Aleksandar Vuçiç Archives - Albeu.com

Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës
“Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë një vizite në Beograd.

“Ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë mënyra e vetme për të normalizuar raportet mes dy palëve. Kjo do të ndihmonte ndjeshëm stabilitetin në rajon. Ne po i shikojmë dhe ndjekim me ankth ngjarjet e mujave të fundit”, tha Mitsotakis pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Greqia është në mesin e pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, së bashku me Spanjën, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Udhëheqësi grek tha se shteti i tij mbështet Serbinë në rrugën e saj evropiane.

“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qëllimi ynë strategjik. Është e rëndësishme për Beogradin që të përfitojë nga këto rrethana pozitive në procedurën evropiane. Duke përshpejtuar reformat në shtetin tuaj, ju do t’i afroheni BE-së”, shtoi ai.

Kryeministri grek po ashtu theksoi se ka parë përparim në raportet mes Athinës dhe Beogradit. Sipas Mitsotakis, bashkëpunimi mes Greqisë dhe Serbisë është zgjeruar në sektorin e energjisë dhe Athina mbështet projektet infrastrukturore dhe investimet e BE-së në Serbi dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ne duhet t’i përdorim fondet evropiane që janë të dedikuara për Ballkanin Perëndimor”, theksoi ai.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “Serbia dhe Greqia gjithmonë kanë mbështetur integritetin territorial të njëra-tjetrës”.

“Besoj se edhe në të ardhmen do të jetë njëjtë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia “është e vendosur” që të vazhdojë rrugën evropiane dhe falënderojë Greqinë për mbështetjen në këtë drejtim.

Vuçiq tha se me Mitsotakis ka biseduar për energjinë, përkatësisht për naftësjellësit, gazsjellësit, blerjen e gazit, burimet e energjisë së ripërtërishme, por edhe se si kompanitë greke mund të ndihmojnë që Serbia të ndërtojë këto kapacitete.

Ata po ashtu kanë biseduar për infrastrukturën dhe transportin, për modernizmin e rrugës dhe hekurudhës nga Beogradi në Selanik dhe lidhjen e Serbisë me portet greke.

The post Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës appeared first on Albeu.com.

Dinari serb e çoi Kurtin e Vuçiqin në OKB, çfarë tha Albin Kurti në mbledhjen e jashtëzakonshme
Mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e thirrur nga Serbia. Aty u diskutua për situatën në Kosovë.

Ishte kryeministri i Kosovës Albin Kurti ai që e përfaqësoi Kosovën dhe u përball me presidentin serb Aleksandar Vuciq në këtë mbledhje.

I pari që mori fjalën ishte Vuciq.

Me pas Kurti demantoi presidentin serb, i cili paraprakisht deklaroi se në Kosovë “krijuar kushte të padurueshme për serbët”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pohoi se në shtetin tonë zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave.

“Është një ironi e thellë për këto pretendime të rrejshme të persekutimeve, nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit”, i tha Kurti Vuçiqit me të marrë fjalën.

“Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës për shkak të krimeve, Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe në Kosovë, studiuesit e ndryshëm kanë pohuar se përdhunimet janë kryer si mjet lufte… Nga kjo vuajtje Kosova doli si simbol për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”, tha Kurti në Këshillin e Sigurimit, transmeton Express.

“Jemi angazhuar për të krijuar institucione efikase, ekonomia është rritur në tri vitet e fundit”, tha ai tutje.

“Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s me partnerët. Ky përparim është theksuar nga një numër organizatash…Rritja jonë ndahet me pakicat, e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave. 20 ulëse në parlament për pakicat, 10 janë për serbët, për respektimin e gjithë popullatës në Kosovë. Serbët kanë 10 nga 38 komuna”, tha tutje Kurti.

“Mbetemi të sigurt që gjuha serbe është gjuhë zyrtare çdo kund”.

Ai përmendi edhe faktin për ndarjen e shumë granteve për komunat me shumicë serbe.

Kurti ka thënë se Serbia bën spastrim etnike ndaj shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës.

Ai përmendi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë.

“Të fokusohemi tek trajtimi nga Serbia i shqiptarëve etnikë atje sot. Fushata e spastrimit etnik që bëhet në mënyrë administrative, qeveria serbe sistematikisht i ka hequr mbi 4.200 shqiptarë etnikë nga regjistri civil në Medvegj dhe mbi 2000 në Bujanoc”.

