emmanuel macron Archives - Albeu.com

Dikur ia doli, por tani nuk ka shpresë! Dorëzohet edhe Emmanuel Macron, Mbappe do të shkojë te Real Madridi
Saga rreth Kylian Mbappe zgjati shumë. Pothuajse çdo merkato ishte afër largimit dhe në fund ai zgjidhte gjithmonë PSG.

Më e keqja ndodhi dy vjet më parë. Francezi theksoi mbylljen e kontratës së tij, mbajti gjithçka pezull deri në fund dhe më pas njoftoi se do ta zgjaste kontratën.

Tani e njëjta situatë. Kontrata skadon në fund të sezonit, por Mbappe ka njoftuar pak muaj më parë se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Ligue 1 u fitua përsëri, Champions League jo, PSG u eliminua në gjysmëfinale dhe kjo është me siguri një arsye tjetër që Mbappe të paketojë valixhet dhe të shkojë diku ku do të ketë më shumë shanse për të fituar kupën.

Dhe cili është destinacioni më i mirë për këtë se Real Madridi? Emmanuel Macron, presidenti i Francës, iu bashkua misionit dy vjet më parë dhe ndihmoi PSG të mbante Mbappe, por tani nuk ka shpresë.

“Shpresoj që në çdo rast të bëj presion maksimal ndaj tij dhe klubit të ardhshëm, megjithëse nuk dua të përmend tani Real Madridin.

Por së pari kemi kampionatin evropian të futbollit përpara”, tha Macron.

The post Dikur ia doli, por tani nuk ka shpresë! Dorëzohet edhe Emmanuel Macron, Mbappe do të shkojë te Real Madridi appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Ish-ylli i Liverpoolit mashtroi me mjeshtëri Macronin, presidenti i Francës pastaj shkaktoi faull të ashpër
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mori pjesë në ndeshjen humanitare të futbollit “Pièces jaunes”, e cila u mbajt për financimin e projekteve për të mbështetur fëmijët dhe adoleshentët e shtruar në spital.

Në ndeshjen që u luajt në Plaisir, gjyqtare kryesore e ndeshjes ishte Stephanie Frappart, ku morën pjesë legjenda të futbollit si Didier Deschamps, Didier Drogba, Christian Karembeu dhe Eden Hazard.

Macron shënoi gol nga penalltia në një ndeshje që përfundoi me rezultat 5-2 në favor të skuadrës së tij.

Megjithatë, ajo që “fitoi” në rrjetet sociale ishte lëvizja e ish-lojtarit të Liverpool-it, El-Hadji Diouf kundrejt tij.

Senegalezi bëri disa driblime dhe ia futi topin nën këmbë Macronit, i cili nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të faullonte Dioufin.

Përveç Liverpoolit, Diouf luajti për Sochaux, Rennes, Lens, Bolton, Sunderland, Blackburn, Rangers dhe Doncaster, Leeds dhe Sabah.

Ai luajti 70 ndeshje për kombëtaren e Senegalit dhe shënoi 24 gola. /Telegrafi/

Nothing to see here, just El-Hadji Diouf nutmegging French president Emmanuel Macron and then getting taken out 😂
pic.twitter.com/bMSR3Z1aKa

— Photos of Football (@photosofootball) April 24, 2024

The post VIDEO / Ish-ylli i Liverpoolit mashtroi me mjeshtëri Macronin, presidenti i Francës pastaj shkaktoi faull të ashpër appeared first on Albeu.com.

E gjithë bota po komenton mesazhin që përcjellin fotot e Macronit si boksier
Fotot e fundit të Emmanul Macron, të publikuara nga zyra e tij, kanë ngjallur komente të shumë në mediat sociale. Fotografi zyrtar i Macron-it, Soazig de la Moissonniere, publikoi foto që e tregonin shefin e Elizesë duke goditur një thes boksi gjatë stërvitjes.

