Dedan Gjoni Archives - Albeu.com

SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur për organizatë kriminale, mes tyre edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, Suel dhe Mario Çela (EMRAT)
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dërguar për gjykim 21 të pandehur për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion

SPAK, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 193 të vitit 2023, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal.

Të pandehurit janë:

1.Marjus Lulaj (alias Suel Çela)

2.Mario Çela

3.Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)

4.Xhino Roka

5.Marsel Roka

6.Prekë Kodra

7.Ledio Zabeli

8.Sergej Hasanpapaj

9.Fuad Verzivolli

10.Bruno Hazizolli

11.Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)

12.Artan Hoxha

13.Pajtime Fetahu

14.Metin Mehja

15.Skënder Sufaj

16.Marsel Shega (alias Bujar Shega)

17.Renato Hasani

18.Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)

19.Blerina Beqiri

20.Elton Qyno

21.Dedan Gjoni

Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.

Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar.

Ndaj të pandehurve janë aplikuar masa të ndryshme sigurimi, mbështetur në Kodin e Procedurës Penale.

1.Marjus Lulaj (alias Suel Çela) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, në mungesë, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334/1/2 të Kodit Penal;

“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/1 i Kodit Penal;

“Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale,“Organizata kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike kokainë, në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike (kokainë) dhe fakti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike (kokainë) në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, i kryer në bashkëpunim me të pandehurën Blerina Beqiri, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, pasi i ka premtuar dhe ka dhënë shuma parash si përfitim të parregullt të hetuarës Pajtime Fetah (gjyqtare), parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal (dy herë).

2.Mario Çela, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit, Ardjan Çopja më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, e kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2-22, 28/1 dhe 334, paragrafi i dytë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerjë e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334, paragrafi i parë i Kodit Penal; “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a, 25 i Kodit Penal.

3.Klaus Matishi, (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë  bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale, “Organizatë kriminale” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, fëti penal i verifikuar në datën 6.4.2020, ku është sekuestruar sasia prej 14 kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Britaninë e Madhe; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

4.Xhino Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Ardjan Çopja në datën 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakt penal i verifikuar në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës, ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

5.Marsel Roka, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më  8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë i Kodit Penal.

6.Prekë Kodra, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

7.Ledio Zabeli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça) dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

8.Sergej Hasanpapaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

9.Fuad Verzivolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest ne burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Ardjan Çopja, më 8.6.2020 në qytetin e Elbasanit, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2 – 22, 28/1, 333 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal; “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal.

10.Bruno Hazizolli, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a dhe 25 të Kodit Penal.

11.Ado Xhika, (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku) i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe  “Organizatë kriminale” parashikuar nga nenet 301,302/2, 333/2 i Kodit Penal.

12.Artan Hoxha, i hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, i akuzuar për veprat penale:

“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga neni 164/b i Kodi Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

13.Pajtime Fetah, e hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, e akuzuar për veprat penale:

“Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

14.Metin Mehja, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Sigurim i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve, Bled Muça (alias Bledar Muça)  dhe Elvis Koçi, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 28/1 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal si dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga neni 333/2 i Kodit Penal.

15.Skënder Sufaj, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë; “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 6.9.2020, në Dover, Mbretëri e Bashkuar, ku shtetasit, Mile Pajic dhe Miodragan Ivankovic janë arrestuar pasi janë gjetur në zotërim të një sasie prej 54 kg kokainë; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal; “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 164/a – 25 të Kodit Penal.

16.Marsel Shega (alias Bujar Shega), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të struktruar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020, në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

17.Renato Hasani, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fët penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

18.Hajdar Lala, (alias Hajdar Xaka; alias Hajdar Sefa), i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” (në mungesë), i akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4 dhe 334 paragrafi i parë të Kodit Penal, fakti penal i verifikuar në datën 13.12.2020 në shtetin e Ekuadorit, ku është sekuestruar sasia prej 930 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe në datën 5.1.2021 në shtetin e Holandës ku është sekuestruar sasia prej 446 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

19.Blerina Beqiri, e hetuar me masën e sigurimit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, e akuzuar për veprën penale:

“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 – 25 i Kodit Penal.

20.Elton Qyno, i akuzuar për veprën penale:

“Korrupsion pasiv në sektorin privat”, parashikuar nga nenet 164/b i Kodit Penal.

21.Dedan Gjoni, i hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg”, i akuzuar për veprën penale:

“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka vendosur ndarjen e akteve nga procedimi penal nr. 193 i vitit 2023. Ky veprim procedurial është kryer për të vijuar hetimet për vepra të tjera penale.