“Kjo lloj fushate është me qëllim të depopullimit të shqiptarëve. Nuk janë shënjestra e vetme e regjimit autoritar serb”, ka thënë Kurti.

Kurti, tha se rregullorja e BQK-së nuk ia ndalon Qeverisë serbe që të ofrojë mbështetje financiare për serbët në Kosovë.

“Çdo sugjerim tjetër, nuk është asgjë tjetër pos propagandë e rreme që ka për synim të nxisë tensione etnike”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, rregullorja synon që të ofrojë transparencë dhe ligjshmëri sa i përket importit të parave në Kosovë, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe politikës monetare të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Albin Kurti në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tregoi se qëllimi i vërtetë i Serbisë, që ngriti alarmin për vendimin e BQK-së, që përjashton dinarin serb nga përdorimi, është se po ndalet financimi i kriminelëve në veri të vendit nga Beogradi.

Kurti tha se shqetësim i Serbisë nuk janë serbët e Kosovës. Ai tha se qytetarët serbë kërcënohen nga këto grupe të armatosura dhe tregoi se ata që nuk i bindën kanë vetura të djegura dhe i kërcënojnë familjarët.

“Kjo duhet të ndalohet. Beogradi nuk mund të lejohet pa fund të financojë terroristët e kriminelët e vet në Kosovë me rrjedha të tilla të padeklaruara dhe të paligjshme në Kosovë. Dhe ky është burimi i vërtetë i histerisë së Serbisë për rregulloren e BQK-së. Beogradi ka thirrur alarmin jo për këmbimin e dinarit me euron, por sepse po ndalojmë thasë me para në kufij. Dhe ata ankohen jo për shkak të brengës për qytetarët serbë, por sepse ato tubacione të parave në veri të Kosovës po ndalen. Ky takim dhe propaganda dhe pastaj urrejtja. Përveç një fushate nga një regjim autoritar. Ne kemi një mbështetje të gjerë nga partnerët ndërkombëtarë, aleatët në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. BQK dhe rregulloret e saj janë po aq esenciale për atë luftë”.

Kurti tha se nuk është befasi që Serbia reagon kur vendoset ligjshmëria e demokracia, derisa përmendi edhe funksionin e presidentit serb Vuçiq në pushtetin e kriminelit të luftës Millosheviq.

“Nuk jemi të befasuar që Serbia do të krijonte probleme nga procedurat demokratike që prej përfundimit të luftës, qeveria serbe e udhëhequr nga shumë njerëz që kanë mbajtur pozita të larta edhe në pushtetin e Millosheviqit, duke përfshirë zotërin Vuçiq këtu si ministër i propagandës së Millosheviqit ka shfrytëzuar çdo lloj fuqie e imagjinate për të gjetur mënyra të reja për të terrorizuar qytetarët. Serbia jo vetëm që promovon mohimin e gjenocidin, por edhe vazhdon ta kryejë atë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dinari serb nuk është ndaluar, poqë valuta e Kosovës është euro.

Ai në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dhënë shumë subvencione për serbët lokalë të Kosovës.

Kurti ka thënë se askush kurrë nuk i ka refuzuar eurot, duke shtuar se valuta e vetme në Kosovë është euro.

“Nuk i kemi asnjë rast ku një qytetar serb i ka refuzuar paratë sepse janë euro”, ka thënë Kurti.

“Dinari nuk është ndaluar në Kosovë. Qytetarët e Kosovës mund të kenë dinarë, por euroja është valuta e vetme, sa i përket pagesës. Shekullin e kaluar ne kemi pasur dinarin si mjet pagese, kur ne ishim nën pushtim”, tha Kurti.

Seanca e OKB-së u përmbyll me adresimin e dytë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Serbia duhet të ndalojë së “fantazuari” se Kosova po kërkon hakmarrje për vrasjet dhe krimet e tjera të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës.

“Ne nuk do të hakmerremi. Dua drejtësi dhe drejtësi është drejtësi duke mos qenë hakmarrje. Në mënyrë që të kemi paqe, raporte normale, ata duhet të ndalen së fantazuari se ne po kërkojmë hakmarrje. Unë si kryeministër iu garantoj se nuk po kërkojmë hakmarrje”, tha ai, ka transmetuar REL.

Pas këtij fjalimi, Vuçiq u dëgjua duke kërkuar fjalën dhe duke thënë se “do të ketë drejtësi për njerëzit tanë”. Por kryesuesja e mbledhjes, nuk ia dha fjalën liderit serb e shpalli të mbyllur seancën.