Në rrjet shpërthyen komentet, disa prej të cilave e krahasonin me humor presidentin francez me personazhin e Rocky Balboat.

Shumë prej komenteve e kthyen interpretimin e fotove në shaka, por disa përdorues të tjerë tentuan të gjejnë një kuptim tjetër pas tyre, nisur nga fakti që lideri francez tani vonë i bëri thirrje Europës të shtojë reagimin e saj ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Kjo kategori ndjekësish mendon se një postim i tillë në fakt, mund të jetë mënyrë simbolike përmes të cilës Macron kërkon të dërgojë një mesazh të rëndësishëm. “Disa përdorues shkruajnë se Macron ndoshta po tregon që është duke u përgatitur të përplaset me Putinin, i cili gjithashtu shpesh tregon aftësitë e tij sportive në foto”, shkruan The Guardian.

Të njëjtën linjë qëndrimi mbajti edhe revista Femme Actuelle, e cila shkruar se bashkëshorti i Brigitte Macron shihet aty me një vështrim të vendosur, sikur dëshiron të luftojë me kundërshtarin e tij.

Por për gazetarin Jonathan Bouchet-Petersen kjo është një zgjedhje aspak e goditur e komunikimit politik. Kritika pati edhe nga profesori i historisë Eric Anceau, i cili i përshkroi fotot e Macron si pjesë e maskulinitetit neopopulist, mjeshtri it ë cilit tha ai me ironi, deri më sot ishte Putini, por duket s`qenka i vetmi.

Presidenti i Francës shkaktoi pështjellim të madh së fundi me deklaratat e tij për mundësinë e dërgimit të trupave të huaja në Ukrainë, çka detyruan vende të ndryshem perëndimore të siguronin se nuk e kanë një plan të tillë, i cili mund të sillte një konflikt të hapur me Moskën.

The post E gjithë bota po komenton mesazhin që përcjellin fotot e Macronit si boksier appeared first on Albeu.com.

Macron: Nuk do të ketë më siguri në Evropë nëse Moska do të fitonte! Dërgimi i trupave perëndimore në Kiev është një opsion
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi fuqitë perëndimore se Rusia nuk ka shenja dobësie Rusisë, ndërsa përsëriti qëndrimin e tij se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet, megjithëse ai tha se situata aktuale nuk e kërkon këtë.

Në një intervistë në televizionin kombëtar francez TF1 dhe France 2, Macron u pyet për deklaratat e tij për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë, që shkaktuan reagime nga liderët e tjerë evropian , të cilët theksuan se nuk kishin plane për ta bërë këtë.

“Ne nuk jemi të sigurt nëse se do ta bëjmë këtë. Nuk jemi në atë situatë për momentin, por nuk po e përjashtojmë këtë opsion”, tha Macron.

Macron tha se “nëse Rusia do të fitonte ne nuk do të kishim më asnjë siguri në Evropë. Besueshmëria e Evropës do të zvogëlohej në zero”.

Macron e përshkroi luftën Rusi-Ukrainë si “ekzistente” për Francën dhe Evropën.

“Nëse lufta do të përhapej në Evropë, do të ishte zgjedhja dhe përgjegjësia e vetme e Rusisë. Por që ne sot të vendosim të jemi të dobët, të vendosim sot se nuk do të përgjigjemi, tashmë është e mundur. Dhe unë nuk e dua këtë”, tha ai.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri italian komentoi deklaratat e Macron duke thënë se Italia nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë, pasi nëkëtë moment duhet paqe dhe jo luftë me Rusinë.

“E përjashtoj dërgimin e trupave sepse duam paqe, nuk duam të hyjmë në luftë me Rusinë. Si Itali ne nuk kemi ndërmend të dërgojmë trupa në Ukrainë. Ne ndihmojmë Ukrainën të mbrojë pavarësinë e saj. Është ndryshe nga dërgimi i trupave italiane për të luftuar kundër rusëve”, shpjegoi Tajani.

