deputete Archives - Albeu.com

Shkëlqimi dhe rënia e deputetëve! Nga Majko, te Spaho, Alibeaj, ulje drastike krahasuar me zgjedhjet e katër vite më parë
Zgjedhjet e 11 majit kanë sjell ndryshime të ndjeshme në përfaqësimin parlamentar.

Votat e shqiptarëve i kanë ndërprerë karrierën në Kuvend më shumë se gjysmës së deputetëve të mëparshëm. Mes 140 karrigeve në parlamentit të ri që do të nis në shtator, nuk do të ketë emra të njohur të politikës për shkak të performancës së dobët në zgjedhjet e 2025.

Në krahasim me votat e 2021, beteja e fortë brenda të njëjtës logo me ndryshimin e sistemit elektoral nuk i dha mundësinë për të qenë edhe 4 vitet e ardhshme ish Kryeministrit Pandeli Majko në Kuvend, pas 9 legjislaturave. Votat e tij preferenciale brenda vendit gati u përgjysmuan nga 8780 në 2021 në 4357 vota në 2025, dhe as diaspora me 2379 zgjedhës nuk e ndihmuan dot të arrinte të paktën të njëjtin rezultat.

Por në Partinë socialiste rënien më të fortë e mban Etjen Xhafaj, i zgjedhur deputet me 12 782 vota në 2021, shkëlqim i cili u zbeh 4 vite më vonë pasi mundi të marr vetëm 1054 vota brenda vendit dhe vetëm 142 vota jashtë. Goditje pësoi edhe socialisti Arben Pëllumbi duke kaluar nga 3774 vota në 1821 vota në territorin shqiptar.

Ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli gjithashtu shënoi një ulje të dukshme me 3790 vota brenda vendit në 2025 nga 5597 vota që mori në 2021. Rritje në vota me rreth 1000 vota pati Xhemal Qefalia dhe rreth 500 vota më shumë Blerina Gjylameti, megjithëse nuk ia dolën të mundnin kolegët me performancë më të mirë.

Nga kampi blu, ngeli ish kryetari i artisë Demokratike Lulzim Basha i cili në këto zgjedhje garoi me euroatlantikët dhe shënoi rënie të lirë në vota nga kulmi i mbi 16 mijë votave në 2021, nuk arriti të kapërcejë shifrën e 2000 votave në 2025.

Edhe ish nënkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj sprovoi veten në një sigël të re por dështoi pasi mori vetëm 330 vota këto zgjedhje nga 5225 katër vite më parë. Jashtë Parlamentit mbetet edhe një ndër ish kryetarët e grupit të PD, Edmond Spaho pasi dështoi me gjysmën e votave në krahasim me 2021 me diferencë 3000 vota, vendosi të tërhiqej përfundimisht nga angazhimi politik.

The post Shkëlqimi dhe rënia e deputetëve! Nga Majko, te Spaho, Alibeaj, ulje drastike krahasuar me zgjedhjet e katër vite më parë appeared first on Albeu.com.

Zegjine Caushi mund Maldrita Bardhon, fiton mandatin në Fier falë votave të diasporës
Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit, ku Zegjine Caushi siguroi mandatin e deputetes nga radhët e Partisë Socialiste.

Ajo fitoi përballë rivales socialiste Maldrita Bardho në një garë të ngushtë përmes votave preferenciale. Gjatë fushatës, Caushi u bë e njohur për stilin e drejtpërdrejtë dhe sulmet publike ndaj kundërshtarëve politikë, veçanërisht Gazment Bardhit, duke tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik.

Tashmë ajo do të jetë pjesë e Kuvendit të ri si një nga 12 deputetët e PS në Fier.

The post Zegjine Caushi mund Maldrita Bardhon, fiton mandatin në Fier falë votave të diasporës appeared first on Albeu.com.

Edona Llalloshi regjistrohet si deputete: Do të bëjë maksimumin për vendin tim e artin në tërësi
Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, tashmë ka fituar mandatin e saj të parë në parlament.

