anetaresim ne BE Archives - Albeu.com

Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka mundësi që Marrëveshja e Ohrit mund të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit 35 me Bashkimin Evropian, dhe është kusht për anëtarësimin e Serbisë në këtë bllok.

Në kapitullin e 35-të, për pranim të Serbisë në BE-së, përfshihen edhe marrëdhëniet e këtij shteti me Kosovën.

Marrëveshja e Ohrit parasheh që Serbia t’i njohë simbolet shtetërore të Kosovës, nuk e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe palët e respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.

Vuçiç ka thënë se për Serbinë “pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara nuk vjen në shprehje”.

“Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, amerikanët, për këtë gjë. Të gjithë i dinë të gjitha”, ka thënë Vuçiç për të përjavshmen serbe NIN.

Siç ka raportuar edhe më herët Radio Evropa e Lirë, BE-ja do t’i kërkojë formalisht Komisionit Evropian që t’i përfshijë obligimet nga marrëveshja e arritur në shkurt, mes dy palëve, për nornalizim marrëdhëniesh, në negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit.

“Këshilli i ka kërkuar Komisionit dhe Përfaqësuesit të Lartë që urgjentisiht të propozohet, para fundit të janarit 2024, ndryshime dhe kritere shtesë për kapitullin 35, për negociatat e Serbisë për anëtarësim”, thuhet në draftin me konkluzione, të cilat e ka parë Radio Evropa e Lirë.

Këto konkluza do të miratohen nga ministrat për punë të Jashtme, në një takim më 12 dhjetor.

Ato më pas duhet të miratohen edhe nga Këshilli Evropian, në një samit të liderëve, që do të mbahet më 14-15 dhjetor.

BE-ja, rregullisht thekson se shpejtësia e anëtarësimit të Serbisë në bllok varet prej përparimit që bën në dialogun me Kosovën.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh.

Pajtueshmëria për aneksin e zbatimit është rritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Prishtina dhe Beogradi nuk i kanë nënshkruar marrëveshjet, për shkak të refuzimit të Vuçiçit.

Dy vendet kanë arritur disa marrëveshje prej nisjes së negociatave – më 2011 – por jo të gjitha janë zbatuar./rel

The post Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE appeared first on Albeu.com.

Scholz: Maqedonia e Veriut të sjellë vendimet e nevojshme për anëtarësim në BE
Kancelari gjerman Olaf Scholz mendon se është momenti për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëdimor me BE-në dhe ftoi Maqedoninë e Veriut të sjellë vendimet e nevojshme për rrugën drejt BE-së.

“Tani është koha e vendeve të Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne si BE e morëm këtë detyrim në Selanik para 20 viteve”, tha Scholz në konferencën e përbashkët me kryeministrin bullgar Nikollai Denkov në Berlin.

I pyetur nëse në takimin me Denkov kanë folur për Maqedoninë e Veriut dhe nëse ka angazhim shtesë nga Sofja në këtë temë, Scholz nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë, por rikujtoi premtimin e Selanikut dhe e ftoi Shkupin të miratojë vendimet e nevojshme.

“Prandaj është shumë e rëndësishme që ne tani ta çojmë atë proces përpara – kjo natyrisht përfshin Maqedoninë e Veriut, e cila tani mund të marrë vendimet e nevojshme – dhe ne të gjithë duam ta çojmë këtë proces përpara së bashku. Shpresoj që kjo të ndodhë edhe në bashkëpunim të ngushtë me Bullgarinë”, tha Scholz.

The post Scholz: Maqedonia e Veriut të sjellë vendimet e nevojshme për anëtarësim në BE appeared first on Albeu.com.

Në draft raportin e PE-së, mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE
Në një draft-raport të Parlamentit Evropian që është përpiluar më 25 janar të këtij viti dhe që ka të bëjë me Kosovën, është mirëpritur aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë raport po ashtu mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e cila pritet të hyjë në fuqi më së largu në fillimi të janarit të vitit 2024, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, ofrohet edhe mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në planin e saj për t’u bashkuar me programin e NATO-s Partneriteti për Paqe.

Më poshtë i gjeni disa nga pikat në të cilat ofrohet mbështetje për angazhimin dhe anëtarësimin e Kosovës në BE.