The post Macron: Nuk do të ketë më siguri në Evropë nëse Moska do të fitonte! Dërgimi i trupave perëndimore në Kiev është një opsion appeared first on Albeu.com.

Emigracioni është një “gjemb” për Macron
Në një Europë që po sheh gjithnjë e më shumë liderë të ekstremit të djathtë të marrin frenat e vendit të tyre, nga Italia e Melonit dhe Wilders i Holandës tek Alternativa për Gjermaninë, presidenti francez po përpiqet të miratojë ligje që nuk do të shqetësojnë mbështetësit e Marin Le Pen por në të njëjtën kohë do të sigurojnë qëndrimin në Francë të atyre emigrantëve që nevojiten për mbajtjen gjallë të ekonomisë së saj.

Megjithatë, rezulton se ndryshimet legjislative të presidentit francez po dështojnë.

Në Francë, emigrantët zënë një në dhjetë vende pune dhe veçanërisht të paktën një në pesë punë kuzhiniere, pothuajse dy të pestat e stafit të shërbimit të strehimit dhe mbi 25% të punëtorëve të pakualifikuar në sektorin e ndërtimit.

Është e lehtë të kuptosh barrierat për punësimin e emigrantëve kur mendon se papunësia në Francë është 15% por është dyfishi i asaj midis atyre që nuk janë emigrantë.

Duke folur për Bloomberg, Alain Fontaine, një pronar restoranti në Paris, e quajti retorikën kundër emigrantëve “hipokrizi”.

Siç thekson ai, “njerëzit nuk duan të flasin për emigracionin, por ata shërbehen nga emigrantët kur shkojnë në restorant, kur vizitojnë prindërit në shtëpinë e të moshuarve apo kur ndërtojnë shtëpitë e tyre”.

Kështu, presidenti francez u përpoq të prezantonte legjislacionin e ri të imigracionit që do të lehtësonte dëbimin e atyre që qëndrojnë ilegalisht në vend dhe në të njëjtën kohë do të thjeshtonte procesin burokratik për dhënien e një leje qëndrimi të përkohshëm për ata që janë të nevojshëm në ekonominë franceze, por kanë dokumentet e nevojshme.

Projektligji i tij synonte veçanërisht ata që mund të punësohen në sektorët që po përballen me vështirësitë më të mëdha në gjetjen e stafit. Madje parashikonte rinovimin e lejes së qëndrimit çdo vit për ata emigrantë që nuk kanë dokumentet e nevojshme.

Çështja e mprehtë e emigracionit e bën jashtëzakonisht të vështirë ndërtimin e aleancave dhe projektligji i presidentit francez mori veton e shumë deputetëve nga i gjithë spektri politik, nga e djathta ekstreme deri te e majta ekstreme. Presidenti francez më pas ngarkoi ministrin e tij të brendshëm dhe pasardhësin e mundshëm, Gérard Darmanin, të kërkonte aleanca për të formuar një shumicë, por republikanët kundërshtuan.

Ndërkohë, Marine Le Pen, e cila po sheh edhe një herë rritjen e popullaritetit të saj, shfrytëzoi rastin dhe pohoi në një postim në rrjetet sociale se partia e saj “mbrojti popullin francez nga një projektligj që do të inkurajonte emigrantët dhe do të sillte gjithnjë e më shumë njerëz në vend.

Dhe kreu i grupit parlamentar të partisë së Macron, Olivier Verand, kundërshton idenë e përdorimit të një dispozite në Kushtetutën franceze që i lejon presidentit të miratojë një projektligj pa kaluar në një votim në Parlament.

Ishte pikërisht kjo që Macron përdori muaj më parë për reformën e pensioneve.

The post Emigracioni është një “gjemb” për Macron appeared first on Albeu.com.

