charles michel Archives - Albeu.com

Rama udhëton drejt Brukselit, takim me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Mësohet se takimi me Michel do të mbahet në orën 14.00.

Temë e diskutimit pritet të jete ecuria e Shqipërisë në Integrimit Euripiuan, në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare, ku do të jepet dhe vendimi për hapjen e kapitujve.

Kujtojmë se takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perendimor nga Komisioni Europian./albeu.com

The post Rama udhëton drejt Brukselit, takim me Charles Michel dhe Ursula von der Leyen appeared first on Albeu.com.

Charles Michel braktis planin për të kandiduar në zgjedhjet evropiane
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka hequr dorë nga plani i tij për të kërkuar një vend në Parlamentin Evropian duke zgjedhur të mbajë postin që ka aktualisht.

Ndryshimi i planit vjen tre javë pasi njoftoi se do të kandidojë në zgjedhje. Lajmin kreu i Këshillit Europian e konfirmoi me anë të një postimi në mediat e tij sociale.

“Nuk do të kandidoj për zgjedhjet europiane. Do t’u përkushtohem përgjegjësive që mbaj aktualisht, me vendosmëri të palëkundur derisa ato të përfundojnë. Unë do të jem gjithmonë një mbështetës i vendosur i një Evrope që është demokratike, e fortë, e bashkuar dhe sovrane e fatin e vet,” shkroi ai.

Vendimi i papritur vjen gjashtë ditë përpara një samiti vendimtar të liderëve të BE-së, ku do të vendoset e ardhmja e mbështetjes financiare të bllokut për Ukrainën.

Brukseli është nën presion të madh për të gjetur një marrëveshje kompromisi që do t’i lejojë kryeministrit hungarez, Viktor Orban, të heqë veton kundër përdorimit të buxhetit të përbashkët.

Vendimi i Michel për të kandiduar si kandidat për eurodeputet për partinë e Lëvizjes Reformiste në Belgjikë, ku ai ishte pothuajse i sigurt se do të fitonte një vend, u kritikua nga disa politikanë si një shpërfillje e detyrës së tij ndaj liderëve të tjerë të bllokut.

The post Charles Michel braktis planin për të kandiduar në zgjedhjet evropiane appeared first on Albeu.com.

Presidenti i KE-së, Charles Michel njofton dorëheqjen nga detyra
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi planin e tij për t’u tërhequr nga posti. Kjo do të bëjë që ai të largohet përpara se mandati i tij të skadojë në fund të nëntorit.

Vendimi i tij ka shkaktuar polemika në radhët e krerëve të qeverive evropiane, pasi një largim i tillë do të rrezikonte që roli të binte përkohësisht në duart e kryeministrit nacionalist të Hungarisë, Viktor Orban. Hungaria do të marrë presidencën 6-mujore të radhës të bllokut me 27 anëtarë më 1 korrikun e ardhshëm.

Ndërsa mandati aktual i Michel përfundon në nëntor, zgjedhjet e Parlamentit Evropian janë planifikuar për qershor. Ai pritet të udhëheqë listën e Partisë Liberale të Lëvizjes Reformiste, për të cilën ai është një ish -udhëheqës, në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

“Është përgjegjësia ime të jap llogari për punën time këto vitet e fundit dhe të propozoj një projekt për të ardhmen e Evropës.”, tha ai. “Kjo do të thotë se unë do të vazhdoja punën time si president i Këshillit Evropian derisa të betohesha eurodeputet në 16 korrik,” deklaroi ai.

Michel ka shërbyer si president i Këshillit Evropian, grupi i liderëve qeveritarë të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), që nga fundi i vitit 2019. Para përgjegjësive të tij në BE, ai shërbeu si Kryeministër i Belgjikës.

The post Presidenti i KE-së, Charles Michel njofton dorëheqjen nga detyra appeared first on Albeu.com.

Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, do të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në Qershor dhe nëse zgjidhet do të largohet nga posti i tij në mes të korrikut, tha ai në një intervistë të botuar në gazetën De Standaard.

“Kam vendosur të kandidoj në zgjedhjet europiane të vitit 2024”, tha Michel.

Michel, ish -kryeministër i Belgjikës, është president  Këshillit Europian, i cili përfshin drejtuesit e 27 Shteteve Anëtare të BE –së, që nga viti 2019.

Është hera e parë që një president i Këshillit, do të jetë kandidat në zgjedhjet parlamentare europiane.

Ndërsa vendimi i Michel është ligjërisht i favorshëm, vendos presion mbi liderët europianë.

Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në 6-9 qershor në të 27 vendet e BE-së, liderët europianë janë planifikuar të takohen më 17 qershor dhe më pas sërish në 27-28 qershor.

Michel nuk specifikoi nëse vendimi i tij për të kandiduar për një vend në Parlament do të thotë se ishte i interesuar për poste të tjera kryesore, të tilla si kandidati kryesor për liberalët eropianë, kampi i tretë politik më i madh i bllokut, për presidencën e Komisionit Evuropian. ose nëse ai dëshiron të pasojë Didier Reynders, si komisioner i BE-së i Belgjikës.

The post Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian appeared first on Albeu.com.

Samiti i BE-së: Charles Michel me kritika ndaj Izraelit
Ishte takimi i parë virtual i krerëve të shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së që nga fundi i pandemisë së koronavirusit. Secili nga pjesëmarrësit sërish ndodhej në zyrën e vet ose diku në udhëtim: Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në Izrael, kryeministri hungarez Viktor Orban në Kinë. Në Bruksel në sallën e zbrazur të godinës së Europës presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, koleget dhe kolegët ishin mbledhur me ngut përpara një monitori të madh. Nëse tema e samitit të posaçëm, do të mund të ishte bërë shaka duke kujtuar situatat e çuditshme nga koha e pandemisë kjo duket tashmë e largët. Në Bruksel bëhej fjalë për terrorizmin dhe kryesisht për luftën e Izraelit kundër Hamasit palestinez, të klasifikuar nga BE, SHBA dhe shtete të tjera si organizatë terroriste e të gjithë ishin seriozë.

Michel: Bllokada e Izraelit nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Me një minutë heshtjeje kryetarët e shteteve dhe të qeverive përkujtuan dy suedezët e vrarë të hënën nga një islamist, që mendohej se vinte nga Maroku, e që u vra në Bruksel. Po ashtu pjesëmarrësit nderuan viktimat e sulmit terrorist të Hamasit islamist ndaj Izraelit përpara dhjetë ditësh si dhe qindra viktimat nga radhët e popullsisë civile në Rripin e Gazës. Presidenti i Këshillit të BE-së, Michel dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ritheksuan deklaratën, se Izraeli ka të drejtë të mbrohet ndaj Hamasit dhe sulmuesve të tjerë, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. “Bllokada totale e Rripit të Gazës nga Izraeli nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare”, tha Charles Michel. Ursula von der Leyen nuk donte ta formulonte kështu. Ajo në vend të kësaj rekomandoi, të lexohej një deklaratë e përbashkët e shteteve të BE-së. Në të kritika e Michelit nuk është përfshirë.

Në emër të BE-së Michel kërkoi të sigurohet ujë, ushqime dhe kujdes mjekësor për 2,1 milionë banorët e Rripit të Gazës, që qëndrojnë tani kryesisht në jug të vendit, pasi Izraeli u bëri thirrje të largohen nga pjesa veriore.

Furnizimi bazë për popullsinë civile

“Nuk është kontradiktore që të mbështesësh Izraelin dhe të kujdesesh për nevojat humanitare për palestinezët”, tha Ursula von der Leyen. Ndaj BE-ja do ta rrisë mbështetjen financiare për ndihmat humanitare, për të krijuar një urë ajrore për furnizimin me ndihma. Ndërsa financimet për ndihmën e zhvillimit për infrastrukturën dhe të tjera projekte do të rishqyrtohen. Jo vetëm selia e BE-së në Bruksel, por edhe vendet anëtare duhet të rishqyrtojnë ndihmat e tyre.