Prokuroria e Posaçme mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

The post SPAK dërgon për gjykim 21 të pandehur për organizatë kriminale, mes tyre edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, Suel dhe Mario Çela (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erzen Breçanit dhe Dedan Gjonit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga ish drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Braçani dhe ish shefi i krimeve në komisariatin 6 Dedan Gjoni.

Breçani dhe Gjoni në një kërkesë të tyren, kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, të cilët janë dënuar nga GJKKO pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC që çoi në goditjen e grupit kriminal.

Po ashtu, në njoftimin e Gjykatës së Lartë thuhet se rekursi nuk i është pranuar as Bujar Ajetit (Gremizi) dhe as Besmir Muratit.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Bujar Ajeti (Gremizi), Erzeni Breçani, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati, kundër vendimit nr. 87-2024-4(01), datë 04.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykates se Lartë.

Ata ranë në pranga nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC në nëntor të vitit të kaluar çoi në goditjen e një  grupi kriminal që rezultonte të ishte i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.

The post Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erzen Breçanit dhe Dedan Gjonit appeared first on Albeu.com.

Apeli lë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Dedan Gjonin, Rexhep Rapi dhe Algert Rapi
Është lënë në fuqi masa e “arrestit në burg” ish-zyrtarin e Policisë Dedan Gjoni, Rexhep Rapi, dhe Algert Rapi.

Sipas Prokurorisë, gjatë kohës që ish-zyrtari i policisë Dedan Gjoni, ka qenë më detyrë në Komisariatin e Shijakut, dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Arapin, për të nxjerrë në pritë me qëllim vrasjen e Xhevdet Plakut.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 25.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 06 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim R.R., A.R., dhe D.Gj., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 139, datë 22.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Kujtojmë se Dedan Gjoni u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi ishte pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani”.

The post Apeli lë në fuqi masën e “arrestit në burg” për Dedan Gjonin, Rexhep Rapi dhe Algert Rapi appeared first on Albeu.com.

Nën akuzë për grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në burg Breçanin dhe Gjonin
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i takon masës së sigurisë ndaj Dedan Gjonit Besmir Muratit, Bujar Ajetit dhe Erzen Breçanit të cilët do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në burg.

Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 04.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 61 akti, datë 26.12.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.M., B.A., D.Gj. dhe E.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 128, datë 23.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 124, datë 17.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i verifikuar me vendimin nr. 128, datë 23.11.2023, të kësaj gjykate;

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal.

Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

Ndërsa arrest shtëpie u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Ndërkohë në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, pjesë e grupit kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Europës.

Ndërkohe SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anetaret e grupit kriminal dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro. /albeu.com

The post Nën akuzë për grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në burg Breçanin dhe Gjonin appeared first on Albeu.com.

Organizimi i atentatit ndaj Xhevdet Plakut, zbardhet dosja: Si u nxor në pritë viktima nga Dedan Gjoni? Përgjimet holandeze tregojnë…
Rexhep Rapi i njohur si “Kep Rapi” u arrestua më 22 dhjetor me urdhër të SPAK. Arrestimi i tij nxori në pah edhe planin për të vrarë Xhevdet Plakun, i njohur si “Akili” shqiptar.

Rapi kishte planifikuar të ekzelutonte “Akilin” dhe do të ndihmohej nga ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.6 të Tiranës, Dedan Gjoni.

Ky i fundit nxori në pritë Plakun, por shënjestra arriti që të shpëtonte.

Zbardhja e përgjimeve holandeze implikon ë Kep Arapin, i cili planifikoi vrasjen e hasmit të tij Xhevdet Plaku, që u nxor në pritë nga oficeri Dedan Gjoni.

Hetimi nisi nga holandezët të cilët përgjuan Dejvi Gjermënin që po hetohej në Holandë për shtëpi hashashi.

Pjesë nga dosja e publikuar nga emisioni “Në shënjestër”

Historia e pabesueshme e një komisari policie në ndjekje të krimit, por që rrugës kishte humbur busullën e drejtimit të misionit të tij të vërtetë.

Kjo është historia e Dedan Gjonit, një zyrtari karriere në Policinë e Shtetit, që ndryshe nga e vërteta që duhej të udhëhiqej në misionin e tij, duke shfrytëzuar potencialet dhe mundësitë që i jepte uniforma, dyshohet se ishte vënë në shërbim të plotë të krimit. Madje duke u vetëofruar, tua nxjerrë në pritë, si në një banket ku serviret mish gjahu, rivalë të egër, të cilët kundërshtarët e tyre nuk kishin mundësi t’i ndiqnin apo edhe t’i eleminonin.