1-Mirëpritet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE, e cila reflekton orientimin pro-evropian të qytetarëve të saj dhe një zgjedhje të qartë strategjike gjeopolitike;

2-Mirëpritet marrëveshja e shumëpritur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës;

3-Kërkohet nga shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran ta bëjnë një gjë të tillë;

4-Merret parasysh periudha e stabilitetit politik pas zgjedhjeve të vitit 2021 dhe inkurajohet Kosova që të bëjë përpjekje të mëtejshme për të adresuar sfidat në rrugën e saj evropiane; theksohet fakti se ritmi i procesit të anëtarësimit do të varet nga progresi për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë;

5-Përgëzohet përafrimi i vazhdueshëm i Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, veçanërisht në dënimin e saj të fortë ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe në zbatimin e masave kufizuese të BE-së kundër Rusisë dhe Bjellorusisë;

6-Ritheksohet mbështetja për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe planin e saj për t’u bashkuar me programin e NATO-s Partneriteti për Paqe;

Tutje, në këtë raport përmenden edhe të arriturat dhe ngecjet që kanë të bëjnë me liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, reformat socio-ekonomike, energjinë, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Përpiluese e këtij draft raporti është Viola von Cramon-Taubadel, e cila është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Kujtojmë se më 12 maj të vitit të kaluar, Kosova e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndërsa me 15 dhjetor të po të njëjtit vit, e ka dorëzuar aplikimin edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton Klankosova.tv.

Pas një procesi të stërzgjatur, Kosovës më në fund i është dhënë drita e jeshile për heqjen e regjimit të vizave. Qytetarët e saj presin që të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen nga fillimi i muajit janar të vitit 2024./klankosova/

The post Në draft raportin e PE-së, mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: VMRO dhe e Majta janë kundër anëtarësimit në BE
Autoritetet kanë paralajmëruar një debat publik për ndryshimet kushtetuese që janë parakusht, që Shkupi dhe Brukseli të hapin kapitujt e negociatave pas përfundimit të skriningut këtë vjeshtë.

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, tha se janë duke vazhduar konsultimet në nivel ekspertësh për përmbajtjen e draft tekstit të ndryshimeve kushtetuese, por paralajmëroi edhe debate me shoqërinë civile, biznesin dhe komunitetin akademik. Në këto debate, përveç përmbajtjes, do të diskutohet edhe rëndësia politike dhe ekonomike e ndryshimit të Kushtetutës.

“Rëndësia politike është shumë më e madhe se ndryshimet kushtetuese të një pjese të Preambulës, dhe një amendamenti për Komisionin për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve. Këto amendamente kushtetuese kanë kuptimin e një drite jeshile praktike nga ana jonë, nga Kuvendi ynë për të vazhduar negociatat me Bashkimin Evropian”, u shpreh Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Mariçiq thotë se pas përfundimit të këtyre seancave publike do të futen ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ana tjetër, u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të tregojnë konstruktivitet dhe unitet dhe të marrin vendimet me të cilat do të ballafaqohen pa marrë parasysh përkatësinë partiake.

“Nga ana tjetër, ekziston koncepti i partive politike, këtu para së gjithash kam parasysh partinë E majta dhe pengun e tyre VMRO-DPMNE, të cilat janë kundër anëtarësimit në NATO, të cilin e kanë konfirmuar në deklaratat e tyre publike dhe kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që unë e konsideroj koncept të gabuar”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Mariçiq bën të ditur se skriningu po bëhet sipas dinamikës së paraparë, andaj pret që ndryshimet kushtetuese të votohen deri në nëntor të këtij viti. Ndryshe, sipas vlerësimeve, procesi i ndryshimit të Kushtetutës zgjat rreth katër muaj. /Alsat/

The post Kovaçevski: VMRO dhe e Majta janë kundër anëtarësimit në BE appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE?
Kosova ka synuar që t’iu bashkohet organizatave perëndimore prej kur ka shpallur pavarësinë më 2008.

Mirëpo shpërthimi i luftës së Rusisë në Ukrainë i ka dhënë zgjerimit të BE-së një shtytje të re.

Pasi Ukraina dhe Moldavia kanë marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllokun evropian këtë verë, dhe pas vendimit të njëjtë që është marrë për Bosnje-Hercegovinën ditë më parë, Kosova pati mbetur vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa aplikim zyrtar për anëtarësim.

Pse është i rëndësishëm ky aplikim?

Aplikimi i Kosovës përbën herën e parë që një shtet merr një nismë të tillë, pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Në fakt ky është një rast ligjor sui generis, me të cilin do të merret Brukseli.

Dhe nuk janë vetëm pesë shtetet mosnjohëse – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – që kanë mospajtimet e tyre. Vetë Bashkimi Evropian, si tërësi, nuk e njeh Kosovën si shtet sovran për shkak të pesëshes.

