arsye Archives - Albeu.com

Dorian Teliti: Ja disa nga arsyet se pse duhet protestuar më 11 korrik
Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, në një konferencë për shtyp nga selia blu, rreshtoi disa nga arsyet se pse duhet protestuar më 11 korrik.

Sipas tij, disa nga arsyet janë: Varfëria, kequshqyerja e fëmijëve, pabarazia, rritja e çmimeve, taksat e larta, tradhëtia e qeverisë Rama ndaj rinisë dhe çifteve të reja, abuzimet me paranë publike, etj.

Deklarata e plotë:

Opozita ka thirrur një protestë më 11 korrik, për padrejtësitë që po u bëhen ju, ne, familjeve tona dhe të ardhmes së vendit.

Ekonomia familjare, ekonomia juaj dhe e vendit në këto 11 vite, të Edi Ramës dhe keq-qeverisjes së tij ka lënguar.

1/3 e popullatës u largua nga vendi, duke ndarë familjet për së gjalli.

Sipas statistikave të UNICEF, në çdo 100 fëmijë shqiptarë, 47 janë të kequshqyer.

Çmimet janë shumëfishuar, ndërkohe që si pagat ashtu edhe pensionet nuk janë rritur as me normat e indeksimit të inflacionit ndër vite.

Prej 13 muajsh Edi Rama refuzon të miratojë minimumin jetik, propozim i opozitës që fle në sirtarët e Parlamentit.

Shqiptarët paguajnë prej vitesh çmimin e rritur të energjisë dhe ujit.

Prej vitesh paguajmë edhe “taksën Rama” mbi karburantin, e cila na kushton 240 lekë të vjetra për çdo litër që konsumojmë.

Edi Rama dhe qeveria e tij, tradhtuan rininë dhe çiftet e reja, të cilët sot nuk kanë pothuajse asnjë mundësi të blejnë një banesë për strehim, pasi çmimet e rritura disa fish të apartamenteve, si pasojë e parave të krimit, drogës dhe korrupsionit, e kanë nxjerrë këtë sektor nga binarët normal të zhvillimit.

Edi Rama dhe qeveria e tij vranë konkurrencën e lire e të ndershme, duke larguar investitorët e huaj. Edi Rama dhe qeveria e tij jo vetëm tradhtuan sipërmarrjen, por i shpallën luftë të hapur.

Me rritjen e taksave e tatimeve, Shqipëria prej 11 vitesh është vendi me barrën fiskale më të lartë në rajon, duke e pamundësuar zhvillimin e biznesit, shpeshherë duke i çuar drejt falimentit.

Varfëria dhe padrejtësia janë ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve të ndershëm, ndërkohë që qeveria jeton në një tjetër botë.

Shpërdorimet e fondeve publike për lukse, udhëtime luksoze me chartera private, tendera multimilionëshe pa garë e të porositura, kontrata koncesionare PPP abuzime dhe korruptive, kanë qenë dhe janë të vetmet të cilat marrin vëmendjen e plotë të qeverisë.

Të dashur qytetarë, duhet thënë NDAL!

Ndal abuzimit, ndal klientelizmit, ndal korrupsionit, ndal taksimit mbytës, ndal braktisjes së njerëzve në nevojë, ndal çdo praktikë që përkeqëson jetesën e çdo shqiptari.

I bëj thirrje çdo shqiptari që e ka pësuar nga keqqeverisja, që është braktisur, që paguan shumë taksa e merr pak shërbime, të bëhemi bashkë më 11 korrik ora 20.00 para KM.

Të bashkuar në betejën për të sotmen e të ardhmen, të protestojmë babëzitë dhe marrëzitë e Edi Ramës.

Të kërkojmë qeveri teknike, dhe nëpërmjet saj zgjedhje të lira e të ndershme.

The post Dorian Teliti: Ja disa nga arsyet se pse duhet protestuar më 11 korrik appeared first on Albeu.com.

Njihuni me tetë arsye se përse duhet të flini në krahun e majtë
Të gjithë e dimë që gjumi cilësor është baza e shëndetit të mirë, mirëpo kurrë nuk kemi menduar që në shëndetin tonë ka mundur të ndikojë pozita në të cilën flemë

Ashtu siç ekzistojnë pozitat për shkak të të cilave mund të kemi dhembje koke, dhembje qafe dhe dhembje kurrizi, po ashtu ekzistojnë edhe pozita të cilat ndikojnë pozitivisht në shëndetin tonë!

Sipas dr. John Douillard, gjumi në krahun e majtë ka përparësi të mëdha.

Trendi i ri me botoks po përhapet me shpejtësi në rrjet, reagojnë kirurgët

Ekzistojnë shumë mënyra dhe teknika efikase që të mësoni veten të flini në krahun e majtë.

Disa rekomandojnë qepjen e topave të tenisit në anën e djathtë të pizhameve të vjetra, sepse në atë mënyrë topat do t’ju detyrojnë që të ktheheni çdoherë kur gjatë gjumit lëvizni.

Edhe një metodë e lehtë që të flini me jastëk pas shpine, gjë që do t’ju pengojë që të ktheheni.

Pozicionimi i trupit në anën e majtë mund të jetë më i mirë për tretjen, kurrizin, madje dhe zemrën.

Shikoni arsyet për shkak të të cilave duhet të flini në krahun e majtë, organizmit tuaj do t’i bëni mirë!

