Gjatë qëndrimit në Budapest, kryenegociatori i Republikës së Kosovës për Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, u takua veçmas me zëvendëssekretaren e shtetit për politikë të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Cecília Szenes, si dhe me të dërguarin e posaçëm hungarez për Ballkanin Perëndimor, András Klein.
None found
Procesi i integrimit të Kosovës në BE ishte tema kryesore e të dyja bisedimeve, ku statusi kandidat dhe nisja e negociatave u identifikuan si hapat e radhës. Zulfaj deklaroi se përparimi i Kosovës duhet të matet mbi bazën e meritës, ndërsa marrja e statusit kandidat dhe hapja e negociatave pritet të nxisin reforma transformuese në institucione dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Sipas kryenegociatorit, Hungaria ka mundësi të rëndësishme për të ndihmuar në avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat, ndaj ai kërkoi angazhimin dhe mbështetjen aktive të Budapestit.
Gjatë takimit me András Klein, vëmendje iu kushtua gjithashtu bashkëpunimit dhe sigurisë në rajon. Zulfaj theksoi se Kosova është një partnere e qëndrueshme në çështjet e paqes dhe sigurisë rajonale, ndërsa anëtarësimi i saj në NATO dhe BE do të ndihmonte në garantimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon.
Zulfaj përmendi edhe pjesëmarrjen e Hungarisë në grupin Miqtë e Ballkanit Perëndimor në korrik të këtij viti, duke e cilësuar atë si një tregues të qartë të angazhimit të shtuar hungarez ndaj rajonit. Ai tha se ky veprim mirëpritet.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se viti 2026 është më i rëndi sa i përket rasteve të vrasjeve…
Ish-ambasadorja Vjosa Dobruna, e ftuar në emisionin Prime në RTK, ka folur për rastin e Arlinda Zekajt dhe gjendjen e…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera…
Mish i tymosur, proshutë e tymosur dhe produkte të tjera të mishit, janë shitur përmes rrjeteve sociale. Pas inspektimit nga…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera…
Mish i tymosur, proshutë e tymosur dhe produkte të tjera të mishit, janë shitur përmes rrjeteve sociale. Pas inspektimit nga…