Blloku evropian i referohet këtij shteti vetëm si “Kosova”, me një fusnotë, që jep hollësi për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetëson BE-ja.

Në të thuhet: Ky simbol nuk paragjykon statusin dhe është në linjë me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, si dhe me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpallje të pavarësisë.

Ky fakt është i rëndësishëm sepse, sipas traktatit të BE-së, “secili shtet evropian” mund të aplikojë për anëtarësim në bllok. Këtu nuk ka vend për interpretim.

Çfarë do të ndodhë tani?

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dorëzojë aplikacionin në Pragë, zyrtarët çekë, për shkak se aktualisht udhëheqin Presidencën e BE-së, do të informojnë 26 vendet tjera anëtare për këtë vendim të Kosovës.

Diçka e tillë pritet të ndodhë javën e ardhshme në një takim që mbahet në nivel të ambasadorëve.

Mirëpo më pas do të jetë Suedia – e cila merr Presidencën e BE-së më 1 janar – që do të merret me këtë çështje.

Kjo nënkupton nisje të konsultimeve me kryeqytetet tjera të BE-së, sidomos ato mosnjohëse.

Ka indikacione që Këshilli do të marrë vendime se si të procedojë kur suedezët të kenë Presidencën e BE-së – për dy arsye.

Së pari, sepse Spanja – ndoshta vendi më kundër pavarësisë së Kosovës – do të jetë në krye të BE-së pas Suedisë, dhe me shumë mundësi ajo nuk do të ketë dëshirë të merret me këtë punë.

Së dyti, më 2024 ka shumë mundësi që kjo çështje të fshihet nëpër sirtarë, për shkak të zgjedhjeve që mbahen atë vit në Parlamentin Evropian dhe më pas zgjidhet edhe përbërja e re e Komisionit dhe Këshillit Evropian.

Çfarë mund të bëjë tani Këshilli?

Ekzistojnë dy mundësi. Njëra është që Këshilli të kërkojë nga departamenti i tij ligjor për një mendim lidhur me këtë aplikim.

Duhet pasur parasysh se diçka e tillë merr kohë, prandaj ka shumë mundësi që aplikacioni t’i dërgohet Komisionit Evropian për të përgatitur ai një opinion ligjor në këtë temë.

Ky është hapi i parë dhe që zakonisht nuk diskutohet. Mirëpo ky rast është ndryshe.

Për të dërguar një aplikacion te Komisioni Evropian, fillimisht duhet arritur pajtueshmëri 27 vendet anëtare, por edhe këtu ekziston një mundësi për t’ia dalë. Fillimisht duhet bërë dallimin mes “unanimitetit” dhe “konsensusit”.

Në shikim të parë këto dy fjalë tingëllojnë si sinonime, mirëpo në sistemin e BE-së nuk janë të tilla. E para nënkupton që të gjithë duhet të thonë po. E dyta nënkupton që nuk ka zëra kundërshtues. Kjo ofron mundësi që shtetet, sikurse Spanja, “të shikojnë në anën tjetër të ekranit” dhe të jenë pjesë e grupit, pa u pajtuar se Kosova është shtet sovran.

Çfarë ndodh më pas?

Nëse Komisioni Evropian angazhohet për të dalë me një opinion, atëherë ky trup duhet të veprojë ashtu.

Mirëpo përpilimi i raportit mund të marrë vite, pasi rasti është unik dhe i komplikuar.

Përgjatë kësaj hapësire kohore, ka mundësi që realiteti politik të ndryshojë në Evropë, përfshirë edhe qasjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Çështja kyçe lidhet me dialogun e Kosovës me Serbinë.

Bisedimet janë duke u zhvilluar që një dekadë, me qëllim të normalizimit të “marrëdhënieve” në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Nuk është bërë shumë përparim në këtë drejtim viteve të fundit, ndonëse tani ekziston një propozim në tavolinë, që ndonëse nuk përmend njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, të paktën bën thirrje për njohje reciproke të simboleve kombëtare, siç janë pasaportat dhe ofrimi i mbështetjes ndaj njëra-tjetrës në rrugën drejt integrimeve evropiane.

Ky propozim nuk shihet si marrëveshje finale në mes dy vendeve, por si rrugë drejt saj – dhe në të njëjtën kohë ofron vizionin më të mirë për të dyja shtetet që një ditë të bëhen anëtare të BE-së.

Çfarë opinioni mund të ketë Komisioni Evropian?