Brigitte Macron flet “pa dorashka”, tregon pse priti 10 vjet për t’u martuar me Emmanuelin: Ai ra në dashuri me mua kur ishte 15 vjeç
Një intervistë “pa dorashka” është dhënë për revistën Paris Match nga Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, e cila foli për dyshimet që kishte për zyrtarizimin e lidhjes së saj me Emmanuelin, 25 vjet më të ri, dhe arsyet që më në fund e shtynë atë të bënte hapin e madh.

Në një rrëfim të rrallë personal, 70-vjeçarja shpjegoi se e shtyu martesën me Macron për gati një dekadë sepse kishte frikë se kjo do të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, të cilët janë rreth të njëjtës moshë me të dashurin e saj tani 45-vjeçar.

Macron ishte 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte, e cila tashmë ishte e martuar.

Gruaja atëherë 40-vjeçare jepte mësime për dramë në shkollën katolike ku frekuentonte adoleshenti në Amiens, Franca veriore dhe vajza e saj ishte shoqe klase e Macron.

“Romanca” e nisur mes tyre bëri skandal në provincë. Si rezultat, prindërit e Emmanuel Macron e dërguan atë në Paris për të ndjekur një shkollë tjetër, por dëshira e tij për të qenë me mësuesen e tij dhe synimi për të krijuar një marrëdhënie me të mbetën të gjalla brenda tij.

Ajo në atë kohë i tha vetes se Emmanuel do të takonte dhe do të dashurohej me një grua të moshës së tij ndërsa ishte në Paris, por kjo nuk ndodhi.

Brigitte dha dorëheqjen nga puna, por, sipas saj, e vetmja gjë që e pengoi atë të bashkonte zyrtarisht jetën e saj me Macron ishte mendimi i fëmijëve të saj, pasi ajo nuk donte t’u “shkatërronte jetën”.

“Kjo zgjati dhjetë vjet. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin. Por nuk doja të humbisja rastin për të jetuar e lumtur”, tha ajo në mënyrë karakteristike në intervistën e saj.

Kujtojmë se djali i Brigitte është tre vjet më i madh se Macron dhe vajzat e saj 46 dhe 39 vjeç sot janë mjaft afër në moshë me bashkëshortin e dytë.

Brigitte pranon se nuk e di se çfarë do të mendonin prindërit e saj që ajo të martohej me ish-studentin e saj, por zbuloi se vëllezërit e motrat e saj ndonjëherë e ngacmonin për thashethemet rreth marrëdhënies së saj me Macron.

Çifti më në fund u martua në vitin 2007, pas divorcit të Brigitte nga burri, Andre-Louis Ozier.

Zonja e Parë e Francës ka folur për përditshmërinë e saj me bashkëshortin, diçka që zakonisht e shmang në intervistat e saj.

Pavarësisht se kanë 16 vite që janë të martuar, Brigitte tha se Emmanuel Macron ende e befason dhe e admiron me kujtesën dhe inteligjencën e tij mbresëlënëse.

“Kam pasur shumë studentë të zgjuar në karrierën time dhe asnjëri prej tyre nuk ka aftësitë e tij. E kam admiruar gjithmonë”, ka thënë ajo.

Çifti shijon jetën e tyre të qetë në Pallatin Élysée, me Brigitte duke gatuar mëngjesin e bashkëshortit të saj të zënë dhe ndonjëherë darkën.

Ndërsa Macron kalon ditën e tij me detyrat si president, Brigitte është e përfshirë në projekte bamirësie që shpesh kanë të bëjnë me arsimin.

Ajo thotë se tashmë është mësuar me kritikat që i bëhen pas kaq vitesh në qendër të vëmendjes dhe tani nuk i shqetësojnë aspak komentet për veshjet e saj.

The post Brigitte Macron flet “pa dorashka”, tregon pse priti 10 vjet për t’u martuar me Emmanuelin: Ai ra në dashuri me mua kur ishte 15 vjeç appeared first on Albeu.com.

Konferenca e paqes në Paris, Macron bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
“Ne duhet të punojmë për një armëpushim në Gaza”, tha pritësi i konferencës humanitare për Gazën në Paris, Emmanuel Macron.