Ajo në ditën e sotme (e enjte) është regjistruar si deputete e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të regjistrimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një prononcim para mediave, u shpreh e lumtur dhe theksoi se është një ditë e jashtëzakonshme për të dhe familjen e saj.

Mes tjerash, artistja thotë se do të bëjë maksimumin për komunitetin artistik, e artin në tërësi.

“Unë jam shumë e lumtur, sot është një ditë e jashtëzakonshme për mua dhe për familjen time. Do të presim në ditët në vazhdim për përgjigje, për momentin nuk kam”, tha ajo në prononcimin para mediave.

Tutje Llalloshi shtoi: “Do të mundohem maksimumin me jap për vendin tim për komunitetin artistik, artin kulturën në përgjithësi”.

Vlen të ceket se Edona ka fituar afro 45 mijë vota, një rezultat i mahnitshëm që e konfirmoi si një nga përfaqësueset më të votuara.

The post Edona Llalloshi regjistrohet si deputete: Do të bëjë maksimumin për vendin tim e artin në tërësi appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 Majit, tërhiqen nga gara 7 kandidatët për deputetë
Ende pa nisur mirë gara për zgjedhjet e 11 Majit, 7 kandidatë për deputetë kanë paraqitur kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u tërhequr nga kjo betejë.

Në deklaratat e depozituara në KQZ rezulton se dy kandidatë i përkasin koalicionit Nisma Shqiperia Bëhet e Adriatik Lapajt në Korçë dhe në Kukës, Averdi Syla dhe Joan Sotir. Shkaqet e largimit nga kjo betejë zyrtarisht janë ato shëndetësore.

Po për të njëjtën arsye janë larguar edhe dy kandidatet e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, Hyda Kuci dhe Daniela Alite në Berat dhe në Durrës, si dhe kandidatja e Partisë së Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit në Korçë, Xhilda Boçari.

Ndërsa Fadil Beka kandidat i Partisë Mundësia të Argon Shehajt ka dhënë si arsye pamundësinë e kandidimit, për shkak të profesionit të tij si mësues. Kandidati tjetër i përket partisë Alenca Demokratike e Re, Edi Piring në Korçë, i cili sipas deklaratës largohet për arsye familjare.

Ndërkohë disa ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë 16 kandidatë për deputete, përfaqësues të partive vogla. 4 prej tyre janë të koalicionit “Nisma – Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt” dhe 4 të Socialdemokrates së Tom Doshit.

The post Zgjedhjet e 11 Majit, tërhiqen nga gara 7 kandidatët për deputetë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë (EMRAT)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 16 kandidatë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ky proces kryhet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Kandidatët e dërguar për verifikim janë nga parti politike të ndryshme. Bëhet fjalë për 4 kandidatë të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, 4 të Partisë Social Demokrate, dy të Partisë Mundësia të Agron Shehajt, dy të partisë “Aleanca Demokracia e Re” dhe nga një të Koalicionit Euroatlantik, të Lëvizjes Bashkë si dhe të koalicionit “Djathtas për Zhvillim”.

Lista e kandidatëve të dërguar për verifikim:

1. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re

2. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”

3. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet në qarkun Shkodër nga Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”

4. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet në qarkun Elbasan nga “Koalicioni Euroatlantik”

5. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet në qarkun Kukës nga Partia Lëvizja Bashkë

6. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet në qarkun Tiranë nga Partia “Mundësia”

7. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet në Tiranë nga Partia “Mundësia”

8. Entela Skënder Sula, kandidat për deputet në Tiranë nga “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”

9. Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet në Lezhë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

10. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet në Fer nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj

11. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”

12. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet në Dibër nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”

13. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet në Vlorë nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”

14. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet në Lezhë nga “Partia Socialdemokrate”

15. Lisman Sami Pellumaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Partia “Socialdemokrate”

16. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet në Korçë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re”

The post Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Zbërthimi i “SKY” dhe “Encrochat”/ Edi Paloka: Ministra dhe deputetë të mazhorancës të lidhur me krimin
Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni që do të zbardhë lidhjet e politikës me krimin. Kjo u bë e ditur nga deputeti demokrat Edi Paloka, i cili në një konferencë për mediat, tha se ai do të jetë Komisioni i së Vërtetës.

