dritan agolli Archives - Albeu.com

INVESTIGIMI/ Transaksione të dyshimta me gruan dhe djalin, kompanitë e Dritan Agollit “qethin” fondet publike. Zbulohen pasuritë e fshehura të kreut të FSHZH, nën hetim nga SPAK
Shpërthimi i skandalit në media do të sillte vëmendjen te profili i Dritan Agollit dhe personave të lidhur me të. Agolli ka punuar më parë si drejtor urbanistike në Bashkinë e Tiranës dhe më pas është shkëputur nga administrata publike duke u angazhuar në fushën e biznesit. Duhet theksuar se gjatë kohës që ka qenë në Bashkinë e Tiranës, Agolli vazhdimisht ka qenë nën akuzë nga Partia Demokratike, e cila gjatë kohës që ka qeverisur e ka kallëzuar në Prokurori. Por për Agollin nuk ka patur asnjë akuzë nga Prokuroria dhe gjithmonë ka dalë i pastër, deri në momentin që SPAK do ta vendoste nën lupë për hetimin e pasurisë dhe skandalin e menusë për 100 Fshatrat.

Por si nisi rrugëtimi i Dritan Agollit në krye të FSHZH-së?

Në shkurt 2019, Agolli do të emërohej Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit nga Këshilli Drejtues me mandat 5-vjeçar duke zëvendësuar Benet Becin dhe në janar 2024 Këshilli Drejtues do ta rikonfirmonte në detyrë për një mandat të dytë.

Ashtu si shumë zyrtarë të tjerë të lartë, Agolli do të bënte deklarimin e pasurisë, e cila përfshin një listë të gjatë detyrimesh sipas legjislacionit aktual.

Në formularin e dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë e Deklarimit të Pasurisë (ILDKPKI), Agolli do të deklaronte kompanitë “Mangus Opus Group”, aksionet nga kompania “Ardex Consulting” të cilën e kishte në pronësi me bashkëshorten. Ligji nuk e ndalon Agollin të zotërojë një kompani, por ligji e detyron që të deklarojë çdo veprimtari ekonomike fitimprurëse ose jo, të cilat aktualisht lidhen me kompanitë në fjalë.

Në mënyrë të habitshme, në vitin 2020, Agolli nuk do të deklaronte të ardhurat nga kompania “Mangum Opus Group” dhe nuk do të deklaronte në formularin e ILDKPKI-së se ishte akoma aksioner te kjo kompani.

Sipas avokates Brikena Demiraj, çdo zyrtar i lartë duhet të deklarojë aksionet, të ardhurat ose kompaninë që zotëron në formularin e ILDKPKI-së.

“Në rast se nuk bëhet ky deklarim, ka penalitete si largim nga puna ose ndjekje penale sipas udhëzimeve nga legjislacioni aktual”, tha për “Vetting avokatja Demiraj.

Në të dhënat e siguruara nga “Vetting”, Agolli rezulton aksioner i kompanisë “Magnum Opus Group” dhe nuk ka bërë kalimin pasiv të aksioneve drejt një personi të tretë. Kjo procedurë realizohet nga zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat etj për të shmangur konfliktin e interesit me detyrën, duke e rimarrë kompaninë pas mbarimit të detyrës në administratën publike. Nga informacionet e “Vetting” rezulton se Agolli ka përfituar drejtpërdrejt fonde nëpërmjet kësaj kompanie dhe një rrjeti kompanish të lidhura me atë dhe familjarët e tij, e cila hedh dyshime të forta se këto veprime janë në kundërshtim me ligjin.

Sipas ekspertit të ekonomisë Pano Soko, një zyrtar i lartë nuk mund të përfitojë fonde publike gjatë kohës që është me detyrë në administratën publike.