Në nisje të konferencës, Macron i bëri thirrje komuniteti ndërkombëtar që të mobilizohet menjëherë.

“Në të ardhmen e afërt, ne duhet të punojmë për të mbrojtur civilët. Kjo do të thotë se ne duhet të punojmë për një armëpushim”, tha presidenti francez, duke theksuar se kjo duhet të jetë e mundur.

Qëllimi i “konferencës humanitare” që po mbahet sot në Paris, është të ofrojë ndihmë të menjëhershme për popullin e Gazës, e cila është bërë thuajse e pamundur nga bombardimet e pandërprera izraelite që nga sulmi i befasishëm nga Hamasi më 7 tetor.

Siç raporton gazetar “Le Figaro” qeveria izraelite nuk është e përfaqësuar  në konferencën e organizuar në Champs Elysees, por kreu i shtetit francez ka biseduar të martën me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ata do të bisedojnë sërish, siç njoftoi presidenca franceze.

I pranishëm në Paris gjithashtu do të jenë dhe dy kryeministrat shqiptarë Edi Rama Trembëdhjetë OJQ kërkuan një “armëpushim të menjëhershëm”, duke kërkuar “të garantohet hyrja e ndihmave në Gaza dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar humanitar”. dhe Albin Kurti.

Ajo që do të thuhet në konferencë po vëzhgohet nga afër nga organizatat humanitare, të cilat ankohen për pamundësinë e dhënies së ndihmës ndërkohë që bombardimet ndaj Gazës vazhdojnë.

Sipas OKB-së, ndihma humanitare për banorët e Gazës dhe Bregut Perëndimor arrin në 1.2 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2023./Albeu.com

The post Konferenca e paqes në Paris, Macron bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza appeared first on Albeu.com.

Macron në Tel Aviv: Franca qëndron krah për krah me Izraelin
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua të martën se nuk do ta lërë Izraelin vetëm në luftën e tij kundër militantëve, por paralajmëroi për rreziqet e përshkallëzimit të luftës në konflikt rajonal.

Pasi u takua me familjet e viktimave franceze në aeroportin e Tel Avivit, Macroni tha gjatë një bisede me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog në Jerusalem se Franca qëndron “krah për krah” me Izraelin dhe se synimi i parë duhet të jetë lirimi i pengjeve në Rripin e Gazës.

Ushtria e Izraelit, e cila është duke u përgatitur për një pushtim tokësor të Gazës së mbipopulluar me palestinezë, thotë se Hamasi po i mban 222 pengje.

“Ne duam që ju të jeni të sigurt se ne nuk do t’ju braktisim në këtë luftë kundër terrorizmit. Është detyra jonë të luftojmë kundër terrorizmit, pa asnjë huti dhe pa e zgjeruar këtë konflikt”, tha Macron gjatë vizitës së tij në Izrael të martën.

Përtej solidaritetit me Izraelin, Macroni erdhi me synim për të bërë “propozime që janë sa më të arritshme” për ta parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, për t’i liruar pengjet dhe për ta garantuar sigurinë e Izraelit dhe punën drejt një zgjidhje dyshtetërore, thanë këshilltarët e tij.

Sipas tyre, gjatë vizitës së tij Macroni do të bëjë përpjekje për një armëpushim humanitar.

Vizita e Macronit në Izrael vjen një ditë pasi ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk arritën të pajtohen për një “ndërprerje humanitare” të luftimeve mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, në mënyrë që të lejohet futja e më shumë ndihmave humanitare për civilët në Gazë.

Macroni do të takohet edhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Zyra e Mohamoud Abbas tha se Macroni do të takohet edhe me liderin palestinez në Ramallah, Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Macroni është lideri më i fundit evropian që e viziton Izraelin në ditët e fundit, pas presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

The post Macron në Tel Aviv: Franca qëndron krah për krah me Izraelin appeared first on Albeu.com.

