ceshtja e detit Archives - Albeu.com

Çështja e Detit, PL 25 pyetje për Ramën: Kush është grupi negociator? Interesat e Shqipërisë kanë dalë në pazar
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një deklaratë për mediet e ka cilësuar çështjen e kufirit detar si kryeçështje për çdo shqiptar.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të jetë transparente për opinionin publik.

Sipas tij, interesat e Shqipërisë kanë dalë në pazar dhe kryeministri Edi Rama nuk tregon të vërtetën lidhur me çështjen e detit.

“Interesat e Shqipërisë kanë dalë në Pazar dhe kjo është bërë e qartë edhe nga ish-presidenti Meta dikur. Në 100 vitet e fundit kjo është një situatë e paprecedente. Rama nuk është interesuar të tregojë të vërtetën”, ka thënë Vasili.

Më pas në deklaratën e tij Vasili shtron 25 pyetje dhe i kërkon kreut të qeverisë që t’i japë përgjgjigje.

DEKLARATA E PLOTE

I nderuar Zoti Kryeministër,

Çështja e kufirit detar është kryeçështje për çdo shqiptar.

I gjithë opinioni kërkon dhe pret trasparencë për këtë çështje e cila nuk është eskluzivitet i qeverisë, por i një sërë institucionesh kushtetuese të detyrueshëm e të pakapërcyeshëm siç janë Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Në datën 21 korrik të vitit 2022, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfshirë edhe Ju me cilësinë e dyfishtë të Deputetit më së pari, si edhe atë të Kryeministrit jeni njohur me letrën zyrtare të Presidentit të Shqipërise Z. Ilir Meta për çështjen e kufizimit të zonave detare midis dy vendeve (Shqipëri- Greqi) dhe ecurisë së procesit negociator.

Problemet, që ngrihen dhe evidentohen në letrën e presidentit janë shumë serioze dhe kritike, pasi kemi të bëjmë me kufijtë shteterorë dhe hapësirën territoriale të Republikës së Shqipërisë. Në këtë letër evidentohen me të dhëna dhe dokumente se veprimet e Qeverisë kanë qenë në shkelje të Kushtetutës, të njëanshme, aspak trasparente dhe jo profesionale duke vënë në rrezik shumë serioz interesat territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Meta në Letrën Zyrtare drejtuar Deputetëve mes të tjerash informon se:

“Këtu më duhet të evidentoj se, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Greqisë, zyrtarisht nuk kanë njoftuar apo deklaruar përfundimin e negociatave dhe as mbylljen e tyre pa rezultat, apo të kenë evidentuar se cilat janë ato çështje që përfundimisht nuk është rënë dakord midis palëve, dhe çfarë rruge apo procedure do të ndiqet”.

“Megjithëse Shqipëria zyrtarisht është në proces të hapur negociatash me Republikën e Greqisë, Presidenti i Republikës nuk është informuar zyrtarisht nga Kryeministri se me çfarë akti, Qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare, në zhvillime negociatash në nivel politik për këtë çështje, e aq më tepër të deklarohet paraprakisht se cila do të jetë rruga që do të ndiqet”.

“Në kushte tilla, ligjërisht rezulton se, Kryeministri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë zgjidhje në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare, ndërkohë që palët zyrtarisht janë ende në negociata”.

“Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme përgjatë gjithë këtij procesi nuk kanë treguar luajalitet dhe sinqeritet me Presidentin e Republikës, i cili në rastin më të mirë është informuar me vonesë dhe post factum, jo plotësisht, ashtu siç dhe veprime e zgjedhje të qeverisë lidhur me këtë çështje janë bërë në mënyrë të njëanshme dhe pa marrë as mendimin e Presidentit të Republikës”.

Pas njohjes me këtë letër e këto informacione tepër shqetësuese, personalisht si deputet i Kuvendit të Shqiperisë, kam pritur me durim që Ju si Kryeministër të informonit Kuvendin dhe të benit trasparencë të plotë lidhur me këto probleme kaq serioze, që tashmë ishin bërë prezentë nga Presidenti, por kjo nuk u bë asnjëherë nga ana juaj.

Ndaj, në mbështetje të neneve 23 dhe 48 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, nenit 8 të ligjit nr.8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, i ndryshuar,  nenit 7 të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po Ju kërkoj të më informoni në lidhje me pyetjet e mëposhtme:

Cila është përmbajtja e Marrëveshjes politike të arritur në tetor 2020 dhe të deklaruar nga Ministri grek Dendias në tetor të vitit 2020, dhe përse nuk është bërë asnjëherë publike kjo Marrëveshje?

Përse Marrëveshjen politike me Greqinë, e cila sipas Ministrit të Jashtem grek Dendias është mbyllur në tetor të vitit 2020, nuk e keni çuar as tek Presidenti dhe as në Kuvendin e Shqipërisë, si dy institucione Kushtetuese të detyrueshme e të pakapërcyeshme?

Përse keni vendosur për një zgjidhje, që e vendos Shqipërinë në dizavantazh të qartë dhe të një humbjeje të paralajmëruar përballë Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Përse janë kapërcyer të gjitha instancat kushtetuese dhe janë ndërmarrë veprime apo deklarata publike pohuese tuaja personale të njeanshme, të paautorizuara, që nuk janë në tagrin e Qeverisë, Kryeministrit dhe që Kushtetuta i ndalon kategorikisht?

Për çfarë arsye Ju si Kryeminister keni informuar në mënyrë të pavërtetë Qeverinë e Greqise sikur Presidentit Meta nuk ju paska dhënë autorizimin e kërkuar prej jush, kur dihet zyrtarisht se Ju nuk keni kërkuar kurrë një autorizim të tillë sikurse konfirmohet në letrën zyrtare të Presidentit Meta drejtuar deputetëve të datës 21 korrik 2022?

Përse Qeveria, pa asnjë akt zyrtar për plotfuqishmëri negociuese, me VKM. Nr. 221, datë 7.4.2021 ka alokuar rreth 1.5 milion dollarë për miratimin e kontratës me objekt konsulencë për hartimin e projektmarrëveshjes që do të lidhet ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë, për referimin e çështjes se kufizimit të zonave detare pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ?

