Categories: kosovë

Zgjedhjet e 7 qershorit përmbushën standardet demokratike, por procesi nxori në pah disa sfida

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor janë konsideruar përgjithësisht të lira, të drejta dhe konkurruese, në përputhje me standardet demokratike. Gjatë procesit nuk u identifikuan probleme që mund të cenonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Të lidhura

None found

Këto përfundime u paraqitën në konferencën “Forcimi i Integritetit Zgjedhor: Gjetjet dhe Rekomandimet nga Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2026”, e organizuar nga koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV).

Administrimi zgjedhor u vlerësua kryesisht profesional, por u evidentuan vështirësi në gjetjen dhe qasjen në vendvotime, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara. Si sfida të tjera u përmendën zbatimi jo gjithmonë i njëtrajtshëm i procedurave dhe problematikat në mjedisin digjital informativ.

Zëvendësambasadori i Zvicrës, Christoph Fuchs, deklaroi se procesi u zhvillua në një atmosferë të qetë, konkurruese dhe paqësore. Ai çmoi punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke thënë se KQZ-ja i menaxhoi shumicën e rasteve në mënyrë profesionale, ndërsa profesionalizëm tregoi edhe PZAP-ja.

Sipas Fuchs, raportet kanë nxjerrë në pah vështirësitë e qytetarëve për të gjetur pikat e tyre të votimit, pengesat për personat me aftësi të kufizuara, mungesën e zbatimit të njëtrajtshëm të procedurave dhe sfidat që lidhen me hapësirën digjitale të informacionit. Ai theksoi se këto nuk janë vetëm çështje teknike, pasi lidhen edhe me mungesën e besimit. Qytetarët, sipas tij, duhet të jenë të bindur se ligjet zbatohen njësoj për të gjithë dhe se vota e tyre mbrohet dhe mbetet e fshehtë.

Fuchs shtoi se zgjedhjet nuk mund t’i zëvendësojnë institucionet funksionale. Sipas tij, aktorët politikë duhet të jenë në gjendje të shprehin mospajtime pa penguar funksionalizimin institucional, ndërsa pjesëmarrja e ulët në votime ka vënë në dukje nevojën për institucione efektive.

Stublla nënvizoi se vëzhgimi i zgjedhjeve është i rëndësishëm për forcimin e llogaridhënies, integritetit dhe besimit te institucionet demokratike. Ajo tha se Suedia e konsideron monitorimin dhe vëzhgimin zgjedhor si një element kyç, ndërsa prania e vëzhguesve ndihmon drejtpërdrejt në rritjen e këtyre standardeve.

Sipas Stubllës, zgjedhjet parlamentare në Kosovë dëshmuan sërish angazhimin e vazhdueshëm të vendit ndaj parimeve demokratike. Ajo kujtoi se vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë e cilësuan procesin përgjithësisht të qetë dhe të administruar mirë. Stublla theksoi gjithashtu se votimi është një e drejtë themelore e njeriut, e cila duhet ushtruar dhe respektuar si e tillë. Çdo votë, sipas saj, ka rëndësi dhe mund të ndikojë në përmirësimin e jetës dhe të shoqërisë, ndërsa ata që vendosin të mos marrin pjesë humbin një mundësi të rëndësishme për të ndikuar në drejtimin e vendit.

Eugen Cakolli nga IKD deklaroi se, nga pikëpamja teknike, zgjedhjet e 7 qershorit ishin dukshëm më të mira se proceset e mëparshme. Megjithatë, në rrafshin politik, ai tha se këto zgjedhje dëshmojnë se vendi po u drejtohet zgjedhjeve për shkak të krizave që nuk po marrin zgjidhje përmes vetë proceseve zgjedhore.

Cakolli vlerësoi se zgjedhjet u zhvilluan përgjithësisht sipas standardeve demokratike për një garë të lirë, të drejtë dhe konkurruese. Ai tha se procesi u administrua në tërësi me profesionalizëm dhe se DnV-ja nuk konstatoi probleme që do të dëmtonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Sipas tij, KQZ-ja e menaxhoi pjesën dërrmuese të procesit në mënyrë më profesionale sesa në të gjitha proceset paraprake.

Votimi jashtë vendit u rendit ndër çështjet që kërkojnë trajtim të mëtejshëm. Cakolli tha se ky proces ishte më i rregullt dhe më pak i politizuar, por se vazhdon të mbetet një problem serioz për institucionet e hetuesisë. Shqetësimi lidhet me publikimet në rrjetet sociale, në të cilat pretendohet se grupe të organizuara votuesish po plotësonin një numër të madh fletëvotimesh. DnV-ja ka kërkuar që këto raste të trajtohen nga institucionet hetimore.

të fundit

Eridon Qardaku beson te përmbysja e Dinamos: Rezultati 0-1 është i vështirë, por kualifikohemi nëse zbatojmë detyrat e Dajës

Eridon QardakuDinamo do të sfidojë Audan në “Elbasan Arena”, për ndeshjen e dytë të vlefshme për turin e tretë të…

1 minute ago

Galatasaray mbyll derën për Al-Hilalin, refuzon ofertën 130 milionë euro për Victor Osimhen

Galatasaray ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 130 milionë eurosh për sulmuesin nigerian Victor Osimhen, duke mos pranuar as të…

2 minutes ago

Arrestimi për spiunazh në Merdare, në banesën e të dyshuarit sekuestrohen rreth 40 mijë euro dhe katër telefona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës,…

8 minutes ago

Turisti gjeorgjian humb jetën në Liqenin e Ohrit

Një turist nga Gjeorgjia u mbyt dje në ujërat e Liqenit të Ohrit pranë Pestanit, njoftoi sot SPB Ohër.Sipas informacioneve,…

8 minutes ago

Arsenali synon largimin e Martinellit, braziliani kundërshton transferimin në Turqi ose Arabinë Saudite

Arsenali po kërkon të shesë Gabriel Martinellin këtë verë dhe ua ka ofruar sulmuesin anësor brazilian klubeve në disa tregje,…

14 minutes ago

RIMPAC 2026, raketat godasin anijen amerikane 40 mijë tonëshe mes shpërthimeve të fuqishme

Pamje spektakolare janë regjistruar gjatë një prej stërvitjeve më të mëdha detare të zhvilluara në kuadër të RIMPAC 2026, ku…

14 minutes ago