Këtu secili mund të japë vlerësimin e vet, mirëpo tri elemente janë në të mirë të Kosovës.

Ky vend veçse është konsideruar “kandidat potencial” nga BE-ja; blloku evropian e ka konfirmuar dhe rikonfirmuar disa herë qëndrimin që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe për më shumë, Kosova e ka të nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me BE-në prej vitit 2015.

Kjo marrëveshje në mes të Brukselit dhe Prishtinës mund të shërbejë si dëshmi për marrëveshjet e së ardhmes mes dy palëve. Mirëpo duhet pasur parasysh edhe disa gjëra.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim është “kompetencë e komunitetit”, që nënkupton se Komisioni nuk ka pasur nevojë për miratimin e të gjitha shteteve për ta miratuar atë, dhe meqë është kompetent tregtar, në opinionin ligjor është thënë se nëse BE-ja mund të nënshkruajë marrëveshje tregtare me entitetet sikurse Hong Kongu dhe Makau, atëherë mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe me Kosovën.

Prandaj, anëtarësimi në BE-së dhe harmonizimi i ligjeve e rregulloreve të një shteti me ato të bllokut është krejt diçka tjetër. Prapëseprapë, ka shumë mundësi që Brukseli do të arrijë deri te një përfundim, dhe që shtetet ngurruese do ta pranojnë që, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit përbën “diversitet në njohje dhe unitet në angazhim”, ashtu që ky proces të përdoret si rrugë për të nisur procesin e anëtarësimit./Rel

The post Çfarë ndodh pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE? appeared first on Albeu.com.

Kosova nënshkruan sot aplikimin për anëtarësim në BE
Sot në ora 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në këtë ceremoni do të jenë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

“Pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani, Konjufca dhe Kurti do të kenë deklaratë për media”, njoftoi Zyra për Media e Presidencës së Kosovës.

Konfirmimin se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE, e bëri të ditur dje edhe kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

“Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë në status kandidat duke kaluar në një fazë të re të raporteve me BE-në. Kjo është në përputhje me aspiratat e qytetarëve që besojnë se e ardhmja jonë është BE-ja”, tha Kurti.

Kosova kërkesën do ta dorëzojë në Këshillin e BE-së, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aplikimin.

The post Kosova nënshkruan sot aplikimin për anëtarësim në BE appeared first on Albeu.com.

Integrimi në BE, reagon Ambasada Gjermane: Mbështesim Shqipërinë edhe në hapat e ardhshëm
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar për nisjen e procesit të integrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada gjermane thekson se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi.

“Bisedimet për anëtarësim në BE ?? kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor”, thuhet në mesazhin e ambasadës gjermane./albeu.com

The post Integrimi në BE, reagon Ambasada Gjermane: Mbështesim Shqipërinë edhe në hapat e ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Ukraina nënshkruan deklaratën që synon anëtarësimin në BE
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, kryeministri Denys Shmyhal dhe kryetari i parlamentit Ruslan Stefanchuk kanë nënshkruar një deklaratë mbi synimin e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Zelensky thotë në Telegram se deklarata e tyre e përbashkët ishte një “sinjal i unitetit të të gjitha degëve të pushtetit” dhe dëshmi se Ukraina ishte e vendosur për të arritur qëllimin e saj strategjik për arritjen e anëtarësimit të plotë në BE.

Presidenti shtoi se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë vite apo dekada.

“Ne duhet ta mbulojmë këtë rrugë shpejt. Bëjmë pjesën tonë të punës pa të meta,” shtoi ai.

Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se anëtarësimi në BE ishte “në dorë” për Ukrainën, por i kërkoi vendit të ecë përpara me reformat kundër korrupsionit.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE vetëm pesë ditë pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt dhe blloku 27 anëtarësh pranoi kandidaturën e saj më 23 qershor, në një sinjal të fortë mbështetjeje.

Por procesi i anëtarësimit mund të zgjasë shumë vite./albeu.com

The post Ukraina nënshkruan deklaratën që synon anëtarësimin në BE appeared first on Albeu.com.

Ukraina pret mendimin e KE-së për statusin e kandidatit
Komisioni Evropian pritet që më 17 qershor të japë mendimin për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky takim i Komisionit vjen një ditë pasi katër liderë evropianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.

Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.

Agjencia gjermane e lajmeve, Dpa, duke cituar burime brenda Komisionit, tha se trupi ekzekutiv i BE-së duket se është në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat edhe për Ukrainën dhe Moldavinë.