Cili është Grupi Negociator, që po punon për Marrëveshjen me të cilën do të shkohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?

Kush dhe kur e ka mandatuar këtë Grup Negociator për të bërë një Marrëveshje për kufijtë detare dhe për t’i ndarë ata në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kur as Presidenti Meta nuk ka dhënë asnjë plotfuqishmëri për këtë dhe as Kuvendi nuk është informuar në asnjë rast ?

Përse mbahet e fshehtë përbërja e këtij Grupi Negociator dhe objekti i punës së tij?

Akoma në fuqi është një tjetër Grup Negociator i ngritur që në 19 mars të vitit 2018 për të përgatitur Marrëveshjen me Greqinë dhe që ka plotfuqinë e Presidentit sikundër Kushtetuta e kërkon, çfarë po ndodh me këtë Grup?

Negociatat e filluara për kufizimin e zonave detare me Greqinë a kanë përfunduar?

Nëse negociatat për përcaktimin e kufirit detar janë ndërprerë cilat janë arsyet parimore të pazgjidhshme, që kanë sjellë ndërprerjen e tyre?

A ka qenë për Qeverinë shqiptare Vendimi i Gjykatës Kushtetuese linja udhëheqëse e qëndrimit në negociatat për Marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

Nëse Marreveshja nuk u arrit, cilat ishin shkaqet themelore, që e penguan atë?

Përse nuk keni bëre publike se çfarë Marrëveshje ishte pergatitur dhe ishte planifikuar për firmosje me Qeverinë Greke të ish Kryeministrit Tsipras?

Përse nuk keni bërë as me Presidentin dhe as me Kuvendin trasparencën e plotë të situatës, lidhur me negociatat e filluara që në mars vitin 2018 për Marrëveshjen e kufirit detar me Greqinë?

A ka pasur pala greke gjatë negociatave temë të diskutimit zgjerimin e ujrave territoriale Greke (kufirit detar) nga 6 në 12 milje, dhe nëse po, cili ka qenë reagimi i grupit negociator i mbajtur gjatë zhvillimit të negociatave?

Pas deklarimeve të Greqisë për zgjerimin me 12 milje, a u mblodh grupi negociator shqiptar për të përcaktuar qëndrimin dhe vendimin lidhur me vazhdimin e negociatave?

Për se në deklarimet Tuaja publike si Kryeministër, Ju pranoni publikisht, zgjerimin e ujrave territorialë të Greqisë nga 6 në 12 milje, ndërkohë që dihet se të tilla deklarime dobësojnë pozitën dhe platformën negociatore të Shqipërisë në këtë proces duke favorizuar palën Greke dhe duke parapërgatitur rezultatin e tyre përfshi këtu dhe mënyrën e zgjidhjes së saj në Gjykatën Ndërkombëtare?

Përse nuk ngritët një grup të gjerë mbështetës me profesorë, historianë, juristë dhe njohës të së drejtës së detit, për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar përpara se sa të bënit deklarimet publike dhe pranoni zgjerimin e ujrave territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje?

Përse Qeveria shqiptare dhe Ju si Kryeministër nuk vepruat zyrtarisht ndaj qëndrimeve e veprimeve të Qeverisë Greke për zgjerimin me 12 milje, por zgjodhët pasivitetin që u hapte rrugën veprimeve të njëanshme të Greqisë kundër interesave të Shqipërisë, ndërkohë që reagimi përmes një note verbale të Qeverisë Shqiptare në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara mund të kishte forcuar pozitat e palës shqiptare në procesin gjyqësor ndërkombëtar, që keni vendosur të nisni?

Çfarë komunikimi keni pasur Ju zoti Kryeministër me institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë, në se ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar dhe për të kërkuar ndihmën e mbështetetjen e tyre profesionale dhe politike?

Çfarë bashkëpunimi keni pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për t’i dalë përpara kësaj çeshtjeje kombëtare me rëndësi kritike?

Si është argumentuar, që përballë Greqisë shumë të përgatitur dhe me nivel të lartë ekspertize, do të jetë grup ekspertësh pa kapacitete profesonale konkuruese dhe pa udhëheqje të qartë politike të nivelit më të lartë?

Përse nuk reaguat kur në Kornizën Negociuese të BE-së për pranimin e Shqipërisë, të miratuar në 19 korrik në Konferencën e Parë Ndërqeveritare midis Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shqipërisë, në kapitullin “Parimet udhëheqëse të negociatave”, në faqen 11, në pikën 5, në nenin 3, thuhet tekstualisht:

“Angazhimi i Shqipërisë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje kufitare sipas parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me Kartën e OKB dhe Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, përfshirë nëse është e nevojshme juridiksionin e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Shqipëria zyrtarisht nuk ka mosmarrëveshje kufitare me asnjë shtet kufitar me të, pra, si mund pranohej nga Qeveria një kusht i tillë?

Zoti Kryeministër,

Çështja e kufijve të Shqipërisë me Greqinë është e mbyllur për drejtësinë dhe për të drejtën ndërkombëtare në 30 korrik 1926 në Paris me traktatin ndërkombëtar “Akti përfundimtar i delimitimit të kufijve të Shqipërisë”. Traktatin e përfunduan fuqitë e mëdha europiane për kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë, të cilin e pranuan dhe e firmosën qeveritë e Greqisë dhe të Jugosllavisë.

Me çuarjen e çështjes së kufizimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Ju nën përgjegjësine personale si Kryeministër, po vini në diskutim dhe rrezikoni seriozisht kufijtë territorialë të Shqipërisë duke anashkaluar dhe dokumentet kryesorë të përcaktimit të hapësirës territoriale Shqiptare dhe mbrojtjen ndërkombëtare të miratuara dhe të garantuara prej 1 shekulli.

Jam në pritje të përgjigjeve Tuaja në respekt të afateve të përcaktuara me ligj.