Egla Ceno dhe Luiz Ejlli janë fqinj? Aktorja: U shkëmbyem në ashensor, me një biberon në gojë…

Eliminimi i thartirës (djegësirës)

Ndërprerja e gërhitjes

Përmirësimi i metabolizmi

Përmirësimi i punës së zemrës

Përmirësimi i shëndetit të shpretkës

Rritet efikasiteti në sistemin limfatik

Përmirësimi i qarkullimit të gjakut

Te shtatzënat përmirëson qarkullimin e gjakut deri te zemra e bebes

The post Njihuni me tetë arsye se përse duhet të flini në krahun e majtë appeared first on Albeu.com.

Çfarë e shkakton të qarit pa arsye?
Të qash mund të ndodhë për shumë arsye. Edhe kur e qara duket e pazakontë, ka të ngjarë të ketë ndonjë shpjegim logjik.

Depresioni për shembull mund t’ju bëjë të ndiheni të trishtuar dhe të pashpresë, duke ju lënë të qani pa asnjë lloj arsye.

Sidoqoftë, nëse e qara që po përjetoni është vërtetë e pazakontë, mund të jetë si rezultat i një problemi themelor të trurit.

Siç e përmendëm që një prej arsyeve mund të jetë depresioni ai shkakton një sërë simptomash përfshirë:

1-Probleme me gjumin

2-Ndryshimet e oreksit

3-Lodhje

4-Humbje interesi për aktivitete

5-Ndjenja të boshllëkut

Depresioni është i zakonshëm dhe simptomat mund të ndryshojnë sa nga një person në tjetrin. Disa mund të përjetojnë episode të të qarit të cilat në dukje mund të duken të pashpjegueshme e disa të tjerë e gjejnë veten duke qarë më shumë se zakonisht.

Një tjetër arsye është Ankthi: Njerëzit me ankth mund të ndihen të mbingarkuar dhe me shumë gjasa qajnë për gjëra tepër të zakonshme.

Çrregullimi bipolar– Njerëzit me çrregullim bipolar kanë ulje dhe ngritje ekstreme. Së bashku me këto ndryshime të paparashikueshme të humorit mund të vijnë edhe shpërthime emocionesh, duke përfshirë të qarën.

Hormonet: Lotët tuaj përbëhen nga uji dhe nga kripa. Ka disa prova që shpjegojnë se lotët përmbajnë substanca të tilla si hormonet.

Ndryshimet hormonale mund të shpjegojnë pse disa njerëz duket se qajnë pa asnjë arsye.

Nëse mendoni se shprehjet tuaja të emocioneve janë jashtë normës ose të tepërta, kujdesuni për veten! Nëse kuptoni se e qara pa arsye po ju pengon në aktivitetet tuaja mos hezitoni të kërkoni ndihmë! Kushtojini rëndësi shëndetit tuaj mendor dhe mos harroni, është ok të mos jesh mirë dhe çdo gjë kalon!

The post Çfarë e shkakton të qarit pa arsye? appeared first on Albeu.com.

Nëse ndjeni të ftohtë më shumë se të tjerët, kjo është arsyeja
Shumica e njerëzve e duan dimrin më shumë se verën, sepse u pëlqen më shumë i ftohti se sa nxehtësia. Por disa njerëz mund të mos jenë të kënaqur me temperaturat e ulëta të dimrit.

Kjo është për shkak se mënyra se si ne i përgjigjemi të ftohtit ndryshon nga personi në person dhe disa njerëz mund të ndjejnë të ftohtë më shumë se të tjerët në të njëjtin mjedis. Më poshtë kemi dhënë disa arsye shkencore se pse disa njerëz e ndjejnë të ftohtin më shumë se të tjerët.

Mosha

Ndërsa plakemi, rritet edhe ndjeshmëria ndaj të ftohtit. Të moshuarit kanë një shtresë më të hollë yndyre nën lëkurë, ata janë më pak aktivë fizikisht, shkalla e tyre metabolike ulet, ata ka të ngjarë të kenë disa kushte mjekësore dhe mund të marrin medikamente të caktuara. Të gjitha këto arsye dhe të tjera i bëjnë të moshuarit më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Gjinia

Nëse jeni grua, mund ta ndjeni të ftohtin më shumë sesa burri juaj në të njëjtin mjedis. Kjo ndoshta sepse në krahasim me meshkujt, femrat priren të kenë një normë më të ulët metabolike, temperaturë më të ulët të lëkurës (për shkak të shtresës më të trashë të yndyrës midis lëkurës dhe muskujve), më pak muskuj (prodhues natyral i nxehtësisë).

Yndyra trupore

Njerëzit e shëndoshë ose njerëzit me BMI më të lartë ndjejnë më pak të ftohtë se njerëzit e dobët, sepse yndyra izolon thelbin e trupit të tyre ndaj motit të ftohtë, ndërsa lëkura e tyre ftohet.

Faktori gjenetik

Gjenet tuaja mund t’ju bëjnë më të prirur të ndjeni të ftohtin më shumë se të tjerët. Një studim zbuloi se njerëzit që kanë mungesë të një proteine muskulore të quajtur alfa-actinin-3 janë më elastik ndaj temperaturave të ftohta. Hulumtuesit e lidhën humbjen e kësaj proteine me një variant gjenetik në gjenin e muskujve skeletik, ACTN3.

Infektimi i të ftohtit

Ndjeni edhe ju të ftohtë kur shihni dikë pranë jush që dridhet nga i ftohti? Kjo mund të ndodhë për shkak të një fenomeni të quajtur “ngjitja e të ftohtit”, dhe hulumtimet e kanë vërtetuar këtë. Një studim tregoi se si disa pjesëmarrës ndjenin më të ftohtë nëse shihnin video të aktorëve që pretendonin se kishin ftohtë edhe pse nuk ishin në një mjedis të ftohtë.

