Gjashtë personat që u lënduan nga zjarri i fuqishëm, i cili përfshiu gjatë orëve të para të mëngjesit hotelin “Brooklyn” në Lungomaren e Vlorës, janë identifikuar. Të dëmtuarit janë kryesisht të rinj të moshave nga 20 deri në 30 vjeç.
None found
Personat e lënduar janë Ndorina Rexhepi, 25 vjeç; Arlinda Rexhepi, 27 vjeç; Erza Grainca, 21 vjeç; Aldo Kasimi, 30 vjeç; Ana Dyrmishi, 25 vjeç; dhe Luan Saliu, 21 vjeç.
Flakët shpërthyen rreth orës 04:05 brenda hotelit, i cili ndodhet në lagjen “10 Korriku”. Dyshimet janë se vatra e zjarrit u krijua në restorant dhe më pas u përhap në pjesë të tjera të godinës, duke i detyruar pushuesit të kërkonin mënyra për t’u larguar.
Në përpjekje për t’i shpëtuar zjarrit, disa nga personat që ndodheshin në hotel u hodhën nga ballkonet. Si pasojë, ata pësuan fraktura dhe dëmtime të tjera në trup.
Policia bëri të ditur se pesë të lënduar u dërguan në Spitalin e Djegieve në Tiranë për trajtim të specializuar, ndërsa një person tjetër po trajtohet në Spitalin Rajonal të Vlorës. Dy prej tyre kanë marrë djegie të konsiderueshme në trup.
Verifikimet e para, ku përfshihet edhe shqyrtimi i pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë, tregojnë se ngjarja ka qenë aksidentale. Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga djegia e prizës elektrike të një frigoriferi që ndodhej në ambientet e restorantit.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vazhdon veprimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat në të cilat ajo ndodhi.
Familja mbretërore jordaneze është zgjeruar, pasi Princesha Iman, vajza e madhe e Mbretit Abdullah II dhe Mbretëreshës Rania, është bërë…
Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një nga sulmet më masive me dronë ndaj Moskës në vitet e fundit, ndërsa Rusia iu…
Njëmbëdhjetë vjet pas zhdukjes së 22-vjeçares gjermane Michelle, rasti i saj i pazgjidhur po rikthehet në vëmendje pas zbulimit të…
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shpërthimin me lëndë plasëse të regjistruar në fshatin Zallë të Fushë-Krujës,…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele restorantin që është pjesë e resortit “Mesopotam…
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, duke shkaktuar dëme materiale…