Bombardimet ruse Archives - Albeu.com

Një i vdekur dhe tetë të plagosur nga bombardimet në Bakhmut
Një civil është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në granatimet ruse të qytetit Bakhmut gjatë ditës së kaluar, raporton Kyiv Independent.

Guvernatori i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko, raportoi lajmin në Telegram të dielën në mëngjes.

Qyteti i Bakhmut është nën sulm të pamëshirshëm rus prej muajsh, pavarësisht se nuk është një objektiv i rëndësishëm strategjik./albeu.com

The post Një i vdekur dhe tetë të plagosur nga bombardimet në Bakhmut appeared first on Albeu.com.

Të moshuarit largohen nga Kherson mes bombardimeve të vazhdueshme ruse
Qindra ukrainas kanë nisur të largohen nga Kherson për t’iu shmangur sulmeve ruse vetëm disa javë pas çlirimit të rajonit jugor. Raportohet se një varg automjetesh i gjatë rreth gjysmë milje është krijuar në kufijtë e qytetit port teksa vazhdojnë bombardimet e forcave ruse.

Të moshuarit janë fotografuar duke u evakuuar nga një organizatë lokale nga qyteti jugor Kherson mes sulmeve ruse. Të tjerët që kanë vendosur të qëndrojnë prapa kanë marrë ushqime.

Forcat ruse goditën disa zona në Ukrainën lindore dhe jugore gjatë fundjavës, ndërsa ekuipazhet e shërbimeve vazhduan një përpjekje për të rikthyer energjinë dhe ujin e pijshëm pas sulmeve të forcave ruse.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi ushtrinë ruse për shkatërrimin e qëllimshëm të infrastrukturës gjatë tërheqjes së tyre, duke përfshirë furnizimet me energji elektrike dhe ujë.

The post Të moshuarit largohen nga Kherson mes bombardimeve të vazhdueshme ruse appeared first on Albeu.com.

“Lufta nuk ka përfunduar”, flet zyrtari ukrainas: Kherson ende përballet me kërcënimin e bombardimeve ruse
Këshilltari i ministrit ukrainas të mbrojtjes ka thënë se ka “panik” në radhët ruse, por paralajmëroi se lufta ishte shumë larg përfundimit.

Sipas BBC, Yuriy Sak tha se ata gjithmonë kanë besuar se do të çlironim Kherson dhe kishin besim se tani rusët kanë filluar të besojnë se ata kurrë nuk do të jenë në gjendje ta fitojnë këtë luftë.

“Ne shohim panikun në radhët e tyre, ne shohim panik në makinën e tyre propagandistike. Por sigurisht, ky është një moment shumë i rëndësishëm, por është shumë herët për t’u çlodhur… sepse kjo luftë është larg përfundimit”, tha ai.

Sak shtoi se ushtria e Ukrainës ka paralajmëruar se forcat ruse po bëjnë fortifikime të reja në anën e majtë të lumit Dnipro ndaj dhe forcat ukrainase janë gjithmonë vigjilente.

“Ka gjasa të bombardimeve masive artilerie nga ajo anë në Kherson. Për momentin, ne jemi në heshtje optimistë. Ne kemi filluar të ndërmarrim masa stabilizimi në Kherson, por sigurisht e kuptojmë se ka beteja të ardhshme që do të duhet t’i fitojmë”,  përfundoi ai.

The post “Lufta nuk ka përfunduar”, flet zyrtari ukrainas: Kherson ende përballet me kërcënimin e bombardimeve ruse appeared first on Albeu.com.

Çfarë shpreson të arrijë Rusia duke bombarduar qytetet e Ukrainës?
Nga Mikhail Vinogradov “Moscow Times”

Bombardimet e fundit ajrore të Rusisë ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, përfaqësojnë një kundërpërgjigje ndaj disa problematikave të reja dhe të paparashikuara, me të cilat është përballur Kremlini javët e fundit.

Së pari dhe më kryesorja, ishte tërheqja në shkallë të gjerë e trupave ruse nga rrethinat e Kharkiv-it dhe Lyman-it, gjë që i habiti të gjithë analistët rusë për përjashtim, pavarësisht pikëpamjeve të tyre mbi luftën. Me gjithë rezultatet e përziera të 6 muajve të parë të luftës, në Rusi ka pasur në përgjithësi një skepticizëm të madh, nëse Ukraina mund të niste vërtet një kundërsulm.

