Donbas Archives - Albeu.com

“Nuk e di se si mbijetova”, ushtarët rusë tregojnë si po zhvillohet lufta në Donbas
Në fund të muajit shkurt, Ivani, i cili jeton në Volçika të rajonit siberian Altai, e ka pranuar një thirrje telefonike nga shoku i tij i ngushtë, Andrei.

Ky i fundit është thirrur nga autoritetet ruse për të luftuar në Ukrainë.

Ndonëse të dy kanë komunikuar vazhdimisht – edhe pas angazhimit të Andreit në luftë – atë kohë kishte kaluar një javë prej kur kishin folur dy miqtë.

“Nuk do ta harroj kurrë atë bisedë telefonike”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë.

“Ka qenë hera e parë që e kam dëgjuar duke folur me zë të dridhur: ‘Nuk e di si mbijetova. Jam i vetmi në grup që kam mbetur gjallë’. Burri ka qarë për 10 minuta derisa më ka treguar se si ushtarët tjerë janë vrarë para syve të tij, duke përfshirë disa vetëm 20-vjeçarë”.

Tash e sa muaj Rusia dhe Ukraina janë duke zhvilluar luftime të ashpra në rajonin e Donbasit, duke përfshirë betejat në qytetet që tani i njeh gjithë bota: Bahmut, Avdivka dhe Marinka. Luftimet, në të cilat janë përfshirë mercenarët e grupit privat ushtarak rus, Wagner, janë krahasuar me përleshjet më brutale në frontin perëndimor përgjatë Luftë së Parë Botërore.

Edhe themeluesi i Wagnerit, biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, e ka përshkruar ofensivën në Bahmut si “makinë grirëse të mishit”.

“Ai i ka parë duke vdekur dhe nuk ka mundur të bëjë asgjë për t’iu ndihmuar”, ka thënë Ivani për shokun e tij, Andrei.

“Ka qenë mrekulli që ai i ka mbijetuar ofensivës. Në fakt, atij i është thënë se do të shpërblehet me medalje, mirëpo ai ka qenë duke menduar vetëm për një gjë – si të largohet prej aty”.

Qeveria ruse e ka kufizuar raportimin dhe informacionet nga kjo zonë lufte.

Megjithatë, muhabetet kanë nisur të përhapen nga rusët e mobilizuar dhe miqtë e tyre, të cilët kanë treguar shumëçka për situatën e rëndë të ushtarëve, mungesën e trajnimeve dhe armëve, çka ka rezultuar më pas me numër të madh të viktimave.

Për shkak se Qeveria ruse i ka ndëshkuar ata që kanë folur hapur për luftën, Radio Evropa e Lirë e ka fshehur identitetin e personazheve në këtë artikull.

“Të vdekur apo të braktisur”

Një grua nga qyteti i Siberisë, Angarsk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se burri i saj që është thirrur për të luftuar, e ka telefonuar një ditë prej spitalit dhe i ka treguar se është duke trajtuar plagët e marra në betejë.

“Ai më ka thënë se në orët e para të 1 marsit, grupi i tij, prej 25 burrave, është nxjerrë me forcë nga separatistët e mbështetur prej Moskës në rajonin e Donjeckut dhe janë lënë në fushë të hapur. Më pas, ushtarët separatistë kanë ikur. Ata kanë mbetur aty pa mbështetje, në dy tanke të armatosura. Në çast kanë nisur të sulmohen. Si përfundim, ata janë përballur me bombardime për orë të tëra”.

“Ai e di edhe për dy burra të plagosur”, ka thënë gruaja.

“Të gjithë të tjerët ose janë vrarë, ose janë braktisur”.

Deri më tani, Moska ka raportuar për 6.000 persona të vrarë, prej kur e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, mirëpo shifra zyrtare besohet se është shumë më e madhe.

Analistët perëndimorë besojnë Rusisë i janë vrarë ose plagosur 200.000 njerëz në luftë.

Ivani ka thënë se i është dashur kohë derisa ka vendosur të flasë publikisht për bisedat që ka pasur me Andrein.

Megjithatë, në fund, ai ka thënë se “nuk ka pasur kuptim që të qëndroj o heshtur dhe të pres nëse do të rregullohet gjithçka”.