Ashtu siç del se kishte vepruar gjithmonë, duke luajtur rolin e një agjenti dyplanësh, atë të zyrtarit të nderuar të policisë dhe paralelisht atë të shërbëtorit të përulur të krimit.

Një punë që mesa duket Dedan Gjoni e kishte fort për zemër, pasi ashtu siç kishte vepruar në rastin e dy vëllezërve shqiptarë me banim në Britaninë e Madhe, për të cilët kishte marrë porosi, që ti ndiqte lëvizjet e tyre dhe të familjarëve, me qëllim ekzekutimin, biseda tashmë të zbuluara nga zbërthimi i aplikacionit Sky ECC.

Po kështu ai kishte vepruar edhe me një prej atyre që cilësohen si të fortët e Durrësit. Por që ndryshe nga rasti i dy vëllezërve shqiptarë në Britani, për të cilët ai kishte marrë porosi që ti ndiqte, në historinë që do të tregojmë më poshtë Dedan Gjoni, ofrohet vetë te një grup kriminal të nxjerrë në pritë kundërshtarin e tyre.

Madje duke ua nxjerrë në pritë nga dera e komisariatit të Durrësit, aty ku e kishte ndaluar për disa orë objektivin aq shumë lakmuar nga miqtë e tij, të cilët kishin një rast të artë për ta hequr qafe, kjo gjithçka tashmë sipas dosjes hetimore nis mesditën e datës 17 Shtator 2019.

Në atë që besohet se ka qenë një kontroll rutinë policor në qytetin e Durrësit, por që është ende në aspekt i dyshimtë, nëse kontrolli ishte në të vërtetë i tillë në kuadër të masave që merr policia, apo ishte një plan i stisur për të futur në grackë, një tjetër prej të fortëve të Durrësit, që ndërkohë po lëvizte me makinë të blinduar në qytet.

Ky i fortë ishte Xhevdet Plaku, i njohur me pseudonimin ‘Akili’, nofkë të cilën nuk dihet se përse e ka vendosur apo ia kanë vënë, kjo për faktin se ishte këmbëshpejtë në punët e drogës, ku ishte përfshirë jashtë vendit, apo sepse kishte treguar aftësi të veçanta, në mënyrën se si kishte mundur të manovronte si një xhongler i vërtetë me ligjin, duke ia hedhur pse jo, shpeshherë. Por ajo që dihet dhe që tashmë është mësuar, është se Xhevdet Plaku, i cili krahas gjeneraliteteve të tij, mbante edhe rekordin absolut të 25 identiteteve të ndryshme, ishte vënë në ndjekje, nga një tjetër bandë kriminale, edhe kjo në Durrës.

Kjo bandë ishte ajo e drejtuar nga Rexhep Rapi I njohur si Kep Arapi, si ‘I forti i Sukthit’, një personazh gati në hije, për punët e këtushme të protagonistëve të krimit, por që në vërtetë ishte një njeri me shumë ndikim në botën e errët, të drogës dhe vrasjeve.

Një personazh që nuk u ndal kurrë në përpjekjet e tij për të marrë hak për vëllain e vrarë.

Hetimet tregojnë se Xhevdet Plaku dyshohet se ekzekutoi në Itali, bashkë me një person tjetër, vëllain e Kep Arapit, Sali Rapin, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Savonas, në vitin 2000.

*Pavarësisht se pas 14 vitesh përballje me drejtësinë, Xhevdet Plaku mori pafajësinë, për të fortin e Sukthit, vrasja e të vëllait të tij nuk kishte asnjë dyshim se ishte kryer nga Plaku, i cili ndërkohë thuhet se drejtonte trafikun e drogës nga kryeqyteti hollandez i Amsterdamit, ku edhe ndodhej.

Pikërisht, kjo vrasje, do të ishte jo vetëm fundi i një ortakërie të mbyllur jo thjesht me kokën mënjanë, por edhe fillimi i një tjetër lufte, që do të kërkonte tashmë një sagë hakmarrje, por që mesa duket Kep Arapi, nuk kishte mundur ta finalizonte si duhet, edhe pse vitet kishin rrjedhur dhe koha i kishte lënë vend të tjera angazhimeve.

Kjo ndoshta për faktin sepse armiku i tij Xhevdet Plaku, jo vetëm ishte ende i fuqishëm, apo i fortë siç pëlqen të thuhet në Shqipëri, por kishte vazhduar të kujdesej për sigurinë e tij, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën, ashtu siç u pa të lëvizte edhe atë paradite të 17 shtatorit 2019, me një automjet të blinduar në rrugët e Durrësit.