Prandaj, humbjet e rënda ushtarake të Rusisë në rajonet Kharkiv dhe Kherson, nuk mund të mos shkaktonin shqetësim. Për më tepër ato nxitën një dëshirë të madhe, për të gjetur se kujt i duhet hedhur faji, duke i detyruar zyrtarët e lartë rusë të dilnin më shpesh në media.

Po kjo taktikë, vetëm sa e inkurajoi publikun rus të ishte shumë më kritik ndaj fushatës ushtarake, e cila deri vonë konsiderohej gjerësisht si fitimtare. Për më tepër, u bë e qartë se federata ruse nuk kishte asnjë plan për të krijuar një front të bashkuar, mbi zbatimin e mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga Kremlini.

Edhe pse reagimi i publikut ndaj mobilizimit, ishte më i qetë nga sa kishin parashikuar shumë analistë, kritikat ndaj drejtuesve të lartë ushtarakë për zbatimin kaotik të tij, ishin kaq shumë të përhapura saqë vunë në pikëpyetje teorinë në dukje të vetëkuptueshme rreth njerëzve që tuboheshin rreth regjimit në kohë lufte.

E kombinuar me tronditjen e shkaktuar nga humbjeve ushtarake të Rusisë, ajo krijoi përshtypjen se klasa politike ruse po e humbte aftësinë saj për të dëshmuar qoftë edhe një farë uniteti mbi çështjet e vështira. Për shkak të atmosferës së frikshme që shkaktoi mobilizimi, shpallja e aneksimit të 4 “territoreve të reja” nga Ukraina nuk arriti të ngjallte ndonjë eufori publike. Madje kaloi në përgjithësi pa u vënë re, dhe kjo për shumë arsye.

Së pari, në kontrast me Krimenë, si një pikë strategjike dhe një destinacion popullor për pushimet, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, në kujtesën historike ruse nuk ka asnjë imazh koherent të rajoneve Donbas dhe Kherson. Përveç kësaj, pjesa publike e procesit të aneksimit – referendumet e rreme – nuk u portretizuan me shumë sukses.

Ka shumë të ngjarë, që nëse Kremlini do të kishte shpallur aneksimin pas shpërthimit në Urën e Kerçit që lidh Rusinë dhe Krimenë, ajo do të ishte parë si një lëvizje më dinamike dhe e suksesshme, dhe mund të kishte tërhequr më shumë vëmendje.

Ndërkohë, shpërthimi dhe dëmet që pësoi ura, e ndërtuar me shpenzime të mëdha nga Rusia, dhe e inauguruar në vitin 2018, ishte një burim i dukshëm sikleti për Moskën, pasi u pa menjëherë e qartë se pas sulmit qëndronte Ukraina.

Mund të duket se fundosja në pranverë e anijes luftarake ruse “Moskva” – anijes së Flotës së Detit të Zi – duhet të ishte një ngjarje shumë më domethënëse dhe dramatike. Por në aspektin psikologjik, ajo u përballua më lehtë nga shoqëria ruse, ndjenjë që zgjati deri në vjeshtë, kur nisi të vihet re fakti se aftësitë ushtarake të ukrainasve, janë pak a shumë të krahasueshme me armikun e saj të fuqishëm.

Reagimi i udhëheqjes ruse ndaj kësaj kthese të ngjarjeve, ishte nisja e një vale sulmesh vdekjeprurëse me raketa mbi qytetet ukrainase në datat 10-11 tetor, të pasuara nga sulmet me dronë ndaj Kievit më 17 tetor. Sulmet duken si një përpjekje e Rusisë për të bindur veten dhe të tjerët, se ajo ka ende vendosmëri, energji dhe burime të mjaftueshme për të rifituar iniciativën ushtarake në terren.

