyshim, kurse e bija për pak sa nuk po hidhej pupthi. Ajo ia bëri me shenjë dhe vajza u sul brenda.

– Si e kam Safet efendinë?,- pyeti Faiku i gjymave që kundronte pak më tutje.

Zonja vetëm sa buzëqeshi. Me kaq u mor vesh se Safet efendia qe mirë.

Kalimtarët vazhduan të shkonin tutje-tëhu, kurse Jakov Avrami po pickonte llërët që bëhej esëll, në mënyrë që mos të lëshohej dhe ai brenda. Të paktën të kthente kryet ta shihte një copë herë, tek qëmtonte varëset e arit, por gruaja e kishte mbërthyer me vështrimin e saj që ishte më keq se hekurat e burgut. Ai nuk diti sa shkoi, por dikur vajza doli. I kaloi puqur. Fëshfërima e flokëve të saj e dehu. Të dyja ikën, u tretën mes asaj turme laramane.

– Të fala Safet efendisë!,- përshëndeti Saliu i opingave.

Ai u ul në gurin e qoshes. Kishte një trup dhe këtë e vinte re, por nuk e ndjente, se ai nuk i peshonte asnjë gram. Donte të vinte një peshë mbi pëqi, se me gjasë do e merrte era. Shihte që njerëzit nuk lodheshin së shkuari sa lart-poshtë, por nuk i dëgjonte. Për fat Miço shegerti i solli kafenë e zezë të drekës. Qe e nxehtë, por gjuha nuk u qa, kur u dogj. E gjerbi me gllënjka të mëdha. Ndjeu që lëngu i zi ju përhap në trup si llavë vullkani. E përshkroi një zjarrmi e madhe. Me hall u ngrit. I mbylli dritaret me fletët e dërrasës që i kyçi me ca drynj të mëdhenj si veshë gomari. Vuri kyçet në derë dhe iku. Kurrë nuk kishte ngjarë që ta mbyllte shitoren në të premte, por as që e çau kokën për këtë. Qe buzë greminës. Ose do të shuhej, do vdiste, ose ajo vashë… Faiku i preu udhën.

– Ç’pate o derëbardhë?,- e pyeti fqinji i shqetësuar.

– Dua ta marr për nuse.

– Ç’thua more? Ti nuk je as kaur!

Jakov Avrami u tret si qiriu. Nuk hante, nuk pinte. Shkonte në shitore, ulej në gurin e qoshes dhe priste të kalonte ajo rreze dielli, por bënte mot i ngrysur si zemra e tij. Nuk jepte. Nuk merrte. Nuk i joshte më kalimtarët të blenin ndonjë sumbull të artë që ta qepnin në jelek. Kur dikush i hynte brenda i cingëriste kryet… jo po “sa e ke gramin?”, jo po “a peshon mirë terezia?”, jo po “e ke shtrenjtë…”, jo po “do më bësh ulje?”. Ua jepte sa i donin, vetëm t’i hiqeshin qafe.

Mjekrrën nuk e priste prej ditësh, kurse drita e zbehtë që vinte prej kupës së qiellit e kishte bërë meit. Saliu i këpucëve erdhi e u ul në buzë të shkallës puqur me gurin e qoshes. Miço shegerti solli dy kupëza raki me kafe të hidhur. I morën pa u ndjerë, tretën shikimin diku andej nga merrte e përpjeta për t’u kapur lart në kala.

– Pse e ke lëshuar veten?,- pyeti Saliu.

Jakovit nuk ia kishte ënda të fliste, por dikur duhet ta zbraste helmin që i kishte zënë frymën.

– Më ra në kokë…

– Me gjithë mend e ke? Ajo është vajza e Safet efendisë…

– E di, por gjumi nuk më merr, bukës i kam thënë: “tutje!”. Mbyll sytë e shoh atë. Hap sytë dhe shoh prapë atë.

– Pikë e zezë!,- mërmëriti Saliu dhe i bëri shenjë Faikut të avitet. Të tre burrat qëndruan gojëkyçur një copë herë.

– Dëgjo bir – ia nisi Saliu – babën tënd, megjithëse qe çifut si ti e doja shumë. Ty edhe më shumë, por kjo gjë që nuk bëhet…

– Pse? Pse jam jude?

– Po, ashtu. I këtillë je!

– Po pse o Sali?,- pyeti Faiku – Ai nuk e ha mishin e derrit. Ja si ne!

