distria krasniqi Archives - Albeu.com

Numri një në botë, Distria Krasniqi flet për artin e të qëndruarit në majë
Xhudistja më e mirë e Kosovës, Distria Krasniqi, e mbyll vitin edhe një herë në majën e xhudos ndërkombëtare si numri një në botë. Me vendosmërinë e qetë të një atleteje që vazhdon të vendosë standarde të reja për veten, kampionia evropiane dhe finalistja botërore për seniorë në vitin 2025, Krasniqi, me nofkën “Disi”, reflekton mbi një sezon të formësuar nga qëndrueshmëria, durimi dhe një dashuri e qëndrueshme për garën.

E pyetur për të përmbledhur vitin e saj, Krasniqi është e qartë dhe e matur.

“Ky vit ka qenë një vit i shkëlqyer për mua. Në çdo garë që kam marrë pjesë, kam qenë në podium. Kam marrë medalje kudo, kështu që ka qenë shkëlqyeshëm”, ka thënë fillimisht Distria për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos.

“Të jem përsëri kampione evropiane për herë të tretë dhe gjithashtu për herë të parë në nivel seniorësh që jam në finalen e një Kampionati Botëror do të thotë shumë për mua”.

“Në shumë gara nuk pata performancën time më të mirë. Por në garat më të rëndësishme isha në formën time më të mirë”.

Qëndrueshmëria e ka ndjekur Krasniqin që nga suksesi i saj i hershëm si kampione bote për juniorë në vitin 2015. Për të, kjo vjen nga një vendim i vetëdijshëm për t’u rikthyer në normalitet pas çdo rezultati.

“Mendoj se jam shumë e qëndrueshme në punën e palodhur. Nuk ka rëndësi nëse fitoj medalje ari në Lojërat Olimpike apo Kampionatet Evropiane. Mundohem ta harroj dhe të filloj nga e para dhe të jap njëqind për qind në çdo garë”.

Kjo mendësi shpjegon edhe qasjen e saj ndaj kalendarit ndërkombëtar.

“Për mua, garat më të rëndësishme janë Kampionatet Evropiane, Kampionatet Botërore dhe sigurisht Lojërat Olimpike. Garat Grand Prix dhe Grand Slam janë një provë për të parë se ku po shkon puna ime”.

“Së bashku me trajnerin tim Driton Kuka, ne analizojmë ndeshjet e mia dhe ai gjithmonë gjen disa detaje për të parë se çfarë mund të përmirësojmë, në mënyrë që të jemi më të mirë në garat e mëdha”, përcjell Telegrafi.

Përshtatja në të gjitha kategoritë e peshave

Pak atletë kanë treguar përshtatshmërinë që Krasniqi ka demonstruar në dy kategori peshe. Gara në -48 kg dhe -52 kg kërkoi si evolucion fizik ashtu edhe teknik.

“Të zbrisja nga -48 kg ishte sfiduese. Xhudo është më e shpejtë dhe shumë e ndryshme. Në garat e mia të para nuk performova mirë dhe ishte e vështirë ta bindja veten të vazhdoja”.

“Punova shumë, ndryshova kapjet e duarve, u bëra më e shpejtë dhe e rregullova xhudon time”.

Kthimi në kategorinë më të lartë pas Lojërave Olimpike të Tokios solli një kurbë të re mësimi.

“E kuptova se nuk mund ta bëja të njëjtën xhudo kundër atletëve -52 kg. Më duhej të shtoja teknika dhe pozicione të reja kapjeje në mënyrë që të isha përsëri në krye”.

The post Numri një në botë, Distria Krasniqi flet për artin e të qëndruarit në majë appeared first on Albeu.com.

Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Hungari.

Distria e nisi me fitore garën në raundin e 32-të, pasi ishte më superiore se kundërshtarja e saj braziliane, Jessica Pereira, të cilën e mposhti me ippon, pasi më parë mori edhe një yoko dhe një ëaza-ari.

Pasi mposhti kundërshtaren braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Distria ishte superiore edhe ndaj Francine Echevarria të Puerto Ricos.

Edhe këtë ndeshje, kampionia jonë e fitoi me ippon, pasi Echevarria kishte bërë tri gabime.

Në çerekfinale, pejania ishte e papërmbajtshme ndaj hungarezes Reka Pupp, të cilën e mposhti me një ‘yuko’ dhe një ‘ëaza-ari’.

