Kryesore

PL nderime në varrezat e Dëshmorëve për 80-vjetorin e Çlirimit, Blushi: Garda tentoi të na pengonte

Përfaqësues të Partisë së Lirisë ishin sot në 80- vjetorin e çlirimit të vendit në Varrezat e Dëshmorëve, ku kryen edhe nderimet në këtë ditë të shënuar.

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat uroi shqiptarët për Ditën e Çlirimit, ndërsa bëri me dije se në nisje të ceremonisë kishte edhe një përpjekje nga Garda për ta ndaluar.

“Në nisje të ceremonisë patëm një përplasje me anëtarët e Gardës, që kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e PL për të nderuar datën e shënuar, përpjekje kjo që tregon një tentativë të Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike e ndoshta për të dhënë me koncesion edhe Varrezat e Dëshmorëve.

Megjithatë ne e kryem këtë ceremoni sepse askush nuk mund të na ndalojë të nderojmë gjakun e dëshmorëve”, u shpreh ai.

të fundit

Këmbimi valutor 28 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81.4 lekë dhe shitet për 82.4 lekë. Euro, blihet me 89.3 lekë…

2 minutes ago

114 vite nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Sot, 114 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i…

8 minutes ago

28 Nëntori, dita që përkujton Pavarësinë dhe bashkon shqiptarët kudo në botë

Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të…

10 minutes ago

Sot protesta masive kundër qeverisë dhe Edi Ramës në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen për dorëheqjen e kryeministrit

Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në…

18 minutes ago

Parashikimi i motit 28 Nëntor 2026/ Alarm për përmbytje! Priten reshje intensive shiu dhe dëborë

Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…

25 minutes ago

Hodai: Sistemi i arsimit të lartë është alarmant, jepen diploma pa ndjekur asnjë ditë mësimi

Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…

25 minutes ago