Ekspozimi i rrallë ndaj të ftohti

Njerëzit që e kanë mësuar veten të ndihen rehat në ambientet e tyre të jetesës dhe të punës mund të ndjejnë të ftohtin kur ekspozohen ndaj temperaturave të jashtme më të ftohta. Njerëzit në botën e zhvilluar po kalojnë më shumë kohë brenda dhe rrallë janë të ekspozuar ndaj të ftohtit.

Çështjet Mjekësore

Disa çështje mjekësore mund t’i bëjnë disa njerëz të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Për shembull, sëmundja e Raynaud kufizon rrjedhjen e gjakut në disa zona të trupit. Kjo mund t’i bëjë zonat e prekura si gishtat e duarve dhe këmbëve të ndjehen të mpirë dhe të ftohtë në përgjigje të temperaturave të ftohta. Problemet e tiroides, diabeti dhe mungesa e hekurit mund t’i bëjnë njerëzit të ndjejnë më tepër të ftohtin.

The post Nëse ndjeni të ftohtë më shumë se të tjerët, kjo është arsyeja appeared first on Albeu.com.

Pesë arsye pse fëmija juaj refuzon të hajë?
Refuzimi i përditshëm i ushqimit tek fëmijët është stresues për prindërit. Refuzimi për të ngrënë më së shpeshti ndodh kur përdorni ushqime të reja, por nuk përjashtohet refuzimi kur servirni ushqime tashmë të njohura.

Problemi me fëmijët me të cilin përballen prindërit çdo ditë është refuzimi për të ngrënë. Për të ndihmuar fëmijën tuaj që refuzon të hajë, duhet të zbuloni arsyet për këtë sepse refuzimi i ushqimit çdo ditë mund të ketë një efekt të keq në zhvillimin e tij.

Një nga shkaqet më të zakonshme të refuzimit të ushqimit është refluksi i acidit dhe kapsllëku. Megjithëse refluksi i acidit vërehet më shpesh tek foshnjat, ai nuk përjashtohet as tek fëmijët. Shkaqe të tjera që mund të jenë shkaktarë janë problemet e tretjes si alergjitë dhe ndjeshmëritë ushqimore, zbrazja e vonuar e stomakut, ezofagiti eozinofilik dhe anomalitë fizike në fyt, gojë ose zorrë.

Shenjat që tregojnë për këto probleme tek fëmijët janë ngrënia e pjesëve të vogla, vështirësia në gëlltitje, hedhja e ushqimit që përndryshe u pëlqen, nevoja e fortë për lëngje dhe mbajtja e ushqimit në gojë.

Arsyeja e dytë më e zakonshme është procesi shqisor. Nëse fëmija nuk i pëlqen shija apo tekstura e ushqimit, ai nuk do ta hajë atë. Indikacionet se fëmija refuzon ushqimin për shkak të procesit ndijor janë aroma, tekstura ose shija e ushqimit.

Lëvizshmëria orale është arsyeja e tretë pse fëmijët refuzojnë të hanë. Edhe pse përtypja është një nga aftësitë e lindura, ajo nuk zhvillohet në mënyrë të barabartë te çdo fëmijë. Shenjat e këtij problemi përfshijnë mbytjen nga ushqimi, grumbullimin e ushqimit në gojë dhe nevojën për ushqime të buta dhe lëngje.

Arsyeja e katërt është rutina e pavendosur. Pa një rutinë, fëmijët shpesh hanë vakte të veçanta nga prindërit e tyre dhe për këtë arsye hanë më pak. Është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje kur hanë fëmijët dhe t’u ofrohet atyre më shumë zgjedhje.

Arsyeja e pestë e dhënë nga prindërit dhe më e shpeshta është ankthi ushqimor. Arsyet për këtë janë një qëndrim i keq ndaj ushqimit në moshën e hershme të rritjes, si problemet me tretjen dhe një përvojë negative gjatë konsumimit të ushqimeve të caktuara. Në këtë rast, fëmija do të thotë se ka frikë të mbytet nga disa ushqime.

Pavarësisht nga arsyeja e refuzimit të fëmijës për të ngrënë, është e rëndësishme që prindërit të mos i bëjnë presion në situata të tilla.

The post Pesë arsye pse fëmija juaj refuzon të hajë? appeared first on Albeu.com.

Pse gjithmonë na flihet gjumë kur bie shi?
A ka gjë më të vështirë se të ngrihesh nga një shtrat i ngrohtë ndërsa jashtë bie shi? Kur vjen vjeshta, ditët janë më të shkurtra, temperaturat më të ulëta dhe pikat e shiut krijojnë një ninullë teksa godasin dritaret e dhomës së gjumit.

Nëse keni probleme me funksionimin ndërsa jashtë bie shi dhe nëse dëshironi të flini gjatë gjithë kohës në një ditë me shi, mos u shqetësoni. Ju nuk jeni unik. Hulumtimet kanë treguar se shumica e njerëzve e kanë atë problem dhe shkenca ka një shpjegim.

Trupat tanë janë në harmoni me natyrën. Shkenca ka konfirmuar vazhdimisht se ekziston një lidhje midis motit dhe gjendjes sonë emocionale. Një studim i vitit 2011 konfirmoi se 9% e njerëzve zemërohen më lehtë kur bie shi jashtë dhe të njëjtat situata të jetës nuk do t’i shqetësojnë aq shumë gjatë ditëve me diell.