“Asgjë përveçse copë mishi”

Andreit, 32-vjeçar, i është dërguar thirrja për luftë në vjeshtën e vitit 2022, pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur mobilizim të pjesshëm ushtarak.

AI e ka marrë këtë vendim pas kundërofensivës së suksesshme të ushtrisë ukrainase në verilindje, e cila ka rezultuar me zmbrapsjen e ushtrisë ruse dhe çlirimin e rreth 12.000 kilometrave katrorë.

Andrei ka qenë pjesëtar i bankës rezervë të ushtrisë ruse rreth një dekadë më parë.

Ai i ka kaluar tre muajt e parë, pas mobilizimit, në një bazë në qytetin siberian, Omsk, ka thënë Ivani.

“Gjatë gjithë kohës, ai ka shtënë me një karikator plumbash”, ka rikujtuar Ivani.

“Ata kanë qëndruar në formacione dhe kanë marshuar përreth”.

Më vonë, njësiti i tij është dërguar në Gadishullin ukrainas të Krimesë – të cilin e ka pushtuar Rusia më 2014 – për “mbrojtje territoriale”.

Mirëpo një muaj më vonë, ata kanë kthyer në rajonin pjesërisht të pushtuar, Zaporizhja, i cili gjendet në jug të Ukrainës.

“Aty, ata kanë kaluar një javë dhe më pas janë nisur në drejtim të Vuhledarit”, ka thënë Ivani, duke iu referuar një qyteze në Ukrainë, e cila gjendet në rajonin e Donjeckut.

“Në Vuhledar ka qenë një rrëmujë e madhe – fortifikime dhe llogore. Secili e ka ditur që ajo zonë është si humnerë, Brigada Detare e 155-të është shkatërruar thuajse tërësisht aty. Grupi i mikut tim është dërguar më pas aty për riorganizim”.

Andrei e ka kaluar një javë afër Vuhledarit, duke u përballur me luftime të ashpra, ka thënë Ivani.

“Nuk ka pasur mbrojtje të mirëfilltë”, ka thënë ai.

“Mbulesa e artilerisë ka qenë sporadike, dhe shpesh nuk është ditur se cila anë është duke gjuajtur. Ata me raste kanë shtënë me armë edhe kundër trupave të tyre”.

Pas atyre luftimeve, Ivanin e ka telefonuar miku i tij dhe atëherë ai është shokuar.

“E kam kuptuar nga ajo çfarë ka thënë se komandantët i konsiderojnë burrat si copë mishi dhe asgjë tjetër”, ka thënë Ivani.

“Atyre u kanë thënë ‘Bravo’, ose ‘Ju po e mposhtni armikun’, mirëpo në realitet ata i kanë shfrytëzuar për t’u mbrojtur nga vetë ushtarët e tyre dhe secilën herë që dikush ka bërë pyetje ose është ankuar, ata janë dërguar sërish në sulm”.

“Brigada ime nuk ekziston më”

Pas bisedës telefonike, njësiti i Andreit është dërguar në disa luftime edhe më intensive afër qytetit të Avdivkas.

“Më 3 mars, ata janë shtyrë që të luftojnë kundër fortifikimeve afër Avdivkas”, ka thënë Ivani.

“Më pas nuk kam pranuar asnjë thirrje nga Andrei për 10 ditë”.

“Më ka telefonuar më 13 mars, direkt prej frontit”, ka thënë Ivani.

“Thirrja ka zgjatur shtatë minuta. Kurrë në jetë nuk kam dëgjuar më shumë trishtim në zërin e dikujt – ‘Brigada ime nuk ekziston më’”.

“Burrat janë dërguar në luftë vetëm me pushkët e tyre”, ka thënë ai.

“Nuk ka pasur mbrojtje ajrore. As ndihmë mjekësore. Shumë prej tyre kanë vdekur në mungesë të ofrimit të ndihmës. Ushtarët e plagosur kanë mbetur në fushëbetejë. Vetëm ata që janë plagosur lehtësisht janë ndihmuar. Komandantët kanë frikësuar nga humbja e armëve të rënda. Ushtarët janë detyruar të luftojnë. Zyrtarët u kanë thënë hapur ‘ju për ne jeni vetëm copë mishi dhe asgjë më shumë. Harrojini medaljet dhe bonuset që u kemi premtuar. Ju thjesht nuk ekzistoni’”.

Andrei është ankuar se forcat ruse shpesh janë bombarduar nga artileria e tyre.