Bombardimi ajror supozohet të parandalonte shndërrimin e shqetësimit në rritje në shoqërinë ruse ndaj kësaj lufte, në ndjenja negative ndaj autoriteteve. Kremlini po përpiqet të pengojë lindjen e kundërshtive të reja në radhët e shtresave më besnike të popullatës:gratë, banorët e Rusisë periferike, dhe republikat e brendshme të formuara rreth grupeve të veçanta etnike të Rusisë.

Deri më sot, këta të gjithë kishin qenë një nga shtyllat kryesore social të regjimit. Por ishin shumë më pak entuziastë për shpalljen e mobilizimit. Prandaj sulmet me raketa në Ukrainë, duhej që t’i ri-poziciononin veprimet e Moskës në sytë e këtyre njerëzve si “mbrojtëse”, dhe që synonin të garantonin sigurinë e popullit të Rusisë në kundërpërgjigje të veprimeve të forta të armikut të saj.

Nga pikëpamja ushtarake, bombardimi masiv i Ukrainës në datat 10-11 tetor, i dha mundësi Kremlinit të shtonte paqartësinë rreth synimeve të Rusisë. Ai duhej të tregonte vendosmërinë e Moskës, por në fakt nuk u shoqërua me asnjë shpjegim se çfarë synohej të arrinte:A ishte planifikuar si një masë mbrojtëse kundër kundërsulmit të Ukrainës rreth Khersonit?

Për të parandaluar që trupat ruse të ndahen nga njëra-tjera pranë Berdyansk ose Melitopol? Për të ngrirë statuskuonë përpara bisedimeve të mundshme në të ardhmen? Për të zvarritur

sa më shumë konfliktin, me shpresën e forcimit të ushtrinë pas rikualifikimit të ushtarëve të sapo-mobilizuar? Apo për të krijuar një justifikim për përdorimin e një arme bërthamore?

Bombardimi spontan i dha mundësi Moskës të tregonte se nuk po rri duarkryq. Ata që besonin tashmë në potencialin ushtarak të Rusisë, panë konfirmimin e teorisë se Rusia nuk

e ka filluar ende “seriozisht”. Ndërsa ata që e konsideruan shpërthimin në Urën e Krimesë si një poshtërim të rëndë, mund ta shihnin me sytë e tyre se ai sulm nuk mbeti pa u ndëshkuar.

Por vetëm ndërmarrja e veprimeve, sado demonstrative të jetë, nuk është një garanci se Moska do të jenë në gjendje të ndryshojë situatën në frontin e luftës apo të zgjidhë problemet ekzistuese. Efektiviteti ushtarak i bombardimit ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës është i diskutueshëm. Nuk janë zgjidhur as vështirësitë serioze të Rusisë në marrëdhëniet me ish-fqinjët e tjerë sovjetikë.

Teoria se mobilizimi do të forconte aftësitë luftarake të forcave të armatosura ruse, nuk është vërtetuar ende. As ndarja në shoqërinë ruse që ndodhi muajin e kaluar nuk është kapërcyer. Shumica apatike e rusëve, duhet të shpenzojë gjithnjë e më shumë energji, për të mos vënë re atë që po ndodh, por ende nuk po pranon t’i bashkohet minoriteteve, të jetë kundër luftës apo radikalisht pro luftës.

Nga ana tjetër nuk ka një konsensus nëse Rusia zotëron burime dhe energji të mjaftueshme për të ndërmarrë veprime të mëtejshme radikale. Prandaj, tani për tani, sulmet e saj me raketa nuk i japin përgjigje pyetjen kryesore:Nëse Moska është e përgatitur të rimarrë iniciativën ushtarake në terren, dhe të fillojë të përdorë metoda që do të japin rezultate më konkrete, apo nëse ajo thjesht po reagon ndaj veprimeve të Kievit, duke rrezikuar të bjerë në një kurth tjetër./abcnews.al

The post Çfarë shpreson të arrijë Rusia duke bombarduar qytetet e Ukrainës? appeared first on Albeu.com.

Dy fuqitë e Lindjes së Mesme përfshihen në luftë, cilat do të jenë pasojat?
Rusia ka sulmuar edhe sot Kievin me dronë kamikazë të marrë nga Irani duke ngjallur reagime të forta në komunitetin ndërkombëtar. Një numër dronësh kamikazë iranianë të quajtur “Shahed” goditën qendra të banuara në Kiev gjatë mëngjesit të sotëm teksa banorët po bëheshin gati të nisnin javën duke shkuar në punë apo në shkollë.