– Është më e thellë kjo punë,- ia priti tjetri.

– Edhe synet është bërë që sa ka lerë,- ngulmonte në tijën njeriui i gjymave.

– Është ndryshe kjo gjë Faik! Është shumë ndryshe! Ku ta gjenim të qe kaur!

Jakov Avrami shihte si i shushatur, rrëkëlleu me fund putirin e rakisë. Ju ngroh gjiri, por ju ftoh zemra. Mjekrra nisi t’i dridhej, thua se do merrte të qarën. U çua në këmbë. Ia la kyçet e dyqanit në dorë Saliut dhe bëri të shkonte.

– Ku po ikën?

– Në xhami. E dua atë vashë!

– E ç’do gjesh në xhami?

– Hoxhën. Do bëhem muhamedan si ju.

– Çfarë?!,- lëshuan pasthirrmën njëherazi gjymat dhe këpucët.

– Po more, synetli jam, derr nuk ha, grua dua… kjo është e vetmja udhë!

Imam Kadriu pati lindur Natën e Kadrit në shtëpinë e Mulla Fuatit të Mangalemit. Nëna që e solli në jetë e la këtë botë sapo ia dëgjoi të qarën të birit. Thonë se iku buzagaz. Mulla Fuati u martua me Nurijen e derës së Hysenit të lagjes së Murat Çelepiasit. Hyseni mbante emrin e gjyshit, nipit të Kara Mahmut Pashës. Nurija solli katandi në shtëpi, por mbi të gjitha dritën e nënës që i mëkoi Kadriut të vogël. Qe ajo që e lidhi me Librin më shumë se Mulla Fuati, i cili e shkonte ditën, der’ sa ngrysej në Medrese. Shpejt erdhën të tjerë fëmijë që e mbushën odën. Katër motra e dy vëllezër, por Kadriu qe më i veçantë, se lindi në ditë të shenjuar. U dha kaq shumë pas leximit sa në Medrese thonin që do bëhej njeri i ditur si të parët e fesë. Hidhte shtat ai burrë, por harrohej pas leximit. I lutej Nurija të shihte rrotull, por ai veç librat donte. Prandaj, kur nisi të merrej me Xhaminë e Beqarëve të gjithë e kuptuan pse.

– Dikur do më dalë fati dhe mua o nëne,- bënte shaka Imam Kadriu.

– Po të keqen nënia do të dalë, por po shkunde këmbët nëpër rrugë a livadhe. Te rrafti i librave nuk ka gra o bir…

Ai qeshte dhe nisej për në Xhaminë e Beqarëve të falte namazin. E kishte me dëshirë të mbërrinte shumë më parë se të tjerët, meqë ishte ai mikpritësi. Nazmiu po e priste dhe atë ditë në derë, por kësaj here qe si i ndërkryer. Nuk i dilte fjala e duhur nga buzët, ndërsa i tregonte me shenjë derën hyrëse në xhami. Ai i vuri dorën në sup dhe hyri brenda. Pa një burrë të përkulur, gati të shtrirë përmbys që ngashërrehej si fëmijë. Ju avit dhe e preku në sup. Në fillim i gjori njeri nuk u tund nga e tija, por tek shkundja e tretë i ktheu kryet. Sa e pa Imamin u çua, fshiu lotët me shpinën e dorës dhe nisi të fliste tërë ngut:

– Dua të bëhem muhamedan… e di se të çudit që një jude si unë…, por dua të bëhem muhamedan… e kam ndarë mendjen…

Në fillim Imam Kadriu u habit nga ky rrebesh i papritur fjalësh, por pak ju desh të mblidhte mendjen. I vuri dorën në shpatulla të panjohurit, e ftoi të dilnin në oborrin e xhamisë të uleshin në dy kërçepë poshtë një fiku të lashtë që fëshfërinte, ngaqë këndellej me lojën e erës. Pasi e vuri re që tjetri u qetua disi e pyeti:

– Përse do të bëhesh…

– Se dua! E kam ndarë mendjen.

Heshti një hop.

– Të ka ardhur thirrja?

– Jo, më ka zënë qymyri…

– Çfarë?

– Më ka shtangur një grua.

– Aaaaa,- bëri i habitur hoxha – shko e kërkoje dhe ja ku u bë kjo punë.

– Jam jude…

– E drejtë, për pak më doli nga mendja.

Zogjtë fluturonin poshtë nga pesha e qiellit të rënduar që dukej se qe me barrë me rrezen e diellit, ndaj priste dekikën të lindte.