Por sipas “Spending.al”, databazë e organizatës AIS ajo që ngre dyshime për shkelje të ligjit nga Agolli është fakti se kompania “Magnum Opus Group” sh.p.k gjatë periudhës 2020 – 2021 ka përfituar 2.1 milionë lekë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nën drejtimin e Blendi Klosit për hartimin e projektit “Plani Kombëtar i Menaxhimit të Sigurt të Kimikateve për 2020 – 2030”, në bashkëpunim me Agjencinë Suedeze të Kimikateve.

Nga kërkimet e “Vetting” rezulton se kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 2023, nëpërmjet kompanisë së vet “Magnus Opus Group” i ka dhënë një hua prej 17,3 milionë lekësh ose 173 mijë euro djalit të vet Flladi Agolli te kompania që ky i fundit ka në zotërim “HMS” shpk. Në këtë rast, kjo hua në lekë nuk rezulton e deklaruar as nga Agolli dhe as nga djali i vet në formularin e ILDKPKI-së për vitin 2023.

Në vitin 2020, Dritan dhe Rovena Agolli do t’i kalonin aksionet e kompanisë “Ardex” ish “Ardex-Consulting” djalit të vet Flladi Agolli me të drejta të plota. Nëpërmjet numrit të kontaktit që ka vendosur te kompania “Ardex” ish “Ardex-Consulting” rezulton se Flladi Agolli ka nxjerrë në shitje një makinë luksi “Porsche Cayene” me vlerë 40 mijë euro. Por në formularët e deklarimit të pasurisë shitja apo blerja e kësaj makine nuk rezulton gjëkundi.

Por skandali me menunë e 100 fshatrave do të ishte vetëm sipari pasi emri i Flladi Agollit do të përfundonte përsëri në media. Kësaj radhe emri i tij do të lidhej me skandalin e Start Up-eve, ku opozita do të akuzonte qeverinë shqiptare se shumë nga kompanitë përfituese rezultonin të lidhura me zyrtarë të lartë.

Në vitin 2022, Këshilli i Ministrave propozoi një ligj që do të hartonte kushtet e favorshme për krijimin e zhvillimin e startup-eve dhe mbështetjen e tyre, për nxitjen realizimit të ideve të reja, që sjellin risi në çdo fushë për zhvillimin ekonomik.

Në një vendim “Për Miratimin e Dhënies së Granteve për Startup-et dhe Lehtësuesit e Startup-eve”, në korrik të vitit 2022 me vendim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj u dhanë subvencione për kompani të ndryshme. Njëra ndër kompanitë, është ajo e djalit të Dritan Agolllit, pronarit që zotëron 100% të aksioneve të “HMS” shpk Flladi Agolli. Qeveria duket se i dha kompanisë 4,58 milionë lekë, por në këtë rast kemi konflikt të mundshëm interesi. Asokohe ish ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali do të mohonte akuzat se është abuzuar me fondet për start-upet, se këto fonde shkuan te persona pranë mazhorancës, pa meritokraci.

Sipas ligjit nr.10 130, datë 11.5.2009 për Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Drejtori Ekzekutiv emërohet ose shkarkohet me vendim të Këshillit Drejtues. Kryetari i Këshillit Drejtues është zv.kryeministri dhe kjo vendos në pikëpyetje procesin për konflikte të mundshme interesi. / Investigimi i Vetting, News24

The post INVESTIGIMI/ Transaksione të dyshimta me gruan dhe djalin, kompanitë e Dritan Agollit “qethin” fondet publike. Zbulohen pasuritë e fshehura të kreut të FSHZH, nën hetim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli thirret në SPAK
Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është paraqitur sot në SPAK. Ende nuk dihet se për çfarë çështje Prokuroria Speciale ka thirrur Agollin.

Kohë më parë është raportuar se ndaj tij SPAK ka nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike, por nuk dihet nëse paraqitja e sotme në Prokurorinë Speciale ka lidhje me këto hetime të raportuara.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme në SPAK u paraqit edhe Edmond Haxhinasto, ish-ministër i Transporteve.

The post Kreu i FSHZH-së, Dritan Agolli thirret në SPAK appeared first on Albeu.com.