Duke ju falenderuar,

The post Çështja e Detit, PL 25 pyetje për Ramën: Kush është grupi negociator? Interesat e Shqipërisë kanë dalë në pazar appeared first on Albeu.com.

VOA: Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë
Në Tiranë, ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha sot se Shqipëria po përgatitet për nisjen e bisedimeve me Greqinë për arritjen e një kompromisi për dërgimin e çështjes së përcaktimit të kufirit detar, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të dy vendet kanë më shumë se dy vite që kanë rënë dakord për t’ju drejtuar një arbitri ndërkombëtar, pasi përpjekjet e mëhershme për një zgjidhje bilaterale nuk çuan në një rezultat.

Ministrja Xhaçka shpjegoi se po vijon puna teknike që do të çojë në negociatat e reja me Greqinë, synimi i të cilave këtë herë është që palët të bien dakort për pyetjet që do t’i shtrojnë Gjykatës, apo pikat e mosmarrëveshjeve mes tyre, për të cilat duhet të kërkojnë interpretimin e Gjykatës.

Për të hyrë në këto bisedime, siç bëri të ditur dhe ministrja Xhaçka, do të duhet që të merret më parë, nga Presidenti Bajram Begaj, autorizimi, për t’i dhënë plotfuqinë grupit negociator.

Pak javë më parë gjatë vizitës së tij të dytë në Tiranë brenda disa muajve, ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias, nxiti përshpejtimin e procesit për arritjen e kompromisit për dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ministrja Xhaçka deklaroi se me Greqinë po diskutohet një paketë çështjesh. “Jemi duke diskutuar se si do të punojmë bashkërisht për të tejkaluar dhe adresuar shumë probleme që kemi trashëguar nga e kaluara, cështje që janë në interes të të dy vendeve tona. Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe zgjidhur të gjithë gamën e cështjeve që janë ende të pazgjidhura. Nuk bëhet fjalë vetëm për delimitimin e hapësirës detare, por dhe për çështje të tjera të trashëguara, siç është shfuqizimi i të ashtuquajturit ligj të luftës, si dhe efekteve juridike që rrjedhin prej tij, sa i takon të drejtave të pronësisë, por dhe çështjet e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, këtej dhe andej kufirit”, bëri të ditur zonja Xhaçka duke njoftuar se “kemi punuar dhe kemi përfunduar, e janë për t’u ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për riparimin dhe mirëmbajtjen e piramidave kufitare dhe për incidentet kufitare”. /VOA

The post VOA: Çështja e detit në Gjykatë, Shqipëria përgatitet për negociatat me Greqinë appeared first on Albeu.com.

Çështja e detit në Hagë, Rama: Ende nuk kemi konsesus me Greqinë
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në takimin përurues të Komunitetit Politik Europian, që mbahet në Pargë të Çekisë.

Rama është takuar në Pragë me lider të ndryshëm europianë, duke filluar nga presidenti francez, Emanuel Macron, kryeministri spanjoll Perdo Sanchez deri te kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

I pyetur për çështjen e detit me Greqinë, Rama tha se nuk ka ende konsesus me qeverinë greke për këtë çështje delikate. Çështja e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare, mbetet një nga çështjet më të diskutuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.

Gjithashtu kryeministri u shpreh sot nga Praga se projekti i Ideja e Emanuel Macrocn, mblodhi në Pragë të Çekisë, 40 liderë europianë, të vendeve anëtare dhe aspirante, mes tyre dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Komunitetit Politik Europian ka takimin e parë përurues, këtë të enjte në Pragë. Ky komunitet u krijua me idenë e Macron, për t’i ulur në tryeza ta larta vendimmarrëse të Brukselit, edhe vendet të cilat aspirojnë të bëhen pjesë e unionit.

Lufta në Ukrainë i ka dhënë një shtysë kësaj mbledhjeje, gjë që e shprehu Kryeministri, para se të niste takimi me dert të mbyllura.

“Nuk është një ide e re, është një ide e shumë e vjetër, por e rilindur në kohë krizash dhe shpresoj që nuk do të kemi kriza të tjera dhe të cilat mos të na duhet të bëjmë mbledhje të tilla si kjo, por nga kjo mbledhje ne do të vazhdojmë dhe do të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin dhe njerëzit europian.”

Gazetarët pyetën Ramën cila është vlera e shtuar për Shqipërinë, duke qenë pjesëmarrëse në këtë Komunitet. Rama këtë e shpjegoi duke thënë se u jep mundësi të gjitha vendeve europiane të jenë së bashku.

“Shqipëria është pjesë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, e rrethuar nga vendet e Bashkimit Evropian si një e tërë dhe për ne është absolutisht vendimtare, që edhe pse nuk jemi ende në BE, ne jemi evropianë”, tha Rama.

Konkluzionet e këtij takimi me pjesëmarrje të gjerë, do ti jap Presidenti i Çakisë, që mban aktualisht presidencën e BE. Nga takime me dyer të mbyllura, liderët pritet të konkuludojnë me një platformë për qasjen që duhet të ketë BE dhe vendet jo anëtare për agresionin rus ndaj Ukrainës, që ka nisur që prej shkurtrit.

The post Çështja e detit në Hagë, Rama: Ende nuk kemi konsesus me Greqinë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Rama i shiti detin Greqisë, ky tradhëtar nuk duhet toleruar
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama i shiti detin Greqisë.

Komentet Berisha i bëri nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që po zhvillohet momentalisht, ku tha se Rama është një tradhëtar që nuk duhet toleruar.

Kreu i PD-së tha se marrëveshja e 2009 nuk ishte e përsosur, por tani Rama po shet detin, ndërkohë që të dy palët do t’i drejtohen Hagës. Sipas tij në gjykatë po shkohet për të përcaktuar 12 milje për palën tjetër.