Në gjysmëfinale, Distria ishte e papërmbajtshme ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, të cilën e mposhti pasi e detyroi t’i bëjë tri gabime.

Në luftën për medalje të artë, Krasniqi fatkeqësisht u mposht në finale nga xhudistja japoneze Uta Abe.

The post Distria Krasniqi stoliset me medalje të argjendtë në Kampionatin Botëror appeared first on Albeu.com.

VIDEO / Edhe Vuçiç pranon forcën e Kosovës në xhudo: “Kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar se xhudistët nga Kosova dhe Kroacia janë treguar më të suksesshëm se ata serbë në Paris 2024.

Këtë të premte kanë përfunduar garat në xhudo, sa i takon konkurrencës individuale, ku Kosova fitoi dy medalje, një të argjendtë, një të bronztë dhe një vend të pestë. Kosova zë renditet e 14-ta në listën e vendeve më të suksesshme në xhudo në Paris 2024.

Para Kosovës janë superfuqi të xhudos, si Japonia, Azerbajxhani dhe Franca, por vende me xhudo shumë të zhvilluar kanë mbetur po ashtu prapa Kosovës.

Ndërkohë Serbia nuk e ka fituar asnjë medalje. Dhe kjo është pritur shumë rëndë në Serbi, ku edhe presidenti serb Vuçiq e ka komentuar këtë fakt, duke e pranuar forcën e Kosovës në sportin kryesor luftarak.

“Në xhudo, kroatët dhe shqiptarët e Kosovës kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne, ndonëse kemi pasur rezultatet më të mira ndonjëherë dhe kemi përparuar shumë. Por pa medalje”, ka thënë Vuçiq të enjten në një konferencë për shtyp ku u pa shumë i dëshpëruar.

Kosova në tri paraqitje në Lojërat Olimpike i ka plot pesë medalje, të gjitha i ka nga sporti i xhudos dhe falë këtij sporti përmendet me nota të larta në këto ngjarje të mëdha sportive.

Even Vucic admits that he lost to Kosovo judoka 😊. pic.twitter.com/wyrHe29iZJ

— Demush Shasha (@DemushShasha) August 2, 2024

The post VIDEO / Edhe Vuçiç pranon forcën e Kosovës në xhudo: “Kanë dëshmuar që janë më të suksesshëm se ne” appeared first on Albeu.com.

Distria Krasniqi, e argjendtë në “Paris 2024”
Distria Krasniqi, e argjendtë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”. Për herë të dytë xhudistja kosovare ka bërë vend në podiumin olimpik. E artë tri vite më parë, në Tokoi, në peshën deri në 48 kg, e argjendtë në “Paris 2024”.

Në finalen e peshës deri në 52 kg xhudistja kosovare u mposht nga uzbekja, Diyora Keldiyorova.

Në një atmosferë madhështore në “Champ de Mars Arena”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH, Distria nuk arriti të artën, por kjo nuk na pengon të themi: një arritje e rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës.

The post Distria Krasniqi, e argjendtë në “Paris 2024” appeared first on Albeu.com.

Paris 2024/ Distria Krasniqi fantastike, kampionia dardane në gjysmëfinale
Xhudo është një sport ku Kosova shkëlqen prej vitesh dhe ku ka krijuar një traditë të bukur. Distria Krasniqi, medalje e artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 dhe kampione Europe në 2021 dhe 2024, është kualifikuar në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 52 kg.

28-vjeçarja nga Peja, mposhti në çerekfinale izraeliten Gefen Primo dhe tashmë është një hap larg finales së madhe.

Më parë, Distria Krasniqi, kishte fituar përballë indonezianes Maryam March Maharanin.

Befasia e madhe ishte eliminimi i japonezes Uta Abe, e cilësuar si favoritja e madhe për medaljen e artë.

The post Paris 2024/ Distria Krasniqi fantastike, kampionia dardane në gjysmëfinale appeared first on Albeu.com.

Distria Krasniqi, sportistja e vitit 2023
Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2023.

Çmimi i sportistes të vitit shkoi për Distria Krasniqi.

Krasniqi korri suksese tjera të mëdha gjatë vitit 2023 dhe me meritë e fitoi këtë çmim./albeu.com

The post Distria Krasniqi, sportistja e vitit 2023 appeared first on Albeu.com.