Investigimi/ Skandali me tenderin 500 mln lekë të FSHZH, si qarkulluan paratë publike brenda një rrethi të ngushtë duke shfrytëzuar trafikun e influencave
E nisur si një furtunë e vogël mbi një konflikt interesi, ku paratë publike përfundojnë në duart e personave që kanë lidhje me zyrtarët, skandali që ka përfshirë Fondin Shqiptar të Zhvillimit me personazh kryesor shefin e kuzhinës Alfio Rrotani, ka përfunduar në duart e SPAK. Në lojë janë 410 mijë dollarë, për të dizenjuar një meny me ushqimet tradicionale shqiptare, realizimin e një dokumentari me seri, dhe promovimin e produkteve vendase. Emisioni “Ne Shenjester” ne ‘News24’ sjell fakte të reja.

Skema e përzgjedhur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të tenderuar këtë shumë parash është një procedura e prokurimit për “Shërbim konsulence”, kjo sipas dokumentit të njoftimit. Tenderi, me objekt “Ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar Menynë e 100 Fshatrave”, është hapur në 21 tetor të 2021 dhe mbyllur me 29 dhjetor 2021, duke i lënë më shumë se dy muaj kohë operatorëve ekonomikë që të shprehin interes. Gara është zhvilluar në dy faza, në të parën kanë marrë pjesë dy subjekte, që kanë kaluar më pas edhe në fazën e dyte, bashkimi i kompanive i përbërë nga Kube Studios, Albanian Gastronomy Academy AGA, dhe CBS Creative Business Solutions.

Si dhe bashkimi tjetër i formuar nga Mascarpone sh.p.k dhe Endrit Maci. Një operator i tretë, i quajtur SHOQATA NJEREZ DHE IDE është skualifikuar që në fillim. Siç rëndom ndodh me tenderat publike, edhe këtë radhë Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk ka zhgënjyer, duke zgjedhur ofertën më të lartë, edhe pse kësaj radhë çmimi nuk ka qene kriter kryesor i përzgjedhjes. Pas përfundimit të dy fazave më 26 janar të këtij viti si fitues është shpallur bashkimi shoqërive kryesuar nga Mascarpone shpk, që ka si administrator dhe aksioner kryesor kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani.

Sipas dokumentit zyrtar të shpalljes se fituesit në total ky bashkim shoqërish ka ma marrë 273,6 pikë, dhe një ofertë ekonomike prej 41 milion lekësh ose rreth 410 mije dollarësh. Operatori tjetër ka marrë 268,8 pikë, duke u renditur i dyti, ndërsa ka dhënë një ofertë rreth 15 mijë dollarë më të lirë për menynë e kërkuar nga fondi shqiptar i zhvillimit. Deri këtu duket një procedurë normale. Sepse është hapur një garë, kanë konkurruar disa shoqëri. Por, problemi nis tek emri i fituesit. Alfio Rrotani administrator dhe ortak kryesor i kompanisë Mascarpone shpk. Kjo sepse ai ka punuar verën e shkuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar” në Hallamaj tek gjiri i Lalzit në Durrës, në pronësi të Flladi Agolli, që rezulton të jetë djali i drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli. Në dokumentin e rregjistrimit në qendrën kombëtare te biznesit, “Bedouin Beach & Bar” është emri tregtari e kompanisë Hospitality Management & Services, i zotëruar 100% 24-vjeçari Flladi Agolli.

Është vetë ky restorant që ndodhet brenda një resorti turistik, që ka reklamuar në faqen e tij të Facebook shërbimet e shefit të kuzhinës Alfio Rrotani teksa përgatit tavolinat, apo kur prezantohet bashkë me stafin. “Jemi shumë të kënaqur që kemi një ekip yjor kuzhinierësh dhe personeli në shtëpi. Krahas Alfio Rrotanit dhe pjesës tjetër të ekipit drejtues, të gjithë në Bedouin do të sigurojnë që të gjithë klientët që vizitojnë Bedouin Beach Bar të kenë përvojën më të mirë të mundshme”, thuhet në postimin në ‘Facebook’ të restorantit më 7 qershor të 2021.