Para se të ndalohej nga oficeri i policisë, Dedan Gjoni, dhe pa e ditur se ky ndalim nuk ishte edhe aq rastësor sa dukej, ose të paktën ai vetë nuk nuhati diçka të tillë në atë moment, por ishte i porositur nga armiqtë e tij, të cilët duke mos pasur mundësi ta gjenin të lirë dhe të shkujdesur, kishin rekrutuar një zyrtar policie që këtë kohë kryente shërbimin e tij në policinë e Durrësit.

Kjo histori kriminale do të zbërthehej falë një hetimi të nisur në shkurt të vitit 2022 nga Prokuroria e Posaçme, që kishte në duar informacione të shërbyera tashmë nga autoritetet e drejtësisë holandeze, të cilët kishin nisur ndërkohë një hetim për Dejvi Gjermënin, që mbante pasaportë shqiptare dhe greke, nën dyshimet se ai ishte pjesë e një organizate kriminale që kishte ngritur shtëpi bari në qytetin Limburg, Holandë.

Për këtë arsye për të dokumentuar përfshirjen e Gjermënit në aktivitet kriminal, prokurorët holandezë vendosën ta mbanin atë në përgjim në ambientet e biznesit të tij, por edhe në automjetin personal, aty ku mes të tjerash, ata ranë në dijeni edhe të planit për vrasjen e shqiptarit tjetër, Xhevdet Plaku.

“Nga hetimet janë evidentuar disa shtetas shqiptarë të cilët kanë tentuar më shumë se një herë eleminimin në Shqipëri të një shtetasi shqiptar të quajtur Xhevdet Plaku.  Nga metodat speciale të hetimit janë zbuluar biseda në aplikacione të kriptuara si dhe biseda të regjistruara nëpërmjet përgjimeve ambientale.  Autoritetet holandeze të drejtësisë, informojnë se konflikti ndërmjet shtetasve Rexhep  Rapi dhe Xhevdet  Plakut ka bazë hakmarrjen, kjo për shkak se, në vitin 2000 në Savona të Italisë është vrarë me armë zjarri shtetasi Sali Rapi, vëllai i Rexhep Rapit. Vrasja e Sali Rapit, dyshohet se është kryer nga shtetasit Xhevdet Plaku dhe B.P, për shkak të përfshirjes së tyre në veprimtari kriminale të trafikimit të narkotikëve dhe qenieve njerëzore. Dejvi Gjermëni rezulton se komunikon me persona të ndryshëm në lidhje me këtë ngjarje, disa prej të cilëve nuk janë identifikuar.

Në një nga bisedat e përgjuara, Gjermëni po kështu informon bashkëbiseduesin duke i treguar se zyrtari i policisë Dedan Gjoni, ka pasur një rol ndihmës për personat që do kryenin vrasjen e Xhevdet Plakut, duke e marrë në pyetje, në një procedurë të rregullt konform standardeve të policisë”, thuhet në dosjen hetimore.

Por me të përfunduar intervistimin, ai e ka lënë të lirë dhe deri këtu asgjë nuk është dukur anormale, deri në momentin kur katër vite më pas, zbërthimi i bisedave që grupet kriminale kanë bërë me njëra-tjetrën, apo me oficerë të policisë, zbuluan edhe komunikimet që Dedan Gjoni kishte me Dejvi Gjermënin, një prej të dyshuarve si pjesëtarë të grupit të Kep Arapit, kundërshtar i përbetuar i Xhevdet Plakut, ku i forti i Sukthit del se kërkonte me çdo kusht kokën e Plakut, dhe për këtë motiv ishte i interesuar të kishte informacion për çdo lëvizje të tij.

Porosi që Gjoni jo vetëm e ka përmbushur me devotshmëri, por edhe ia bëri gati Kepit, prenë e tij, duke ia nxjerrë Plakun në pritë, mbrëmjen e 17 Shtatorit 2019, kur e kishte ndaluar duke e marrë në pyetje.

Ajo çfarë rezulton më pas është se Dedan Gjoni ka qenë me patrullën e policisë kur ka konstatuar një makinë të blinduar të cilën ka vendosur ta ndalojë dhe ta kontrollojë. Personi që ai ndalon i është prezantuar si Xhevdet Plaku me mbiemrin e ndryshuar Kiss.

“Dedan Gjoni nëpërmjet Ëhatsapp-it i ka dërguar Gjermënit foton e Xhevdet Plakut dhe një mesazh ku i thotë që ky i fundit do të dalë në orën 20:00 nga dera e pasme e rajonit të policisë. Këtë informacion Dejvi Gjermëni më pas ia ka dërguar një personi me emrin Geri, identifikuar si Algert Rapi, nipi i Rexhep Rapit.

