Kryesore

Berisha: Veliaj i vodhi zgjedhjet, por ju e keni shndërruar atë në një pseudokryetar e një njeri të diskredituar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se i vodhi zgjedhjet lokale të 2023-shit.

Gjatë takimit me demokratët e Degës Nr. 9 në Tiranë, Berisha theksoi se me protestat e tyre, ata e shndërruan Veliajn në një dordolec, në një pseudokryetar, në një njeri të diskredituar.

Të lidhura

None found

Berisha: Mirëmbrëma, dhe një përshëndetje të përzemërt për secilin prej jush, anëtare dhe anëtarë të PD të degës 9. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD të Tiranës, simpatizantët, mbështetëset dhe mbështetësit tanë. Mirëmbrëma dhe përshëndetje, të nderuar drejtues të degës 9 të PD të Tiranës, znj. Eda, deputetë, Dhurata, Belind, Akil, Floriana, Elda, Ilir, Klevis. Një përshëndetje për të gjithë ju, por dhe një kënaqësi e veçantë, sepse unë rrethohem në këtë takim nga njerëzit e së pamundurës. Njeërzit që bëjnë të pamundurën të mundur.

Takohemi së bashku si anëtarë të një force politike, e cila po të kishte një emër të dytë do të quhej: partia e të pamundurave të mëdha që i bën të mundura. Dhe unë ju them ju se, kjo parti në tërësi e tillë ka qenë, por në të pamundurat e tri viteve të fundit ajo dëshmoi mrekulli të vërteta. Mos harroni se, 1992 ne shembëm me votë diktaturën më të egër. Mos harroni se, pas rebelimit të 1997, ata që erdhën në pushtet me armë, i përzumë me votën e lirë të qytetarëve. Mos harroni se, që ato në pamje të panumërta. Të shumtë, të panumërt ishin ata që, kur dëgjuan për Rrugën e Kombit shpreheshin se kurrë nuk mund të ndërtohet.

Të tjerë, jo pak ishin ata që mendonin se është një iluzion i vërtetë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, se vizat nuk do të liberalizoheshin, se rrogat nuk do të dyfishoheshin gjatë qeverisjes sonë. Por të gjitha këto, ju jeni dëshmitarë u bënë realitet. Pas tyre PD erdhi përsëri para një alternative më të rëndën, më të vështirë në jetën e saj. ‘To be, or not to be’, të jetë, apo të mos jetë, në kuptimin: të jetë parti e misionit të saj, e rivendosjes së demorkacisë në Shqipëri apo të mbetet një parti vasale, fasadë e pluralizmit politik. Këto 3 vite, në një betejë të pashoqe, të pashembullt, kjo parti tregoi një vitalitet të jashtëzakonshëm. Dhe u them unë ju se, ky vitalitet buroi para së gjithash nga shpirti juaj i pamposhtur. Buroi nga kauza e drejtë që ju nuk e lëshuat kurrë.

Ndaluni për një moment, po marr vetëm një aspekt. Kur ju e nisët betejën kundër Erion Veliajt, me ato protestat të përjavshme, ku ishte dhe ku është sot Erion Veliaj, që futet si mi në selinë e partisë së tij nga turpi se mos po e kapin gazetarët, a mos po e kapin qytetarët. Ja pra, ku e katandisët. Ai i grabiti zgjedhjet, por ju e keni shndërruar atë në një dordolec, e keni shndërruar atë në një pseudokryetar, e keni shndërruar atë në një njeri të diskredituar mbarë shqiptarëve . Vërtet ai vodhi votat, vërtet grabiti votat, por Belind Këlliçi dhe ju së bashku e bëtë atë që të flasë me vete, e bëtë atë që të turpërohet me çdo qytetar, e bëtë atë që të turpërohet edhe çdo socialist. A mund ta imagjinonit ju këtë? Jo! Me gjithë mbrojtjen që i bënë Skapi i partisë, por nga ju nuk e mbrojti dot kurrë dhe s’e mbron dot kurrë. Faktikisht, e keni shndërruar në një kufomë politike të pakallur. Keni merita të jashtëzakonshme!

të fundit

Serie A nis me ritëm më të lartë, rregullat e reja marrin vlerësimin e trajnerëve italianë

Rregullat e reja në Serie A kanë arritur tashmë atë që autorët e tyre donin të arrinin në xhiron e…

7 minutes ago

SHBA përgatit anulimin në shkallë të gjerë të vizave B1/B2, mund të preken deri në 200 mijë të huaj

Departamenti i Shtetit po shqyrton revokimin e vizave të deri në 200.000 shtetasve të huaj që kanë kërkuar azil pasi…

7 minutes ago

Bekteshi kërkon përgjigje: Si mori Sheholli qindra mijëra euro nga AKI-ja?

Veprimtari shqiptaro-amerikan Ramazan Bekteshi ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Shehollit, duke ngritur dyshime dhe pyetje për shtrirjen…

11 minutes ago

I Don’t Have Time to Grow Old”: Dolly Parton’s Final Statements Before Her Death

Dolly Parton, një prej ikonave më të mëdha të muzikës country, kishte folur disa muaj para vdekjes për mënyrën se…

20 minutes ago

Brazil: TikTok fined $29.8 million for unlawful data processing

Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave në Brazil (ANPD) ka gjobitur me 153.8 milionë reais, rreth 29.8 milionë dollarë,…

20 minutes ago

Is a Third World War Approaching? The Conflicts Converging into a Global Crisis

1 shtatori 1939 mbetet në histori si dita kur Gjermania naziste pushtoi Poloninë, duke shënuar fillimin tradicional të Luftës së…

21 minutes ago