Të lirohen pengjet, të hapet kufiri për të huajt

BE i bën unanimisht thirrje Hamasit për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të 200 pengjeve. Egjiptit i bëhet thirrje të hapë kufirin në Rafah për kalimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Të huajt duhet të lejohen të kalojnë përmes pikëkalimit Rafah, bëri thirrje Charles Michel. Edhe dhjetra qytetarë të BE-së janë bllokuar në Rripin e Gazës. Për palestinezët Egjipti nuk do ta hapë kufirin, sepse nuk do të ketë refugjatë në vend, tha Presidenti i Këshillit të BE-së. Në mënyrë indirekte nga qendrimi i Michel u kuptua se kishte një farë mirëkuptimi, pasi shumë refugjatë në Egjipt do të tentonin më pas drejt Europës duke e rritur presionin prej migracionit.

Në emër të BE-së dhe pas sulmeve terroriste në Francë dhe në Belgjikë gjatë ditëve të fundit, Charles Michel, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëruan, se terrori islamist po kthehet në Europë. “Ndaj është shumë e rëndësishme, që të zbuten tensionet në rajon”, nënvizoi Ursula von der Leyen. Ofensiva në pritje në terren e Izraelit ndaj Rripit të Gazës dhe viktimat e mundshme në radhët e popullsisë civile mund të shkaktojnë rritjen e tensioneve dhe radikalizimin në Europë, druajnë diplomatët e BE-së.

Kryeminstri i Hungarisë injoron unitetin

Në deklaratën e tyre të samitit anëtarët e BE-së theksojnë unanimitetin dhe vendosmërinë. Charles Michel tërhoqi vëmendjen, se vendosmëri e ngjashme po tregohet edhe në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj për mbrojtje nga agresioni i Rusisë. Por nuk shkonte aspak në këtë frymë mungesa e një kryeministri të BE-së, hungarezit Viktor Orban, i cili ndodhet në Pekin duke shtrënguar duart miqësisht me presdientin rus Vladimir Putin. Putin dhe Orban, që vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të ngushta ekonomike, u takuan në Pekin në samitin e investimeve në kuadrin e Rrugës së Mëndafshit.

Në Bruksel presidentja e Komisionit të BE-së u përpoq ta llustrojë këtë imazh devijues. Ajo akuzoi Rusinë, se po instrumentalizon luftën e Izraelit kundër Hamasit për propagandën e vet kundër Ukrainës dhe për të diskretituar Europën. Ne do të qendrojmë njëkohësisht krah Izraelit dhe Ukrainës, tha Ursula von der Leyen: “Disa besojnë, se mund të na e shkëpusin vëmendjen prej Ukrainës. Por ne do t’u tregojmë, që e kanë gabim: Ne do të mbështesim miqtë tanë, aq sa ata e kanë këtë të nevojshme.”/DW/

The post Samiti i BE-së: Charles Michel me kritika ndaj Izraelit appeared first on Albeu.com.

Charles Michel: Shqipëria është një dritare për të ardhmen europiane të BE
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel e ka cilësuar si mbreslënëse hapjen e Kolegjit Europian në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inagurimit, Michel u shpreh se Shqipëria është një dritare për të ardhmen europiane të Bashkimit Europian.