“Edi Rama e shiti detin. Kishte vetëm një shpresë aty që ishte një proces në marrëveshje e sipër dhe ti po ndryshon rregullta e lojës. Edi Rama e pranoi këtë dhe tha nuk ka marrëveshje. pra tha nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshjen e vitit 2009. Po shkohet për të përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër, dhuratë plotësisht e Edi Ramës për shkak të largimit të tij nga gjykimi i marrëveshjes së vitit 2009. Ajo marrëveshje po shkonte në gjykatë. Dhe ky zotëri ka bërë çdo hap tani në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për të nuk ekziston gjykatë. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetin.

Në marrëveshjen e 2009 të gjitha zonat e gazit dhe naftës binin në territorin e Shqipërisë. Në marrëveshjen që do të firmoset me 12 milje ato kalojnë në republikën helvetike. Ky është aspekti i Ramës me interesin kombëtar”, u shpreh Berisha.

Ai e quajti tradhtar kundërshtarin e tij politik në Kryeministri dhe theksoi se shqiptarët nuk duhet ta tolerojnë. “Nuk ka botë që toleron një tradhtar si ky”, deklaroi Berisha./albeu.com/

The post Berisha: Rama i shiti detin Greqisë, ky tradhëtar nuk duhet toleruar appeared first on Albeu.com.

FAQJA E PARË: “Të drejta të plota ishujve grekë”(!) Provë e re e gabimit te Shqipërisë për të shkuar në Hagë
Një prove e re e gabimit të qeverisë së Shqipërisë, që pranoi kërkesën e Greqisë për të shkuar sëbashku në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për mosmarreveshjet detare, e solli personalisht ministri i jashtëm grek Dendias. Në një intervistë me shtypin grek në 21 korrik Dendias zbuloi se një nga çeshjet me të cilat do të shkohet në Hagë është “të drejtat e plota të ishujve grekë”.

Është hera e parë, që ministri i jashtëm grek, bashkëautor i marrëveshjes politike të 20 tetorit 2020 me kryeministri shqiptar për të shkuar të dy shtetet sëbashku në Hagë, zbulon një nga çështjet e fshehta të bisedimeve qeveritare greko-shqiptare për marrëveshjen dypalëshe të vajtjes sëbashku me një rend dite në Hagë.

Kryeministri i Shqipërisë, që nga 20 tetori 2020 e deri më sot, nuk e ka deklaruar kurrë se për çfarë do të shkojë Shqipëria në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë sëbashku me Greqinë. Ai nuk e ka thënë kurrë, por as 140 deputetët në dy legjislaturat e fundit nuk e kanë pyetur kurrë kryministrin në parlament se për çfarë do të shkojë ai në Hagë. Nuk e kanë pyetur kurrë as 140 gazetarët, që kanë marrë pjesë në konferencat e tij të shtypit gjatë dy viteve se për çfarë do të shkojë ai në Hagë.

Kryeministri nuk e thotë dot, sepse ministri i tij i jashtëm në letrën zyrtare dërguar presidentit të republikës në shkurt 2018 njofton se objekti i bisedimeve me Greqinë është kufiri detar, shelfi kontinental dhe zonat ekonomike ekskluzive, pra i njejti objekt i marrëveshjes së zezë të detit të vitit 2009, të paditur nga Partia Socialiste me kryetar Edi Ramën dhe të anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Duhet një falenderim për ministrin e jashtëm grek, që i zbulon edhe opinionit publik shqiptar se oreksi grek ka ardhur duke u rritur dhe se një nga çeshtjet e marrëveshjes së re të përbashkët shqiptaro-greke për të vajtur sëbashku në Hagë qenka çeshtja e helmatisur e “të drejtave të plota të ishujve grekë”.

Do të ishte vërtet skandaloze nëse qeveria e Shqipërisë do të pranonte në marrëveshjen dypalëshe, e cila po gatuhet në prapaskenën e bisedimeve të fshehta qeveritare, që të çojë në Hagë shitjen e të drejtave të plota të ishujve grekë ndaj Shqipërisë. Ky është një rivendikim i ri territorial grek, i futur në axhendën diplomatike greke pas miratimit të njëanshëm të Greqisë për të zgjeruar ujërat territoriale greke në 12 mije në rajonin e ishujve të detit Jon. Nuk ka figuruar kjo çeshtje në marrëveshjen e zezë të detit të vitit 2009 midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Çfarë përmbajtje dhe efektesh negative ka çështja e të drejtave të plota të ishujve grekë në raport me Shqipërinë, për ta paraqitur sëbashku në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë?

Së pari, kjo do të krijojë dhe do të legalizojë kufij të rij detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë në relacionin e ishujve të vegjël, që ndodhen në veri të ishullit të Korfuzit. Në 25 dhjetor 2020 hyri në fuqi dekreti presidencial grek i shtrirjes në 12 milje të ujrave territoriale greke në detin Jon, ku përcaktohet qartë se “ky dekret do të zbatohet nga pika më veriore e ishujve të rajonit të detit Jon”.

Kjo don të thotë se ishujt e vegjël grekë Erikuza dhe Otonoi, që janë përballë bregdetit shqiptar, me dekretin presidencial grek fitojnë kufij të rij detarë, për të cilët mjafton të hapësh hartën për të parë se do të grabisin hapësira ujore shqiptare në ujrat tona territoriale. Ishulli grek Erikuza ndodhet 13,4 milje larg bregdetit shqiptar. Sipas ekspertëve më të mirë shqiptarë të detit deri tani nga flota tregtare dhe ushtarake e të dy shteteve në vijën Erikuza-Porto Palermo është respektuar e drejta sovrane e Shqipërisë për 12 milje ujëra territoriale shqiptare dhe pjesa që mbetet u takonte ujrave greke.

Ky status rrjedh nga fakti se ishulli i vogël i Erikuzës nuk gëzonte të drejtën e vijës së mesme me bregdetin shqiptar, që është kriteri i përcaktuar për ndarjen detare midis Korfuzit dhe bregdetit shqiptar nga fuqitë e mëdha me Traktatin e Firences të 27 janarit të vitit 1925 dhe me Traktatin e “Aktit Përfundimtar të Delimitimit të kufijve të Shqipërisë” të 30 korrikut 1926.