Dyshimet për këtë prokurim janë të mëdha si për kostot, pasi përgatitja e menysë të kuzhinës shqiptare dhe dokumentari do të kushtojë rreth 410 mijë dollarë, ashtu edhe për shpalljen e fituesit, ku me një qark të shkurtër drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, ia ka dhënë tenderin kuzhinierit që ka punuar në restorantin e djalit të tij. Sipas dokumenteve paratë do të shkojnë për grumbullimin e informacionit mbi gatimet shqiptare, dizajnin e librit të Menysë 100 Fshatra, realizimin e një dokumentari me seri, trajnime dhe promovime në rrjetet sociale. Në shkresat e fondit shqiptar të zhvillimit nuk del qartë se si ka dalë kjo kosto, vetëm thuhet se Libri do të jete i konceptuar si një udhëtim turistiko-gastronomik në 100 Fshatrat, me një format miks mes një libri kuzhine dhe një guide turistike, në version print dhe online. Ndërsa dokumentari do të ndahet në 12 seri.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka reaguar disa ditë më pas në lidhje me denoncimin në media të skandalit me tenderin 410 mijë dollarë, që ky institucion i drejtuar nga Dritan Agolli i dha kuzhinierit të restorantit të djalit të tij. Përmes një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Fondit, Dritan Agolli, mbron tenderin dhe thotë se turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe përmirësimi i këtij produkti turistik sipas Agollit do rezultonte me rritje në të ardhurat për këtë sektor. Kreu i Fondit shqiptar të zhvillimit thotë se procedura e prokurimit është në proces dhe e papërfunduar, dhe ende nuk ka një kontratë të lidhur sipas ligjit. Sipas tij në fund të fazës së dytë është bërë vlerësimi i kombinuar pas hapjes së ofertës financiare dhe renditja e tyre.

“Kompania që rezultoi e dyta paraqiti një ankesë për vlerësim, e cila nuk ishte në formën dhe në mënyrën e kërkuar nga ligji. Nga ana e FSHZH-së iu bë me dije kjo gjë kompanisë dhe iu kërkua që t’a plotësonte dhe riparaqiste kërkesën në formën dhe mënyrën e kërkuar ligjore duke i lejuar kohen e mjaftueshme dhe te parashikuar nga legjislacioni. Bashkimi i operatoreve ekonomik i renditur i dyti, ka riparaqitur ankesën në FSHZH dhe pranë Komisonit të Prokurimit Publik. Aktualisht procedura e prokurimit është në proces dhe e papërfunduar, pra ende nuk ka një kontratë të lidhur sipas ligjit”

Për çështjen e konflikti të interesit, ku paratë do të shkojnë për kuzhinierin e restorantit të të birit, Dritan Agolli thotë se këtë do ta zgjidhë drejtësia.

“Lidhur me çështjen e konflikti të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë çështje nga organet kompetente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë këto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë çështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike. Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tone.

Me konsideratë,

Dritan AGOLLI

DREJTUES I FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT”, tha Agolli.

Por nga ana tjetër dyshimet për paracaktimin e fituesit janë edhe për faktin se në dokumentin e termave të referencës të tenderit i cili publikohet me njoftimin e hapjes së procedurës, bëhet përshkrimi i detyrës për pjesën e trajtimeve, ku konsulenti do të dizenjojë promovimin e trajnimeve në forma te ndryshme si psh show televiziv, kompeticion “Mastershef 100 Fshatrat”. Siç dihet publikisht është pikërisht Alfio Rrotani, fituesi i sezonit të parë të show televiz Mastershef në Shqipëri, në 2014, vit ku dhe shefi i kuzhinës u bë I famshëm.

