Categories: kosovë

Arsenali në rritje i Serbisë shton shqetësimet për sigurinë në Ballkan

Rritja e shpejtë e kapaciteteve ushtarake të Serbisë po shihet me shqetësim në Ballkanin Perëndimor, ku stabiliteti i sigurisë mbetet i brishtë. Investimet e Beogradit në avionë luftarakë, dronë, sisteme raketore dhe armë të avancuara po konsiderohen si diçka më shumë se një modernizim i zakonshëm i ushtrisë.

Të lidhura

None found

Autoritetet dhe ekspertët në rajon po ngrenë pikëpyetje mbi objektivat e kësaj politike dhe ndikimin që mund të ketë ajo në ekuilibrat ushtarakë të Evropës Juglindore. Veçanërisht në Kosovë, forcimi i vazhdueshëm i arsenalit serb po vlerësohet si një faktor që mund të rrisë rreziqet e sigurisë.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, deklaroi se Zagrebi po e ndjek nga afër këtë zhvillim, të cilin e përshkroi si një proces të jashtëzakonshëm të armatosjes së Serbisë. Për këtë situatë ai përdori edhe shprehjen “shopping mani”.

Edhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, tha se Serbia ka një dekadë që po pajiset intensivisht me sisteme të avancuara sulmuese. Sipas tij, Kroacia është e vetëdijshme për këtë proces dhe po e monitoron me vëmendje.

Njohësit e sigurisë në Kosovë argumentojnë se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake serbe përbën kërcënim për sigurinë e Kosovës dhe sfidë për stabilitetin rajonal. Ata vlerësojnë gjithashtu se Beogradi po e përdor këtë situatë për të arsyetuar nevojën për forcimin e mëtejshëm të ushtrisë, duke iu referuar edhe Marrëveshjes së Përbashkët të Bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, të nënshkruar në mars të vitit të kaluar.

“Shqetësuese është që ajo kinse po duan një formë të reciprotieti pas marrëveshjes ushtarake mes Shqipërisë Kosovës dhe Kosovës dhe Kroacisë si anjë arsyetim kinse po detyrohet të marrin masa mbrojtëse…Serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës ndaj Bosnjes Malit të ZI e edhe Maqedonisë”, tha Nuredin Ibishi, njohës i sigurisë.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, armatosja e Serbisë duhet analizuar jo vetëm si një përpjekje për modernizimin e forcave të saj, por edhe në kontekstin e historisë së konflikteve në Ballkan, ku Serbia është konsideruar vazhdimisht si burim destabilizimi.

“Deklarata e fundit e ministrit kroat te mbrojtjes mendoj unë që ka qenë deklarata me e fuqishme si kundërpërgjigje direkt ndaj Serbisë dhe shqetësimeve që po i bënë Serbia në rajon, për ta pasur primatin e armatimit kundër shteteve të rajonit kinse ka ndonjë kërcënim kur dihet fare mirë se nuk kërcohet nga askush në rajon…”, deklaroi Arben Dashevci, njohës i sigurisë.

Disa muaj më parë, Serbia bleu nga Kina edhe sisteme të tjera raketore, mes tyre raketa balistike supersonike. Sipas vlerësimeve të sigurisë, kjo blerje nuk përbën vetëm një hap të radhës në modernizimin ushtarak, por shihet edhe si sinjal presioni ndaj vendeve fqinje dhe si përpjekje për të ndryshuar balancën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

të fundit

Willian rrëfen zhgënjimin te Arsenali: Arteta më premtoi një rol kryesor, por “më shiti një ëndërr

Willian ka zbuluar se kishte menduar të largohej nga Arsenali vetëm tre muaj pasi iu bashkua klubit, duke pretenduar se…

1 minute ago

Afrim Gashi takohet me ish-kryetarët e Kuvendit dhe nënshkruan vendimin për Këshillin joformal të tyre

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ish-kryetarët e Kuvendit. Në takimin e tretë me Tito Petkovskin, Nikolla…

1 minute ago

Tahiri: Pas 16 shtatorit, çështja kryesore për PDK-në është miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se pas zhvillimeve të 16 shtatorit, çështja kryesore për të…

7 minutes ago

Legjenda e Flamurtarit kundër Maranit: “Duheshin ndërruar Muçi dhe Asllani, jo Hoxha

Hoxha, Asllani, Maran, Daku dhe MuçiLegjenda e Flamurtarit në elitën e futbollit shqiptar, të viteve ’80-’90, Vasil Ruçi, ka dhënë…

14 minutes ago

Serious accident on the Peqin–Elbasan road, two drivers injured and a passenger in critical condition

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan. Sipas të dhënave…

15 minutes ago

School bus overturns in Florida: two people die, including a student

Dy persona kanë humbur jetën, mes tyre një nxënëse e klasës së 10-të, pasi një autobus shkollor u përmbys gjatë…

16 minutes ago