Categories: kosovë

Zjarri në hotelin e Vlorës plagos gjashtë pushues, dy prej tyre me djegie të rënda

Një zjarr i regjistruar rreth orës 04:05 në ambientet e hotelit “Brooklyn”, në lagjen “10 Korriku” të Vlorës, ka shkaktuar lëndimin e gjashtë pushuesve. Pesë prej tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa i gjashti është nga Rrësheni.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ngjarja ka qenë aksidentale. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe veprimet e tjera hetimore dyshohet se zjarri nisi pas djegies së prizës elektrike të një frigoriferi në ambientet e restorantit të hotelit, në pronësi të shtetases M. A.

Pesë të dëmtuar janë dërguar në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku dy prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme në trup. Një tjetër shtetas po merr trajtim në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Flakët kanë shkaktuar gjithashtu dëme materiale në hotel.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

të fundit

Ana Ejupi në pritje të fëmijës së parë/ Publikon fotot nga java e 18-të e shtatzënisë (FOTO)

Ana Ejupi ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment të veçantë nga shtatzënia e saj, teksa po pret të bëhet…

10 minutes ago

U konfliktua me disa persona, dh*nohet shefi i krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku mësohet se është dhunuar shefi…

13 minutes ago

Fire at Vlora hotel injures six holidaymakers, two of them seriously burned

Një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në hotel “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku” në Vlorë ka…

28 minutes ago

Fire at the “Brooklyn” Hotel / Doctor in Vlora: Patient with Burns on Nearly 100% of Her Body Is in Life-Threatening Condition

Shefi i Reanimacionit në Spitalin Rajonal të Vlorës, Edmond Breshanaj, ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar…

29 minutes ago

Fire at Vlora hotel, police: Flames caused by refrigerator socket

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar paraprak lidhur me zjarrin e rënë në orët e para të…

30 minutes ago

Kosovo vacationer recounts horror at fire-engulfed hotel in Vlora: We jumped from the balcony and I landed on concrete

Një prej pushuesve nga Kosova, i cili mbeti i lënduar gjatë zjarrit që përfshiu hotel “Brooklyn” në zonën e Lungomares…

30 minutes ago