Shfaqja e kërkuar nga fondi shqiptar i zhvillimit do të duhet të ketë një format konkurrues, të xhirohet në territorin e 100 fshatrave dhe në skenë, të shfaqet në një kanal kombëtar, në prime-time dhe të ketë prezencën e personazheve VIP të pëlqyera nga publiku. Ndoshta është koicidencë, por kriteri i tenderit dizenjuar promovimin e trajnimeve me të njëjtit format televiz, ashtu si përvoja në të cilën ka kaluar Alfio Rrotani, ngre pikëpyetje nëse ky tender ka qenë ose jo i projektuar që në fillim për të qarkulluar paratë publike brenda një rrethi të ngushtë, duke shfrytëzuar trafikun e influencave.

Por, me lidhje të mëparshme me drejtuesin e fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli, figuron edhe bashkëpunëtori dhe fituesi tjetër në tenderin 410 mije dollaresh për menunë “100 fshatrat” Endrit Maçi. Ky i fundit rezulton sipas dokumenteve ne QKB, i rregjistruar si person fizik, por që ka emrin tregtar TELL ALL CO, me fushë veprimtarie, Agjenci Publiciteti, Brandim, Logo, Materiale grafike, Marketing digjital, Sherbime Video etj. Është pikerisht kjo kompani që ka dizenjuar me pare logon e fondit shqiptar të zhvillimit, por edhe te restorantit “Bedouin Beach & Bar” në pronësi të djalit të Dritan Agollit, dhe ku fituesi tjetër Flavio Rrotani ka shërbyer si shef kuzhinë.

Thënë ndryshe që të dy operatorët Mascarpone shpk, i Alfio Rrotanit dhe Endrit Maçi që u bashkuan dhe fituan tenderin për menunë 100 fshatrat, rezultojnë të lidhur më parë me drejtorin e fondit shqiptar përmes restorantit të djalit të tij “Bedouin Beach & Bar”, ku kanë ofruar shërbimet e tyre secili në fushën e vet, njëri si shef kuzhine tjetri si dizenjues logosh. Pas mediatizimit të skandalit SPAK nisi verifikimet në lidhje me tenderin 410 mijë dollarë për FSHZH për menunë “100 fshatrat”.

REAGIMI I SPAK

“Pas të dhënave të publikuara në media, Prokuroria e Posacme po kryen veprime kryesisht në lidhje me tenderin e zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, tha SPAK. SPAK nuk dha detaje të mëtejshme, por burimet thanë se ka nisur sekuestrimin e dokumenteve, si praktikës tenderit pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, por edhe në institucione të tjera siç janë tatimet./bw

The post Investigimi/ Skandali me tenderin 500 mln lekë të FSHZH, si qarkulluan paratë publike brenda një rrethi të ngushtë duke shfrytëzuar trafikun e influencave appeared first on Albeu.com.

Tenderi 500 mijë dollarësh, PD denoncon Dritan Agollin: Ia dha kuzhinierit të restorantit të tij, në fshatra s’ka rrugë, ai bën meny
Partia Demokratike ka denoncuar sërish tenderin prej 500 mijë dollarësh të 100 fshatrave.

Ndërkohë nga SPAK është vënë nën hetim kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja Dhurata Çupi u shpreh ndër të tjera se në fshatra s’ka akoma rrugë, ndërsa kryeministri Rama bën menu për restorante imagjinare dhe udhëtime luksi.

Kujtojmë se SPAK nisi hetimet për tenderin për shërbim konsulence për menunë e “100 Fshatrave” në Fondin Shqiptar të Zhvillimit, me përfitues kuzhinierin Alfio Rrotani, bashkëpunëtor i Flladi Agollit, djalit të kreut të Fondit, Dritan Agolli.

Gjithashtu tenderi është fituar edhe nga Endrit Maçi, pjesë e bashkimit të kompanive që fitoi tenderin e shumëdebatuar. Si Alfio Rrotani, ashtu edhe ortaku tij në biznes, Endrit Maçi, përfitues i parave publike, kanë punuar për djalin e Dritan Agollit, titullar i FSHZH.