Nga këqyrja e të dhënave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka rezultuar se, më datë 17 Shtator 2019, në orën 10:10, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, Durrës shtetasi Xhevdet Haziz Kiss alias Xhevdet Plaku, me arsyen se është i dyshuar për kryerjen e një vepre penale. Nga këqyrja evidentohet se shtetasi Xhevdet Hazis Kiss alias Xhevdet Plaku ka dalë nga komisariati i policisë në orën 20:10, të datës 17 Shtator 2019, fakt ky që përputhet ekzaktësisht me bisedën e të hetuarit Dejvi Gjermëni.”, thuhet në dosjen hetimore.

Por kur pritej që Xhevdet Plaku të qëllohej me të dalë nga komisariati i policisë, grupi u tërhoq nga realizimi i objektivit.

Në atë kohë arsyet e mosvënies në funksion të planit për të vrarë Plakun, ishte frika e dekonspirimit, por në një bisede të mëvonshme të përgjuar ne zyrat e biznesit të tij, Dejvi Gjermëni ankohet për atentatorët, të cilët siç ai thotë nuk kanë punuar si duhet, sepse kanë shkuar të armatosur me armë kallashnikov në afërsi të rajonit të policisë ku ishte ndaluar Xhevdet Plaku. Por shumë vite më pas, me zbardhjen e bisedave të përgjuara, midis pjesëtarëve të këtij grupi u zbulua se arsyeja ishte komunikimi që ky i fundit kishte bërë me Dejvi Gjermënin, nëpërmjet Ëhats app.

Komunikim që në vlerësimin e Gjermënit ishte i pasigurt dhe bisedat në këtë platformë mund ta fundosnin, ashtu siç edhe ndodhi.

“Dejvi Gjermeni bisedon në ambientet e firmës së tij me një person të quajtur Tole/ Toqe në lidhje me tentativën e vrasjes së shtetasit Xhevdet Plaku. Ku ndër të tjera, ky shtetas sqaron në bisedë edhe rolin e zyrtarit të policisë Dedan Gjoni në këtë ngjarje.

‘Unë ja kam dhënë atyre Detin, nëpërmjet Dedës ja dhashë’.

Më tej ai sqaron se vrasja e shtetasit Xhevdet Plaku, nuk është kryer sepse Deda pasi e ka ndaluar në rajonin e policisë Plakun i ka dërguar Gjermënit informacionin bashkë me një foto të Plakut nëpërmjet Ëhatsapp. Gjermeni ka pasur frikë se, informacioni nëpërmjet Ëhatsapp-it mund të zbulohej më vonë”, thuhet në dosjen hetimore.

Nga përgjimet del se Dedan Gjoni atë ditë nuk e ka patur me vete telefonin me programin e kriptuar Encrochat dhe sipas Gjermënit, Kepi ka shkuar tek rajoni i policisë së bashku me njerëzit e tij me kallashnikov, aty ku Gjermëni del se u ka kërkuar të tërhiqeshin nga plani, pasi kishte frikën e dekonspirimit.

“Gjermëni thotë se u frikësua se mos kjo gjë do të zbulohej dhe për të shpëtuar veten ka vendosur ti thotë Gerit, Algert Rapit: ‘Thuaj atyre (me kallashnikov) të ikin se Xhevdet Plaku nuk është më aty në rajon, e kanë liruar’.

Më pas Gjermëni thotë: ‘Ai po të ishte tamam burrë nuk duhej të kishte shkuar me armë para rajonit të policisë, ne ja dhamë Plakun. Ata po të ishin të zgjuar merrnin nja 4 makina dhe e ndiqnin deri kur mos kishte ku të ikte’”, thuhet në dosjen hetimore.

Alger Rapi, i cili më herët ka qenë i dënuar për tjetërsim pronash, i konsideruar edhe ky si i Forti i Sukthit, më herët ka qenë i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe vrasje.

Po kush ishte bashkëbiseduesi i Dejvi Gjermënit, që njihej me nofkën Tole, të cilit ai besonte gjithçka, Tole që del të jetë një zbulim tejet interesant.  Pasi pas kësaj nofke, personi i identifikuar rezulton të jetë Toni Dervishi alias Toni Margen, i cili i ekzekutua vetëm disa muaj më parë, në zonën e Sallmones në Shijaku, ku siç shikohet në dosje, Toni Dervishi kishte marrë edhe porosi për të vrarë pjesëtarë të familjes Plaku.