Kjo situatë ka të bëjë me rrezatimin ultravjollcë, domethënë me mungesën e tij. Është vërtetuar se rrezet e diellit rrisin nivelin e serotoninës, hormonit të lumturisë që na mungon gjatë ditëve me shi.

Nëse është ditë me shi, ka pak dritë, kështu që trupi sekreton më pak serotonin, duke na bërë më të përgjumur se zakonisht.

Fajtori që na bën të përgjumësh kur bie shi është lagështia.

“Në ditët kur shiu e bën ajrin të rëndë dhe ngjitës, lagështia mund të jetë dobësuese për shkak të mekanizmit që trupi përdor për t’u ftohur”, thotë Dr. Michelle Drerup nga Klinika e Cleveland.

The post Pse gjithmonë na flihet gjumë kur bie shi? appeared first on Albeu.com.

Pse u shemb Perandoria Spanjolle?
Zbulimi i “Botës së Re” nga Kristofor Kolombi në vitin 1492, i hapi rrugën një epoke të dominimit spanjoll mbi gjithë Evropën. Duke u shtrirë nga Luiziana tek Xhorxhia e Jugut e sotme në SHBA, zotërimet spanjolle jashtë vendit e bënë atë perandorinë më të pasur.

Duke pasur në krye shtëpinë e fuqishme monarkike të Habsburgëve, që sundonte gjithashtu edhe Perandorinë e Shenjtë Romake, Spanja ishte udhëheqësja de fakto e Evropës. Ndërkohë Spanja e sotme mund të cilësohet me te drejtë si “e sëmura” e Bashkimit Evropian. Me një normë rritjeje ekonomike shumë poshtë mesatares së unionit, është e drejtë të ngrihet pyetja: Çfarë e shkaktoi rënien e njërës prej perandorive më të mëdha që ka parë historia?

Spanja ishte në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin e Karlit I dhe Filipit II. Në kohën e tyre, buxheti i Spanjës do të zgjerohet në një madhësi të paimagjinueshme. Ari që vinte nga Bota e Re, dhe më konkretisht Amerika e Jugut, depozitohej direkt në kryeqytet, duke e bërë perandorinë një nga më të pasurat në Evropë.

Më vonë në mbretërimin e Filipit, ajo do të trashëgonte gjithashtu Portugalinë, e cila e zgjeroi më tej shtrirjen koloniale të Perandorisë Spanjolle, si dhe zotërimet e saj në Evropë. Ndërsa Spanja e arriti epokën e saj të artë, po kështu ndodhi edhe me Perandorinë Osmane në anën tjetër të Evropës.

Dhe ky u bë një problem i madh, pasi mbretit të Spanjës i jepet tradicionalisht titulli i Monarkut Katolik nga Papa. Kjo do të thoshte se monarku i Spanjës ishte përgjegjës për mbrojtjen e Spanjës por edhe të Krishterimit brenda Evropës.

Ekspansioni i osmanëve në Ballkan e shtoi shumë presionin ndaj spanjollëve. Duke mos e zmbrapsur dot perandorinë myslimane, Spanja do të humbiste prestigjin dhe legjitimitetin, pasi në atë kohë të gjithë në Perëndim prisnin që Spanja të mbronte të gjithë të krishterët.

Por sprapsja e fuqisë më të fuqishme myslimane në lindje nuk do të ishte e lehtë. U formua një Lidhje e Shenjtë për të luftuar kundër agresorit lindor, dhe për të garantuar sigurinë për kombet më të vogla të Mesdheut. Një nga përpjekjet e dukshme të Lidhjes ishte Beteja e Lepantos, ku Marina e Lidhjes së Shenjtë dhe ajo osmane luftuan se kush do të kontrollonte Mesdheun.

Duke e parë Marinën Osmane si kërcënimin më të madh për të krishterët në Mesdhe, u mor vendimi për asgjësimin e saj njëherë e përgjithmonë. Ndonëse beteja përfundoi me një fitore të Lidhjes së Shenjtë, Armada Spanjolle dhe pjesa tjetër e marinës dolën të dëmtuar rëndë nga ajo përballje ushtarake.

Për të riparuar dëmet, paratë duhej të dilnin nga thesari spanjoll. Ndërkohë edhe Reformimi Protestant e vuri në rrezik prestigjin e monarkut katolik. Lëvizja shkaktoi fillimin e Luftërave Fetare të Evropës dhe kryesisht Luftës Tridhjetëvjeçare (1618-1648).

Një problem i madh me të cilin do të përballej Spanja si rezultat i këtyre luftërave, ishin trazirat që shpërthyen në zotërimet e saj në Evropën Veriore. Në rajonin e Holandës, Reformimi pati shumë ndikim, gjë që e zgjeroi ndarjen tashmë të dukshme midis nënshtetasve dhe sundimtarit të tyre në rajon.

Trazirat në rajon ishin gjithnjë të pranishme. Për 80 vjet, populli i rajonit të Holandës bëri fushatë për pavarësi nga kurora spanjolle përmes revoltave dhe kryengritjeve. Në fund, perandoria vendosi se nuk ia vlente ta mbante nën kontroll një territor tashmë të paqëndrueshëm dhe e njohu pavarësinë e Holandës në vitin 1648.

Ndërkohë me një konkurrente të re si Franca, si në tregti ashtu edhe në kolonizim, nisi të dukej sikur Epoka e Artë e perandorisë spanjolle kishte marrë fund. Por lajmi i keq nuk u ndal me kaq. Jo shumë kohë pas pavarësisë së Holandës, Luigji XIV pa mundësinë për ta vendosur Francën në krye të politikës evropiane.