“Zonja dhe zotërinj, shkëlqesi, është vërtet kënaqësi që jam këtu me ju sot, për të përuruar degën e Tiranës për Kolegjin e Europës. Kur ju Edi hodhët këtë ide, në dhjetor të vitit të shkuar, në samitin që bëmë këtu, në fakt mendova do duhet kohë që kjo gjë të bëhet realitet, por vetëm pas 9 mujash, ja ku jemi dhe është mbreslënëse. Dua t’iu falenderoj të gjithëve që e keni bërë të gjithë këtë të mundur, juve Edi, Komisionin Europian, Federicën. Zonja dhe zotërinj, momenti në të cilin bëhet ky inagurim është vërtet simbolik, në vitin 1992 u krijua dega e natolinit në Poloni për Kolegjin e Europës. Dhe ashtu, këto vende, pas rënies së perdes së hekurt, vendet filluan të bëheshin gati për anëtarësimin e tyre në BE dhe tashmë, kemi një derë tjetër të Kolegjit të Europës, në një moment kur Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përpiqen dhe bëhen gati për të ardhmen e tyre në BE.

Shqipëria është në fakt një dritare për të ardhmen tonë europiane, për të gjitha ato gjëra të mrekullueshme që do të ndodhin për Shqipërinë, për rajonin dhe për kontinentin europian. Ky kampus do t’ju ndihmojë për t’iu përgatitur për Europën, e sjell rajonin më pranë Europës dhe Europën më pranë rajonit”, theksoi ai.

The post Charles Michel: Shqipëria është një dritare për të ardhmen europiane të BE appeared first on Albeu.com.

“Pa pajtim s’ka bashkëpunim”, Charles Michel thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos i lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nga Samiti në Tiranë i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i japin zgjidhje konfliktit mes tyre.

Sipas Charles, nuk mund të ketë bashkëpunim pa pajtim. Ai theksoi se nuk duhet të lënë fantazmat e së shkuarës që të vjedhin të ardhmen.

Charles Michel: Ju e keni bërë objektivin të qartë shumë herë. Ne duam t’ju mbështesim që të keni sukses. Nuk mund të lëmë konfliktet dy-palëshe të na mbajnë peng. Zgjidhja e tyre mund të jetë më e dhimbshme se reformat por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen. Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës e kanë sjellë sërish këtë në vend të parë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim dhe të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajë politike dhe fokus tek e ardhmja. Kjo  do të jetë fryma për Samitin që do të zhvillohet në Bruksel. /Albeu.com

The post “Pa pajtim s’ka bashkëpunim”, Charles Michel thirrje Kosovës dhe Serbisë: Mos i lini fantazmat e së shkuarës t’ju vjedhin të ardhmen appeared first on Albeu.com.

Konflikti i përgjakshëm në Izrael, Charles Michel thërret Samit urgjent më 17 tetor
Presidenti i Këshillit Evropian ka thirrur një samit urgjent për luftën në Izrael.

Siç thuhet në letrën e ftesës drejtuar 27 liderëve të vendeve anëtare të BE-së, video-konferenca e samitit do të zhvillohet të martën, më 17 tetor në orën 17:30.

“Është me rëndësi të madhe që Këshilli Evropian, në përputhje me Traktatet dhe vlerat tona, të përcaktojë pozicionin tonë të përbashkët dhe të përcaktojë një kurs të qartë veprimi që pasqyron kompleksitetin e situatës në zhvillim,” vëren Charles Michel.

Nothing justifies Hamas’ brutal terrorist attacks against Israel. We stand in full solidarity with the people of Israel.

Israel has the right to defend itself in full compliance with international law.

The unfolding tragedy has many consequences for Europe. That is why I am…

— Charles Michel (@CharlesMichel) October 14, 2023

Ai thekson se “sulmet e dhunshme terroriste të Hamasit kundër Izraelit të shtunën e kaluar rezultuan në vdekjen tragjike të më shumë se një mijë qytetarëve të pafajshëm izraelitë. Pengjet duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Nuk ka asnjë justifikim për terrorin”.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Izraelit dhe viktimat e sulmeve terroriste. Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht të drejtën ndërkombëtare humanitare. Tragjedia që po shpaloset ka shumë pasoja për Evropën”, shton presidenti i Këshillit Evropian.