“Ju e dini tashmë që nga bisedat në Sky dhe Encrochat janë zbuluar lidhje të politikës me krimin dhe kjo është një nga çështjet më thelbësore.

Nga informacionet që kemi ne dalin deputetë dhe ministra të mazhorancës të lidhur me krimin. Ju garantoj se nga informacionet që kemi ne nuk ka deputetë të opozitës të lidhur me krimin.

Është përhapur një informacion i rreme në media për deputetë të opozitës, por ky informacion synon shantazhimin e deputetëve të opozitës”, tha Paloka.

Ai tha se Komisioni i së Vërtetës do të zbardhë për shqiptarët të gjitha lidhjet e politikës me krimin e organizuar.

Paloka po ashtu theksoi se Partia Demokratike do të vendosë në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që do të zhvillohet në orën 15:00, raportet që do të kenë me Kuvendin, pas burgosjes së ligjvënësit Ervin Salianji.

Ai tha se me përjashtim të tij dhe deputetes Jorida Tabaku, asnjë nga ligjvënësit e PD-së, nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve.

“Vendimi do të merret në mbledhjen e grupit parlamentar, por sot në mbledhjen e Komisionit për Ccështjet Europiane, unë dhe deputetja Tabaku morëm pjesë dhe mbajtëm qëndrimin tonë përsa i takon procesit të integrimit. Ne nuk qëndruam, bëmë publik qëndrimin e opozitës dhe u larguam”, tha Tabaku.

I pyetur nëse opozita ka mbështetjen e opozitës lidhur me qëndrimet apo propozimet që ka, deputeti demokrat tha se nuk besonte se ka ndonjë ndërkombëtar që kundërshton luftën ndaj krimit.

Paloka tha se ajo që opozita propozon është lufta ndaj krimit dhe lidhjeve të tij me politikën dhe nuk besoj se ka diplomatë, përfshi edhe ata që paguhen nga Soros apo përfitojnë nga Qeveria, që të dalin dhe ta kundërshtojnë publikisht.

The post Zbërthimi i “SKY” dhe “Encrochat”/ Edi Paloka: Ministra dhe deputetë të mazhorancës të lidhur me krimin appeared first on Albeu.com.

Lefter Maliqi: Në Parlament ka deputetë me të shkuar kriminale dhe pa diploma
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë, për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, teksa ishte i ftuar në Ora News, ka komentuar reformën zgjedhore, ku tha se në Parlament ka deputetë me të shkuar kriminale dhe me diploma false.

Maliqi theksoi se marrëveshja politike me palëve, është 30% demokraci, pasi rreth 40 deputetë do dalin se kush fiton vota më shumë.

Ndërsa më tej ai shtoi, se deputetët e dalur nga listat e mbyllura, nuk e vrasin mendjen për popullin.

“Deri në vitin 2009, pas kësaj marrëveshjes së 2008 nuk pamë në parlamentin e Shqipërisë asnjë deputet me të shkuar kriminale.

Kurrë nuk kemi parë me të shkuar kriminale sic i kemi parë pas 2009 kur i kemi parë deputetët për shkak të ligjit të dekriminalizimit i cili nuk zbatohet për të gjithë, sidomos kohët e fundit kemi parë me pranga nga parlamenti, me të shkuar kriminale, me diploma fallco.

Sepse këta ishin deputet që i zgjidhte drejtpërdrejtë kryetari i partisë dhe nuk e vrisnin fare për popullin.

Edhe tani me këto ndryshimet në thonjëza, një e treta e këtyre që do jenë në listë të mbyllur nuk e vrasin fare për popullin.