Macron mbërrin në Izrael, pritet të takohet me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Tel Aviv mëngjesin e sotëm për të shprehur “solidaritetin e plotë” të vendit të tij me Izraelin pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit nga grupi militant palestinez Hamas, sipas një gazetari të AFP.

Kreu i shtetit francez pritet gjithashtu të bënte thirrje për “ruajtjen e popullsisë civile” në Gaza, pasi Izraeli kryen bombardime të pamëshirshme të enklavës palestineze dhe përgatitet për një ofensivë tokësore, tha presidenca.

Macron do të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog, kryeministrin Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e mbrojtjes Benny Gantz dhe liderin kryesor të opozitës Yair Lapid./Albeu.com

The post Macron mbërrin në Izrael, pritet të takohet me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë appeared first on Albeu.com.

“Ka dashur të japë mesazh politik”, ambasadori francez në Kosovë komenton deklaratën e Macron: Nuk ka vendim për pezullimin e vizave
Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka dashur të japë një mesazh politik për Kosovën dhe Serbinë, me deklaratën e tij të djeshme të dhënë në Tiranë, sipas së cilës, të dy vendet duhet ta mbajnë fjalën e dhënë. Kështu deklaroi ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Gero, në intervistë për RTK Prime.

Ai konfirmon se nuk ka vendim për pezullim të vizave për Kosovën nga ana e Francës dhe se liberalizimi do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024. Ndër tjerash,në këtë intervistë ambasadori francez flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, situatën e krijuar pas sulmit të 24 shtatorit e tema të tjera.

“Presidenti është pyetur ne fund të një vizite bilaterale në Shqipëri gjatë së cilës marrëdhëniet në mes të Francës dhe Shqipërisë janë përforcuar. Pra, ka pasur një pyetje për situatën në Kosovë,dhe ai ka dashur t;i vendos të dy palët, Kosovën dhe Serbinë, para përgjegjësive. Duke filluar me Serbinë, duke e ftuar presidentin Vuqiç që t”i dënojë fuqishëm sulmin e 24 shtatorit, vrasjen e policit Afrim Bujaku, dhe sulmin ne tërësi dhe duke këkuar që të ndriçohet sulmi në tërësi dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ky ka qenë mesazhi i parë. Mesazhi i dytë për Kosovën dhe Serbinë lidhur me nevojën për të organizuar zgjedhje te reja ne veri për arsye që dihen dhe që nuk kam nevojë t’i rikujtojë. Zgjedhje me një pjesëmarrje të serbëve dhe me kthimin e serbëve në institucione. Mesazhi i tretë kishte te bënte me nevojën e formimit te asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në fund të këtij meszhi, të këtyre tre kërkesave të shprehura drejtuar njëkohësisht presidentit Vuciq dhe autoriteteve të Kosovës, presidenti Macron ka rikujtuar se liberalizimi i vizave që tani është në fuqi në Serbinë dhe që do të jetë zbatohet nga data 1 janar 2024 në Kosovë është një inkurajim pozitiv, nje gjest i mirëbesimit dhe se ky gjest nuk ka qenë reciprok dhe se është e domosdoshme që të dy palët të riangazhohen ne dialog. Ky ka qenë një mesazh politik që te dy palët shpresoj se do ta dëgjojnë.

Sot, më 18 tetor nuk vëhet në pikëpyetje vendimi teknik, por duhet me të vërtetë, që liderët politik të dëgjojnë mesazhin e presidentit. Sot, më 18 tetor asgjë nuk është vendosur që të mos ketë liberalizim të vizave më 1 janar. Nuk ka vendim teknik për të vënë ne pikëpyetje liberalizimin e vizave për Kosovë”, tha ambasadori Gero.

RTK njofton se intervista e plotë do të transmetohet sonte në orën 21:00.

The post “Ka dashur të japë mesazh politik”, ambasadori francez në Kosovë komenton deklaratën e Macron: Nuk ka vendim për pezullimin e vizave appeared first on Albeu.com.