Në të njëjtën kohë nënvizohet se “skenat tragjike të shpalosura në Rripin e Gazës si pasojë e rrethimit dhe mungesës së nevojave elementare në kombinim me shkatërrimin e shkaktuar nga bombardimet e mëdha janë kambanë alarmi për komunitetin ndërkombëtar”, duke shtuar se “ky konflikt ka shumë pasoja, përfshirë edhe për ne në Bashkimin Evropian”.

Michel thekson se “Bashkimi ka qenë dhe duhet të jetë gjithmonë një kampion i vendosur i paqes dhe respektimit të ligjit ndërkombëtar, si në rastin e luftës të Rusisë kundër Ukrainës. Blloku duhet të punojë për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të shmangur një përshkallëzim rajonal të konfliktit dhe shkelje të mundshme të ligjit humanitar”.

Ai gjithashtu thekson se “angazhimi i fortë me aktorët rajonalë është kyç, pasi ata janë më të prekur nga konflikti dhe mund të luajnë një rol efektiv. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë rëndësinë e kërkimit të një paqeje të qëndrueshme të bazuar në një zgjidhje me dy shtete përmes përpjekjeve të rinovuara në procesin e paqes në Lindjen e Mesme”.

“Konflikti mund të ketë pasoja të rëndësishme për sigurinë e shoqërive tona. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, ai ka potencialin të përkeqësojë tensionet midis komuniteteve dhe të nxisë ekstremizmin”, shton ai.

Presidenti i Këshillit Evropian përfundon duke theksuar se ekziston një rrezik i madh i imigrimit dhe lëvizjeve të një numri të madh njerëzish drejt vendeve fqinje që tashmë kanë një numër të konsiderueshëm refugjatësh në territorin e tyre.

“Nëse nuk trajtohet me kujdes, ekziston rreziku i valëve të mëtejshme të migrimit në Evropë. Është e domosdoshme që t’i trajtojmë të gjitha këto sfida së bashku. Uniteti ynë është forca jonë”./albeu.com

The post Konflikti i përgjakshëm në Izrael, Charles Michel thërret Samit urgjent më 17 tetor appeared first on Albeu.com.

“Duhet të flasim për detyrat e shtëpisë”, deklarata e Michel nxit reagime në Shkup
Deklaratat e krerëve të BE-së nga Forumi Strategjik i Bledit në Slloveni interpretohen ndryshe nga partitë politike në vend, shkruan Alsat.

LSDM-ja thotë se kreu i Këshillit Evropian Sharls Mishel konfirmoi se BE-ja është e gatshme për zgjerim në përputhje me pritshmëritë e pushtetit, në vitin 2030. Andaj ata ftojnë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Ne duhet patjetër ta shfrytëzojmë këtë sinjal shumë të rëndësishëm nga BE-ja. Për ne si shtet që i ka nisur negociatat dhe që është duke e përfunduar skriningun është arsye shtesë për të cilën nuk guxojmë ta lëshojmë këtë mundësi. Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për bllokim nuk guxojmë që të lejojmë të ndodhin, nuk guxojmë vetë të bllokojmë rrugën drejt BE-së, prandaj është e rëndësishme të sjellim vendim shtetëror për ndryshim të Kushtetutës”, tha Darko Kaevski, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se deklaratat e Presidentit francez Emanuel Makron nga ana tjetër, dëshmon se ndryshimet kushtetuese nuk janë garancë për anëtarësim të plotë.

“Nga njëra anë e kemi këtë deklaratë kurse nga ana tjetër e kemi deklaratën e Makron i cili thotë se BE-ja së pari duhet të reformohet dhe më pas të pranojë anëtare të reja. Ky është vërtetim për atë që e themi se absolutisht nuk ka asnjë garancë se edhe po të bëhen këto ndryshime, vendi do të vazhdojë drejt BE-së. Gabimi i qeverisë tonë është që të gjithë procesin e thuri shpejt dhe me premtime të cilat tani s’mundet t’i përmbushë”, u shpreh Marija Miteva, VMRO-DPMNE.