Nuk dihet ende numri i viktimave, ndërkohë që Rusia ka nisur të përdorë gjerësisht dronët iranianë kundër Ukrainës. Madje, sëfundmi iranianët kanë njoftuar se do të furnizojnë Rusinë me raketa balistike me rreze të shkurtër, gjë që ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Izraelit.

הבוקר נמסר כי איראן מעבירה טילים בליסטיים לרוסיה. נסתיימו הספיקות איפה ישראל צריכה לעמוד בסכסוך הדמים הזה. אין מקום לצדקנות עוד. הגיעה העת שנגיש לאוקראינה סיוע צבאי כפי שעושות ארה״ב ומדינות נאט״ו.

— נחמן שי- Nachman Shai (@DrNachmanShai) October 16, 2022

Ministri i Izraelit për Diasporën Nachman Shai, tha menjëherë se tashmë kishte ardhur koha që Ukraina të merrte ndihma ushtarake edhe nga Izraeli krahas NATO-s dhe SHBA-ve, shkruan abcnews.al.

Është e paqartë se me çfarë armësh do ta ndihmojë Izraeli-Ukrainën, por duket se tashmë vendi është kthyer në një fushëbetejë të përplasjes mes blloqeve me Rusinë që ka Bjellorusinë dhe Iranin në krah dhe Ukrainën që kanë të gjithë Perëndimin dhe Izraelin në mbështetje.

Këta të fundit njihen për teknologjinë e tyre të avancuar ushtarake, sidomos në sistemet e mbrojtjes ajrore, të cilat iu duhen shumë ukrainasve tashmë që po sulmohen me dronë dhe raketa. /abcnews.al

The post Dy fuqitë e Lindjes së Mesme përfshihen në luftë, cilat do të jenë pasojat? appeared first on Albeu.com.

Bombardimet ruse, ndërpritet sërish energjia elektrike në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia
Në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia është ndërprerë sërish energjia elektrike, si pasojë e granatimeve ruse.

Në një njoftim në rrjete sociale kompania ukrainase ZNPP bëri me dije te rusët qëlluan sërish nënstacionet e infrastrukturës kritike.

“Terroristët rusë qëlluan edhe një herë në nënstacionet e infrastrukturës kritike në territorin nën kontrollin e Ukrainës, si rezultat i së cilës në orën 03:59 u shkyç linja e fundit e komunikimit 750 kV ZANP – Dniprovska. Në procesin e tranzicionit, për shkak të rënies afatshkurtër të tensionit, transformatori rezervë i nevojave të vetë ZNPP-së është fikur dhe janë ndezur gjeneratorët me naftë. I bëjmë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht të marrë masa për çmilitarizimin e ZNPP-së sa më shpejt të jetë e mundur, tërheqjen e të gjithë personelit ushtarak rus nga territori i uzinës dhe qyteti i Energodarit dhe kthimin e ZNPP-së në kontrollin e plotë të Ukrainës për hir të sigurisë së të gjithë botës”.”, thuhet në njoftim.

The post Bombardimet ruse, ndërpritet sërish energjia elektrike në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia appeared first on Albeu.com.

Rusët nuk ndalen, bombardojnë zonat e banimit pranë centralit bërthamor
Duket se centrali bërthamor i Zaporizhzhia është në një rrezik të shtuar nga sulmet ruse.

Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria ruse goditi edhe një herë qytetin ukrainas të Nikopolit gjatë natës.

Guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko tha se forcat ruse goditën tre distriktet e Nikopol, Kryvoriz dhe Synelnykiv pranë uzinës bërthamore të Zaporizhzhia.

Në një përditësim të postuar në kanalin e tij zyrtar Telegram këtë mëngjes, Reznichenko tha: “Një natë granatimesh dhe viktimash. Nikopol u granatua me artileri tre herë gjatë natës. 42 predha ruse fluturuan në lagjet e banimit.