Duke e rrënuar Spanjën, mbreti francez do të fitonte titullin e monarkut kryesor të Evropës, dhe me një Spanjë të dobët, kjo ishte koha e duhur për të goditur. Si një zgjatimi i Luftës 30-vjeçare, Lufta Franko-Spanjolle (1635-1659), do të përfundonte me Betejën e Dunave (1658) ku ushtria spanjolle do të shkatërrohej nga ajo franceze.

Traktati i Pirenejve garantoi rolin e Francës si udhëheqëse e Evropës, ndërsa Spanja kaloi në vendin e dytë. Traktati pati pasoja shumë të rënda territoriale për Spanjën, me humbjen e Flandrës spanjolle dhe një pjesë të madhe të Katalonjës së Veriut, që i kaluan Francës.

Shumë historianë e shohin Traktatin e Pirenejve si fundin e Epokës së Artë spanjolle. Por sigurisht që ndikuan edhe faktorë të tjerë. Mes tyre destabiliteti brenda Gadishullit Iberik dhe trazirat që shkaktoi ai. Ato do të arrinin kulmin gjatë mbretërimit të Karlit II. Pas vdekjes së Filipit IV më 17 shtator 1665, djali i tij Karli II i njohur ndryshe si Karli i Magjepsur, trashëgoi fronin spanjoll në moshën 3-vjeçare.

Duke qenë një fëmijë i dinastisë Habsburge, Karli ishte produkt i një linje të gjatë marrëdhëniesh inçestuale. Kjo bëri që ai të ishte jopjellor dhe me disa deformime fizike, për shkak të të cilave do të merrte pseudonimin “I magjepsuri”. Nga lindja dhe deri në vdekje, Karli do të ushtronte një pushtet minimal mbi mbretërinë e tij.

Ai sëmurej shumë shpesh, gjë që do të thoshte se ishin pjesëtarët e oborrit ata që e sundonin më shumë mbretërinë. Dhe siç mund të pritej, kjo gjë shkaktoi konflikte brenda fisnikërisë për shkak të mungesës së një figure përbashkuese.

“Gozhda” në “arkivolin” e Perandorisë Spanjolle do të ishte vdekja e Karlit II. Duke qenë se ishte infertil, ai nuk la pas asnjë fëmijë si trashëgimtar të mundshëm. Ndaj emëroi si pasues Filipin e Anzhuit, nipin e Luigjit XIV, mbretit të Francës. Filipi i ri kishte pretendime për fronin francez dhe atë spanjoll.

Por asnjë vend nuk do të lejonte krijimin e një bashkimi të tillë. Prandaj nisi Lufta për Trashëgiminë e fronit Spanjoll (1701-1714). Ajo do të përfundonte me marrjen e fronit spanjoll nga Filipi dhe lëshime të mëtejshme territoriale ndaj Francës, Austrisë dhe Britanisë.

Edhe pse ende e fuqishme, Spanja nuk do të dukej njëlloj si pas zbulimit të Botës së Re nga Kolombi. Nga një fuqi botërore në një fuqi rajonale, udhëtimi i Spanjës nëpër histori është tregues i natyrës së shumicës së perandorive. Asnjë perandori nuk mund të ekzistojë përgjithmonë, dhe Perandoria Spanjolle është një nga rastet tipike. / HIstory of Yesterday

The post Pse u shemb Perandoria Spanjolle? appeared first on Albeu.com.

Përse disa njerëz qajnë më lehtë se të tjerët?
Nëse jeni pjesë e grupit të fundit, a e ke keni pyetur ndonjë herë veten: Pse qaj kaq lehtë?

Në fakt, derdhja e lotëve mund të jetë një gjë e mirë! Kur qani, trupi juaj lëshon hormone që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. Prandaj të qarat mund të jenë shumë terapeutike.

Duket se ka një sërë faktorësh të ndryshëm që mund të jenë shkaku, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Personaliteti juaj

Njerëzit që janë shumë empatikë ose ndryshe njerëzit shumë të ndjeshëm, priren të qajnë më shpesh.

Duket se ata që janë shpesh të shqetësuar ose plot me dyshime për veten, ndaj kanë më shumë gjasa të qajnë më lehtë.

Përvojat e kaluara dhe të tanishme

Mjedisi në të cilin jeni rritur mund të ketë një ndikim të madh. Për shembull, rritja në një familje ku të qash ose të flasësh për ndjenjat e tua ishte e ndaluar.

Emocionet tuaja mund të shfaqen më shpesh në formë lotësh, sepse mund të mos keni fjalorin e mjaftueshëm për të shprehur trishtimin ose zhgënjimin.

E qara e shpeshtë ose e papritur mund të ndodhë gjithashtu nëse ndiheni sikur po mbartni shumë emocione nga situatat e kaluara.

Kultura

Disa kultura i inkurajojnë njerëzit të kenë më shumë liri të shprehjes se disa të tjera.

Shumë kërkime tregojnë se njerëzit që janë rritur në vende të pasura priren të qajnë më shpesh sepse kultura e tyre nuk e gjykon këtë verpim.

Nga ana tjetër, ata që jetojnë në vende më të varfra, kanë gjasa t’i frenojnë lotët e tyre sepse kjo gjë shihet si një dobësi.

Gjinia

Është më e pranueshme nga shoqëria që gratë të qajnë, kështu që ato nuk kanë ndjesinë se duhet të maskojnë aq shumë emocionet e tyre.

Disa ekspertë besojnë se gratë mund të qajnë më shpesh sepse kanë më shumë gjasa të përjetojnë trauma personale ose ndjenja depresioni.