Takimi do të kryesohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Mendimi i Komisionit do të shërbejë si bazë për diskutim në samitin e BE-së që do të mbahet javën e ardhshme – më 23 dhe 24 qershor – ku liderët pritet të miratojnë statusin e kandidatit për Ukrainën, por duke vendosur kushte të rrepta, që do të mund të zgjasë me vite apo dekada anëtarësimin e shtetit në BE.

Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania janë në favor që Ukraina të marrë “menjëherë” statusin e vendit kandidat, tha më 16 qershor në Kiev, presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Macron i bëri këto komente gjatë një konference të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin italian, Mario Draghi, dhe presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis.

Vizita e liderëve evropian në Kiev kishte një simbolikë të fuqishme se BE-ja mbështet Zelenskyn, i cili i ka bërë thirrje bllokut evropian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes procedurave të shkurtuara, duke argumentuar se një gjë e tillë do të ishte “përgjigje e fuqishme” ndaj pushtimit të paprovokuar rus.

Zelensky ka dorëzuar aplikacionin e Ukrainës për anëtarësim në BE pak kohë pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ndërkaq Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë një gjë të tillë pak kohë pas Kievit.

Edhe nëse marrin statusin e shtetit kandidat, si Ukraina ashtu edhe Moldavia do të përballen me sfidën e procesit e anëtarësimit, që mund të marrë vite. Në rastin e Ukrainës, fokusi do të jetë në promovimin e një qeverisjeje të mirë, sundimit të ligjit dhe masave për të luftuar korrupsionin.

Ndërkaq, Gjeorgjia do të jetë në gjendje që të marrë statusin e kandidatit vetëm pasi të ketë përmbushur disa kushte, thanë burimet e cituara nga Dpa-ja.

Macron më 16 qershor po ashtu premtoi se Franca do të rrisë dërgesat me armatime për Ukrainën, në mënyrë që Kievi të mund të përballet me pushtimin rus.

Dërgesa e re do të përfshijë dhe gjashtë armë të fuqishme të artilerisë, tha Macron, duke shtuar se liderët “po bëjnë gjithçka që Ukraina e vetme të mund të vendosë për fatin e saj”.

Scholz tha më 16 qershor se Gjermania mbështet dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë.

“Kolegët e mi dhe unë kemi ardhur në Kiev sot për të dhënë një mesazh të qartë: Ukraina i përket familjes evropiane”, tha Scholz.

Kjo ishte vizita e parë e Scholzit në Kiev që prej fillimit të luftës. Ai ka qenë nën presion që të vizitojë kryeqytetin ukrainas dhe të shprehë solidaritetin e tij me Ukrainën.

Ndërkaq, kryeministri italian Draghi, shprehu shqetësimet lidhur me me drithërat e Ukrainës, të cilat nuk po mund të eksportohen për shkak të bllokadave të Rusisë në portet e Detin të Zi. Ai tha se bllokada mund të sjellë “katastrofë në mbarë botën”.

“Ne duam që mizoritë të ndalen dhe ne duam paqe”, tha Draghi. “Por, Ukraina duhet ta mbrojë veten dhe do të jetë vetë Ukraina që do të zgjedhë paqen që do”.

Si Macron ashtu edhe Scholz po ashtu thanë se Ukraina duhet të përcaktojë kushtet e çdo marrëveshjeje të mundshme të paqes me Rusinë./rel

The post Ukraina pret mendimin e KE-së për statusin e kandidatit appeared first on Albeu.com.

Zelensky kërkon anëtarësimin në BE: Zona gri ku është lënë Ukraina po inkurajon agresionin rus
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po i kërkon me forcë Bashkimit Evropian që ta vendosë vendin e tij në rrugën e anëtarësimit.

Në një fjalim online në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë, Zelensky tha se BE duhet të veprojë shpejt për t’i ofruar Ukrainës statusin e një kandidati për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh.

Ai shtoi se “zona gri” në të cilën është lënë Ukraina ka inkurajuar agresionin rus.

Zelensky i kërkoi gjithashtu BE-së të tregojë “se fjalët e saj për popullin ukrainas që është pjesë e familjes evropiane nuk janë një tingull i zbrazët”.

Ai shprehu keqardhjen se “ka ende disa skeptikë politikë që dyshojnë nëse ne duhet të lejohemi të shkojmë për t’u bashkuar me BE”./albeu.com

The post Zelensky kërkon anëtarësimin në BE: Zona gri ku është lënë Ukraina po inkurajon agresionin rus appeared first on Albeu.com.