Tani Greqia në mënyrë të njëanëshme dhe arbitrare ka krijuar një situatë të re kufitare. Nëse Greqia zbaton për Erikuzën, siç thotë dekreti presidencial grek, zgjerimin e kufirit detar në 12 milje, kjo çon automatikisht në ndarje të re kufitare të zonës midis atij ishulli dhe bregdetit shqiptar. Si rrjedhojë Greqia i jep vetes të drejtën të shtyjë kufirin e saj edhe pesë milje më shumë, duke hyrë dhe duke marrë hapësira të reja detare shqiptare.

Me dekretin presidencial grek të 25 dhjetorit 2020 në mënyrë arbitrare vija e mesit e vendosur dhe e njohur ndërkombëtarisht për Korfuzin, i atashohet padrejtësisht edhe ndarjes së ishullit Erikuza me bregdetin shqiptar. Greqia në mënyrë të paligjshme i jep ishullit të vet një status kufitar, që nuk i takon, dhe nga cili e kanë përjashtuar fuqitë e mëdha europiane, kur përcaktuan përfundimisht kufirin detar midis Korfuzit dhe Shqipërisë në vitin 1926.

Tani Greqia kërkon ta përfshijë në marrrëveshjen dypalëshe të dakordimit për në Hagë dhe të detyrojë Shqipërinë që të pranojë kufijtë e rij detarë të ishujve të vegjël grekë në dëm të sovranitetit dhe të integritetit teritorial shqiptar.

Së dyti, duke rivendikuar çeshtjen e të drejtave të plota të ishujve grekë në bisedimet me Shqipërinë dhe në gjyqin e Hagës, Greqia synon që të legalizojë ambicjen e saj të madhe që ishujt e vegjël grekë në veri të Korfuzit të marrin të drejtën e shelfit kontinental dhe të zonës ekonomike ekskluzive në raport me Shqipërinë, duke aneksuar nga shelfi kontinental shqiptar dhe nga zona ekonomike ekskluzive shqiptare.

Është e njohur për ekspertët diplomatikë dhe juridikë se pranimi i shtrirjes 12 milje i ujrave territoriale greke në ishujt e vegjël në veri të Korfuzit ka karakter rrethor, pra përfshin hapësirën rreth e qark ishullit. Nëse qeveria e Shqipërisë do të bënte gabimin fatal të njohjes të së drejtës së padrejtë të ishujve të vegjël grekë në veri të Korfuzit për shelf kontinental dhe për zona ekonomike ekskluzive, kjo do të shkaktonte që ishujt e Erikuzës dhe të Otonoit të gëlltisin pjesë të mëdha të shelfit kontinental shqiptar dhe të zonës ekonomike ekskluzive shqiptare, të cilat nisen nga vija e bregdetit shqiptar prej Himare e deri në Karaburun.

Rivendikimi grek për të drejta të plota të ishujve të vegjël grekë në veri e Korfuzit përballë bregdetit shqiptar përbën një goditje të rëndë për sovranitetin detar, për kufijtë shtetërorë detarë, për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive shqiptare. Asnjë shtet nuk pranon se ishujt e vegjël dhe shkëmbijtë rreth një ishulli të madh të kenë të drejtën për shelf kontinental dhe për zona ekonomike ekskluzive.

Ishujt e vegjël grekë në veri të Korfuzit: Erikuza dhe Otonoi, nuk kanë asnjë të drejtë të zgjerimit të kufirit detar përtej vijës së njohur të kufirit detar greko-shqiptar, që kanë pasur dhe është respektuar nga viti 1926 i aktit përfundimtar i delimitimit të kufjive të Shqipërisë e deri më sot.

Qeveria e Shqipërisë në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojë që ishujt e vegjël grekë në veri të Korfuzit të fitojnë kufij të rij detarë me Shqipërinë dhe të grabisin ujrat territoriale shqiptare dhe zonat detare shqiptare. Qeveria e Shqipërisë nuk duhet kurrsesi të pranojë që në marrëveshjen e re, që po bisedohet në fshehtësi për të shkuar sëbashku në Hagë, të përfshihet kërkesa greke për të drejta të plota të ishujve të vegjël grekë në veri të Korfuzit në raport me Shqipërinë.

Qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë duhet të kenë aq informacion dhe kulturë diplomatike sa të dinë se vetë Greqia e ka pranuar në marrëveshjet e saj të fundit dypalëshe detare me shtetet e Mesdheut se ishujt grekë nuk kanë të drejta të shelfit kontinental dhe të zonave ekonomike ekskluzive. Shqipëria të shohë modelin dhe praktikën e konsoliduar ndërkombëtare për çeshtjen e ishujve, të konfirmuara sëfundmi nga vetë marrrëveshjet për zonat ekonomike ekskluzive, që Greqia nënshkroi me Italinë në qershor 2020 dhe me Egjiptin në gusht të vitit 2020.

Në të dy marrëveshjet me këto dy vende Greqia pranon që ishujt e saj nuk kanë efekt në përcaktimin e zonave ekonomike ekskluzive. Në marrëveshjet e Greqisë me Italinë dhe me Egjiptin Athina ka pranuar mungesën e të drejtave të ishujve edhe për ishuj të mëdhej si Kreta, Rodos, Korfuzi, etj. Ish-ministri i jashtëm grek Nikos Kocias, duke analizuar marrëveshjen midis Greqisë dhe Italisë të qershorit 2020 thekson se “në marrëveshje u pranuan koordinatat e vitit 1977 për shelfin kontinental midis dy vendeve, të cilat kanë një impakt të kufizuar në ishujt grekë si Diapontian dhe Sofrades. Ishujve iu la një fushë e kufizuar ndikimi”. Gazeta greke “Protothema” shkruante: “Greqia në marrëveshjen me Italinë nuk u jep të drejta të plota tre ishujve: Otonoi, Qefaloni dhe Sofrades”. Portali “en.C4defence.com” shkruante: “ Në marrëveshjen me Italinë zonat rreth ishujve grekë nuk janë përfshirë në kalkulimet”.

