kosovë

ZYRTARE/ KQZ konfirmon se ka dështuar iniciativa për largimin e kryetarëve në Veri

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në konferencën e katërt me radhë, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, njoftoi se duke u mbështetur në të dhënat që kanë pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, 23 Qendrat e Votimit janë mbyllur në orën 19:00.

Ai tha se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar.

Të lidhura

None found

Radoniq tha se sipas të dhënave që janë pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre, është si në vijim:

Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues nga 13,674 apo 0.91%;

Në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues nga 6,877 apo 0.26%;

Në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues nga 7,209 pra kemi 0%;

Në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues nga 18,796 apo 0.59%.

“Duke u mbështetur në të dhënat e daljes së votuesve në këtë proces ju njoftojmë se nuk kanë votuar shumica e votuesve të regjistruar, siç kërkohet me nenin 72 të Ligjit për Vetëqeversjen Lokale në Republikën e Kosovës, pra nuk është arritur 50% i domosdoshëm, andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, ka thënë kryetari i KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thotë se përkundër sfidave, është angazhuar maksimalisht dhe ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të organizuar procesin e votimit në këto komuna, duke dëshmuar përkushtimin e madh që qytetarëve t’iu mundësojë realizimin e të drejtës së tyre demokratike dhe ligjore.

“Në fund, dua të falënderoj të gjithë stafin, akterët tjerë institucional dhe vëzhguesit që ndihmuan KQZ-në në organizimin e këtij procesi. Gjithashtu, shprehim mirënjohje edhe për punën e mediave dhe informimin e vazhdueshëm që e ofruan nga terreni. Për të gjithë ata që duan të dinë rezultatin se si janë përgjigjur këta qytetarë në pyetjen e parashtruar – statistikat do t’ua ofrojë në ndërkohë Zëdhënësi i KQZ-së”, ka thënë ai.

Për ta shkarkuar kryetarin duhen 50 për qind +1 e qytetarëve në listëve e votuesve të votojnë në favor të largimit të kryetarit. Por, nëse gjatë votimit nuk arrihet shifra prej 50 për qind, nisma konsiderohet se ka dështuar dhe, sipas udhëzimit administrativ, një iniciativë e njëjtë mund të ndërmerret vetëm pas 12 muajsh.

Tags: kqz kosove

të fundit

Kapiteni i Izraelit vlerëson Kosovën: Skuadër e shkëlqyer, na pret një sfidë e vështirë

Eliezer “Eli” Dasa ka vlerësuar forcën e përfaqësueses së Kosovës dhe atmosferën që e pret skuadrën e tij në stadiumin…

11 minutes ago

Mickoski: Pjesa praktike e provimit të jurisprudencës vetëm në maqedonisht dhe me alfabet cirilik

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku…

14 minutes ago

Anxhela Shurdha kthehet në Shqipëri pas largimit në Greqi, rrëfen dhunën që thotë se përjetoi gjatë martesës

Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…

16 minutes ago

Lëndimi e largon Ermal Krasniqin nga grumbullimi i Kosovës

Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit. Pas ekzaminimeve…

17 minutes ago

Padi ndaj OpenAI, Anthropic dhe kompanive të tjera të IA-së: Nuk mund ta mbajnë teknologjinë nën kontroll

Një koalicion organizatash jofitimprurëse ngriti një padi kundër pesë kompanive kryesore të inteligjencës artificiale të enjten, duke kërkuar të ndalojë…

19 minutes ago

A mund të ndihmojë inteligjenca artificiale njerëzit me probleme të shëndetit mendor?

Mund të keni vështirësi të gjeni terapistin e duhur ose të keni nevojë për ndihmë më shpejt sesa mund të…

19 minutes ago