U arrit një marrëveshje pothuajse 30% demokraci, që do thotë që rreth 40 deputetë do dalin se kush fiton vota më shumë kurse 1 e treta janë listat e mbyllura.

Opozita i pasur vetë fajet për shkak të lëshimit të gjithë pushtetit lokal, për shkak të lëshimit të mandateve të deputetëve”, tha Maliqi.

The post Lefter Maliqi: Në Parlament ka deputetë me të shkuar kriminale dhe pa diploma appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet në Angli/ Flet babai i kandidates shqiptare: Sara, zë i fortë për bashkëatdhetarët
Futbollisti i njohur i viteve 70-80 Edmond Gezdari nuk rrëfen historinë e suksesit të tij, por arritjet e vajzës, Sarës, që është e vetmja shqiptare që garon për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik.

“Jam krenar së pari se është vajza ime, por edhe sepse është shqiptare dhe është e të gjithëve, jo vetëm e Mondit. Më mbushen sytë me lot. Nuk paska tifozllëk më të fortë se për fëmijën”, tha Gezdari.

Mondi, që fillesat i ka në aktrim në fëmijëri, dhe ishte e një zbulim në fushën e futbollit, mendon se sporti nuk puthitet me politikën, por që e bija është ushqyer me disiplinën e tij për të shkëlqyer në karrierën e ëndrrave të saj.

“Ka punuar që e re, ka studiuar, shumë e mirë me mësime. Ka luajtuar edhe basketboll dhe kishte gjë shumë të mirë. Kur fitonte qante, kur humbte qante prapë. Kishte grint si i ati”, u shpreh ai për TCH.

I ati na tregon kualifikimet e Sarës së diplomuar për shkenca politike në Romë dhe që është frymëzuar prej modelit të tij e paraardhësve të familjes Gëzdari, se sa vlen të jesh i papërtuar për punën, për t’u shpërblyer në jetë.

“Vij nga një familje punëtorësh. Mamaja ka qënë parukiere, babai shofer. Unë jam bërë futbollist jo në sajë të talentit, por në bazë të punës. Sara ka marre grintën, nervin nga unë. Ajo punon nga 15 orë në ditë, në takime me njerëz”.

Sara kandidon për Partinë Konservatore në zonën e Richmond Park në Londër, ku ndryshe nga kandidimi për zgjedhjet në Shqipëri, asaj i është dashur të kalojë disa sprova para se të shkruante historinë si e para shqiptare që kërkon një vend në Parlamentin anglez.

“12 vite që është në Londër dhe ka 10 vite që është aktive për partinë që garon. Atje ka një gjë interesante, duhet të kalosh dy palë zgjedhje në parti që të kandidosh, edhe Sara i ka fituar. Pra nuk është rastësisht aty, por në bazë të punës”, u shpreh babai i Sarës.

Afrimi i zgjedhjeve më 4 korrik në Britaninë e Madhe, e bën punën më dinamike për Sarën për të bindur anglezët që t’i besojnë votën, por një thirrje i ati e ka për shqiptarët e Londrës se pse duhet të zgjedhin Sarën.

“Nëse do jetë aty, do jetë një dorë e madhe për çështjen e Shqip”.

The post Zgjedhjet në Angli/ Flet babai i kandidates shqiptare: Sara, zë i fortë për bashkëatdhetarët appeared first on Albeu.com.

Britani / Japin dorëheqjen 80 deputetë konservatorë të parlamentit
Gati 80 deputetë konservatorë të parlamentit britanik dhanë dorëheqjen përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Britaninë e Madhe, një rekord i pasluftës.

Totali i atyre që nuk kandiduan për rizgjedhje më 4 korrik arriti në 76 duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 72 personash, që u dorëzuan përpara fitores dërrmuese të laburistëve të Tony Blair në 1997.