Edhe Egjipti në marrëveshjen me Greqinë për zonat ekonomike ekskluzive nuk pranoi efektin e ishujve grekë në delimitimin e zonave ekonomike ekskluzive as për ishujt e mëdhej grekë si Kreta dhe Rodosi, se sa për ishujt e vegjël grekë as që bëhej fjalë të merreshin në konsideratë. Media greke “Balkans.eu” shkruante se “në këtë marrëveshje me Egjiptin qeveria u nxitua të pranojë një ndikim të kufizuar të Kretës, ishullit të saj të madh në Egje, dhe ka pranuar një demarkim të pjesshëm të zonës ekonomike ekskluzive për ishullin e Rodosit”.

Rivendikimi i ri i rrezikshëm grek për të përfshirë në marrëveshjen e re dypalëshe për vajtjen në Hagë të të drejtave të plota të ishujve grekë përballë Shqipërisë duhet të shërbejë si një alarm i ri shqetësimi për qeverinë dhe për diplomacinë tonë. Shqipëria nuk duhet të pranojë rivendikime territoriale greke ndaj kufijve dhe ndaj zonave detare shqiptare, me çdo pretekst dhe alibi që të bëhen. Jemi para një sinjali alarmi për kujdesin e madh, që duhet të tregojnë qeveria dhe diplomacia shqiptare mbi marrëveshjen dypalëshe për të shkuar në Hagë.

Rivendikimi i ministrit të jashtëm grek për të drejtat e plota të ishujve greke përbën një provë të re, që tregon se sa i gabuar, i nxituar dhe i dëmshëm është vendimi i qeverisë së Shqipërisë për t’iu bindur kërkesës së Greqisë për ta çuar mosmarrëveshjen detare sëbashku në Hagë.

Nuk është rastësi që Greqia nuk ka çuar në Hagë as mosmarrëveshjet detare me Turqinë dhe as mosmarrëveshjet detare me Egjiptin dhe me Italinë, me të cilën vetëm bisedimet për zonat ekonomike ekskluzive zgjatën 43 vjet. Kur e pyetën Dendiasin mediat greke pse nuk e çon Athina në Hagë mosmarrëveshjen detare me Turqinë, u përgjigj në mënyrë enigmatike se “Haga është një vend shumë i largët”.

Për çudi, vetëm me Shqipërinë Haga për Athinën u bë vend shumë i afërt dhe vetëm me Shqipërinë Athina nxitoi ta çojë në Hagë. Nxitoi, sepse qeveria e Shqipërisë ka kompleksin e inferioritetit ndaj Greqisë dhe nuk mësoi nga qendrimi i drejtë i Turqisë, e cila refuzoi sugjerimet për ta çuar në Hagë, sepse siç deklaroi ministri i jashtë turk Çavushoglu, “Greqia ka rezerva për juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi delimitimin e kufijve detarë”. Turqia është shtet me diplomaci serioze, dhe e di që në 14 janar 2015 qeveria greke ka depozituar në OKB dokumentin e saj zyrtar, ku shprehet se nuk e njeh juridiksionin e Gjykatave Ndërkombëtare të OKB për çeshtjen e kufijve detarë të saj.

Kam shkruar për këtë qendrim zyrtar juridik dhe diplomatik grek në vitin 2018 në librin tim “Çeshtja e paqenë e detit: Një intrigë diplomatike greke apo shqiptare?”. Por në 2020 Shqipëria profane e pranoi symbyllur kërkesën absurde greke për në Hagë.

Pas shpalljes së dekretit presidencial grek për shtrirjen e kufijve detarë në ishujt e detit Jon u jam drejtuar autoriteteve: “Nëse qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë nuk kundërshton me forcë efektin e ishujve grekë në programin grek të zgjerimit të ujërave territoriale në ishujt e detit Jon përballë Shqipërisë, ato janë në të njejtin kostum antishqiptar si qeveria dhe diplomacia e marrëveshjes së parë të paligjëshme detare të vitit 2009. Dhe në të dy rastet Greqia e vret integritetin territorial shqiptar me duart e qeverive shqiptare”. (Libri “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”, viti 2021, fq.178). /Dita

The post FAQJA E PARË: “Të drejta të plota ishujve grekë”(!) Provë e re e gabimit te Shqipërisë për të shkuar në Hagë appeared first on Albeu.com.

I mbaron mandati i presidentit, Meta lë porositë e fundit Nikollës dhe deputetëve për çështjen e detit
Presidenti Ilir Meta, ka lënë një letër informuese për kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, dhe deputetët e Kuvendit, përpara mbarimit të mandatit të tij në krye të shtetit.

Letra e Metës lidhet me çështjen ende të hapur të detit me Greqinë, ku të dyja shtetet janë drejtuar në Hagë për gjetjen e një marrëveshjes, pavarësisht se ende nuk ka një vendim zyrtar që e lejon qeverinë të bëjë një hap të tillë.

Meta shprehet se çështja e detit ka shkuar në Hagë me iniciativën e Edi Ramës, pa marrë dakordësinë e institucioneve të tjera, përfshirë këtu dhe presidencën. Sipas Metës çështja e ndarjes së kufijve detarë duhet të trajtohet me seriozitetin më të madh nga institucionet.

Postimi i Metës:

Mesazh i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me letrën zyrtare informuese drejtuar sot Kryetares së Kuvendit, znj.Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare.

Në respekt të transparencës, të rëndësisë së jashtëzakonshme të çështjes dhe të përmbushjes së plotë të detyrimeve kushtetutese nga të gjithë aktorët përgjegjës, sot në prag të mbarimit të mandatit tim në detyrën e Presidentit të Republikës, i nisa një letër zyrtare informuese Kryetares së Kuvendit, znj.Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare.

Uroj që çdo deputet ta lexojë me vëmendje, jashtë çdo interesi apo paragjykimi politik, dhe Kuvendi i Shqipërisë në trajtimin e saj të udhëhiqet nga interesi kombëtar, zbatimi i Kushtetutës dhe vullneti i mirë për zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje.