”Vijat e frontit janë shumë afër, 100 deri në 150 metra”, ka thënë Ivani.

“Mund të supozoj se burrat e angazhuar në artileri, ose sapo janë mobilizuar dhe nuk kanë ditur si t’i përdorin armët, ose kanë pasur pak përvojë. Mirëpo diçka vërtet nuk shkon aty”.

Në mesin e muajit mars, Ivanin e ka telefonuar sërish Andrei.

Ai ka thënë se prej 300 burrave me të cilët ka udhëtuar në Omsk, ai beson se vetëm tre kanë mbijetuar.

Ivani i ka cituar fjalët e Andreit, siç i janë kujtuar: “Kam ardhur këtu për të mbrojtur tokën armë. Mirëpo më duket se vetëm do të vdes në tokë të huaj. Edhe burrat që kanë ardhur me mua, me siguri kanë vdekur në tokë të huaj dhe Zoti e di përse”.

Andrei i ka treguar Ivanit se situata ka qenë “katastrofë totale” dhe se synon të refuzojë ndonjë pjesëmarrje në beteja tjera.

“Ai ka thënë se nuk e di çfarë ndodh të ndodhë me të pas refuzimit”, ka thënë Ivani për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, në Volçika, gruaja e Andreit dhe fëmija i vogël janë duke e pritur, ashtu sikurse edhe nëna e tij.

Gruaja e tij i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vazhdimisht i shkruan komisionit ushtarak lokal për të marrë informacione për njësitin e burrit të tij.

Asaj i është thënë disa herë se burri i saj është i ngarkuar në “mbrojtje territoriale” në zonat e kontrolluara nga ushtria ruse./REL

The post “Nuk e di se si mbijetova”, ushtarët rusë tregojnë si po zhvillohet lufta në Donbas appeared first on Albeu.com.

Ukraina “zbulon” planin e Putinit: Ka urdhëruar pushtimin e Donbasit deri në mars
Shërbimi inteligjent i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës pretendon se sipas informacioneve që disponon, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar gjeneralin e ri të forcave të armatosura të pushtojë Donbasin deri në mars.

Sipas Andrii Yusov, një zëdhënës i shërbimit inteligjent të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Vladimir Putin dëshiron që rajoni lindor i Ukrainës të jetë nën kontrollin rus brenda dy muajve të ardhshëm, dhe këtë e ka urdhëruar gjenerali i tij i ri, Valery Gerasimov.

Ukrainasit vazhdojnë të mohojnë se qyteti Soledar, në lindje të vendit, rreth dhjetë kilometra nga Bakhmut, qyteti kyç për mbrojtjen e Donbasit, është nën pushtimin e forcave të armatosura ruse. Në fakt, ushtria ukrainase publikoi një video që tregon se luftimet vazhdojnë.

Në fjalimin e tij të rregullt të hënën mbrëma, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pohoi se Rusia po përgatitet të përshkallëzojë sulmet për të marrë iniciativën e lëvizjeve në konfliktin e luftës. Ai gjithashtu pohoi se Rusia ka përqendruar forcat e saj në lindje.

“Ne e dimë shumë mirë se çfarë po përgatisin dhe çdo ditë e natë po punojmë për të reduktuar aftësitë e tyre ushtarake”, tha ai. /albeu.com

The post Ukraina “zbulon” planin e Putinit: Ka urdhëruar pushtimin e Donbasit deri në mars appeared first on Albeu.com.

Luftime të ashpra në Donbas, Rusisë “po i pakësohen dukshëm rezervat”
Ushtria ukrainase ka raportuar për luftime të ashpra pasi forcat ruse sulmuan disa qytete në zonën Donbas, në lindje të Ukrainës, në orët e hershme të së shtunës.

Ndërkohë, mbështetja ndërkombëtare për Kievin po përqendrohet në mbrojtje ajrore dhe zyrtarë të shteteve perëndimore kanë paralajmëruar se Moska ka nevojë gjithnjë e më të madhe për armatim pasi po i pakësohen rezervat.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten, në adresimin e tij të përnatshëm, se trupat ushtarake të Moskës e kanë sjellë “ferrin nën flamurin rus” në vendin e tij.

Ai e cilësoi “shumë të vështirë” situatën në disa zona të Ukrainës lindore ku luftimet ishin më të ashpra, veçanërisht në Bakhmut, Soledar dhe Kremina.