The post Dinari serb e çoi Kurtin e Vuçiqin në OKB, çfarë tha Albin Kurti në mbledhjen e jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.

Ankohet Vuçiç: Amerika po e fuqizon ushtrinë e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se prapa fuqizimit të ushtrisë së Kosovës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke komentuar vendimin e amerikanëve për t’i shitur Kosovës raketat “Javelin”, presidenti serb ka thënë se ata “po e bëjnë Kosovën tejet të fuqishme”.

Ai e ka vlerësuar në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, vendimin e SHBA-së për t’i shitur Kosovës 246 raketa antitank si dhe pajisjet përcjellëse. Sipas Vuçiçit, kjo rezolutë nuk parasheh që Kosova të ketë ushtri.

“Sipas Rezolutës 1244, nuk guxon të ketë asnjë grup të armatosur të shqiptarëve të Kosovës, kurse ata krijuan një ushtri për ta dhe vazhdojnë ta krijojnë atë. A jemi mjaft të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia – nuk jemi. Por, ne mundemi t’i tregojmë gjithë botës se me këtë ata në mënyrë brutale po i shkelin normat juridike ndërkombëtare”, tha Vuçiç në një konferencë për media në ambientet e Agjencisë së Sigurisë Ushtarake (VBA).

Ditë më parë, presidenti i Serbisë e ka cilësuar si “zhgënjim të madh” njoftimin e SHBA-së se miratoi kërkesën e Kosovës për blerjen e sistemit amerikan Javelin, pasi një gjë e tillë iu bë e ditur nga ambasadori amerikan Christopher Hill.

E sot si kundërpërgjigje ndaj vendimit amerikan, Vuçiç ka thënë se Serbia këtë vit do të shpenzojë afër 740 milionë euro për pajisjet ushtarake.

“Serbia aktualisht ka 186 milionë euro mjete të lira, të cilat do t’i shpenzojë menjëherë për blerjen e mjeteve dhe armëve nga fabrikat vendase”, tha Vuçiç.

Siç tha ai, gjatë këtij viti do të jenë gati edhe dy pako me 150 milionë e 400 milionë euro për pajisje shtesë dhe armatim të Forcave të Armatosura të Serbisë.

The post Ankohet Vuçiç: Amerika po e fuqizon ushtrinë e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Vuçiç i mërzitur nga deklarata e Cameronit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha të mërkurën se është i zhgënjyer nga deklarata e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron, i cili e quajti Serbinë një “prokurë të Rusisë”.

Gjatë vizitës në Shtëpinë Ruse në Beograd, Vuçiq tha se Serbia është një vend i pavarur dhe se nuk është prokurë as i Rusisë, as i Amerikës, as i Britanisë, as i Gjermanisë apo dikujt tjetër.

Ai tha se “shumëkujt i pengon që Serbia e ka politikën e saj”, por sipas tij shteti serb “do të vazhdojë të udhëheq një politikë të pavarur si në çështjen e Federatës Ruse ashtu edhe në çështjen e të tjerëve”.

David Cameron, gjatë paraqitjes së tij në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik më 9 janar, deklaroi se vendet perëndimore duhet të shprehin pakënaqësi më të madhe për sjelljen e Qeverisë së Serbisë pas aktit të agresionit ndaj Kosovës në shtator në Banjskë.

Ai po ashtu tha se tani është koha për të ndryshuar qëndrimi i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, pasi Rusia synon të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

The post Vuçiç i mërzitur nga deklarata e Cameronit appeared first on Albeu.com.

Pamje të rënda në autoambulancë të politikanit serb që u rrah nga BIA për shkak të postimit për Prekazin
Politikani serb Nikolla Sanduloviq është arrestuar dhe rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari. Avokati i politikanit Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq, ka treguar ngjarjen në detaje për dhunën dhe linçimin në mediat e kapura nga Vuçiq që i është bërë klientit të tij. Edhe avokati pohon se pas potimeve të bëra ka nisur të marrë kërcënime.

Si rrjedhojë, ai deklaron se Serbisë i duhet një opozitë e re dhe dhuna që u zhvillua ndaj politikanit është vazhdimësi e skenarit të Millosheviq.

“Në Serbi sapo kanë filluar vitet e nëntëdhjeta dhe ministri i atëhershëm i propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit është presidenti aktual i Serbisë. Dhe i njëjti libër lojërash është përsëri në tavolinën e tij”, shkruan avokati Çedomir Stojkoviq, transmeton Gazeta Express.