I udhëhequr si gjithmonë nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë dhe e bashkëpunimit për çështje madhore, mbetem i hapur për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm deri në mbrëmjen e datës 24 korrik 2022, por edhe përtej./albeu.com

The post I mbaron mandati i presidentit, Meta lë porositë e fundit Nikollës dhe deputetëve për çështjen e detit appeared first on Albeu.com.

Çështja e detit, ministri i Jashtëm grek e përsërit: Jemi zgjeruar me 12 milje në Jon dhe në mënyrë të njëanshme
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i është rikthyer edhe një herë çështjes së detit me Shqipërinë.

Përmes një interviste të dhënë së fundmi në mediat greke, Dendias shprehet se është vendosur tashmë shtrirja me 12 milje në detin Jon.

Sipas tij, këtu s’ka asgjë për t’u diskutuar, përveç disa detajeve teknike që do ti çojnë palët në Hagë.

Sipas tij kjo është një e drejtë legjitime që i takon Greqisë sipas ligjit ndërkombëtar.

Pjesë nga intervista:

Më lejoni të bëj një parantezë këtu. Ju iu referuat çështjes së zgjerimit, të drejtës sonë ligjore për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje. Ka informacione, të cilat ju kërkoj ti mohoni ose konfirmoni, se jemi mjaft afër Shqipërisë për të shtrirë ujërat tona territoriale në 12 milje.

Kjo tashmë është bërë. Shqipëria ka 12 milje dhe ne kemi 12 milje. Në Jon kemi 12 milje.

Me Shqipërinë është bërë?

Është bërë. Nuk është bërë “me”, është bërë në mënyrë të njëanshme. Sepse është e drejta jonë. Por kjo është bërë me mirëkuptim të plotë nga të dyja palët.

Po, e kam fjalën për institucionalizimin e kësaj gjëje. A jemi afër?

Ajo që duhet bërë me Shqipërinë është të kemi një fletëpremtim me të cilin do t’i drejtohemi Hagës për mosmarrëveshjet tona. Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është një çështje e zgjidhur me vijën e mesme. Dhe ne dhe shqiptarët kemi shkuar në 12 milje. Dhe aty ku nuk ka 24 milje, dhe për një kohë të gjatë në qytetin tim të Korfuzit nuk ka 24 milje, është vija e mesme. Tani, nëse nevojiten diskutime teknike në kontekstin e apelit të Hagës, ato mund të zhvillohen. Por në parim, mosmarrëveshja me Shqipërinë do të zgjidhet në kuptim të plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtën e Detit, UNCLOS: 12 milje, të drejta të plota për ishujt, referim në Hagë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje./albeu.com/

The post Çështja e detit, ministri i Jashtëm grek e përsërit: Jemi zgjeruar me 12 milje në Jon dhe në mënyrë të njëanshme appeared first on Albeu.com.

Çfarë do të ketë dosja e detit për gjykatën ndërkombëtare?
Negociatat për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë janë pezulluar, ndonëse nuk ka një akt formal për këtë. Palët kanë shprehur vullnet politik për ta çuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare. Por si shkohet në një gjykatë ndërkombëtare (apo arbitrazhi) dhe çfarë përmban dosja për gjykatën?

Sipas kolonel Myslim Pashajt, ish-drejtor i Institutit Topologjik Ushtarak dhe autor i disa botimeve për çështjen e detit, “gjykata e Hagës në radhë të parë do të kërkojë prezantimin ligjor, gjeografinë e terrenit, vijat bazore, pasi të ndërtohet në mënyrë paraprake një vijë ndarëse me korrektimin e saj për efekte të ishujve, të cektinave, shkëmbinjve etj. dhe faktorëve historikë”.

Profesor Ksenofon Krisafi, anëtar i grupit negociator me Greqinë dhe ish-drejtor i traktatave në MPJ, duke iu referuar edhe eksperiencës së vendeve të tjera, tha se nuk shkohet në një gjykatë ndërkombëtare nëse të dy palët nuk bien dakort për të shkuar.

Dhe kjo, “është pika e parë e marrëveshjes së kompromisit”, sipas tij. “Në rastin tonë, – shtoi prof.Krisafi, – palët nuk kanë rënë dakort, sepse ai që ka rënë dakort (Kryeministri), nuk e ka këtë të drejtë, nuk e ka autorizimin e Presidentit”.

Ky pohim, solli reagimin e analistit Mentor Nazarko: “Fakti që këta e thanë në një konferencë shtypi që ‘ne kemi rënë dakort’, – tha ai, – nuk është se nuk do të kërkojnë autorizim; autorizimi do të kërkohet, pasi vullneti për të shkuar në gjykatë nuk është ende një akt formal”.

Ksenofon Krisafi vuri edhe një herë theksin te materialet që duhet të përmbajë dosja. Nëse marrëveshja dhe pyetja që i shtohet gjykatës për shqyrtim është e dakordësuar mes palëve, dokumentat mbështetëse secila palë i ka të vetat.

Ndaj ky moment, sipas prof.Krisafit, “kërkon një përgatitje serioze, një delegacion të ri dhe sidomos një akt të ri plotfuqie nga Presidenti i Republikës”, duke qenë një marrëveshja është marrëveshje politike shtetërore, nga ato ku shteti përfaqësohet nga kryetari i shtetit edhe sipas interpretimit final të Gjykatës Kushtetuese.

Si profesor Krisafi edhe analisti Nazarko ndanë mendimin se në këtë rast delegacioni do të duhet të asistohet nga një kabinet avokatësh të huaj me eksperiencë në çështje të traktateve, njësoj si Kosova në rastin e padisë serbe në Gjykatën e drejtësisë për çështje e pavarësisë.

Lajmin se kjo asistencë do të ofrohet nga kabineti i Shery Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Tony Blair, e komentoi përmes një mesazhi të mbërritur në studio deputeti i PD Edmond Spaho, që gazetari Xhafo e lexoi të plotë: “Edhe per CEZ firma e Shery Blair ishte konsulente dhe dolem rruar e qethur”.