Zelenskiy e quajti Bakhmutin – një qytet që numëronte rreth 70 mijë banorë para fillimit të luftës – “një tjetër qytet të Donbasit që ushtria ruse e ka shndërruar në rrënojë të djegur”.

Ai tha se ka kohë që nuk ka “hapësirë rezidenciale që nuk është dëmtuar nga sulmet me raketa”.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar se Rusia po bëhet gjithnjë e më e varur në Teheranin zyrtar për ta vazhduar luftën në Ukrainë, përderisa vazhdon frika nga rreziku i përshkallëzimit në një konflikt më të gjerë tani që ka nisur muaji i dhjetë i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Barbara Woodward, tha të premten se përveç qindra dronëve iranianë që i janë dërguar Rusisë që nga gushti për “vrasjen e civilëve dhe sulmet ilegale me cak infrastrukturën civile” në Ukrainë, “Rusia tani po tenton të sigurojë armë të tjera, përfshirë këtu qindra raketa balistike”.

Woodward tha gjithashtu se Londra është “pothuajse e sigurt se Rusia po tenton të sigurojë armatim nga Koreja e Veriut [dhe] vendet e tjera të sanksionuara, përderisa rezervat e veta dukshëm po pakësohen”.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, tha në takimin e Këshillit të Sigurisë se Moska i ka mohuar disa herë sugjerimet e shteteve perëndimore se po furnizohet nga Irani.

“Kompleksi industrial ushtarak në Rusi mund të funksionojë në mënyrë të përsosur dhe nuk ka nevojë për ndihmën e askujt, ndërsa industria ushtarake e Ukrainës në thelb as nuk ekziston dhe po ndihmohet nga industria perëndimore dhe kompanitë perëndimore”, tha ai.

Këto diskutime u zhvilluan gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë që ishte thirrur nga Rusia lidhur me armët “që po bien në duart e banditëve dhe terroristëve” në Evropë dhe përtej.

Ndërkohë, pas luftimeve në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, këshilltari i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, e përshkroi gjendjen përreth qytetit të Bakhmutit si “ferr në tokë”.

Rajoni i Donbasit në lindje të Ukrainës ka qenë fokusi i luftimeve ruse që kur forcat ukrainase shënuan fitore të mëdha në zonat më perëndimore, para fillimit të dimrit me temperatura të ulëta.

Në orët e hershme të së shtunës, stafi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase i listoi tre zona në rajonin e Luhanskut dhe disa të tjera në rajonin e Donetskut ku tha se forcat ukrainase i kishin zmbrapsur sulmet e forcave ruse gjatë luftimeve të ashpra.

Mbi 20 zona banimi vetëm në Bakhmut u goditen gjatë këtyre luftimeve, sipas ushtrisë së Ukrainës.

Zyrtarët rajonalë ukrainas thanë se ushtria ruse i kishte sulmuar “masivisht” vendbanimet në Nikopol dhe Marganets në rajonin Dnipropetrovsk gjatë natës mes 9 dhe 10 dhjetorit, duke i lënë të paktën katër persona të vdekur.

Kryesuesi i administratës rajonale, Valentyn Reznychenko, i shpërndau disa fotografi të zonave të banimit që ishin bombarduar dhe tha se 11 ndërtesa ishin goditur, ndërsa ishin dëmtuar disa objekte civile, si kopshte për fëmijë.

Radio Evropa e Lirë nuk mund të vërtetojë në mënyrë të pavarur pretendimet për fitoret, humbjet apo numrin e të vdekurve nga asnjëra palë në zonat e luftimeve të rënda.

Ushtria ukrainase tha se i kishte rrëzuar dhjetë dronë iranianë të premten në zonat Herson, Nikolayiv dhe Odesa.

Shtëpia e Bardhë e lajmëroi një tjetër pako ndihme, 275 milionë dollarëshe, për Ukrainën për t’i ndihmuar në përforcimin e mbrojtjes ajrore, veçanërisht kundër dronëve rusë.

“Ne ndihemi të përkrahur nga shtetet si dhe organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e të drejtave të njeriut”, tha Zelensky./REL

The post Luftime të ashpra në Donbas, Rusisë “po i pakësohen dukshëm rezervat” appeared first on Albeu.com.