Gjithashtu edhe hormonet luajnë një rol. Hormoni mashkullor, testosteroni, duket se pengon të qarët, ndërsa nivelet e larta të hormonit prolaktinë, që gjendet tek gratë, bën të kundërtën.

Pastaj janë ndryshimet e rëndësishme të hormoneve që vijnë për shembull nga shtatzania.

Stresi

Disa njerëz zemërohen me problemin më të vogël kur janë jashtëzakonisht të stresuar.

Të tjerë do të fillojnë të qajnë për gjëra që normalisht nuk do ta bënin.

Nëse keni stres edhe për gjënë më të vogël, kjo mund të bëjë që emocionet tuaja të shpërthejnë më kollaj.

Si të ndaloni së qari kur keni nevojë

E qara mund të jetë një përgjigje e shëndetshme ndaj një game të gjerë situatash. Por mund të jetë e dobishme të dini se si t’i frenoni lotët kur preferoni të mos shiheni duke qarë, si në punë ose kur jeni të zemëruar dhe në mes të një debati me partnerin.

Kur ndjeni se po filloni të qani, përqendrohuni në atë që po ndodh rreth jush në vend të asaj që po ndodh brenda kokës tuaj.

Shikoni përreth dhe mendoni për pesë gjëra që mund të dëgjoni, katër gjëra që mund të shihni, tre gjëra që mund të prekni, dy gjëra që mund të nuhasni dhe një gjë që mund të shijoni.

Nëse jeni duke mbajtur një fjalim emocional ose duke folur në një shërbim funerali, përgatitja paraprake mund të ndihmojë.

Praktikoni atë që do të thoni me zë të lartë para një pasqyre, në mënyrë që të jeni të përgatitur mendërisht për të folur rreth temës. Merrni frymë ngadalë dhe thellë kur është koha për të folur.

The post Përse disa njerëz qajnë më lehtë se të tjerët? appeared first on Albeu.com.

Arsyeja e vërtetë pse fëmijëve nuk u pëlqen shkolla
Nga Arthur C.Brooks

Që i vogël, por edhe më vonë kur isha më i rritur, e urreja të vajturin në shkollë. Nuk më kujtohet ndonjëherë që të kem dashur të qëndroj me dëshirë në klasë, qëkur kam nisur kopshtin,dhe deri kur e braktisa universitetin pasi përfundova vitin e parë. Braktisja e universitetit për mua ishte njësoj si të merrja faljen e dënimit nga guvernatori.

Sigurisht që kjo nuk më bën të veçantë, pasi në shkollë ka kaq shumë fëmijë të pakënaqur. Shkolla është padyshim një gjë e mirë për shumicën e fëmijëve. Por nëse vajza juaj nuk ka një pasion të çuditshëm në shkencat sociale, është e kotë t’i thoni asaj se “arsimi e stimulon mirëqenien subjektive në një periudhë afatgjatë”.

Ajo që e shkatërron atë përvojë për kaq shumë fëmijë, siç ka ndodhur me mua, është fakti që shkolla është sot një vend ku ndihesh i vetmuar dhe i mërzitur. Duke shqyrtuar studimet mbi të mësuarit dhe lumturinë, ne zbulojmë se ndjenjat e fëmijëve ndaj shkollës, nuk kanë të bëjnë aq shumë me moshën, përkatësinë etnike apo prejardhjen socio-ekonomike, por me dy faktorë bazë:miqësinë dhe interesin.

Fatmirësisht, duke ditur pak nga të dyja, ne mund të përmirësojmë jetën e të gjithë nxënësve që kohët e fundit janë rikthyer në shkollë të tronditur ose duke u dridhur nga mendimi se duhet ta bëjnë këtë edhe në ditët në vijim. Kur është fjala për mirëqenien afatgjatë, ekzistojnë pak shpikje qe e rrisin lumturinë më shumë sesa arsimi.

Duke përdorur të dhëna nga të rriturit nga 85 vende, studiuesi austriak Erik Striesnig zbuloi në vitin 2015, se njerëzit që kishin përfunduar arsimin e mesëm kishin 10 për qind më shumë gjasa të raportonin se ishin të lumtur, sesa ata që nuk e kishin përfunduar arsimin e mesëm, edhe duke qenë me të ardhura të përafërta.

Ndërkohë ata që përfundonin shkollën e lartë, kishin 30 për qind gjasa që të ishin më të lumtur. Një shpjegim i mundshëm për këto përfundime, është se mësimi stimulon një emocion të fuqishëm pozitiv:interesin. Kerol Izard, studiuese në fushën e emocioneve, e përkufizon interesin si “motivimin kryesor që qëndron pas përfshirjes në veprimtari krijuese dhe konstruktive dhe ndjenjës së mirëqenies”.

Thënë thjesht, ekspozimi i njerëzve ndaj ideve dhe mjeteve që u ofrojnë njohuri, u jep atyre edhe mekanizmat për të prodhuar lumturi gjatë gjithë jetës. Prandaj, nuk është për t’u habitur që leximi, të cilin të rriturit përpiqen që t’ua kultivojnë si pasion fëmijëve të tyre, është zbuluar se rrit kënaqësinë e jetës.

Gjithsesi, sjelljet e fëmijëve kur janë në shkollë, nuk reflektojnë përfitimet e mëdha që do të kenë më vonë në aspektin e lumturisë. Sipas një studimi të kryer vitin e kaluar me mbi 21.000 nxënës të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara, dy ndjenjat më të zakonshme të përjetuara në shkollë janë stresi (79.8 për qind) dhe mërzia (69.5 për qind).