Deklarata e plotë:

Pak ditë më parë SPAK nisi verifikimet për Kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, i cili dha tenderin prej 500 mijë dollarësh kuzhinierit që punon me djalin e tij për një meny për projektin e 100 fshatrave,  cili kishte bërë edhe ofertën më të lartë.

Në vend që qeveria dhe Fondit Shqiptar i Zhvillimit të fokusoheshin tek ndërtimi i infrastruktures, furnizmi me ujë të pijshëm, energji të pandërprerë, pastrimi, restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike, vemendja ishte tek krijimi i një menuje se çfarë duhej të servirej për të ngrënë në këto fshatra!

“Programi i 100 fshatrave turistikë”, një projekt i trumpetuar nga Edi Rama, i cili startoi më 2018 e duhet të përmbyllej më 2020, si çdo premtin tjetër i pambajtur i kësaj qeverie tregoi se ishte vetëm për propagandë.

Përmes këtij projekti do të investohej ne infrastrukturë, ekonomi, investime në agroturizëm, rikonstruksion, monumente etj, por këto ide kanë mbetur në letër

Përveç tabelave të rrugëve që kushedi sa para janë paguar për to, në shumicën dërrmuese të fshatrave nuk ka pasur asnjë ndërhyrje. Rrugët janë të amortizuara dhe institucione kulturore nuk ka.

Këto janë vetëm disa foto të tre fshatrave që janë afër qendrës së se kryeqytetit.

Rruga e Pëllumbasit në Tiranë.

Fshati Radë në Manëz.

Si dhe fshati Shetaj.

Siç e shikoni rrugë nuk ka, nuk ka asnjë investim të ri, por ama specialistët e vjedhjes së parave të shqiptarëve, po bënin një menu për restorantet imagjinare të shumicës dërmuese të këtyre 100 fshatrave.

Ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me skema të tilla si kjo menu 500 milionshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi vujanë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët e vet dhe jo qytetarët.

Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri,

Kur 50% e familjeve shqiptare,  nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në rajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime lluksi për qefet e veta, dhe qeveria e tij shpenzon plot 500 milionë për menu restorantesh.

Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë çdo abuzues të taksave të shqiptarëve, faturat e të cilëve kanë bërë që shqiptarët të jenë ndër popujt më të varfër në rajon.

Shqipëria është e varfer sepse ajo vidhet çdo ditë nga politikanë të korruptuar.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!/albeu.com/

The post Tenderi 500 mijë dollarësh, PD denoncon Dritan Agollin: Ia dha kuzhinierit të restorantit të tij, në fshatra s’ka rrugë, ai bën meny appeared first on Albeu.com.

400 mijë dollarë tender për kuzhinierin e restorantit të djalit të tij, reagon Dritan Agolli
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli ka reaguar në lidhje me tenderin e fituar nga kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, pronar i një restoranti përballë FSHZH dhe shef kuzhine në lokalin e djalit të tij.

SPAK nisi hetimet për këtë rast, ndërsa nuk ka munguar një reagim nga Agolli, i cili i cilëson shpifje.

Reagimi:

Në mënyrë të vazhdueshme prej politikes së vjetër dhe përfaqësuese të kulturës së baltës sulmohen institucionet dhe drejtuesit për punën dhe rezultatet e tyre. Në këto sulme nuk lihet mënjanë edhe FSHZH, që është një prej organizatave më të suksesshme në gjithë këto vite, ne funksion të zhvillimit rajonal dhe vendor dhe së fundmi dhe ne procesin e Rindërtimit.

Turizimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit tonë dhe me një potencial ende të pa shfrytëzuar, sidomos në zonat me potencial natyror dhe kulturor. Nga studimet e kryera rezulton se kategoritë kryesore të shpenzimeve që bëjnë turistët janë për (i) Transport, (ii) Akomodim dhe (iii) Ushqim e pije, ku shpenzimet për ushqim e pije zënë gati 30% të shpenzimeve totale, gati njësoj me akomodimin dhe dicka më pak se transporti. Në vlerë financiare kjo shifër, për gjithë numrin e turistëve vendas dhe të huaj përgjatë kohës së qëndrimit, llogaritet në një të ardhur prej rreth 1 miliard Euro ne vit.