– Nuk të bëj dot…

– Si nuk më bën? Por, unë dua! Të lehtë e ke.

– Jo, nuk e kam aspak të lehtë.

– Po, pse more burrë? Synetli jam, derrin nuk e ha. Jakov më thonë, Jakup më quaj…

– Nuk ke thirrje o njeri! Xhamia nuk është dyqan.

Jakov Avrami u pre i tëri. Qe gati të këputej, të përmbysej përtokë, por Imam Kadriu e ftilloi disi.

– Më trego pak për këtë punën tënde. Si të zuri qymyri? Kush është kjo vajzë?

Kaq deshi tjetri dhe ia rrëfeu fije për pe. Nuk harroi asgjë; shitoren e tij, Saliun e këpucëve, Faikun e gjymave, Miço shegertin, vajzën e Safet efendisë, gruan e Safet efendisë, shëndetin që ju lig, mjekrra që ju rrit, bukën që nuk i bie në bark. Të tëra ia tregoi, kurse Imam Kadriu e qëmtonte me buzën në gaz si e ëma para se ta sillte këtë botë. Një rreze dielli ra mbi fik, i cili lëshoi hije duke mbuluar me freski rrëfimin që mbaroi me një frymë.

– Ik, tani o njeri. Ik, se më erdhi ora e namazit të drekës. Do shkoj unë të piqem me Safet efendinë. Zemrën e ke të qëruar, megjithëse se je judë.

Burrat u ndanë. Njeri hyri në xhami, tjetri u ul në gurin e qoshes së shitores e priti.

Në gjithë Beratin fjala mori dhenë. Çifuti u martua me muhamedanen. Imam Kadriu nuk ia mbushi dot mendjen Safet efendisë, por para se ai ta dëbonte hoxhën nga shtëpia mendjen ia trazoi një pyetje që i bëri ky riosh me Libër në dorë:

– A ta pyesim vajzën? Ndoshta ajo nuk do dhe kështu flemë të tërë të qetë.

Safet efendia me tokë shumë që i fillonin në Berat e i sosnin në Lushnje, pati bërë një tabor me fëmijë. Oda i mbushej plot, ndaj krenohej që kishte gjindje nën çati sa lagjia e Kalasë. Ja dhe çupa e fundit na qenkërsh rritur e zbukuruar. Vështroi djalin e Mulla Fuatit që iu duk se po e shpotiste me këtë farë pyetje. Po si do i pëlqente së bijës një çifut që shiste flori? Për të Madhin Zot kjo nuk bëhej, por ja që pyetja ia nguci kërshërinë. Sa do donte ta dinte. E ka zënë qymyri vetëm birin e Judës? Po kjo e tija?

Dërgoi dikë ta thërriste. Nuk mënoi, vajza u paraqit pa parë kënd në sy dhe kokëulur si e zënë në faj. Ai nuk kishte zemër ta pyeste, ndaj Imam Kadriu çeli gojën:

– Jakovi, hebreu i dyqanit të floririt të kërkon për grua…

Vajza u drodh.

– Po ti a e do për burrë?

Vajza u shemb në tokë. Rendën shërbyeset që mbanin vesh pas dere. Ja lagën faqet me ujë, e qëlluan lehtë me pëllëmbë. Vajza u përmend. Hapi sytë si ullinj të gjelbër, lëshoi një fije zë si puhiza e fikut në Xhaminë e beqarëve.

– Po!

Pas Beratit fjala mori dhenë në Myzeqe, fluturoi deri në malësi, atje ku Tomori nuk e shkrinte borën, por e mbante si plis në majë të kokës. Bota u çmerit, por nuk e shkepi grykën si ia kishte ënda, se Safet efendia kishte prona kudo, argatë e shegertë sa qimet e kokës, kurse Jakov Avrami e lau të shoqen në ar.

Imam Kadriu e vuri në besë.

– Të parin fëmijë do e bësh muhamedan, të dytin jo dhe kështu shko deri në fund.

– Jakup do e quaj…

– Ku e di ti, se do jetë djalë?

– E di…

… dhe Jakup e quajti. Sa e mori vesh Imam Kadriu u gëzua dhe ju kthye Librit.

– Si është, kur të zë qymyri?,- pyeti Nazmiun.

Plaku i rrëgjuar ngriti supet.

Marrë nga Facebook-u i autorit

The post Qymyri i birit të Judës appeared first on Albeu.com.