Presidenti i Këshillit Evropian Mishel një ditë më parë tha se BE-ja duhet të përgatitet për zgjerim. Nga ana tjetër, presidenti francez Makron, tha se është e rrezikshme të mendohet për zgjerim der isa BE-ja nuk është reformuar.

“Duhet të flasim për kohën. Duhet të flasim për detyrat e shtëpisë. Kam një sugjerim, derisa e përgatisim agjendën e ardhshme strategjike të BE-së, duhet t’i vendosim vetes një qëllim të qartë. Besoj se duhet të jemi gati, nga të dyja palët, deri në vitin 2030, për zgjerim”, theksoi Sharls Mishell, kryetar i Këshillit Evropian.

“Është rrezik të mendojmë se mund të zgjerohemi pa reformë. Mund të dëshmoj se është mjaft e vështirë për Evropën të përparojë në tema të ndjeshme me 27 vende anëtare. Me 32 ose 35 anëtare, s’do të jetë më e lehtë”, tha Emanuel Makron, President i Francës.

Krerët e BE-së takuan krerët e vendeve në Ballkanit Perëndimor dhe folën për të ardhmen e rajonit në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni./ Alsat

The post “Duhet të flasim për detyrat e shtëpisë”, deklarata e Michel nxit reagime në Shkup appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Këshillit Evropian nga Sllovenia: Viti 2030 të caktohet si afat që BE dhe vendet kandidate të jenë gati për zgjerim
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

Gjatë fjalimit në Forumin Strategjik të Bledit, ai përsëriti disa herë se tash e tutje vendeve kandidate duhet referuar si “vende të ardhshme anëtare të BE-së”.

Michel tha se BE-ja duhet të përballet me dilemën se a do të jetë vetëm një union që merret me menaxhimin e krizave apo një aktore që vendos për të ardhmen.

Ai pranoi se rruga e gjatë e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, që ka nisur para më shumë se 20 vjetësh, ka shkaktuar zhgënjim te shumë njerëz, si në rajon, ashtu edhe në bllokun evropian.

“Pajtohem me kancelarin [e Gjermanisë, Olaf] Scholz kur thotë se BE-ja duhet të mbajë premtimet e veta”, shtoi Michel.

Kësaj radhe, presidenti i Këshillit Evropian bëri thirrje edhe për caktimin e një agjende të qartë e me afate kohore.

“Në kohën kur ne po përgatisim agjendën e ardhshme të BE-së, duhet të vendosim para vetes edhe caqe të qarta. Unë besoj se ne duhet të jemi gati, nga të dyja anët, që më 2030 të zgjerohemi. Kjo do të thotë se buxheti i ardhshëm shumëvjeçar duhet të përfshijë edhe këto qëllime tona. Kjo është shumë ambicioze, por e domosdoshme. Dëshmon se ne jemi serioz. Do të krijojë momentum”, tha ai.

Michel paralajmëroi se në samitin e ardhshëm të BE-së liderët do të diskutojnë edhe për procesin e zgjerimit. Por, nga temat në kuadër të zgjerimit, ai përmendi vetëm mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe kthimin e Bosnje e Hercegovinës në agjendë.

Ai e pranoi se do të ishte ideale që të gjithë të hynin në BE në të njëjtën kohë, por theksoi se procesi i zgjerimit do të vazhdojë të mbesë i bazuar në meritat e vende që janë në proces. Në këtë kontekst ai përmendi edhe përshtatje e vendeve aspiruese me politikat e BE-së, përfshirë edhe në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Michel u bëri thirrje shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që të zgjidhin konfliktet e tyre dypalëshe.

“Zgjidhja e konflikteve dypalëshe nga e kaluara mund të jetë më e dhimbshme sesa reformat. Por, është e domosdoshme. Ju në këtë rrugë do të ndiqni rrugën e njëjtë sikurse edhe vendet themeluese të BE-së. Nuk ka bashkëpunim pa pajtim. Dhe, të jemi shumë të qartë, nuk ka vend në BE për konfliktet e së kaluarës”, theksoi ai.