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit
Distria Krasniqi e ka fituar të premten medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos në Parisit – e cila është medalja e parë për të në vitin 2024 – duke treguar formë të lartë në prag të Lojërave Olimpike Verore në kryeqytetin francez gjatë verës.

Kampionia olimpike e Kosovës, Krasniqi e mundi britaniken Chelsie Giles falë një pike waza-ari, e cila është pika e dytë më e lartë në sportin e xhudos pas ipponit, në një luftë finale që zgjati plot katër minuta në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pasi rrethin e parë e kaloi pa luftë, ajo e mposhti francezen Leonie Gonzalez në rrethin e dytë, ndërsa triumfoi pastaj ndaj jugkoreanes Seyun Jang për një vend në çerekfinale.

Xhudistja pejane ia doli ta mposhtë Khorloodoi Bishreltin nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të arritur në gjysmëfinale, ku e rrëzoi nga gara edhe një japoneze tjetër, Kisumi Omari.

Triumfi në finale nënkupton se Krasniqi tani ka fituar pesë medalje të arta në turnetë grand slam në karrierën e saj, ndërsa 24 medalje të arta në përgjithësi.

Grand Slami është ndër turnetë më të rëndësishëm në sportin e xhudos.

Krasniqi, 28 vjeçe, është kampione olimpike tashmë në kategorinë deri 48 kilogramë nga Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020, por ajo synon ta fitojë atë edhe në kategorinë deri në 52 kilogramë pas gjashtë muajve në Paris.

Nëse e arrin këtë, ajo do të bëhej kosovarja e parë që i fiton dy medalje të arta olimpike.

Ajo kaloi nga kategoria 48 kilogramë në atë 52 kilogramë pas pensionimit të xhudistes legjendare Majlinda Kelmendi më 2021.

Krasniqi, bashkë Kelmendin dhe Nora Gjakovën, janë atletet e vetme, qoftë në sportin e grave apo burrave, që kanë fituar medalje të arta olimpike në historinë e sportit kosovar.

Krasniqi e mbylli vitin 2023 si xhudistja e parë në botë në kategorinë e saj. Në një rrëfim për Libertas të Radios Evropa e Lirë në dhjetor, Distria tha se xhudoja për të është “vetë jeta”.

The post Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit appeared first on Albeu.com.

Rama takon tre kampionet olimpike të Kosovës: Simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, ka postuar një foto me tre kampionet olimpike nga Kosova, Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin.

Rama shkruan se tre vajzat mahnitëse të Kosovës janë dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Kujtojmë se tre kampionet olimpike kanë ngritur lart flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës me arritjet e tyre./albeu.com

The post Rama takon tre kampionet olimpike të Kosovës: Simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

E jashtëzakonshme Distria Krasniqi! Fiton medaljen e artë në Paris
Distria Krasniqi ka shkëlqyer sot në Grand Slamin e Parisit.

Xhudistja nga Kosova ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në finale, ajo e mundi xhudisten hungareze Reka Pupp, duke e dominuar meçin nga fillimi deri në fund.

Distria Krasniqi ishte fantastike nga fillimi i garimit të saj.

Krasniqi e kaloi pa luftë raundin e parë kurse në të dytin e mundi spanjollen Marina Castello Diez.

Në çerekfinale kampionia olimpike mundi mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren

Në gjysmëfinale, Krasniqi ishte më e mirë se francezja Amandine Buchard.

Përveç, Distria Krasniqit, sot garuan edhe Flaka Loxha dhe Laura Fazliu, por që nuk shkuan më shumë se deri në raundin e tretë

Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka, që e mbyll garimin e ekipit e Kosovës në këtë Grand Slam./express

The post E jashtëzakonshme Distria Krasniqi! Fiton medaljen e artë në Paris appeared first on Albeu.com.

Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slam Paris 2023
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, xhudistja Distria Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slam Paris, pasi që në gjysmëfinale e ka mposhtur francezen, Amandine Buchard.

Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te finalja, Distria rundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen Marina Diez Castello, ndërkaq në çerekfinale e mposhti mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Në gjysmëfinale, Distria e mposhti franceze, Amandine Buchard, kurse tani në finale do të përballet me hungareze, Reka Pupp.

The post Distria Krasniqi kalon në finale të Grand Slam Paris 2023 appeared first on Albeu.com.