Një përmirësim i ketij produkti turistik do rezultonte me një rritje dhjetra milionë Euro në të ardhurat për këtë sektor dhe për për këtë arsye FSHZH përfshiu në programin e zhvillimit te “100 Fshatrave” ndërhyrjen për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal dhe menunë e 100 fshatrave, që në mënyrë të përmbledhur konsistonte në këto 10 komponentë

Lidhur me çështjen e konfliktit të interesit tashmë që kam ardhur në dijeni nga mediat që kanë filluar hetimet për këtë çështje nga organet kompetente sqaroj se në këtë pikë tashmë janë këto organe që do të shqyrtojnë dhe vlerësojnë këtë çështje dhe nuk ka më vend për sqarime mediatike.

Në përfundim i shoh në sy me kurajo të gjithë ata që shpifën dhe që i përcollën ato dhe ju them se shpifjet e tyre vetëm më shtojnë bindjen dhe më japin forcë për të ecur përpara në rrugën për zhvillimin e vendit tonë

The post 400 mijë dollarë tender për kuzhinierin e restorantit të djalit të tij, reagon Dritan Agolli appeared first on Albeu.com.

I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit
SPAK ka vënë në hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollit, pas zbulimit të skandalit se i dha tenderin 400 mijë dollarë kuzhinierit që punon me djalin e tij, Alfio Rrotanit.

Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

Më 27 janar të këtij viti, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli fituese të tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menynë e ”100 Fshatrave”, pjesë e programit të qeverisë për Rilindjen Rurale, kompaninë “Mascarpone”, bashkë me personin fizik Endrit Maci.

Fondi limit sipas dokumentacionit ishte 41,666,667 lekë, ndërsa oferta fituese rezulton në vlerën 41,020,500 lekë, pra me një diferencë prej 640 mijë lekësh mes fondit limit dhe ofertës fituese. Një grup tjetër kompanish është spostuar edhe pse kishte paraqitur një ofertë rreth 15 mijë USD më të ulët se sa kompania fituese.

Ndërkohë administratori dhe aksioneri kryesor i kompanisë fituese ‘Mascarpone’ rezulton kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani, me 55 % të aksioneve, ndërsa bashkëpronarët e tjerë janë Senad Perfati, Blenardo Rrushi dhe Eljona Sulovari.

Themeluar në dhjetor të vitit 2018, firma fituese në fakt është një bar-restorant që ndodhet përballë godinës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, dhe që natyrisht frekuentohet nga zyrtarët e niveleve të ndryshme të FSHZH-së, pa përjashtuar as zyrtarët kanë firmosur letrat e tenderit.

Alfio Rrotani ka rolin kryesor në krahun e përfituesve të parave publike me anë të projektit të diskutueshëm të FSHZH.

Ka dyshime për një lidhje financiare mes Alfio Rrotanit dhe Flladi Agolli, i cili është djali i kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Flladi Agolli është pronar i kompleksi “Bedouin Beach & Bar”, në plazhin e Hamallajt. Kompleksi është pjesë e kompanisë Hospitality Management & Services Shpk që ka aksionar të vetëm djalin e Dritan Agollit.

Në media është raportuar se Alfio Rrotani ka punuar si shef kuzhine pikërisht në restorantin e djalit të kreut të FSHZH.

Nga ana tjetër, Dritan Agolli ka theksuar se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani, nuk ka punuar te restoranti i djalit të tij, por Rrotani është kontraktuar nga Flladi Agolli për të realizuar menunë e lokalit.

The post I dha 400 mijë dollarë tender kuzhinierit që punon me djalin e tij, SPAK vë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit appeared first on Albeu.com.

Tenderi 920 mln lekë! Kallëzohet në SPAK drejtori i rëndësishëm
Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli është kallëzuar në SPAK për shpërdorim të deturës dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Bëhet fjalë për projektin e “rikualifikimin urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit dhe Sheshi i Flamurit”, i cili ka pasur vlerën e 919 milionë lekëve pa TVSh.

