Categories: kosovë

Zulfaj: Gjashtë masa të papërfunduara të Planit të Rritjes mund t’i kushtojnë Kosovës mbi 40 milionë euro për shkak të bllokimit në Kuvend

Jeton Zulfaj, kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe njëherësh Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, njoftoi se Kosova nuk ka arritur t’i realizojë të gjitha detyrimet brenda afatit shtesë të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian. Sipas tij, dështimi për të zbatuar gjashtë hapa reformues mund të sjellë humbjen e më shumë se 40 milionë eurove, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, ai bëri të ditur se deri më 30 qershor janë përmbushur 18 nga 62 hapa që ndodhen në zbatim, ndërsa më 15 korrik Kosova do t’i paraqesë Komisionit Evropian kërkesën për disbursimin e fondeve për reformat e përfunduara.

Të lidhura

None found

“Në total, në zbatim e sipër deri dje janë 62 hapa. Prej tyre, 13 kanë qenë me afat shtesë deri më 30 qershor 2026, ndërkaq 49 hapat e tjerë janë në zbatim e sipër, ku 27 prej tyre e kanë afatin shtesë deri në fund të vitit 2026. Nga gjithsej 62 hapa, konsiderojmë se janë zbatuar 18 hapa, për çka më 15 korrik do të kërkojmë lëvrimin e fondeve nga Bashkimi Evropian. Për hapat që nuk arrijnë të zbatohen në periudhën shtesë, sipas instrumentit të reformave, mjetet e dedikuara për përfundimin e tyre humbin,” deklaroi Zulfaj.

Ai sqaroi se nga 13 hapat për të cilët ishte caktuar afat shtesë deri më 30 qershor, shtatë janë përmbushur, ndërsa gjashtë nuk janë realizuar plotësisht.

“Nga këto 13 hapa që ishin pjesë e agjendës së reformave me afat shtesë, shtatë konsiderohen të zbatuar, ndërkaq gjashtë nuk kanë arritur të zbatohen plotësisht. Edhe te këta gjashtë hapa ka zbatim të disa nënhapave, kryesisht të veprimeve që varen nga qeveria, mirëpo nuk është arritur përmbushja e plotë e obligimeve”, theksoi ai.

Sipas Zulfajt, masat që kanë mbetur pa u përmbyllur lidhen kryesisht me votimin dhe miratimin e legjislacionit në Kuvend.

“Hapat që nuk kanë arritur të zbatohen deri dje janë: Ligji për Energjinë dhe Energjinë Elektrike me aktet nënligjore, Ligji për Ndihmën Shtetërore, Ligji për Inovacionin dhe themelimi i Këshillit Kombëtar dhe Fondit të Inovacionit, legjislacioni për falimentimin dhe paaftësinë paguese, pakoja prej gjashtë ligjeve të reformës në drejtësi, si dhe Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar me nënhapat përkatës”, tha ai.

Ai nënvizoi se pjesa më e madhe e detyrimeve të parealizuara është e lidhur drejtpërdrejt me funksionalitetin e Kuvendit.

“Nga këto gjashtë hapa që nuk janë zbatuar, pesë prej tyre, ose 83 për qind, kanë të bëjnë me miratimin e ligjeve në Kuvend. Hapi i vetëm që lidhet me qeverinë është Strategjia për Luftimin e Krimit të Organizuar, e cila për arsye procedurale nuk mund të miratohet nga një qeveri në detyrë dhe kërkon që qeveria të jetë në kapacitet të plotë. Me fjalë të tjera, pothuajse të gjithë hapat që nuk kanë arritur të zbatohen në afatin shtesë janë si pasojë e mosfunksionimit dhe bllokadës në Kuvend”, u shpreh ai.

Zulfaj paralajmëroi se moszbatimi i këtyre reformave mund të ketë kosto prej dhjetëra milionë eurosh për Kosovën, ndërsa theksoi se vlerësimi përfundimtar do të bëhet nga Komisioni Evropian.

“Kostoja e përllogaritur e mosarritjes së realizimit në kohë të këtyre gjashtë hapave llogaritet të jetë mbi 40 milionë euro. Vlera e saktë do të përcaktohet nga vlerësimi i Komisionit Evropian, varësisht nëse ai do t’i marrë parasysh edhe nënhapat që janë zbatuar. Ne do të paraqesim të gjitha argumentet dhe progresin e arritur gjatë procesit të vlerësimit”, shtoi Zulfaj.

të fundit

Momente të ftohta te Franca, Cherki shmang Deschamps pas fitores 3-0 ndaj Suedisë

Rayan Cherki është parë në një moment të tensionuar me përzgjedhësin Didier Deschamps pas fitores bindëse 3-0 të Francës ndaj…

6 minutes ago

Trump për bisedimet me Teheranin në Doha: Rezultatet do të vijnë shumë shpejt, Irani s’mund të ketë armë bërthamore

Donald Trump është shprehur optimist për negociatat që po zhvillohen me Iranin, duke thënë se kontaktet janë duke ecur “shumë…

7 minutes ago

Ambasada amerikane në Prishtinë falënderon të pranishmit për festën e 250-vjetorit të Pavarësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët, zyrtarët dhe të ftuarit që morën…

9 minutes ago

Filipçe: Për votimin elektronik nuk duhet nxitim, duhen garanci të qarta për sigurinë e procesit zgjedhor

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thekson se nuk ka asnjë justifikim që qeveria të nxitohet me zgjidhjen kontroverse për votimin…

11 minutes ago

Ilir Demaliaj dhunohet pranë shtëpisë në Tiranë, autori i dyshuar shpallet në kërkim nga policia

Gazetari dhe analisti Ilir Demaliaj është dhunuar mesditën e kësaj të marte pranë banesës së tij në Tiranë [...]Read More...

17 minutes ago

PZAP hedh poshtë të gjitha ankesat për rezultatin zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara pas numërimit të votave. Në vendimet…

20 minutes ago