“Në ambientët e firmës se Gjermënit në Holandë, zhvillohet një bisedë mes tij dhe Toni Dervishit, ky i fundit, shprehet se është shumë e vështirë që ta fusësh në kurth Xhevdet Plakun, pasi ai ruhet shumë. Sipas Tonit, Plaku nga ana e tij duhet të ketë paguar shumë para për të vrarë njerëzit e Gerit (Algert Rapit), fotografitë e të cilëve Plaku ia ka shpërndarë njerëzve të vet.

Në një tjetër bisedë Toni Dervishi, thotë se Kep Arapit i është bërë para një viti një ofertë për të vrarë vëllain e Plakut dhe kur Xhevdeti të kryente ceremoninë e varrimit do të realizonin dhe ekzekutimin e tij. Toni Dervishi shpjegon më tej se Kep Arapi nuk paguan para për të vrarë Plakun, pasi do ta bëjë më dorën e tij”, thuet në dosjen hetimore.

Nga përgjimi i bisedave ambientale autoritetet holandeze kanë evidentuar se, në të kaluarën Toni Dervishi, Rexhep Rapi dhe nipi i tij, Algert Rapi, kanë tentuar të paktën në tre raste vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku në vendet: Golem, Kavajë, në Portin e Durrësit si dhe në zonën e hekurudhës Durrës.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.19/2022, i cili është regjistruar në bazë të informacioneve të përcjella nga autoritetet e drejtësisë së Mbretërisë së Holandës. Nga veprimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se, shtetasit Rexhep Rapi, Dejvi Gjermëni, Algert Rapi në bashkëpunim me shtetasin Dedan Gjoni (punonjës policie) kanë konsumuar faktin penal të sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje, në dëm të shtetasit Xhevdet Plaku ngjarje e planifikuar të realizohej më datë 17 Shtator 2019, në Durrës.”, thuhet në dosjen hetimore.

The post Organizimi i atentatit ndaj Xhevdet Plakut, zbardhet dosja: Si u nxor në pritë viktima nga Dedan Gjoni? Përgjimet holandeze tregojnë… appeared first on Albeu.com.

GJKKO lë në burg Erzen Breçanin, shefin e Krimeve të Rënda dhe dy personat e tjerë
GJKKO ka pranuar kërkesën e bërë nga SPAK për të lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Erzen Breçanin, Dedan Gjonin, Bujar Ajetin (Gërmizi) dhe e Besmir Muratin, të arrestuar nga operacioni i SPAK dy ditë më parë.

SPAK pak ditë më parë lëshoi 11 urdhër arreste ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë, ku mes të cilëve ishin Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, Bujar Ajeti dhe Besmir Murati.

Ndërkaq, Jonida Babameto do të hetohet me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 14.11.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A …etj të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 124 Akti, datë 17.11.2023, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A …etj.

Ekzekutimi i masës së sigurimit për personat nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A është bërë më datat 20.11.223 dhe 21.11.2023. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale, më datë 22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 128 Akti, datë 23.11.2023, vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.A me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim E.B me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim D.Gj me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.M me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 23.11.2023

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Grupi akuzohet për vepra të rënda penale, sigurim kushtesh për vrasje, trafik narkotikësh, pastrim parash dhe përkrahje autori.

Për këtë dosje, SPAK lëshoi 11 masa sigurie, 5 prej të cilave u ekzekutuan, ndërsa 6 u shpallën në kerkim. Mes të shpallurve në kerkim janë djali i Breçanit dhe Ervin Mata.

Ish drejtori i policisë, Erzen Breçani doli këtë të enjte para gjykatës së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Ai ka deklaruar se nëse ndodhet në burg është për shkak të djalit të tij, i cili është shpallur në kërkim për trafik droge./albeu.com

The post GJKKO lë në burg Erzen Breçanin, shefin e Krimeve të Rënda dhe dy personat e tjerë appeared first on Albeu.com.

Këta janë dy vëllezërit që kërkonte të vriste Ismail Zeneli, zbulohet roli i Dedan Gjonit në planin për eleminimin e tyre
Albert dhe Edmond Nela janë dy vëllezërit të cilët kërkoheshin të vriteshin nga Luan Sadria alias Ismail Zeneli, i cili kishte pajtuar Bujar Gërmizin për eleminimin e tyre.

Dy vëllezër Nela dyshoheshin se në 2013 ne Britani kishin vrarë Guximtar Sadrinë vëllain e Luan Sadrisë, i cili atje kishte emrin Xhem Krasniqi.

Në shenjë hakmarrje ai kërkon eliminimin e tyre dhe këtë e merr përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK që goditi një grup kriminal pas zbërthimit të aplikacionit “Sky”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuar Dedan Gjoni, oficer policie dhe Erzen Breçani, ish-zyrtar i policisë, si dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani si dhe u shpallën në kërkim disa persona të tjerë.