Ish-ministrat David Evennett, Greg Clark, John Redwood dhe Craig Mackinlay, të cilët u rikthyen në Dhomën e Komuneve këtë javë, ishin ndër të fundit që konfirmuan se nuk do të qëndrojnë.

Vendimi i kryeministrit Rishi Sunak për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare befasoi shumë në Westminster, të cilët kishin pritur që këto zgjedhje të zhvilloheshin në vjeshtë.

Lajmi thuhet se shkaktoi shqetësim në mesin e disa deputetëve konservatorë të cilët kishin frikë se do të humbnin punën e tyre dhe raportet e gazetave sugjeruan se ministrat e qeverisë shprehën shqetësimin për vendimin.

The post Britani / Japin dorëheqjen 80 deputetë konservatorë të parlamentit appeared first on Albeu.com.

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë
LEZHE- Deputetët e opozitës italiane  ishin sot në Shqipëri në një vizitë blitz për të parë nga afër zonën ku do të ngrihen 2 qendrat e emigrantëve të cilat ishin paraparë të hapeshin të hënën, më 20 maj.

“A e kuptoni se çfarë po bën? Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të mbani atë që keni thënë” thotë Matteo Mauri, deputeti i Partisë Demokratike italiane kryeministrit Giorgia Meloni dhe ministrave të Brendshëm, Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në një video të publikuar në La Repubblica.

Vizita është zhvilluar mëngjesin e sotëm, (22 maj 2024)/ Matteo Mauri së bashku me kolegët Simona Bonafè, Enzo Amendola dhe Matteo Orfini ishin në Gjadër ku po ngrihet njëra nga qendrat e emigrantëve të parashikuara nga marrëveshja e firmosur mes kryeministrit Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në video shfaqen disa buldozerë, dy kamionë. Inxhinierët ushtarakë nuk kanë përfunduar ende gërmimet. Një punë e cila është shumë e ndërlikuar për shkak të terrenit ndërkohë nuk kane nisur kanalizimet deri tek energjia elektrike, shkruan La Repubblica.

Sipas kalendarit të shpallur nga qeveria Meloni, qendrat duhet të ishin inauguruar të hënën më 20 maj, por dorëzimi i punimeve është planifikuar në fund të vjeshtës, kur dhe priten te hapen qendrat.

‘Sot është 22 mars. Dy ditë më parë këtu duhej të ishin tashmë në funksion qendra e kërkuar nga Meloni’ thotë deputeti i PD-se italiane, Mauri në video. Ndërkohë prefektura e Romës ka firmosur kontratë me kompaninë Medihospes për menaxhimin e shërbimeve.

Opozita italiane ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombëtare, si dhe me vetë dobinë e kësaj marrëveshjeje.

“Përpjekja e Melonit për të pasur një reklamë elektorale për emigrantët për zgjedhjet evropiane dështoi keq. Jemi përballë më shumë se 70 mijë metra katrorë dhe nuk ka asgjë. Punimet mezi kanë nisur, pavarësisht njoftimeve të Qeverisë që kishte caktuar datën e hapjes së qendrës më 20 maj 2024”, deklarojnë deputetët e PD-së italiane

“E vetmja gjë që lëviz janë shpenzimet. Tani nga 653 milionë euro që ishte parashikuar në fillim kanë shkuar në mbi 800 milionë. E shpenzimet do të vijojnë të rriten siç kemi deklaruar në nënshkrimin e marrëveshjes. Është e qartë se jemi përballë një përpjekjeje qesharake për të paguar një reklamë elektorale për zgjedhjet evropiane.  Veprim i zakonshëm i një qeverie që përpiqet të fshehë dështimet e saj të dukshme me propagandë. I kërkojmë kryeministrit Meloni të heqë dorë nga ky projekt dhe të zhvendosë të ardhurat drejt fuqizimit të burimeve që do t’i akordohen sistemit kombëtar shëndetësor” thonë deputetët e PD-së.

The post Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë appeared first on Albeu.com.