Inteligjenca britanike: Rusia po avancon në Donbas, por është e minuar nga mungesa e armëve dhe ushtarëve
Forcat pro-ruse kanë bërë përparime taktike drejt qendrës së qytetit Bakhmut në rajonin e Donetsk, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës.

Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 14 October 2022

Find out more about the UK government’s response: https://t.co/ZWBawudl8j

?? #StandWithUkraine ?? pic.twitter.com/nHC771PHQo

— Ministry of Defence ?? (@DefenceHQ) October 14, 2022

“Ka pasur pak, nëse ka, vendbanime të tjera të kapura nga forcat e rregullta ruse ose separatiste që nga fillimi i korrikut. Megjithatë, forcat e udhëhequra nga kompania private ushtarake Ëagner Group kanë arritur disa përfitime të lokalizuara në Donbas: Ëagner ka të ngjarë të mbetet shumë i përfshirë në luftimet në Bakhmut.”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu më tej në deklaratë thihet se Rusia me gjasë e sheh Bakhmutin si një “paraprak për të avancuar në zonën urbane Kramatorsk-Sloviansk, e cila është qendra më e rëndësishme e popullsisë së Oblastit të Donetskut që mbahet nga Ukraina. Rusia vazhdon të ndjekë penalisht operacionet sulmuese në Donbas qendror dhe po bën përparim shumë ngadalë. Sidoqoftë, dizajni i tij i përgjithshëm operacional është minuar nga presioni ukrainas kundër krahëve të saj veriorë dhe jugorë, dhe nga mungesa e madhe e municioneve dhe ushtarëve.”/albeu.com

The post Inteligjenca britanike: Rusia po avancon në Donbas, por është e minuar nga mungesa e armëve dhe ushtarëve appeared first on Albeu.com.

Vijojnë bombardimet në Donbas, një i vrarë dhe 7 të plagosur
Të paktën një person u vra dhe shtatë u plagosën pasi forcat ruse bombarduan Sloviansk në rajonin e Donetsk, tha të martën administrata ushtarake e qytetit.

“Tregu qendror mori flakë. Rrethi qendror i qytetit, si dhe lagjet Varshava, Pivnichny, Slovkurort u prekën gjithashtu”, sipas autoriteteve lokale. “Shkalla e dëmit është duke u konstatuar”.

Pasi forcat ruse dhe separatiste kanëmarrë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut, duke përjashtuar disa xhepa të rezistencës. Ata tani po i drejtohen qyteteve të Donetskut ende nën kontrollin e Ukrainës, përkatësisht Sloviansk dhe Kramatorsk./albeu.com

The post Vijojnë bombardimet në Donbas, një i vrarë dhe 7 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Zelensky e pranon: Ukraina po pëson humbje të dhimbshme në Donbas
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur se vendi i tij po pëson humje të mëdha në të gjithë rajonin e Donbasit dhe në zona të tjera të vijës së frontit.

Sipas BBC, Zelensky komentet i bëri në një fjalim gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai theksoi se Ukraina kishte nevojë për armë moderne për të mbrojtur territorin e saj. Zelensky tha gjithashtu se ai priste inspektime të logjistikës në ushtri mes raporteve se disa ushtarakë ukrainas nuk kishin pajisje të mjaftueshme mbrojtëse personale.

Ai tha se është jetike të mbrohet Donbasi, pasi ky do të jetë “pika kyçe për përcaktimin se kush do të dominojë në javët e ardhshme”.

“Sa më shumë humbje të pësojë armiku, aq më pak fuqi do të kenë për të vazhduar agresionin”, tha Zelensky.

Ai tha se ndërsa luftimet më të ashpra janë raportuar në Severodonetsk dhe në të gjitha qytetet dhe komunitetet aty pranë, “humbjet, për fat të keq, janë të dhimbshme, por ne duhet të rezistojmë sepse ky është shteti ynë”.

The post Zelensky e pranon: Ukraina po pëson humbje të dhimbshme në Donbas appeared first on Albeu.com.

Rusia nuk humb kohë, dorëzohen pashaportat e para në zonat e pushtuara në Ukrainë
Pasaportat e para ruse që do t’u lëshohen banorëve të zonave të kontrollit të Rusisë të Ukrainës në rajonin Kherson dhe Zaporizhzhya janë dorëzuar, kanë thënë zyrtarët e instaluar në Moskë.