Sipas dosjes hetimore, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve. Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.

The post Këta janë dy vëllezërit që kërkonte të vriste Ismail Zeneli, zbulohet roli i Dedan Gjonit në planin për eleminimin e tyre appeared first on Albeu.com.

“E kam mik, ta ndihmojmë”, zbardhen përgjimet e SKY, ky është deputeti për të cilin bënte fushatë Dedan Gjoni
Zbërthimi i aplikacionit të kriptuar SKY ECC ka çuar pas hekurave zyrtarë të lartë shtetërorë, drejtues policie, biznesmenë si dhe kriminelë.

Vetëm dy ditë më parë u lëshuan 11 urdhërarreste, ku u arrestuan 5 persona dhe 6 të tjerë në kërkim.

Mes të arrestuarve ishin ish-zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefi i komisariatit nr.6 Dedan Gjoni, një zyrtarë e policisë kufitare, si dhe Bujar Gërmizi.

AlbEu.com, ka arritur të sigurojë një pjesë të dosjes së zbardhur të SKY EC, ku shihen komunikimet e shefit të komisariatit nr.6, Dedan Gjoni, i cili ishte i përfshirë në fushatë elektorale, dhe kërkonte vota ër një kandidat gjatë zgjedhjeve të kaluara.

Dedan Gjoni flet me persona që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe Spanjë ku ju këkrkon vota për Myslym Murrizin, i cili sapo ishte shkëputur nga Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, duke kandiduar nën një koalicion tjetër.

Në një bisedë të datës 5 mars 2021 oficeri i policise i kërkon një shtetetasi përdoruesi i SKY që ta ndihmojë për të siguruar vota për deputetin aso kohe Myslim Murrizi.

Dedan Gjoni shkruan se e ka mik dhe ka detyrime. Përdoruesi tjetër thotë se mund të sigurojë menjëhere 15 vota nga Valencia ku ai ndodhet. Por oficeri i policisë i kërkon që ai të angazhojë dhe të lajmëroi edhe njerëzit e tij në Shqipëri si nipërit e njerëz të afërm.

Dedan Gjoni komunikon me përdoruesin J… dhe kërkon të sigurojë vota për kandidatin Myslim Murrizi dhe subjektin zgjedhor ku ai është përfaqësues Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Shtetasi Dedan Gjoni zhvillon bisedat:

Dedan Gjoni –Si te kam.

J… Ca bëre shok….mir je…un mir qetësi pz…

Dedan Gjoni: -Shok do me ndihmosh me vota

J …hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz…kam shum dyshime per ty…

Dedan Gjoni- Me Myslym Murrizin Shok sa te kem mundesi do e ndihmoj….

J… Më pëlqen…kam simpati…

Dedan Gjoni–Eshte i vetmi që kam mik e detyrim…Me ndihmon mua……A më ke shok…

J…Nja 15. ota ti jap nga valencia online…kto që kam me dokumenta..

Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babes nipit fortë… Hahaha…

J- Aty do jem per vitime…

Dedan Gjoni: Ok shok… Mirardhsh…”

Të njëjtën bisedë Dedan Gjoni ka bërë dhe me Ismail Zenelin, në kërkim si i dyshuar i përfshirë në këtë grup kriminal.

Po ashtu i kërkon edhe përdoruesit Ismail Zeneli, në orën 19:41:17 që familjarët e tij dhe ai vetë të investohen për vota për subjektin që përfaqëson Myslim Murrizi. Ata shkëmbejnë mesazhet:

Dedan Gjoni: Sot isha me deputetin…Do na ndohmosh me vota… Me sa njerez ke….Se e kemi mik te mire…

Ismail Zeneli: Qa je ti?

Dedan Gjoni: Une demokrat jam….Por i duam per partine e myslimit…E kam sh mik Murrizin

Ismail Zeneli -audiofile “shko fol me ate byrazelin atje ne bathore e ti gjajne ai nja 200 vota se a demokrat me ate byrazelin tem me ate shoferin e kamioni. 200+-Fol ti me te.. Se myslimi eshte ndare nga pd….Por e djathte eshte…Fol nje here ti me te..

Ismail Zeneli:  -Ok ok… Pa merak…”

Më 17 nëntor 2023 GJKKO firmosi 11 urdhërarreste nga të cilat 5 u ekzekutuan mbrëmjen e 20 nentorit, ndërsa 6 janë në kërkim. Dyshohet se 4 prej tyre ndodhen në Spanjë.

Në pranga nga operacioni i SPAK janë ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni, ndërsa në kërkim janë Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, Ervin Mata, Ismail Zeneli, Bajram Grabova, Artan Sulejmani, Albert Prenga.