? BREAKING:
I have just heard from Nikola Sandulović's wife, who told me that in the period from 4:00 p.m. to 8:00 p.m. he was taken against his will by the security services, whose members beat him during that period and used brutal violence, as a result of which he was taken… https://t.co/0bzsKiNqJ8 pic.twitter.com/YF14zDfxlM

— Advokat Čedomir Stojković ☘️????? (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 4, 2024

Postimi i tij i plotë:

Sapo u dëgjova me gruan e Nikolla Sanduloviqit, e cila tha se në periudhën prej orës 16:00 deri në orën 20:00, ai u dërgua kundër dëshirës së tij nga shërbimet e sigurimit, pjesëtarët e të cilëve e rrahën gjatë asaj periudhe dhe ushtruan dhunë brutale, si pasojë nga dhoma e tyre u dërgua në spitalin ushtarak VMA, ku u mbajt deri në pasditen e sotme pa dhënë ndonjë njoftim për familjen ose avokatët e tij. Një ambulancë e solli në shtëpi pak kohë më parë.

Ky brutalitet i shërbimeve të sigurimit ndjek librin e lojërave dhe skenarin e Millosheviqit:

– Fillimisht media e regjimit filloi një fushatë urrejtjeje (që ndodhi dje pak para se të arrestohej)

– atëherë shërbimet e regjimit kryejnë dhunë dhe tortura ndaj një personi për të cilin publiku nuk do të ndiejë keqardhje sepse ai portretizohet në media si terrorist (që është pikërisht ajo që ndodhi dje)

– atëherë ai person zgjohet i rrahur ose i vrarë.

Ky libër u përdor gjerësisht gjatë viteve nëntëdhjetë, veçanërisht në kohën kur Aleksandar Vuçiq ishte ministër i Propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit në vitet 1998-2000, me ç’rast ai shënoi dhe damkosi të gjithë anëtarët e opozitës së atëhershme dhe rezistencës politike ndaj Millosheviqit., (të cilës i përkisja) në publik si terroristë. Pastaj na kapnin dhe na rrihnin pjesëtarët e shërbimit të Millosheviqit, dhe disa u vranë pa reagim nga publiku, para të cilit Millosheviqi na etiketoi si terroristë.

Në Serbi sapo kanë filluar vitet e nëntëdhjeta dhe ministri i atëhershëm i propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit është presidenti aktual i Serbisë. Dhe i njëjti libër lojërash është përsëri në tavolinën e tij.

Dhe arsyet janë saktësisht të njëjta si në kohën e Millosheviqit:

– Kosovë!

Kjo i ndodhi dje dhe sot Nikolla Sanduloviqit për të njëjtën arsye: pasi dy ditë më parë në këtë rrjet social shprehu ngushëllimet e tij për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes shqiptare Jashari në Kosovë në vitin 1998.

Sa herë që mendoni që presidenti Aleksandar Vuçiq do të sjellë paqe në Ballkan, mbani mend këto fjalë:

– Pikërisht ky naivitet i Perëndimit do të çojë në një luftë të re në Ballkan. Sepse urrejtja që lëshon ky regjim ndaj fqinjëve vetëm në këtë mund të çojë.

Një nga provat e vogla të kësaj janë kërcënimet që fillova të marr (përsëri) pas postimeve të mia të fundit.

Nga heshtja pas këtyre ngjarjeve, mund të konstatoni se kush mendon njësoj si qeveria në Serbi.

Serbisë i duhet një opozitë e re për të pasur një qeveri të re.

Në postim ka etiketuar ambasadën amerikane në Serbi, politikanen Alicia Kearns dhe Zyrën e Jashtme.

The post Pamje të rënda në autoambulancë të politikanit serb që u rrah nga BIA për shkak të postimit për Prekazin appeared first on Albeu.com.

Vuçiç i kthehet Kurtit: Kufijtë nuk na i cakton ti
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka komentuar sot intervistën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti të dhënë për gazetën vjenezë “Die Presse” e ku ka thënë se kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë është bërë kufiri në mes të NATO-s dhe Rusisë.

Vuçiç ka thënë se “nuk e di që Kosova i është bashkuar NATO-s”.

“Serbia ka kufijtë e saj, as të Rusisë as të NATO-s, por të saj, që janë vendosur nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Kështu që thuaj çfarë të duash dhe si të duash, provo të na vendosësh neve diku ku s’jemi dhe vetën tënd diku ku s’je. Ne kemi vendin tonë, për të cilin jemi krenar, Serbinë. Ti s’na i cakton kufijtë, por ligji ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiq në kundërpërgjigjen e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti, shkruan Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

Sipas presidentit serb, deklarata e Kurtit “është një mesazh tjetër politik dëshpërues përmes të cilit Kurti e prezanton veten si një viktimë, si Zelenski i ri”.