Plas “boksi” në studio, gazetari i njohur sfidon kampionen kuksiane që njeh vetëm fitore (VIDEO)
Ermira Rexhmati premton sukses në Muay Thai. Ermira prej disa kohësh është angazhuar në këtë sport ku ka shënuar dhe disa fitore. Ajo ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku rrëfeu se si u bë pjesë e kësaj fushe.

Ermira tregoi se punonte si parukiere kur vendosi që të ndiqte ëndrrën e saj.

“Para se të vazhdoja sportin kam qenë një parukiere. Në Gjirin e Lalzit u zhvillua një event dhe doja të merrja pjesë si shikuese, e adhuroja këtë sport. Më lindi dëshira që të vazhdoj dhe unë, e kisha ëndërr që e vogël dhe thashë pse të mos shkoja dhe të stërvitesha. U regjistrova në palestër dhe pastaj vazhdova hapat më tej.“, tha Ermira duke shtuar më tej se synon suksesin ndërkombëtar.

Ndërkohë trajneri i saj, Ervis Bici tha: “Shpresojmë që dhe në Shqipëri të hapet një federatë për Muay Thai. Synimet tona janë për momentin Evropa sepse duhet të ngjitemi shkallë shkallë dhe pastaj duhet të mendojmë më tej.”

The post Plas “boksi” në studio, gazetari i njohur sfidon kampionen kuksiane që njeh vetëm fitore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në petkun e Tom Kukës, Enkel Demi jehonë në mediat letrare italiane: Si lindi romani i njohur “Ora e ligë”
Duket se sukseset nuk kanë të ndalur për gazetarin dhe shkrimtarin Enkel Demi, i cili është bërë i njohur në letërsi me emrin e artit Tom Kuka.

Së fundmi, kanë qenë mediat italiane, ato që i kanë dedikuar një hapësirë të gjerë në faqet letrare.

SoloLibri.Net ka zhvilluar një intervistë me shkrimtarin, duke u ndalur veçanërisht te romani i tij “Ora e ligë”. Ajo e ka cilësuar një roman fitues dhe bindës, i bërë nga historia dhe historitë.

Gjatë intervistës, Demi i njohur si Tom Kuka, ka rrëfyer gjithçka nga si lindi ideja për shkrimin e këtij romani, te marrëdhënia mes gazetarisë dhe letërsisë deri te ndryshimi kulturor mes kombit shqiptar e atij italian.

“Ora e ligë” vjen nga pasioni im për historitë e treguara nga paraardhësit e mi, nga pasioni im për mitet dhe mbi të gjitha nga nevoja që ndjej për të treguar për Shqipërinë përmes këtyre historive, duke përzier dhimbjen, dashurinë, shpengimin, vuajtjet dhe mitin. Unë e përkufizoj veten si një “shkrimtar i paskrupullt”, pikërisht sepse e përshkruaj tokën time për atë që është dhe mbi të gjitha shkruaj për atë që jam. Asnjëherë nuk kam menduar të shkruaj për të kënaqur lexuesin italian. Nuk do të kishte kuptim, sepse ata që lexojnë në Itali duhet të lexojnë për një Shqipëri të vërtetë, jo ashtu siç do të donin të ishte, por pikërisht për atë që është. ‘Ora e ligë’ hapet me vrasjen e Celo Mezanit dhe më pas me vajtimin e dhimbshëm dhe gënjeshtar nga Celo Mezani, një vajtim shumë i famshëm në Shqipëri. Ne duhet të përpiqemi ta dëgjojmë, edhe nëse kërkon durim, sepse është shumë e gjatë; dikush vëren, menjëherë, të gjithë atë vuajtje nga e cila përshkohet kënga. Ankthi, keqtrajtimi, Dashuria dhe më pas miti, Ora, i cili sigurisht është emblema e shqetësimit dhe negativitetit njerëzor, por gjithashtu përfaqëson të gjitha ato shqetësime të rrënjosura në shpirtin dhe mentalitetin e secilit prej nesh”, është shprehur ndër të tjera Kel Demi.

Ai gjithashtu është ndalur edhe te Shqipëria, duke theksuar se çfarë është për të dhe sa i lidhur ndihet me atdheun e tij.