Disa shprehën emocione pozitive si krenaria dhe gëzimi. Por në përgjithësi gati 75 për qind e ndjenjave të deklaruara spontanisht për shkollën ishin negative. Do të ishte e lehtë që ky studim të shpërfillej, duke e interpretuar atë si një version të dilemës së “Gjinkallës dhe Milingonës”, sipas së cilës një përpjekje që është e mërzitshme për momentin, çon në rezultate shumë pozitive në të ardhmen.

Por unë mendoj se ai është shumë realist. Për shumë fëmijë, shkolla nuk është vetëm e lodhshme, por edhe shumë e vetmuar. Studimet tregojnë se 80 për qind e fëmijëve ndihen ndonjëherë të vetmuar në shkollë.

Ky emocion lidhet me mërzinë, pasivitetin, tendencën për t’u strehuar tek fantazitë dhe qëndrimin pasiv ndaj ndërveprimeve shoqërore. Të thuash që vetmia mund të të shtypë çdo interes ndaj shkollës, nuk është një ekzagjerim. Anasjelltas, miqësia në shkollë është treguesi kryesor i kënaqësisë dhe sjelljes pozitive.

Instituti Gallup zbuloi se të pasurit e një shoku apo shoqeje në shkollë është treguesi më i mirë i bashkëveprimit në klasë, si për nxënësit e klasës së pestë ashtu edhe ata të klasës së tretë. Në mënyrë të ngjashme, hulumtimet nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit, Universiteti i Warwick dhe Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike tregojnë se studentët që kanë një miqësi të ndërsjellë, në të cilën të dy personat e përfshirë e perceptojnë marrëdhënien në mënyrë të barabartë, kanë më shumë gjasa ta duan shkollën dhe të jenë më të suksesshëm në klasë.

Në fakt gjithmonë ka ekzistuar një ndjesi e cila e nxit vetminë në shkollë. Sipas Qendrës Kombëtare për Statistikat e Arsimit, 20.2 për qind e studentëve amerikanë midis moshës 12 dhe 18 vjeç kanë pranuar se kanë qenë viktima të bullizmit.

Shumë studime kërkimore kanë nxjerrë në pah një lidhje të fortë mes bullizmit të zakonshëm dhe atij kibernetik, me ankthin dhe depresionin shoqëror. Bullizmi gjithashtu mund të sjellë probleme në mbarëvajtjen që fëmijët mund të kenë në shkollë, dhe dëshirën e tyre  për të pasur rezultate më të mira, si dhe mos pjesëmarrjen në mësim.

Një sondazh i vitit 2020 i kryer nga “Common sense media” zbuloi se 42 për qind e adoleshentëve ndiheshin“më të vetmuar se zakonisht”. I njëjti studim tregoi se gati një në katër adoleshentë (24 për qind) pranonin se i kontaktonin mësuesit më pak se një herë në javë. Nëse ne duam që t’i ndihmojmë fëmijët të marrin lumturi nga edukimi në planin afat shkurtër dhe atë afat gjatë, duhet të investojmë nëmë shumë burime që e lehtësojnë krijimin e miqësive, të cilat e largojnë vetminë dhe mërzinë. Ka shumë kërkime dhe burime praktike që mund ta bëjnë më të thjeshtë pasjen e më shumë miqve për studentët.

Studimet tregojnë se programet për të parandaluar bullizmin në shkollë mund ta zvogëlojnë problemin me rreth 20 për qind. Të rriturit nuk duhet të qëndrojnë pasivë, duke shpresuar se problemi do të zgjidhet vetvetiu. Në bazë të të gjitha ndërhyrjeve efikase qëndron të qenit të ndërgjegjshëm se problemi ekziston, dhe se duhet ndërhyrë menjëherë për ta zgjidhur atë.

Gjithashtu edhe studentët kanë nevojë për të pasur më shumë mundësi për të krijuar miqësi. Studimet tregojnë se, kur bëhet fjalë për vetminë dhe mirëqenien, ndërveprimet shoqërore të largëta janë dramatikisht të papërshtatshme për të zëvendësuar ato në prani. Nëse të rriturit nuk gjejnë një mënyrë për t’i mbajtur shkollat ​​hapur ndërkohë që vazhdojmë të luftojmë me pandeminë, vuajtjet e fëmijëve do të përkeqësohen (siç tregon edhe kolegu im Joshua D. Coval në hulumtimin e tij, ku në shumicën e rasteve rihapja e shkollave pengohet më shumë për arsye politike se sa për arsye shëndetësore).

Të bërit miq mund të jetë sfidë në çdo moshë. Studime e fundit që përdorin metoda të reja të bazuara në inteligjencën artificiale ofrojnë këshilla të dobishme për fëmijët (dhe të rriturit) që duan të kenë më shumë informacione.

Të dhënat tregojnë se vlerësimi shoqëror (vënia në dukje dhe të vënit e theksit tek ajo që njerëzit pozitivë bëjnë), si dhe imitimi (për shembull të qeshurit bashkë me të tjerët) janë mënyra të shkëlqyera për të nisur një miqësi. Duke pasur më shumë miq, studentët do të ndjehen më të gëzuar dhe të interesuar, dhe pakënaqësitë e tyre do t’i kthejnë në një bezdi të vogël. Kështu të gjithë do të jenë më të përgatitur për të mirëpritur përfitimet afatgjata që arsimimi sjell për sa i përket lumturisë. / “The Atlantic”

The post Arsyeja e vërtetë pse fëmijëve nuk u pëlqen shkolla appeared first on Albeu.com.