Sipas prof.Ksenofon Krisafit, pritet që çështja, nëse shkon në gjykatë ndërkombëtare të mos mbyllet menjëherë. “Ka që zgjasin me dhjetëra vjet, – tha ai, – por ka që zgjasin edhe një vit apo dy-tre vjet”.

Gazetari Xhafo pyeti në fund nëse presidenti i republikës, kushdo qoftë ai, mund ta çojë ose jo vendimin e gjykatës ndërkombëtare në Gjykatë kushtetuese. Kësaj pyetje profesor Krisafi iu përgjigj: “Juridiksioni i Gjykatës Ndërkombëtare është fakultatitv, po të duash shkon, po të duash nuk shkon. Por po shkove, vendimi është i detyrueshëm për t’u zbatuar”./abcnews.al

The post Çfarë do të ketë dosja e detit për gjykatën ndërkombëtare? appeared first on Albeu.com.

Çështja e detit, Meta u përgjigjet deklaratave të ministrit grek: Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Rama për autorizim
Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp duke folur në lidhje me vizitën e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili tha se çështja e detit nuk ka shkuar në Hagë për shkak se presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk ka dhënë dakordësi.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1079748715951269/

“Më 23 maj ministri grek i punëve të Jashtme, Dendias, realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri, duke u takuar ministren e Jashtme shqiptare dhe kryeministrin. Dua të sqaroj se nga pala greke apo nga Ministria jonë e Jashtme nuk është kërkuar realizimi i asnjë takimi të Ministrit Dendias me Presidentin. Pas mbylljes së vizitës në Tiranë, Dendias ka thënë se “Vura dakord për të cuar çështjen e detit në Hagë. Kjo nuk ka ndodhur, sepse Presidenti nuk ka dhënë dakordësi. Kjo do jetë e realizueshme, kur Shqipëria të zgjedhë Presidentin e ri”.

Dua të sqaroj se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka paraqitur kërkesën për nisjen e negociatave me Greqinë për kufizimin e zonave të tyre detare në 2018. Presidenti konstatoi një mori problematikash, që duheshin ndrequr në këtë kërkesë. Pas informacionit shtesë nga ministri i Jashtëm, Presidenti autorizoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, të lëshojë plotfuqinë për grupin negociatorë të Shqipërisë për negocimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Meta.

Ai shtoi: Grupi negociata është pajisur me autorizim për arritjen e një projektmarrëveshjeje për kufizimin e vijës detare. Midis dy grupeve negociatore janë zhvilluar 3 raunde të negociatave. Presidenti i republikës pasi është informuar ka konstatuar disa problematika dhe shqetësime serioze. Për të diskutuar mbi ecurinë e procesit negociator mes presidentit dhe kryeministrit në qershor 2018-të u dakordësua që kryeministri t’i udhëhiqte personalisht negociatat me Greqinë, për këtë do të paraqiste një kërkesë të re tek presidenti. Presidenti i republikës duke konstatuar se kryeministri nuk po i përmbahej zotimeve, me shkresë protokollare Presidenti kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit pa vonesë, duke marrë drejtimin e këtij procesi, por sërish nga kryeministri nuk pati reagim për këtë gjë. Në mungesë të reagimit të kryeministrit, Presidenti i republikës sërish me shkresën 327/11 i rikërkoi kryeministrit ndërhyrjen e tij që negociatat të udhëhiqeshin nga kryeministri, edhe për këtë kërkesë nuk pati asnjë reagim. Nga kryeministri i cili për periudhën shkurt 2019-të-janar 2021, nuk është përcjellë asnjë kërkesë për pajisjen me autorizim, që ai apo qeveria kanë ndërmarrë mbi kërkesën zyrtare të Presidentit.

Presidenti nuk është në dijeni nëse mes dy qeverive është rënë dakord me ndonjë akt për të ndërprerë negociatat. Nuk jam informuar nga qeveria se me çfarë akti ka kaluar në zhvillime negociatash për këtë çështje. Rama dhe asnjë zyrtar tjetër i qeverisë nuk është pajisur me autorizim nga presidenti për te negociuar apo diskutuar me Greqinë. Aq më pak  të vendosur nëse kjo çështje do të shkojë në palët ndërkombëtare. Sovraniteti territorial i Shqipërisë i përket popullit shqiptar.

Presidenti vlerëson se Kuvendi duhet të informohet dhe të vendosë në lidhje me zgjidhjen që ofron çështja. Kushtetuta aktet ndërkombëtare të nënshkruara ndër shekuj. Ritheksoj se jo vetëm deri në 24 korrik por edhe pas kësaj date do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente./albeu.com

The post Çështja e detit, Meta u përgjigjet deklaratave të ministrit grek: Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Rama për autorizim appeared first on Albeu.com.

“Ndarjen e detit do ta çojmë në Hagë”, ministri grek: Mos krijojmë çështje që nuk ekzistojnë
Ministri i Punëve të Jashtme në Greqi ndodhet sot në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me ministren Olta Xhaçka dhe bashkë kanë dalë në një konferencë për shty. Në fjalën e tij Nikos Dendias e vuri theksin te disa çështje të rëndësishme mes dy vendeve.

“Është e rëndësishme si ne do të përshpejtojmë hapat për të përmbushur mënyrën teknike që të depozitojmë sa më shpejt dokumentet në gjykatën e Hagës. Aprovimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi. Kjo do të thotë se ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike.  Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese se do na çojë në pasoja të dyfishta. Ne konsiderojmë se minoriteti grek dhe ai shqiptar atje janë urë lidhëse prandaj ne referuam çështje që u përkasin këtyre dy grupeve. Është e rëndësishme që ne ramë dakord që ti vendosim në një intinerar zgjidhjesh këto çështje. Kisha gëzim të takoj anëtarë të minoritetit grek në Himarë”., tha ai./albeu.com

The post “Ndarjen e detit do ta çojmë në Hagë”, ministri grek: Mos krijojmë çështje që nuk ekzistojnë appeared first on Albeu.com.