“Shqipëria, për mua, është identitet dhe liri. Unë jam shumë i lidhur me rrënjët e mia, origjinën time dhe historinë e vendit tim. Më duket thelbësore që Shqipëria të rizbulojë identitetin e saj dhe mbi të gjitha që ta ruajë me xhelozi. Nga ana tjetër, besoj se është e drejtë të çlirohet ky identitet nga konceptet e vjetra, të së kaluarës, të cilat edhe sot, pjesërisht, e detyrojnë atë në hamendje që nuk janë më të nevojshme. Identiteti, rrënjët, historia, po dhe gjithmonë, por edhe liria, sepse pa të nuk mund të ketë identitet të vërtetë”, ka deklaruar shkrimtari.

The post Në petkun e Tom Kukës, Enkel Demi jehonë në mediat letrare italiane: Si lindi romani i njohur “Ora e ligë” appeared first on Albeu.com.

“Me flokë të zbardhura, është lodhur shumë”, gazetari i shqetësuar për Ramën
Gazetari Enkel Demi në “Abc-ja e mëngjesit” ditën e sotme ka folur shumë i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë Demi mori shkas nga intervista e mbrëmjes së të enjtes, ku Rama u shfaq në emisionin “Log.”, të drejtuar nga Endri Xhafo.

Ndër të tjera gazetari u shpreh se kryeministri nuk dukej mirë me shëndet dhe ndonëse armik me të i rekomandon të bëjë disa analiza.

Shqetësimi i Enkel Demit:

“O doktor nuk e di a pe dje intervistën e kryeministrit Rama te Endri Xhafo, nuk e di nëse pe ndonjë sekuencë.

Dje unë kam qenë shumë i shqetësuar se në radhë të parë ka të njëjtin stil veshjes përpara 20 vjetësh, por është plakur shumë, është shumë i lodhur. Është i mbaruar fare, e pash portretin e tij, përveç zbardhjes së flokëve, ai përcillte një stres.

Në fund fare unë nuk është se e urrej Edi Ramës, prandaj mendoj që në pikëpamjen klinike, a mund t’i japim disa këshilla klinike se në radhë të parë stresi që ai po akumulon është stres i jashtëzakonshëm.

Sipas meje, këshilla më e mirë mjekësore që mund t’i japim është që mbas 25 prillit, urojmë që mos të jetë më kryeministër dhe shqiptarët ta ndihmojnë duke mos e votuar se do na plasi. Është shumë keq mo doktor, a e pe se sa rëndë ishte? I ka rënë qesja e syrit dhe po i shkon deri te mjekra.

Unë nuk mendoj si Ilir Meta që donte ta mbyllte në çmendin, unë them që atë po e lëshon trupi. Jam i shqetësuar seriozisht se ai ka disa probleme shëndeti, është asmatik, është duhanpirës, pi duhan si qen, dmth pi shumë duhan dhe kjo po i rëndon pushtetin. Çe do pushtetin kur në fund fare po i rëndon trupin, aq më tepër që e mban veten edhe si besimtar thuhet që trupi është tempulli i hyut. Nuk duhet ta keqtrajtosh trupin siç po e keqtrajton ai. Këtu e ka të gjithë hallin.

Unë i rekomandoj njerëzve që duan në qoftë se ka akoma, sepse armiqtë e tij më të mëdhenj janë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Mendoj që nëse e duan, fjala vjen Engjëll Agaçi besoj e ka  dashurinë e sinqertë me të se kanë bërë lekët e dynjasë, që t’i bëjë një palë analiza se gjynah. Edhe mos na plas dhe ju mbetet në dorë, prandaj edhe për kombin edhe për partinë socialiste, edhe për veteranët e luftës, veçanërisht 95-vjeç e lart, ta ruajmë Edi Ramën si monument dhe mbi të gjitha t’i bëjmë disa analiza dhe ta shpëtojnë se mbi të gjitha nuk është mirë me shëndet. Kjo duhet bërë sipas mendimit tim dhe të mendoni që unë jam kundërshtar i tij, nuk e urrej, në thelbin tim e vlerësoj shumë kur është në shtëpi.

Madje edhe spotet që ka me Tinka Kurtin dhe Robert Ndrenikën, këta të dy më duken shumë më mirë me shëndet se sa Edi Rama. Me thënë të drejtën. Unë nuk marr vesh nga mjekësia, por te ‘I sëmuri për mend’ i Molierit argumentohej klizma, nuk e di do mbaroj punë, por nejse”.

The post “Me flokë të zbardhura, është lodhur shumë”, gazetari i shqetësuar për Ramën appeared first on Albeu.com.