“Nuk jam merak, kam gati një vit që dëgjoj budallallëqe, sa të duash, është e imja të udhëheq Serbinë, si vend i pavarur, sovran, i lirë dhe liridashës dhe jam krenar që po bëjmë atë”, ka thënë Vuçiq./GazetaExpress

The post Vuçiç i kthehet Kurtit: Kufijtë nuk na i cakton ti appeared first on Albeu.com.

DASH: Kosova e Serbia të krijojnë klimë për pajtim, marrëveshjet të zbatohen pa vonesa
Pas rikthimit të qetësisë në veri të Kosovës, Washingtoni kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve të tyre për të krijuar një ambient për dialog mes palëve. Gjithashtu në mënyrë të prerë implementimin e marrëveshjeve të procesit të dialogut duke thënë se duhet të ndodhë plotësisht dhe pa vonesa. SHBA javëve të fundit është duke insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që sipas tyre do të adresonte të drejtat kolektive të këtij komuniteti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur zhbllokikimin e veriut të Kosovës nga barrikadat dhe rikthimin në funksion të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë ekskluzivisht për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit të pyetur për pritjet e Washingtonit për procesin e dialogut tashmë që situata është qetesuar.

“Ne mirëpresim lajmet për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe rihapjen e pikave kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë për Express ky zëdhënës i DASH.

Amerikanët tashmë presin që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve për të nxitur krijimin e një mjedisi të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express kanë treguar edhe pritjen e tyre sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit nga palët, e ku një ndër to është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Amerikanët kërkojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut duhet të implementohen plotësisht dhe pa vonesa.

“Të gjitha detyrimet e Dialogut duhet të zbatohen plotësisht pa vonesë.”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Gazetën Expresss.

Për të çuar palët drejt rinisjes së dialogut, në Prishtinë dhe Beograd gjatë këtij muaji pritet që të zbarkojnë këshilltarët kryesorë të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Edhe një nga njerëzit më të afërt të Sekretarit Amerikan, Derek Chollet ka paralajmëruar se gjatë pjesës së parë të këtij viti do të vizitojë Kosovën./express

The post DASH: Kosova e Serbia të krijojnë klimë për pajtim, marrëveshjet të zbatohen pa vonesa appeared first on Albeu.com.

“Mesazhi i dyfishtë” austriak, kancelari në Beograd, Osmani ftohet nga Presidenti në Vjenë
Sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur për një takim nga presidenti austriak në Vjenë, Alexander Van der Bellen.

Dy homologët kanë diskutuar mbi sfidat aktuale, ndërkohë që presidenti austriak ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për integrim në BE, përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Welcomed ?? President @VjosaOsmaniPRKS today. We had a frank and wide-ranging discussion on current challenges, developments and excellent #Austria–#Kosovo bilateral relations. (1/2) pic.twitter.com/temLOKU9Ej

— A. Van der Bellen (@vanderbellen) November 16, 2022

Ndërkohë që presidenti austriak priti në takim Osmanin në Vjenë, kancelari Karl Nehammer, që ka në dorë frerët e pushtetit në Austri, ka qëndruar sot në Beograd.

Nehammer, bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkët.

Ata janë pajtuar që t’i trajtojnë migrantët ilegalë në mënyrë të koordinuar.

“Përderisa s’ka një zgjidhje efikase në luftën kundër migrimit ilegal, kontrabandës dhe trafikimit të njerëzve në nivel evropian, partnerë të fuqishëm janë të nevojshëm. Në këtë problematikë, bashkëpunimi me Serbinë dhe Hungarinë është jashtëzakonisht i nevojshëm”, ka shkruar Nehammer.

Solange es auf EU-Ebene keine effiziente Lösung im Kampf gegen illegale Migration, Schlepperei & Menschenhandel gibt, braucht es starke Partner. In diesem Bereich ist die Zusammenarbeit mit Serbien & Ungarn enorm wichtig. @avucic @PM_ViktorOrban pic.twitter.com/K0kUSzhZ4s

— Karl Nehammer (@karlnehammer) November 16, 2022

Ndërkaq, Presidentja Osmani që qëndroi në Vjenë, ka thënë se me presidentin Van der Bellen, diskutuan për partneritet strategjik mes dy vendeve.

“Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën. Presidentin Van der Bellen e urova për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit dhe shpreha vendosmërinë tonë të punojmë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Austrisë. Jemi mirënjohës për përkrahjen e palëkundur të Austrisë për rrugën euroatlantike të vendit tonë”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress

The post “Mesazhi i dyfishtë” austriak, kancelari në Beograd, Osmani ftohet nga Presidenti në Vjenë appeared first on Albeu.com.

Dronët në vijën kufitare Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk kemi problem ato të NATO-s, por me ata komercialë
Fillimisht, nëpërmjet mediave të tij, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç publikoi lajmin se dronë të paidentifikuar armiqësor kanë vëzhguar ushtrinë serbe, diku te kazermat e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën. Ai la të kuptohet se këtë po e bën Kosova. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës i reagoi duke thënë se ky është një pretekst që Serbia të shtojë numrin e ushtarëve afër kufirit me Kosovën. Të enjten, Vuçiç doli vetë dhe tha se KFOR patrullon me dronë përgjatë kufirit me Kosovën, ndërkohë që për Serbinë, problem janë dronët komercialë.

“Ne nuk vumë re avion mbi kazermën tonë për herë të parë dje. I kemi vërejtur ditë më parë, por i kemi paralajmëruar”, ka thënë sot presidenti serb.

Ai pohon se, mund të shihet një aksion i përbashkët kundër Serbisë, të cilin ai nuk do ta quante “armiqësor” për shkak të konotacioneve të ndryshme në të cilat do të shfaqen aktorë të ndryshëm politikë në vend dhe rajon.

“Nga njëra anë, ata do të fillojnë me tallje: “Epo, çfarë tani. Nuk e pamë, ka satelit dhe nuk kanë nevojë për dronë”, thotë Vuçiç.

Nga ana tjetër, ata edhe pse nuk thonë se cilën, do të bënin pyetjen “Me kë po luftojmë?”.

“Epo, me asnjë. Por a doni që Ushtria të lejojë dikë të spiunojë në kazermat e saj, t’i lejojë ata të hyjnë në secilin hangar tonë dhe të numërojnë sa plumba, granata, mina dhe bomba kemi”, pyeti Vuçiç.

Më pas ai tregoi se, siç thotë ai, dronët e NATO-s “Skylark” kanë qarkulluar gjatë gjithë ditës së djeshme rreth Bërnjakut dhe Jarinjes, por kanë qenë 200 deri në 500 metra larg vijës administrative dhe kanë respektuar të gjitha procedurat.

The post Dronët në vijën kufitare Kosovë-Serbi, Vuçiç: Nuk kemi problem ato të NATO-s, por me ata komercialë appeared first on Albeu.com.

Vuçiç i bindur: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se nuk ka shanse që Beogradi të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, Serbia do të ketë probleme edhe nëse e pranon ose refuzon që Kosova të anëtarësohet në OKB.

“Nëse ne pranojmë, nuk do të jeni në gjendje që të na largoni ndonjëherë nga OKB-ja. Nëse nuk pranojmë, ne do të izolohemi. Gjithçka ka pasojat e veta”, tha Vuçiç më 19 shtator.

Presidenti i Serbisë tha se gjatë vizitës në Beograd të të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, atij iu ofrua një dokument, por ai refuzoi që ta pranonte.

“Të them se gjithçka e publikuar [në portalin AlbanianPost] është e saktë, nuk mundem. Nuk më kujtohet gjithçka që ishte shkruar në ato katër faqe. E kam ditur se nuk duhej ta pranoja atë dokument”, tha Vuçiç, duke thënë se pala serbe nuk e ka nxjerrë në publik këtë dokument.

Gjatë fundjavës u publikua një dokument që thuhej se ishte “korniza e re” e propozuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ka për qëllim normalizimin e plotë të raporteve.

Palët kanë dallime të mëdha sa i përket përfundimit të këtij procesi. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia ka thënë se dëshiron një zgjidhje kompromisi, pa specifikuar se çfarë do të nënkuptonte një zgjidhje e tillë.

Ndryshe, Vuçiq do të marrë pjesë në mbledhjen e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në Nju Jork më 23 shtator. Ai do të mbajë një fjalim më 21 shtator gjatë një debati të liderëve botërorë./REL/

The post Vuçiç i bindur: Nuk ka shans që të lejojmë Kosovën në OKB appeared first on Albeu.com.