The post “E kam mik, ta ndihmojmë”, zbardhen përgjimet e SKY, ky është deputeti për të cilin bënte fushatë Dedan Gjoni appeared first on Albeu.com.

E PLOTË/ Akuza për grup kriminal, pranga Erzen Breçanit dhe zyrtarëve të policisë, kush janë 5 personat në kërkim. Hasmëria me Ervis Martinajn
SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste më 20 nëntor 2023, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.

Në kuadër të operacionit u arrestua ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Po ashtu, u arrestua edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për 6 punonjës dhe ish-punonjës të tjerë të policisë.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit “Metamorfoza”, është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

Mësohet se Breçani ka lidhje familjare me Matën. Djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.

Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC” rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Operacioni është ende në vijim.

Personat e arrestuar

Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës

Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6

Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

Besmir Mustati

Bujar Germizi

Personat e shpallur në kërkim

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

Bujar Grabova

Besmir Murati

Artan Sulejmani

Albert Prenga

Bajram Grabova

Përveç Bujar Grabovës, 4 personat e tjerë dyshohet se fshihen në Spanjë.

Akuzat

Ervin Mata dyshohet për grup të strukturuar kriminal, trafik  narkotikësh  dhe kryerje e veprimeve nga organizata kriminale.

Ismail Zeneli, përveç akuzave të njëjta me Matë, akuzohet gjithashtu edhe për veprën e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Bujar Ajeti, nga Kukësi ka të njëjtat akuza si Zeneli.

Ndërkohë që Dedian Gjoni, shef i krimeve në Kombinat, i cili është nga Lezha dyshohet të ketë siguruar kushtet për të kryer një vrasje në bashkëpunim me grupin kriminal.

Djali i Erzen Breçanit, dyshohet dhe për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.  Ish zyrtari dhe i ati i Eraldit, Erzen Brecani akuzohen për veprën e pastrimit të parave dhe  dhe përkrahje e autorit të krimit.

Bujar Grabova , Besmir Murati, Artan Sulejmani , Albert Prenga dhe Bajram Grabova, të dyshuar për trafik kokaine.  Grupi trafikonte kokainë nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt vendeve të Bashkimit Europuian.

Përplasjet

Planet për të vrarë kundërshtarët ndodhën midis 2019- 2020 në Durrës, Belgjikë dhe Holandë.

Veç prishjes së pazareve për ngarkesat e drogës, shkak i planeve për krime ishte dhe ajo e përplasjes dhe hasmërive midis Ervis Martinajt ( i shumë kërkuar dhe me dy masa sigurimi në mungesë arrest me burg) dhe Ervin Matës ( i kërkuar)./albeu.com

The post E PLOTË/ Akuza për grup kriminal, pranga Erzen Breçanit dhe zyrtarëve të policisë, kush janë 5 personat në kërkim. Hasmëria me Ervis Martinajn appeared first on Albeu.com.

Mustafi, Gërmizi dhe Shefi i Krimeve tentuan të vrisnin 2 vëllezër që jetonin në Britani, oficerja e Interpol u jepte informacione
Foto: Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin numër 6

Detaje të reja mësohen nga operacioni i SPAK mbrëmjen e djeshme, 20 nëntor, gjatë të cilit ranë në pranga 6 persona, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe kanë tentuar të vrasin dy vëllezër që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit e cila po ashtu është arrestuar në kuadër të këtij operacioni, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacione nga sistemi për 2 vëllezërit që jetonin në Britani. Dyshohet se plani për vrasjen e 2 vëllezërve ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

Çfarë ndodhi më 20 nëntor në Tiranë

SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste më 20 nëntor 2023, për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal.

Në kuadër të operacionit u arrestua ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani. Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Po ashtu, u arrestua edhe Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni. Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Një ndër punonjësit e policisë që është shoqëruar është edhe Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për 6 punonjës dhe ish-punonjës të tjerë të policisë.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni që duket se është faza e dytë e operacionit “Metamorfoza”, është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018. Mësohet se Breçani ka lidhje familjare me Matën. Djali i Breçanit është i martuar me motrën e Ervin Matës.

Mbi 11 të dyshuarit për të cilët janë lëshuar urdhër arreste pas zbërthimit të mesazheve nga aplikacioni i koduar “SKY ECC” rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.

Të arrestuarit deri më tani nga operacioni

– Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës

-Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit

-Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6

-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit

-Besmir Mustati

-Bujar Germizi

/albeu.com

The post Mustafi, Gërmizi dhe Shefi i Krimeve tentuan të vrisnin 2 vëllezër që jetonin në Britani, oficerja e Interpol u jepte informacione appeared first on Albeu.com.