Dy eksponentë të njohur të botës së krimit raportohet se janë arrestuar pasditen e kësaj të hëne në Elbasan, në një prej restoranteve përgjatë aksit rrugor Elbasan-Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.
Operacioni ka qenë i befasishëm dhe është mbajtur në sekret të plotë nga strukturat e Policisë së Elbasanit, të cilat kanë kërkuar dhe ndihëm e agjentëve të Forcës Operacionale, një njësi elitë e specializuar për operacione të shpejta dhe me rrezikshmëri të lartë.
Ata kanë rrethuar fillimisht të gjithë zonën ku ndodhet restoranti, përpara se të ndërhynin në ambientet e brendshme, ku janë lokalizuar dhe ndaluar dy personat e skeduar nga autoritetet, por që deri tani identiteti i tyre nuk dihet.
Informacionet e marra në rrugë operative çuan në ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit, të cilat kanë neutralizuar disa persona të dyshuar.
Operacioni është cilësuar si një nga më të rëndësishmit e zhvilluar kohët e fundit në Elbasan, një qytet që prej vitesh përballet me prani të lartë të grupeve kriminale. Në orët në vazhdim pritet një njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Ky aksion vjen në kuadër të përpjekjeve të intensifikuara të strukturave të rendit për të goditur krimin e organizuar dhe për të garantuar sigurinë publike në një nga zonat më problematike të vendit.
Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga…
Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…
Mickoski dhe Sllaveski planifikojnë ta shesin "Alta Bankën" dy herë më lirë, vetëm për të fshehur llogaritë dhe transaksionet, akuzojnë…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun…
Enti Shtetëror i Auditimit ka identifikuar dobësi serioze në zbatimin e masave të sigurisë dhe kontrolleve në sistemin IT të…
Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Ilir Shehu alias Ilir…