Pse ndahen miqtë?
Miqësitë janë një dukuri shumë e rëndësishme, por edhe komplekse njëkohësisht. Ato na ofrojnë një burim kënaqësie të jashtëzakonshme. Por nganjëherë, kur ballafaqohemi me fundin e një miqësie, kjo gjë na shkakton një dhimbje shumë të madhe.

Në një studim e ri të botuar në “Evolutionary Behavioral Sciences”, studiuesit realizuanintervista 40 minutëshe gjysmë të strukturuara me 20 pjesëmarrës (të një moshe mesatare 35 vjeç) në një laborator universitar. Në total u kryen 2 studime, që synonin të kuptonin pse njerëzit i japin fund miqësive të tyre.

Studimi i parë përbëhej nga intervista të gjata të kryera nga studiuesit. Sapo përfundonte

çdo intervistë, kryhej një sondazh i hapur mbi këtë çështje, duke kërkuar nga të njëjtët pjesëmarrës, që të rendisnin sërish sa më shumë arsye se pse merr fund një miqësi, me qëllim konfirmimin e mëtejshëm të përgjigjeve pa një studiues të pranishëm, dhe sikletin që mund të ketë sjellë kjo gjë. U zbuluan 55 arsyet e mëposhtme, të strukturuara në 4 kategori të mëdha.

Egoizmi

Miku im nuk më respekton.

Ai sheh vetëm interesin e tij.

Miku im është me dy fytyra.

Ka mungesë besimi tek unë.

Ai nuk tregon mirëkuptim.

Mendoj se përfiton nga unë.

Miku nuk është i sinqertë.

Ai nuk më mbështet.

Kuptova që është i kënaqur me dështimet e mia, dhe zilepset nga sukseset e mia.

Miku im nuk interesohet për mua.

Ka një sjellje poshtëruese ndaj meje.

Është mosmirënjohës.

E tradhtoi besimin tim.

Miku im vetëm merr nga unë,pa dhënë asgjë në këmbim.

Nuk kërkon një miqësi të vërtetë.

Nuk më mbështeti në kohë të vështira.

Ai është i pakujdesshëm.

Ka një sjellje fyese ndaj meje.

Ka një mungesë reciprociteti.

Unë s’mund të mbështetem tek ai

Ne nuk ia kalojmë mirë kur jemi bashkë.

Ai është manipulues.

Nuk përpiqet që ta kultivojë miqësinë tonë.

Është arrogant.

Është shumë paragjykues.

Ndjej se më shtyp vullnetin.

Ai është xheloz për mua.

Ka një karakter të keq.

Më sheh si rival.

Nuk është njeri i sakrificës.

Është shumë egoist.

Nxjerr më të keqen tek unë.

Nuk i njeh arritjet e mia.

Ai më merr gjithmonë si të mirëqenë.

Mes nesh mungon komunikimi.

Nuk i pranon zgjedhjet e mia.

Nuk ka vlera morale.

Ne grindemi shumë shpesh.

Mungesa e ndërveprimit të shpeshtë

I humbëm lidhjet tona për shkak të jetës së përditshme.

Jetojmë shumë larg njëri -tjetrit.

Nuk kam kohë të mjaftueshme për ta mbajtur këtë miqësi.

Ne nuk kemi interesa të përbashkëta.

Kemi prioritete të ndryshme në jetë.

Karakteret tona janë të papajtueshme.

Mes nesh kishte disa keqkuptime.

Përfshirja në një lidhje romantike

Miku im tregoi një interes romantik për partnerin/en.

Nisi të shfaqë një interes romantik ndaj meje.

Ishte i përfshirë në një raport dashuror me dikë që më interesonte mua.

Perceptimet e miqve dhe familjes

Familja ime nuk e pëlqen atë.

Partneri im nuk e pëlqen atë.

Miqtë e mi nuk e pëlqejnë.

Ai është i varur nga substancat narkotike.

Ka një sjellje të paqëndrueshme.

Ka një higjienë personale të dobët.

Më nxit drejt gjërave, që nuk janë të mira për mua.

Një studim pasues i kryer mbi 557 pjesëmarrës (me një moshë mesatare 31.6 vjeç për gratë dhe 34.8 vjeç për burrat), u kërkoi pjesëmarrësve që të vlerësojnë mundësinë e secilës prej 55 arsyeve pse ata mund t’i jepnin fund një miqësie.

Faktorët më domethënës në dhënien fund të një miqësie u zbuluan se ishte në përgjithësiegoizimi, dhe se ata kishin më shumë të ngjarë t’i jepnin fund miqësisë, ata që shihnin vetëm interesat e tyre, që nuk ishin përkrahës të mikut, që ishin të pandershëm, dhe që vetëm po merrnin pa dhënë.

Së dyti, pjesëmarrësit u shprehën se do t’i jepnin fund një miqësie të bazuar tek distanca, për shkak të mungesës së kohës dhe interesave të përbashkëta. Gratë kishin më shumë gjasa sesaburrat të tregonin si arsye egoizmin, apo rastet kur miku/mikesha nuk ishte përkrahës, apo ishte manipulues, apo kur një mike të tregonte një interes romantik apo ishte përfshirë romantikisht me dikë që pëlqenin ato vetë, duke sjellë edhe fundin e një miqësie. Anasjelltas, burrat kishin më shumë të ngjarë sesa gratë, që të tregonin distancën fizike si një arsye për të ndërprerë një miqësi.

The post Pse ndahen miqtë? appeared first on Albeu.com.