Presidenti i Këshillit Evropian, duke përsëritur se duhet evituar që konfliktet mes vendeve të ndryshme të bartën në BE, e të cilat më pas mund të përdoren në të ardhmen për të bllokuar proceset e shteteve fqinje, kërkoi që edhe në traktatet e anëtarësimit të përfshihet “klauzola e besimit”. Kjo, sipas tij, do të siguronte që vendet të cilat hyjnë në BE që të mos kenë mundësi të bllokojnë vendet e ardhshme anëtare.

Gjatë fjalimit në Forumi e Bledit përsëriti edhe idenë që shtetet kandidate gradualisht të përfshihen në disa politika të BE-së pa pasur nevojë që të presin anëtarësimin formal në bllok. Kjo, sipas tij, do të bëhej në ato fusha në të cilat vendi përkatës do të mbyllë kapitullin në negociatat e anëtarësimit. Në këtë drejtim ai përmendi disa fusha, sikurse atë të energjisë dhe transportit, që tha se do të ofronin mundësi që përfaqësuesit e shteteve kandidate të merrnin pjesë në takimet përkatëse të Këshillit të BE-së.

Michel paralajmëroi se gjatë dhjetori do të thërrasë samitin e ri të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor.

Ai shprehu mirëkuptim edhe për thirrjet e disa shteteve të BE-së, veçmas të kreut të Francës, Emmanuel Macron, që edhe BE-ja të bëhet gati të pranojë shtete të reja anëtare dhe për këtë çështje të ndërtojë kapacitete absorbuese.

“Pajtohem tërësisht me presidentin Macron. Mosreformimi nga ana jonë para zgjerimit të ardhshëm do të ishte një gabim i madh. Të jemi të sinqertë, nganjëherë kemi shfrytëzuar mungesën e progresit nga vendet e ardhshme anëtare për të evituar mospërgatitjen nga ana jonë. Tani duhet seriozisht të shikojmë kapacitetet e BE-së për të absorbuar vendet tjera anëtare. Kjo ide nganjëherë është keqkuptuar si një pengesë e fshehur për zgjerim. Është e kundërta. Është e kuptueshme që për vendet anëtare ka vlerë t’i bashkohen një BE-je që është efikase“, tha ai.

Sipas Michel, ndër argumentet se pse BE-ja duhet të përgatitet për zgjerim në të ardhmen është se të gjitha shtetet kandidate kanë nivel të ulët të bruto prodhimit vendor krahasuar me atë të BE-së. Prandaj, anëtarët e rij do të përfitonin nga buxheti i përbashkët i bllokut evropian.

Duke përmendur disa herë edhe agresionin e paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, Michel tha se kjo luftë në themel e ka ndryshuar situatën globale të sigurisë dhe ka pasur ndikim të madh në të ardhmen e kontinentit.

“Për të qenë më të fortë dhe më të sigurt ne duhet të forcojmë lidhjet tona dhe të bëhemi më të fuqishëm. Prandaj, tani është koha që të merremi me sfidat e zgjerimit, si për ne në BE, ashtu edhe për shtetet tona të ardhshme anëtare. Por, besoj se ne tani duhet t’i quajmë këto shtete me perspektivë evropiane si shtete të ardhshme anëtare”, tha ai.

Në Forumin e Bledit në Slloveni po marrin pjesë liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderë të disa shteteve të BE-së.

Forumi strategjik i Bledit mbledh çdo vit pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, të cilët ndajnë pikëpamje dhe gjenerojnë ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes./REL/

The post Presidenti i Këshillit Evropian nga Sllovenia: Viti 2030 të caktohet si afat që BE dhe vendet kandidate të jenë gati për zgjerim appeared first on Albeu.com.