Njëzet e pesë persona në rajonin Kherson kishin marrë pasaporta ruse, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar shërbimin për shtyp të “administratës ushtarako-civile” të rajonit të instaluar nga Moska.

“Sot, pasaportat e para u lëshuan në Kherson për njerëzit që ishin të parët që aplikuan për nënshtetësinë ruse,” tha një zyrtar i shërbimit të shtypit, duke shtuar se kjo përkon me Ditën e Rusisë, e cila shënohet më 12 qershor.

Një anëtar i “administratës civile-ushtarake” të rajonit Zaporizhzhya të Ukrainës, të mbështetur nga Moska, Vladimir Rogov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se një numër i paspecifikuar i banorëve vendas morën gjithashtu pasaporta ruse në një ceremoni në Melitopol.

“Për ne, kjo është një ngjarje e rëndësishme dhe historike. Hapi tjetër në rrugën e kthimit tonë në shtëpi në Rusi,” tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin më herët nënshkroi një dekret që thjeshton aplikimet për nënshtetësinë ruse për banorët e rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson të Ukrainës.

The post Rusia nuk humb kohë, dorëzohen pashaportat e para në zonat e pushtuara në Ukrainë appeared first on Albeu.com.

Ukraina do të hapë procedim penal për bombardimet në Donbas
Ukraina do të hapë procedim penal për bombardimet e së shtunës në Donbas.

Lajmin e bëri të ditur Zyra e Prokurorit të Ukrainës në rajonin e Donetskut, e cila bën me dije se ka hapur procedim penal për përdorimin e altilerisë së rëndë nga Rusia.

Kujtojmë se forcat ruse nuk i kanë ndalur bombardimet në Donbas.

Sulmet janë zhvilluar kryesisht më 28 maj në disa zona të Donetsk, përkatësisht në Toretsk dhe në fshatrat rreth Bkahmut dhe Pokrovsky.

Zyra e Prokurorit bën me dije gjithashtu se tre persona u plagosën rëndë si pasojë e sulmeve.

The post Ukraina do të hapë procedim penal për bombardimet në Donbas appeared first on Albeu.com.

Zelensky premton: Donbasi do të jetë sërish ukrainas, forcat tona do të fitojnë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar se Donbasi do të jetë “përsëri ukrainas”, pasi forcat ruse vazhdojnë të korrin  fitore në rajonin juglindor.

Duke folur gjatë fjalimit të tij të natës të premten, Zelensky e quajti situatën aktuale në Donbas “shumë të vështirë”.

“Kjo është arsyeja pse ne duhet të rrisim mbrojtjen tonë, të rrisim rezistencën tonë dhe Donbasi do të jetë përsëri ukrainas. Edhe nëse Rusia do të sjellë të gjitha vuajtjet dhe rrënimet në Donbas, ne do të rindërtojmë çdo qytet, çdo komunitet. Nuk ka alternativë tjetër”,  theksoi Zelensky. .

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së pohoi gjatë një konference për shtyp të premten se Rusia po vazhdon të bëjë “fitime në rritje” në Donbas.

Ukraina vazhdon t’u bëjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, që t’i sigurojnë asaj sisteme të shumta raketash për të kundërshtuar ofensivën ruse.

Ndërsa pranoi kërkesën e Ukrainës, sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, theksoi gjatë konferencës së së premtes se “vendimet … nuk janë marrë ende”./albeu.com

The post Zelensky premton: Donbasi do të jetë sërish ukrainas, forcat tona do të fitojnë appeared first on Albeu.com.

Zelensky akuzon Moskën për “gjenocid” në Donbas
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një “gjenocidi” në rajonin lindor të Donbasit, ku qyteti i Sievierodonetsk po vuan një sulm të granatimeve ruse.

Zelenskiy tha se sulmi brutal i Rusisë në Donbas mund ta lërë të gjithë rajonin “të pabanuar” gjatë fjalimit të tij të fundit kombëtar.

“Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar.

E gjithë kjo, duke përfshirë dëbimin e popullit tonë dhe vrasjet masive të civilëve, është një politikë e dukshme gjenocidi e ndjekur nga Rusia”, tha Zelensky./albeu.com

The post Zelensky akuzon Moskën për “gjenocid” në Donbas appeared first on Albeu.com.