Sipas PD së Vlorës, shkeljet janë bërë në:

– në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;

– Pranimin dhe kualifikimin si të suksesshme të ofertës së bërë nga opertatori, në kundërshtim me kriterin e percaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Të nderuar qytetarë!

Jam sot këtu, në emër të PD Vlorë, për të bërë publik, Kallzimin e Veprës Penale të parashikuar në Nenet 248 “Shpërdorimi i detyrës” dhe 258 “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” të Kodit Penal.

Kallzimi, i është drejtuar Strukturës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, kundër Dritan Agollit, Drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.Kallzimi në fjalë është kryer në lidhje me procedurat e prokurimit për “Rikualifikimin urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit dhe Sheshi i Flamurit”, me vlerë të fondit limit rreth 920 milion lekë pa TVSH.

Nga faktet e shumta, të cilat i kemi referuar dhe në kallëzimin penal, rezulton se jemi përpara veprimeve apo mosveprimeve të kundërligjshme, që passjellin përgjegjësi penale, në të paktën dy drejtime. Konkretisht:

(i) në skualifikimin në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore për “Prokurimin publik” të disa ofertuesve që kanë marrë pjesë në këtë prokurim;

(ii) Pranimin dhe kualifikimin si të suksesshme të ofertës së bërë nga opertatori, në kundërshtim me kriterin e percaktuar në dokumentat standarte të tenderit.

Oferta në vlerën e 700 milion leke pa TVSH e shoqërisë “Gener 2” Sh.p.k. e identifikuar si oferta fituese, krahasuar me ofertën në vlerën prej 540 milion lekë të shoqërisë “Curri” Sh.p.k. & “Alba Konstruksion” Sh.p.k. ka një diferencë prej 160 milion lekë pa TVSH, ose e thënë ndryshe rreth 2 miliard lekë të vjetra më tepër.

Kjo diferencë është një shumë tepër e konsiderueshme duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik fondeve publike të buxhetit të shtetit.

Partia Demokratike Vlorë shpreh gadishmërinë e plotë, për të mbështetur SPAK gjatë këtij hetimi, të bindur, ashtu si i gjithë opinioni publik që ka besim në SPAK, se ky institucion do të angazhohet seriozisht, për të ndalur shpërdorimin e hapur të fondeve publike për interesa klienteliste, në dëm të interesit publik.

Ne nuk jemi kundër investimeve në qytet, dhe i mirëpresim ato, por jemi kundër praktikave të përdorura në prokurimet publike, të cilat i rëndojnë buxhetit të shtetit dhe xhepave të taksapaguesve shqiptarë.

Gjithashtu, Partia Demokratike Vlorë, është duke përgatitur një kallëzim penal drejtuar SPAK edhe për projektin që po zbatohet në zonën e Skelës, i cili rezulton se ka të njëjtat praktika ashtu si edhe për projektin e Sheshit të Flamurit.

Nuk jemi këtu për të bërë politikë, por për të bërë atë detyrë qytetare dhe institucionale, të cilën duhet ta bënte çdo shtetas, shoqëri civile apo institucion i pavarur, në mbrojtje të pasurisë të të gjithëve, e cila nuk mund të trajtohet e të jepet si një mall pa zot, në shërbim vetëm e vetëm të pasurimit të një grupi të vogël njerëzish. Ne i bëjmë thirrje opinionit publik dhe ndjeshmërisë qytetare vlonjate, që të jenë të vëmendshëm ndaj praktikave të tilla, për të parë përtej propagandës me imazhin që krijojnë investime të tilla, të cilat në të vërtet kryhen me një kosto shumë herë më të lartë nga sa nevojiteten me të vërtet! /albeu.com/

The post Tenderi 920 mln lekë! Kallëzohet në SPAK drejtori i rëndësishëm appeared first on Albeu.com.