Në qytet, dy shtëpi u shkatërruan, pothuajse 50 u dëmtuan. Predhat e armikut dëmtuan një kopsht fëmijësh, dyqane, farmaci, markete, një gjykatë dhe një stacion autobusi. Granatimet shkaktuan pesë zjarre… Deri në 2,000 njerëz janë pa energji elektrike.”

Në distriktin Sinelnyk, thuhet se u shkatërrua një ndërmarrje bujqësore, si dhe një shkollë dhe një qendër kulturore”.

The post Rusët nuk ndalen, bombardojnë zonat e banimit pranë centralit bërthamor appeared first on Albeu.com.

Vazhdojnë bombardimet, tre të vrarë pranë termocentralit të Zaporizhzhia
Foto ilustruese

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur nga bombardimet ruse pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, sipas zyrtarëve ukrainas.

Rusët hodhën mbi 120 raketa nga raketat e shumta Grad në qytetin jugor të Nikopolit, i cili ndodhet përtej lumit Dnieper nga Zaporizhzhia, tha guvernatori i Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko, shkruan Sky News.

Disa ndërtesa banimi dhe objekte industriale janë dëmtuar.

“Ne jemi duke informuar në mënyrë aktive botën për shantazhet bërthamore ruse – për granatimet dhe minierat e objekteve të NPP-së Zaporizhzhia”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Rusia nuk do t’u kushtojë vëmendje fjalëve dhe shqetësimeve… Fatkeqësia e Çernobilit është një shpërthim në një reaktor; NPP Zaporizhzhia është gjashtë njësi energjie.”

Kjo vjen pasi Rusia dhe Ukraina vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për një seri sulmesh në termocentralin më të madh bërthamor të Evropës gjatë fundjavës.

Fabrika është në territorin e kontrolluar nga Rusia, por drejtohet nga personeli ukrainas.

The post Vazhdojnë bombardimet, tre të vrarë pranë termocentralit të Zaporizhzhia appeared first on Albeu.com.

Bombardimet ruse vrasin 10 civilë në Severodonetsk të Ukrainës
Të paktën 10 civilë janë vrarë sot nga bombardimet ruse në qytetin Severodonetsk në Ukrainën lindore, ka thënë guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai.

Haidai tha se granatimet e rënda kishin shkaktuar zjarre në zonat e banuara në rajon, duke dëmtuar shtëpi dhe spitale dhe duke goditur një fabrikë të prodhimit shkencor.

Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev./albeu.com

The post Bombardimet ruse vrasin 10 civilë në Severodonetsk të Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Bombardimet ruse vrasin 6 persona dhe plagosin 8 të tjerë në Kharkiv
Oleh Syniehubov, guvernatori ushtarak i rajonit të Kharkiv të Ukrainës, tha se bombardimet ruse kishin vrarë 6 persona dhe plagosën 8 të tjerë në qytetin e Kharkiv dhe rajon një ditë më parë

“Një ditë më parë, pushtuesit kanë kryer 54 sulme nga armë të ndryshme me rreze të gjatë: sulme artilerie, granatime me mortaja dhe tanke, granatime MLRS. Rrethet e Saltivka, Pyatihatka, Oleksiyivka, Kholodna Hora, Derhachi, Barvinkove, Chuhuiv janë prekur”, tha ai në një deklaratë në Telegram.

“Në mesin e popullatës civile ka viktima të bombardimeve të djeshme në Kharkiv dhe Chuhuiv. Në rrethin Kharkiv, katër të vdekur, tre persona u shtruan në spital. Në rrethin Chuhuiv,  dy të vdekur, pesë të plagosur.”

Të hënën, kolonel Oleksandr Motuzyanyk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, tha se Rusia po fokusonte përpjekjet për të rrethuar trupat e Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës në lindje të vendit dhe për të kapur qytetin e Kharkiv.

“Rajoni i Kharkiv është gati për çdo skenar, Forcat tona të Armatosura të Ukrainës janë në pozicione dhe mbrojnë rajonin. Ne duhet të mbajmë një prapavijë të fortë,” tha Syniehubov./albeu.com

The post Bombardimet ruse vrasin 6 persona dhe plagosin 8 të tjerë në Kharkiv appeared first on Albeu.com.